{"id":2920,"date":"2010-06-04T10:23:06","date_gmt":"2010-06-04T09:23:06","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2920"},"modified":"2010-06-04T10:23:06","modified_gmt":"2010-06-04T09:23:06","slug":"shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/","title":{"rendered":"Shpenzimet n\u00eb Kuvend, PS: Hetim Topallit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fejzi Braushi<\/strong>, <em>04.06.2010<\/em><\/p>\n<p><em>TIRAN\u00cb<\/em> &#8211; Abuzimet me pagat, dietat dhe buxhetin nga ana e kryetares s\u00eb Kuvendit, Jozefina Topalli, rrezikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen objekt i nj\u00eb hetimi parlamentar ose n\u00eb m\u00eb t\u00eb keqen objekt i nj\u00eb hetimi penal.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/topalli_berisha.jpg\" border=\"0\" alt=\"Topalli - Berisha\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p>Grupi parlamentar socialist teksa ka diskutuar dje lidhur me penalizimet e her\u00ebpashershme t\u00eb Kuvendit me t\u00eb ardhurat p\u00ebr kryerjen e funksionit t\u00eb deputetit nuk ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe zyrtarisht ngritjen e nj\u00eb komisioni parlamentar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb buxhetit t\u00eb Kuvendit nga ana e kryeparlamentares Topalli dhe trajtimin financiar t\u00eb \u00e7do deputeti p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe at\u00eb vet\u00eb si spikere e k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Duke i konsideruar penalizimet e vazhdueshme me pagat dhe dietat, si nj\u00eb hakmarrje dhe tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb paralizuar jet\u00ebn parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs dhe kryerjen e funksionit t\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit, t\u00eb zgjedhurit socialist\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrjashtuar as mund\u00ebsin\u00eb e paditjes n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb kryetares Jozefina Topalli, sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Marlind Myftiu, si dhe financieres s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p><strong>Grupi<\/strong><br \/>\nDeputet\u00ebt socialist\u00eb kan\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb mos ia falin m\u00eb kryetares s\u00eb Kuvendit, Jozefina Topalli, mbajtjen e rrog\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurave t\u00eb tjera q\u00eb iu siguron statusi i deputetit p\u00ebr kryerjen e funksionit t\u00eb t\u00eb zgjedhurit t\u00eb popullit. N\u00eb mbledhjen e djeshme t\u00eb grupit parlamentar midis t\u00eb tjerave p\u00ebrfaq\u00ebsuesit socialist\u00eb kan\u00eb diskutuar edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke e vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb veprim si nj\u00eb sulm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj opozit\u00ebs dhe parlamentarizmit. I pari q\u00eb ka ngritur si \u00e7\u00ebshtje m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb deputeti Erion Bra\u00e7e, i cili nuk e ka par\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pag\u00ebs dhe dietave thjesht si nj\u00eb e ardhur p\u00ebr deputet\u00ebt, por si instrumente q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur ushtrimin e funksionit kushtetues t\u00eb deputetit.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrim ky q\u00eb ka gjetur dhe mb\u00ebshtetjen e t\u00eb zgjedhurve t\u00eb tjer\u00eb socialist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb mos heshtin m\u00eb, por ta ngren\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje si nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb kryeparlamentares Topalli p\u00ebr t\u00eb cenuar aktivitetin e parlamentarit, por pse jo edhe si nj\u00eb abuzim t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit me t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb q\u00eb i jep Kushtetuta, si dhe dhunuese e ligjit &#8220;P\u00ebr statusin e deputetit&#8221;. P\u00ebr t&#8217;i prer\u00eb rrug\u00eb nj\u00eb her\u00eb mir\u00eb k\u00ebtij problemi dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb vend