{"id":3063,"date":"2010-06-22T09:21:26","date_gmt":"2010-06-22T08:21:26","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3063"},"modified":"2010-06-22T09:21:26","modified_gmt":"2010-06-22T08:21:26","slug":"bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/","title":{"rendered":"&#8216;Bekimi u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs&#8217;"},"content":{"rendered":"<p><strong>REL<\/strong>, <em>21.06.2010<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Rrefimi i Milazim Salihut, xhirues filmash dhe mik i Bekim Fehmiut: &#8220;Nga skena \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb popullit t\u00eb vet, q\u00eb po torturohej&#8221;, thot\u00eb ai.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/milazim_salihu.jpg\" border=\"0\" alt=\"Milazim Salihu\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p><em>Zoti Salihu, si e keni pritur lajmin p\u00ebr vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu?<\/em><br \/>\nR\u00ebnd\u00eb, pabesuesh\u00ebm&#8230; Isha n\u00eb Kineman\u00eb ABC, para se t\u00eb ik n\u00eb sht\u00ebpi, d\u00ebgjova nga mediat, mu duk si \u00ebnd\u00ebrr dhe menj\u00ebher\u00eb mora n\u00eb telefon familjar\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb, familjar\u00ebt dhe profesorin Fatmir Fehmiu. Bisedoj me t\u00eb, ai nuk dinte asgj\u00eb dhe e pyes &#8220;a je d\u00ebgjuar me Bekimin&#8221;, se zakonsiht n\u00eb qershor t\u00eb gjith\u00eb e prisnim, si ne n\u00eb Kineman\u00eb ABC, si familjar\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/bekim_fehmiu.jpg\" border=\"0\" alt=\"Bekim Fehmiu\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p>M\u00eb 1 qershor ka pasur dit\u00eblindjen, 74 vje\u00e7, jemi d\u00ebgjuar, ai s&#8217;ka dashur urime kurr\u00eb, por jemi p\u00ebrkujtuar&#8230; Ai (Fatmiri) tha q\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjuar dje dhe si zakonisht e presim k\u00ebto dit\u00eb, por nuk tregon dit\u00ebn kur&#8230;<br \/>\nUn\u00eb e mbylla telefonin dhe insistoj ta marr n\u00eb Beograd. N\u00eb Beograd lidhja e z\u00ebn\u00eb dhe pas 3-4 minutave lirohet dhe paraqitet bashk\u00ebshortja, Branka Petriq, n\u00eb vaj: &#8220;Milazim, na la Bekimi&#8221;.<br \/>\nUn\u00eb i thash\u00eb &#8211; si \u00ebsht\u00eb e mundur, askush nuk di asgj\u00eb&#8230; Un\u00eb d\u00ebgjova nga lajmet, por ajo tha se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe se para 40 minutash ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje. Pata fuqin\u00eb ta lus q\u00eb t&#8217;i lajm\u00ebroj\u00eb familjar\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb, sepse nuk din\u00eb asgj\u00eb.<br \/>\nPas 10-15 minutave u p\u00ebrhap lajmi, edhe familjar\u00ebt e kuptuan se Bekimi na la. V\u00ebshtir\u00eb, por zgjidhja ka qen\u00eb e tij. Si gjithmon\u00eb, p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka zgjedhur Bekimi, p\u00ebr jet\u00ebn e vet, p\u00ebr aktrimet, p\u00ebr rolet, edhe k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb suaza t\u00eb rolit jet\u00ebsor.<\/p>\n<p><em>Ju jeni drejtor i Kompanis\u00eb &#8220;Genci&#8221;, e cila menaxhon Kineman\u00eb ABC n\u00eb Prishtin\u00eb. Pak m\u00eb her\u00ebt that\u00eb se viteve t\u00eb fundit, gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, aktori Fehmiu ka q\u00ebndruar n\u00eb Kosov\u00eb dhe kryesisht takimet me miqt\u00eb i ka zhvilluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kinema. Si i p\u00ebrkujtoni ato dit\u00eb?<\/em><br \/>\nBekimi s&#8217;ishte vet\u00ebm te kinemaja. Bekimi, prej viteve 89-90 ishte te grevat e minator\u00ebve, \u00ebsht\u00eb solidarizuar; ka qen\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb qend\u00ebr, n\u00eb ato kafenet\u00eb e Pallatit t\u00eb Rinis\u00eb, n\u00eb \u00ebmb\u00ebltor\u00ebn &#8220;Elida&#8221;, takime, biseda&#8230; pas t\u00ebrheqjes s\u00eb tij t\u00eb fundit, m\u00eb &#8217;87, kur \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr definitivisht, p\u00ebr shkak t\u00eb arsyeve t\u00eb b\u00ebra publike, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb popullit t\u00eb vet q\u00eb po torturohej.<br \/>\nPrejse \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga skena teatrore, m\u00eb shum\u00eb ka ardhur n\u00eb Prishtin\u00eb dhe prej at\u00ebher\u00eb jemi takuar \u00e7do vit gjat\u00eb ver\u00ebs, sepse n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit zakonisht vinte n\u00eb qershor e deri n\u00eb fund t\u00eb gushtit. Pushimet i p\u00ebrfundonte n\u00eb Prishtin\u00eb me miq e me dashamir\u00eb.<br \/>\nGjat\u00eb k\u00ebtyre dhjet\u00eb vjet\u00ebve, me renovimin e Kinemas\u00eb ABC ka qen\u00eb \u00e7do vit pjes\u00eb e k\u00ebsaj kinemaje. T\u00eb gjitha takimet, t\u00eb gjitha bisedat, gjith\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb e ka kaluar n\u00eb Kineman\u00eb ABC.