{"id":2899,"date":"2010-06-02T07:49:14","date_gmt":"2010-06-02T06:49:14","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2899"},"modified":"2010-06-02T07:49:14","modified_gmt":"2010-06-02T06:49:14","slug":"cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/","title":{"rendered":"\u00c7mimet si anti\u00e7mime, antivlerat si vlera"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/juliana_pasha_15.jpg\" border=\"0\" alt=\"Juliana Pasha - Eurovizion\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Nga: <strong>Ki\u00e7o Blushi<\/strong><\/p>\n<p>Ne menduam se do t\u00eb merrnim patjet\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim n\u00eb Eurovizion, por ja q\u00eb dol\u00ebm me gisht n\u00eb goj\u00eb. E pra, a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb peshku i madh e ha t\u00eb voglin? Nuk ka dit\u00eb apo jav\u00eb q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs t\u00eb mos dekoroj\u00eb ndonj\u00eb sportist, k\u00ebng\u00ebtar, solist, valltar,apo dava m\u00eb mir\u00eb, ndonj\u00eb t\u00eb shquar &#8220;t\u00eb spikatur&#8221; nga bota e spektakleve. K\u00ebto dit\u00eb, zyra e Kryeministrit shpalli nj\u00eb list\u00eb me emrat e personave t\u00eb p\u00ebrzgjedhur prej tij p\u00ebr pensione t\u00eb ve\u00e7anta. T\u00eb p\u00ebrzgjedhurit gjithsesi do t\u00eb jen\u00eb domosdo nga mjediset e estrad\u00ebs, sportit, teatrit, cirkut apo edhe filmit.<\/p>\n<p>Miq, simpatizant\u00eb, q\u00ebndrestar\u00eb e dashamir\u00eb t\u00eb Kryeministrit a t\u00eb Presidentit gjithsesi do t\u00eb shp\u00ebrblehen nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr &#8220;merita t\u00eb posa\u00e7me&#8221;, pavar\u00ebsisht n\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb ose jo vlera t\u00eb mir\u00ebfillta komb\u00ebtare. Nuk dihet kush ka mbetur ende pa u b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr ta &#8216;Nder i Kombit&#8217; apo &#8216;Mjesht\u00ebr i Madh&#8217;! N\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb pa gar\u00eb nuk mbeten pas as kryetar\u00ebt e bashkive e t\u00eb komunave, q\u00eb p\u00ebrdit\u00eb shpallin lloj-lloj rapsod\u00ebsh, shkarrashkruesish, recituesish a sportist\u00ebsh t\u00eb k\u00ebsollojt\u00eb &#8216;Qytetar Nderi&#8217; a Qytetar Katundi. Monografira, vet\u00eb-biografira, auto-l\u00ebvdata, merita t\u00eb qena e t\u00eb paqena, talente e heronj, autor\u00eb t\u00eb shquar pa vepra shpallen e zbulohen e notojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb det q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jo kos, po dhall\u00eb. Sidomos po t\u00eb vdes\u00ebsh apo po t\u00eb vish nga jasht\u00eb, kamerat dhe gazetat do t\u00eb zbulojn\u00eb patjet\u00ebr se \u00e7far\u00eb artisti i madh ke pas qen\u00eb e as vet\u00eb nuk e ke pas ditur.