{"id":2972,"date":"2010-06-10T22:20:42","date_gmt":"2010-06-10T21:20:42","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2972"},"modified":"2010-06-10T22:20:42","modified_gmt":"2010-06-10T21:20:42","slug":"2972","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/","title":{"rendered":"Poeti i Dhiat\u00ebs Poetike"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Ndue Ukaj\" width=\"100\" align=\"left\" \/> <\/p>\n<p><strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do kultur\u00eb letrare, poet\u00ebt q\u00eb shkruajn\u00eb Dhiat\u00ebn poetike, mbesin emblema t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuara e t\u00eb ngritura n\u00eb piedestalet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nacionale. Nuk ndodh shpesh q\u00eb t\u00eb shkruhet kjo Dhiat\u00eb, sepse p\u00ebr t\u00eb shkruar At\u00eb, lypsen frym\u00ebzime t\u00eb rralla, e t\u00eb cilat zaten ju vijn\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebzve t\u00eb zgjedhur. Ndoc Gjetaj ishte i till\u00eb, i predestinuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e krijuesit. Ai iku, me fytyr\u00ebn e Krishtit t\u00eb mbuluar me nj\u00eb dhembje hyjnore (Kolec Traboini), por e shkroi Dhiat\u00ebn e poezis\u00eb shqipe, nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb q\u00eb do t\u00eb gjalloj\u00eb p\u00ebr jet\u00eb e mote, ngase at\u00eb nuk mund ta mbuloj terri e as antipoezia, t\u00eb cilat i luftoi mjesht\u00ebrisht.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/ndoc_gjetja.jpg\" border=\"0\" alt=\"Ndoc_Gjetja\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Poezia e Ndoc Gjetjes \u201c\u00ebsht\u00eb kurora e let\u00ebrsis\u00eb imagjinative, sepse ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profetike\u201d(Harold Bloom), e cila parakoncepton jet\u00ebn e poetit, perceptimet e tij p\u00ebr bot\u00ebn p\u00ebrreth tij, p\u00ebr fenomene tok\u00ebsor e qiellore, p\u00ebr dashurin\u00eb, si toposin themelor t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij. K\u00ebsisoj, ajo b\u00ebhet nj\u00eb shkoll\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb poetike, e cila komunikon nj\u00eb gjendje kulturore t\u00eb posa\u00e7me, brenda nj\u00eb konteksti t\u00eb zymt\u00eb poetik n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjalloj poezia e tij dhe ai vet\u00eb. N\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb ferr, poezia e tij triumfoi, me arm\u00ebt e fuqishme, q\u00eb jan\u00eb metaforat e tij godit\u00ebse, dashuria e tij e pafundme dhe morali i fuqish\u00ebm. <\/p>\n<p>Poeti Gjetja, k\u00ebndoi me gjuh\u00ebn poetike, t\u00eb derdhur si n\u00eb bronz. Ai, materien poetike e nxori nga jeta p\u00ebrreth tij, nga p\u00ebrjetimet subjektive, t\u00eb cilat i perceptoi dhe i p\u00ebrjetoi me sensin e krijuesit, dhe i transfiguroi n\u00eb poezi, me gjuh\u00ebn e orakullit. Ai shfryt\u00ebzoi bukur tradit\u00ebn e  madhe e let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb promotor t\u00eb saj, n\u00eb nj\u00eb poet q\u00eb vler\u00ebsohet me vend, si simbol i poetit t\u00eb dashuris\u00eb. Prandaj, me plot\u00eb t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb themi se ai pati funksionin e orakullit t\u00eb frym\u00ebzuar n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe, edhe pse i heshtur, pa pelerin\u00ebn e dekoratave dhe pa duartrokitjet e rreme. <\/p>\n<p>E pra, ai