{"id":3027,"date":"2010-06-17T23:41:33","date_gmt":"2010-06-17T22:41:33","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3027"},"modified":"2010-06-17T23:41:33","modified_gmt":"2010-06-17T22:41:33","slug":"brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/","title":{"rendered":"BRUKSELI &#038; STRASBURGU: JO, KOMPROMISIT T\u00cb TR\u00cbNDAFILT\u00cb P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Monika Shoshori Stafa<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ndonj\u00eb penallti n\u00eb fushat e kup\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb \u201cpenality\u201d t\u00eb nj\u00eb lloji tjet\u00ebr. Pik\u00ebrisht nj\u00eb \u201cpenality\u201d \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka e pret Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb muajt q\u00eb vijn\u00eb, n\u00ebse autoritetet e saj nuk do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm, qoft\u00eb dhe n\u00eb \u00e7astin e fundm\u00eb, ndaj k\u00ebshillave t\u00eb institucioneve t\u00eb politik\u00ebs europeiste.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, t\u00eb gjitha shenjat jan\u00eb se kjo d\u00ebgjueshm\u00ebri e k\u00ebrkuar me ngulm prej kryeqendrave t\u00eb politik\u00ebs europiane mungon krejt. S\u2019ka ultimatum, s\u2019ka marr\u00ebveshje, s\u2019ka kompromis, s\u2019ka probleme midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Europ\u00ebs, s\u2019ka kriz\u00eb ekonomike, gjith\u00e7ka shkon shk\u00eblqyesh\u00ebm, Shqip\u00ebria lul\u00ebzon midis depresionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ekonomik bot\u00ebror, kriza \u00ebsht\u00eb fantazi njer\u00ebzish t\u00eb s\u00ebmur\u00eb &#8211; k\u00ebto jan\u00eb pohimet e p\u00ebrditshme gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitshme q\u00eb p\u00ebrhapen pik\u00ebrisht prej atyre q\u00eb, duke pranuar se e njohin realitetin, do t\u00eb jepnin nj\u00eb shenj\u00eb d\u00ebgjueshm\u00ebrie.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb ndryshe. Qeverisja e Shqip\u00ebris\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Tirana \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim alarmant i Brukselit dhe i Strasburgut. Situata e saj p\u00ebrshkruhet n\u00eb rezoluta, raporte v\u00ebzhgimi, deklarata politike dhe akte t\u00eb tjera. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme e shumic\u00ebs dhe pakic\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e europolitik\u00ebs. Vet\u00ebm kaq do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb kuptuar se deri ku ka arritur kriza politike dhe institucionale e vendit.<\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb iniciativ\u00eb europiane p\u00ebr t\u00eb rivendosur baraspeshat politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Darka e Strasburgut, me t\u00eb cil\u00ebn protagonist\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe humor, nuk dallon shum\u00eb prej luftanijes n\u00eb Adriatik, ku krer\u00ebt e politik\u00ebs shqiptare u takuan me t\u00eb d\u00ebrguarin europian, Frantz Vranitzkij, m\u00eb 1997. Pas asaj darke, t\u00eb gjith\u00eb e dinin se ekzistonte nj\u00eb afat pritjeje (deadline), q\u00eb askush nuk e p\u00ebrfilli. Koha kaloi dhe tani nga t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dihet se ekziston dhe nj\u00eb afat i ri pritjeje si l\u00ebshim i fundm\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt kok\u00ebshkret\u00eb e mosp\u00ebrfill\u00ebs, q\u00eb e duan Europ\u00ebn p\u00ebr vizat dhe imazhin, por jo edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si e nderojn\u00eb vendin e tyre. Dhe ky afat dihet mir\u00eb se p\u00ebrfundon t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, m\u00eb 16 qershor.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht prej th\u00ebnieve e kund\u00ebrth\u00ebnieve, tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e ditur se ekziston jo vet\u00ebm afati i ri, por dhe nj\u00eb propozim i shkruar p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje minimale, pavar\u00ebsisht fshehjes bizantine q\u00eb i b\u00ebhet nga nj\u00ebra dhe nga tjetra pal\u00eb. Ky propozim synon t\u2019i sjell\u00eb pal\u00ebt n\u00eb nj\u00eb kompromis, q\u00eb mund ta nxjerr\u00eb s\u00ebrish Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb breg. Si \u00e7do kompromis, ai rregullon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb logjikshme, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb dhe t\u00eb pjesshme, duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ruajn\u00eb fytyr\u00ebn, interesat e t\u00eb dy krah\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00ebri m\u00eb intrasigjent se tjetri.