{"id":3053,"date":"2010-06-22T08:43:20","date_gmt":"2010-06-22T07:43:20","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3053"},"modified":"2010-06-22T08:43:20","modified_gmt":"2010-06-22T07:43:20","slug":"gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/","title":{"rendered":"GJYQTAR\u00cbT SI HANXHAR\u00cb T\u00cb IMORALITETIT KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" border=\"0\" alt=\"Andrea Stefani\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Andrea Stefani<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga t\u00eb k\u00ebqijat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nuk e l\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb klase gjyqtar\u00ebsh me integritet dhe t\u00eb dedikuar ndaj drejt\u00ebsis\u00eb. Sot ka nj\u00eb opinion shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur, i provuar edhe nga testime publike, se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka drejt\u00ebsi. Dhe nd\u00ebr fajtor\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb t\u00eb mjeruar t\u00eb pun\u00ebve jan\u00eb jo pak gjyqtar\u00eb, q\u00eb jo vet\u00ebm nuk u rezistojn\u00eb dot presioneve apo joshjeve t\u00eb politik\u00ebs, por as edhe tundimeve personale p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb padrejt\u00ebn n\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Vendimet e padrejta t\u00eb disa gjykat\u00ebsve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu shkaku i jo pak t\u00eb k\u00ebqijave.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm n\u00eb jet\u00ebt personale t\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb rendin m\u00eb pas, pas vet\u00ebgjyq\u00ebsis\u00eb, por edhe n\u00eb jet\u00ebn e shtetit. K\u00ebshtu kriza e fundit q\u00eb po p\u00ebrjetojm\u00eb e ka burimin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe te nj\u00eb vendim i Kolegjit Zgjedhor jo n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn dhe ligjin, por sipas interesit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet. Sikur Kolegji Zgjedhor t\u00eb kish zbatuar v\u00ebrtet ligjin dhe jo direktivat e Sali Berish\u00ebs, sot vendi nuk do t\u00eb qe n\u00eb batakun e kriz\u00ebs m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb tranzicionit. E megjithat\u00eb, gjyqtar\u00ebt e Kolegjit nuk e humb\u00ebn rastin t\u00eb fshehin braktisjen e integritetit profesional pas sofizmave juridik\u00eb lidhur me termin \u201cvota t\u00eb caktuara\u201d.<\/p>\n<p>Por nuk e kan\u00eb nj\u00eb shans t\u00eb till\u00eb tre gjyqtar\u00ebt q\u00eb s\u00eb fundi vendos\u00ebn t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb me 400 mij\u00eb euro gjob\u00eb emisionin \u201cFiks Fare\u201d vet\u00ebm dhe vet\u00ebm pse guxoi t\u00eb denoncoj\u00eb abuzimin imoral me postin t\u00eb nj\u00eb ish-ministri si Ylli Pango. Ky \u00ebsht\u00eb rasti kur nj\u00eb trup\u00eb gjykuese jo vet\u00ebm ka guxuar t\u00eb dal\u00eb hapur dhe pa asnj\u00eb sofiz\u00ebm kund\u00ebr moralit civil dhe profesional, por t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb tej, t\u00eb hakmerret n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb zyrtari t\u00eb korruptuar, duke goditur lirin\u00eb e medias me nj\u00eb hanxhar prej 400 mij\u00eb eurosh gjob\u00eb.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja mjerane e ministrit 60-vje\u00e7ar Pango p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb duke i ofruar pun\u00eb n\u00eb ministri, pra duke abuzuar me postin, qe aq evidente sa edhe vet\u00eb Kryeministri Berisha, q\u00eb n\u00eb fakt rrezikonte nj\u00eb kosto t\u00eb madhe politike para zgjedhjeve q\u00eb po afronin, nuk e mori dot n\u00eb mbrojtje. Madje pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb minimizuar koston politike p\u00ebrball\u00eb imoralitetit ministrit t\u00eb faktuar nga \u201cFiks Fare\u201d, Berisha i k\u00ebrkoi Pangos dor\u00ebheqjen