{"id":2977,"date":"2012-05-26T21:39:00","date_gmt":"2012-05-26T20:39:00","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2977"},"modified":"2012-05-26T21:39:00","modified_gmt":"2012-05-26T20:39:00","slug":"kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/","title":{"rendered":"Kremtimi i pavar\u00ebsis\u00eb si komedi dhe dram\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Nga <strong>Edi Rama<\/strong>, <em>26 Maj 2012<\/em><\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh u anullua nj\u00eb konkurs absurd p\u00ebr nj\u00eb monument t\u00eb Ismail Qemalit. U raportua n\u00eb media p\u00ebr nj\u00eb paraqitje qesharake t\u00eb artist\u00ebve. E besoj, sepse ka arsye q\u00eb sot t\u00eb mos ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb num\u00ebr sado modest artist\u00ebsh t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konkurs serioz p\u00ebr nj\u00eb shtatore realiste. Po kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr. \u00c7\u00ebshtja k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb pse k\u00ebrkohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb? Jam i bindur se po ta pyesnim kryeministrin q\u00eb i nxjerr nga goja k\u00ebto konkurse p\u00ebrgjat\u00eb fjalimeve t\u00eb tij pa fill logjik n\u00eb tryez\u00ebn e qeveris\u00eb, p\u00ebrgjigja do t\u00eb ishte edhe m\u00eb qesharake se konkursi i sapod\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Ai ka folur deri m\u00eb sot p\u00ebr nj\u00eb parlament t\u00eb ri, p\u00ebr nj\u00eb stadium t\u00eb ri, p\u00ebr nj\u00eb monument t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb monument t\u00eb Ismail Qemalit, p\u00ebr nj\u00eb shqiponj\u00eb q\u00eb tha se i bie p\u00ebr detyr\u00eb ta b\u00ebj\u00eb kryebashkiaku i Tiran\u00ebs dhe, si gjithmon\u00eb, edhe p\u00ebr nj\u00eb monument t\u00eb krimeve t\u00eb komunizmit q\u00eb ka shtat\u00eb vjet q\u00eb e lajm\u00ebron. T\u00eb gjitha p\u00ebr 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb. T\u00eb gjitha t\u00eb d\u00ebshtuara pa filluar. T\u00eb gjitha n\u00eb hava p\u00ebr t\u00eb mbushur ajrin dhe mediat me fjal\u00eb q\u00eb i merr era e t\u00eb nes\u00ebrmes kur ajri dhe mediat mbushen me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr lajthit\u00eb e p\u00ebr hekurudhat nd\u00ebrkontinentale e me radh\u00eb, shty t\u00eb shtyjm\u00eb vagonat e dokrrave e t\u00eb rrenave nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb koha shqiptare vritet n\u00eb zbraz\u00ebtin\u00eb e propagand\u00ebs m\u00eb zvet\u00ebnuese qeveritare mbi k\u00ebt\u00eb tok\u00eb, qyshse komunizmi na la sh\u00ebnden\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb shtet i idiotizuar deri n\u00eb pik\u00ebn ku e ka katandisur paaft\u00ebsia dhe propaganda idiotizuese e pushtetit err\u00ebsues t\u00eb Sali Berish\u00ebs, mund ta b\u00ebj\u00eb komik vitin e nj\u00ebqindt\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet. Vet\u00ebm nj\u00eb qeveri e territ kulturor mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nisma p\u00ebr realizime monumentesh pa menduar minimalisht as p\u00ebr vendin ku do t\u00eb vendosen e l\u00ebri pastaj t\u00eb tjerat. Vet\u00ebm nj\u00eb grup derrash t\u00eb k\u00ebnaqun migjenian\u00eb, t\u00eb ulur forc\u00ebrisht n\u00eb tryez\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb kulmin q\u00eb t\u00eb mos t\u00eb \u00e7aj\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpiluar as nj\u00eb kalendar t\u00eb thjesht\u00eb pun\u00ebsh e ceremonish p\u00ebr t\u00eb kremtuar pavar\u00ebsin\u00eb e kombit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb ngjallnim dot sot Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin, Fan Nolin e Faik Konic\u00ebn, Gjergj Fisht\u00ebn e Mehdi Frash\u00ebrin, Qemal Staf\u00ebn e Sejfulla Mal\u00ebshov\u00ebn, e t\u2019u tregonim \u00e7\u2019b\u00ebn qeveria n\u00eb 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar, \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb ta marr\u00ebsh me mend se \u00e7\u2019trishtim t\u00eb tmerrt\u00eb do p\u00ebrjetonin. Edhe dy satrap\u00eb si Ahmet Zogu e Enver Hoxha, i pari krejt i pakulturuar e i dyti i kulturuar p\u00ebr s\u00eb keqi, nuk i b\u00ebn\u00eb prap\u00ebseprap\u00eb gj\u00ebrat kaq s\u00eb prapthi kur ishte puna p\u00ebr t\u00eb projektuar sheshe, rrug\u00eb, nd\u00ebrtesa me r\u00ebnd\u00ebsi, parqe, shtatore e monumente.