{"id":293,"date":"2014-02-01T18:00:37","date_gmt":"2014-02-01T17:00:37","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=293"},"modified":"2014-02-01T18:00:37","modified_gmt":"2014-02-01T17:00:37","slug":"ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/","title":{"rendered":"Ndotja akustike &#8211; nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb vjen nga Kosova"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arben \u00c7okaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/arben_cokaj.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Arben \u00c7okaj<\/strong>, <em>1 shkurt 2014<\/em><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt duan t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, ku zbatohen ligjet evropiane-per\u00ebndimore, apo nj\u00eb shtet islamik, t\u00eb mbytur nga zhurmat e p\u00ebrditshme t\u00eb ezanit, nga moszhvillimi e pabarazia sociale dhe ku ligjet e rregullat e sheriatit form\u00ebsojn\u00eb mentalitetin e prapambetur shoq\u00ebror?!<\/p>\n<p>Kosova dha nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb k\u00ebto dit\u00eb me projektligjin e miratuar p\u00ebr zhurmat dhe ndotjen akustike, ku parashikohen gjoba deri n\u00eb 20 mij\u00eb Euro kund\u00ebr atyre, q\u00eb do t\u00eb ndotin ambientin me zhurma t\u00eb palejueshme. Shefqet Krasniqi \u2013 hoxha i xhamis\u00eb \u2018Sulltan Murati\u2019 (em\u00ebr i nj\u00eb pushtuesi turk) n\u00eb Prishtin\u00eb, me grupimin e tij politik islamik LISBA, doli kund\u00ebr k\u00ebtij ligji, duke th\u00ebn\u00eb se xhamia \u00ebsht\u00eb trupi nd\u00ebrsa ezani \u00ebsht\u00eb shpirti i fes\u00eb islame, duke aluduar me fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, se ligji po i hap luft\u00eb mysliman\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs! Deklarata mjaft t\u00eb ashpra k\u00ebto kundrejt nj\u00eb ligji demokratik, aq sa v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim praktikat e islamit dhe metodat imponuese t\u00eb tij. Jan\u00eb apo nuk jan\u00eb thirrjet e ezanit n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit, me altoparlant\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshti me ligjin dhe normat e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike?!<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Altoparlant\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/altoparlant.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Si q\u00ebndron puna e thirrjes s\u00eb ezanit, meq\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr shqet\u00ebsuese edhe k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri? Sa legjitime \u00ebsht\u00eb kjo praktik\u00eb islame, dhe a mundemi ne t\u00eb zbatojm\u00eb ligjin p\u00ebr ndotjen akustike edhe n\u00eb vendin ton\u00eb? Feja islame u krijua nga Muhamedi para 1500-1600 vjet\u00ebve dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte altoparlante. Kur u mblodh\u00ebn themeluesit e fes\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Bilali &#8211; nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor me ngjyr\u00eb, diskutuan mbi m\u00ebnyr\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb xhamis\u00eb me minare dhe se si do t\u00eb shp\u00ebrndahej mesazhi p\u00ebr besimtar\u00ebt. Kristian\u00ebt kan\u00eb k\u00ebmbanat e kish\u00ebs, kurse ata duhej sipas tyre t\u00eb gjenin nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur mesazhin. Dhe pasi u menduan, ata than\u00eb: \u201cHip Bilal atje lart dhe b\u00ebrtit me aq z\u00eb sa ke!\u201d &#8211; th\u00ebnien q\u00eb sot ne e d\u00ebgjojm\u00eb me nga 5 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, rreth 1825-1830 her\u00eb n\u00eb vit, p\u00ebrmes z\u00ebrit t\u00eb metalt\u00eb t\u00eb altoparlanteve t\u00eb xhamive. Thirrja e sh\u00ebrb\u00ebtorit me ngjyr\u00eb, se \u201cZoti (All\u2019ahu) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe Muhamedi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij n\u00eb tok\u00eb\u201d, u b\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ajo q\u00eb hoxh\u00eb Shefqet Krasniqi e quan \u201cshpirti i fes\u00eb islame\u201d dhe q\u00eb sot me zhvillimin teknologjik luhet p\u00ebrmes pajisjeve dixhitale dhe shp\u00ebrndahet me altoparlante t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Islami vs. Ligjeve demokratike<\/strong><br \/>\nDuke qen\u00eb se islami \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fe e vjet\u00ebr metodike dhe e pa-evoluar me zhvillimin e koh\u00ebs, me metodat e saj imponuese, ka ndikuar dhe ndikon ndjesh\u00ebm mbi mentalitetin shoq\u00ebror, edhe pse n\u00eb shum\u00eb raste i tejkalon normat e nj\u00eb shoq\u00ebrie n\u00eb zhvillim. Ligjet demokratike nuk e lejojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me t\u00eb mitur, pedofilin\u00eb, si\u00e7 e lejon islami. Nuk lejohen as ligjet e sheriatit. Shoq\u00ebria jon\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duke qen\u00eb evropiane, nuk e pranon as bashk\u00ebgjak\u00ebsin\u00eb n\u00eb martes\u00eb. N\u00eb Turqi e vendet arabe martohen edhe me vajz\u00ebn e xhaxhait, apo vajz\u00ebn e tezes, kurse tek ne kjo nuk ndodh. Pavar\u00ebsish k\u00ebsaj, Shefqeti u thot\u00eb vajzave, mos u martoni me t\u00eb krishter\u00eb. At\u00ebher\u00eb, a p\u00ebrb\u00ebn sulm kund\u00ebr islamit ligji p\u00ebr ndotjen akustike, n\u00ebse u k\u00ebrkohet edhe feve n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb t\u00eb mos e ndotin ambientin me zhurma shurdhuese? A mundet feja islame nd\u00ebr shqiptar\u00eb, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtatje evropiane, ta ushtroj\u00eb besimin e vet brenda objektit fetar dhe jo me zhurma shqet\u00ebsuese jasht\u00eb tij?