{"id":2982,"date":"2015-02-07T10:37:24","date_gmt":"2015-02-07T09:37:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2982"},"modified":"2015-02-07T10:37:24","modified_gmt":"2015-02-07T09:37:24","slug":"tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/","title":{"rendered":"TRI PISTAT P\u00cbR ZBARDHJEN E VRASJES T\u00cb JUSUF G\u00cbRVALL\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Idriz Zeqiraj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" \/> Nga <strong>Idriz Zeqiraj<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar bashk\u00ebvendor\u00eb &#8211; p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb \u00e7ilt\u00ebra p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ju!<\/p>\n<p>P\u00ebrg\u00ebzime dhe respekt p\u00ebr kryetarin e nderit t\u00eb Shoqat\u00ebs &#8220;Kadri Zeka&#8221;, n\u00eb Kirchheim-Teck, Xhafer Lecin, kryetarin aktual Taxhidin Bakiu, me kryesin\u00eb e tyre simpatike, kryetarin e Shoqat\u00ebs &#8220;Bardhosh G\u00ebrvalla, n\u00eb Ludwigsburg, Bedrush Nezaj, p\u00ebr organizimin dinjitoz t\u00eb k\u00ebsaj Akademie P\u00ebrkujtimore, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebr vite e dekada jan\u00eb shquar n\u00eb veprimtarit\u00eb e shum\u00ebta lokale e komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Organizimi i k\u00ebsaj Akademie P\u00ebrkujtimore, \u00ebsht\u00eb homazhi, nderimi meritor p\u00ebr heronjt\u00eb e Untergruppenbach-ut, heronjt\u00eb e M\u00ebrgat\u00ebs shqiptare, heronjt\u00eb e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb kombit mbar\u00eb: Jusuf e Bardhosh G\u00ebrvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi e Musa Hoti.<\/p>\n<p>Jeta, vepra dhe vdekja e bujshme e tyre kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb, v\u00ebrrag\u00eb e breng\u00eb n\u00eb zemrat dhe mendjet gjith\u00ebshqiptare.<\/p>\n<p>Si intelektual\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, me vet\u00ebdije braktis\u00ebn rahatin\u00eb personale, madje edhe vatr\u00ebn lindake, p\u00ebr t`u v\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Atdheut t\u00eb rob\u00ebruar, Kosov\u00ebs ton\u00eb, qoft\u00eb edhe nga m\u00ebrgimi i larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, personalisht, nga af\u00ebr, kam njohur vet\u00ebm Jusufin, n\u00eb fjal\u00ebn time do t\u00eb kufizohem p\u00ebr At\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shok\u00eb shkolle<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/remzi_ademaj_varrimi_gervalles.jpg\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Remzi Ademaj - Varrimi i G\u00ebrvall\u00ebs\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/remzi_ademaj_varrimi_gervalles.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb vitet `60-a, s\u00eb bashku me Jusuf G\u00ebrvall\u00ebn, ishim nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb Gjimnazin e Pej\u00ebs. Jusufi ishte m\u00eb i hersh\u00ebm n\u00eb qytet, andaj ishte mjedisua mrekullisht mir\u00eb dhe nuk dallonte n\u00eb veshje e sjellje nga qytetar\u00ebt vendor\u00eb. Vishej me shije, mbante flok\u00eb t\u00eb gjata dhe shquhej p\u00ebr korrekt\u00ebsi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e bashk\u00ebshkollar\u00ebve. Banonte ke daja, Jusuf Buzhala, i shp\u00ebrngulur nga Krysheci n\u00eb Pej\u00eb. N\u00ebna Ajshe e pag\u00ebzoi me emrin e babait t\u00eb saj, madje n\u00eb gjallje t\u00eb tij. Andaj, Jusufi u b\u00eb edhe favorit n\u00eb familjen e dajve.<\/p>\n<p>Gjimnazi i Pej\u00ebs ishte m\u00eb numeriku n\u00eb Kosov\u00ebn e at\u00ebhershme. Vet\u00ebm viti i tret\u00eb i radh\u00ebs num\u00ebronte 11 paralele. N\u00eb shum\u00ebsin\u00eb e qindra nx\u00ebn\u00ebsve, shquheshin Ibrahim Rugova dhe Jusuf G\u00ebrvalla. I pari, n\u00eb gjuh\u00ebt dhe let\u00ebrsin\u00eb e p\u00ebrbotshme, nd\u00ebsa i dyti, n\u00eb artet e bukura: kitare, kompozim e k\u00ebndim k\u00ebng\u00ebsh si dhe piktur\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rrethit letrar t\u00eb Gjimnazit. Por, Jusufi, disa nga krijimet poetike i lexonte edhe n\u00eb nj\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb, me shok\u00ebt intim\u00eb, aty, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e N\u00ebn\u00ebs Shkurte t\u00eb Berish\u00ebve, rruga &#8220;Ramiz Sadiku&#8221;, num\u00ebr 45, ku un\u00eb me kush\u00ebririn Ramizin (Zeqiraj) ishim banues qiraxhinj. Jusufi ishte shok klase me djalin e N\u00ebn\u00ebs Shkurte, Nazmiun, madje kishin edhe nj\u00eb lidhje familjare.