{"id":3055,"date":"2010-06-22T08:52:41","date_gmt":"2010-06-22T07:52:41","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3055"},"modified":"2010-06-22T08:52:41","modified_gmt":"2010-06-22T07:52:41","slug":"bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/","title":{"rendered":"BEKIM FEHMIU, NJ\u00cb KUJTIM DHE NJ\u00cb PENG"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg\" border=\"0\" alt=\"Agim Vinca\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Agim Vinca<\/strong>, <em>21.06.2010<\/em><\/p>\n<blockquote><p>\u201c<strong>Ti ishe i madh po ne ta h\u00ebngr\u00ebm kok\u00ebn<\/strong>\u201d.<br \/>\n(<em>I. Kadare, Rekuiem p\u00ebr Majakovskin<\/em>)<\/p><\/blockquote>\n<p>E kam njohur n\u00eb vitin 1985, n\u00eb Sarajev\u00eb. Thuhej se ishte i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr komunikim (tekefundit, cili nga krijuesit e m\u00ebdhenj \u00ebsht\u00eb \u201ci leht\u00eb\u201d?), por mua nuk m\u00eb doli i till\u00eb. P\u00ebrkundrazi. M\u2019u duk i \u00e7ilt\u00ebr e i hapur, por larg, shum\u00eb larg, nga modestia e shtirur. Ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr vlerat e tij, t\u00eb cilat nuk ngurronte t\u2019i shpaloste kudo e kurdo jo vet\u00ebm pa kompleks, por edhe me nj\u00eb krenari t\u00eb ligjshme e t\u00eb hijshme p\u00ebr gjith\u00e7ka t\u00eb vet\u00ebn: origjin\u00ebn, vendlindjen, gjuh\u00ebn, emrin, familjen.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/bekim_fehmiu.jpg\" border=\"0\" alt=\"Bekim Fehmiu\" width=\"200\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb Sarajev\u00eb, n\u00eb kryeqytetin e Bosnj\u00ebs dhe t\u00eb Hercegovin\u00ebs, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mbahej, p\u00ebr \u00e7do vit, nj\u00eb nga manifestimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha letrare n\u00eb ish-Jugosllavi e n\u00eb Ballkan, n\u00eb mos edhe n\u00eb Evrop\u00eb. Ishte nj\u00eb manifestim v\u00ebrtet nd\u00ebrkomb\u00ebtar jo vet\u00ebm me konceptin e p\u00ebrmbajtjen, por edhe me pjes\u00ebmarrjen, jo si k\u00ebto q\u00eb organizojm\u00eb sot, kur, edhe n\u00ebse merr pjes\u00eb qoft\u00eb dhe nj\u00eb poet margjinal nga ndonj\u00eb vend i rajonit (ndodh edhe asnj\u00eb), i quajm\u00eb \u201cfestivale nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDit\u00ebt poetike t\u00eb Sarajev\u00ebs\u201d quhej manifestimi dhe zgjaste disa dit\u00eb. N\u00eb at\u00eb manifestim t\u00eb madh letrar-poetik p\u00ebr \u00e7do vit prezantohej ndonj\u00ebra nga let\u00ebrsit\u00eb e republikave dhe krahinave t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb dhe, pasi nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ishte prezantuar edhe Vojvodina, i kishte ardhur radha Kosov\u00ebs. Fati deshi q\u00eb zgjedhjen e poezis\u00eb shqipe t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb poezis\u00eb shqipe n\u00eb ish-Jugosllavi, ta b\u00ebja un\u00eb, duke ia \u201cimponuar\u201d organizatorit konceptin e paraqitjes s\u00eb poezis\u00eb shqipe t\u00eb k\u00ebtij krahu jo sipas \u00e7el\u00ebsit krahinor-regjional, por sipas atij gjuh\u00ebsor, me \u00e7\u2019rast p\u00ebrzgjedh\u00ebsi nuk ishte i obliguar t\u00eb fuste n\u00eb lib\u00ebr edhe poet\u00eb serb\u00eb, malazez\u00eb, boshnjak\u00eb, turq, rom\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb, por vet\u00ebm poet\u00eb q\u00eb shkruanin shqip, pra poet\u00eb shqiptar\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye lib\u00ebrthi \u201cNga poezia bashk\u00ebkohore shqipe n\u00eb Jugosllavi\u201d, q\u00eb u botua n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb manifestimit n\u00eb fjal\u00eb, u sulmua ashp\u00ebr si \u201cantologji etnikisht e past\u00ebr\u201d nga disa letrar\u00eb t\u00eb yshtur serb\u00eb nga Kosova e, aty-k\u00ebtu, edhe nga ndonj\u00eb boshnjak.