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs duhet th\u00ebn\u00eb se opozita, duke iu bindur pa fjal\u00eb thirrjes s\u00eb institucioneve europiane, e braktisi kauz\u00ebn e vet t\u00eb shprehur n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb dhe tani s\u00eb fundi deklarativisht ka pohuar gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb pranuar nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme. Edhe n\u00ebse ajo e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike dhe historike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt e nj\u00eb dallim q\u00eb nuk mund t\u00eb mohohet.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb p\u00ebrmban kompromisi i vet\u00ebm i propozuar prej kryeqendrave europiane?<br \/>\nMarr\u00ebveshja, e cila duhet t\u00eb konfirmohet si vullnet deri m\u00eb 16 qershor nga protagonist\u00ebt dhe antagonist\u00ebt e situat\u00ebs s\u00eb sotme n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrmban pak a shum\u00eb k\u00ebto parime e k\u00ebt\u00eb kalendar:<\/p>\n<p>&#8211; Konfirmohet ligjshm\u00ebria e nismave p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb procesit demokratik, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe procesin elektoral, \u00e7ka k\u00ebnaq interesat e pakic\u00ebs s\u00eb majt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Konfirmohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia e pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb rrug\u00eb kushtetuese t\u00eb interpretimit t\u00eb k\u00ebtyre nismave, \u00e7ka sigurisht p\u00ebrmbush vullnetin e shumic\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Garantohet mund\u00ebsia e arbitrimit t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb nj\u00eb instanc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr shembull n\u00eb Komisionin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Venecias p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ligjeve dhe nismave.<br \/>\n&#8211; Pohohet mund\u00ebsia e shpalljes s\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb shpejt\u00eb prej k\u00ebtij komisioni, sigurisht n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb vendimi k\u00ebshillimor.<\/p>\n<p>Dokumenti l\u00eb pa p\u00ebrcaktuar institucionin q\u00eb do ta interpretonte konfliktin politik n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridike t\u00eb europolitik\u00ebs (n\u00eb rastin konkret t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias). N\u00ebnkuptohet se k\u00ebt\u00eb rol mund ta luante gjykata kushtetuese vend\u00ebse ose kryetari i shtetit, por pal\u00ebt nuk kan\u00eb besim tek asnj\u00ebri nga k\u00ebto institucione, madje edhe besimi i diplomacis\u00eb s\u00eb huaj \u00ebsht\u00eb l\u00ebkundur. N\u00ebnkuptohet gjithashtu se jo nj\u00eb subjekt politik, por nj\u00eb institucion apo autoritet publik mund t\u00eb jet\u00eb shqiptuesi i ankimit n\u00eb nj\u00eb instanc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr ta kthyer detyrimisht \u00e7\u00ebshtjen nga \u201cpolitic case\u201d n\u00eb \u201ccasus iuris\u201d.<\/p>\n<p>Theksohet shum\u00eb qart\u00eb se pala q\u00eb do t\u00eb refuzoj\u00eb kompromisin do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb parashihet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe parashikimet jan\u00eb tejet t\u00eb zymta, ndryshe prej paraqitjeve t\u00eb tr\u00ebndafilta q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrdit\u00eb prej vend\u00ebsve. Sipas shum\u00eb gjasave, antagonist\u00ebt kryem\u00ebvete t\u00eb aren\u00ebs politike shqiptare do ta refuzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb kompromis. Edhe afati i ri do t\u00eb kaloj\u00eb pa arritje. Po \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb pas? Kalendari politik europian p\u00ebrmban edhe nj\u00eb shans tjet\u00ebr p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: nj\u00eb takim t\u00eb ri t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb grupimeve politike t\u00eb vendit n\u00eb nj\u00eb mjedis nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb Strasburg p\u00ebrs\u00ebri, ose ndoshta n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj radhe jo nj\u00eb dark\u00eb krer\u00ebsh, por nj\u00eb p\u00ebrpjekje e fundme p\u00ebr t\u00eb diskutuar me shqiptar\u00ebt me delegacione. Kjo do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr shkak t\u00eb rreziqeve q\u00eb p\u00ebrmban p\u00ebrfytyrimi europian p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrpjekja e fundme p\u00ebr nj\u00eb rregullim politik t\u00eb gjendjes s\u00eb vendit. Pas k\u00ebsaj nis nj\u00eb kalendar tjet\u00ebr. Koha e \u201cdetyrave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u201d u harxhua. Koha e bashk\u00ebbisedimit mbaroi. Koha e akteve vet\u00ebdetyruese u mbyll. \u00c7far\u00eb mbetet n\u00ebse edhe instrumenti i kompromisit d\u00ebshton? At\u00ebher\u00eb vjen koha e kalendarit t\u00eb nd\u00ebrhyrjes n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me mjete t\u00eb tjera, pasi n\u00eb rast se edhe nj\u00eb takim i dyt\u00eb me delegacione nuk jep rezultatet e pritura n\u00eb gjykimin e europolitik\u00ebs, gjuha e kompromisit quhet e d\u00ebshtuar. At\u00ebher\u00eb vendin e kompromisit do ta z\u00ebr\u00eb kusht\u00ebzimi dhe presioni politik. Penallti! Penality!