<\/p>\n<p>Jusuf G\u00ebrvalla asnj\u00ebher\u00eb nuk harroi se vinte nga fshati. Shkollimi, emancipimi i femr\u00ebs shqiptare ishte shqet\u00ebsim dhe d\u00ebshir\u00eb e tij. Prandaj, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e shok\u00ebve apo banesat e shoqeve, organizonte mini-mbremje muzikore me vajza dhe djem nga fshati, provinca.<\/p>\n<p><strong>Lobi sllav<\/strong><\/p>\n<p>Ishin koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. P\u00ebrgjimi ishte i rrept\u00eb, madje i kudondodhur. Vet\u00ebm matura e vit-lindjes 1940, nga 30 nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb nj\u00eb klase, 24 syr\u00ebsh i kishin prind\u00ebrit, baban\u00eb t\u00eb pushkatuar, me gjyq e pa gjyq fare, e disa prej tyre edhe gjysh\u00ebrit.<\/p>\n<p>Lobi sllav, me dominim kolon\u00ebt malazez\u00eb, t\u00eb prir\u00eb nga familja e pasur dhe e gjith\u00ebpushtetshme &#8211; Rajevi\u00e7\u00ebt, kontrollonin jet\u00ebn qytetare n\u00eb Pej\u00eb me rrethin\u00eb. Pinjolli i k\u00ebsaj familjeje, arsimtari i gjuh\u00ebs serbo-kroate, Danillo Rajevi\u00e7, p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb ore m\u00ebsimi, do t\u00eb thoshte: &#8220;Pas 40 vit\u00ebsh n\u00eb shkollat dhe institucionet e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb flitet gjuha shqipe!<\/p>\n<p>Ibrahim Rugova dhe Jusuf G\u00ebrvalla, ve\u00e7 tjer\u00ebve, kishin edhe nj\u00eb shok t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, bashk\u00ebshkollarin Daut Berisha, djali i ish t\u00eb burgosurit politik n\u00eb ishullin e vdekjes, Goli Otok, Ibrahim Berish\u00ebs, i akuzuar p\u00ebr implikim n\u00eb vrasjen e Milladin Popovi\u00e7it.<\/p>\n<p>Daut Berisha, piktor me fam\u00eb bot\u00ebrore, sot rron e krijon n\u00eb kryeqytetin freng. Gjat\u00eb studimeve n\u00eb Paris Ibrahim Rugova e ndante dhom\u00ebn me at\u00eb. Daut Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga 12 an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Intelektual\u00ebve t\u00eb Franc\u00ebs, t\u00eb cilin, president\u00ebt francez\u00eb t\u00eb radh\u00ebs e konsultojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebshillim, t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Jusuf G\u00ebrvalla u lind dhe u rrit n\u00eb fshatin Dobovik. Bashk\u00ebvendor\u00ebt e tij krenohen se fshati me pes\u00eb fise, banor\u00ebt e t\u00eb cilit nuk kan\u00eb ngritur kurr\u00eb dor\u00eb ndaj nj\u00ebri-tjetrit. &#8220;Dhe kjo \u00ebsht\u00eb vler\u00eb, gati unike&#8221;, &#8211; si\u00e7 shprehet v\u00ebllai i Jusufit, Avdyl G\u00ebrvalla. Me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb paqe, harmonie dhe dashurie nd\u00ebrnjer\u00ebzore u edukua edhe Jusuf G\u00ebrvalla.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb frym\u00eb ai do ta manifestonte edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me bashk\u00ebkombasit n\u00eb M\u00ebrgat\u00eb. Dhe, k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi e vyrtit njer\u00ebzor ia pranojn\u00eb edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, armiqt\u00eb e tij. Ishte pik\u00ebrisht kjo sjellje, joshje, t\u00ebrheqje magnetike e Jusufit p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb e shqet\u00ebsoi Sigurimin sekret serbo-sllav dhe ndezi gjelozin\u00eb e argat\u00ebve t\u00eb tij shqipfol\u00ebs, p\u00ebr ta shenj\u00ebstruar at\u00eb me shok\u00eb.<\/p>\n<p>Me bindjen se nj\u00eb gazet\u00eb mund t\u00eb ngrej\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb edhe nj\u00eb komb n\u00eb agoni apo edhe t\u00eb vdekur, Jusuf G\u00ebrvalla me shok\u00eb fillon ribotimin e gazet\u00ebs &#8220;Z\u00ebri i Kosov\u00ebs&#8221;, t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e pag\u00ebzoi dhe e botoi, n\u00eb vitet `70-a, n\u00eb nj\u00eb bodrum t\u00eb Prishtin\u00ebs, i burgosuri politik shum\u00ebvje\u00e7ar\u00eb, Kadri (Os)Mani me shok\u00eb.<\/p>\n<p><strong>L\u00ebvizja ra n\u00eb kurthin e Sigurimit jugosllav<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgaditja profesionale, politika redaktuese e gazet\u00ebs ishte mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe ngjalli interesimin e bashk\u00ebkombas\u00ebve n\u00eb M\u00ebrgat\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Thirrja p\u00ebr unitet dhe veprimtari koordinuese, ishin prioritet i v\u00ebllez\u00ebrve G\u00ebrvalla dhe Kadri Zeka.