<\/p>\n<p>Nga Kosova p\u00ebr n\u00eb Sarajev\u00eb (n\u00eb pamund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb merrnin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb) udh\u00ebtoi nj\u00eb grup prej gjasht\u00eb poet\u00ebsh, plus un\u00eb si p\u00ebrzgjedh\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb gjithsej shtat\u00eb vet\u00eb, kurse nga Beogradi n\u00eb Sarajev\u00eb do t\u00eb vinte p\u00ebr t\u2019i deklamuar vargjet e poet\u00ebve tan\u00eb n\u00eb p\u00ebrkthim vet\u00eb Bekim Fehmiu.<\/p>\n<p>(\u201cBekim Fehmiu, Bekim Fehmiu\/ Emri i tij n\u00eb buz\u00eb na mbiu\u201d &#8211; kam pas\u00eb shkruar n\u00eb nj\u00eb poem\u00eb timen t\u00eb hershme ku evokoj mosh\u00ebn e djal\u00ebris\u00eb). Th\u00ebn\u00eb me terminologjin\u00eb sportive, n\u00eb \u201cekip\u201d ishin poet\u00ebt: Enver Gjerqeku, Fahredin Gunga, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja dhe Eqrem Basha, kurse un\u00eb isha n\u00eb rolin e \u201cselektorit\u201d. Kat\u00ebr t\u00eb par\u00ebt nuk rrojn\u00eb m\u00eb, kurse dy t\u00eb fundit besoj se mund ta konfirmojn\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj q\u00eb vendosa ta them publikisht tani q\u00eb edhe Bekim Fehmiu shkoi n\u00eb amshim.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta ndjekur manifestimin \u201cDit\u00ebt poetike t\u00eb Sarajev\u00ebs\u201d dhe paraqitjen e poezis\u00eb shqipe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb tij, nga Kosova kishte udh\u00ebtuar edhe gazetari i rubrik\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs n\u00eb \u201cRilindje\u201d, i ndjeri Xhemail Mustafa, q\u00eb ishte edhe kritik letrar, i cili raportoi nga Sarajeva n\u00eb Prishtin\u00eb: \u201dPrezantim p\u00ebr mburrje i poezis\u00eb son\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kur arrit\u00ebm n\u00eb Sarajev\u00eb Bekimin e gjet\u00ebm atje, n\u00eb hotel \u201cEuropa\u201d, ku ishin vendosur pjes\u00ebmarr\u00ebsit e festivalit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe mysafir\u00ebt nga Kosova. Ne udh\u00ebtuam grup nga Prishtina n\u00eb Sarajev\u00eb, kurse ai kishte ardhur solo nga Beogradi si i ftuar special nga organizatori, k\u00ebshilli drejtues i festivalit, i cili kishte parapar\u00eb q\u00eb poet\u00ebt t\u00eb lexonin nga nj\u00eb poezi n\u00eb origjinal, kurse aktor\u00ebt Bekim Fehmiu dhe Miralem Zub\u00e7eviq &#8211; nj\u00eb aktor i njohur boshnjak &#8211; nga nj\u00eb poezi n\u00eb p\u00ebrkthim serbokroatisht prej secilit autor.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb mbahej mbr\u00ebmja e poezis\u00eb shqipe, kryetari i Komisionit p\u00ebr Kultur\u00eb t\u00eb Lidhjes Socialiste t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, publicisti i njohur, Mirosllav Jan\u00e7iq, do t\u00eb shtronte drek\u00eb p\u00ebr nder tonin. Ishte pranver\u00eb, b\u00ebnte mot i ngroht\u00eb dhe dreka ishte parapar\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant t\u00eb bukur n\u00eb periferi t\u00eb Sarajev\u00ebs. Kur po b\u00ebheshim gati t\u00eb niseshim, Bekimi tha se nuk do t\u00eb vinte n\u00eb drek\u00eb dhe, duke i k\u00ebrkuar falje mikprit\u00ebsit, shtoi se do t\u00eb shkonte n\u00eb hotel p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr n\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n<p>Dikush nga ne, q\u00eb ishte pak m\u00eb af\u00ebr me bot\u00ebn e filmit dhe t\u00eb teatrit, qeshi paksa me ironi n\u00eb kuptimin: \u201c\u00c7\u2019p\u00ebrgatitje do t\u00eb b\u00ebsh ti, nj\u00eb aktor kaq me p\u00ebrvoj\u00eb, p\u00ebr t\u2019i recituar dy a tri poezi?!