{"id":294,"date":"2009-11-10T20:55:31","date_gmt":"2009-11-10T19:55:31","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=294"},"modified":"2009-11-10T20:55:31","modified_gmt":"2009-11-10T19:55:31","slug":"rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/","title":{"rendered":"Rreziku real i fenomenit Baze-Ta\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/blendi_kajsiu.jpg\" border=\"0\" alt=\"Blendi Kajsiu\" width=\"80\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Blendi Kajsiu<\/strong>, <em>10.11.2009 <\/em><\/p>\n<p>S\u00eb pari duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb reagimi publik q\u00eb shp\u00ebrtheu pas dhunimit t\u00eb gazetarit Mero Baze \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur. Pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb apo se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Mero Baze, ushtrimi i dhun\u00ebs ndaj nj\u00eb gazetari, sidomos nga persona af\u00ebr pushtetit, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb publik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i sh\u00ebmtuar q\u00eb duhet d\u00ebnuar me forc\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt d\u00ebnimi i gjer\u00eb dhe publik q\u00eb iu b\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb ushtruar nga biznesmeni Ta\u00e7i dhe bodigard\u00ebt e tij ndaj Mero Bazes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb, se shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb ende e aft\u00eb t\u00eb vendos\u00eb disa kufij p\u00ebrball\u00eb abuzivizmit. Fakti q\u00eb kufijt\u00eb duhen vendosur edhe ndaj abuzimit me fjal\u00ebn e lir\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb se duhet injoruar abuzimi me gazetar\u00ebt. Ndaj \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos solidarizohesh dhe p\u00ebrkrah\u00ebsh reagimin publik kund\u00ebr dhun\u00ebs ushtruar ndaj gazetarit Baze. Problemi \u00ebsht\u00eb se debati aktual rrezikon t\u00eb riprodhoj\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb d\u00ebnon, fenomenin Ta\u00e7i, duke legjitimuar logjik\u00ebn ekonomike nga buron ky fenomen.<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e debatit \u00ebsht\u00eb fokusuar te d\u00ebnimi i fenomenit t\u00eb pasurimit t\u00eb disa individ\u00ebve q\u00eb jan\u00eb pran\u00eb pushtetit. Vet\u00eb gazeta \u201cTema\u201d dhe Baze nuk kan\u00eb reshtur s\u00eb denoncuari privatizimin e ARMO-s nga Ta\u00e7i si produkt i korrupsionit t\u00eb klientelizmit politik. Ideja \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse privatizimi i ARMO-s do b\u00ebhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte dhe transparente, kompania me siguri do privatizohej nga ndonj\u00eb kompani e huaj e fuqishme. Dhe ndoshta \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebshtu, ndoshta n\u00eb nj\u00eb proces transparent tenderimi jo Ta\u00e7i, por ndonj\u00eb kompani e fuqishme nafte amerikane do ta merrte ARMO-n n\u00ebn pron\u00ebsi. Ashtu sikurse telefonia celulare, telefonia fikse, sistemi bankar, energjia elektrike dhe pothuajse \u00e7do aset komb\u00ebtar shqiptar me vler\u00eb, n\u00eb fakt tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kapitalit t\u00eb huaj. P\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se kapitali lokal nuk ka takat dhe as mb\u00ebshtetje nga qeveria p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll pasurit\u00eb tona komb\u00ebtare.<br \/>\nDenoncimi aktual i fenomenit Ta\u00e7i n\u00eb fakt legjitimon pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb proces; privatizimin e t\u00eb gjitha aseteve kryesore komb\u00ebtare shqiptare nga kapitali i huaj. Ama ky nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb proces q\u00eb realisht zhvillon Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb termin afatgjat\u00eb. N\u00eb fakt kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb proces q\u00eb shpesh nxjerr jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb qindra milion\u00eb euro \u00e7do vit, pa prodhuar ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar. Fitimet q\u00eb nxjerr kapitali i huaj n\u00eb sistemin bankar apo telefonin\u00eb celulare shpesh dalin nga ekonomia shqiptare n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb stimulojn\u00eb prodhimin e saj. Madje n\u00eb kuadrin e liberalizmit t\u00eb tregjeve financiar qeveria shqiptare nuk ka as tagrin q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ri-investimin e k\u00ebtij fitimi n\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>A do t\u00eb thot\u00eb kjo se nuk duhet denoncuar privatizimi jo transparent i ARMO-s? Apo se nuk duhet denoncuar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi marr\u00ebdh\u00ebnia okulte politik\u00eb-biznes? Jo dhe jo. Natyrisht q\u00eb fenomene t\u00eb tilla duhen denoncuar, por p\u00ebr t\u00eb tjera arsye. Fakti q\u00eb ARMO \u00ebsht\u00eb privatizuar nga nj\u00eb biznesmen shqiptar n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht se po pasurohet Rezart Ta\u00e7i, problemi \u00ebsht\u00eb se sa vende pun\u00eb po hapen nga pasurimi i tij. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb se qeveria shqiptare po mb\u00ebshtet apo po krijon nj\u00eb biznesmen shqiptar. Problemi \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb merr qeveria dhe shoq\u00ebria n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb mb\u00ebshtetjes q\u00eb i ofron nj\u00eb biznesi lokal? Pun\u00ebsim? Investim n\u00eb ekonomin\u00eb lokale? Apo ulje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebr sektor\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare? Me fjal\u00eb t\u00eb tjera \u00e7\u00ebshtja shtrohet se si kontribuon nxitja dhe p\u00ebrkrahja e biznesmen\u00ebve lokal\u00eb n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sepse duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb q\u00eb zhvillim t\u00eb ekonomis\u00eb lokale pa fuqizim t\u00eb biznesit vendas nuk ka dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye qeverit\u00eb amerikane, gjermane apo japoneze e mb\u00ebshtesin hapur dhe fort biznesin vendas, dhe b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos q\u00eb asetet komb\u00ebtare t\u00eb mbeten n\u00eb pron\u00ebsi lokale.<br \/>\nAma q\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje e till\u00eb t\u00eb ket\u00eb kuptim ajo duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb kuadrin e nj\u00eb plani t\u00eb qart\u00eb zhvillimi. Pra, duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb strategji komb\u00ebtare zhvillimi q\u00eb i jep p\u00ebrpar\u00ebsi sektor\u00ebve t\u00eb caktuar t\u00eb ekonomis\u00eb. Kjo p\u00ebrpar\u00ebsi mund t\u00eb materializohet duke e mbrojtur produktin lokal n\u00eb k\u00ebto sektor\u00eb, duke leht\u00ebsuar kreditimin e tyre, duke i favorizuar n\u00ebp\u00ebrmjet taksave, apo duke i ofruar nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb me \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nafta. K\u00ebshtu privatizimi i aseteve komb\u00ebtare nga biznesmen\u00eb lokal\u00eb mund t\u00eb justifikohet n\u00eb kuadrin e nj\u00eb plani zhvillimi q\u00eb nxit ekonomin\u00eb lokale dhe sektor\u00eb specifik t\u00eb saj. N\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb mb\u00ebshtetjes q\u00eb i jep biznesit vendas qeveria ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb atij edhe kuota dhe kushte t\u00eb caktuara pun\u00ebsimi, prodhimi apo \u00e7mimi, n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb plani t\u00eb caktuar zhvillimi.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe mb\u00ebshtetja i jepet nj\u00eb individi dhe jo nj\u00eb sektori, nj\u00eb biznesmeni dhe jo nj\u00eb industrie. Dhe ky \u00ebsht\u00eb problemi real n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare sot, \u00e7ka prodhon edhe fenomenin Ta\u00e7i. Strategjia jon\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb presupozon se zhvillimi buron vetvetiu nga tregu, dhe q\u00eb e koncepton shtetin thjesht si shit\u00ebs t\u00eb pasuris\u00eb komb\u00ebtare e ka reduktuar biznesin vendas thjesht n\u00eb klient t\u00eb pushtetit, dhe jo n\u00eb aktor t\u00eb zhvillimit ton\u00eb ekonomik. P\u00ebr pasoj\u00eb privatizimi tek ne nuk shikohet aspak n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit t\u00eb ekonomis\u00eb komb\u00ebtare. Pyetja se si privatizimi aktual do i sh\u00ebrbej\u00eb zhvillimit t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare as nuk shtrohet, pasi zhvillimi ekonomik shikohet si di\u00e7ka q\u00eb ndodh vetvetiu nga tregu i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetjet q\u00eb shtrohen jan\u00eb gjithmon\u00eb specifike; \u2018kush e mori?\u2019, \u2018sa e mori?\u2019, apo \u2018kujt ja mori?\u2019. N\u00eb fakt ky \u00ebsht\u00eb edhe rasti konkret. Ne si qytetar\u00eb ende nuk e kemi t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb fiton ekonomia dhe shoq\u00ebria shqiptare nga privatizimi aktual i ARMO-s. Ajo q\u00eb kemi t\u00eb qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se at\u00eb e ka marr\u00eb Ta\u00e7i, p\u00ebr pak lek\u00eb, dhe se ia dha Berisha. I gjith\u00eb diskutimi u reduktua te debati i kishte apo jo lek\u00ebt Ta\u00e7i p\u00ebr blerjen e ARMO-s. Aq sa ky i fundit filloi t\u00eb deklaronte blerjen e Milanit dhe Bolonj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb treguar se sa shum\u00eb para kishte.