<br \/>\nBekimi ka qen\u00eb tep\u00ebr i madh, tep\u00ebr i paarritsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komunitet, si artistik, si politik&#8230; Koha do ta tregoj\u00eb se Bekimi \u00ebsht\u00eb i pavdeksh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>Ju keni qen\u00eb edhe mik me Bekim Fehmiun. A keni biseduar me t\u00eb lidhur me vitet e vonshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij dhe a ka qen\u00eb i hapur n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/em><\/p>\n<p>Bekimi ka qen\u00eb i hapur prej lindjes e deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb jet\u00ebs me \u00e7donj\u00ebrin. \u00c7donj\u00ebrit, p\u00ebr \u00e7ka ka dashur t\u00eb bisedoj\u00eb e ta pyes\u00eb, ai i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje. Ka qen\u00eb i hapur edhe p\u00ebr problemet e viteve &#8217;70, viteve &#8217;80, me kineast\u00ebt, me Teatrin e Kosov\u00ebs&#8230;<br \/>\nT\u00eb gjitha ato i ka treguar, ua ka treguar miqve, atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb din\u00eb se pse Bekim Fehmiu nuk \u00ebsht\u00eb prezent n\u00eb teatrin ton\u00eb, pse nuk \u00ebsht\u00eb prezent n\u00eb filmat tan\u00eb.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb biseduar me t\u00eb e din\u00eb se Bekim Fehmiu ka qen\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb punoj\u00eb, por t\u00eb punoj\u00eb ashtu si\u00e7 punohet n\u00eb bot\u00ebn e civilizuar, me marr\u00ebveshje, me kontrata, me profesionaliz\u00ebm. E k\u00ebtu nuk e ka gjetur at\u00eb bashk\u00ebpunim.<br \/>\nN\u00eb vitet e vonshme, pas t\u00ebrheqjes, nuk ka dashur m\u00eb. Ka pasur lloj-lloj ofertash edhe prej Shqip\u00ebris\u00eb. Bekimi \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer n\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb e fajtor\u00eb jan\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb. Koha do t\u00eb tregoj\u00eb se njer\u00ebzit tan\u00eb dhe kineast\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb fajtor\u00eb, sepse nuk kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb kan\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Bekimin.<\/p>\n<p><em>A \u00ebsht\u00eb kjo arsye p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Bekim Fehmiu nuk ka xhiruar asnj\u00eb film n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe?<\/em><br \/>\nJan\u00eb shum\u00eb arsye. Profesionalizmi ka munguar te njer\u00ebzit tan\u00eb. Edhe n\u00eb &#8217;79-\u00ebn, edhe n\u00eb &#8217;80-\u00ebn, n\u00eb akademi kur ka ardhur, nj\u00ebqind her\u00eb \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer n\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr at\u00eb akademi.<br \/>\nNjer\u00ebzit jan\u00eb gjall\u00eb, mund t\u00eb pyeten, pse, qysh, kur&#8230;<br \/>\nEdhe n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00ebjt\u00eb, Kujtim \u00c7ashku&#8230; me t\u00eb gjitha intervenimet e miqve t\u00eb Kujtim \u00c7ashkut, deri te i ndjeri Ibrahim Rugova, kan\u00eb insistuar q\u00eb ta marr\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb filmin e Kujtim \u00c7ashkut Bekim Fehmiu. \u00c7ashku e pranon dhe thot\u00eb se s&#8217;ka pasur mund\u00ebsi ta ndryshoj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka k\u00ebrkuar Bekimi&#8230;<br \/>\nP\u00ebr at\u00eb, Bekimi s&#8217;ka mundur, sepse ai e ka dashur profesionalizmin, i ka dashur rregullat e bot\u00ebs s\u00eb civilizuar. P\u00ebr at\u00eb \u00ebsht\u00eb Bekim, p\u00ebr at\u00eb ka luajtur n\u00eb Hollivud, n\u00eb Itali dhe gjithkund, sepse i \u00ebsht\u00eb \u00e7muar profesionalizmi dhe niveli.<br \/>\nTe ne nuk e ka gjetur; njer\u00ebzit tan\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb mundur ta ofrojn\u00eb Bekimin. Viteve &#8217;90 u shkat\u00ebrrua Televizioni i Prishtin\u00ebs, un\u00eb isha atje, humb\u00ebm koh\u00ebn dhe le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani di\u00e7ka&#8230; E kam lutur Bekimin: Bekim a do t\u00eb kishe ardhur me mua t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr njer\u00ebzit tan\u00eb t\u00eb artit, se t\u00eb politik\u00ebs nuk na interesojn\u00eb, por t\u00eb punojm\u00eb se jemi pa televizion&#8230;<br \/>\nPo, tha, gjithkund, por me ty. Kemi shkuar n\u00eb Lugano, te varri i Aleksand\u00ebr Mojsiut, me disa miq jemi ulur, kemi biseduar. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte &#8220;bos i madh&#8221; i ashtuquajtur Hajdin Sejdia. Po, tha, un\u00eb do ta financoj filmin p\u00ebr Aleksand\u00ebr Mojsiun.<br \/>\nE kemi marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, kemi ardhur n\u00eb Kosov\u00eb, kemi biseduar me disa regjisor\u00eb, mos t&#8217;i cek tashti emrat, dhe asnj\u00ebri nuk ka mundur ta kryej\u00eb at\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jemi marr\u00eb vesh.<br \/>\nEdhe Bekimi tha: A u v\u00ebrtetove se nuk mund t\u00eb punoj k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb; a isha i gatsh\u00ebm &#8211; po&#8230; K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb gjalla, jan\u00eb njer\u00ebzit gjall\u00eb.