{"id":3031,"date":"2010-06-18T00:06:15","date_gmt":"2010-06-17T23:06:15","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3031"},"modified":"2010-06-18T00:06:15","modified_gmt":"2010-06-17T23:06:15","slug":"hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/","title":{"rendered":"Hedoni dhe Uliksi: Ju rr\u00ebfejm\u00eb baban\u00eb ton\u00eb, Bekim Fehmiu"},"content":{"rendered":"<p><strong>INA\/Express<\/strong>, <em>17.06.2010<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Hedoni dhe Uliksi, dy djemte e aktorit te madh, Bekim Fehmiu rrefejne jeten e te atit, krenarine per prejardhjen dhe amanetin e tij per t&#8217;iu shperndare hiri ne Prizren.<\/strong><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/bekim_fehmiu.jpg\" border=\"0\" alt=\"Bekim Fehmiu\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p><strong>Hedoni: Babai do t\u00eb prehet n\u00eb Lumbardh t\u00eb Prizrenit<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Ai jetoi si samuraj dhe vdiq si nj\u00eb samuraj! Babai im shkoi me stil t\u00eb madh, ashtu sikurse edhe jetoi. Un\u00eb jam i trishtuar sepse m\u00eb mungon, por jam nj\u00ebkoh\u00ebsisht i lumtur p\u00ebr shkak t\u00eb tij&#8230; Kjo ishte d\u00ebshira e tij, dhe un\u00eb me gjith\u00eb zem\u00ebr e respektoj dhe e mb\u00ebshtes&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka deklaruar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn beogradase &#8220;Alo!&#8221;, Hedoni, i biri i legjend\u00ebs s\u00eb filmit, Bekim Fehmiu, i cili t\u00eb mart\u00ebn pasdite b\u00ebri vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>N\u00eb heshtje, gati vjedhurazi ka vendosur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim. \u00cbsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb heshtje n\u00eb shtrat, dhe vendosi q\u00eb n\u00eb vete t\u00eb shtjer\u00eb me arm\u00eb. Bekimi, m\u00eb t\u00eb dashurve tij ua la nj\u00eb let\u00ebr lamtumir\u00ebse, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit i porositi se i do, por edhe i luti ta kuptojn\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><object classid=\"clsid:d27cdb6e-ae6d-11cf-96b8-444553540000\" width=\"500\" height=\"300\" codebase=\"http:\/\/download.macromedia.com\/pub\/shockwave\/cabs\/flash\/swflash.cab#version=6,0,40,0\"><param name=\"flashvars\" value=\"height=500&amp;width=300&amp;file=http:\/\/www.shekulli.com.al\/2010\/06\/15\/fehmiu.flv&amp;skin=http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/stil.swf&amp;controlbar=over&amp;autostart=false&amp;stretching=fill&amp;showdigits=true\" \/><param name=\"src\" value=\"http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/flv\/player.swf\" \/><param name=\"wmode\" value=\"transparent\" \/><param name=\"allowfullscreen\" value=\"true\" \/><embed type=\"application\/x-shockwave-flash\" width=\"500\" height=\"300\" src=\"http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/flv\/player.swf\" allowfullscreen=\"true\" wmode=\"transparent\" flashvars=\"height=500&amp;width=300&amp;file=http:\/\/www.shekulli.com.al\/2010\/06\/15\/fehmiu.flv&amp;skin=http:\/\/www.shekulli.com.al\/zotmedia\/stil.swf&amp;controlbar=over&amp;autostart=false&amp;stretching=fill&amp;showdigits=true\"><\/embed><\/object><br \/>\n<em>Vizita e aktorit t\u00eb famsh\u00ebm Bekim Fehmiu n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1972<\/em><\/p>\n<p>Biri m\u00eb i ri i Fehmiut ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr &#8220;Alo!&#8221; se d\u00ebshira e babait t\u00eb tij ishte q\u00eb Lumbardhi i Prizrenit t\u00eb jet\u00eb varri i tij.<\/p>\n<p>&#8220;Gjithmon\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb n\u00ebn\u00ebs se kur t\u00eb vij\u00eb ai moment, hiri i tij t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb Lumbardhin e Prizrenit. E ka dashur at\u00eb qytet, ishte sht\u00ebpia e tij t\u00eb dyt\u00eb. \u00cbsht\u00eb shp\u00ebrngulur aty nga vendlindja e tij, Sarajeva. Pasi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb kremacioni, ne do t\u00eb shkojm\u00eb atje p\u00ebr ta p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e p\u00ebrjetshme&#8221;, tregon d\u00ebshir\u00ebn e familjes s\u00eb tij, Hedoni.