<\/p>\n<p>Me vrasjen e tyre, L\u00ebvizja ra n\u00eb kurthin e Sigurimit jugosllav dhe t\u00eb Sigurimit shqiptar. &#8220;Z\u00ebri i Kosov\u00ebs&#8221;, redaksia uzurpuese e k\u00ebsaj gazete, hoqi nga ballina citatin artistik e kushtrim-dh\u00ebn\u00ebs t\u00eb Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ball\u00eb t\u00eb k\u00ebtij populli dhe te k\u00ebmb\u00ebt e k\u00ebtij populli, flijimi dhe vdekja p\u00ebr realizimin e aspiratave t\u00eb tij, do t\u00eb na vijn\u00eb si p\u00ebrjetimi m\u00eb i bukur e m\u00eb fisnik n\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn. Dhe s`do t\u00eb ket\u00eb forc\u00eb, q\u00eb t\u00eb na ndal\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dhe e z\u00ebvend\u00ebsoi at\u00eb me slloganin Internacional t\u00eb shp\u00eblar\u00eb: &#8220;Proletar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve, bashkohuni&#8221;! Dhe, &#8220;Z\u00ebri i Kosov\u00ebs&#8221;, tashm\u00eb, u b\u00eb kopje e gazet\u00ebs parti-shtet t\u00eb Tiran\u00ebs, &#8220;Z\u00ebri i popullit&#8221;.<\/p>\n<p>Fryma e dikurshme pajtuese, ia la vendin frym\u00ebs p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse nd\u00ebrshqiptare. Kjo frym\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, me dirigjimin e dy Sigurimeve Informative, jugosllav dhe shqiptar, vazhdoi p\u00ebrgjat\u00eb viteve `80-a e `90-a dhe kulmoi me aprovimin dhe mb\u00ebshtetjen e p\u00ebrkalljes dhunuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1997 dhe sabotimin kriminal e rruga\u00e7\u00ebror t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 1998 &#8211; 1999.<\/p>\n<p>Pag\u00ebzuesi dhe botuesi i par\u00eb i &#8220;Z\u00ebrit t\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;, magjist\u00ebr Kadri (Os)Mani, zem\u00ebrplasur, do ta quante &#8220;fletushk\u00eb antikomb\u00ebtare&#8221;. Kushdo q\u00eb do t\u00eb provonte t\u00eb argumentonte ndryshe, do t\u00eb d\u00ebshtonte turpsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Jusufi nuhati rrezikun dhe k\u00ebrkoi mbrojtjen fizike gjermane. Por, mjerisht, nuk e g\u00ebzoi at\u00eb, sepse di\u00e7 e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sanksionuar n\u00eb ligjin gjerman p\u00ebr emigracionin. Parandjenja e vrasjes s\u00eb mundshme e Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs, ngjasonte me at\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb luft\u00ebs, Ahmet Krasniqi, i cili, pas k\u00ebrc\u00ebnimeve direkte t\u00eb veglave t\u00eb pushtuesit serb, sabotues t\u00eb luft\u00ebs, pushtetar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm, t\u00eb ardhur nga L\u00ebvizja e pas vrasjes t\u00eb Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs, p\u00ebrs\u00ebriste: &#8220;N\u00ebse nuk vrit\u00ebm, do ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb pun\u00eb&#8230;.&#8221;. Por, ai ndodhej &#8220;n\u00eb goj\u00ebn e ujq\u00ebrve&#8221;, edhepse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb banonte e vepronte n\u00eb Tiran\u00ebn hyjnore dhe nuk kishte kujt t`i k\u00ebrkonte ndihm\u00eb p\u00ebr mbrojtje.<\/p>\n<p>Lajmin e trisht\u00ebm e tragjik p\u00ebr atentatimin e v\u00ebllez\u00ebrve G\u00ebrvalla dhe Kadri Zeka e m\u00ebsova n\u00eb mbremjen e 18 janarit 1982, n\u00eb nj\u00eb qeli, biruc\u00eb t\u00eb burgut t\u00eb Burrelit, nga nj\u00eb altoparlant, i cili aktivizohej vet\u00ebm p\u00ebr lajmet e or\u00ebs 20.oo dhe fjalimet bombastike e boshe t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. &#8220;Kosov\u00ebs po i vrit\u00ebn djemt\u00eb&#8221;, &#8211; ishte nisma e lajmit trondit\u00ebs, p\u00ebr t`u mos u p\u00ebrmendur asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb emri i tyre n\u00eb mediat shqiptare!!! P\u00ebrjetimi, n\u00eb kushtet e vetmis\u00eb s\u00eb madhe, ishte i p\u00ebrvajsh\u00ebm, i skajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pas vrasjes t\u00eb trefisht\u00eb n\u00eb Untergruppenbach t\u00eb Heilbronit, hetuesia gjermane e lokalizoi krimin n\u00eb tri prista, bashk\u00ebpunuese dhe bashk\u00ebvepruese n\u00eb mes tyre: 1.- Sigurimi Jugosllav; 2.- Sigurimi Shqiptar; 3.- dhe tek disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb aziluar t\u00eb L\u00ebvizjes, agjent\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb jugosllave. Dosja qe mbyllur, p\u00ebr t`u rihapur vitin e shkuar, pas 32 vjet\u00ebsh heshtjeje.