{"id":3010,"date":"2012-05-28T06:26:35","date_gmt":"2012-05-28T05:26:35","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3010"},"modified":"2012-05-28T06:26:35","modified_gmt":"2012-05-28T05:26:35","slug":"mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/","title":{"rendered":"Mos t\u00eb l\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb shteti pa pun\u00eb\u2026!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arjan Th. Kall\u00e7o\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Arjan Th. Kall\u00e7o<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00eb vere 2004. Mb\u00ebrrita n\u00eb Athin\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb punoja p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00ebn, por edhe p\u00ebr t\u00eb fituar ca lek, meq\u00eb endesha i papun\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit. Endja nuk \u00ebsht\u00eb fjala e duhur, por kur nuk ke nj\u00eb pun\u00eb fikse q\u00eb t\u00eb t\u00eb lidh\u00eb pas saj dhe t\u00eb t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb ose gjith\u00eb paraditen, t\u00eb duket se endesh edhe pse mund t\u00eb rrish me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra para nj\u00eb kompjuteri dhe t\u00eb krijosh poezi apo proz\u00eb, qoft\u00eb edhe t\u00eb filozofosh. Por edhe kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb, edhe pse nuk t\u00eb lidh drejtp\u00ebrdrejt me t\u00eb ardhurat, t\u00eb lidh me hap\u00ebsira shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, me njer\u00ebz q\u00eb shum\u00ebkujt i krijohet pak mund\u00ebsi, sepse \u00ebsht\u00eb i lidhur me nj\u00eb lloj pune monotone dhe mes tyre ka humnera, dallime n\u00eb p\u00ebrfshirje, intrigime dhe pasione.<br \/>\nPa pasion \u2013 m\u00eb thoshte dikur nj\u00eb miku im \u2013 nuk ka asnj\u00ebher\u00eb sed\u00ebr dhe njeriu pa t\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb vark\u00eb q\u00eb e l\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb det dhe dallg\u00ebt nuk dihet se ku e \u00e7ojn\u00eb.<br \/>\nPasioni e mban gjall\u00eb mendjen \u2013 ia prita un\u00eb pas nj\u00eb \u00e7asti meditimi. Pa t\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb e jona nuk do t\u00eb kishte kuptim. Nj\u00eb pun\u00eb b\u00ebhet dhe nuk b\u00ebhet. Kur nuk ke asnj\u00eb shtys\u00eb apo ngacmim, ia l\u00eb n\u00eb dor\u00eb rastit apo intuit\u00ebs q\u00eb shpesh t\u00eb zhytin n\u00eb nj\u00eb amulli mendimesh, saq\u00eb \u00e7do shtyrje \u00ebsht\u00eb sebep p\u00ebr vese.<br \/>\nMeq\u00eb po vjen vera, eja t\u00eb punosh me mua n\u00eb nd\u00ebrtim \u2013 m\u00eb tha kush\u00ebriri im. Shiko se nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb ku duart mbeten t\u00eb buta sikur t\u2019i biesh pianos.<br \/>\nVendosa q\u00eb t\u00eb mos e refuzoja k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb n\u00eb dukje josh\u00ebse, por po t\u2019i hyje thell\u00eb-thell\u00eb, ishte e lodhshme. Isha m\u00ebsuar t\u00eb punoja dhe t\u00eb b\u00ebja \u00e7do pun\u00eb, por kur shkon larg dhe n\u00eb dhe t\u00eb huaj, askush nuk e di se \u00e7far\u00eb pune e pret.<br \/>\nDo vij, pse t\u00eb mos vij \u2013 u p\u00ebrgjigja i vendosur. Nuk ka rast m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ky, meq\u00eb puna nuk \u00ebsht\u00eb problem k\u00ebt\u00eb ver\u00eb.<br \/>\nEja, por mos mendo se \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, vazhdonte ai, si p\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar se duhet t\u2019i dal\u00ebsh vet\u00eb zot pun\u00ebs. M\u00eb tha nj\u00eb shprehje q\u00eb shum\u00eb bukur simbolizon lodhjen q\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht thot\u00eb t\u00eb k\u00ebrcet kurrizi.