<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani, n\u00eb rrethinat e Darmstadt-it ka nj\u00eb xhami me dy minare, por pa altoparlant\u00eb n\u00eb minare dhe atje nuk thirret ezani me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Po ashtu, n\u00eb Frankfurt, n\u00eb periferi, ka nj\u00eb ambient xhami edhe m\u00eb t\u00eb madhe, por pa minare fare. Evropa e dha nj\u00eb sinjal n\u00eb dhjetor me refuzimin e statusit kandidat p\u00ebr n\u00eb BE t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Rama dhe Meta u shpreh\u00ebn m\u00eb pas se ishin grupe ekstremiste evropiane, q\u00eb ndikuan n\u00eb refuzimin e statusit p\u00ebr shkak se e konsideronin Shqip\u00ebrin\u00eb islamike dhe an\u00ebtare t\u00eb Konferenc\u00ebs Islamike. Nd\u00ebrsa ne u japim koh\u00eb evropian\u00ebve t\u00eb kuptojn\u00eb se Shqip\u00ebria nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb rrezik p\u00ebr Unionin, a duhet ne shqiptar\u00ebt vetvetiu t\u00eb moderojm\u00eb di\u00e7ka edhe n\u00eb sjelljen ton\u00eb si popull, q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mos shfaqemi si t\u00eb rreziksh\u00ebm, para bashk\u00ebsis\u00eb ku d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb? A duhet ne t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb qart\u00eb me vetveten si shqiptar\u00eb, se \u00e7far\u00eb duam n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? Duam nj\u00eb integrim e zhvillim evropian, apo nj\u00eb orientim arabo-lindor, ku vendet islame na japin nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyre konfliktuale t\u00eb prapambetjes dhe moszhvillimit?!<\/p>\n<p>Shefqet Krasniqi si p\u00ebrfaq\u00ebsues fetar islam, ec\u00ebn m\u00eb tej n\u00eb doktrin\u00ebn e tij. Me fjal\u00ebn e tij t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebrmes mediave, ai i ndalon martesat e p\u00ebrziera p\u00ebr shkak t\u00eb besimit dhe b\u00ebn thirrje edhe p\u00ebr konvertim t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve n\u00eb islam, gj\u00eb q\u00eb bie ndesh edhe me ligjin p\u00ebr besimet fetare, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lira. Shefqeti me grupimin politik LISBA, ka k\u00ebrkuar disa her\u00eb q\u00eb vajzat n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb me shami n\u00eb shkoll\u00eb dhe k\u00ebrkesat b\u00ebhen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb imponuese dhe injoruese p\u00ebr shtetin laik. Pra, pavar\u00ebsisht se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb informuar dhe t\u00eb civilizuar, p\u00ebrpjekjet e Shefqetit jan\u00eb primitive, n\u00eb sip\u00ebrmarrjen e tij p\u00ebr ta islamizuar Kosov\u00ebn. Shefqeti e mendon Kosov\u00ebn nj\u00eb shtet t\u00eb dob\u00ebt, dhe po i hap luft\u00eb me deklarata shtetit t\u00eb tij, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ezanit dhe fes\u00eb islame, q\u00eb iu imponua shqiptar\u00ebve nga pushtimi osman. Kjo \u00ebsht\u00eb mjaft e d\u00ebmshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb kosovare, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb sfid\u00eb, q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs ka nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr minimizimin e efektit negativ, q\u00eb mentaliteti islamik ka mbi shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me zhurmat e larta shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p><strong>As Zoti vet\u00eb nuk k\u00ebrkon zhurm\u00eb&#8230;<\/strong><br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb disa faktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb hartimin e k\u00ebtij ligji nga qeveria Tha\u00e7i dhe votimin e tij n\u00eb parlament edhe nga Vet\u00ebvendosja e Albin Kurtit. Ndikimi i misionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar atje, duke par\u00eb rrezikun q\u00eb sekte t\u00eb ndryshme fetare islame, si vehabist\u00ebt, po ndjellin konflikte n\u00eb Kosov\u00eb; pjes\u00ebmarrja e vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebrkrah Al-Kaed\u00ebs n\u00eb Siri; fyerja q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit fetar\u00eb si Naim T\u00ebrnava e Shefqet Krasniqi, deri edhe tek t\u00eb rinjt\u00eb e Forumit Rinor Islam, si Noli Zhita etj., q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Gjergj Kastriotit dhe N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, k\u00ebrc\u00ebnimi islamik s\u00eb fundmi ndaj deputetes Alma Lama, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb kosovar\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb duke i thirrur mendjes p\u00ebr orientimin e gabuar dhe konfliktual, q\u00eb k\u00ebto drejtues islamik\u00eb, po i japin shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre. Shp\u00ebtuan nga serbi, p\u00ebr t\u2019u islamizuar?!