<\/p>\n<p>Ahmeti iu drejtua mjeshtrave italian\u00eb dhe b\u00ebri histori duke l\u00ebn\u00eb pas shenj\u00ebn e pashlyeshme t\u00eb themelive t\u00eb kryeqytetit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po edhe Enveri q\u00eb e shkat\u00ebrroi frym\u00ebn europianizuese t\u00eb projektit t\u00eb paraardh\u00ebsit t\u00eb vet me duhm\u00ebn vulgare t\u00eb estetik\u00ebs socrealiste, nuk u kuturis kurr\u00eb jasht\u00eb shinave t\u00eb metod\u00ebs s\u00eb rrept\u00eb n\u00eb gjith\u00e7ka nd\u00ebrtoi p\u00ebrmes profesionist\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb jet\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb kishte n\u00eb kok\u00eb. Nd\u00ebrsa kjo e Saliut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb pa metod\u00eb, pa mjeshtra t\u00eb huaj e pa profesionist\u00eb vendas, pa kok\u00eb e as k\u00ebmb\u00eb nj\u00ebsoj si fjalimet e tij, nj\u00eb zhgarravitje n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb do t\u00eb ler\u00eb pas karikatur\u00ebn qesharake t\u00eb nj\u00eb harbimi pa vizion, pa plan, pa projekt, pa rend gj\u00ebrash, pa themel e pa \u00e7ati, tamam si nj\u00eb nd\u00ebrtim banal pa leje nga ata q\u00eb zot\u00ebria ka aq shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr.<\/p>\n<p>E mu k\u00ebshtu, si rruga pa rrug\u00eb e as stacione drejt fest\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, krejt n\u00eb hava e deg\u00eb m\u00eb deg\u00eb nga fjalimi n\u00eb fjalim, nga alibia n\u00eb alibi, nga akuza n\u00eb akuz\u00eb, po katandiset p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe rruga e integrimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100 vjetor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. Statusi i kandidatit po e p\u00ebson nj\u00ebsoj si parlamenti i ri, si stadiumi i ri, si monumentet q\u00eb bien pa u ngritur, fol e fol e shko p\u00ebrpara drejt fjalimit tjet\u00ebr pa b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb as nga ato q\u00eb thuhen, e as nga ato q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb jo e jo, derisa n\u00eb vjesht\u00eb aplikimi i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb si konkursi qesharak p\u00ebr monumentin e Ismail Qemalit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb uj\u00eb dhe nj\u00eb fatur\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb Saliu po e pret pa asnj\u00eb gajle, i verbuar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nga ankthi i mbajtjes me \u00e7do kusht t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb nes\u00ebr s\u2019do t\u2019i duhet as dreqit, kur t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb dita e pages\u00ebs s\u00eb asaj fature marramend\u00ebse p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e zhytur n\u00eb borxhe e t\u00eb shterur n\u00eb potencialet e veta ekonomike t\u00eb zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm; P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e mbetur tre her\u00eb rresht jasht\u00eb Europ\u00ebs si askush m\u00eb par\u00eb, me kredibilitet zero n\u00eb syt\u00eb e Familjes Europiane e me nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb t\u00eb madhe pask\u00ebtaj p\u00ebrpara p\u00ebr ta bindur t\u00eb hap\u00eb der\u00ebn p\u00ebr ne at\u00eb familje \u00e7do vit e m\u00eb t\u00eb lodhur nga projekti i saj i zgjerimit; P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e ndar\u00eb me thik\u00ebn e injoranc\u00ebs e t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes politike nga ky sundimtar drit\u00ebshkurt\u00ebr, t\u00eb cilit shum\u00ebkush i njohu e kam frik\u00eb se do t\u2019i njoh\u00eb edhe kur t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb kapur thonjsh, merit\u00ebn e t\u00eb qenit i zoti p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer, i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb grabitur, i pamposhtur n\u00eb ngulmimin p\u00ebr t\u00eb vjedhur zgjedhjet, p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb protestuesit n\u00ebn dritaren e zyr\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i ulur gjykatat n\u00eb gjunj\u00eb para pushtetit t\u00eb tij, p\u00ebr t\u2019i zhg\u00ebrryer t\u00eb gjith\u00eb me balt\u00ebn e gjuh\u00ebs s\u00eb vet e p\u00ebr t\u2019i t\u00ebrhequr njer\u00ebzit zvarr\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn pa krye t\u00eb nj\u00eb dasie q\u00eb ngjan me nj\u00eb mallkim.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: Asgj\u00eb s\u2019do jet\u00eb m\u00eb nj\u00ebsoj n\u00eb Shqip\u00ebri kur t\u00eb largohet nga qendra e sken\u00ebs s\u00eb historis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendi, ky personazh jasht\u00ebhistorik p\u00ebr Europ\u00ebn, p\u00ebr Ballkanin e p\u00ebr vet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 2012. E n\u00eb k\u00ebto kushte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta kremtuar dit\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb, pa e ngr\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb turpin e k\u00ebtij viti me buk\u00ebn e d\u00ebshtimeve t\u00eb shkaktuara p\u00ebr hir t\u00eb pushtetit d\u00ebmsjell\u00ebs e qesharak t\u00eb k\u00ebtij personazhi, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky njeri t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb kryeminist\u00ebr kur t\u00eb gdhihet 28 