figur\u00ebn e deputetit, grupi ka diskutuar edhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e nd\u00ebrmarrjes s\u00eb disa hapave ligjor p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar transparenc\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi shpenzohet buxheti i Kuvendit. K\u00ebshtu, deputet\u00ebt kan\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb konsultojn\u00eb edhe me jurist\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrmarrjes s\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor parlamentar, i cili t\u00eb mund t\u00eb shihte m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit financiar t\u00eb deputet\u00ebve dhe t\u00eb vet kryeparlamentares Topalli, si dhe sa \u00ebsht\u00eb zbatuar ligji &#8220;P\u00ebr statusin e deputetit&#8221;.<\/p>\n<p>Gjithashtu, objekt i pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij komisioni mund t\u00eb jet\u00eb dhe hetimi i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb menaxhimit t\u00eb buxhetit t\u00eb Kuvendit n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, koh\u00eb gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ai \u00ebsht\u00eb drejtuar nga Jozefina Topalli. Pra, nj\u00eb hetim p\u00ebr t\u00eb par\u00eb raportet e buxhetit q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e aktivitetit legjislativ t\u00eb deputet\u00ebve dhe buxhetit q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr aktivitetin e kryetares s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p><strong>Seanca<\/strong><br \/>\nNj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i debateve t\u00eb gj\u00ebra dhe n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Deputet\u00ebt socialist\u00eb t\u00eb gjendur p\u00ebrpara nj\u00eb veprimi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr disa muaj me radh\u00eb t\u00eb ndalimit t\u00eb pag\u00ebs dhe dietave, kan\u00eb denoncuar n\u00eb fjalimet e tyre k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb drejtueses s\u00eb Kuvendit si abuziv dhe kund\u00ebr opozitarizmit dhe parlamentarizmit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. &#8220;Sulmi q\u00eb i b\u00ebn statusit t\u00eb deputetit, trajtimit ligjor, matja e orarit sikur ne t\u00eb ishim sekretar\u00ebt e tu, refuzimit q\u00eb i b\u00ebn mb\u00ebshtetjes me logjistik\u00eb, vjedhjet q\u00eb i b\u00ebn rrog\u00ebs s\u00eb secilit prej nesh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj opozit\u00ebs dhe parlamentarizmit. Ti do q\u00eb ne mos t\u00eb funksionojm\u00eb, mos kemi mjete t\u00eb ndjekim elektoratin&#8221;, &#8211; tha deputeti Arben Ahmetaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa deputeti tjet\u00ebr socialist, Damian Gjiknuri, nd\u00ebrsa e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb akt si dhunim t\u00eb ligjit p\u00ebr statusin e deputetit, e ka akuzuar Topallin se po p\u00ebrdor parat\u00eb e Kuvendit p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer veten e vet me dieta t\u00eb justifikuara me faktin se gjoja jeton n\u00eb Shkod\u00ebr, megjith\u00ebse realisht jeton n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb i ashp\u00ebr n\u00eb fjal\u00ebn e vet ka qen\u00eb deputeti Taulant Balla, i cili i ka komunikuar Topallit pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb ishte diskutuar edhe n\u00eb mbledhjen e grupit, pra mund\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb shpenzimeve t\u00eb Kuvendit. Por t\u00eb gjitha k\u00ebtyre akuzave Topalli iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me argumentin se administrata ka zbatuar vet\u00ebm ligjin dhe se ajo nuk mund t&#8217;u jap\u00eb dieta deputet\u00ebve p\u00ebr dit\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb grev\u00eb urie.