<br \/>\nE gjith\u00eb Kosova kan\u00eb qen\u00eb miq t\u00eb tij; kush ka dashur, ka mundur t\u00eb pij\u00eb kafe me t\u00eb, t\u00eb dialogoj\u00eb, t\u00eb bisedoj\u00eb, t\u00eb interesohet p\u00ebr jet\u00ebn e tij. Ka qen\u00eb i hapur si me f\u00ebmij\u00ebn, si me artistin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Kosov\u00ebs, si me studentin e akademis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><em>Jo rrall\u00eb nga njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb shtruar pyetja se pse Bekim Fehmiu nuk ka ardhur t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. A keni diskutuar ndonj\u00ebher\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me mikun tuaj Bekimin?<\/em><br \/>\nPo, kemi biseduar. Thoshte se jeton edhe n\u00eb Kosov\u00eb, familja \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, prind\u00ebrit jan\u00eb t\u00eb varrosur n\u00eb Prizren, nj\u00eb pjes\u00eb e familjes \u00ebsht\u00eb n\u00eb Prizren, nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai \u00e7do vit ishte k\u00ebtu.<br \/>\nUn\u00eb, thoshte ai, i p\u00ebrkas edhe Kosov\u00ebs, edhe Shqip\u00ebris\u00eb, edhe gjith\u00eb rruzullit tok\u00ebsor. Familja e tij e ngusht\u00eb, dy djemt\u00eb i ka n\u00eb Amerik\u00eb; bashk\u00ebshortja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktore, \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb Beograd.<br \/>\nAdres\u00eb ka pasur n\u00eb Beograd, por ka jetuar edhe n\u00eb Kosov\u00eb, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe n\u00eb Evrop\u00eb. Ku ka qen\u00eb e nevojshme, Bekimi ka qen\u00eb prezent.<\/p>\n<p><em>A ka ndonj\u00eb episod me aktorin Fehmiu q\u00eb juve ju mbetet n\u00eb kujtes\u00eb si di\u00e7ka e pashlyeshme?<\/em><br \/>\nPo, ishte tranzicioni n\u00eb Kosov\u00eb, Kosova e shkat\u00ebrruar, fillimi i luft\u00ebrave n\u00eb Bosnj\u00eb, Shqip\u00ebria e dal\u00eb nga nj\u00eb sistem&#8230; por, nuk kishim shtet.<br \/>\nKam pasur rast dhe fat n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Itali, n\u00eb Aeroportin e Milanos, na prisnin disa miq p\u00ebr disa takime me pun\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, por ishim n\u00eb udh\u00ebtim nga Italia&#8230;<br \/>\nBekimi e dha pasaport\u00ebn, policia e detyroi t\u00eb heq\u00eb kapel\u00ebn, ai e hoqi kapel\u00ebn dhe u ngrit\u00ebn policia, dogana, u bllokua Aeroporti i Milanos p\u00ebr gjysm\u00eb ore p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe doganier\u00ebt, polic\u00ebt me Bekim Fehmiun.<br \/>\nUn\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebrjetova di\u00e7ka t\u00eb pap\u00ebrjetueshme. Un\u00eb, si shqiptar i vog\u00ebl, pas Bekimit, e pyes se \u00e7far\u00eb po ndodh, a \u00ebsht\u00eb e mundur&#8230; Un\u00eb e dija se kush \u00ebsht\u00eb Bekim Fehmiu, por se e njeh polici, doganieri dhe \u00e7mohet aq shum\u00eb, kurse ne e injorojm\u00eb njeriun ton\u00eb &#8211; aty e kuptova. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr mikun tim dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve &#8211; Bekim Fehmiun.<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p><strong>Bekim Fehmiu q\u00eb njoha un\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Aktori Timo Flloko me nj\u00eb profil t\u00eb Bekim Fehmiut, nga takimi i par\u00eb n\u00eb vitet &#8217;70, te i fundit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Mendimet e tij p\u00ebr suksesin, aktor\u00ebt shqiptar\u00eb, artin realist.<\/em><\/p>\n<p><em>Flloko uron q\u00eb s\u00eb paku lexuesi yn\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dor\u00eb autobiografin\u00eb e Fehmiut, nj\u00eb vep\u00ebr brilante p\u00ebr njeriun, historin\u00eb, politik\u00ebn dhe kombin<\/em><\/p>\n<p>Los Anxhelesi \u00ebsht\u00eb pothuajse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs, n\u00ebnt\u00eb or\u00eb larg Shqip\u00ebris\u00eb dhe&#8230; atje lind dielli kur per\u00ebndon n\u00eb Kaliforni! M\u00ebngjesin e s\u00eb mart\u00ebs &#8211; shpesh t\u00eb k\u00ebqijat ngjasin t\u00eb martave, sipas mend\u00ebsis\u00eb bestyte &#8211; dita qe e mug\u00ebt dhe kishte di\u00e7ka brer\u00ebse n\u00eb heshtjen dhe ngatht\u00ebsin\u00eb e ritualit tim t\u00eb fillimdit\u00ebs! Hapa internetin.<\/p>\n<p>O Zot, e mora \u00e7&#8217;pritej dhe m\u00eb keq se aq: &#8220;Bekim Fehmiu passed away!&#8221; &#8220;Aktori i famsh\u00ebm Bekim Fehmiu (74) kryeu vet\u00ebvrasje dit\u00ebn e mart\u00eb rreth or\u00ebs 15 e 30 n\u00eb apartamentin e vet n\u00eb Rrug\u00ebn Stanislav Smrecevic nr. 5 n\u00eb, lagjen Zvezdar n\u00eb Beograd &#8211; thuhej n\u00eb informacion &#8211; i ka shtir\u00eb vetes me pistolet\u00eb&#8230; se cila \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb e b\u00ebri heroin e filmit kult &#8220;Mbledh\u00ebsi i puplave&#8221; t&#8217;i shtinte vetes, tani p\u00ebr tani nuk dihet.