<\/p>\n<p>Ligji kosovar p\u00ebr ndotjen akustike nuk b\u00ebhet vet\u00ebm kundrejt ezanit, por kundrejt \u00e7do zhurme shqet\u00ebsuese, qoft\u00eb k\u00ebto edhe k\u00ebmbanat e kishave. Deri tani nuk ka komunitete t\u00eb tjera fetare, q\u00eb kan\u00eb reaguar kund\u00ebr ligjit dhe ndoshta nuk reagojn\u00eb fare. Besimi n\u00eb Zot \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, por mund t\u00eb ushtrohet pa b\u00ebrtitur dhe shqet\u00ebsuar popullsin\u00eb. Pasi Zoti i plotfuqish\u00ebm nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr zhurm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria \u2013 nj\u00eb vend ende i pand\u00ebrgjegj\u00ebsuar<\/strong><br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri, shtypi i shkruar dhe media e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, thuajse t\u00eb pamundur, q\u00eb t\u00eb trajtojn\u00eb tema n\u00eb lidhje me komunitetet fetare dhe aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb kritikojn\u00eb disa nga teprimet e tyre, si psh. bllokimi i rrug\u00ebve dhe shesheve p\u00ebr Bajram, q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative, p\u00ebr ta paraqitur vendin ton\u00eb t\u00eb islamizuar, apo thirrja e ezanit p\u00ebrmes altoparlant\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft shqet\u00ebsuese p\u00ebr popullsin\u00eb, dhe bie ndesh me ligjin p\u00ebr ndotjen akustike, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr 23 vjet me radh\u00eb, shteti komunist e pati ndaluar aplikimin e feve n\u00eb Shqip\u00ebri. Shoq\u00ebria shqiptare, pas rr\u00ebzimit t\u00eb sistemit komunist m\u00eb 1990, e ka fituar lirin\u00eb edhe p\u00ebr aplikimin e feve n\u00eb vend. Duket sikur shoq\u00ebria jon\u00eb ndihet n\u00eb borxh kundrejt feve, pasi asnj\u00eb nuk i kritikon teprimet e tyre, edhe n\u00eb rastet kur veprimtaria fetare bie ndesh me t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb demokratike t\u00eb qytetar\u00ebve. Psh. n\u00eb Shkod\u00ebr, kur vjen havlla turke nga Stambolli p\u00ebr Bajram, bllokohet sheshi dhe qarkullimi i makinave, sepse kan\u00eb par\u00eb sheshin q\u00eb bllokohet n\u00eb Tiran\u00eb. Jo se nuk kan\u00eb vend p\u00ebr t\u2019u falur. Sikur besimtar\u00ebt t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00ebp\u00ebr xhamit\u00eb e nd\u00ebrtuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, edhe havlla do t\u00eb shp\u00ebrndahej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb kulturuar. Realisht do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos vinte havll\u00eb turke fare p\u00ebr Bajram n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si nuk vijn\u00eb bredha nga Vatikani p\u00ebr Krishtlindje. Dhe kjo gj\u00eb duhet par\u00eb!<\/p>\n<p>Kosova nj\u00eb shtet i ri disa vje\u00e7ar po i jep nj\u00eb shembull evropianizues Shqip\u00ebris\u00eb, e cila ka mbi 101 vjet pavar\u00ebsi nga turku. Pse ndodh kjo dhe a do duhet q\u00eb edhe shteti shqiptar ta shikoj\u00eb m\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi ligjin p\u00ebr ndotjen akustike n\u00eb vend? Fet\u00eb dhe lirit\u00eb e tyre nuk duhen kufizuar, por duhen kufizuar teprimet e tyre, duke nd\u00ebrhyr\u00eb me ligj pik\u00ebrisht aty, ku aplikimi i fes\u00eb shkel ligjet demokratike dhe cenon lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njer\u00ebzve. Fet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, para ligjit jan\u00eb n\u00eb rangun e OJF-ve, dhe i n\u00ebnshtrohen zbatimit t\u00eb ligjeve t\u00eb shtetit shqiptar. Por mentaliteti shqiptar i shtetformimit, i ndikuar ndjesh\u00ebm nga mentaliteti islamik, nuk ka arritur akoma n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e respektimit t\u00eb ligjit, si n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, prandaj jemi edhe nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb prapambetura n\u00eb Evrop\u00eb. Ashtu si ligji p\u00ebr ndalimin e pirjes s\u00eb duhanit n\u00eb vendet publike, edhe ligji p\u00ebr ndotjen akustike k\u00ebrkon nj\u00eb rregullim dhe zbatim t\u00eb tij, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur deri tani, pasi Shqip\u00ebria si\u00e7 thon\u00eb ka gjithmon\u00eb \u201challe\u201d m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por askush nuk e vret mendjen, se nga e kan\u00eb burimin k\u00ebto \u201challe\u201d!. A thua ndikon mentaliteti i moszbatimit t\u00eb ligjit n\u00eb rritjen e k\u00ebtyre halleve?