\u201d. As ne t\u00eb tjer\u00ebve nuk na u duk shum\u00eb i bindsh\u00ebm arsyetimi i artistit, por pa kaluar as disa or\u00eb do t\u00eb bindeshim se e kishim pasur gabim.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmja e poezis\u00eb shqipe ishte parapar\u00eb t\u00eb mbahej n\u00eb sall\u00ebn e universitetit popullor \u201cGjuro Sallaj\u201d n\u00eb or\u00ebn 19 t\u00eb mbr\u00ebmjes. Bekimi erdhi fiks n\u00eb or\u00ebn shtat\u00eb, i veshur solemnisht (ndryshe nga kolegu i tij q\u00eb ishte me xhinse dhe atlete): me nj\u00eb pal\u00eb \u00e7izme me taka, me pantallona teget, me nj\u00eb sako ngjyr\u00eb krem me katror\u00eb dhe me nj\u00eb shall t\u00eb kuq n\u00eb qaf\u00eb n\u00eb vend t\u00eb kravat\u00ebs. Ishte i qet\u00eb dhe serioz si ai q\u00eb pret t\u00eb dal\u00eb n\u00eb aren\u00eb.<\/p>\n<p>Pas fjal\u00ebs hyr\u00ebse dhe leximit q\u00eb b\u00ebn\u00eb poet\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt lexuan n\u00eb origjinal, shqip, n\u00eb sken\u00eb dol\u00ebn aktor\u00ebt. Kur i erdhi radha Bekimit iu afrua mikrofonit, i hodhi nj\u00eb shikim gjeneral sall\u00ebs, pastaj e p\u00ebrshkoi me sy ngadal\u00eb nga nj\u00ebri cep te tjetri, ngulsh\u00ebm dhe pa e th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb, derisa nuk u shua edhe p\u00ebshp\u00ebrima e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00eb mbret\u00ebroi qet\u00ebsi e plot\u00eb. Pastaj u d\u00ebgjua z\u00ebri i Bekimit, q\u00eb po recitonte vargjet e sonetit Besa t\u00eb Enver Gjerqekut, t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb serbokratisht nga vet\u00eb poeti. Mjaftoi vargu i par\u00eb: \u201cMos ma thuaj at\u00eb fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se guri\u201d p\u00ebr ta ngritur n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb interesimin e publikut t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, ku nuk mungonin as student\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb kishin p\u00ebrgatitur p\u00ebr ne nj\u00eb buket t\u00eb madh lulesh t\u00eb fresk\u00ebta.<\/p>\n<p>Poezit\u00eb e poet\u00ebve tan\u00eb at\u00eb nat\u00eb ting\u00eblluan po aq bukur serbokroatisht (alias boshnjakisht) sa edhe shqip, n\u00eb mos edhe m\u00eb bukur. Fal\u00eb Bekimit. Z\u00ebri i tij i fuqish\u00ebm dhe q\u00ebndrimi dinjitoz impononin respekt, kurse figura e tij rrezatonte respektin p\u00ebr sken\u00ebn, artin, publikun, por edhe p\u00ebr veten. At\u00eb nat\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb u pa qart\u00eb: Bekim Fehmiu nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb aktor i madh i teatrit dhe i filmit, por edhe nj\u00eb deklamues i shk\u00eblqyesh\u00ebm i poezis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur u krye mbr\u00ebmja m\u2019u kujtua mesdita dhe mosardhja e Bekimit n\u00eb drek\u00eb me arsyetimin se i duhej t\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr n\u00eb mbr\u00ebmje. Nuk kishim t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, pra, me kurrfar\u00eb poze a shtirjeje. Ishte e qart\u00eb si drita e diellit se ai kishte ushtruar gjat\u00eb dit\u00ebs, ndoshta edhe para pasqyr\u00ebs, duke e studiuar \u00e7do detaj t\u00eb tekstit dhe t\u00eb performanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kishim arsye t\u00eb ishim t\u00eb lumtur dhe krenar\u00eb. Poezia jon\u00eb u prit mir\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb; jo mir\u00eb, po shk\u00eblqyesh\u00ebm, kurse Bekimi yn\u00eb, i madhi Bekim Fehmiu, shk\u00eblqeu si gjithnj\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb Sarajev\u00eb, Bekimi e ndiente veten si n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vet. E si t\u00eb mos e ndiente? Ishte qyteti ku kishte lindur dhe ku kishte shum\u00eb miq. Por nuk ishte vet\u00ebm kjo shkak i af\u00ebrsis\u00eb. Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr. Me intuit\u00ebn e tij prej artisti, por edhe si njoh\u00ebs i mir\u00eb i realitetit, ai e parandiente se nacionalizmi serb, q\u00eb po merrte hov n\u00eb qytetin ku jetonte, n\u00eb Beograd, do t\u2019i v\u00ebrsulej nj\u00eb dit\u00eb k\u00ebtij qyteti, ashtu si\u00e7 do t\u2019i v\u00ebrsulej edhe Kosov\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dashur, e cila qysh at\u00ebher\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr.<\/p>\n<p>Manifestimi n\u00eb Sarajev\u00eb q\u00eblloi menj\u00ebher\u00eb pas afer\u00ebs Martinoviq, nj\u00eb pederasti serb nga rrethina e Gjilanit, i cili l\u00ebndimet q\u00eb ia shkaktoi vetes deshi t\u2019ua mvishte shqiptar\u00ebve. P\u00ebr fat, g\u00ebnjeshtra n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i pati v\u00ebrtet k\u00ebmb\u00ebt e shkurtra (u demantua shpejt, pa kaluar as nj\u00eb jav\u00eb), por lajmi e pat b\u00ebr\u00eb efektin e vet negativ n\u00eb opinionin jugosllav. Bekimi, i cili, sikurse ne t\u00eb tjer\u00ebt, ishte i lumtur q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk e kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb sh\u00ebmtuar, fliste hapur p\u00ebr ngjarjen, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim shum\u00eb t\u00eb q\u00eblluar e konkret p\u00ebrkitazi me lajmin dhe demantin.<\/p>\n<p>Lajmi \u00ebsht\u00eb &#8211; thoshte &#8211; sikur hip n\u00eb minare dhe nga atje derdh n\u00eb qytet nj\u00eb thes me pupla, kurse demanti &#8211; si kur zbret nga minarja dhe rend posht\u00eb e p\u00ebrpjet\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbledhur puplat e derdhura p\u00ebr t\u2019i futur s\u00ebrish n\u00eb thes. Ata q\u00eb merren me gazetarin\u00eb dhe komunikimin thon\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krahasim i njohur, por mua nuk m\u00eb vjen turp t\u00eb pohoj se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e kam d\u00ebgjuar prej Bekim Fehmiut. Dhe ta d\u00ebgjoje di\u00e7ka nga goja e nj\u00eb artisti si Bekimi nuk ishte nj\u00ebsoj si ta d\u00ebgjoje nga dikush tjet\u00ebr. Ai kishte dhuntin\u00eb t\u00eb ta \u201cvizatonte\u201d at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn fliste.<\/p>\n<p>N\u00eb dark\u00ebn e organizuar me at\u00eb rast, rreth tryez\u00ebs me personalitete t\u00eb jet\u00ebs politike, letrare dhe kulturore nga t\u00eb dyja vendet, Bekimi e kishte fjal\u00ebn kryesore. Fliste me pietet p\u00ebr familjen dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb atin, Ibrahim Fehmiun, nj\u00eb m\u00ebsues atdhetar, i cili ishte varrosur me flamur komb\u00ebtar, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur flamuri kuqezi n\u00eb Kosov\u00eb ishte i ndaluar! (Vargjet e Nolit t\u00eb madh kushtuar k\u00ebtij flamuri: \u201cO Flamur gjak, o Flamur shkab\u00eb,\/ O v\u00ebnt\u2019 e vatr\u2019 o n\u00ebn\u2019 e bab\u00eb,\/ Lagur me lot, djegur me flag\u00eb,\/ Flamur i kuq, Flamur i zi!\u201d do t\u2019i recitonte me patos t\u00eb lart\u00eb emocional n\u00eb spektaklin \u201cDua m\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d n\u00eb vitin 2002 n\u00eb Tiran\u00eb, duket edhe n\u00eb shenj\u00eb kujtimi e nderimi p\u00ebr baban\u00eb).