<\/p>\n<p><strong>Debati n\u00eb Kuvend<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ahmetaj<\/strong>:<br \/>\nNe kemi menduar se n\u00eb tentativ\u00ebn dhe n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn, madje dhe n\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtypur e dhunuar opozit\u00ebn, kryeministri Berisha nuk ka pasur konkurrenc\u00eb, por k\u00ebto dit\u00ebt dhe muajt e fundit mendojm\u00eb se ti je nj\u00eb konkurrente dinjitoze q\u00eb shpesh m\u00eb krijon dhe iden\u00eb se del dhe jasht\u00eb kontrollit. Sulmi q\u00eb i b\u00ebn statusit t\u00eb deputeti, trajtimit ligjor, matja e orarit sikur ne t\u00eb ishim sekretar\u00ebt e tu, refuzimit q\u00eb i b\u00ebn mb\u00ebshtetjes me logjistik\u00eb, vjedhjet q\u00eb i b\u00ebn rrog\u00ebs s\u00eb secilit prej nesh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj opozit\u00ebs dhe parlamentarizmit. Ti do q\u00eb ne t\u00eb mos funksionojm\u00eb, t\u00eb mos kemi mjete t\u00eb ndjekim elektoratin. Dua t&#8217;ju them se ju jeni nj\u00eb nga arsyet kryesore pse ky parlament sot quhet nj\u00eb parlament q\u00eb nuk funksionon. Konkurrente e denj\u00eb jo kompliment&#8221;.<br \/>\n<strong>Topalli<\/strong>:<br \/>\n&#8220;M\u00eb lejoni q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes t\u00ebr\u00ebsisht administrat\u00ebn, meqen\u00ebse i keni b\u00ebr\u00eb jasht\u00ebzakonisht presion p\u00ebr dietat q\u00eb nuk u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ju. Un\u00eb mendoj se administrata ka vepruar drejt se nj\u00eb grev\u00eb pa v\u00ebn\u00eb gj\u00eb n\u00eb goj\u00eb dhe me marr dieta nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ju k\u00ebrkoj q\u00eb t&#8217;i k\u00ebrkoni ndjes\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb kuvendit&#8221;.<br \/>\n<strong>Ahmetaj<\/strong>:<br \/>\n&#8220;Merri dhe \u00e7oji n\u00eb Shkod\u00ebr dietat tona se t\u00eb duhen p\u00ebr atje&#8221;<br \/>\n<strong>Gjiknuri<\/strong>:<br \/>\n&#8220;Fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb vazhduar dhe me dhunimin e ligjit p\u00ebr statusin e deputetit. Jo vet\u00ebm me instrumentet financiar q\u00eb nuk jan\u00eb teka t\u00eb deputet\u00ebve, por jan\u00eb instrumente q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur ushtrimin e funksionit kushtetues. Jo m\u00eb dietat q\u00eb p\u00ebrmendi ju se nuk i merituakan disa njer\u00ebz n\u00eb \u00e7ad\u00ebr apo q\u00eb padashje na shkuakan te nj\u00eb sht\u00ebpi virtuale n\u00eb Shkod\u00ebr, megjith\u00ebse ju banoni n\u00eb Tiran\u00eb, por e kam fjal\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb drejtash q\u00eb i garanton ligji p\u00ebr statusin e deputetit. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kontrolli mbi veprimtarin\u00eb qeveritare. Sa nga ju e din\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb informacion nga nj\u00eb institucion publik, shkres\u00ebn duhet ta sigloj\u00eb zonja Jozefin\u00eb. Sa nga ju e keni k\u00ebt\u00eb problem, por ju mbylleni n\u00eb heshtjen tuaj se keni dhun\u00ebn e diktatit politik t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe un\u00eb e kuptoj k\u00ebt\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. I keni mohuar k\u00ebto se keni frik\u00ebn e z\u00ebrit t\u00eb opozit\u00ebs. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr veprim, jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ju mendoni, p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ta shp\u00ebtuar parlamentin nga dita m\u00eb e zez\u00eb&#8221;.<br \/>\n<strong><\/strong><\/p>\n<p><strong>Topalli<\/strong>:<br \/>\n&#8220;Konstatoj prej disa dit\u00ebsh se keni hequr dor\u00eb nga transparenca dhe ju duket dita m\u00eb e zez\u00eb ajo dit\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ju nuk merrni dietat p\u00ebr dit\u00ebn e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb. Ju v\u00eb n\u00eb dijeni se kjo nuk \u00ebsht\u00eb parimi dhe principi themelor. Do respektohet rregullorja. Vendimet e parlamentit dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb p\u00ebr secilin prej deputet\u00ebve. M\u00eb vjen mir\u00eb se ju jeni t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb Parlament. Jemi tamam nj\u00eb vit pas zgjedhjeve.