nd\u00ebrtoj kuror\u00ebn poetike, vet\u00ebm me poezi t\u00eb bukura, sikur q\u00eb \u00ebsht\u00eb poezia e antologjike \u201cEpitaf p\u00ebr vet\u00ebn\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn profetizon jet\u00ebn e tij deri n\u00eb \u00e7astin kur mbylli syt\u00eb, humanizmin e pashembullt dhe artin e kulluar poetik: \u201cnga vetja e tepruar nxirrte vjersha\/ dhe gjith\u00eb njer\u00ebzit i quante shoke\u201d. Ky subjekt lirik\u00eb, do t\u00eb tkurret n\u00eb jet\u00eb e poezi, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb vargje emblematike n\u00eb let\u00ebrsi. Vuajta e tij, ishte predestinim p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb poezi kaq madh\u00ebshtor p\u00ebr ne, kaq humane, kaq t\u00eb bukur, si:  \u201cDhe shkoi e hyri ne manastirin e Unit\/ te shp\u00ebtonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes\/&#8230;Pastaj e p\u00ebrcoll\u00ebn ne banes\u00ebn e fundit\/ me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezh\u00ebs\u201d. <\/p>\n<p>Duke vazhduar tradit\u00ebn e poezis\u00eb shqipe t\u00eb krijuar nga Qarku letrar dhe kulturor i Shkodr\u00ebs, Ndoc Gjetja vazhdoi ta thelloj at\u00eb, me nuanca t\u00eb reja moderne, dhe bashk\u00eb me Frederik Reshpjen, p\u00ebrb\u00ebn boshtin e poezis\u00eb bashk\u00ebkohore shqipe, t\u00eb asaj poezi q\u00eb n\u00ebp\u00ebr sh\u00ebmtit\u00eb letrare, kaloj e panjoll\u00eb p\u00ebr n\u00eb parnasin poetik.<br \/>\nNdoc Gjetja, poeti q\u00eb jetoi dhe shkroi se: \u201cPoetet jetojn\u00eb ne Qytetin e Ideve\u201d (Qyteti i ideve), ishte nj\u00eb kresht\u00eb e madh e thurur me ide, me rravgime poetike nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmet dhe me imagjinat\u00eb shum\u00eb t\u00eb bujshme, si\u00e7 jan\u00eb poetet e m\u00ebdhenj. Ai la tharmin shpirtit t\u00eb tij poetik, si testament feje, la nj\u00eb poezi t\u00eb frym\u00ebzuar nga dhiata shpirtit t\u00eb tij, q\u00eb b\u00ebhet identifikim subjektiv dhe shkreptin\u00eb shk\u00ebndija dashuri, tamam si prototipi i tij Jezu Krishtit, kryqin e t\u00eb cilit e mban p\u00ebrdit\u00eb ne shpine (Autoportret) dhe me t\u00eb rrug\u00ebton drejt\u00eb  ne Kish\u00ebn Apostolike te Poezis\u00eb (Curriculum).  <\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata poet\u00eb q\u00eb e fjal\u00ebn poetike e peshojn\u00eb aq shum\u00eb, p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar tempullin e poezis\u00eb, nj\u00eb aureol\u00eb poetike, q\u00eb mish\u00ebron t\u00eb bukur\u00ebn dhe t\u00eb k\u00ebndshmen, n\u00eb funksione thell\u00ebsisht etike, sikurse \u00ebsht\u00eb poezia e Gjetjes- nj\u00eb poezi e nd\u00ebrtuar nga sekuenca jete e q\u00eb b\u00ebhen shk\u00ebndija poezie. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb poezia e tij e p\u00ebrjetshme; poezi q\u00eb jasht\u00eb \u00e7do funksioni praktik\u00eb, ka synim t\u00eb bukur\u00ebn, b\u00ebhet kuror\u00eb e s\u00eb bukur\u00ebs dhe si e till\u00eb mbetet model autentik i poezis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>Shkrimtari John Milton, pat shkruar se nj\u00eb: \u201cNj\u00eb i ditur, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb qiri q\u00eb ka dashurin\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebn, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit t\u2019i ndri\u00e7oi\u201d. K\u00ebto tipare kaq t\u00eb fisme, kaq hyjnore, kaq njer\u00ebzore, kaq