<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit e tij kishin lindur tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb, kat\u00ebr djem dhe kat\u00ebr vajza dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kishin emra t\u00eb bukur shqip, t\u00eb bukur e simbolik\u00eb: Arsim, Fatmir, Bashkim, Bekim, Shpresa, Besa, Luljeta dhe Af\u00ebrdita. (Renditja mund t\u00eb mos jet\u00eb e sakt\u00eb). Merita p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i takonte, sigurisht, babait t\u00eb Bekimit, Ibrahim Fehmiut, i cili, mu p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb tij ndaj idealit komb\u00ebtar, ishte dashur t\u00eb l\u00ebvizte me familje n\u00eb relacionin: Sarajev\u00eb, Shkod\u00ebr, Prizren e gjetk\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte k\u00ebnaq\u00ebsi ta d\u00ebgjoje Bekimin se si i komentonte emrat e v\u00ebllez\u00ebrve dhe t\u00eb motrave t\u00eb tij, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb vetin, duke i lidhur me d\u00ebshir\u00ebn e t\u00eb atit, q\u00eb ishte edhe e tija, p\u00ebr arsimimin, mir\u00ebqenien, fatbardh\u00ebsin\u00eb, bashkimin, lul\u00ebzimin, besatimin, shpres\u00ebn p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira dhe, m\u00eb n\u00eb n\u00eb fund, edhe bekimin e popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Komentin m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb k\u00ebtij lajtmotivi t\u00eb tij t\u00eb dashur, Bekimi e b\u00ebri ndoshta pik\u00ebrisht at\u00eb nat\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb, n\u00eb qytetin ku kishte b\u00ebr\u00eb hapat e par\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Se \u00e7\u2019kishte nj\u00eb frym\u00ebzim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb at\u00eb nat\u00eb Bekim Fehmiu! Ose ndoshta ne na dukej ashtu, ve\u00e7mas mua, pas suksesit t\u00eb poezis\u00eb shqipe n\u00eb \u201cDit\u00ebt poetike t\u00eb Sarajev\u00ebs\u201d!<\/p>\n<p>Edhe t\u00eb nes\u00ebrmen, kur i b\u00ebm\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi shkrimtarit Qamil Sijariq, nuk e kishte braktisur ai nur. Prozatori i njohur me origjin\u00eb nga Sanxhaku n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn, q\u00eb kishte shkruar p\u00ebr shqiptar\u00ebt, nuk ia hiqte syt\u00eb Bekimit (ndoshta e shihte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga af\u00ebr) dhe duke e par\u00eb me simpati me manirin e nj\u00eb plaku t\u00eb urt\u00eb e finok fliste si p\u00ebr vete me t\u00eb folurit e tij karakteristik: \u201cShih, pash zotin, \u00e7far\u00eb burri!&#8230; \u00c7far\u00eb trimi!&#8230; Si shk\u00ebmb!\u2026 Bekimi yn\u00eb!\u201d. Bekimi yn\u00eb!<\/p>\n<p>Pas mbr\u00ebmjes s\u00eb suksesshme t\u00eb poezis\u00eb shqipe n\u00eb Sarajev\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn bardi i poezis\u00eb boshnjake, Izet Sarajliqi i famsh\u00ebm e plot sharm, e quajti \u201cngjarje kulturore\u201d dhe sidomos pas kthimit n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb lindi ideja q\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje e till\u00eb t\u00eb organizohej edhe n\u00eb Prishtin\u00eb &#8211; me Bekim Fehmiun n\u00eb rolin \u201ckryesor\u201d, at\u00eb t\u00eb deklamuesit t\u00eb vargjeve t\u00eb poet\u00ebve tan\u00eb para publikut t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kryesisht nga student\u00ebt.<\/p>\n<p>At\u00ebbot\u00eb n\u00eb Fakultetin Filozofik (m\u00eb von\u00eb Filologjik) t\u00eb Prishtin\u00ebs ekzistonte tradita e mbr\u00ebmjeve letrare, q\u00eb ndiqeshin nga nj\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish, dashamir\u00eb t\u00eb poezis\u00eb, q\u00eb mbushnin cep m\u00eb cep \u201cSall\u00ebn e Kuqe\u201d t\u00eb k\u00ebtij fakulteti, e nuk mungonin as ata q\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e saj. N\u00eb ato mbr\u00ebmje lexonin vargjet e tyre krijuesit m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb poezis\u00eb shqipe n\u00eb