<br \/>\nMos m\u00eb thuaj pastaj se nuk kam k\u00ebllqe \u2013 e shtynte m\u00eb tej muhabetin. Nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebsues q\u00eb t\u00eb braktis\u00eb shkoll\u00ebn, klasat, ato z\u00ebnkat e b\u00ebzdishme, por njer\u00ebzore me nx\u00ebn\u00ebsit, por mbi t\u00eb gjitha zanatin e vet, at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin ke derdhur energji t\u00eb pafund, ke shpenzuar koh\u00eb dhe jet\u00eb.<br \/>\nDo ta shohim \u2013 ia ktheja aty p\u00ebr aty. Me fjal\u00eb nuk ngrihen k\u00ebshtjellat, as me r\u00ebr\u00eb \u2013 duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb ta bllokoja n\u00eb fjal\u00ebt e tij. Sa fillonte t\u00eb fliste, un\u00eb rifilloja shpejt dhe duke qeshur, flisja shpejt q\u00eb t\u00eb mos kishte gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar.<br \/>\nLlafet e shumta jan\u00eb fukarall\u00ebk \u2013 e mbylla bised\u00ebn q\u00eb kishte koh\u00eb q\u00eb kishte filluar q\u00eb me telefonatat e para e deri tek dita para nisjes. Q\u00eb ia dinte marifetet pun\u00ebs, lodhjen, larg\u00ebsin\u00eb, zgjimet n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit dhe kthimin t\u00eb paqart\u00eb, nuk kisha asnj\u00eb dyshim. P\u00ebrse vall\u00eb gjith\u00eb at\u00eb debat n\u00eb telefon? Kur nuk e njeh pun\u00ebn q\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh, por ke vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb, nuk mund ta marr\u00ebsh me mend se ku t\u00eb hedh dhe ku t\u00eb pret. Jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksiom\u00eb tep\u00ebr e \u00e7uditshme q\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebrfundon me fjal\u00ebt \u2013 mbeta i habitur. Habi \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb na rrethon dhe fal\u00eb saj shtytemi q\u00eb t\u00eb zbulojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb sekrete t\u00eb saj. Ndoshta jo t\u00eb pafund, por t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb ndjejm\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs. N\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjera arrijm\u00eb fare pran\u00eb, nj\u00eb hap i vog\u00ebl na ndan, gati e prekim me q\u00ebnien ton\u00eb, m\u00eb pas ose nuk e zbulojm\u00eb m\u00eb kurr\u00eb, ose e v\u00ebrteta na zhg\u00ebnjen, na therr n\u00eb shpirt dhe duket se na dekurajon. Habia ringrihet dhe p\u00ebrs\u00ebri vazhdon.<br \/>\nN\u00eb rregull, n\u00ebse je i bindur se ia del mban\u00eb, nisu dhe mir\u00ebardhsh &#8211; e mbylli bised\u00ebn.<br \/>\nShiko se mos kthehesh prapa \u2013 ishte batuta e fundit.<br \/>\nPrapa din\u00eb t\u00eb kthehen vet\u00ebm dembel\u00ebt \u2013 ia prita. Nuk e di por ngaq\u00eb kisha koh\u00eb q\u00eb nuk kryhej m\u00eb riti i ndihm\u00ebs tek t\u00eb af\u00ebrmit, si dikur kur mblidheshim tok p\u00ebr t\u00eb punuar q\u00eb t\u00eb rregullonim ndonj\u00eb mur apo suva apo t\u00eb hidhnim beton, m\u00eb hanin duart p\u00ebr pun\u00eb.<br \/>\nDo t\u2019ia dal q\u00eb \u00e7\u2019ke me t\u00eb! \u2013 i thash\u00eb vetes gati i lumtur q\u00eb do t\u00eb nisesha sa hap e mbyll syt\u00eb.<br \/>\nRruga qe e gjat\u00eb dhe e lodhshme, por nuk m\u00eb hynte fare n\u00eb sy, pasi udh\u00ebtimi ishte b\u00ebr\u00eb shoku im m\u00eb i mir\u00eb. N\u00eb mendje m\u00eb ting\u00ebllonte nj\u00eb shprehje e lasht\u00eb greke q\u00eb un\u00eb e ktheva aty p\u00ebr aty n\u00eb variantin : n\u00eb do t\u00eb largohesh mga monotonia mbyt\u00ebse, udh\u00ebto; n\u00ebse do t\u00eb rigjesh frym\u00ebzime t\u00eb reja p\u00ebr poezin\u00eb, udh\u00ebto, n\u00ebse do t\u00eb ndryshosh q\u00ebnien t\u00ebnde edhe pse p\u00ebr pak koh\u00eb, udh\u00ebto\u2026etj.