<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb vitin 1990-t\u00eb ishte realisht m\u00eb e rregullt nga \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria tani, 23 vjet pasi feja fitoi lirit\u00eb e saj. Sot, shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lig\u00eb, m\u00eb e pabes\u00eb, m\u00eb e korruptuar dhe m\u00eb e pasigurt, se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. At\u00ebher\u00eb ku \u00ebsht\u00eb roli paq\u00ebsor i feve n\u00eb shoq\u00ebri? Pse duhet q\u00eb z\u00ebri i xhamive t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb me nga 5 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi dhe sh\u00ebrbimi q\u00eb ky z\u00eb bu\u00e7it\u00ebs, n\u00eb gjuh\u00ebn arabe, i b\u00ebn shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb? Dhe pas analizave, vijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin, q\u00eb me koh\u00eb kan\u00eb ardhur shoq\u00ebrit\u00eb Per\u00ebndimore: Feja le t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb e dobishme p\u00ebr ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb t\u00eb. Por ligjet e rendin i zbaton shteti demokratik, feja luan rolin e vet paq\u00ebsor e jo konfliktual, n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtyre ligjeve.<\/p>\n<p><strong>Mjerimi n\u00eb trojet tona nga mentaliteti turko-arab<\/strong><br \/>\nXhamia Ebu Baker n\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr xhamit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Ka z\u00ebn\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb madhe nd\u00ebrtimi dhe nj\u00eb shesh \u2013 lulishte t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit. Si \u00e7do xhami tjet\u00ebr k\u00ebtu, ajo b\u00ebrtet p\u00ebrdit\u00eb me altoparlante zhurmues, aq sa ia nd\u00ebrpreu bised\u00ebn edhe ish-kryeministrit Berisha, n\u00eb koh\u00ebn kur gjat\u00eb fushat\u00ebs, ai kishte nj\u00eb takim me gazetar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb hotel Colosseo \u2013 apo kryeministrit Rama, n\u00eb mbledhjen e qeveris\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Zakonisht v\u00ebrehen besimtar\u00ebt teksa lahen n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb hapur dhe primitiv, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebri me k\u00ebrkesat e koh\u00ebs, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb motin e ftoht\u00eb. Mungesa e ujit n\u00eb vendet arabe, dhe tradita e mospastrimit t\u00eb popullsis\u00eb atje, ka futur k\u00ebt\u00eb element \u201cpastrimi\u201d n\u00eb fen\u00eb islame, i cili ngjan si i pakuptimt\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, q\u00eb kemi uj\u00eb me tepri. V\u00ebren gjithashtu, se ezani bu\u00e7et me t\u00eb madhe, nd\u00ebrsa nuk jan\u00eb as 4-5 besimtar\u00eb duke u lutur n\u00eb xhamin\u00eb e st\u00ebrmadhe. At\u00ebher\u00eb pse amplifikohet z\u00ebri, p\u00ebr 4-5 vet\u00eb?! Pse shurdhohen t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb nuk duan t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb xhami? Kush do q\u00eb t\u00eb besoj\u00eb n\u00eb islam, nuk ka nevoj\u00eb t\u2019i imponohesh, t\u2019i b\u00ebrtas\u00ebsh \u201cja ku jam\u201d, pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb, rrug\u00ebn e ka t\u00eb lir\u00eb gjithkush po t\u00eb doj\u00eb, dhe rrug\u00ebn e gjen vet\u00eb kush do. Ndalimi me ligj i z\u00ebrit t\u00eb lart\u00eb, do t\u00eb sjell\u00eb me siguri popullimin e k\u00ebtyre xhamive t\u00eb zbraz\u00ebta e t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdha, pasi ky sh\u00ebrbim besimtar\u00ebve nuk u ofrohet m\u00eb p\u00ebrmes z\u00ebrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb altoparlant\u00ebve, apo TV-ve lokale. Ata kur munden, do u duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb xhami p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar lutjet apo predikimin e hoxhallar\u00ebve dhe kjo do e ndihmoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb myslimane t\u00eb shoq\u00ebrizohet m\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb tregoj\u00eb kultur\u00eb, e jo dhun\u00eb verbale.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit fetar\u00eb islam\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb gjetur nj\u00eb metod\u00eb jo fort fisnike t\u00eb mbrojtjes. Ata t\u00eb akuzojn\u00eb p\u00ebr islamofob, sa her\u00eb q\u00eb u kritikon ndonj\u00eb teprim t\u00eb tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos lejojn\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e tyre me nevojat e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb p\u00ebr zhvillim e integrim evropian. Edhe n\u00ebse ke t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb kritik\u00ebn t\u00ebnde, par\u00eb n\u00eb optik\u00ebn islamike, ata t\u00eb akuzojn\u00eb p\u00ebr islamofob, p\u00ebr \u00e7do q\u00ebndrim q\u00eb ti mban jasht\u00eb interesave t\u00eb tyre fetare. Por kur dikush e ka er\u00ebn e goj\u00ebs t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, normalisht se je i detyruar t\u2019i thuash, largohu paksa, se po kund\u00ebrmon! K\u00ebshtu edhe n\u00eb lidhje me fen\u00eb, mysliman\u00ebt duke respektuar vetveten, duke