{"id":2997,"date":"2012-05-27T16:05:59","date_gmt":"2012-05-27T15:05:59","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2997"},"modified":"2012-05-27T16:05:59","modified_gmt":"2012-05-27T15:05:59","slug":"berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/","title":{"rendered":"Berisha, BE dhe gjyqi i historis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mentor Nazarko\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mentor_nazarko1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Mentor Nazarko<\/strong>, <em>27 maj 2012<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb gjykosh politik\u00ebn dhe politikan\u00ebt n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fundme, dometh\u00ebn\u00eb shteruese, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit t\u2019i pretendon q\u00eb gjykimi yt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit t\u00eb politik\u00ebs, t\u00eb b\u00ebhet gjykim i shumic\u00ebs. Edhe at\u00ebher\u00eb kur ti mendon se ke nd\u00ebrtuar nj\u00eb gjykim t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, mund t\u00eb p\u00ebrfundosh plot zhg\u00ebnjim se kriteret mbi t\u00eb cilat ti e ke mb\u00ebshtetur gjykimin t\u00ebnd jan\u00eb t\u00eb tjera, pjes\u00ebrisht t\u00eb ndryshme, krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme nga shumica apo nga ato t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs fush\u00eb.<\/p>\n<p>Thelbi i gjykimit \u00ebsht\u00eb pra te kriteret: metri i gjykimit apo standardet mbi t\u00eb cilat ti e nd\u00ebrton vler\u00ebsimin t\u00ebnd. N\u00ebse ftohemi p\u00ebr t\u00eb gjykuar klas\u00ebn udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, na duhet ta p\u00ebrcaktojm\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb met\u00ebr. Jemi n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb caktuar af\u00ebrsie me BE-n\u00eb. Dymb\u00ebdhjet\u00eb kriteret e imponuara ndaj nesh prej familjes europiane sh\u00ebrbejn\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh si standardet e gjykimit mbi funksionimin e politik\u00ebs dhe institucioneve shqiptare jo thjesht p\u00ebr konsum t\u00eb jasht\u00ebm, por dhe t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00ebse klasa politike, Ekzekutivi m\u00eb s\u00eb shumti, kreu i tij, arrin t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebto kritere, at\u00ebher\u00eb ai e sjell vendin e vet m\u00eb af\u00ebr Bashkimit Europian. N\u00ebse e sjell m\u00eb af\u00ebr Europ\u00ebs s\u00eb zhvilluar, dometh\u00ebn\u00eb e ka \u00e7uar p\u00ebrpara vendin e vet! Pra ti mund t\u00eb gjykosh n\u00eb prizmin e s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes nj\u00eb politikan udh\u00ebheq\u00ebs, n\u00ebse e sjell apo e largon vendin prej Bashkimit Europian. Elementet e tjera shnd\u00ebrrohen n\u00eb holl\u00ebsira pa vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00ebn!<\/p>\n<p>Roli udh\u00ebheq\u00ebs i nj\u00eb politikani n\u00eb procesin e integrimit europian apo euroatlantik duket k\u00ebshtu si standardi i standardeve apo kriteri i kritereve p\u00ebr gjykimin e b\u00ebmave t\u00eb tij politike. Ne mund t\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb dhjet\u00ebra, qindra gjykime p\u00ebr b\u00ebmat politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs, por nuk ka em\u00ebrues m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb gjykimeve t\u00eb shum\u00eb v\u00ebzhguesve, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, sesa ai q\u00eb e raporton sjelljen e tij udh\u00ebheq\u00ebse me afrimin e vendit me Europ\u00ebn dhe Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Statistikat zhvillimore t\u00eb instituteve t\u00eb autorizuara ngjajn\u00eb t\u00eb rrejshme; edhe kur jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta ato ofrojn\u00eb gracka interpretuese t\u00eb ndryshme. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb kriz\u00eb ngjajn\u00eb se jan\u00eb vende shum\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluara se ne. Ndaj na volit shum\u00eb ky standard gjykimi: \u00e7\u2019po b\u00ebn Sali Berisha p\u00ebr ta integruar vendin n\u00eb Europ\u00eb? Ky objektiv p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb interes komb\u00ebtar, ndaj realizimi i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushje e interesit komb\u00ebtar. Pra, \u00e7\u2019po b\u00ebn Kryeministri p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur interesin komb\u00ebtar?<\/p>\n<p><strong>Topi rrotullohet s\u00ebrish para hund\u00ebs s\u00eb tij<\/strong><br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb eksperienc\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb politike, ky njeri \u00ebsht\u00eb gjendur shum\u00eb af\u00ebr k\u00ebtij objektivi disa her\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb fatalisht objektin apo subjektin kryesor t\u00eb gjykimit n\u00eb k\u00ebta 22 vjet, mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e politik\u00ebs p\u00ebr afrimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Per\u00ebndimin \u2013 BE dhe NATO. N\u00eb vitin 1996 Shqip\u00ebria ishte shum\u00eb af\u00ebr marrjes s\u00eb ftes\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, m\u00eb sakt\u00ebsisht firmosjes s\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Asocimit. Ishte nj\u00eb etap\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Bashkimin Europian asokohe, e cila e vinte Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb me shum\u00eb shtete t\u00eb ish-Lindjes komuniste, t\u00eb cilat sot jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb familjes: dometh\u00ebn\u00eb dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte prej disa vitesh an\u00ebtare e BE-s\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zinxhirore, edhe e NATO-s.