<\/p>\n<p>&#8220;Ai gjithmon\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb vital, energjik me trup dhe shpirt, nuk d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb. Dhe, n\u00ebse di\u00e7ka e till\u00eb i ndodh, do t\u00eb shtie me nj\u00eb plumb n\u00eb ball\u00eb! Ne gjithmon\u00eb nuk e kemi marr\u00eb seriozisht, duke menduar se \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr romantik, por ai ka qen\u00eb gjithmon\u00eb konsekuent! Vitin e kaluar ka humbur dy motrat, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuar. I ka par\u00eb se si vyshken sikur bim\u00ebt, t\u00eb vet\u00ebdijshme se jeta t\u00eb cilin e kishin dashur ka kaluar, por nuk ka mundur t&#8217;u ndihmoj\u00eb&#8221;, thot\u00eb Hedoni.<\/p>\n<p>Dhe, ai mban mend d\u00ebshir\u00ebn e pashuar t\u00eb babait t\u00eb tij p\u00ebr jet\u00ebn, e cila n\u00eb fund t\u00eb shkurtit u zhduk pothuajse brenda nat\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Deri para kat\u00ebr muajsh, nuk ka pasur njeri m\u00eb vital se ai. Kur vija nga rruga, m&#8217;i merrte \u00e7antat e mia dhe vet\u00eb i bartte deri n\u00eb katin e n\u00ebnt\u00eb. \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaqur. Pastaj, p\u00ebsoi nj\u00eb goditje n\u00eb tru dhe \u00e7do gj\u00eb ndryshoi. Ai ishte i pafuqish\u00ebm, u plak pothuajse brenda nat\u00ebs. L\u00ebvizte dob\u00ebt, fliste dob\u00ebt, nuk ishte m\u00eb i nj\u00ebjti njeri, dhe k\u00ebt\u00eb e ndjente. Nuk e ka dashur nj\u00eb fund t\u00eb till\u00eb&#8230;&#8221;, kujton Hedoni.<\/p>\n<p>Pasi me n\u00ebn\u00ebn e tij ka gjetur trupin e pajet\u00eb t\u00eb babait t\u00eb tij mbi krevat, Hedoni thot\u00eb se kan\u00eb p\u00ebrjetuar nj\u00eb &#8220;tobogan t\u00eb ndjenjave&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Nga ai shok, trishtim, dhimbje e deri te vet\u00ebdija se kishte k\u00ebrkuar ashtu dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak nuk duhet t\u00eb vuajn\u00eb. Mund t\u00eb flas p\u00ebr nj\u00eb vit, p\u00ebr t\u00eb treguar se p\u00ebr \u00e7far\u00eb do ta mbaj n\u00eb mend. Ka aq shum\u00eb! Ai ishte nj\u00eb njeri i rrall\u00eb&#8221;, thot\u00eb Hedoni.<\/p>\n<p>Lajmi tragjik e ka gjetur nj\u00eb trash\u00ebgimtar tjet\u00ebr t\u00eb Bekimit, t\u00eb birin Uliksi, n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Ai ishte n\u00eb shok m\u00eb t\u00eb madh! Nuk ishte pran\u00eb tij dhe nuk e dinte se \u00e7far\u00eb po ndodhte&#8221;, thot\u00eb Hedoni, i cili kishte dal\u00eb n\u00eb aeroport p\u00ebr ta pritur t\u00eb v\u00ebllain.<br \/>\nE festoi qet\u00eb dit\u00eblindjen e fundit<\/p>\n<p>Aktori legjendar m\u00eb 1 qershor, dy jav\u00eb para se vendosi t\u00eb largohet nga kjo bot\u00eb, mbushi 74 vjet.<\/p>\n<p>&#8220;Dit\u00eblindjen e kaluar e festoi qet\u00eb&#8230; Sikur nuk pat m\u00eb fuqi&#8221;, kujton Hedoni, duke shtuar se babai i tij koh\u00ebt e fundit mezi l\u00ebvizte.<\/p>\n<p><strong>Uliksi: Jeta dhe puna e babait<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr baban\u00eb tim, Bekimin, s\u00eb pari do t\u00eb duhet t\u00eb flas p\u00ebr gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur m\u00eb 1892 n\u00eb Gjakov\u00eb, n\u00eb nj\u00eb familje tregtare dhe arsimore. Shkoll\u00ebn Normale dhe Medresen\u00eb e kishte kryer n\u00eb Shkup. Biografia e gjyshit shkurtimisht mund t\u00eb tregohet edhe p\u00ebrmes emrave q\u00eb ua kishte l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vet, duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb ata t&#8217;i kishin vet\u00ebm me kuptime shqiptare, e n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arabe ose turke.