nga posti, gj\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebri me aq urgjenc\u00eb as p\u00ebr Fatmir Mediun pas tragjedis\u00eb s\u00eb G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb pak e ashp\u00ebr u tregua kundrejt ish-ministrit edhe Jozefina Topalli, e cila e cil\u00ebsoi gjith\u00e7ka q\u00eb kish denoncuar \u201cFiksi\u201d nj\u00eb goditje kund\u00ebr \u201cmoralit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike\u201d. Dhe tani \u00ebsht\u00eb dita q\u00eb Berisha, Topalli dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dalin dhe t\u00eb mbrojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri \u201cmoralin e PD\u201d. K\u00ebt\u00eb her\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve si Agim Bendo, Bledar Abdullai dhe Majlinda Dogga, q\u00eb e shpall\u00ebn t\u00eb pafajshme gjith\u00e7ka ata kishin denoncuar si imorale n\u00eb skandalin \u201cPango\u201d dhe t\u00eb fajshme e t\u00eb nd\u00ebshkueshme rrept\u00eb me 400 mij\u00eb euro, median q\u00eb denoncoi imoralitetin dhe abuzivizmin zyrtar.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Vendimi i tre gjyqtar\u00ebve t\u00eb skandalit \u201cPango\u201d duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb alarm p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb k\u00ebtij vendi q\u00eb vuan kalvarin e padrejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb gjykatat shqiptare. Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb alarm edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet nuk rropaten sot n\u00eb korridoret e ngushta t\u00eb \u201cdrejt\u00ebsis\u00eb\u201d, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb mos e ken\u00eb nj\u00eb fat t\u00eb till\u00eb t\u00eb zi nes\u00ebr. Vendimi skandaloz mbi skandalin seksual t\u00eb Pangos duhet t\u00eb jet\u00eb kambana e alarmit se drejt\u00ebsia po kalb\u00ebzohet me shpejt\u00ebsi, duke u shnd\u00ebrruar tashm\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb punishte ku ligj\u00ebsohet padrejt\u00ebsia, por edhe nj\u00eb lavatri\u00e7e e imoralitetit publik.<\/p>\n<p>Vendimi i Bendos, Abdullait dhe Dogg\u00ebs \u00ebsht\u00eb, as m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak, nj\u00eb sfid\u00eb, nj\u00eb sulm ndaj moralit publik. \u201cFiks Fare\u201d me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb investigimi t\u00eb guximsh\u00ebm dhe shum\u00eb profesional, i faktoi publikut sesi ministri e t\u00ebrhoqi nj\u00eb vajz\u00eb me joshje p\u00ebr vend pune nga zyra n\u00eb nj\u00eb prej apartamenteve t\u00eb tij luksoze (gjynah q\u00eb nuk investiguan edhe ku i gjeti t\u00ebr\u00eb ato para p\u00ebr gjith\u00eb at\u00eb luks) dhe atje u p\u00ebrpoq edhe ta zhvishte p\u00ebr t\u2019i par\u00eb n\u00ebse nudoja e saj b\u00ebnte p\u00ebr \u201cvendin e pun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pra Pango, edhe pse n\u00eb sht\u00ebpi, po punonte jasht\u00eb orarit (e ku \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu privat\u00ebsia e dhunuar e pretenduar nga gjykat\u00ebsit?) dhe publiku m\u00ebsoi se nj\u00eb nd\u00ebr detyrat e ministrit t\u00eb Berish\u00ebs paska qen\u00eb t\u00eb testoj\u00eb n\u00ebse nudoja e vajzave t\u00eb reja b\u00ebn apo jo p\u00ebr panair nd\u00ebrkomb\u00ebtar! V\u00ebrtet q\u00eb verifikimi i nudove \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr detyrat e Pangos? N\u00ebse po le t\u00eb na e thon\u00eb. Por, p\u00ebr momentin, na duket se testimi i nudove t\u00eb femrave mund t\u00eb jet\u00eb atribut i sherifit Shariar n\u00eb p\u00ebrrallat e nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb net\u00ebve dhe jo e nj\u00eb ministri t\u00eb nj\u00eb qeverie n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb demokratike. Dhe as mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr privat\u00ebsi!