<\/p>\n<p>Kalendari i kund\u00ebrveprimit europian p\u00ebrputhet me koh\u00ebn e fillimit t\u00eb sesionit t\u00eb dyt\u00eb parlamentar n\u00eb shtator. N\u00ebse deri at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb dyja mjetet e kalendarit t\u00eb par\u00eb: marr\u00ebveshja dhe kompromisi, at\u00ebher\u00eb nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb rruga e nd\u00ebshkimit, p\u00ebrmes vendimeve europiane distancuese ndaj nj\u00eb shteti q\u00eb u largohet standardeve t\u00eb qeverisjes demokratike. N\u00eb kalendarin e dyt\u00eb nuk ka m\u00eb shumic\u00eb e pakic\u00eb, por ka vet\u00ebm Shqip\u00ebri. Mund\u00ebsia e nd\u00ebshkimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb mjediset shqiptare, por shpesh \u00ebsht\u00eb quajtur nj\u00eb mjet shantazhi. N\u00eb fakt, institucionet e euro-bashk\u00ebsis\u00eb e kan\u00eb d\u00ebshmuar se, kur gj\u00ebrat arrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kritike, nuk hezitojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrim politik.<\/p>\n<p>A nuk pati nj\u00eb pezullim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe t\u00eb paafat t\u00eb procesit dhe t\u00eb procedurave t\u00eb integrimit t\u00eb Kroacis\u00eb n\u00eb bashk\u00ebsi, p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit me Sllovenin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkufitare? A nuk u aplikua e nj\u00ebjta mas\u00eb edhe p\u00ebr fqinjin ton\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, Maqedonin\u00eb, disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb? Pik\u00ebrisht pezullimi apo ngrirja e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb progresit t\u00eb integrimit europian t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb penaliteti i parashikuar n\u00eb kalendarin politik t\u00eb Strasburgut dhe t\u00eb Brukselit.<\/p>\n<p>Ky penalitet, q\u00eb r\u00ebndom ngat\u00ebrrohet e vulgarizohet duke u nj\u00ebsuar me \u00e7\u00ebshtjen e vizave, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebndi q\u00eb nd\u00ebrmerr euro-bashk\u00ebsia ndaj vendeve kandidate. Dhe nj\u00ebher\u00ebsh ky do t\u00eb ishte regresi m\u00eb i madh politik i Shqip\u00ebris\u00eb i dy dekadave t\u00eb fundme, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe kriz\u00ebn e vitit 1997. Shpesh thuhet se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb aq t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj procesit t\u00eb integrimit dhe nj\u00eb penalitet i till\u00eb nuk do t\u00eb shkaktoj\u00eb asnj\u00eb ndryshim. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe.<\/p>\n<p>N\u00ebse situata do t\u00eb rrotullohet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb ata (shqiptar\u00ebt) t\u00eb mbeten s\u00ebrish vet\u00ebm, Shqip\u00ebria do t\u00eb trazohet keq. Ky regres nuk do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb njollosje historike e klas\u00ebs q\u00eb drejton sot Shqip\u00ebrin\u00eb. Ky regres do t\u00eb jet\u00ebs shkas i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb kriza e fsheht\u00eb e gjithanshme e Shqip\u00ebris\u00eb, deri m\u00eb tani e paraqitur si kriz\u00eb institucionale, kriz\u00eb sistemi, kriz\u00eb politike, t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb edhe n\u00eb aspektin ekonomik. Prognozat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Njoh\u00ebsit e pasojave t\u00eb krizave t\u00eb tilla paralajm\u00ebrojn\u00eb se maturia e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb institucioneve europiane n\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri sot lidhet me faktin se, sipas bindjes europiane, cilado q\u00eb t\u00eb jet\u00eb qeveria e ardhshme e vendit, do t\u00eb gjendet p\u00ebrball\u00eb \u201cgrop\u00ebs\u201d humner\u00eb q\u00eb tashm\u00eb depresioni ekonomik i pap\u00ebrjashtuesh\u00ebm objektivisht e ka shkaktuar.<\/p>\n<p>Ndoshta procesi do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb se ai para t\u00eb cilit u gjend\u00ebn socialist\u00ebt e Papandreut n\u00eb Greqi, menj\u00ebher\u00eb pas marrjes s\u00eb pushtetit. E para gj\u00eb q\u00eb iu desh t\u00eb b\u00ebnte qeveris\u00eb s\u00eb re greke ishte shpallja e kriz\u00ebs, e cila aty kishte qen\u00eb, midis grek\u00ebve, q\u00eb ashtu sikurse fqinj\u00ebve t\u00eb tyre verior\u00eb, u p\u00eblqente t\u00eb jetonin me nj\u00eb realitet t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb besonin se gjith\u00e7ka shkonte p\u00ebr s\u00eb mbari, se n\u00eb Greqi nuk kishte kriz\u00eb, por ja q\u00eb kriza kishte qen\u00eb aq e madhe, sa sot financier\u00ebve t\u2019u shkoj\u00eb n\u00eb mendje si rrug\u00eb shp\u00ebtimi kthimi te dhrahmia.