<\/p>\n<p><strong>Politika e ndyr\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Implikimi i Sigurimit Shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim kundrakomb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb logjike e politik\u00ebs v\u00eblla-vras\u00ebse t\u00eb komunist\u00ebve shqiptar\u00eb. Kjo politik\u00eb e ndyr\u00eb z\u00eb fill me themelimin dhe instruktimin e Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga emisar\u00ebt jugosllav\u00eb n\u00eb vitin 1941.<\/p>\n<p>Lufta civile, nd\u00ebrqytetare e filluar n\u00eb Lab\u00ebri, n\u00eb Vlor\u00eb me rrethin\u00eb, kund\u00ebr nacionalist\u00ebve, atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb organizuar n\u00eb &#8220;Balli Komb\u00ebtar&#8221;, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Mithat Frash\u00ebri, djali i Abdyl Frash\u00ebrit, p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb t\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb; masakra e Drenic\u00ebs dhe ajo e Tivarit dhe t\u00eb tjera krime t\u00eb partizan\u00ebve shqiptar\u00eb e jugosllav\u00eb, dhe deri ke sabotimi i luft\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs me 1998 &#8211; 1999, i shoq\u00ebruar me vrasjen e ushtarak\u00ebve dhe t\u00eb veprimtar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb, nga social-komunist\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb (PSSH) dhe t\u00eb L\u00ebvizjes Popullore t\u00eb Kosov\u00ebs (LPK), jan\u00eb d\u00ebshmi rr\u00ebnqeth\u00ebse t\u00eb krimit t\u00eb organizuar komunist.<\/p>\n<p>Dhe, nj\u00eb dit\u00eb kur shqiptar\u00ebt do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb rolin dhe q\u00ebllimin e Partis\u00eb t\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs me band\u00ebn e tij, Sigurimin sup\u00ebrkriminal, n\u00eb organizimin e demonstratave t\u00eb vitit 1981, bota gjith\u00ebshqiptare do ta mbaj\u00eb frym\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast habie e tmerri.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sip\u00ebrore, informacioni \u00ebsht\u00eb burimor, i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. \u00cbsht\u00eb tjet\u00ebr ajo propagand\u00eb q\u00eb hidhet n\u00eb let\u00ebr dhe shp\u00ebrndahet n\u00eb et\u00ebr, p\u00ebr konsum e mashtrim, dhe krejt di\u00e7 tjet\u00ebr \u00e7far\u00eb i thuhet nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuari, t\u00eb burgosur n\u00eb burgun e vdekjes &#8211; Burrel, mbyllja, izolimi i t\u00eb cilit aty, presupozon marrjen n\u00eb varr t\u00eb sekreteve.<\/p>\n<p><strong>P\u00cbRGJIMI; INTERNIMI; IZOLIMI; BURGOSJA DHE\u00a0SAKATOSJA E NACIONALIST\u00cbVE<\/strong><\/p>\n<p>Let\u00ebrk\u00ebmbimi i Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs me Enver Hoxh\u00ebn, p\u00ebrgjigja e tij se &#8220;\u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs do t\u00eb zgjidhet n\u00eb kuadrin e revolucionit dhe me fitoren e komunizmit n\u00eb shkall\u00eb bot\u00ebrore&#8221; dhe kund\u00ebrp\u00ebrgjigja e Jusufit, me pyetjen skeptike, dyshuese, shokuese e d\u00ebrrmuese se &#8220;n\u00ebse ky revolucion nuk do t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb, edhe sa duhet t\u00eb pres\u00eb Kosova e pushtuar&#8221;, ishte sa e papritshme, aq edhe mosduruese p\u00ebr filosllavin Enver Hoxha.<\/p>\n<p><strong>Politika hipokrite<\/strong><\/p>\n<p>Politika hipokrite, dyfytyr\u00ebshe e PPSH-s\u00eb; ruajtja me \u00e7do kusht e status-quos\u00eb, t\u00eb gjendjes ekzistuese n\u00eb Kosov\u00eb; denoncimi i t\u00eb gjitha grupeve dhe organizatave ilegale n\u00eb Kosov\u00eb dhe gjetk\u00eb; p\u00ebrgjimi, internimi, izolimi, burgosja dhe sakatosja e nacionalist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkuan shp\u00ebtim e strehim n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb &#8211; N\u00ebn\u00eb; bashk\u00ebpunimi i dy Sigurimeve Informative: jugosllav dhe shqiptar, i nisur n\u00eb vitet `40-a, p\u00ebr t\u00eb mos u nd\u00ebrprer\u00eb kurr\u00eb, pavar\u00ebsisht loj\u00ebrave e z\u00ebnkave politike &#8211; ideologjike, e b\u00ebjn\u00eb fort t\u00eb besueshme p\u00ebrzierjen n\u00eb krimin e Untergruppenbah-ut t\u00eb Shtetit Shqiptar.<\/p>\n<p>Jugosllavia komuniste dhe Shqip\u00ebria staliniste, nuk mund ta duronin nj\u00eb Jusuf G\u00ebrvall\u00eb, i cili synonte bashkimin e t\u00eb gjitha forcave atdhedash\u00ebse, me orientim demokratik, per\u00ebndimor dhe, vet\u00ebkuptohet, distancim i prer\u00eb ndaj dogm\u00ebs, ideologjis\u00eb komuniste. Sepse ky Jusuf G\u00ebrvall\u00eb, tashm\u00eb, ishte b\u00ebr\u00eb faktor nd\u00ebr bashkatdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb, numri i t\u00eb cil\u00ebve po vinte gjithnj\u00eb n\u00eb rritje, madje gjeometrike.