Kosov\u00eb, prej Esad Mekulit e deri te poet\u00ebt student\u00eb. Ishte koha e censur\u00ebs dhe poezia ishte mediumi i vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit mund t\u00eb thuheshin disa nga t\u00eb v\u00ebrtetat e ndaluara, nd\u00ebrsa salla e mbushur p\u00ebrplot ushtonte nga duartrokitjet sa her\u00eb q\u00eb poet\u00ebt q\u00ebllonin \u201cn\u00eb shenj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kisha menduar t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje t\u00eb poezis\u00eb shqipe, me theks te poezia e sotme dhe pasi t\u2019ia dor\u00ebzoja materialin Bekimit, me lutjen q\u00eb ta lexonte, t\u00eb k\u00ebrkoja p\u00eblqimin e tij p\u00ebr t\u00eb filluar p\u00ebrgatitjet. B\u00ebja plane, skica, sinopsise; sh\u00ebnoja titujt e vjershave dhe emrat e poet\u00ebve, duke pasur n\u00eb mend gjithnj\u00eb Bekimin, por nuk arrita t\u00eb kontaktoja me t\u00eb apostafat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb s\u2019kishte telefona celular\u00eb e internet, madje as faks. Ver\u00ebs, kur ai vinte nga Beogradi n\u00eb Prishtin\u00eb dhe kalonte dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra i rrethuar nga aktor\u00eb, shkrimtar\u00eb, gazetar\u00eb etj., un\u00eb ikja n\u00eb vendlindje. Gjithkush e ka Itak\u00ebn e vet dhe \u00e7do njeri \u00ebsht\u00eb nga pak Uliks! Kurse Kosova, ku dikur moti kan\u00eb jetuar dardan\u00ebt e lasht\u00eb, po i gjasonte gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Troj\u00ebs s\u00eb Homerit. Situata politike nga viti n\u00eb vit vinte duke u r\u00ebnduar; diferencimi duke u thelluar; hap\u00ebsira p\u00ebr veprim duke u ngushtuar.<\/p>\n<p>I d\u00ebnuar me parap\u00ebrjashtim nga partia n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kisha hyr\u00eb pa d\u00ebshir\u00eb (ishte kusht p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb fakultet), rrezikohesha t\u00eb pushohesha edhe nga puna. Isha si t\u00eb thuash me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb fakultet, me tjetr\u00ebn jasht\u00eb tij, gjersa nj\u00eb dit\u00eb na i mbyll\u00ebn dyert krejt\u00ebsisht. Nga ana tjet\u00ebr, ai vet\u00eb, krenar p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e vet, do ta braktiste demonstrativisht Teatrin Jugosllav t\u00eb Dram\u00ebs n\u00eb \u201987-n, n\u00eb shenj\u00eb revolte ndaj propagand\u00ebs antishqiptare. Nuk arrita t\u2019ia shprehja Bekim Fehmiut iden\u00eb q\u00eb kisha p\u00ebr nj\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb poezis\u00eb shqipe n\u00eb Filologjik, t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Sarajev\u00ebs, ve\u00e7se shqip, natyrisht. Nuk e di pse.<\/p>\n<p>Kisha nj\u00eb si ngurrim q\u00eb nuk ishte pa lidhje me mitin e t\u00eb qenit t\u00eb tij \u201ci v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim\u201d. M\u00eb ka mbetur peng q\u00eb nuk arrita s\u00eb paku t\u2019ia shprehja k\u00ebt\u00eb ide. T\u2019ia thosha tro\u00e7, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrgjigjja q\u00eb mund t\u00eb merrja! Tani q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb dhe kur i dha fund jet\u00ebs ashtu si\u00e7 deshi vet\u00eb, si n\u00eb film, ky peng m\u00eb r\u00ebndon edhe m\u00eb shum\u00eb. Ky shkrim, andaj, sa nderim p\u00ebr aktorin dhe njeriun e madh, po aq, n\u00eb mos m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7lirim nga nj\u00eb peng i tulatur nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimet q\u00eb v\u00ebrshuan k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb shtypin ton\u00eb pas p\u00ebrhapjes s\u00eb lajmit p\u00ebr vdekjen tragjike t\u00eb Bekim Fehmiut, u prek doemos edhe problemi i raportit