<br \/>\n<strong>Balla<\/strong>:<br \/>\n&#8220;Zonja drejtuese e seanc\u00ebs na je b\u00ebr\u00eb si ajo brigadierja Lume tek filmi &#8220;Parullat&#8221;. Ti moj zonj\u00eb ke nj\u00eb problem shum\u00eb t\u00eb madh, ti di t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh vet\u00ebm gom\u00ebn, nuk di t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh lapsin, ti di vet\u00ebm t\u00eb fshish nuk di t\u00eb ndreq\u00ebsh. Zonja Topalli po flasim k\u00ebtu p\u00ebr transparenc\u00eb dhe un\u00eb po u them k\u00ebtu se nuk do t\u00eb vonoj\u00eb dita q\u00eb transparenca do t&#8217;i kthehet dhe kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb vesh dhe Shqip\u00ebria q\u00eb ka nj\u00eb kryetare kuvendi, q\u00eb merr <strong>17 milion\u00eb lek\u00eb<\/strong> n\u00eb vit p\u00ebr shpin\u00eb e saj n\u00eb Shkod\u00ebr, se ka nj\u00eb kryetare kuvendi q\u00eb p\u00ebr 5 vjet me radh\u00eb ka marr\u00eb <strong>27 mij\u00eb e 30 euro dieta<\/strong> p\u00ebr rrug\u00ebt jasht\u00eb shtetit. K\u00ebt\u00eb transparenc\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb dhe mos guxo t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr dieta p\u00ebr grevat e uris\u00eb se nuk keni nevoj\u00eb p\u00ebr dietat e tua.<br \/>\n<strong>Topalli<\/strong>:<br \/>\n&#8220;Mbaroi koha&#8221;<br \/>\n<strong>Balla<\/strong>:<br \/>\n&#8220;Ty t\u00eb ka mbaruar koha me koh\u00eb&#8221;<br \/>\n<strong>Bra\u00e7e<\/strong>:<br \/>\n&#8220;Ku banon, tregojua k\u00ebtyre q\u00eb banon n\u00eb Tiran\u00eb dhe merr dietat sikur banon n\u00eb Shkod\u00ebr&#8221;<\/p>\n<p>Topalli ka marr\u00eb nj\u00eb vendim i cili ka p\u00ebr q\u00ebllim uljen e pagave t\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb seancat plenare dhe Komisionet Parlamentare. Vendimi &#8220;P\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb deputet\u00ebve&#8221; specifikon se paga e deputetit p\u00ebrb\u00ebhet:<\/p>\n<p>40 p\u00ebr qind nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb seanca plenare,<\/p>\n<p>50 p\u00ebr qind nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb mbledhjet e komisioneve<\/p>\n<p>10 p\u00ebr qind nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb veprimtari t\u00eb tjera<\/p>\n<p>Sipas vendimit, nga mospjes\u00ebmarrja n\u00eb seance apo mbledhje hiqen edhe dietat, shpenzimet e transportit, shpenzimet telefonike dhe strehimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p><strong>Skandali i dietave, Topalli shp\u00ebrblen veten me 73 mij\u00eb lek\u00eb plus \u00e7do muaj<\/strong><\/p>\n<p><em>TIRAN\u00cb<\/em> &#8211; Skandali i dietave n\u00eb Kuvend p\u00ebrfshin edhe kryetaren e k\u00ebtij institucioni, Jozefina Topalli. Ashtu si gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb, kryeparlamentarja Topalli n\u00eb 7 muajt e fundit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin &#8220;P\u00ebr statusin e deputetit&#8221;, i ka njohur vetes luksin e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb shume t\u00eb konsiderueshme prej 73.2 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb reja \u00e7do muaj si shpenzime n\u00eb form\u00ebn e dietave p\u00ebr ardhjen nga Shkodra ku &#8220;banon&#8221; n\u00eb Tiran\u00eb ku merr pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn parlamentare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpenzimet e tjera, ato t\u00eb telefonit dhe karburantit, ndryshe nga \u00e7do i zgjedhur tjet\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs si kryeparlamentare, i g\u00ebzon pa limit.<\/p>\n<p><strong>Shpenzimet<\/strong><\/p>\n<p>Kursimet e b\u00ebra nga mbajtja e rrogave t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb p\u00ebr gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb bojkotit i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi kryetares s\u00eb Kuvendit q\u00eb t\u00eb &#8220;shp\u00ebrblej\u00eb&#8221; deputet\u00ebt e djatht\u00eb pa p\u00ebrjashtuar as veten e vet me dieta t\u00eb ekzagjeruar. K\u00ebshtu, zyra e financ\u00ebs duket se ka qen\u00eb e prer\u00eb n\u00eb p\u00ebrllogaritjet e ndarjes s\u00eb k\u00ebtij kursimi, pasi e ka trajtuar kryeparlamentaren me dieta mujore me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb q\u00eb ka trajtuar edhe gjith\u00eb deputet\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse. Gazeta ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb s\u00eb fundi edhe tabelat zyrtare t\u00eb l\u00ebshuara nga zyra e financ\u00ebs p\u00ebr shpenzimet dhe pag\u00ebn e kryetares Jozefina Topalli.