<\/p>\n<p>Vajza m\u00eb e madhe quhej Besa, fjal\u00eb e nderit, betim dhe nj\u00eb lloj shenje mbrojt\u00ebse e shqiptar\u00ebve; Shpresa do t\u00eb thoshte shpres\u00eb n\u00eb dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr popullin shqiptar; Bashkim, djali i par\u00eb, n\u00eb kuptimin e bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mir\u00eb p\u00ebr popullin; Bekim, babai im, donte t\u00eb thoshte bekimi i popullit; Af\u00ebrdita, agimi \u00ebsht\u00eb af\u00ebr p\u00ebr popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Ibrahim Fehmiu me pushk\u00eb dhe lib\u00ebr ishte dora e djatht\u00eb e patriotit t\u00eb shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kund\u00ebr pushtimit turk n\u00eb vitin 1912. Si nj\u00eb nd\u00ebr m\u00ebsuesit e par\u00eb shqiptar, i kushtohet arsimimit t\u00eb popullit t\u00eb tij dhe hapjes s\u00eb shkollave n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, pushteti serbo-malazez e d\u00ebnon me vdekje.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb, ndiqet si ithtar i Bajram Currit dhe Fan Nolit. Gjyshin e ndiqte edhe Mbreti Ahmet Zogu, duke v\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb dukat\u00ebsh p\u00ebr kok\u00ebn e tij. M\u00eb 1929 kapet dhe izolohet n\u00eb Valev\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb familja e tij jetonte n\u00eb Gjakov\u00eb, kurse dy vite m\u00eb von\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku deportohen n\u00eb Sarajev\u00eb, ku, p\u00ebrve\u00e7 tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb lindur, n\u00eb bot\u00eb vijn\u00eb edhe bijt\u00eb: Fatmiri, Arsimi dhe babai im, Bekimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1939, pas okupimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia, ata shkojn\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, ku gjyshi b\u00ebhet drejtor didaktik i shkollave fillore dhe lind edhe vajza e tij m\u00eb e vog\u00ebl, Af\u00ebrdita.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave m\u00eb 1941, familja kthehet n\u00eb Prizren, ku ai e vazhdon pun\u00ebn e tij edukative dhe patriotike. E burgosin edhe gjerman\u00ebt. As n\u00eb koh\u00ebn e Jugosllavis\u00eb s\u00eb re nuk mbyllet golgota e familjes Fehmiu. Gjyshin e burgosin dhe pas procesit t\u00eb montuar ai d\u00ebnohet. Pas daljes nga burgu n\u00eb vitin 1951 ai vdes.<\/p>\n<p>Gjyshja ime, Hedija, ishte e lindur n\u00eb Gjakov\u00eb m\u00eb 1908, e cila e kishte p\u00ebrcjell\u00eb vazhdimisht gjyshin n\u00eb rrug\u00ebn e vuajtjeve t\u00eb tij jet\u00ebsore dhe babai im mendon se akoma nuk ka gjetur fjal\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrshkruar t\u00eb gjitha vuajtjet e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb familjes Fehmiu. Gjenerata e babait tim Bekimit, \u00ebsht\u00eb gjenerata e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkolluar n\u00eb Artisti i madh, q\u00eb nga gjysma e shekullit XX e deri m\u00eb sot, pas Aleksand\u00ebr Moisiut, \u00ebsht\u00eb i pari aktor shqiptar me k\u00ebt\u00eb fam\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>U shkollua n\u00eb gjuh\u00ebn amtare q\u00eb nga shkolla fillore deri n\u00eb matur\u00ebn e gjimnazit. Pas gjimnazit babai b\u00ebhet an\u00ebtar i dram\u00ebs shqipe t\u00eb Teatrit Krahinor, si teat\u00ebr i vet\u00ebm profesional n\u00eb Kosov\u00eb. Akademin\u00eb Teatrore n\u00eb Beograd e regjistron n\u00eb vitin 1956, n\u00eb klas\u00ebn e profesorit t\u00eb njohur Mate Milloshevi\u00e7.<\/p>\n<p>E jep provimin pranues dhe pranohet si student i saj, me kusht q\u00eb t\u00eb m\u00ebsonte gjuh\u00ebn serbo-kroate. Teatri i Prishtin\u00ebs ia ndan burs\u00ebn e studimeve, por mallkimin q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb &#8220;zotat &#8221; e politik\u00ebs ndaj familjes Fehmiu, bie edhe mbi kok\u00ebn e babait tim. Pas dy muajve i nd\u00ebrpritet bursa.<\/p>\n<p>Duke fal\u00ebnderuar rektorin e Akademis\u00eb s\u00eb Poet\u00ebve, Dushan Matiqit, i ndahet bursa p\u00ebr shkollim deri n\u00eb fund t\u00eb studimeve. Shpejt m\u00ebson serbokroatishten dhe gjat\u00eb vitit 1960 b\u00ebhet an\u00ebtar i rregullt i teatrit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit, Teatrit jugosllav t\u00eb Dram\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, profesor\u00ebt e Akademis\u00eb e p\u00ebrmendin babain tim si shembull i nj\u00eb talenti t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe si nj\u00eb student i vyesh\u00ebm, q\u00eb edhe un\u00eb, si student i t\u00eb nj\u00ebjtin