<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>\u201cArgumenti\u201d kryesor n\u00eb pretenc\u00ebn e gjykat\u00ebsve kund\u00ebr \u201cFiks Fare\u201d dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb Pangos, thot\u00eb se gazetar\u00ebt kishin xhiruar brenda apartamentit t\u00eb ministrit pa i marr\u00eb leje atij. E \u00e7do t\u00eb ndodhte sikur \u201cFiksi\u201d t\u00eb mos kish realizuar nj\u00eb penetrim t\u00eb till\u00eb n\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e mekanizmit t\u00eb imoralitetit ministror? Pango mund t\u00eb kish vazhduar me vajza t\u00eb tjera, me viktima t\u00eb tjera. Dhe ato, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebmendshme ndaj moralit dhe sh\u00ebndeti q\u00eb sjell ai n\u00eb shoq\u00ebri, \u00e7do qytetar duhet t\u2019i llogaris\u00eb si vajzat dhe motrat e tij. Edhe gjykat\u00ebsit n\u00eb fjal\u00eb duhet t\u00eb gjykonin problemin nga nj\u00eb k\u00ebndshikim i till\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb shtyp jan\u00eb denoncuar edhe raste nga t\u00eb tjera vajza q\u00eb jan\u00eb gjendur t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara nga rrjeta e merimang\u00ebs seksuale q\u00eb ish-ministri e kish shtrir\u00eb nga zyra, n\u00eb apartamentet e tij e deri n\u00eb panaire apo aktivitete nd\u00ebrkomb\u00ebtare. E si, ta tolerojm\u00eb dhun\u00ebn seksuale si abuzim me postin, sepse nuk duhet dhunuar jeta private e nj\u00eb ministri? Nj\u00eb publik normal nuk mund t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb jeta private e nj\u00eb zyrtari t\u00eb jet\u00eb mburoj\u00eb e abuzimeve t\u00eb tij me postin. Ministri ka n\u00eb dor\u00eb t\u00eb pun\u00ebsoj\u00eb vajza, por duhet t\u2019i pun\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn publike, t\u00eb dikasterit q\u00eb drejton.<\/p>\n<p>Dhe e mira publike nga nj\u00ebra an\u00eb dhe qejfet apo k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb seksuale t\u00eb nj\u00eb ministri jan\u00eb gj\u00ebra krejt t\u00eb ndryshme. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs publike gazetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fusin kamerat e tyre edhe n\u00eb qoshet m\u00eb intime t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb ministrit kur ai fut atje vajza, t\u00eb cilave u premton t\u2019i pun\u00ebsoj\u00eb, ta xhirojn\u00eb kur u premton t\u00eb tregoj\u00eb ato kthinat e sht\u00ebpis\u00eb, kur orvatet t\u2019i zhvesh\u00eb me zor, me q\u00ebllimin q\u00eb t\u2019i \u201cpangos\u00eb\u201d, madje edhe kur duart i ngat\u00ebrrohen n\u00eb ato \u201cdreq mb\u00ebrtheckash\u201d.<\/p>\n<p>Sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb fare dhunim i privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb qytetari po denoncim i abuzimit dhe imoralitetit t\u00eb nj\u00eb ofiqari. Ndaj investigimi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u201cFiks Fare\u201d jo vet\u00ebm nuk duhet nd\u00ebshkuar, por duhet dekoruar. Dhe ashtu si imoraliteti i nj\u00eb ministri nuk mund t\u00eb mbrohet n\u00ebn mask\u00ebn e \u201cprivat\u00ebsis\u00eb\u201d ashtu edhe vendimi i disa gjyqtar\u00ebve n\u00eb mbrojtje t\u00eb imoralitetit nuk mund t\u00eb maskohet n\u00ebn \u201cpavar\u00ebsin\u00eb\u201d. Sepse do t\u00eb qe nj\u00eb orvatje e rrezikshme p\u00ebr ta pavar\u00ebsuar drejt\u00ebsin\u00eb nga morali publik.<\/p>\n<p>Do t\u00eb qe gjithashtu nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur drejt\u00ebsin\u00eb kund\u00ebr liris\u00eb q\u00eb ka media p\u00ebr t\u2019ia \u00e7jerr\u00eb mask\u00ebn korrupsionit dhe imoralitetit t\u00eb fsheht\u00eb zyrtar. Prandaj themi se vendimi i shqiptuar nga Agim Bendo kund\u00ebr emisionit \u201cFiks Fare\u201d \u00ebsht\u00eb i gabuar, pra nuk \u00ebsht\u00eb fare fiks. Pas tij nuk mund t\u00eb mos shtrohet me alarm pyetja: Gjykat\u00ebsit kund\u00ebr moralit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb medias? V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besosh