mos u b\u00ebr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e imponues p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, respektojn\u00eb edhe harmonin\u00eb fetare n\u00eb shoq\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne shqiptar\u00ebt lavd\u00ebrohemi, se e kemi si nj\u00eb nd\u00ebr virtytet m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Por realiteti flet krejt ndryshe. Flet p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb heshtur nd\u00ebrfetar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, q\u00eb mbahet i heshtur nga tensioni sip\u00ebrfaq\u00ebsor, por \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer dhe gjen forma t\u00eb tjera t\u00eb shprehjes, me munges\u00ebn e zhvillimit si shoq\u00ebri, me nd\u00ebrtime xhamiash pa kriter n\u00eb \u00e7do qoshe e vend t\u00eb duksh\u00ebm, ku falen vet\u00ebm nga 4-5 vet\u00eb n\u00eb dit\u00eb, s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi, xhamia le t\u00eb jet\u00eb. Pra, nj\u00eb kapital i hedhur pa mas\u00eb, me nj\u00eb efekt minimal, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb, me nj\u00eb sh\u00ebrbim negativ dhe stigmatizues p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e sotme shqiptare, e cila p\u00ebrfiton nga dob\u00ebsia e shtetit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtime pa leje, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar mure rrethuese e kufizuese, si n\u00eb vendet arabe, p\u00ebr t\u00eb ecur pakujdes n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, duke mos respektuar ligjet e rregullat, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb krer\u00ebt e komuniteteve fetare n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb mblidheshin pa buj\u00eb dhe t\u00eb shikojn\u00eb ndikimin e fes\u00eb mbi shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Japin ato nj\u00eb ndikim pozitiv, apo jo? Dhe n\u00ebse ato nuk bien dakord, q\u00eb t\u00eb sillen n\u00eb respekt t\u00eb ligjeve demokratike p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri Evropiane, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe n\u00eb respekt t\u00eb ligjit p\u00ebr ndotjen akustike, at\u00ebher\u00eb ato do ishte mir\u00eb t\u00eb kuptonin nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb, se rendi dhe siguria n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, qet\u00ebsia publike dhe lufta kundrejt krimit e korrupsionit, i takon shtetit dhe secili duhet t\u00eb p\u00ebrkulet para ligjit. P\u00ebrndryshe rrezikojm\u00eb shum\u00eb me zhvillimin ton\u00eb, rrezikojm\u00eb t\u00eb mbetemi gjithmon\u00eb nj\u00eb vend problematik dhe i pazhvilluar, nj\u00eb vend q\u00eb dikush i bie k\u00ebmban\u00ebs e dikush ndez altoparlant\u00ebt me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, dikush i bie thumbit e tjetri patkoit!<\/p>\n<hr \/>\n<h3>Tellall\u00ebt e intoleranc\u00ebs<\/h3>\n<p><em>Besnik Sinani <\/em><\/p>\n<p>Faqja Respublica ka sjell\u00eb nj\u00eb artikull nga nj\u00eb autor me emrin Arben Cokaj, q\u00eb merr shkas nga ligji i miratuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr \u2018ndotjen akustike.\u2019 Kush \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr autorin mund t\u00eb vizitoj\u00eb faqen e tij private ku ai njofton se ka studiuar n\u00eb Tiran\u00eb shkencat e natyr\u00ebs, ka gati p\u00ebr botim dy libra me poezi dhe nj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim kompjuter\u00ebsh dhe administron deg\u00ebn evropiane t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb Botuese Marinaj, gj\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00eb t\u00eb mendosh se kjo sht\u00ebpi botuese do ket\u00eb edhe deg\u00eb n\u00eb kontinente t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb merresh me autorin e k\u00ebtij shkrimi, qartazi jo nj\u00eb em\u00ebr i njohur analisti n\u00eb shtypin vendas, p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb v\u00ebsh n\u00eb dukje munges\u00ebn e \u00e7far\u00ebdolloj kredenciali n\u00eb formimin e tij apo karrier\u00ebn profesionale p\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb informuar p\u00ebr Islamin apo bashk\u00ebsit\u00eb muslimane. Jo se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb kushdo autor i faqeve t\u00eb opinionit n\u00eb gazeta q\u00eb shkruan n\u00eb lidhje me Islamin, apo \u00e7far\u00ebdo prezence n\u00eb shoq\u00ebri, duhet t\u00eb jet\u00eb njoh\u00ebs i Islamit, por autori nd\u00ebrmerr t\u00eb sqaroj\u00eb elemente identifikues apo form\u00ebsues t\u00eb Islamit p\u00ebr publikun kur qartazi ai nuk duket t\u00eb dij\u00eb m\u00eb shum\u00eb se lexuesi m\u00eb pak i informuar.