<\/p>\n<p>Shteti Shqiptar nuk mund t\u00eb lejonte t\u00eb humbiste kontrollin mbi L\u00ebvizjen, n\u00eb M\u00ebrgat\u00eb e Kosov\u00eb dhe trevat tjera shqiptare, e cila, ngadal\u00eb, por, e sigurt\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs, po konsolidohej. Sepse nga kjo do t\u00eb merrte informacionet p\u00ebr t\u00eb gjitha nismat ilegale apo gjysm\u00eb-legale n\u00eb Kosov\u00eb, informacion q\u00eb i jipej Jugosllavis\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb blerjes t\u00eb zarzavateve, perimeve drejt\u00ebp\u00ebrsedrejti nga plantacionet, tokat-sera, me mbules\u00eb plastmasi, najloni, nga parat\u00eb e t\u00eb cilave mbahej n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt &#8211; paterica administrata e mini-Shtetit varfanjak Shqiptar.<\/p>\n<p>Dhe, mbi t\u00eb gjitha, \u00e7do ndryshim pozitiv n\u00eb Kosov\u00eb, d\u00ebmtonte, madje e rrezikonte seriozisht vazhdimin e diktatur\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr, tej staliniste, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb fort t\u00eb st\u00ebrkequr t\u00eb viteve `80-a. Politika kundrakomb\u00ebtare hoxhiste donte nj\u00eb Kosov\u00eb vasale, t\u00eb bindur ndaj pushtetit jugosllav, madje mjerane e varfanjake, p\u00ebr t\u00eb shmangur agjitacionin figurativ, si\u00e7 ishte standardi sip\u00ebrior i Kosov\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme, n\u00eb raport me mjerimin ekonomik dhe demokratik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hipokrizia e turpshme<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja, kinse pajtuese e &#8220;diplomat\u00ebve&#8221;, m\u00eb sakt, e Sigurimit Shqiptar, t\u00eb grupeve kund\u00ebrshtare brenda L\u00ebvizjes, me q\u00ebllimin e posht\u00ebr e kriminal p\u00ebr thellimin e p\u00ebr\u00e7arjes n\u00eb mes tyre, duke u th\u00ebn\u00eb n\u00eb selit\u00eb &#8220;diplomatike&#8221; t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb Vjen\u00eb dhe Stanboll, nj\u00ebher\u00ebsh, nj\u00ebrit dhe tjetrit grup kund\u00ebrshtar, ve\u00e7 e ve\u00e7, se kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe &#8220;mos l\u00ebshoni pe nga qendrimet aktuale&#8221;, d\u00ebshmon p\u00ebr hipokrizin\u00eb e turpshme e skandaloze t\u00eb &#8220;pajtimtar\u00ebve diplomat\u00eb&#8221;, p\u00ebrkat\u00ebsisht, t\u00eb Shtetit Shqiptar, sepse n\u00eb moniz\u00ebm, n\u00eb shtetet parti-shtet nuk ka mendim e veprim individual, personal politik, por, vet\u00ebm kolektiv, partiak, pra, shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Rrjedhojat e vrasjeve n\u00eb M\u00ebrgat\u00eb, qen\u00eb fatale p\u00ebr L\u00ebvizjen dhe vet Kosov\u00ebn. L\u00ebvizja Popullore e Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht, an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb t\u00eb pafajshme, u shpall organizat\u00eb terroriste. Dhe, ky nd\u00ebshkim vazhdon t\u00eb jet\u00eb edhe sot i plot\u00ebfuqish\u00ebm. Kushdo q\u00eb ka mbushur formularin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb gjermane, n\u00eb list\u00ebn e organizatave terroriste bot\u00ebrore, figuron edhe L\u00ebvizja Popullore e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Thon\u00eb se &#8220;gjaku nuk b\u00ebhet uj\u00eb, gjaku nuk humbet&#8221; dhe, zakonisht, nuk i kalon 40 vjet pa u zbuluar vras\u00ebsi. Mendoj se kjo do t\u00eb ndodh\u00eb edhe p\u00ebr heronjt\u00eb e Unterguppenbach-ut, heronjt\u00eb e Kosov\u00ebs: Jusuf e Bardhosh G\u00ebrvalla dhe Kadri Zeka. Lexuesit t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm nuk i kan\u00eb shp\u00ebtuar seria e fakteve t\u00eb zbuluara, madje edhe t\u00eb vet\u00ebdenoncuara.<\/p>\n<p>T\u00eb trim\u00ebruar nga d\u00ebshtimi i Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs, i cili, duke liruar edhe ministrat kriminel\u00eb t\u00eb Milloshevi\u00e7it dhe p\u00ebrgaditja e dosjes edhe p\u00ebr lirimin e vet Milloshevi\u00e7it; d\u00ebshtimi korruptiv i UNMIK-ut dhe EULEX-it; arrestimi i bujsh\u00ebm i kriminel\u00ebve individual e grupor\u00eb, me akuza faktike dhe me lirimet me alibi fiktive, t\u00eb rrejshme, nga gjykatat korruptive t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb implikuarit n\u00eb vrasjen e trefisht\u00eb n\u00eb Untergruppenbach t\u00eb Heilbronit, kan\u00eb nisur t\u00eb rr\u00ebfehen, p\u00ebr krimin, tanim\u00eb, t\u00eb b\u00ebr\u00eb!