&#8221;<\/p>\n<p>Kishte kryer vet\u00ebvrasje, pasi kishte shkuar n\u00eb dhom\u00ebn e vet dhe u kishte dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn e heshtur, t\u00eb path\u00ebn\u00eb, bashk\u00ebshortes Branka dhe nj\u00ebrit prej djemve q\u00eb ndodhej me t\u00eb n\u00eb Beograd, Hedonit. Kishte kaluar nj\u00eb atak cerebral para disa muajsh &#8211; si\u00e7 shkruanin gazetat, dhe ndoshta i kishte humbur shpresat p\u00ebr jet\u00eb, nj\u00eb s\u00ebmundje fatale, cfilit\u00ebse dhe depresive.<\/p>\n<p>P\u00ebr fatin tim t\u00eb keq, p\u00ebrher\u00eb e shtyva telefonat\u00ebn n\u00eb Beograd, t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb z\u00eb i brendsh\u00ebm m\u00eb nxiste t&#8217;ia b\u00ebja si \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr. Por s&#8217;qe e th\u00ebn\u00eb. Ishte si nj\u00eb d\u00ebnim p\u00ebr ta ndjer\u00eb m\u00eb tep\u00ebr pesh\u00ebn e dhembjes, ndjesin\u00eb e fajit t\u00eb shkujdesjes njer\u00ebzore. Lajmet n\u00eb larg\u00ebsi kan\u00eb pesh\u00eb t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb. P\u00ebr ta leht\u00ebsuar dhembjen i shkrova mikut tim Mevlan Shanajt n\u00eb Tiran\u00eb, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast s&#8217;ishte biseda jon\u00eb e zakonshme dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera i thoja:<\/p>\n<p>&#8220;<em>Vet\u00ebvrasja tregon se nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar me arroganc\u00ebn dhe pushtetin e vdekjes, dhe si njeri me karakter t\u00eb fort\u00eb, i ka b\u00ebr\u00eb sfid\u00eb asaj, duke i dh\u00ebn\u00eb fund jet\u00ebs papritur q\u00eb ajo t&#8217;ia mbyllte perden!&#8221;<\/em><\/p>\n<p>E kam njohur nga af\u00ebr dhe e kisha mik; ia njihja jet\u00ebn n\u00eb holl\u00ebsi; kam q\u00ebndruar shpesh me t\u00eb n\u00eb Beograd; i shkoja n\u00eb sht\u00ebpi dhe rrinim me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra duke biseduar p\u00ebr gjith\u00e7ka n\u00eb kafenen\u00eb e Teatrit Dramatik Jugosllav ku ai shkonte \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Artist i madh, m\u00eb internacionali jo vet\u00ebm midis shqiptar\u00ebve, por ndoshta i vetmi n\u00eb trojet ballkanike, me mbi pes\u00ebdhjet\u00eb role kryesor\u00eb, n\u00eb n\u00ebnt\u00eb gjuh\u00eb, n\u00eb Evrop\u00eb, Amerik\u00eb, Afrik\u00eb, Azi, etj. Shk\u00eblqeu q\u00eb n\u00eb rolin e tij t\u00eb par\u00eb te &#8220;Mbledh\u00ebsi i puplave&#8221;, nj\u00eb rol cigani i p\u00ebrkryer, me t\u00eb cilin fitoi disa trofe dhe u b\u00eb i njohur nga kineast\u00ebt dhe publiku gjithandej.<\/p>\n<p>U nominua p\u00ebr Palm\u00ebn e Art\u00eb n\u00eb Festivalin e Kan\u00ebs, por ia zhvat\u00ebn nga duart n\u00eb \u00e7astet e fundit. Pas suksesit n\u00eb Kan\u00eb, luajti Odiseun, heroin e Homerit dhe me k\u00ebt\u00eb rol fama e tij u p\u00ebrhap rrufesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Luajti role kryesor\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, me Xhon Hjustonin, Eva Gardnerin, Iren\u00eb Papas, Klaudia Kardinalen dhe shume yje t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kinemas\u00eb bot\u00ebrore. P\u00ebr rolet e tij, mund t\u00eb shkruhet pa fund, por nuk \u00ebsht\u00eb ky q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>Nuk e gjen n\u00eb Ballkan dhe ndoshta m\u00eb gjer\u00eb, nj\u00eb yll me shk\u00eblqimin e Bekim Fehmiut. Si njeri ishte sa i thjesht\u00eb dhe shpirtmadh; intelektual me dije n\u00eb shum\u00eb fusha dhe me inteligjenc\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb (fliste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fluente disa gjuh\u00eb).<\/p>\n<p>Nga pamja: model i mashkullit mesdhetar, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebri aq t\u00eb k\u00ebrkuar nga studiot e filmit n\u00eb Evrope, Shtetet e Bashkuara, etj. Nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb shqiptar nj\u00ebqind karat, i pakompromis dhe krenar deri n\u00eb skaj, me dinjitet t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>I kishte refuzuar Paramount Pictures, nj\u00ebr\u00ebs prej sht\u00ebpive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha filmike t\u00eb bot\u00ebs, nd\u00ebrrimin e emrit apo v\u00ebnien e nj\u00eb emri artistik, aq t\u00eb natyrsh\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn e yjeve t\u00eb kinemas\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb! &#8220;Jo&#8221;, kishte th\u00ebn\u00eb at\u00ebhere, &#8220;emrit tim s&#8217;mund t&#8217;i hiqni asnj\u00eb shkronj\u00eb, ndryshe un\u00eb nuk luaj n\u00eb film, dhe i kishte mundur.&#8221; &#8220;Njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj \u00ebsht\u00eb gabim t&#8217;iu gjykosh vendimet.&#8221; M\u00eb p\u00ebrgjigjet Mevlani, duke shtuar nd\u00ebrkoh\u00eb &#8220;se ishte unikale ikja e tij, si\u00e7 ka qen\u00eb e gjith\u00eb jeta e atij artisti t\u00eb rrall\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Vitet rendin, rinia ik\u00ebn dhe sa shpejt!<br \/>\nP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e pash\u00eb kur erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb fillim t\u00eb viteve 70-t\u00eb, n\u00eb kulmin e fam\u00ebs pas rolit t\u00eb Uliksit.