<\/p>\n<p>Nevojitet, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb komentohet faqja q\u00eb boton nj\u00eb shkrim t\u00eb till\u00eb \u2013 nj\u00eb faqe e njohur kjo n\u00eb shtypin shqiptar. Faqja Respublica b\u00ebhet medium i nj\u00eb shkrimi q\u00eb quan nj\u00eb fe t\u00eb ligjshme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe praktikuesit e saj si e pa-evoluar, imponuese, t\u00eb rreziksh\u00ebm, [mbart\u00ebse e nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyre] konfliktuale t\u00eb prapambetjes dhe moszhvillimit, primitive, \u2018mentaliteti islamik\u2019 \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb dhe ka efekt negativ mbi shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, i ka shpallur luft\u00eb \u2018shtetit laik\u2019 etj, etj.<\/p>\n<p>Artikulli i botuar nga Respublica mbart dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb keqinformimesh t\u00eb tjera. P\u00ebr shembull, quan si anti-demokratik (shpall luft\u00eb, thot\u00eb autori) deklarimet kundra nj\u00eb ligji t\u00eb vendit, gj\u00eb kjo totalisht e pav\u00ebrtet\u00eb sipas t\u00eb gjitha standardeve t\u00eb vendeve demokratike sot n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb fakt, mosbindja civile, ku Kosova na ka dh\u00ebn\u00eb shembuj t\u00eb shumt\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga veglat m\u00eb t\u00eb njohura demokratike e p\u00ebrdorur nga aktivist\u00eb q\u00eb jan\u00eb nderuar me \u00e7mimin Nobel p\u00ebr paqe. T\u00eb flas\u00ebsh kundra ligjeve q\u00eb i konsideron t\u00eb padrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbrojtur nga liria e fjal\u00ebs dhe madje \u00ebsht\u00eb obligim qytetar. T\u00eb flas\u00ebsh kundra martesave fetarisht t\u00eb p\u00ebrziera \u00ebsht\u00eb e mbrojtur nga liria e fjal\u00ebs dhe b\u00ebhet r\u00ebndom\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Per\u00ebndimit. Martesa mes kush\u00ebrinjsh nuk \u00ebsht\u00eb e njohur vet\u00ebm n\u00eb \u2018vende arabe dhe turke\u2019 po edhe n\u00eb vende t\u00eb Per\u00ebndimit, si fjala vjen, ShBA. T\u00eb flas\u00ebsh kundra martesave fetarisht t\u00eb p\u00ebrziera \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje totalisht e ndar\u00eb nga martesa mes kush\u00ebrinjsh. Lidhja e tyre n\u00eb artikull p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb lapsus logjik. Feja islame nuk \u00ebsht\u00eb \u2018themeluar 1500-1600 vjet\u2019 m\u00eb par\u00eb dhe sipas t\u00eb vetmeve burime t\u00eb disponueshme tregimi q\u00eb autori sjell mbi filles\u00ebn e ezanit \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb. Autori \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb i mundur t\u00eb sjell\u00eb se nga e ka p\u00ebrkthyer dialogun, i cili, sipas t\u00eb gjitha gjasave, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn arabe.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse teksti \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb suaz\u00ebn e nj\u00eb diskutimi p\u00ebr ligjet dhe standardet demokratike, vlen t\u00eb theksohet se paraqitja e nj\u00eb feje dhe nj\u00eb bashk\u00ebsie fetare si t\u00eb dhunshme, konfliktuale, t\u00eb rrezikshme, t\u00eb pa-evoluar etj, etj, etj. p\u00ebrb\u00ebn nxitje t\u00eb frik\u00ebs, alarmit, paragjykimeve ndaj asaj feje dhe aderuesve t\u00eb saj \u2013 gj\u00eb kjo e d\u00ebnuar dhe demaskuar n\u00eb dokumente themeltare t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ku islamofobia \u2013 nxitja e frik\u00ebs ndaj Islamit \u2013 s\u00ebbashku me forma t\u00eb ndryshme t\u00eb paragjykimeve etnike, racore apo seksuale &#8211; kategorizohet si nd\u00ebr format m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb paragjykimeve q\u00eb duhet t\u00eb turp\u00ebrojn\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjuha emotive e k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb \u2013 nd\u00ebr t\u00eb tjera \u2013 ajo q\u00eb dallon gazetarin\u00eb dhe opinion-b\u00ebrjen nga trakte propagandistike t\u00eb nxitjes s\u00eb urrejtjes dhe mediumet q\u00eb e promovojn\u00eb \u2013 si Respublica n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, jan\u00eb promovuesit e asaj q\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb termi adekuat n\u00eb shqip, huazojm\u00eb nga anglishtja p\u00ebr ta quajtur \u2018bigotry.\u2019 Prezenca dhe promovimi i k\u00ebsaj gjuhe &#8211; jo n\u00eb skuta t\u00eb ndotura interneti &#8211; po n\u00eb at\u00eb q\u00eb konsiderohet shtypi mainstream \u00ebsht\u00eb ogur i keq \u2013 dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr musliman\u00ebt. Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb toleron intoleranc\u00ebn dhe paragjykimet ndaj nj\u00eb grupi apo bashk\u00ebsie, p\u00ebrligj intoleranc\u00ebn dhe paragjykimet kundra kujtdo. Ky \u00ebsht\u00eb rrezik i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>*<em>Autori \u00ebsht\u00eb kontribues i v\u00ebllimit Sharia in the West (2013) botuar nga Leiden University Press, Holand\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Revista &#8220;Shenja&#8221;<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Islami me piskama\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/islami.