fakultet, i kam d\u00ebgjuar disa her\u00eb ato l\u00ebvdata q\u00eb i b\u00ebheshin babait tim. Deri n\u00eb vitin 1987, kur jep dor\u00ebheqje nga Teatri jugosllav i Dram\u00ebs, ai kishte luajtur mbi 40 role t\u00eb llojllojshme teatrore, nga t\u00eb cilat kishte interpretuar role t\u00eb mesme dhe kryesore, duke hyr\u00eb k\u00ebtu edhe &#8220;Atelia 212&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb dy pjes\u00eb teatrore ishte asistent i regjisorit Milloshevi\u00e7, p\u00ebr &#8220;Ri\u00e7ardin e tret\u00eb&#8221; dhe &#8220;Zbulimin&#8221; e Dobrica Qosiqit. I realizon filmat: &#8220;Klakson&#8221;, &#8220;Roj&#8221;, &#8220;Vitet e nxehta&#8221;, &#8220;Protesti&#8221;, &#8220;Depsi&#8221;, &#8220;Pavle Pavlloviq&#8221; etj. Pas suksesit t\u00eb madh t\u00eb filmit &#8220;Mbledh\u00ebsit e puplave&#8221;, n\u00eb regjin\u00eb e A. Petroviqit, ku luan rolin e romit Boro i bardh\u00eb (filmi fiton dy shp\u00ebrblime n\u00eb Festivalin e Kan\u00ebs-Franc\u00eb 1967 dhe nominohet edhe p\u00ebr &#8220;Oskar&#8221;), fillon karriera e tij internacionale, duke u b\u00ebr\u00eb ylli i par\u00eb bot\u00ebror nga hap\u00ebsirat tona dhe n\u00ebnshkruan nj\u00eb kontrat\u00eb disavje\u00e7are me producentin Dino De Laurentis.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebhet krenaria e ish-Jugosllavis\u00eb. Kryesisht xhironte n\u00eb Europ\u00eb, SHBA, Amerik\u00ebn Jugore, Afrik\u00eb dhe Azi. Luajti n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, serbokroate, maqedonishte, rome, turke, spanjolle, angleze, fr\u00ebnge dhe italiane. Spektator\u00ebt edhe sot i shikojn\u00eb fi lmat dhe teleserit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat luajti ai, si\u00e7 jan\u00eb: &#8220;Odisea&#8221; e Homerit, me Irena Papasin, &#8220;Aventurier\u00ebt&#8221;, ku luajti rolin kryesor t\u00eb Daksit (plejbojin Porfi ro Rubiroze), &#8220;Dezertor&#8221; me Xhon Hjustonin, Ri\u00e7ard Kren\u00ebn, Rikardo Montalbanin, \u00c7ak Konorsin, Vudi Stroudin etj.<\/p>\n<p>N\u00eb &#8220;Shtatorin e zi&#8221; me Robert Shoun, Marta Kelerin&#8230; n\u00eb &#8220;Libera dashuria ime&#8221;, me Klaudia Kardinalen, n\u00eb &#8220;Sallon Kiti&#8221; me Ingrid Tulin, Helmut Berger dhe t\u00eb tjer\u00eb. Q\u00eb ta fitonte rolin me buxhet t\u00eb lart\u00eb n\u00eb filmin &#8220;Aventurier\u00ebt&#8221;, n\u00eb regjin\u00eb e Luis Xhilbertit, duhej q\u00eb ta zot\u00ebronte gjuh\u00ebn angleze n\u00eb nj\u00eb afat vet\u00ebm prej 10 jav\u00ebsh, gj\u00eb q\u00eb pati sukses. Rolin e fitoi n\u00eb vitin 1968, po at\u00eb vit kur u linda edhe un\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb t&#8217;u paraqitej t\u00eb ftuarve, si ylli i ri i filmit &#8220;Aventurier\u00ebt&#8221; me yjet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb filmit: Olivia de Hevilend, Ana Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgnin, Fernando Rej, Alen Badel, Rozano Brazi, Sharl Aznavur etj., p\u00ebr nder t\u00eb babait tim ishte organizuar nj\u00eb pranim madh\u00ebshtor n\u00eb hotelin &#8220;Pjer&#8221; t\u00eb Nju Jorkut, n\u00eb t\u00eb cilin ishte paraqitur me veshje komb\u00ebtare shqiptare. Xhiroi mbi 50 filma, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt luante kryesisht role kryesore.<\/p>\n<p>N\u00eb shenj\u00eb proteste, p\u00ebr shkak t\u00eb propagand\u00ebs antishqiptare dhe urrejtjes ndaj popullit t\u00eb tij, babai im m\u00eb 1987-n n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative e l\u00ebshon pjes\u00ebn teatrore &#8220;Madam Kolontajn&#8221;, ku luan Stalinin dhe Leninin dhe p\u00ebrsh\u00ebndetet publikisht me veprimtarin\u00eb artistike n\u00eb ish-Jugosllavi. Roli i fundit q\u00eb luajti p\u00ebr televizionin italian ishte Sh\u00ebn Josifi n\u00eb fi lmin &#8220;F\u00ebmija i em\u00ebruar Jezu&#8221; n\u00eb regjin\u00eb e Franko Rosit, i cili \u00ebsht\u00eb shfaqur edhe n\u00eb televizionin amerikan.