<br \/>\nMb\u00ebrrita n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb dhe pagjum\u00ebsia po ia linte vendin nj\u00eb mpirjeje t\u00eb \u00ebmb\u00ebl q\u00eb t\u00eb kap sapo p\u00ebrfundon padurimi dhe momentet ngacmuese t\u00eb pafund\u00ebsis\u00eb torturuese t\u00eb kllapitjeve.<br \/>\nUn\u00eb po iki n\u00eb pun\u00eb \u2013 tha kush\u00ebriri, nd\u00ebrsa ti shtrihu dhe shp\u00eblodhu derisa t\u00eb kthehem un\u00eb. Nes\u00ebr do t\u00eb nis\u00ebsh pun\u00eb.<br \/>\nEdhe mund ta kund\u00ebrshtoja iden\u00eb, por nuk ka men\u00e7uri m\u00eb t\u00eb madhe sesa vet\u00ebkontrolli i ekuilbrit fizik, psiqik dhe i humorit. Disa or\u00eb gjum\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme q\u00eb gjith\u00e7ka e lodhur dhe e vyshkur t\u00eb rigjall\u00ebrohej. Dhe gjumi ishte ila\u00e7i m\u00eb i mir\u00eb. M\u00eb pas edhe dita dukej tjet\u00ebr, m\u00eb e fresk\u00ebt, pavar\u00ebsisht temperatur\u00ebs s\u00eb lart\u00eb q\u00eb t\u00eb zhuriste.<br \/>\nAty rreth or\u00ebs tre e gjys\u00ebm bie zilja e telefonit dhe thot\u00eb :<br \/>\nEja prapa sht\u00ebpis\u00eb, tek rruga kryesore.<br \/>\n\u00c7far\u00eb do t\u00eb bejm\u00eb?- e pyeta, tep\u00ebr kurioz. Por nuk arrita ta shqiptoja t\u00eb gjith\u00ebn, pasi telefoni po b\u00ebnte bip, bip.<br \/>\nEj, dreq o pun\u00eb, t\u00eb dal\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb vap\u00eb \u2013 ishin psher\u00ebtimat q\u00eb dol\u00ebn t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme.<br \/>\nDola tek rruga dhe p\u00ebrjashta dielli digjte. Vap\u00ebn e ndjeje t\u00eb gjith\u00ebn si afsh q\u00eb t\u00eb pushtonte trupin dhe t\u00eb krijonte disa sensazione asfiksie.<br \/>\nSi b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vap\u00eb? &#8211; m\u00eb duket se d\u00ebgjoja midis shum\u00eb pyetejesh q\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7ast zhurmonin n\u00eb mendje. Ndoshta m\u00eb duket mua k\u00ebshtu, por t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb ambientuar me k\u00ebt\u00eb lloj klime. P\u00ebrshtatja e organizmit \u00ebsht\u00eb ai proces q\u00eb i vuan v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, t\u00eb cilat lindin nga ndryshime t\u00eb vrullshme dhe t\u00eb shpejta, n\u00eb rrug\u00ebn e kalimit nga shmangia tek pranimi gradual i disa gjendjeve m\u00eb t\u00eb rehatshme.<br \/>\nHyra tek lokali vapa e mposhtej me kondicioner dhe arji i fresk\u00ebt i tij sikur ma leht\u00ebsoi frym\u00ebmarrjen. A do t\u00eb duronte dot gjat\u00eb njeriu n\u00eb k\u00ebto t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb befasishme? Ankth dhe leht\u00ebsim n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje q\u00eb nuk mund t\u00eb mos len\u00eb shenja tek vet\u00ebdija e ngurosur mdisi dy kufijve, t\u00eb perceptuar si nj\u00eb kap\u00ebrcim epokash. Mir\u00ebserrini \u2013 p\u00ebrsh\u00ebndeta n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, pasi shum\u00eb syresh ishin duke biseduar shqip. T\u00eb jepte nj\u00eb imazh tjet\u00ebr gjuha e folur jasht\u00eb vendit, por mjedisi i ngjante atij tipik shqiptar dhe nuk e ke problem t\u00eb ulesh dhe t\u00eb ndihesh si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde. Pasi i takova zura vend n\u00eb tavolin\u00ebn q\u00eb ishte zmadhuar nga njer\u00ebzit q\u00eb kishin ardhur nj\u00ebri pas tjetrit. Nuk vonoi edhe birra q\u00eb zonja e lokalit, Joana, ma solli menj\u00ebher\u00eb, pas nj\u00eb shenje q\u00eb i b\u00ebn\u00eb nga tavolina. Nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb porosisje nj\u00eb birr\u00eb n\u00eb at\u00eb lokal, sepse Joana e dinte vet\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb sillte. Kur u afrua tek tavolina m\u00eb prezantuan si mik dhe m\u00ebsues.