<\/p>\n<p><strong>\u00c7lirimi nga m\u00ebkati<\/strong><\/p>\n<p>Dikur shok\u00eb n\u00eb intrigim dhe krim, tani akuzojn\u00eb nj\u00ebri &#8211; tjetrin si vras\u00ebs t\u00eb yjeve t\u00eb Kosov\u00ebs. Publikimi i letr\u00ebs t\u00eb nj\u00eb m\u00ebsuesi, afro dy vjet m\u00eb par\u00eb, pranimi se \u00ebsht\u00eb implikuar n\u00eb vrasjen e trefisht\u00eb n\u00eb Untergruppenbach dhe nominimi, me em\u00ebr e mbiem\u00ebr, t\u00eb shefit t\u00eb tij shqipfol\u00ebs, kuad\u00ebr i L\u00ebvizjes, i cili e implikoi n\u00eb krim, ishte shokuese. Qasja serioze, thyerja e heshtjes tej 30 vje\u00e7are, k\u00ebrkesa p\u00ebr t`u hetuar p\u00ebr rastin, \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb logjike, sepse nuk don q\u00eb faj\u00ebsin\u00eb e vet t`ua lej\u00eb barr\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr t`i denigruar heronjt\u00eb e Kosov\u00ebs, duke i paraqitur si agjitator\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, t\u00eb pa perspektiv\u00eb p\u00ebr t`u imponuar si lider\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen; her\u00eb-her\u00eb edhe akuza si t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb flirtimin me UDB-n\u00eb; koordinimi me Serbin\u00eb, duke p\u00ebrmendur ndonj\u00eb vras\u00ebs serb, por, tashm\u00eb, i ekzekutuar nga bandat apo shteti, p\u00ebr t\u00eb prodhuar mjegullnaj\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb moshapjes t\u00eb s\u00ebrishme t\u00eb dosjes p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Denoncimet polemizuese t\u00eb t\u00eb dyshuar\u00ebve t\u00eb bazuar, vet\u00ebdenoncimet bazike dhe letra e v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb jet\u00eb, Hysen dhe Avdyl G\u00ebrvalla, me 4 (kat\u00ebr) faktet fort dom\u00ebth\u00ebn\u00ebse, jan\u00eb krejt t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr zbulimin dhe nd\u00ebshkimin e kriminel\u00ebve. Krimi i pand\u00ebshkuar i 17 janarit t\u00eb vitit 1982, u p\u00ebrs\u00ebrit n\u00eb vitet e luft\u00ebs dhe t\u00eb pasluft\u00ebs. Aktor\u00ebt dhe lidhshm\u00ebria e tyre \u00ebsht\u00eb faktike.<\/p>\n<p><strong>Heshtja e prokuroris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Kosov\u00ebs nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb nism\u00eb, deri tani, p\u00ebr hetimin dhe zbulimin e vrasjes t\u00eb trefisht\u00eb n\u00eb Untergruppenbach, me gjith\u00eb faktet e shum\u00ebta, tashm\u00eb, t\u00eb njohura. Kjo prokurori, q\u00ebllimsh\u00ebm, i ka heshtur edhe vrasjet seriale politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb! Megjithat\u00eb, Presidentja e Kosov\u00ebs, k\u00ebto dit\u00eb, e dekoroi Kryeprokurorin e Kosov\u00ebs (Ismet Kabashin), me motivacionin &#8220;p\u00ebr suksese t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zbulimin dhe n\u00eb luftimin e t\u00eb gjitha llojeve t\u00eb krimeve! &#8220;Turpi nuk ka mbytur ask\u00ebnd&#8221;, &#8211; thot\u00eb populli. Cinizmi i k\u00ebtij dekorimi \u00ebsht\u00eb i paparaprij\u00ebs, i skajsh\u00ebm, kulmor!!!<\/p>\n<p>Armiqt\u00eb nuk jan\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me sulmet, qoft\u00eb, edhe pas am\u00ebshimit t\u00eb Jusufit. Ata kan\u00eb shpifur sikur Familja e Jusufit ka qen\u00eb e af\u00ebrt, pse jo, edhe spiune e regjimit t\u00eb monstrumit Hoxh\u00eb; sikur kan\u00eb banuar brenda Bllokut t\u00eb zi t\u00eb byroist\u00ebve partiak\u00eb dhe t\u00eb tjera bro\u00e7kulla.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Familja e Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs, fillimisht, u strehua n\u00eb lagj\u00ebn jevgjite, rome, n\u00eb Kinostudio, n\u00eb cepin verior t\u00eb qytetit, ku shpesh mungonte uji dhe rryma. Trajtimi ndryshoi vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur grupe turist\u00ebsh vinin nga Kosova dhe k\u00ebrkonin ta vizitonin familjen e Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs. Dhe, kur, me nj\u00eb rast vizite, nj\u00eb autobus me vizitor\u00eb u bllokua n\u00eb rrugic\u00ebn e mahall\u00ebs, rom\u00ebt rrethuan autobusin, duke par\u00eb, si me habi, njer\u00ebz me fytyra e veshje fort t\u00eb hekurosura. At\u00ebher\u00eb, pushtetar\u00ebt stalinist\u00eb e kuptuan se Jusuf G\u00ebrvalla paska qen\u00eb dikushi!<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, droja se nusja dinjitoze e Jusufit, Syzan\u00eb G\u00ebrvalla, nuk do t\u00eb pajtohej gjat\u00eb me k\u00ebt\u00eb gjendje, b\u00ebri q\u00eb pushteti komunist t\u00eb reflektoj\u00eb, p\u00ebr trajtim ndryshe t\u00eb k\u00ebsaj familjeje markante e fisnike.