<\/p>\n<p>Shkrimtari dhe producenti italian, Francesko Skardamalia, kishte th\u00ebn\u00eb: &#8220;Bekim Fehmiu \u00ebsht\u00eb i vetmi aktor internacional nga vendet lindore komuniste, i cili xhiroi n\u00eb Per\u00ebndim gati nj\u00ebzet vite, duke e dep\u00ebrtuar perden e hekurt, deri n\u00eb paraqitjen e Gorba\u00e7ovit dhe rr\u00ebzimin e Murit t\u00eb Berlinit&#8221;. Filmin e fundit &#8220;Xhingis Kani&#8221; e ka realizuar n\u00eb vitin 1992 n\u00eb regjin\u00eb e Ken Anakinit dhe n\u00eb produksionin amerikano-italian.<\/p>\n<p>Pas Aleksand\u00ebr Moisiut, aktorit nga gjysma e shekullit 20, babai im \u00ebsht\u00eb aktori i par\u00eb internacional shqiptar n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit 20. R\u00ebnia e Jugosllavis\u00eb, lufta e tmerrshme v\u00ebllavras\u00ebse, shkat\u00ebrrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi shum\u00ebvje\u00e7ar i Sarajev\u00ebs, lufta n\u00eb Kosov\u00eb, bombardimi i RS t\u00eb Jugosllavis\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb babai im t\u00eb t\u00ebrhiqej edhe m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ndar\u00eb nga fjal\u00ebt q\u00eb p\u00ebr aktorin jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishmet dhe mjeti m\u00eb i mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb ndar\u00eb prej tyre dhe i ka shnd\u00ebrruar n\u00eb heshtje, n\u00eb protest\u00eb, me \u00e7&#8217;rast Hamleti do t\u00eb thoshte&#8230; &#8220;Ka mbetur heshtja&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Humbja e nj\u00eb aktori t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Vdekja e aktorit Bekim Fehmiu ka pik\u00eblluar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt; ata e perjetojn\u00eb si humbje t\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb i b\u00ebnte t\u00eb ndjehen krenar\u00eb, thon\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit t\u00eb artist\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Bekim Fehmiu nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 74-vje\u00e7are n\u00eb Beograd. Policia dyshon t\u00eb ket\u00eb kryer vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>Regjisori Isa Qosja thot\u00eb se vdekja e Fehmiut sh\u00ebnon humbjen e nj\u00eb aktori t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8220;Lajm i r\u00ebnd\u00eb&#8230; shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr komunitetin dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr njer\u00ebzit e Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, ishte krenari kur e d\u00ebgjonim emrin e tij n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare&#8230; dhe me arsye t\u00eb madhe, sepse Bekimi Fehmiu ishte nj\u00eb figur\u00eb e pazakont\u00eb, e ve\u00e7ant\u00eb, nj\u00eb figur\u00eb artistike, i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb disa filma ka l\u00ebn\u00eb freski t\u00eb v\u00ebrteta. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb humbje tejet e madhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Kishte shum\u00eb energji, shum\u00eb vullnet, shum\u00eb fuqi artistike dhe ja&#8230; p\u00ebrfundoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb tragjike, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb&#8230; e habitshme p\u00ebr mua&#8221;, shprehet Qosja.<\/p>\n<p>Edhe regjisori Ekrem Kryeziu e quan humbje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb vdekjen e aktorit Bekim Fehmiu.<\/p>\n<p>&#8220;Lajmet e k\u00ebqija nuk t\u00eb kursejn\u00eb&#8230; e ndjeva veten shum\u00eb keq, p\u00ebr arsye se u shua nj\u00eb yll i kinematografis\u00eb s\u00eb Ballkanit. Ka qen\u00eb dhe do t\u00eb ngel\u00eb i fresk\u00ebt n\u00eb mendjen time. Shum\u00eb njer\u00ebz ton\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj i kan\u00eb ofruar shum\u00eb, tep\u00ebr bot\u00ebs&#8230; E v\u00ebrtet\u00eb&#8230; \u00ebsht\u00eb katapultuar aq shpejt n\u00eb orbit\u00eb, saq\u00eb i ka marr\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt me vete. Ai i ka marr\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt me vete dhe i ka takuar gjith\u00ebsis\u00eb&#8221;, deklaron Kryeziu.<\/p>\n<p>Lajmi p\u00ebr vdekjen e Bekim Fehmiut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kumt i zi, thot\u00eb dramaturgu dhe publicisti Haqif Mulliqi.