<br \/>\nJa sas, i fola n\u00eb gjuh\u00ebn greke me mir\u00ebsjellje, shprehje q\u00eb e kisha memorizuar disa vite m\u00eb par\u00eb kur ndodhesha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<br \/>\nJas as, kalos irthete \u2013 u p\u00ebrgjigj ajo dhe ma hapi shishen n\u00eb \u00e7ast.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb afsh birra tek binte n\u00eb got\u00eb dhe l\u00ebpihej pas qelqit, ku nuk t\u00eb shkonte mendja. Deti nuk \u00ebsht\u00eb larg dhe nj\u00eb zhytje e shpejt\u00eb si birra n\u00eb got\u00eb, t\u00eb krijonte p\u00ebrshtypjen se afshi mbetej n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb detit, i shk\u00ebputur nga trupi si nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb q\u00eb nga forca e zhytjes e flak tutje, p\u00ebr ta riveshur t\u00eb fresk\u00ebt sapo rrezet e diellit t\u00eb shfaqen n\u00eb pasqyr\u00ebn e pangjyr\u00eb t\u00eb ujit q\u00eb e kundron nga posht\u00eb saj.<br \/>\nE piva got\u00ebn me nj\u00eb frym\u00eb nga vapa dhe pse kisha d\u00ebgjuar se birra nuk pihet n\u00eb t\u00eb that\u00eb. Mbi tavolin\u00ebn e vog\u00ebl kishte ca meze dhe pasi mora nj\u00eb pirua, fillova t\u00eb shijoja ca specialitete qe rrall\u00eb gatuheshin tek ne. Pak buk\u00eb me susam sip\u00ebr sikur ia shtonte lezetin shijes. Pasi piva disa gota birr\u00eb, nuk ishin gota t\u00eb m\u00ebdha, u \u00e7ova dhe nisa t\u2019i p\u00ebrsh\u00ebndetja t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit rreth tavolin\u00ebs.<br \/>\nMua t\u00eb m\u00eb falni se duhet t\u00eb largohem \u2013 u thash\u00eb me pak ndrojtje.<br \/>\nKu do shkosh a lum\u00ebmadh, zjarr \u00ebsht\u00eb kudo. Rri dhe pak se nuk u b\u00eb qameti? \u2013 u p\u00ebrgjigj nj\u00eb z\u00eb. M\u00eb vinte pak keq dhe ndihesha ngusht\u00eb, pasi si\u00e7 e ka zakoni yn\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dor\u00eb.<br \/>\nDo q\u00ebndroj, por po ta b\u00ebj nj\u00eb dor\u00eb edhe un\u00eb \u2013 u p\u00ebrgjigja menj\u00ebher\u00eb.<br \/>\nKa koh\u00eb, ti k\u00ebtu je p\u00ebr nja dy muaj. Kur t\u00eb marr\u00ebsh rrog\u00ebn e par\u00eb, do kemi sebep \u2013 tha nj\u00ebri prej tyre. Pash\u00eb, \u00e7\u2019pash\u00eb u dor\u00ebzova dhe u ula n\u00eb karrike.<br \/>\nBurri, burrit \u2013 vazhdova un\u00eb. Si\u00e7 jemi sot, apo jo?<br \/>\nNga z\u00ebrat doli nj\u00eb Po, dihet ajo ftes\u00eb tashm\u00eb edhe sikur t\u00eb mos e b\u00ebsh.<br \/>\nT\u00eb fillosh nj\u00eb her\u00eb, pastaj t\u00eb shohim. Ja nuk gjen pun\u00eb, ku ta shpiem at\u00eb fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb?- e ngriti z\u00ebrin nj\u00eb tjet\u00ebr. Ishin njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt nuk i kisha takuar m\u00eb par\u00eb, as emrat nuk ua dija apo nuk i memorizova menjeher\u00eb. M\u00eb pas tek i d\u00ebgjoja t\u00eb flisnin apo t\u2019i drejtoheshin nj\u00ebri-tjetrit ne em\u00ebr, u ngul\u00ebn ngadal\u00eb n\u00eb mendje.<br \/>\nK\u00ebtu ne nuk mblidhemi vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb got\u00eb birr\u00eb \u2013 m\u00eb thot\u00eb kush\u00ebriri, por do t\u2019i m\u00ebsosh m\u00eb von\u00eb ca gj\u00ebra. K\u00ebtu kur kemi hall dhe mbetemi pa pun\u00eb, kemi k\u00ebta miqt\u00eb dhe shok\u00ebt q\u00eb nuk na l\u00ebn\u00eb pa gj\u00eb. I gjendemi shoku-shokut. E kupton? Emigracioni \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe pa miq e shok\u00eb nuk shtyhet. Solidaritetin e shokut apo t\u00eb mikut e kisha d\u00ebgjuar, por duke patur nj\u00eb profesion t\u00eb ndrysh\u00ebm, rrall\u00eb m\u00eb binte t\u00eb ulesha n\u00eb tavolin\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb. Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb jesh intelektual apo dhaskalos, si\u00e7 m\u00eb quanin, k\u00ebto lloj tavolinash nuk t\u00eb afrojn\u00eb kurr\u00eb. Jo se nuk ia di rregullat, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndarje q\u00eb t\u00eb lidh shum\u00eb pak.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen zilja ting\u00eblloi fiks n\u00eb or\u00ebn 6 t\u00eb m\u00ebngjesit. Syt\u00eb u hap\u00ebn si me magji. Zilja bie gjithmon\u00eb n\u00eb kok\u00eb, para se t\u00eb bjer\u00eb ajo e or\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht kur i ke v\u00ebn\u00eb vetes nj\u00eb q\u00ebllim apo detyr\u00eb. Dhe un\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim e kisha: t\u00eb mos b\u00ebhesha i m\u00ebrzitsh\u00ebm me t\u00eb mijt\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb edhe p\u00ebr njer\u00ebzit e af\u00ebrt q\u00eb t\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7ati n\u00eb dhe\u2019 t\u00eb huaj.<br \/>\nTek parmaku i kangj\u00ebllave ishin varur nj\u00eb pal\u00eb kominoshe dhe posht\u00eb tyre nj\u00eb pal\u00eb atlete t\u00eb vjetra q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoreshin vet\u00ebm p\u00ebr pun\u00eb.<br \/>\nT\u2019i vesh tani apo t\u2019i marr me vete?- i thash\u00eb disi i turp\u00ebruar.<br \/>\nVishi, vishi se nuk t\u00eb bie nuri k\u00ebtu! &#8211; ia priti ai. Nuk t\u00eb njeh kush, po dhe po t\u00eb njohu, pun\u00eb e madhe. Pastaj do v\u00ebsh kask\u00ebn n\u00eb kok\u00eb dhe askush nuk ka p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb re. Ti p\u00ebr t\u00eb punuar ke ardhur, apo jo?<br \/>\nSigurisht \u2013 ia ktheva me gjys\u00ebm z\u00ebri.<br \/>\nPasi piva nj\u00eb got\u00eb qum\u00ebsht dhe h\u00ebngra pak buk\u00eb, hip\u00ebm motorin dhe u l\u00ebshuam n\u00eb rrug\u00ebt e gjata t\u00eb qytetit. Ndaluam para nj\u00eb kioske dhe e pash\u00eb t\u00eb nxirrte nga frigoriferi dy gota me kafe t\u00eb mbylluara dhe nj\u00eb shishe me uj\u00eb.<br \/>\nPo k\u00ebto, p\u00ebrse i merr k\u00ebtu, nuk ka n\u00eb lokal?<br \/>\nK\u00ebtu kushtojn\u00eb pak dhe e b\u00ebjm\u00eb kafen si t\u00eb duam.<br \/>\nV\u00ebrtet \u2013 v\u00ebrrejtja \u2013 emigranti edhe duhet t\u00eb kursej\u00eb di\u00e7ka. Do ta shoh\u00ebsh se kafja e m\u00ebngjesit t\u00eb zgjon dhe t\u00eb jep energji p\u00ebr pun\u00eb. Kush nuk e kishte d\u00ebgjuar frapen\u00eb e famshme!<br \/>\nMotori p\u00ebrshkruante km dhe t\u00eb dukej se kishe nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb jetoje n\u00eb Athin\u00eb. Koka mbeti p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb sa nga nj\u00ebra an\u00eb tek tjetra. Ishin zona q\u00eb nuk i kisha vizituar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebrpiqsha t\u00eb p\u00ebrfitoja nga dita e par\u00eb e pun\u00ebs.<br \/>\nMotori hyri n\u00eb nj\u00eb der\u00eb t\u00eb madhe prej hekuri dhe kush\u00ebriri e parkoi diku n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ishte plot hedhurina. Nxora dokumentat dhe ia dham\u00eb rojes.<br \/>\nPo k\u00ebto pse duhen? \u2013 e pyeta. Nuk kishte ndidhur kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb pun\u00eb dhe t\u00eb dor\u00ebzoja dokumentat.<br \/>\nK\u00ebtu jemi n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ruhet me roje \u2013 u p\u00ebrgjigj. Duhen dor\u00ebzuar si siguri.<br \/>\nPse \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu? \u2013 vazhdova me padurim.