<\/p>\n<p>E kisha \u00ebnd\u00ebrr t&#8217;i afrohesha dhe t\u00eb bisedoja me t\u00eb si shum\u00eb artist\u00eb t\u00eb rinj shqiptar\u00eb q\u00eb s&#8217;kishin fatin t\u00eb shihnin ndonj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebre dikushi p\u00ebrtej horizontit t\u00eb izolimit shqiptar, dhe nd\u00ebrkaq, e ndjenin veten t\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb qenien e atij personi &#8211; model i \u00ebndrr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb artist i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Ai vinte si nga qielli, si simbol i madh\u00ebshtis\u00eb dhe liris\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh, nj\u00eb &#8220;Odise&#8221; emancipues p\u00ebr artist\u00ebt shqiptar\u00eb.<br \/>\nE takova, pasi i kishte zgjuar interesin nj\u00eb kinonovel\u00eb e Pirro Milkanit, &#8220;Me\u00e7oja&#8221;, ku un\u00eb luaja rolin kryesor.<\/p>\n<p>E takova s\u00eb bashku me Ver\u00ebn &#8211; ishim n\u00eb dashuri at\u00ebhere &#8211; t\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb shpur\u00eb personalitetesh, drejtor\u00eb, regjisor\u00eb dhe ndonj\u00eb artist. Kur m\u00eb takoi m\u00eb tha: &#8220;Ta kam par\u00eb filmin, t\u00eb uroj p\u00ebr loj\u00ebn e thjesht\u00eb. Kam nj\u00eb mik, Omar Sherif, artist m\u00eb i madh nga un\u00eb, por loj\u00ebn t\u00ebnde do ta kishte zili.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb eksportohesh, provat i ke dh\u00ebn\u00eb tashm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;&#8221; Sigurisht, ishte nj\u00eb kompliment q\u00eb n\u00eb fakt, b\u00ebri p\u00ebrshtypje kur u shkrua n\u00eb gazeta; nuk e mora si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse ishte i pabesuesh\u00ebm, por ai, si artist i madh, kishte d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb inkurajonte t\u00eb rinjt\u00eb me talent dhe e kuptonte realitetin dhe brisht\u00ebsin\u00eb e artistit.<\/p>\n<p>Ai foli me vler\u00ebsim dhe p\u00ebr Rikard Ljarj\u00ebn, Llazi Serbon, Tinka Kurtin n\u00eb filmat q\u00eb pa. Po aq u entusiazmua me Agim Qirjaqin te &#8220;Ylli pa em\u00ebr&#8221; n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb shfaqjeje t\u00eb versionit p\u00ebr kinema t\u00eb &#8220;Odiseut&#8221;, n\u00eb nj\u00eb nga intervistat, deklaroi se donte t\u00eb luante rolin e Sk\u00ebnderbeut, gj\u00eb q\u00eb s&#8217;u b\u00eb kurr\u00eb realitet. Ai ishte at\u00ebhere 36 vje\u00e7, shtatlart\u00eb, i pash\u00ebm dhe mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb aktor i p\u00ebrsosur p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun. Por gj\u00ebrat e rralla ndodhin ose s&#8217;ndodhin; kur ndodhin ndodh mrekullia.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991 shkova n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Kishin kaluar nj\u00ebzet vjet. \u00c7do ver\u00eb ai e kalonte te v\u00ebllai dhe motra n\u00eb Prishtin\u00eb; n\u00eb Beograd dim\u00ebronte. Karrier\u00ebn e kishte braktisur p\u00ebr arsye politike qysh m\u00eb 1987, publikisht.<\/p>\n<p>E takuam me Ver\u00ebn dhe ai kujtoi me mall rrug\u00ebtimin e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kujtimet e \u00e7muara t\u00eb asaj vizite. Ishte i lumtur p\u00ebr ardhjen e demokracis\u00eb dhe p\u00ebr hapjen e Shqip\u00ebris\u00eb drejt bot\u00ebs dhe e konsideronte fat edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb shkuam n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Agim \u00c7avderbash\u00ebs, skulptorit t\u00eb shquar kosovar s\u00eb bashku me Arb\u00ebr Xhaferin, poetin Eqerem Basha, linguistin Rexhep Ismajli dhe bashk\u00ebshortet e tyre.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb dit\u00eb e rrall\u00eb, u b\u00eb nj\u00eb &#8220;fli&#8221; kosovare dhe u ndjem\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku si n\u00eb nj\u00eb sof\u00ebr zemre. Aty fol\u00ebm edhe p\u00ebr projektin e l\u00ebn\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Bekimi ishte tashm\u00eb 52 vje\u00e7 dhe e kishte kaluar shtegun e rinis\u00eb.<\/p>\n<p>Filmi mbeti \u00ebnd\u00ebrr n\u00eb sirtar, p\u00ebr arsye t\u00eb njohura midis dy vendeve n\u00eb armiq\u00ebsi. At\u00ebhere shkrova p\u00ebr at\u00eb takim n\u00eb revist\u00ebn e kinemas\u00eb nj\u00eb shkrim me titull &#8220;Sk\u00ebnderbeu i pafan&#8221;, ku flisja p\u00ebr zhg\u00ebnjimin e &#8220;Sk\u00ebnderbeut&#8221;, p\u00ebr mosrealizimin e \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb Bekim Fehmiut dhe ndoshta e \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb hero t\u00eb dimensionit t\u00eb tij!<\/p>\n<p>Sa her\u00eb flisnim me or\u00eb t\u00eb zgjatura p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, jo vet\u00ebm p\u00ebr aktrimin, q\u00eb ishte ve\u00e7se nj\u00eb nga temat e diskutimit dhe ndoshta jo m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Njohurit\u00eb e tij ishin t\u00eb shumanshme, n\u00eb let\u00ebrsi, arkitektur\u00eb, histori bot\u00ebrore dhe shqiptare.