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb nj\u00eb kumt i zi, t\u00eb cilin nuk do t\u00eb kisha d\u00ebshir\u00eb ta d\u00ebgjoja asnj\u00ebher\u00eb. Bekimin e kam njohur shum\u00eb mir\u00eb dhe nga af\u00ebr. \u00cbsht\u00eb shuar nj\u00eb prej artist\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb t\u00eb shekullit 20, i cili, objektivisht, na ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndjehemi krenar\u00eb q\u00eb jemi shqiptar\u00eb dhe, jo rrall\u00eb, ka qen\u00eb edhe frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebt shqiptar\u00eb, kudo q\u00eb kan\u00eb jetuar&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk duhet harruar se Bekim Fehmiu \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pamundshme p\u00ebr t&#8217;u zhvilluar nj\u00eb artist shqiptar. Kishte sfida t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb jet\u00eb&#8230;&#8221;, thot\u00eb Mulliqi.<\/p>\n<p>Bekim Fehmiu, gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, nuk ka luajtur n\u00eb ndonj\u00eb film n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Por, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit t\u00eb artist\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb thon\u00eb se, pavar\u00ebsisht nga ky fakt, ai njihet si aktor q\u00eb ka shp\u00ebrthyer kufijt\u00eb nacional\u00eb p\u00ebr t&#8217;ia falur artin bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Regjisori Qosja thot\u00eb se aktori Bekim Fehmiu ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyera n\u00eb kinematografin\u00eb e rajonit dhe t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;Ai ka l\u00ebn\u00eb mbresa dhe ka treguar fuqin\u00eb artistike, figur\u00ebn&#8230; Ka treguar portretin e njeriut ton\u00eb, nj\u00eb portret q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta gjejm\u00eb si t\u00eb till\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ne. Fatkeq\u00ebsisht, s&#8217;kemi pasur rastin q\u00eb ta kemi n\u00eb nj\u00eb projekt tonin. Fatkeq\u00ebsisht&#8230; nuk kemi pasur mund\u00ebsi&#8221;, thot\u00eb Qosja.<\/p>\n<p><strong>Ngjash\u00ebm shprehet edhe regjisori Kryeziu<\/strong>:<\/p>\n<p>&#8220;Arti \u00ebsht\u00eb arti i bot\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, neve na ka madh\u00ebruar, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb orbit\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb orbit\u00ebn e yjeve t\u00eb bot\u00ebs, e kemi edhe ne nj\u00eb njeri q\u00eb e ka pasur zemr\u00ebn shqiptare, por q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, nuk ka pasur rol n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Bekimi ka qen\u00eb nj\u00eb fanar, drejt t\u00eb cilit ne jemi orientuar&#8221;.<\/p>\n<p>Dramaturgu Mulliqi e vler\u00ebson aktorin e ndjer\u00eb si nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si model p\u00ebr aktor\u00ebt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8220;Do t\u00eb pretendohet p\u00ebr vite e dekada, q\u00eb t\u00eb arrihet n\u00eb at\u00eb nivel nga secili artist, jo vet\u00ebm shqiptar, por edhe ballkanas. N\u00eb fakt, madh\u00ebshtia e Bekimit ishte se ai ishte shqiptar, por p\u00ebrgjith\u00ebsisht u ka takuar t\u00eb gjitha kulturave t\u00eb tjera, ku ka participuar, dhe ato kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta&#8221;, thekson Mulliqi.<\/p>\n<p>Bekim Fehmiu ishte aktor dhe personalitet i respektuar n\u00eb gjith\u00eb Ballkanin dhe m\u00eb gjer\u00eb. Mb\u00ebshtet\u00ebs ka pasur dhe ka edhe n\u00eb Beograd, ku ka kaluar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1987 filloi heshtja e madhe e Bekim Fehmiut. Dramaturgu beogradas, Gorqin Stojanoviq, q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve ishte af\u00ebr Fehmiut, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb vitin 1987, n\u00eb koh\u00ebn e histeris\u00eb antishqiptare q\u00eb zhvillohej, ai tha se m\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do t\u00eb aktronte, por as nuk do t\u00eb paraqitej n\u00eb opinion. Shi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai nuk vinte as n\u00eb premierat tona&#8221;, thot\u00eb Gorqin Stojanoviq.