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb 6 muajt e fundit, duke filluar nga tetori, kryetares s\u00eb Kuvendit, si dhe gjith\u00eb t\u00eb zgjedhurve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, i \u00ebsht\u00eb akorduar nj\u00eb diet\u00eb fikse prej 73.2 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, \u00e7ka presupozon se ajo \u00ebsht\u00eb trajtuar me dit\u00ebt e plota t\u00eb dietave, ashtu si\u00e7 p\u00ebrcakton ligji p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb nuk jetojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe do t\u00eb duhet t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kryeqytet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn parlamentare. \u00c7&#8217;ka n\u00eb rastin e Topallit, ashtu si dhe n\u00eb rastet e shum\u00eb t\u00eb zgjedhurve t\u00eb tjer\u00eb, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb referim shum\u00eb i sakt\u00eb ligjor, pasi dihet tashm\u00eb q\u00eb ajo jeton n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrllogaritja<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendimi i Kuvendit i vitit 2003, i cili i ka dal\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit &#8220;P\u00ebr Statusin e deputetit&#8221; p\u00ebrcakton se &#8220;p\u00ebrfitojn\u00eb diet\u00eb 12 dit\u00eb n\u00eb muaj deputet\u00ebt q\u00eb banojn\u00eb jasht\u00eb qytetit t\u00eb Tiranes dhe 6 dit\u00eb n\u00eb muaj deputet\u00ebt q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs dhe kan\u00eb zon\u00ebn jasht\u00eb k\u00ebtij qyteti&#8221;, kryetarja e Kuvendit duket se e ka klasifikuar veten e saj n\u00eb grupin e par\u00eb, pavar\u00ebsisht se jeton n\u00eb Tiran\u00eb. Kjo pasi n\u00eb rast se do t\u00eb kishim respektim t\u00eb ligjit &#8220;P\u00ebr statusin e deputetit&#8221; dhe pik\u00ebrisht pik\u00ebs 2 t\u00eb nenit 14 t\u00eb tij, kryetarja e kuvendit do t\u00eb trajtohej me diet\u00eb me nj\u00eb mas\u00eb prej 4 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb pag\u00ebs mujore t\u00eb saj, \u00e7ka nga llogarit\u00eb del diku tek 8.9 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se do t\u00eb pjes\u00ebtonim shum\u00ebn prej 73.2 mij\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb evidentohet n\u00eb lajm\u00ebrimin e shpenzimeve t\u00eb Topallit me mas\u00ebn e diet\u00ebs prej 8.9 mij\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb asaj i takon si kryeparlamentare, i bie q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb trajtuar me diet\u00eb p\u00ebr me shum\u00eb 8 dit\u00eb \u00e7do muaj ose me 2 dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Megjithat\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin e shum\u00ebs prej 73.2 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb reja, duket se zyra e financ\u00ebs e cila ka b\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebrllogaritjen nuk ka marr\u00eb parasysh aspak k\u00ebt\u00eb kriter q\u00eb p\u00ebrcakton ligji, pasi ajo ka qen\u00eb taksative, pra e barabart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e djatht\u00eb dhe jo nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb ka dal\u00eb nga shum\u00ebzimi mas\u00ebs s\u00eb diet\u00ebs ditore me numrin e dit\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cilat i \u00ebsht\u00eb njohur nj\u00eb shpenzim i till\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, deputet\u00ebt socialiste vazhdojn\u00eb t\u00eb trajtohen me nj\u00eb diet\u00eb qesharake prej 18.3 mije lek\u00ebsh n\u00eb muaj e pap\u00ebrcaktuar n\u00eb asnj\u00eb vendim apo ligj konkret, q\u00eb flet p\u00ebr statusin e deputetit.