<\/p>\n<p>Aq total ishte injorimi i interesit t\u00eb ekonomis\u00eb komb\u00ebtare saq\u00eb p\u00ebrball\u00eb deklaratave t\u00eb tilla asnj\u00eb media lokale nuk shtroi pyetjen; \u00e7far\u00eb leverdie ka ekonomia shqiptare n\u00ebse nj\u00eb biznesmen lokal q\u00eb sapo ka privatizuar naft\u00ebn blen Milanin? P\u00ebrgjigjja; as edhe nj\u00eb pik\u00eb interesi. P\u00ebrkundrazi, n\u00ebse Ta\u00e7i v\u00ebrtet do blinte Milanin sot apo nes\u00ebr, kjo thjesht do t\u00eb thoshte se qindra milion\u00eb euro dalin nga ekonomia shqiptare drejt Italis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb shqiptar\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn nivelin e varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb nga fenomenet q\u00eb ka varf\u00ebruar dhe po varf\u00ebron Rusin\u00eb, nga e cila dalin \u00e7do vit qindra miliard\u00eb euro. Manjat\u00ebt e tipit Abramovi\u00e7 fitimet q\u00eb nxjerrin nga privatizimi i naft\u00ebs apo gazit rus i nxjerrin jasht\u00eb ekonomis\u00eb ruse, duke bler\u00eb ekipe si Chelsea n\u00eb Britani apo duke bler\u00eb plazhe dhe troje n\u00eb vende turistike. Ndaj \u00e7\u00ebshtja nuk duhej t\u00eb shtrohej i ka apo jo parat\u00eb Ta\u00e7i p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb Milanin? \u00c7\u00ebshtja shtrohet a duhet lejuar nj\u00eb biznesmen lokal q\u00eb fitimet q\u00eb nxjerr nga pasuria komb\u00ebtare t\u00eb cil\u00ebn e ka p\u00ebrftuar me mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb, t\u2019i nxjerr\u00eb jasht\u00eb vendit? N\u00eb k\u00ebto kushte media, por edhe qeveria shqiptare duhet t\u00eb ishin t\u00eb parat q\u00eb duhet t\u00eb denonconin deklaratat p\u00ebr blerjen e Milanit apo Bolonj\u00ebs, jo sepse ato ishin t\u00eb pav\u00ebrteta, por sepse ato mund t\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebrteta. \u00c7\u2019kuptim ka q\u00eb qeveria jon\u00eb t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb biznesmeni shqiptar pasurin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare me t\u00eb cil\u00ebn ai blen p\u00ebr 800 milion\u00eb euro Milanin, kur me k\u00ebto para n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb hapeshin 100.000 vende pune (n\u00ebse pranojm\u00eb q\u00eb hapja e nj\u00eb vendi pune kushton 8000 euro).<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht nj\u00eb shqet\u00ebsim i till\u00eb as nuk u shtrua fare, pasi koncepti i ekonomis\u00eb dhe zhvillimit komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb inekzistent n\u00eb debatin ton\u00eb publik. Madje edhe vet\u00eb Ta\u00e7i n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb na thoshte se si do ndihmonte ekonomin\u00eb shqiptare me privatizimin e ARMO-s, na tha q\u00eb do b\u00ebhej pronar i Milanit me lek\u00ebt q\u00eb nxirrte nga ARMO!? Ndaj nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb tek incidenti Ta\u00e7i-Baze gjith\u00e7ka u p\u00ebrqendrua tek individi biznesmen dhe arroganca e tij ndaj nj\u00eb gazetari veteran. Edhe pse ky biznesmen dhe arroganca e tij jan\u00eb produkt i nj\u00eb sistemi q\u00eb e ka katandisur biznesin lokal n\u00eb klient dhe n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb pushtetit. Biznesit lokal i hidhet ndonj\u00eb cop\u00eb tender apo ndonj\u00eb cop\u00eb privatizim, nga ajo \u00e7ka mbetet pas privatizimit t\u00eb aseteve madhore komb\u00ebtare nga kapitali i huaj. N\u00eb shk\u00ebmbim i k\u00ebrkohet financim i fushatave politike dhe i politikan\u00ebve t\u00eb caktuar, dhe jo ndonj\u00eb kontribut n\u00eb zhvillimin e ekonomis\u00eb komb\u00ebtare, e cila supozohet se zhvillohet vetvetiu.<\/p>\n<p>Ndaj biznesi shqiptar gjithmon\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr i ngjason nj\u00eb qeni q\u00eb ose i l\u00ebpihet ose i leh pushtetit, shpesh n\u00ebp\u00ebrmjet medias. Arroganca e biznesmenit shqiptar pjes\u00ebrisht buron nga pasiguria q\u00eb prodhon nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb. P\u00ebrndryshe \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme se si nj\u00eb \u201cbiznesmen i fuqish\u00ebm\u201d mund t\u00eb zihet me grushte me nj\u00eb gazetar n\u00eb publik. Nj\u00eb incident i till\u00eb mbi t\u00eb gjitha reflekton nervozizmin dhe pasigurin\u00eb e biznesit shqiptar, q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb arroganc\u00eb dhe humbje kontrolli. Kritika q\u00eb po i b\u00ebhet sot k\u00ebtij biznesi duke injoruar modelin e zhvillimit nga ai buron, rrezikon ta riprodhoj\u00eb at\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Blendi Kajsiu, 10.11.2009 S\u00eb pari duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb reagimi publik q\u00eb shp\u00ebrtheu pas dhunimit t\u00eb gazetarit Mero Baze \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur. Pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb apo se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Mero Baze, ushtrimi i dhun\u00ebs ndaj nj\u00eb gazetari, sidomos nga persona af\u00ebr pushtetit, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb publik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i sh\u00ebmtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rreziku real i fenomenit Baze-Ta\u00e7i - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rreziku real i fenomenit Baze-Ta\u00e7i - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Blendi Kajsiu, 10.11.2009 S\u00eb pari duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb reagimi publik q\u00eb shp\u00ebrtheu pas dhunimit t\u00eb gazetarit Mero Baze \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur. Pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb apo se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Mero Baze, ushtrimi i dhun\u00ebs ndaj nj\u00eb gazetari, sidomos nga persona af\u00ebr pushtetit, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb publik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i sh\u00ebmtuar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-10T19:55:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/blendi_kajsiu.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rreziku real i fenomenit Baze-Ta\u00e7i\",\"datePublished\":\"2009-11-10T19:55:31+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-10T19:55:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/\"},\"wordCount\":1676,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/blendi_kajsiu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/\",\"name\":\"Rreziku real i fenomenit Baze-Ta\u00e7i - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/blendi_kajsiu.jpg\",\"datePublished\":\"2009-11-10T19:55:31+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-10T19:55:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/blendi_kajsiu.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/blendi_kajsiu.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rreziku real i fenomenit Baze-Ta\u00e7i\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rreziku real i fenomenit Baze-Ta\u00e7i - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rreziku real i fenomenit Baze-Ta\u00e7i - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Blendi Kajsiu, 10.11.2009 S\u00eb pari duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb reagimi publik q\u00eb shp\u00ebrtheu pas dhunimit t\u00eb gazetarit Mero Baze \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur. Pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb apo se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Mero Baze, ushtrimi i dhun\u00ebs ndaj nj\u00eb gazetari, sidomos nga persona af\u00ebr pushtetit, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb publik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i sh\u00ebmtuar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-10T19:55:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/blendi_kajsiu.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rreziku real i fenomenit Baze-Ta\u00e7i","datePublished":"2009-11-10T19:55:31+00:00","dateModified":"2009-11-10T19:55:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/"},"wordCount":1676,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/blendi_kajsiu.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/","name":"Rreziku real i fenomenit Baze-Ta\u00e7i - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/blendi_kajsiu.jpg","datePublished":"2009-11-10T19:55:31+00:00","dateModified":"2009-11-10T19:55:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/blendi_kajsiu.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/blendi_kajsiu.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rreziku-real-i-fenomenit-baze-taci\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rreziku real i fenomenit Baze-Ta\u00e7i"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=294"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/294\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}