<\/p>\n<p>Filip David, letrar dhe recensent i librave t\u00eb Bekim Fehmiut, deklaron:<\/p>\n<p>&#8220;Sa u p\u00ebrket njohjeve me regjisor\u00ebt dhe aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur bot\u00ebror\u00eb, ne k\u00ebtu as q\u00eb e kemi ditur madh\u00ebshtin\u00eb e tij. Bekim Fehmiu ka qen\u00eb absolutisht n\u00eb kulmin e kinematografis\u00eb bot\u00ebrore. Ai ka pasur role t\u00eb tilla, por edhe ka njohur personalitete t\u00eb niveleve t\u00eb tilla&#8221;.<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p><strong>Fundi i Bekim Fehmiut, gruaja: Trupi do digjet, sipas amanetit<\/strong><\/p>\n<p>Aktori ashtu n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer ishte n\u00eb banes\u00ebn e tij n\u00eb katin e n\u00ebnt\u00eb n\u00eb lagjen &#8220;Zvezdara&#8221;. Rreth or\u00ebs 15.30 ai ishte futur n\u00eb dhom\u00ebn e tij dhe n\u00eb nj\u00eb moment djali i tij Hedoni kishte d\u00ebgjuar nj\u00eb krism\u00eb.<\/p>\n<p>Vrapi n\u00eb dhom\u00ebn e aktorit, ka gjetur at\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb krevat t\u00eb mbuluar me gjak. Aktori i madh kishte sht\u00ebn\u00eb me pistolet\u00ebn e tij personale n\u00eb goj\u00eb. Fillimisht ai kishte dh\u00ebn\u00eb shenja jete, mir\u00ebpo disa minuta para ardhjes s\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb, ai ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. Mir\u00ebpo, se \u00e7ka ka shtyer aktorin e madh q\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb dor\u00ebn ndaj vetes, akoma nuk dihet.<\/p>\n<p>Ai at\u00eb dit\u00eb nuk ishte i hidh\u00ebruar dhe se askush nga familjar\u00ebt nuk besonin se do ti ndodhte nj\u00eb tragjedi e till\u00eb. N\u00eb sht\u00ebpi at\u00eb or\u00eb ishte djali i tij Hedoni, nd\u00ebrsa gruaja Branka Petri\u00e7, kishte dal\u00eb n\u00eb treg dhe n\u00eb sh\u00ebtitje. Lajmi p\u00ebr vet\u00ebvrasjen ishte p\u00ebrhapur p\u00ebr disa minuta kudo. Aktori i madh disa vite kishte probleme sh\u00ebndet\u00ebsore, nd\u00ebrsa para kat\u00ebr muajve kishte p\u00ebrjetuar nj\u00eb sulm n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb leht\u00eb. Koh\u00ebve t\u00eb fundit ai ishte totalisht i izoluar dhe koh\u00ebn e kalonte n\u00eb shtrat.<\/p>\n<p>Shum\u00eb rrall\u00eb dilte nga banesa. Bashk\u00ebshortja e Fehmiut, Branka Petriq nj\u00eb aktore e njohur, deklaroi se Bekimi ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebvrasje n\u00eb banes\u00eb rreth or\u00ebs 14 deri 15, deri sa ajo ishte n\u00eb qytet dhe se sipas saj ai p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb i vet\u00eb izoluar, ka pasur disa probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe psikike. Ajo tha se kremimi i trupit t\u00eb tij (djegia e trupit) do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Beograd, por ende nuk \u00ebsht\u00eb caktuar data. &#8220;Kjo ka qen\u00eb d\u00ebshira e fundit e Bekimit&#8221;, tha ajo.<\/p>\n<p><strong>Rebeli q\u00eb braktisi sken\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb terrorit serb<\/strong><\/p>\n<p>Nga viti 1987, kur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative braktisi shfaqjen &#8220;Madame Kolontine&#8221; t\u00eb Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, n\u00eb teatrin jugosllav t\u00eb dram\u00ebs, ai i dha lamtumir\u00ebn aktivitetit artistik n\u00eb Jugosllavi. Ai at\u00ebher\u00eb kishte shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsi rreth t\u00ebrheqjes, duke pohuar se e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb akt p\u00ebr shkak t\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr antishqiptare e organizuar nga serb\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2002 n\u00eb Beograd u botua libri autobiografik i Bekim Fehmiut, &#8220;Shk\u00eblqimi dhe trishtimi&#8221;, n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrshkruhet periudha q\u00eb nga lindja e tij n\u00eb Sarajev\u00eb e deri n\u00eb regjistrimin n\u00eb fakultetin e arteve dramatike n\u00eb Beograd. Mir\u00ebpo libri ende nuk \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb shqip. K\u00ebto dit\u00eb e