<\/p>\n<p>Mir\u00eb grek\u00ebt, q\u00eb tek e fundit, nga e keqja, mund t\u00eb gjejn\u00eb streh\u00eb dhe ngush\u00ebllim te dhrahmia, po shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti iu premtua se \u201clekun do ta heqim shum\u00eb shpejt, ne jemi vendi i euros\u201d; shqiptar\u00ebt, pra, ku t\u00eb kthehen dhe me \u00e7far\u00eb ta ngush\u00ebllojn\u00eb veten? Pik\u00ebrisht ky parashikim i zymt\u00eb shpjegon at\u00eb \u201cngatht\u00ebsi\u201d t\u00eb veprimit europian n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cngatht\u00ebsi\u201d e cila shpesh i ka nervozuar shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt gradualitetin nuk e duan, loj\u00ebn me durimin nuk e njohin e po aq shpesh shkojn\u00eb drejt rrezikut duke qeshur e duke festuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Monika Shoshori Stafa Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ndonj\u00eb penallti n\u00eb fushat e kup\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb \u201cpenality\u201d t\u00eb nj\u00eb lloji tjet\u00ebr. Pik\u00ebrisht nj\u00eb \u201cpenality\u201d \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka e pret Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb muajt q\u00eb vijn\u00eb, n\u00ebse autoritetet e saj nuk do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm, qoft\u00eb dhe n\u00eb \u00e7astin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3027","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BRUKSELI &amp; STRASBURGU: JO, KOMPROMISIT T\u00cb TR\u00cbNDAFILT\u00cb P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BRUKSELI &amp; STRASBURGU: JO, KOMPROMISIT T\u00cb TR\u00cbNDAFILT\u00cb P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Monika Shoshori Stafa Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ndonj\u00eb penallti n\u00eb fushat e kup\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb \u201cpenality\u201d t\u00eb nj\u00eb lloji tjet\u00ebr. Pik\u00ebrisht nj\u00eb \u201cpenality\u201d \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka e pret Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb muajt q\u00eb vijn\u00eb, n\u00ebse autoritetet e saj nuk do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm, qoft\u00eb dhe n\u00eb \u00e7astin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-17T22:41:33+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"BRUKSELI &#038; STRASBURGU: JO, KOMPROMISIT T\u00cb TR\u00cbNDAFILT\u00cb P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb!\",\"datePublished\":\"2010-06-17T22:41:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\\\/\"},\"wordCount\":1877,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\\\/\",\"name\":\"BRUKSELI & STRASBURGU: JO, KOMPROMISIT T\u00cb TR\u00cbNDAFILT\u00cb P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-06-17T22:41:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BRUKSELI &#038; STRASBURGU: JO, KOMPROMISIT T\u00cb TR\u00cbNDAFILT\u00cb P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BRUKSELI & STRASBURGU: JO, KOMPROMISIT T\u00cb TR\u00cbNDAFILT\u00cb P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"BRUKSELI & STRASBURGU: JO, KOMPROMISIT T\u00cb TR\u00cbNDAFILT\u00cb P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Monika Shoshori Stafa Nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ndonj\u00eb penallti n\u00eb fushat e kup\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb \u201cpenality\u201d t\u00eb nj\u00eb lloji tjet\u00ebr. Pik\u00ebrisht nj\u00eb \u201cpenality\u201d \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka e pret Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb muajt q\u00eb vijn\u00eb, n\u00ebse autoritetet e saj nuk do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm, qoft\u00eb dhe n\u00eb \u00e7astin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-17T22:41:33+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"BRUKSELI &#038; STRASBURGU: JO, KOMPROMISIT T\u00cb TR\u00cbNDAFILT\u00cb P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb!","datePublished":"2010-06-17T22:41:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/"},"wordCount":1877,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/","name":"BRUKSELI & STRASBURGU: JO, KOMPROMISIT T\u00cb TR\u00cbNDAFILT\u00cb P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-06-17T22:41:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/brukseli-strasburgu-jo-kompromisit-te-trendafilte-per-shqiperine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BRUKSELI &#038; STRASBURGU: JO, KOMPROMISIT T\u00cb TR\u00cbNDAFILT\u00cb P\u00cbR SHQIP\u00cbRIN\u00cb!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3027","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3027"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3027\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}