se mund t\u00eb ket\u00eb alarm m\u00eb t\u00eb madh se ky p\u00ebr nj\u00eb shtet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Andrea Stefani Nj\u00eb nga t\u00eb k\u00ebqijat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nuk e l\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb klase gjyqtar\u00ebsh me integritet dhe t\u00eb dedikuar ndaj drejt\u00ebsis\u00eb. Sot ka nj\u00eb opinion shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur, i provuar edhe nga testime publike, se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka drejt\u00ebsi. Dhe nd\u00ebr fajtor\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjendje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3053","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>GJYQTAR\u00cbT SI HANXHAR\u00cb T\u00cb IMORALITETIT KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"GJYQTAR\u00cbT SI HANXHAR\u00cb T\u00cb IMORALITETIT KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Andrea Stefani Nj\u00eb nga t\u00eb k\u00ebqijat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nuk e l\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb klase gjyqtar\u00ebsh me integritet dhe t\u00eb dedikuar ndaj drejt\u00ebsis\u00eb. Sot ka nj\u00eb opinion shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur, i provuar edhe nga testime publike, se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka drejt\u00ebsi. Dhe nd\u00ebr fajtor\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjendje [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-22T07:43:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"GJYQTAR\u00cbT SI HANXHAR\u00cb T\u00cb IMORALITETIT KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS?\",\"datePublished\":\"2010-06-22T07:43:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/\"},\"wordCount\":1447,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/\",\"name\":\"GJYQTAR\u00cbT SI HANXHAR\u00cb T\u00cb IMORALITETIT KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"datePublished\":\"2010-06-22T07:43:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"GJYQTAR\u00cbT SI HANXHAR\u00cb T\u00cb IMORALITETIT KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"GJYQTAR\u00cbT SI HANXHAR\u00cb T\u00cb IMORALITETIT KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"GJYQTAR\u00cbT SI HANXHAR\u00cb T\u00cb IMORALITETIT KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Andrea Stefani Nj\u00eb nga t\u00eb k\u00ebqijat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nuk e l\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb klase gjyqtar\u00ebsh me integritet dhe t\u00eb dedikuar ndaj drejt\u00ebsis\u00eb. Sot ka nj\u00eb opinion shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapur, i provuar edhe nga testime publike, se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka drejt\u00ebsi. Dhe nd\u00ebr fajtor\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjendje [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-22T07:43:20+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"GJYQTAR\u00cbT SI HANXHAR\u00cb T\u00cb IMORALITETIT KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS?","datePublished":"2010-06-22T07:43:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/"},"wordCount":1447,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/","name":"GJYQTAR\u00cbT SI HANXHAR\u00cb T\u00cb IMORALITETIT KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","datePublished":"2010-06-22T07:43:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjyqtaret-si-hanxhare-te-imoralitetit-kunder-lirise-se-medias\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"GJYQTAR\u00cbT SI HANXHAR\u00cb T\u00cb IMORALITETIT KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3053"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3053\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}