ka p\u00ebrfunduar edhe pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb dor\u00ebshkrimit t\u00eb librit n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb serbisht, dhe kap periudh\u00ebn prej vitit 1956 e deri m\u00eb sot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>INA\/Express, 17.06.2010 Hedoni dhe Uliksi, dy djemte e aktorit te madh, Bekim Fehmiu rrefejne jeten e te atit, krenarine per prejardhjen dhe amanetin e tij per t&#8217;iu shperndare hiri ne Prizren. Hedoni: Babai do t\u00eb prehet n\u00eb Lumbardh t\u00eb Prizrenit &#8220;Ai jetoi si samuraj dhe vdiq si nj\u00eb samuraj! Babai im shkoi me stil t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3031","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Hedoni dhe Uliksi: Ju rr\u00ebfejm\u00eb baban\u00eb ton\u00eb, Bekim Fehmiu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Hedoni dhe Uliksi: Ju rr\u00ebfejm\u00eb baban\u00eb ton\u00eb, Bekim Fehmiu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"INA\/Express, 17.06.2010 Hedoni dhe Uliksi, dy djemte e aktorit te madh, Bekim Fehmiu rrefejne jeten e te atit, krenarine per prejardhjen dhe amanetin e tij per t&#8217;iu shperndare hiri ne Prizren. Hedoni: Babai do t\u00eb prehet n\u00eb Lumbardh t\u00eb Prizrenit &#8220;Ai jetoi si samuraj dhe vdiq si nj\u00eb samuraj! Babai im shkoi me stil t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-17T23:06:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/bekim_fehmiu.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Hedoni dhe Uliksi: Ju rr\u00ebfejm\u00eb baban\u00eb ton\u00eb, Bekim Fehmiu\",\"datePublished\":\"2010-06-17T23:06:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/\"},\"wordCount\":3477,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/bekim_fehmiu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/\",\"name\":\"Hedoni dhe Uliksi: Ju rr\u00ebfejm\u00eb baban\u00eb ton\u00eb, Bekim Fehmiu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/bekim_fehmiu.jpg\",\"datePublished\":\"2010-06-17T23:06:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/bekim_fehmiu.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/bekim_fehmiu.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hedoni dhe Uliksi: Ju rr\u00ebfejm\u00eb baban\u00eb ton\u00eb, Bekim Fehmiu\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hedoni dhe Uliksi: Ju rr\u00ebfejm\u00eb baban\u00eb ton\u00eb, Bekim Fehmiu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Hedoni dhe Uliksi: Ju rr\u00ebfejm\u00eb baban\u00eb ton\u00eb, Bekim Fehmiu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"INA\/Express, 17.06.2010 Hedoni dhe Uliksi, dy djemte e aktorit te madh, Bekim Fehmiu rrefejne jeten e te atit, krenarine per prejardhjen dhe amanetin e tij per t&#8217;iu shperndare hiri ne Prizren. Hedoni: Babai do t\u00eb prehet n\u00eb Lumbardh t\u00eb Prizrenit &#8220;Ai jetoi si samuraj dhe vdiq si nj\u00eb samuraj! Babai im shkoi me stil t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-17T23:06:15+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/bekim_fehmiu.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Hedoni dhe Uliksi: Ju rr\u00ebfejm\u00eb baban\u00eb ton\u00eb, Bekim Fehmiu","datePublished":"2010-06-17T23:06:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/"},"wordCount":3477,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/bekim_fehmiu.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/","name":"Hedoni dhe Uliksi: Ju rr\u00ebfejm\u00eb baban\u00eb ton\u00eb, Bekim Fehmiu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/bekim_fehmiu.jpg","datePublished":"2010-06-17T23:06:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/bekim_fehmiu.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/bekim_fehmiu.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hedoni-dhe-uliksi-ju-rrefejme-babane-tone-bekim-fehmiu\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hedoni dhe Uliksi: Ju rr\u00ebfejm\u00eb baban\u00eb ton\u00eb, Bekim Fehmiu"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3031\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}