<br \/>\nDo ta shoh\u00ebsh kur t\u00eb ngjitemi sip\u00ebr \u2013 sikur deshi t\u00eb mos e zbulonte befasin\u00eb e radh\u00ebs. Ngjit\u00ebm disa shkall\u00eb dhe hym\u00eb Brenda. Hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb po riparoheshin dhe q\u00eb ngjanin me magazina. M\u00eb tutje hym\u00eb n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb pajisur me aj\u00ebr t\u00eb kondicionuar, rafte, libra, kompjutera, mjete t\u00eb shumta q\u00eb quheshin komoditete.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb biblioteka e Parlamentit \u2013 m\u00eb tha me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Ishte e paimagjinueshme q\u00eb puna m\u00eb \u00e7oi deri aty.<br \/>\nBiblioteka? \u2013 the?<br \/>\nPo, po. Ja hyr dhe shiko se \u00e7far\u00eb ka.<br \/>\nDisa salla q\u00eb ishin t\u00eb rregulluara, llamburitnin nga bardh\u00ebsia dhe past\u00ebrtia, nga qet\u00ebsia dhe madh\u00ebshtia. U afrova ngadal\u00eb si t\u00eb mos i shqet\u00ebsoja dhe lexova titujt e tyre. Disa kopertina fine, me ngjyra, me nj\u00eb lidhje perfekte q\u00eb t\u00eb vinte gjynah q\u00eb t\u2019i prekje.<br \/>\nEja, se ke koh\u00eb t\u2019i shoh\u00ebsh \u2013 d\u00ebgjova z\u00ebrin e kushos.<br \/>\nK\u00ebta jan\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt punojm\u00eb dhe jemi nj\u00eb grup apo si\u00e7 e quanin dikur brigad\u00eb. M\u00eb prezantoi me ta, i p\u00ebrsh\u00ebndeta dhe u larguam p\u00ebr n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebtu puna \u00ebsht\u00eb pun\u00eb dhe jo llafe. Ki kujdes dhe gjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nPatjet\u00ebr \u2013 u p\u00ebrgjigja.<br \/>\nN\u00eb korridorin e gjat\u00eb kishte disa skela tre apo kat\u00ebr kat\u00ebshe n\u00eb t\u00eb cilat duhej t\u00eb kacavirresha q\u00eb t\u00eb filloja pun\u00ebn.<br \/>\nM\u00eb shpjegoi se procesi q\u00eb do t\u00eb kryeja ishte tep\u00ebr i leht\u00eb, pasi do ta b\u00ebja me makineri. Do t\u00eb pastroja dhe limoja sip\u00ebrfaqe t\u00eb patinuara q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb lyheshin me boj\u00eb. U ngjita dhe preka me dor\u00eb sip\u00ebrfaqet, si p\u00ebr t\u2019u njohur me pun\u00ebn q\u00eb m\u00eb priste.<br \/>\nSkela luhatej andej k\u00ebtej dhe dukej se nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast do t\u00eb binte. Nuk e kisha problem lart\u00ebsin\u00eb dhe as ekuilibrin. Her\u00ebt e para makineria merrte xhiro t\u00eb shumta dhe, zgjatu e zgjatu, rrezikoja v\u00ebrtet t\u00eb bija. Por t\u00eb troket n\u00eb mendje ai \u00e7ast rreziku dhe instikti nuk t\u00eb tradhton. Or\u00ebt ecnin, po ashtu edhe puna.<br \/>\nKush\u00ebriri, her\u00eb pas here, m\u00eb shikonte si p\u00ebr t\u00eb m\u00eb kujtuar porosit\u00eb. Gjith\u00eb dita kaloi maj\u00eb skelave deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb pasdites. Aty nga ora 18.00 u mbyll dita e par\u00eb e pun\u00ebs. Nuk e pyeta kush\u00ebririn se \u00e7far\u00eb mendonte. Nuk do ta b\u00ebja asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb pyetje t\u00eb till\u00eb dhe do t\u00eb prisja q\u00eb ai vet\u00eb t\u00eb m\u00eb thoshte di\u00e7ka. Por e lexova n\u00eb syt\u00eb e tij, ne m\u00ebsuesit kemi disa shqisa m\u00eb shum\u00eb, dhe vendin e mosbesimit e kishte z\u00ebn\u00eb bindsh\u00ebm habia, sesi nj\u00eb pal\u00eb duar \u201cdhaskali\u201d dhe nj\u00eb vullnet i guximsh\u00ebm, ia kishin dal\u00eb mban\u00eb q\u00eb n\u00eb prov\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p><em>Athin\u00eb 2004<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arjan Th. Kall\u00e7o Dit\u00eb vere 2004. Mb\u00ebrrita n\u00eb Athin\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb punoja p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00ebn, por edhe p\u00ebr t\u00eb fituar ca lek, meq\u00eb endesha i papun\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit. Endja nuk \u00ebsht\u00eb fjala e duhur, por kur nuk ke nj\u00eb pun\u00eb fikse q\u00eb t\u00eb t\u00eb lidh\u00eb pas saj dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3010","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-letersi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mos t\u00eb l\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb shteti pa pun\u00eb\u2026! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mos t\u00eb l\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb shteti pa pun\u00eb\u2026! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arjan Th. Kall\u00e7o Dit\u00eb vere 2004. Mb\u00ebrrita n\u00eb Athin\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb punoja p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00ebn, por edhe p\u00ebr t\u00eb fituar ca lek, meq\u00eb endesha i papun\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit. Endja nuk \u00ebsht\u00eb fjala e duhur, por kur nuk ke nj\u00eb pun\u00eb fikse q\u00eb t\u00eb t\u00eb lidh\u00eb pas saj dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-28T05:26:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mos t\u00eb l\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb shteti pa pun\u00eb\u2026!\",\"datePublished\":\"2012-05-28T05:26:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/\"},\"wordCount\":2885,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/\",\"name\":\"Mos t\u00eb l\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb shteti pa pun\u00eb\u2026! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-28T05:26:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/arjan_kallco.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mos t\u00eb l\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb shteti pa pun\u00eb\u2026!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mos t\u00eb l\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb shteti pa pun\u00eb\u2026! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mos t\u00eb l\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb shteti pa pun\u00eb\u2026! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arjan Th. Kall\u00e7o Dit\u00eb vere 2004. Mb\u00ebrrita n\u00eb Athin\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb punoja p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00ebn, por edhe p\u00ebr t\u00eb fituar ca lek, meq\u00eb endesha i papun\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit. Endja nuk \u00ebsht\u00eb fjala e duhur, por kur nuk ke nj\u00eb pun\u00eb fikse q\u00eb t\u00eb t\u00eb lidh\u00eb pas saj dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-28T05:26:35+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mos t\u00eb l\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb shteti pa pun\u00eb\u2026!","datePublished":"2012-05-28T05:26:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/"},"wordCount":2885,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/","name":"Mos t\u00eb l\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb shteti pa pun\u00eb\u2026! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","datePublished":"2012-05-28T05:26:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/arjan_kallco.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mos-te-lente-kurre-shteti-pa-pune\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mos t\u00eb l\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb shteti pa pun\u00eb\u2026!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3010\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}