<\/p>\n<p>Bekimi shquhej p\u00ebr memorie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, kishte aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur mend detaje, data, emra, \u00e7do gj\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrkryerje. Fliste edhe p\u00ebr politik\u00eb, por nuk ishte i nj\u00ebansh\u00ebm dhe subjektiv, kishte parime t\u00eb pavarura intelektuale.<\/p>\n<p>M\u00eb tregoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se si i kishte dh\u00ebn\u00eb fund karrier\u00ebs artistike n\u00eb ish Jugosllavi n\u00eb vitin 1987, si protest\u00eb ndaj politik\u00ebs serbe n\u00eb Kosov\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb mes shfaqjen &#8220;Madame Kolontaj&#8221; ku luante dy role, at\u00eb t\u00eb Leninit dhe t\u00eb Stalinit, n\u00eb Teatrin Dramatik Jugosllav.<\/p>\n<p>Qysh at\u00ebhere, nuk luajti m\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb Angli, Itali, Azi. Roli i tij i fundit ishte ai i Jozefit te &#8220;F\u00ebmija me emrin Jezus&#8221;, nj\u00eb produksion italian.<\/p>\n<p>Ndonj\u00eb rol shqiptar? N\u00eb gjuh\u00ebn shqipe? Di\u00e7ka simbolike n\u00eb nj\u00eb film kosovar dhe aq. T\u00eb kishte ndonj\u00eb handikap?, mund t\u00eb hamendet. Gjuha? Bekimi fliste nj\u00eb shqipe t\u00eb pasur dhe pa gabime edhe pse krahinore, nuk p\u00ebrdorte huazime kurr\u00eb. Ishte fanatik dhe xheloz p\u00ebr gjuh\u00ebn (librin e par\u00eb t\u00eb autobiografis\u00eb s\u00eb tij e ka shkruar n\u00eb serbo-kroatisht dhe n\u00eb shqip).<\/p>\n<p>Kalibri i tij artistik &#8211; edhe pse ai pranoi ndonj\u00eb ofert\u00eb me Teatrin dhe Filmin Kosovar dhe b\u00ebri \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb kryhej &#8211; dhe angazhimi n\u00eb projekte nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e kufizuan mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb luajtur n\u00eb shqip dhe role shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekje b\u00ebn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb rast dhe regjisor\u00ebt shqiptar\u00eb, si\u00e7 ishte rasti i Kujtim \u00c7ashkut p\u00ebr &#8220;Kolonel Bunker&#8221;, por nuk u finalizua p\u00ebr k\u00ebrkesa dhe pikv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme mbi skenarin, rolin, perfeksionizmin profesional, ndoshta dhe t\u00eb nj\u00eb droje a prove t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb her\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Kushedi!<\/p>\n<p>E kishte dhimbje dhe nj\u00eb ndjesi t\u00eb path\u00ebn\u00eb &#8220;faji&#8221;, at\u00eb q\u00eb s&#8217;kishte ndonj\u00eb vul\u00eb si aktor qoft\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb personazh shqipfol\u00ebs. Por Bekimi fliste me dashamir\u00ebsi sa her\u00eb dhe me entusiaz\u00ebm p\u00ebr aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb huaj dhe shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb ka th\u00ebn\u00eb konsideratat m\u00eb t\u00eb larta kur e kam pyetur p\u00ebr Enver Petrovcin, si aktor q\u00eb ua kalonte &#8211; sipas bindjes s\u00eb tij &#8211; aktor\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb teatrove t\u00eb Beogradit. I \u00e7monte aktor\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr ato pak filma q\u00eb kishte par\u00eb dhe i njihte me em\u00ebr edhe pse s&#8217;i kishte takuar ndonj\u00ebher\u00eb, si Ndrek Luc\u00ebn, Bujar Lakon, Agim Qirjaqin, Rikard Ljarjen, Llazi Serbon, etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga filmat pas viteve 90-t\u00eb q\u00eb p\u00eblqente ishte &#8220;Parullat&#8221; dhe m\u00eb fliste me vler\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb fakt, nuk kishte njohje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr kineman\u00eb shqiptare, kishte par\u00eb vet\u00ebm disa filma n\u00eb koh\u00eb t\u00eb hershme.<\/p>\n<p>Si profesionist i niveleve t\u00eb ep\u00ebrme, ai p\u00eblqente dhe \u00e7monte realizmin n\u00eb paraqitjen e ngjarjeve n\u00eb film, n\u00eb regji dhe n\u00eb loj\u00ebn aktoriale dhe e quante t\u00eb kaluar kohe patetizmin q\u00eb kinemaja shqiptare e kishte sa nga ideologjia e koh\u00ebs po aq dhe nga emancipimi i vet gradual.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2002 pas disa telefonatash dhe bisedash intensive, Vera mb\u00ebrriti ta bindte q\u00eb t\u00eb vinte i ftuar nderi n\u00eb edicionin &#8220;Dua m\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb&#8221;. Disa her\u00eb kishte refuzuar ofertat si president jurie n\u00eb aktivitete artistike televizive, filmike n\u00eb Shqip\u00ebri; n\u00eb Kosov\u00eb, zor t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb dalje n\u00eb mediat publike.