<\/p>\n<p><strong>Dhjetori, Topalli mori 170 mij\u00eb lek\u00eb &#8220;gabim&#8221; p\u00ebr karburantin<\/strong><\/p>\n<p>Shpenzimet e Kuvendit rezultojn\u00eb se kan\u00eb arritur kulmin n\u00eb muajin dhjetor. Nga krahasimi i tabelave t\u00eb lajm\u00ebrimeve t\u00eb kreditimit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb kryeparlamentares Jozefina Topalli n\u00eb 6 muajt e fundit, rezulton se n\u00eb muajin Dhjetor ajo ka marr\u00eb plot 244.7 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rrog\u00ebs prej 222.5 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb tjera. Nga detajimi q\u00eb zyra e financ\u00ebs i ka b\u00ebr\u00eb shum\u00ebs s\u00eb llogaritur si shpenzime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb muaj, v\u00ebrehet se 169.3 mij\u00eb lek\u00eb Topallit i jan\u00eb njohur si rimbursim p\u00ebr karburantin pavar\u00ebsisht se transporti i saj kryhet me mjetet dhe shpenzimet e institucionit, 73.2 mij\u00eb si dieta dhe 2.2 mij\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjet n\u00eb mbledhjet e Byros\u00eb.<\/p>\n<p>Por duket se nj\u00eb interesim i deputet\u00ebve t\u00eb majt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skandal, ka detyruar kryetaren e Kuvendit q\u00eb t\u00eb jap\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb ti hiqet s\u00ebrish kjo shum\u00eb e akorduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme. Kjo ka detyruar zyr\u00ebn e financ\u00ebs q\u00eb n\u00eb tre muajt e m\u00ebpassh\u00ebm, pra Janar, Shkurt dhe Mars ti mbaj\u00eb kryetares nga llogaria e saj e shpenzimeve lek\u00ebt e dh\u00ebna n\u00eb dhjetor shpenzime p\u00ebr karburantin, duke e konsideruar at\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb gabim.<\/p>\n<p><strong>Tabel\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Paga mujore e kryetares s\u00eb Kuvendit 222.5 mij\u00eb lek\u00eb<br \/>\nDieta ditore 4% qind e pag\u00ebs ose 89 mij\u00eb lek\u00eb<br \/>\nShuma e p\u00ebrfituar si diet\u00eb 73.2 mij\u00eb lek\u00eb<br \/>\nDit\u00ebt e trajtuara me diet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 8 dit\u00eb<br \/>\nTelefoni celular pa limit<br \/>\nTransporti me mjetet e Kuvendit<\/p>\n<p>Vendimi i Kuvendit i vitit 2003<\/p>\n<p>III. P\u00ebrfitojn\u00eb diet\u00eb 12 dit\u00eb n\u00eb muaj deputetet q\u00eb banojn\u00eb jasht\u00eb qytetit t\u00eb Tiranes; 6 dit\u00eb n\u00eb muaj deputet\u00ebt q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs dhe kan\u00eb zon\u00ebn jasht\u00eb k\u00ebtij qyteti, si dhe 6 dit\u00eb n\u00eb muaj t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>IV. Deputet\u00ebve u paguhet p\u00ebr sh\u00ebrbime telefonike 17 000 lek\u00eb n\u00eb muaj, nd\u00ebrsa kryetareve t\u00eb komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme dhe kryetar\u00ebve t\u00eb dy grupeve parlamentare m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha 20 000 lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p><em>21 prill<\/em><\/p>\n<p><strong>Zbulohen super-dieta t\u00eb firmosura nga J. Topalli<\/strong><\/p>\n<p><em>TIRAN\u00cb<\/em> &#8211; Rrogat e gjasht\u00eb muajve t\u00eb 64 deputet\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e bojkotit parlamentar nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhura q\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb buxhetin e shtetit. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb mazhoranc\u00ebs, p\u00ebrmes dietave tejet t\u00eb fryra, lek\u00ebve p\u00ebr karburantin apo telefonin, dhe q\u00eb n\u00eb total p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb n\u00eb disa raste ia kalon edhe rrog\u00ebs, q\u00eb ata marrin.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb vazhdon ende, ku deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb favorizohen nga kryetarja e Kuvendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt antiligjore, nd\u00ebrsa homolog\u00ebt e tyre socialist\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pre e penalizimeve pa fund, edhe kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shpenzimet q\u00eb ata kryejn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb ngarkuara nga detyra q\u00eb kryejn\u00eb. Gazeta &#8220;Shekulli&#8221; disponon faturat e lajm\u00ebrimit t\u00eb kreditimit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb muajit mars p\u00ebr disa deputet\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb majt\u00eb, ku natyrisht evidentohet qart\u00eb ndryshimi i p\u00ebrfitimit financiar i t\u00eb zgjedhurve socialist\u00eb, si dhe abuzimi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast b\u00ebn kryeparlamentarja n\u00eb shpenzimin e buxhetit t\u00eb institucionit t\u00eb Kuvendit. Nga krahasimi i k\u00ebtyre tabulateve vihet re se t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt socialist\u00eb p\u00ebr muajin mars jan\u00eb trajtuar financiarisht vet\u00ebm me 18.3 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dieta, nd\u00ebrsa nuk u \u00ebsht\u00eb kompensuar asnj\u00eb lek qoft\u00eb p\u00ebr karburantin ashtu edhe p\u00ebr telefonin.