n\u00ebntori e t\u00eb k\u00ebndohet himni komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Qoft\u00eb edhe vet\u00ebm kjo, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye e vog\u00ebl p\u00ebr ta shkulur nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb q\u00eb aty, duke bashkuar \u00e7do forc\u00eb e \u00e7do vot\u00eb t\u00eb mundshme, pa humbur koh\u00eb duke menduar se sa ia vlen apo nuk ia vlen bashkimi me k\u00ebdoqoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur vitin e ardhsh\u00ebm. Me nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore t\u00eb minuar haptazi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur avazin e vjet\u00ebr e me nj\u00eb president t\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb garantuar jo Shqip\u00ebrin\u00eb po vetveten, ai na ka ftuar t\u00eb zgjedhim: Ose ta largojm\u00eb p\u00ebrpara se sa Shqip\u00ebria t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje, ose t\u00eb presim se si do t\u2019i vjedh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri zgjedhjet e do ta b\u00ebj\u00eb shkrumb \u00ebndrr\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb Europiane. Kush ka sy le t\u00eb shikoj\u00eb e kush ka vesh\u00eb le t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Edi Rama, 26 Maj 2012 Para pak dit\u00ebsh u anullua nj\u00eb konkurs absurd p\u00ebr nj\u00eb monument t\u00eb Ismail Qemalit. U raportua n\u00eb media p\u00ebr nj\u00eb paraqitje qesharake t\u00eb artist\u00ebve. E besoj, sepse ka arsye q\u00eb sot t\u00eb mos ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb num\u00ebr sado modest artist\u00ebsh t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konkurs serioz p\u00ebr nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2977","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kremtimi i pavar\u00ebsis\u00eb si komedi dhe dram\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kremtimi i pavar\u00ebsis\u00eb si komedi dhe dram\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Edi Rama, 26 Maj 2012 Para pak dit\u00ebsh u anullua nj\u00eb konkurs absurd p\u00ebr nj\u00eb monument t\u00eb Ismail Qemalit. U raportua n\u00eb media p\u00ebr nj\u00eb paraqitje qesharake t\u00eb artist\u00ebve. E besoj, sepse ka arsye q\u00eb sot t\u00eb mos ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb num\u00ebr sado modest artist\u00ebsh t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konkurs serioz p\u00ebr nj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-26T20:39:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kremtimi i pavar\u00ebsis\u00eb si komedi dhe dram\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-05-26T20:39:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/\"},\"wordCount\":1383,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama5.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/\",\"name\":\"Kremtimi i pavar\u00ebsis\u00eb si komedi dhe dram\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama5.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-26T20:39:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama5.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama5.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kremtimi i pavar\u00ebsis\u00eb si komedi dhe dram\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kremtimi i pavar\u00ebsis\u00eb si komedi dhe dram\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kremtimi i pavar\u00ebsis\u00eb si komedi dhe dram\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Edi Rama, 26 Maj 2012 Para pak dit\u00ebsh u anullua nj\u00eb konkurs absurd p\u00ebr nj\u00eb monument t\u00eb Ismail Qemalit. U raportua n\u00eb media p\u00ebr nj\u00eb paraqitje qesharake t\u00eb artist\u00ebve. E besoj, sepse ka arsye q\u00eb sot t\u00eb mos ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb num\u00ebr sado modest artist\u00ebsh t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konkurs serioz p\u00ebr nj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-26T20:39:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kremtimi i pavar\u00ebsis\u00eb si komedi dhe dram\u00eb","datePublished":"2012-05-26T20:39:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/"},"wordCount":1383,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/","name":"Kremtimi i pavar\u00ebsis\u00eb si komedi dhe dram\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg","datePublished":"2012-05-26T20:39:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama5.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kremtimi-i-pavaresise-si-komedi-dhe-drame\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kremtimi i pavar\u00ebsis\u00eb si komedi dhe dram\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2977"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2977\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}