<\/p>\n<p>E prita n\u00eb Han t\u00eb Hotit, s\u00eb bashku me t\u00eb shoqen Branka Petric, aktore (kroate nga i ati) me t\u00eb cil\u00ebn e kaloi jet\u00ebn dhe kishte dy djem Uliksin &#8211; me emrin e heroit t\u00eb filmit q\u00eb i solli fam\u00ebn, i cili lindi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, aktor me talent dhe ky, por q\u00eb e braktisi Jugosllavin\u00eb her\u00ebt dhe banon prej vitesh n\u00eb Nju Jork &#8211; dhe Hedonin, djalin e dyt\u00eb &#8211; edhe ai banues n\u00eb SHBA. Ato dit\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb paharrueshme.<\/p>\n<p>Takime, intervista, sh\u00ebtitje, vizita n\u00eb muzeun e Kruj\u00ebs etj., dhe m\u00eb n\u00eb fund spektakli! Emocione si prej f\u00ebmije para daljes n\u00eb sken\u00eb dhe tek ngjitet n\u00eb t\u00eb, shtatlart\u00eb dhe i drejt\u00eb, elegant, me z\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb bukur p\u00ebrsh\u00ebndet spektatorin. E gjith\u00eb salla e nderon duke u ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Pas duartrokitjesh t\u00eb gjata ai i drejtohet sall\u00ebs: &#8220;P\u00ebrse ngriheni n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, p\u00ebrse m\u00eb nderoni, un\u00eb nuk e meritoj, nuk kam b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr ju!&#8221; Dhe hapjen e b\u00ebn me vargjet e Himnit t\u00eb flamurit. Pason nj\u00eb intervist\u00eb e gjat\u00eb nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb sa m\u00eb shume.<\/p>\n<p>Si artist i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm para publikut t\u00eb vet, ai pati kuraj\u00ebn qytetare p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar &#8220;falje&#8221; publike, duke ulur kryet me p\u00ebrul\u00ebsi para gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve, edhe pse nuk u kishte falur personazhe, u kishte dh\u00ebn\u00eb krenarin\u00eb p\u00ebr t&#8217;u mburrur me artistin me fam\u00eb bot\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb provat e m\u00ebngjesit para nat\u00ebs se spektaklit ndodhi nj\u00eb episod i pazakont\u00eb: Bekimi recitoi nga kreu n\u00eb fund poemthin &#8220;Korbi&#8221; t\u00eb Edgar Poes! Ishte befasi dhe fat p\u00ebr ata q\u00eb u ndodh\u00ebn n\u00eb sall\u00eb dhe e ndoq\u00ebn me k\u00ebrsh\u00ebri. Porsa mbaroi, renda t\u00eb pyes teknikun e z\u00ebrit, Edi Dingu, n\u00ebse e kishte regjistruar.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb shkeli syrin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aprovimi. Besoj se ai do t\u00eb gjej\u00eb rastin p\u00ebr ta treguar at\u00eb material si nj\u00eb gj\u00eb me vler\u00eb, nj\u00eb performanc\u00eb n\u00eb shqip, sado modeste nga aktori i madh Bekim Fehmiu.<\/p>\n<p>Ato dit\u00eb Bekimi m\u00eb dhuroi librin e par\u00eb t\u00eb autobiografis\u00eb s\u00eb tij &#8220;Blistavo i Strasno&#8221; (&#8220;Shk\u00eblqim dhe tmerr&#8221;), nj\u00eb nga biografit\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe trondit\u00ebse t\u00eb shkruara ndonj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb aktor, nj\u00eb bestseller, q\u00eb kishte d\u00ebshir\u00eb ta botonte n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb variantin e shkruar n\u00eb shqip po prej tij. Her\u00ebt a von\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb duart e lexuesit shqiptar.<\/p>\n<p>Aty \u00ebsht\u00eb shkruar historia dramatike e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb familjeje shqiptare n\u00eb Kosove n\u00ebn trysnin\u00eb e eg\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs antishqiptare serbe, e par\u00eb me syrin e nj\u00eb f\u00ebmije, Bekimit, artistit t\u00eb ardhsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb simbioz\u00eb e gjith\u00eb dram\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. I ati kishte qen\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues patriot, i p\u00ebrndjekur dhe burgosur nga UDB-ja jugosllave, p\u00ebr veprimtari politike kund\u00ebr diskriminimit, posht\u00ebrimit dhe eliminimit q\u00eb iu b\u00ebhej shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vizit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb muzeun e Gjirokastr\u00ebs, Bekimi kishte par\u00eb midis patriot\u00ebve t\u00eb shquar t\u00eb kombit edhe emrin e t\u00eb atit, Ibrahim Fehmiu. &#8220;Kam ndjer\u00eb krenari kur kam pa fotografin\u00eb e bab\u00ebs, Ibrahim Fehmiu n\u00eb muzeun e Gjirokastr\u00ebs!&#8221;, m\u00eb ka pohuar nj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebhere k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb shkoll\u00eb model n\u00eb Shqip\u00ebri me d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t&#8217;i vihej emri i t\u00eb atit t\u00eb tij, por shteti komunist i asaj kohe nuk e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e tij! Me frym\u00ebn e patriotizmit dhe dashuris\u00eb p\u00ebr kombin dhe kultur\u00ebn komb\u00ebtare u rrit Bekimi, v\u00ebllez\u00ebrit, motrat, djemt\u00eb e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat, ai e ka p\u00ebrfunduar dhe librin e dyt\u00eb t\u00eb autobiografis\u00eb i cili, si\u00e7 m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb, flet p\u00ebr karrier\u00ebn si artist, gjith\u00eb sa arriti p\u00ebrmes p\u00ebrpjekjesh t\u00eb m\u00ebdha, talentit dhe vullnetit titanik, n\u00eb ekranin e kinemas\u00eb. E kreu si duket, misionin dhe obligimin moral ndaj kombit t\u00eb vet dhe e la k\u00ebt\u00eb bot\u00eb me p\u00ebrmas\u00ebn q\u00eb l\u00ebn\u00eb pas gjigant\u00ebt!