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> P\u00ebrgjigjia ime me koment p\u00ebr shkrimin e m\u00ebsip\u00ebrm:<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje z. Besnik Sinani, <\/p>\n<p>Shkrimin tim mbi ndotjen akustike un\u00eb e bazoj mbi ligjet demokratike dhe interesimin e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb p\u00ebr t&#8217;u integruar n\u00eb BE dhe jo n\u00eb vendet islame, n\u00eb orientimin ton\u00eb drejt Evrop\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb shtet demoktratike e jo-islamik. Ti merresh me sheriatin, dhe e g\u00ebzofsh. Parimet e demokracis\u00eb dhe ligjet e saj, e garantojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e nj\u00eb qytetari t\u00eb lir\u00eb, i cili nuk ka pse shqet\u00ebsohet me thirrjet shurdhuese p\u00ebrmes altoparlanteve t\u00eb kaurit mbi xhamit\u00eb e All&#8217;ahut. <\/p>\n<p><strong>N\u00eb 1400 vjet, q\u00eb me krijimin e saj, feja islame pisket n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit<\/strong> dhe tani q\u00eb bota ka ecur p\u00ebrpara n\u00eb zhvillim, shoq\u00ebrit\u00eb islame duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe popullin shqiptar, kan\u00eb mbetur pas dhe e shohin shoq\u00ebrin\u00eb Per\u00ebndimore tek ec\u00ebn p\u00ebrpara, nd\u00ebrsa k\u00ebto rrin\u00eb duke p\u00ebllitur akoma&#8230; <\/p>\n<p>N\u00ebse ti q\u00eb po pretendon se rri n\u00eb Holland\u00eb, e m\u00eb konsideron mua t\u00eb paditur, p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr islamin, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb paindoktrinuar e tru-shp\u00ebrlar\u00eb si ti, q\u00eb merresh me k\u00ebt\u00eb fe primitive, un\u00eb po t\u00eb them ty, m\u00eb gjej po munde nj\u00eb shtet demokratik me demokraci t\u00eb avancuar, e cila e lejon piskam\u00ebn me altoparlante t\u00eb nj\u00eb feje t\u00eb caktuar, apo edhe t\u00eb islamit, dhe un\u00eb ta pranoj se qenkam intolerant. <\/p>\n<p>Toleranca fetare nuk n\u00ebnkupton, q\u00eb dikush n\u00eb em\u00ebr t\u00eb neuzave t\u00eb tij t\u00eb besimit t\u00eb shurdhoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb mos guxojn\u00eb as t&#8217;i thon\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebn! Toleranca n\u00ebnkupton, kur neurotik\u00ebt e fes\u00eb s\u00eb All&#8217;ahut i n\u00ebnshtrohen ligjeve demokratike, jo me d\u00ebshir\u00eb, por se ligji e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb, pasi ju me eZanin e lart\u00eb e thyeni ligjin demokratik 2 her\u00eb: nj\u00eb her\u00eb se b\u00ebrtitni t\u00eb madhe tej normave t\u00eb lejuara dhe dy, se b\u00ebrtitni n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj. <\/p>\n<p>Ju jeni disa egoist\u00eb, m\u00eb keq se komunist\u00ebt dhe doni gradualisht t&#8217;i imponoheni me dhun\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta pengoni at\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt integrimit Evropian. Zhurmat nuk jan\u00eb fjal\u00eb e lir\u00eb. Nuk jan\u00eb liri e shprehjes. Ju keni t\u00eb drejt\u00eb t&#8217;i ledhatoni neurozat e besimit tuaj brenda objekteve fetare, pa u b\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. <\/p>\n<p>Nuk po hyj m\u00eb thell\u00eb n\u00eb pretendimet e tua, ku gjen nj\u00eb rast dhe e p\u00ebrmend se martesat brenda familjes kan\u00eb ndodhur k\u00ebtej e andej, dhe don nj\u00eb ligj t\u00eb shekullit t\u00eb 7-t\u00eb, t\u00eb na e paraqes\u00ebsh si bashk\u00ebkohor. Ne flasim me ligjet e sotme sekulare, t\u00eb shekullarizuara, t\u00eb shekullit ton\u00eb, jo kthim prapa n\u00eb koh\u00eb, e me ligjet tona, Muhamedit alesalm i bie t\u00eb jet\u00eb pedofil, pasi ai u martua me nj\u00eb vajz\u00eb 9 vje\u00e7e. <\/p>\n<p>Kam koh\u00eb q\u00eb botoj shkrime dhe e di se ju k\u00ebrceni p\u00ebrpjet\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb presion shtypit e mediave, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb s\u00eb turkut, ashtu si\u00e7 b\u00ebni edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, q\u00eb shkrimet kritike ndaj neuroz\u00ebs suaj, t\u00eb mos publikohen. Un\u00eb nuk e kam problem shum\u00eb se ResPublica.al nuk e publikon nj\u00eb shkrim timin, as edhe k\u00ebt\u00eb koment k\u00ebtu, un\u00eb kam ku i botoj shkrimet e mia. <\/p>\n<p>Vet\u00ebm se dua t\u00eb t\u00eb them, o ithtar i n\u00ebnshtruar i fes\u00eb s\u00eb turkut, se duhet t\u00eb t\u00eb vij\u00eb turp, q\u00eb mbron nj\u00eb anti-vler\u00eb, nj\u00eb ataviz\u00ebm kulturor, duke ia n\u00ebnshtruar nj\u00eb kultur\u00eb superiore, si\u00e7 ka qen\u00eb kultura jon\u00eb shqiptare-evropiane, nj\u00eb kulture primitive e inferiore, q\u00eb na vjen nga shkret\u00ebtirat arabe. Se t\u00eb del turku e arabi ty m\u00eb i dashur se shqiptari, mund t\u00eb kesh arsyet e tua. Por m\u00eb b\u00ebn habi me intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sotme, q\u00eb ua ka ngr\u00ebn\u00eb sorra trut\u00eb dhe po i n\u00ebnshtrohen presionit tuaj, p\u00ebr ta kaluar shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare nga komunizmi n\u00eb islamiz\u00ebm. <\/p>\n<p>Zgjat sa zgjat, nj\u00eb ideologji nihiliste q\u00eb mohon jet\u00ebn e promovon vdekjen, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perversion patologjik, me destinacioon t\u00eb vet\u00eb-shkat\u00ebrrohet. Her\u00ebt a von\u00eb, shoq\u00ebrit\u00eb e dominuara nga islami do t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb pasi t\u00eb varf\u00ebrohen edhe m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb at\u00eb pamund\u00ebsi jete, q\u00eb islami i imponon ata t\u00eb jetojn\u00eb. Ligjet e Evolucionit e konsumojn\u00eb dal\u00eb-ngadal\u00eb secilin individ, a grup shoq\u00ebror, q\u00eb del kund\u00ebr tyre!