t\u00eb tij me sken\u00ebn shqipe dhe institucionet shqiptare. Bekim Fehmiu e mbylli karrier\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb pa luajtur n\u00eb asnj\u00eb film a shfaqje teatrore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt. Dhe faktet, si\u00e7 dihet, jan\u00eb kok\u00ebforta. Aleksand\u00ebr Moisiu luajti pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha skenat e bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Bukureshtin, Athin\u00ebn, Sofjen dhe Beogradin, por jo edhe n\u00eb Tiran\u00eb, sepse Shqip\u00ebria n\u00eb koh\u00ebn kur jetoi ai nuk kishte teatro se kinema jo se jo.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nuk ishte k\u00ebshtu n\u00eb koh\u00ebn kur jetoi pasardh\u00ebsi i tij, Bekim Fehmiu, i cili karrier\u00ebn e vet si aktor e filloi n\u00eb Teatrin Popullor (sot: Komb\u00ebtar) t\u00eb Kosov\u00ebs, nga ku u largua pas gjasht\u00eb muajsh. U b\u00eb i njohur si aktor jo vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ish-jugosllave, ku konkurrenca ishte shum\u00eb e fort\u00eb, por edhe n\u00eb bot\u00eb. Luajti me aktor\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb vet dhe punoi me regjisor\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm anemban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Por nuk realizoi as edhe nj\u00eb rol t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb a n\u00eb Tiran\u00eb. Disa p\u00ebrpjekje, si ajo p\u00ebr t\u00eb luajtur Hamletin n\u00eb Prishtin\u00eb, rolin kryesor n\u00eb filmin \u201cNjeriu prej dheu\u201d etj., d\u00ebshtuan q\u00eb n\u00eb nism\u00eb. Edhe ofertat e m\u00ebvonshme t\u00eb dy regjisor\u00ebve nga Tirana, Kujtim \u00c7ashkut dhe Piro Milkanit, nuk arrit\u00ebn t\u00eb finalizohen. Ky i fundit pohon se Bekimi \u00ebnd\u00ebrronte, e kishte \u00ebnd\u00ebrr jet\u00ebsore, ta luante rolin e Sk\u00ebnderbeut, gj\u00eb q\u00eb edhe e shprehu gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1972.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ideja ime p\u00ebr nj\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb poezis\u00eb shqipe n\u00eb Prishtin\u00eb, pas asaj t\u00eb Sarajev\u00ebs, mbeti jo vet\u00ebm n\u00eb zanafill\u00eb, por edhe e pashpallur. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb iu qas\u00ebn k\u00ebtij problemi k\u00ebto dit\u00eb, me goj\u00eb ose me shkrim, t\u00eb gjith\u00eb pa p\u00ebrjashtim, kan\u00eb eksploatuar nj\u00eb fjal\u00eb: fjal\u00ebn mediokritet. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se mjedisi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mediok\u00ebr (sot, mbase, m\u00eb shum\u00eb se dikur) dhe se k\u00ebtu nuk kuptohen drejt e, madje, edhe keqkuptohen, krijuesit dhe intelektual\u00ebt q\u00eb shtrojn\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb larta etike dhe estetike para vetes dhe t\u00eb tjer\u00ebve, duke dal\u00eb nga skemat dhe niveli mesatar.<\/p>\n<p>E, Bekim Fehmiu ishte i till\u00eb: serioz n\u00eb pun\u00ebn e vet, profesionist, i pakompromis. E kam par\u00eb k\u00ebt\u00eb me syt\u00eb e mi n\u00eb Sarajev\u00eb n\u00eb vitin 1985. Ai nuk kishte ardhur aty sa p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb rendin. Jo. Kishte ardhur t\u2019i d\u00ebshmonte vlerat e tij dhe t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb cil\u00ebs i takonte. Kishte ardhur t\u2019i b\u00ebnte nj\u00eb sh\u00ebrbim poezis\u00eb shqipe dhe k\u00ebt\u00eb ia b\u00ebri si \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb miri; ashtu si dinte dhe si donte ai. Bekim Fehmiu. Nuk e kishte krijuar rast\u00ebsisht at\u00eb em\u00ebr. Dhe at\u00eb nam.