t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, i ng\u00ebrthen poezia e Ndoc Gjetjes, e cila rrezaton ngroht\u00ebsi, freski, dashuri, humaniz\u00ebm, n\u00eb shum\u00ebtrajt\u00ebsin\u00eb e saj dhe n\u00eb shum\u00ebdimensionalitetin e saj- t\u00eb diskursit dhe t\u00eb poetik\u00ebs. Ai krijoi nj\u00eb poezi elitare, thell\u00ebsisht t\u00eb inspiruar, t\u00eb ndjer\u00eb e t\u00eb jetuar. K\u00ebshtu p\u00ebrshembull, poezia e tij \u201cDashuria\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ungjill poetik, i konstruktuar me nj\u00eb diskurs t\u00eb fuqish\u00ebm lirik\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, kjo ndjenj\u00eb sublime dhe superiore njer\u00ebzore, ngrihet n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e plotfuqishme, para s\u00eb cil\u00ebs poeti dor\u00ebzohet, madje edhe at\u00ebher\u00eb kur ajo i shkakton aq shum\u00eb dhembje. <\/p>\n<p>Vargjet e k\u00ebsaj poezie, jan\u00eb drith\u00ebrimat e shpirtit t\u00eb ekzaltuar poetik, t\u00eb njeriut t\u00eb pasionuar pafund\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn, t\u00eb njeriut q\u00eb di t\u00eb dashuroj deri n\u00eb infinit. E, ket\u00eb dashuri e ngjizi n\u00eb vargje t\u00eb bukura, t\u00eb cilat t\u00eb shtangin trupin p\u00ebr fuqin\u00eb q\u00eb kan\u00eb dhe t\u00eb tronditin mendjen p\u00ebr mesazhet q\u00eb p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb: \u201cO per\u00ebndesh\u00eb e gjith\u00ebpushtetshme\/ e universit mashkull-fem\u00ebr!\/ B\u00ebj \u00e7&#8217;t\u00eb duash me veten time\/ jam instrumenti yt i verb\u00ebr\/ N\u00eb jet\u00eb m\u00eb solle kaq shum\u00eb dhimbje\/ dhe shqet\u00ebsime pa mbarim\/ po s&#8217;jam ankuar kund\u00ebr teje\/ as me goj\u00eb e as me shkrim\/ M\u00eb hidh n\u00eb zjarr, n\u00eb det, n\u00eb ferr!\/ M\u00eb hidh n\u00eb balt\u00eb, m\u00eb hidh n\u00eb hon!\/ Ve\u00e7 t\u00eb lutem mos m\u00eb l\u00ebr&#8230;\/n\u00eb at\u00eb vend ku ti mungon!\u201c<\/p>\n<p> Poezia e tij, me tiparet e saj moderne, shquhet p\u00ebr ritmet e brendshme poetike, t\u00eb cilat p\u00ebrcjellin dhembjet e subjektit lirik, si notat e nj\u00eb simfonie t\u00eb p\u00ebrkryer. Poezia e tij, ting\u00ebllon si muzika e shpirtit t\u00eb d\u00eblir\u00eb, ku lexuesi i pasionuar dhe lexuesi i kultivuar i let\u00ebrsis\u00eb, prehen me madh\u00ebshtin\u00eb e humanizmit, me artin e fuqish\u00ebm q\u00eb vihet n\u00eb funksion t\u00eb edukimit, t\u00eb moralit, t\u00eb s\u00eb bukur\u00ebs, tipare k\u00ebto q\u00eb e shquajn\u00eb at\u00eb dhe e b\u00ebjn\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe. <\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb poeti q\u00eb imagjinat\u00ebn e ka t\u00eb pafund dhe ajo i lundron mistereve t\u00eb poezis\u00eb, ku vet\u00ebm nj\u00eb krijues i rrall\u00eb dhe me imagjinat\u00eb t\u00eb bujshme dep\u00ebrton, si\u00e7 del te vargjet: \u201cNe rendin e pafund te numrave te plote\/ matematikisht, ti je me i vogli\/ por, ti papritur u bere i madh\/ ne saje te zerove qe te shkojn\u00eb pas\u201d \u201cNj\u00ebshit\u201d). K\u00ebto zero, simbolikisht shprehin bot\u00ebn e vetmuar t\u00eb poetit, t\u00eb cil\u00ebs me koh\u00eb i bashk\u00ebngjiten koret e njer\u00ebzve, lexuesit e pasionuar. Jan\u00eb k\u00ebto zero, t\u00eb cilat  i ngjiten poezis\u00eb s\u00eb Gjetjes, k\u00ebtij Nj\u00ebshi poetik.