<\/p>\n<p><strong>Arben \u00c7okaj<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arben \u00c7okaj, 1 shkurt 2014 Shqiptar\u00ebt duan t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, ku zbatohen ligjet evropiane-per\u00ebndimore, apo nj\u00eb shtet islamik, t\u00eb mbytur nga zhurmat e p\u00ebrditshme t\u00eb ezanit, nga moszhvillimi e pabarazia sociale dhe ku ligjet e rregullat e sheriatit form\u00ebsojn\u00eb mentalitetin e prapambetur shoq\u00ebror?! Kosova dha nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb k\u00ebto dit\u00eb me projektligjin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-293","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ndotja akustike - nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb vjen nga Kosova - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ndotja akustike - nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb vjen nga Kosova - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arben \u00c7okaj, 1 shkurt 2014 Shqiptar\u00ebt duan t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, ku zbatohen ligjet evropiane-per\u00ebndimore, apo nj\u00eb shtet islamik, t\u00eb mbytur nga zhurmat e p\u00ebrditshme t\u00eb ezanit, nga moszhvillimi e pabarazia sociale dhe ku ligjet e rregullat e sheriatit form\u00ebsojn\u00eb mentalitetin e prapambetur shoq\u00ebror?! Kosova dha nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb k\u00ebto dit\u00eb me projektligjin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-02-01T17:00:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/arben_cokaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ndotja akustike &#8211; nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb vjen nga Kosova\",\"datePublished\":\"2014-02-01T17:00:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/\"},\"wordCount\":4374,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/arben_cokaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/\",\"name\":\"Ndotja akustike - nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb vjen nga Kosova - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/arben_cokaj.jpg\",\"datePublished\":\"2014-02-01T17:00:37+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/arben_cokaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/arben_cokaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ndotja akustike &#8211; nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb vjen nga Kosova\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ndotja akustike - nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb vjen nga Kosova - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ndotja akustike - nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb vjen nga Kosova - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arben \u00c7okaj, 1 shkurt 2014 Shqiptar\u00ebt duan t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, ku zbatohen ligjet evropiane-per\u00ebndimore, apo nj\u00eb shtet islamik, t\u00eb mbytur nga zhurmat e p\u00ebrditshme t\u00eb ezanit, nga moszhvillimi e pabarazia sociale dhe ku ligjet e rregullat e sheriatit form\u00ebsojn\u00eb mentalitetin e prapambetur shoq\u00ebror?! Kosova dha nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb k\u00ebto dit\u00eb me projektligjin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-02-01T17:00:37+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/arben_cokaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ndotja akustike &#8211; nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb vjen nga Kosova","datePublished":"2014-02-01T17:00:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/"},"wordCount":4374,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/arben_cokaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/","name":"Ndotja akustike - nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb vjen nga Kosova - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/arben_cokaj.jpg","datePublished":"2014-02-01T17:00:37+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/arben_cokaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/arben_cokaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndotja-akustike-nje-shembull-i-mire-qe-vjen-nga-kosova\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ndotja akustike &#8211; nj\u00eb shembull i mir\u00eb q\u00eb vjen nga Kosova"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=293"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/293\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}