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agim Vinca, 21.06.2010 \u201cTi ishe i madh po ne ta h\u00ebngr\u00ebm kok\u00ebn\u201d. (I. Kadare, Rekuiem p\u00ebr Majakovskin) E kam njohur n\u00eb vitin 1985, n\u00eb Sarajev\u00eb. Thuhej se ishte i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr komunikim (tekefundit, cili nga krijuesit e m\u00ebdhenj \u00ebsht\u00eb \u201ci leht\u00eb\u201d?), por mua nuk m\u00eb doli i till\u00eb. P\u00ebrkundrazi. M\u2019u duk i \u00e7ilt\u00ebr e i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3055","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BEKIM FEHMIU, NJ\u00cb KUJTIM DHE NJ\u00cb PENG - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BEKIM FEHMIU, NJ\u00cb KUJTIM DHE NJ\u00cb PENG - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Agim Vinca, 21.06.2010 \u201cTi ishe i madh po ne ta h\u00ebngr\u00ebm kok\u00ebn\u201d. (I. Kadare, Rekuiem p\u00ebr Majakovskin) E kam njohur n\u00eb vitin 1985, n\u00eb Sarajev\u00eb. Thuhej se ishte i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr komunikim (tekefundit, cili nga krijuesit e m\u00ebdhenj \u00ebsht\u00eb \u201ci leht\u00eb\u201d?), por mua nuk m\u00eb doli i till\u00eb. P\u00ebrkundrazi. M\u2019u duk i \u00e7ilt\u00ebr e i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-22T07:52:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"BEKIM FEHMIU, NJ\u00cb KUJTIM DHE NJ\u00cb PENG\",\"datePublished\":\"2010-06-22T07:52:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/\"},\"wordCount\":3265,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agim_vinca.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/\",\"name\":\"BEKIM FEHMIU, NJ\u00cb KUJTIM DHE NJ\u00cb PENG - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agim_vinca.jpg\",\"datePublished\":\"2010-06-22T07:52:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agim_vinca.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/agim_vinca.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BEKIM FEHMIU, NJ\u00cb KUJTIM DHE NJ\u00cb PENG\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BEKIM FEHMIU, NJ\u00cb KUJTIM DHE NJ\u00cb PENG - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"BEKIM FEHMIU, NJ\u00cb KUJTIM DHE NJ\u00cb PENG - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Agim Vinca, 21.06.2010 \u201cTi ishe i madh po ne ta h\u00ebngr\u00ebm kok\u00ebn\u201d. (I. Kadare, Rekuiem p\u00ebr Majakovskin) E kam njohur n\u00eb vitin 1985, n\u00eb Sarajev\u00eb. Thuhej se ishte i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr komunikim (tekefundit, cili nga krijuesit e m\u00ebdhenj \u00ebsht\u00eb \u201ci leht\u00eb\u201d?), por mua nuk m\u00eb doli i till\u00eb. P\u00ebrkundrazi. M\u2019u duk i \u00e7ilt\u00ebr e i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-22T07:52:41+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"BEKIM FEHMIU, NJ\u00cb KUJTIM DHE NJ\u00cb PENG","datePublished":"2010-06-22T07:52:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/"},"wordCount":3265,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/","name":"BEKIM FEHMIU, NJ\u00cb KUJTIM DHE NJ\u00cb PENG - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg","datePublished":"2010-06-22T07:52:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/agim_vinca.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bekim-fehmiu-nje-kujtim-dhe-nje-peng\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BEKIM FEHMIU, NJ\u00cb KUJTIM DHE NJ\u00cb PENG"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3055","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3055"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3055\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}