<\/p>\n<p>N\u00eb poezin\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare, Ndoc Gjetja nuk do t\u00eb mbahet mend si poeti q\u00eb mjeli lop\u00ebn e shterur t\u00eb patriotizmit poetik, si\u00e7 do t\u00eb na thoshte Krist Maloku, nuk do t\u00eb mbahet mend si poet q\u00eb glorifikoi rrejsh\u00ebm idet\u00eb e revolucionit dhe artin e masave, ai nuk e pranoi sh\u00ebmtin\u00eb e koh\u00ebs dhe ideologjis\u00eb, sepse ishte i form\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb \u201ckryene\u00e7\u201d me poezin\u00eb e tij t\u00eb pap\u00ebrkulur: \u201cGjendja civile: Mbetje teknologjike e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore\/ se nuk diti t&#8217;u jap\u00eb p\u00ebrkuljet e duhura eproreve\u201d (Autoportret). <\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ai krijoi nj\u00eb let\u00ebrsi thell\u00ebsisht t\u00eb bukur, t\u00eb inspiruar nga e bukura, pik\u00ebrisht at\u00eb lloj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb  e sugjeron shkrimtari i mir\u00ebnjohur amerikan, William Faulkner, pra nj\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb bazuar te dashuria, nderi, dhembshuria, krenaria, m\u00ebshira, sakrifica, vuajta, dramat njer\u00ebzore, etj. K\u00ebto perceptime p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, n\u00eb rrafshet universale gjallojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb harmonike, brenda tematik\u00ebs s\u00eb poezis\u00eb s\u00eb Ndoc Gjetjes dhe e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb poetik modeluese n\u00eb poezin\u00eb shqipe. Ai ju shmang temave patetike, artit poetik deskriptiv dhe si nj\u00eb orakull me frym\u00ebzime mbitok\u00ebsore, krijoi nj\u00eb poezi t\u00eb inspiruar, subjektive, nj\u00eb lirik\u00eb t\u00eb past\u00ebr,  q\u00eb relacionin mes s\u00eb bukur\u00ebs dhe produktit t\u00eb saj- poezis\u00eb, e vuri n\u00eb suaza t\u00eb ndjenjave dhe perceptimeve t\u00eb tij imagjinative t\u00eb pakufishme. <\/p>\n<p>Poezia e tij shquhet p\u00ebr forc\u00ebn e ideve, p\u00ebr universin e pafundm\u00eb t\u00eb komunikimeve q\u00eb nd\u00ebrton, me bot\u00ebn e madhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, me antikitetin dhe Bibl\u00ebn, k\u00ebto dy strombullara t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb per\u00ebndimore. Dhiata biblike b\u00ebhet sh\u00ebnjues i poezis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb librin me titull, \u201cDhiata ime\u201d. Nd\u00ebrsa antika vjen si evokim dhe reminishenc\u00eb e kontesktualizuar, n\u00eb poezin\u00eb e tij, p\u00ebrmes poezis\u00eb s\u00eb shk\u00eblqyer \u201cHerakliti\u201d dhe vargjeve jasht\u00ebzakonisht t\u00eb realizuara bukur, si n\u00eb planin tematik, gjithashtu n\u00eb at\u00eb stilistik: \u201dNe moshen 70 vjec, filozofi Heraklit\/pati k\u00ebrkuar ti nxjerrin syte\/ -Pse Heraklit? -e pyeten krirurgu dhe shok\u00ebt\/ -Me pengojn\u00eb, -tha, -p\u00ebr te pare boten\/ Dhe vrimat e vesh\u00ebve i mbylli me dylle\/ te d\u00ebgjoje z\u00ebrat e vetvetes me mire.\/ <\/p>\n<p>Dhe rrinte i ngrire me ore te tera\/ duke ndjellur ne koke mendime te thella\/ Tmerrohej nga prekja e sendeve me duar\/ \u00e7do send e quante &#8220;nj\u00eb djalle i sh\u00ebmtuar&#8221;\/ P\u00ebr te ruajtur te past\u00ebr dashurin\u00eb, i gjori\/ tere jet\u00ebn nj\u00eb fem\u00ebr p\u00ebr grua s&#8217;e mori.\/ S&#8217;kishte sht\u00ebpi dhe u thoshte te gjith\u00ebve\/ -Kam lindur dhe banoj ne kok\u00ebn time\u201d.