<\/p>\n<p>E nderoj thell\u00eb dhe i p\u00ebrulem me admirim dhe respekt, aktorit dhe njeriut t\u00eb madh, mikut t\u00eb paharruar, me dhembjen n\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ikje.<\/p>\n<p>Lexova q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb let\u00ebr ku i tregon t\u00eb shoqes arsyet e vet\u00ebvrasjes dhe jep lamtumir\u00ebn e fundit!<\/p>\n<p>Nuk duhej t\u00eb kishte ikur kaq shpejt, por ai zgjodhi q\u00eb ta mbyll\u00eb rolin e jet\u00ebs s\u00eb vet p\u00ebr t\u00eb mos par\u00eb bota lig\u00ebshtimin q\u00eb i shkakton natyra njeriut. E kund\u00ebrshtoi fatin e zotave si Uliksi! Jetoi madh\u00ebrish\u00ebm dhe koh\u00ebn e vdekjes dhe vdekjen e zgjodhi vet\u00eb ai. &#8220;Njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj, ndonj\u00ebhere, \u00ebsht\u00eb gabim t&#8217;u gjykosh vendimet!&#8221;<\/p>\n<p><em>Los Anxheles, 16 qershor 2010<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>REL, 21.06.2010 Rrefimi i Milazim Salihut, xhirues filmash dhe mik i Bekim Fehmiut: &#8220;Nga skena \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb popullit t\u00eb vet, q\u00eb po torturohej&#8221;, thot\u00eb ai. Zoti Salihu, si e keni pritur lajmin p\u00ebr vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu? R\u00ebnd\u00eb, pabesuesh\u00ebm&#8230; Isha n\u00eb Kineman\u00eb ABC, para se t\u00eb ik n\u00eb sht\u00ebpi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3063","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&#039;Bekimi u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&#039;Bekimi u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"REL, 21.06.2010 Rrefimi i Milazim Salihut, xhirues filmash dhe mik i Bekim Fehmiut: &#8220;Nga skena \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb popullit t\u00eb vet, q\u00eb po torturohej&#8221;, thot\u00eb ai. Zoti Salihu, si e keni pritur lajmin p\u00ebr vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu? R\u00ebnd\u00eb, pabesuesh\u00ebm&#8230; Isha n\u00eb Kineman\u00eb ABC, para se t\u00eb ik n\u00eb sht\u00ebpi, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-22T08:21:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/milazim_salihu.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8216;Bekimi u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs&#8217;\",\"datePublished\":\"2010-06-22T08:21:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/\"},\"wordCount\":4448,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/milazim_salihu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/\",\"name\":\"'Bekimi u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/milazim_salihu.jpg\",\"datePublished\":\"2010-06-22T08:21:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/milazim_salihu.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/milazim_salihu.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8216;Bekimi u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs&#8217;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"'Bekimi u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"'Bekimi u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"REL, 21.06.2010 Rrefimi i Milazim Salihut, xhirues filmash dhe mik i Bekim Fehmiut: &#8220;Nga skena \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb popullit t\u00eb vet, q\u00eb po torturohej&#8221;, thot\u00eb ai. Zoti Salihu, si e keni pritur lajmin p\u00ebr vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu? R\u00ebnd\u00eb, pabesuesh\u00ebm&#8230; Isha n\u00eb Kineman\u00eb ABC, para se t\u00eb ik n\u00eb sht\u00ebpi, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-22T08:21:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/milazim_salihu.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8216;Bekimi u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs&#8217;","datePublished":"2010-06-22T08:21:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/"},"wordCount":4448,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/milazim_salihu.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/","name":"'Bekimi u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/milazim_salihu.jpg","datePublished":"2010-06-22T08:21:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/milazim_salihu.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/milazim_salihu.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekimi-u-terhoq-per-shkak-te-kosoves\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8216;Bekimi u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs&#8217;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3063\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}