<\/p>\n<p>BE i dinte mir\u00eb shum\u00eb deficitet demokratike, problemet ekonomike t\u00eb vendit, p\u00ebrfshi dhe ekzistenc\u00ebn e piramidave, por ishte e interesuar ta shpallte Shqip\u00ebrin\u00eb si shembull p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga vendet e hap\u00ebsir\u00ebs ish-jugosllave, t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb konflikte t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Kursi q\u00eb mor\u00ebn zhvillimet at\u00ebher\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb protagonizmit negativ t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe qeverisjes s\u00eb tij, ishte fatal dhe prapakthyes. Opozita nuk ekzistonte ose ishte shum\u00eb e dob\u00ebt p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrcaktuar zhvillimet. K\u00ebshtu Shqip\u00ebria e humbi trenin e historis\u00eb.<\/p>\n<p>Si njeri me fat n\u00eb politik\u00eb, Sali Berisha u gjend p\u00ebrs\u00ebri para arritjes s\u00eb nj\u00eb objektivi t\u00eb ngjash\u00ebm si\u00e7 ishte an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO, i cili edhe ai u shty prej 1997-s prej problemeve t\u00eb socialist\u00ebve n\u00eb qeverisje (1997-2005) dhe u rishfaq p\u00ebrs\u00ebri si i mundsh\u00ebm n\u00eb 2008-n. N\u00ebse do t\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr b\u00ebmat e politik\u00ebs shqiptare, Shqip\u00ebria do ta humbte s\u00ebrish trenin. Ka nj\u00eb prov\u00eb tragjike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pohim kategorik: ngjarja e G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>Me d\u00ebshtimin e shum\u00eb mekanizmave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar, me p\u00ebrfshirjen eventuale kriminale t\u00eb strukturave t\u00eb tij n\u00eb tregti arm\u00ebsh, me mashtrimin q\u00eb iu b\u00eb partnerit kryesor, SHBA-ve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregti etj., G\u00ebrdeci ishte ilustrim tragjik i asaj se Shqip\u00ebria nuk e meritonte t\u00eb b\u00ebhej an\u00ebtare e NATO-s dhe se vendimi pro an\u00ebtar\u00ebsim nuk ishte \u201dmrekulli e liris\u00eb\u201d, por e gjeopolitik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot Shqip\u00ebria politike mbetet e ekspozuar s\u00ebrish para nj\u00eb afati t\u00eb till\u00eb historik, provimit t\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb 2012-s. Marrja e ftes\u00ebs at\u00ebher\u00eb ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme gjeopolitike, ve\u00e7 t\u00eb tjerash. Ftesa do ta rivendoste Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn val\u00eb integruese me Serbin\u00eb dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit. Mosmarrja e ftes\u00ebs do ta linte s\u00ebrish pas Serbis\u00eb, armikut dhe rivalit ton\u00eb kryesor. S\u00ebrish n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit \u00ebsht\u00eb ai, Sali Berisha. Si duhet t\u00eb gjykojm\u00eb? Gjykimi p\u00ebr politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit, kryesisht p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, nga ky priz\u00ebm \u2013 marrja e ftes\u00ebs p\u00ebr integrim \u2013 turbullohet pasi vendi gjendet para disa problemesh politike nj\u00ebher\u00ebsh: zgjedhja e Presidentit, reforma zgjedhore etj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi me sukses i reform\u00ebs zgjedhore \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00ebsisht me marrjen e ftes\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej kritereve. Zgjedhja e Presidentit nuk \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt i lidhur me BE-n\u00eb, por ama me m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb realizohet kjo zgjedhje, varen shum\u00eb standardet e tjera, madje dhe fati i k\u00ebsaj qeverie. Sali Berisha, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet politike dhe biologjike, nuk \u00ebsht\u00eb para vetvetes, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta kap\u00ebrcyer at\u00eb, nj\u00eb proces t\u00eb cilin ne as mund ta imagjinojm\u00eb, pra as ta kuptojm\u00eb, por \u00ebsht\u00eb para historis\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb tregohet burr\u00eb shteti m\u00eb n\u00eb fund, nj\u00eb njeri q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson interesat e t\u00eb gjith\u00eb popullit t\u00eb vet, apo do t\u00eb jet\u00eb si gjithmon\u00eb nj\u00eb kryetar i shk\u00eblqyer i nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb, i nj\u00ebr\u00ebs parti, kund\u00ebr t\u00eb tjerave? Kur e d\u00ebgjon t\u00eb arsyetohet kund\u00ebr votimit elektronik, manipulimin e t\u00eb cilit e ka n\u00eb dor\u00eb vet\u00ebm ai, kur e d\u00ebgjon t\u00eb shpall\u00eb se Presidenti do t\u00eb jet\u00eb personalitet i PD-s\u00eb, at\u00ebher\u00eb t\u00eb kap d\u00ebshp\u00ebrimi. Ky njeri nuk ngjan t\u00eb kuptoj\u00eb se n\u00eb histori mbahet mend akti i fundit, dhe jo aktet e para, pra ngjan i vendosur t\u00eb mbahet mend si kryetari mrekullisht jet\u00ebgjat\u00eb i PD-s\u00eb dhe Kryeminist\u00ebr i d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ngjan se ka k\u00ebshtu p\u00ebrball\u00eb BE-s\u00eb nj\u00eb shans t\u00eb madh historik, dhe at\u00eb shans n\u00eb dor\u00eb e mban Kryeministri i vendit, Sali Berisha, me rekordet e veta historike. Zgjedhjet n\u00eb Serbi soll\u00ebn n\u00eb krye dik\u00eb q\u00eb do ta afroj\u00eb vendin fqinj\u00eb edhe m\u00eb af\u00ebr Rusis\u00eb, pra q\u00eb do ta ngadal\u00ebsoj\u00eb, ngrij\u00eb apo do ta kthej\u00eb mbrapsht procesin e afrimit t\u00eb Serbis\u00eb me Europ\u00ebn. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Greqia e sfilitur, e rr\u00ebnuar ekonomikisht dhe financiarisht, nuk ka forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kusht\u00ebzuar integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb me detyrime q\u00eb i ngjajn\u00eb tradhtis\u00eb komb\u00ebtare. T\u00eb humb\u00ebsh trenin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrsa fqinj\u00ebt s\u2019mund t\u2019i kusht\u00ebzojn\u00eb zhvillimet tona, do t\u00eb ishte larje e duarve me gjyqin e historis\u00eb.<\/p>\n<p><em>Panorama<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mentor Nazarko, 27 maj 2012 T\u00eb gjykosh politik\u00ebn dhe politikan\u00ebt n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fundme, dometh\u00ebn\u00eb shteruese, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit t\u2019i pretendon q\u00eb gjykimi yt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit t\u00eb politik\u00ebs, t\u00eb b\u00ebhet gjykim i shumic\u00ebs. Edhe at\u00ebher\u00eb kur ti mendon se ke nd\u00ebrtuar nj\u00eb gjykim t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2997","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Berisha, BE dhe gjyqi i historis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Berisha, BE dhe gjyqi i historis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mentor Nazarko, 27 maj 2012 T\u00eb gjykosh politik\u00ebn dhe politikan\u00ebt n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fundme, dometh\u00ebn\u00eb shteruese, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit t\u2019i pretendon q\u00eb gjykimi yt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit t\u00eb politik\u00ebs, t\u00eb b\u00ebhet gjykim i shumic\u00ebs. Edhe at\u00ebher\u00eb kur ti mendon se ke nd\u00ebrtuar nj\u00eb gjykim t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-27T15:05:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mentor_nazarko1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Berisha, BE dhe gjyqi i historis\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-05-27T15:05:59+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/\"},\"wordCount\":1425,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mentor_nazarko1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/\",\"name\":\"Berisha, BE dhe gjyqi i historis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mentor_nazarko1.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-27T15:05:59+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mentor_nazarko1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mentor_nazarko1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Berisha, BE dhe gjyqi i historis\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Berisha, BE dhe gjyqi i historis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Berisha, BE dhe gjyqi i historis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mentor Nazarko, 27 maj 2012 T\u00eb gjykosh politik\u00ebn dhe politikan\u00ebt n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fundme, dometh\u00ebn\u00eb shteruese, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit t\u2019i pretendon q\u00eb gjykimi yt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit t\u00eb politik\u00ebs, t\u00eb b\u00ebhet gjykim i shumic\u00ebs. Edhe at\u00ebher\u00eb kur ti mendon se ke nd\u00ebrtuar nj\u00eb gjykim t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-27T15:05:59+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mentor_nazarko1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Berisha, BE dhe gjyqi i historis\u00eb","datePublished":"2012-05-27T15:05:59+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/"},"wordCount":1425,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mentor_nazarko1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/","name":"Berisha, BE dhe gjyqi i historis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mentor_nazarko1.jpg","datePublished":"2012-05-27T15:05:59+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mentor_nazarko1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mentor_nazarko1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-be-dhe-gjyqi-i-historise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Berisha, BE dhe gjyqi i historis\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2997","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2997"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2997\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}