<\/p>\n<p>Familja G\u00ebrvalla nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher pjes\u00eb e Bllokut. Ajo u strehua ke sht\u00ebpit\u00eb trekat\u00ebshe, t\u00eb njohura si &#8211; vilat e aviacionit italian-, t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebrgjat\u00eb pushtimit, n\u00eb vitet `40-a, n\u00eb Lagj\u00ebn 8-t\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Djali i madh i Jusufit, Premtoni ishte kuad\u00ebr n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e pushtetit demokratik t\u00eb dr. Sali Berish\u00ebs. Pas nd\u00ebrrimit t\u00eb dhunsh\u00ebm t\u00eb pushtetit, at\u00eb e pushuan nga puna dhe juristi i diplomuar Premton G\u00ebrvalla mori rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit, ashtu si\u00e7 kishte ikur babai i tij, Jusuf G\u00ebrvalla, 18 vjet m\u00eb par\u00eb, nga pushteti represiv jugosllav.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pengu i madh i ne, shqiptar\u00ebve pse nuk kemi nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb lindak t\u00eb Kadri Zek\u00ebs. Por, leht\u00ebson fakti se Kadriu la prapa v\u00ebllez\u00ebr e motra, nip\u00ebr e mbesa. Prania e sontme e nipit t\u00eb Tij, Zenun Pajaziti -Zeka, deputet i Republik\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngush\u00ebllim faktik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb neve.<\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb kompliment p\u00ebr zot\u00ebri Pajazitin:<\/p>\n<p>Kisha nj\u00eb nguti t\u00eb bazuar p\u00ebr marrjen e pashaport\u00ebs, sot p\u00ebr nes\u00ebr. K\u00ebrkova nd\u00ebrhyrjen e ministrit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm Pajaziti. Ai e realizoi k\u00ebt\u00eb n\u00eb koh\u00eb rekorde dhe s\u00eb bashku me Hydajet Hysenin, m\u00eb ftuan p\u00ebr kafe. Pra, edhe t\u00eb kryej\u00eb pun\u00eb, edhe t\u00eb qeras\u00eb! Nj\u00eb minist\u00ebr bashk\u00ebkohor\u00eb. Dhe, mendja m\u00eb shkoi tek Kadri Zeka fisnik: &#8220;Nj\u00eb burim q\u00eb ka rrjedhur, edhe n\u00ebse nuk rrjedh\u00eb m\u00eb, gjith\u00ebsesi, do t\u00eb pikoj\u00eb&#8221;, &#8211; thot\u00eb urt\u00ebsia popull.<\/p>\n<p><strong>Xhelozia ndaj Donik\u00eb G\u00ebrvall\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Jusufi dhe Bardhi qen\u00eb m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb martes\u00eb dhe lan\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb jet\u00eb. P\u00ebr opinionin shqiptar dhe m\u00eb gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebnjohur vajza e Jusufit, Donik\u00eb G\u00ebrvalla, e cila ka trash\u00ebguar shum\u00eb\u00e7ka nga i ati, Jusufi. Th\u00ebn\u00eb ndryshe: &#8220;M\u00eb b\u00ebj baba t\u00eb t\u00eb ngjaj&#8221;. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7erek-shekulli ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim cil\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe, tani, kur duhej z\u00ebn\u00eb vendin q\u00eb i takon dhe e meriton n\u00eb politik\u00eb-b\u00ebrjen e Kosov\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, at\u00eb e xhelozon, madje e lufton, edhe klani brenda partis\u00eb t\u00eb saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb alternativa m\u00eb adekuate do t\u00eb ishte &#8211; Donik\u00eb G\u00ebrvalla n\u00eb krye t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Donika ka shprehur edhe nj\u00eb keqardhje: &#8220;Xhaxhai im, Bardhoshi, ishte njeri i mir\u00eb dhe shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr Kosov\u00ebn. Por, ka ngelur, disi, n\u00ebn hijen e t\u00eb v\u00ebllait, babait tim &#8211; Jusufit&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb janar\u00ebt e 20 viteve me radh\u00eb, M\u00ebrgata shqiptare ka b\u00ebr\u00eb homazhet, nderimet ke varrezat e d\u00ebshmor\u00ebve G\u00ebrvalla e Zeka, n\u00eb Canstadt t\u00eb Shtutgardit. Dhimbja dhe p\u00ebrlotja shtohej pse p\u00ebr djemt\u00eb d\u00ebshmor\u00eb mungoi nga nj\u00eb varr n\u00eb Kosov\u00ebn ton\u00eb. Dhe, tani, q\u00eb ata prehen n\u00eb tok\u00ebn m\u00ebm\u00eb, madje institucione e rrug\u00eb mbajn\u00eb emrat e tyre, dhembja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb krenare.<\/p>\n<p>Nderim dhe p\u00ebrjet\u00ebsi p\u00ebr Heronjt\u00eb e Kosov\u00ebs: Jusuf e Bardhosh G\u00ebrvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi e Musa Hoti me shok\u00eb.<\/p>\n<p>Ju falemnderit p\u00ebr v\u00ebmendjen!