<\/p>\n<p>Ashtu sikurse Dhiata q\u00eb vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb librave t\u00eb panum\u00ebrt n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor dhe burim frym\u00ebzim p\u00ebr jete e poezie, n\u00ebp\u00ebr breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb, si mish\u00ebrim i fjal\u00ebs Hyjnore, gjithashtu, jeta e Ndoc Gjetjes \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrim i ve\u00e7antis\u00eb njer\u00ebzore dhe poezia e tij, mish\u00ebrim i k\u00ebsaj fuqie imagjinative poetike. Prandaj, si e till\u00eb do t\u00eb mbetet nj\u00eb testament poetik i bukur i poezis\u00eb shqipe. <\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkohej nj\u00eb poet i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm n\u00eb poezin\u00eb shqipe, q\u00eb diti t\u2019iu ik shablloneve, dogmave, q\u00eb diti t\u00eb krijoj nj\u00eb poezi thell\u00ebsisht t\u00eb inspiruar, me tipare tok\u00ebsore dhe qiellore, nj\u00eb poezi q\u00eb gufon nga ndjenjat e fuqishme t\u00eb dashuris\u00eb, nj\u00eb poezi q\u00eb komunikon fuqish\u00ebm me gjuh\u00ebn e artit, pa dyshim se nj\u00ebri nga ta do t\u00eb jet\u00eb Ndoc Gjetja. K\u00ebt\u00eb fuqi poetike e hasim mjesht\u00ebrisht te poezia \u201cFemrave\u201d:<br \/>\n\u201dPa ju ne jemi gjysma njer\u00ebzish\/ se ju p\u00ebr ne jeni gjysma tjet\u00ebr\/ Tek dashuria b\u00ebhemi te plote as te mang\u00ebt e as te tep\u00ebrt\/ Sikur te dija te thurja sentenca\/ ashtu si\u00e7 fatmir\u00ebsisht b\u00ebn\u00eb Saadiu\/ Juve do t\u2019ju jepja metafor\u00ebn Vreshta\/ P\u00ebr vete do te metafor\u00ebn shiu\u201d.<\/p>\n<p>Poezia e tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aren\u00eb e tendosjeve t\u00eb pafundme, e dhembjeve t\u00eb m\u00ebdha dhe si e till\u00eb, b\u00ebhet reflektim emocional i shpirtit t\u00eb trazuar, t\u00eb cilin e rrahin fuqish\u00ebm tallazet e nj\u00eb jete bizare, e nj\u00eb jete, e cila i sh\u00ebmb\u00ebllen vuajtjeve t\u00eb kryqit t\u00eb Krishtit. Poezia e tij, me gjith\u00eb tonin e fuqish\u00ebm t\u00eb dhembjes q\u00eb ka, me gjith\u00eb tallazet e fuqishme shpirt\u00ebrore q\u00eb p\u00ebr\u00e7on, asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb montone, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reflektim thell\u00ebsish njer\u00ebzor, emocional, ku lexuesi ndjen dridhmat e bukura, me gjuh\u00ebn e \u00ebmb\u00ebl poetike.  Edhe kur godiste dukurit\u00eb degjeneruese p\u00ebrreth tij, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte me nj\u00eb pedanteri poetike: \u201c\u00c7&#8217;mrekulli do te kishte qene\/ sikur te jepnin qe sot dor\u00ebheqjen\/ presidenti dhe \u00e7do lloji ministri!\/ Dhe ta merrte pushtetin Shpirti\u201d (\u201dSikur\u201d)<\/p>\n<p>Ndoc Gjetja iku, duke l\u00ebn\u00eb testamentin e fjal\u00ebs poetike, q\u00eb sikur shenja e tij poetike, \u00ebsht\u00eb ylli udh\u00ebrr\u00ebfyes, i cili do t\u00eb rrezatoj dhe ndri\u00e7oj brezat n\u00eb poezin\u00eb shqipe. Poezia e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhiat\u00eb e shpirtit hyjnor dhe k\u00ebsisoj do t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb poezin\u00eb shqipe. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Ukaj N\u00eb \u00e7do kultur\u00eb letrare, poet\u00ebt q\u00eb shkruajn\u00eb Dhiat\u00ebn poetike, mbesin emblema t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuara e t\u00eb ngritura n\u00eb piedestalet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nacionale. Nuk ndodh shpesh q\u00eb t\u00eb shkruhet kjo Dhiat\u00eb, sepse p\u00ebr t\u00eb shkruar At\u00eb, lypsen frym\u00ebzime t\u00eb rralla, e t\u00eb cilat zaten ju vijn\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebzve t\u00eb zgjedhur. Ndoc Gjetaj ishte i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7,9],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Poeti i Dhiat\u00ebs Poetike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Poeti i Dhiat\u00ebs Poetike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Ukaj N\u00eb \u00e7do kultur\u00eb letrare, poet\u00ebt q\u00eb shkruajn\u00eb Dhiat\u00ebn poetike, mbesin emblema t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuara e t\u00eb ngritura n\u00eb piedestalet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nacionale. Nuk ndodh shpesh q\u00eb t\u00eb shkruhet kjo Dhiat\u00eb, sepse p\u00ebr t\u00eb shkruar At\u00eb, lypsen frym\u00ebzime t\u00eb rralla, e t\u00eb cilat zaten ju vijn\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebzve t\u00eb zgjedhur. Ndoc Gjetaj ishte i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-10T21:20:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Poeti i Dhiat\u00ebs Poetike\",\"datePublished\":\"2010-06-10T21:20:42+00:00\",\"dateModified\":\"2010-06-10T21:20:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/\"},\"wordCount\":2144,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/\",\"name\":\"Poeti i Dhiat\u00ebs Poetike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-06-10T21:20:42+00:00\",\"dateModified\":\"2010-06-10T21:20:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Poeti i Dhiat\u00ebs Poetike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Poeti i Dhiat\u00ebs Poetike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Poeti i Dhiat\u00ebs Poetike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ndue Ukaj N\u00eb \u00e7do kultur\u00eb letrare, poet\u00ebt q\u00eb shkruajn\u00eb Dhiat\u00ebn poetike, mbesin emblema t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuara e t\u00eb ngritura n\u00eb piedestalet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nacionale. Nuk ndodh shpesh q\u00eb t\u00eb shkruhet kjo Dhiat\u00eb, sepse p\u00ebr t\u00eb shkruar At\u00eb, lypsen frym\u00ebzime t\u00eb rralla, e t\u00eb cilat zaten ju vijn\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebzve t\u00eb zgjedhur. Ndoc Gjetaj ishte i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-10T21:20:42+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Poeti i Dhiat\u00ebs Poetike","datePublished":"2010-06-10T21:20:42+00:00","dateModified":"2010-06-10T21:20:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/"},"wordCount":2144,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/","name":"Poeti i Dhiat\u00ebs Poetike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","datePublished":"2010-06-10T21:20:42+00:00","dateModified":"2010-06-10T21:20:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/2972\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Poeti i Dhiat\u00ebs Poetike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2972"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2972"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2972\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}