<\/p>\n<p>Ndryshe nga ata, koleg\u00ebt e tyre t\u00eb djatht\u00eb p\u00ebrve\u00e7 dietave t\u00eb majme q\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb 74 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, jan\u00eb trajtuar financiarisht edhe p\u00ebr karburantin q\u00eb kan\u00eb konsumuar n\u00eb udh\u00ebtimet e tyre, p\u00ebr telefonin celular, \u00e7ka n\u00eb total n\u00eb disa raste shuma ka shkuar deri n\u00eb 160 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. K\u00ebshtu, deputeti socialist i Beratit, Erion Bra\u00e7e, ka mundur t\u00eb marr\u00eb si kompensim p\u00ebr shpenzimet e muajit mars vet\u00ebm 18.3 mij\u00eb lek\u00eb dhe k\u00ebto t\u00eb detajuara vet\u00ebm si dieta dhe nuk i \u00ebsht\u00eb paguar kompensuar as karburanti dhe as telefoni, megjith\u00ebse kjo parashikohet n\u00eb ligjin &#8220;P\u00ebr statusin e deputetit&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtari i tij i t\u00eb nj\u00ebjtit qark, Lefter Maliqi, pavar\u00ebsisht larg\u00ebsive t\u00eb barabarta nga Tirana ka marr\u00eb n\u00eb total 140 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, nga t\u00eb cilat 73.2 mij\u00eb si dieta (nj\u00eb deputet q\u00eb banon n\u00eb Tiran\u00eb i paguhen 6 dit\u00eb dieta me nga 30 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb deputeti q\u00eb banon jasht\u00eb Tirane i njihen 12 dit\u00eb t\u00eb tilla), 40.5 mij\u00eb p\u00ebr karburantin, 17 mij\u00eb p\u00ebr telefonin, si dhe 9 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb komisione. N\u00eb rastin e Maliqit duhet t\u00eb theksojm\u00eb se nga deklarata e tij e pasuris\u00eb n\u00eb ILDKP rezulton se ai ka sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nga krahasimi i t\u00eb dh\u00ebnave duket qart\u00eb trajtimi me dy standarde q\u00eb Kuvendi i b\u00ebn\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit qark, pavar\u00ebsisht se ligji parashikon nj\u00eb trajtim t\u00eb barabart\u00eb mes tyre. Nj\u00eb tjet\u00ebr rast \u00ebsht\u00eb ai deputetit Taulant Balla, i cili ashtu si Bra\u00e7e ka marr\u00eb vet\u00ebm 18.3 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dieta, duke mos iu njohur as kompensimi i karburantit dhe as i telefonit. Nd\u00ebrsa kolegu i tij i t\u00eb nj\u00ebjtit qark, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, ka p\u00ebrfituar n\u00eb total 139 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, nga t\u00eb cilat 73.2 mij\u00eb lek\u00eb dieta, 37.8 karburant, 17 mij\u00eb lek\u00eb telefon dhe 10.8 mij\u00eb lek\u00eb nga komisionet.<\/p>\n<p>Pra, s\u00ebrish vihet re fenomeni i favorizimit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb. Nj\u00eb rast akoma m\u00eb flagrant p\u00ebrb\u00ebn ai i deputetit Igli Cara, i cili pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb deputet i Durr\u00ebsit, pra vet\u00ebm 30 km larg Tiran\u00ebs, ka mundur t\u00eb marr\u00eb n\u00eb total 132 mij\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 73.2 mij\u00eb si dieta, 33.3 mij\u00eb p\u00ebr karburantin dhe 17 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr telefonin. Pabarazia mes deputet\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb majt\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe n\u00eb rastin e deputet\u00ebve t\u00eb zonave t\u00eb larg\u00ebta.