<\/p>\n<p><em>P.S. Fjala e mbajtur n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore p\u00ebr V\u00ebllez\u00ebrit G\u00ebrvalla dhe Kadri Zeka, n\u00eb Kichheim-Teck, Gjermani.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Idriz Zeqiraj T\u00eb nderuar bashk\u00ebvendor\u00eb &#8211; p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb \u00e7ilt\u00ebra p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ju! P\u00ebrg\u00ebzime dhe respekt p\u00ebr kryetarin e nderit t\u00eb Shoqat\u00ebs &#8220;Kadri Zeka&#8221;, n\u00eb Kirchheim-Teck, Xhafer Lecin, kryetarin aktual Taxhidin Bakiu, me kryesin\u00eb e tyre simpatike, kryetarin e Shoqat\u00ebs &#8220;Bardhosh G\u00ebrvalla, n\u00eb Ludwigsburg, Bedrush Nezaj, p\u00ebr organizimin dinjitoz t\u00eb k\u00ebsaj Akademie P\u00ebrkujtimore, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2982","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>TRI PISTAT P\u00cbR ZBARDHJEN E VRASJES T\u00cb JUSUF G\u00cbRVALL\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"TRI PISTAT P\u00cbR ZBARDHJEN E VRASJES T\u00cb JUSUF G\u00cbRVALL\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Idriz Zeqiraj T\u00eb nderuar bashk\u00ebvendor\u00eb &#8211; p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb \u00e7ilt\u00ebra p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ju! P\u00ebrg\u00ebzime dhe respekt p\u00ebr kryetarin e nderit t\u00eb Shoqat\u00ebs &#8220;Kadri Zeka&#8221;, n\u00eb Kirchheim-Teck, Xhafer Lecin, kryetarin aktual Taxhidin Bakiu, me kryesin\u00eb e tyre simpatike, kryetarin e Shoqat\u00ebs &#8220;Bardhosh G\u00ebrvalla, n\u00eb Ludwigsburg, Bedrush Nezaj, p\u00ebr organizimin dinjitoz t\u00eb k\u00ebsaj Akademie P\u00ebrkujtimore, t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-02-07T09:37:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"TRI PISTAT P\u00cbR ZBARDHJEN E VRASJES T\u00cb JUSUF G\u00cbRVALL\u00cbS\",\"datePublished\":\"2015-02-07T09:37:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/\"},\"wordCount\":3778,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/idriz_zeqiraj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/\",\"name\":\"TRI PISTAT P\u00cbR ZBARDHJEN E VRASJES T\u00cb JUSUF G\u00cbRVALL\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/idriz_zeqiraj.jpg\",\"datePublished\":\"2015-02-07T09:37:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/idriz_zeqiraj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/idriz_zeqiraj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"TRI PISTAT P\u00cbR ZBARDHJEN E VRASJES T\u00cb JUSUF G\u00cbRVALL\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"TRI PISTAT P\u00cbR ZBARDHJEN E VRASJES T\u00cb JUSUF G\u00cbRVALL\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"TRI PISTAT P\u00cbR ZBARDHJEN E VRASJES T\u00cb JUSUF G\u00cbRVALL\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Idriz Zeqiraj T\u00eb nderuar bashk\u00ebvendor\u00eb &#8211; p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb \u00e7ilt\u00ebra p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ju! P\u00ebrg\u00ebzime dhe respekt p\u00ebr kryetarin e nderit t\u00eb Shoqat\u00ebs &#8220;Kadri Zeka&#8221;, n\u00eb Kirchheim-Teck, Xhafer Lecin, kryetarin aktual Taxhidin Bakiu, me kryesin\u00eb e tyre simpatike, kryetarin e Shoqat\u00ebs &#8220;Bardhosh G\u00ebrvalla, n\u00eb Ludwigsburg, Bedrush Nezaj, p\u00ebr organizimin dinjitoz t\u00eb k\u00ebsaj Akademie P\u00ebrkujtimore, t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-02-07T09:37:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"TRI PISTAT P\u00cbR ZBARDHJEN E VRASJES T\u00cb JUSUF G\u00cbRVALL\u00cbS","datePublished":"2015-02-07T09:37:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/"},"wordCount":3778,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/","name":"TRI PISTAT P\u00cbR ZBARDHJEN E VRASJES T\u00cb JUSUF G\u00cbRVALL\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj.jpg","datePublished":"2015-02-07T09:37:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/idriz_zeqiraj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tri-pistat-per-zbardhjen-e-vrasjes-te-jusuf-gervalles\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"TRI PISTAT P\u00cbR ZBARDHJEN E VRASJES T\u00cb JUSUF G\u00cbRVALL\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2982"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2982\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}