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nd\u00ebrsa deputeti socialist Qemal Minxhozi ka p\u00ebrfituar si diet\u00eb vet\u00ebm 18.3 lek\u00eb, kolegu i tij i djatht\u00eb i t\u00eb nj\u00ebjtit qark Bedri Hoxha ka marr\u00eb plot\u00eb 160 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja si dieta, karburant, telefon dhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb komisione, ose th\u00ebn\u00eb ndryshe rreth 300 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa rroga q\u00eb ai merr si i zgjedhur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fejzi Braushi, 04.06.2010 TIRAN\u00cb &#8211; Abuzimet me pagat, dietat dhe buxhetin nga ana e kryetares s\u00eb Kuvendit, Jozefina Topalli, rrezikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen objekt i nj\u00eb hetimi parlamentar ose n\u00eb m\u00eb t\u00eb keqen objekt i nj\u00eb hetimi penal. Grupi parlamentar socialist teksa ka diskutuar dje lidhur me penalizimet e her\u00ebpashershme t\u00eb Kuvendit me t\u00eb ardhurat p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2920","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shpenzimet n\u00eb Kuvend, PS: Hetim Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shpenzimet n\u00eb Kuvend, PS: Hetim Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fejzi Braushi, 04.06.2010 TIRAN\u00cb &#8211; Abuzimet me pagat, dietat dhe buxhetin nga ana e kryetares s\u00eb Kuvendit, Jozefina Topalli, rrezikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen objekt i nj\u00eb hetimi parlamentar ose n\u00eb m\u00eb t\u00eb keqen objekt i nj\u00eb hetimi penal. Grupi parlamentar socialist teksa ka diskutuar dje lidhur me penalizimet e her\u00ebpashershme t\u00eb Kuvendit me t\u00eb ardhurat p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-04T09:23:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/topalli_berisha.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shpenzimet n\u00eb Kuvend, PS: Hetim Topallit\",\"datePublished\":\"2010-06-04T09:23:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/\"},\"wordCount\":3468,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/topalli_berisha.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/\",\"name\":\"Shpenzimet n\u00eb Kuvend, PS: Hetim Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/topalli_berisha.jpg\",\"datePublished\":\"2010-06-04T09:23:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/topalli_berisha.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/topalli_berisha.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shpenzimet n\u00eb Kuvend, PS: Hetim Topallit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shpenzimet n\u00eb Kuvend, PS: Hetim Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shpenzimet n\u00eb Kuvend, PS: Hetim Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Fejzi Braushi, 04.06.2010 TIRAN\u00cb &#8211; Abuzimet me pagat, dietat dhe buxhetin nga ana e kryetares s\u00eb Kuvendit, Jozefina Topalli, rrezikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen objekt i nj\u00eb hetimi parlamentar ose n\u00eb m\u00eb t\u00eb keqen objekt i nj\u00eb hetimi penal. Grupi parlamentar socialist teksa ka diskutuar dje lidhur me penalizimet e her\u00ebpashershme t\u00eb Kuvendit me t\u00eb ardhurat p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-04T09:23:06+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/topalli_berisha.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shpenzimet n\u00eb Kuvend, PS: Hetim Topallit","datePublished":"2010-06-04T09:23:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/"},"wordCount":3468,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/topalli_berisha.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/","name":"Shpenzimet n\u00eb Kuvend, PS: Hetim Topallit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/topalli_berisha.jpg","datePublished":"2010-06-04T09:23:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/topalli_berisha.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/topalli_berisha.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpenzimet-ne-kuvend-ps-hetim-topallit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shpenzimet n\u00eb Kuvend, PS: Hetim Topallit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2920"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2920\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}