<\/p>\n<p>Partit\u00eb dhe kryetar\u00ebt e partive t\u00eb Tiran\u00ebs, me nj\u00eb yrysh t\u00eb till\u00eb lavdidh\u00ebn\u00ebs e buj\u00ebshp\u00ebrndar\u00ebs preferojn\u00eb p\u00ebr &#8220;listat&#8221; e tyre t\u00eb k\u00ebsollojta personalitete publik\u00eb q\u00eb me demek &#8220;kan\u00eb akses&#8221; n\u00eb publik, e q\u00eb, me gjas\u00eb, populli le kok\u00ebn p\u00ebr ta. P\u00ebrher\u00eb do t\u00eb p\u00ebrzgjidhen ata q\u00eb din\u00eb t\u00eb recitojn\u00eb e t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb sa m\u00eb &#8220;bukur&#8221; tekstet, fjalimet dhe vargjet e t\u00eb tjer\u00ebve. Po sikur t\u00eb kishin marr\u00eb \u00e7mimin e par\u00eb n\u00eb Eurovizion? As Presidenti i Republik\u00ebs nuk do t\u00eb dukej m\u00eb i famsh\u00ebm e m\u00eb lavdimadh se Juliana! Nuk ka mall e pla\u00e7k\u00eb q\u00eb sot mund t\u00eb shitet e mund t\u00eb blihet m\u00eb lir\u00eb se lavdia e pamerituar!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhd\u00eb vler\u00ebsimesh t\u00eb antivlerave disa agjenci t\u00eb huaja, vite m\u00eb par\u00eb, shpik\u00ebn enkas p\u00ebr tregun ton\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr lavdi t\u00eb pamerituar ca certifikata false ku &#8220;provohej&#8221; se: &#8220;ti je njeriu m\u00eb i shquar i shekullit n\u00eb mbar\u00eb rruzullin&#8221;. Madje, k\u00ebto autoritete &#8220;akademik\u00eb&#8221; t\u00eb Evrop\u00ebs mund t\u00eb t\u00eb d\u00ebrgonin n\u00eb sht\u00ebpi edhe nj\u00eb kopje t\u00eb &#8220;Enciklopedis\u00eb&#8221; s\u00eb Oksford-it a Kembrixh-it ku ishte &#8220;shkruar&#8221; emri yt me g\u00ebrma ari, pa\u00e7ka se as n\u00eb katund nuk t\u00eb njihte njeri! Mesa duket nuk ka ushqim m\u00eb ndjell\u00ebs p\u00ebr injorant\u00ebt, p\u00ebr ish-t\u00eb izoluarit, p\u00ebr provincial\u00ebt kulturor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb parealizuarit e plakur se sa shija e \u00ebmb\u00ebl\/e hidhur e nj\u00eb lavdie t\u00eb vjedhur, &#8220;t\u00eb certifikuar&#8221;, t\u00eb pamerituar!<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb shembull t\u00eb importuar nga jasht\u00eb nj\u00eb Hi\u00e7 mund t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb diplom\u00eb, nj\u00eb master, nj\u00eb titull, nj\u00eb lavdi apo dava m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb medalje t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Tirana zyrtare. Prind\u00ebrit e pasur paguajn\u00eb shuma t\u00eb majme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vajzat e tyre k\u00ebng\u00ebtare apo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00ebp\u00ebr sfilita. F\u00ebmij\u00ebt e pasuruar paguajn\u00eb grafoman\u00eb q\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb libra ku tregohen meritat e prind\u00ebrve e gjysh\u00ebrve, p\u00ebr t\u00eb provuar se denbabaden kan\u00eb pas qen\u00eb &#8220;oxhak&#8221;, dmth elitar\u00eb, patriot\u00eb, luft\u00ebtar\u00eb, rilind\u00ebs, t\u00eb shquar q\u00eb u \u00ebsht\u00eb ngr\u00ebn\u00eb padrejt\u00ebsisht haka.<\/p>\n<p>Nj\u00eb evlat q\u00eb pushton ekranet e gazetat me para n\u00ebn dor\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohet nes\u00ebr, pa mundim, jo vet\u00ebm i shquar, por do t\u00eb shp\u00ebrblehet nga autoritet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb &#8220;p\u00ebr merita t\u00eb ve\u00e7anta&#8221;. Edhe t\u00eb vdekurit jan\u00eb v\u00ebrsulur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar ca m\u00eb shum\u00eb nga lakrori i pamat\u00eb i lavdis\u00eb! T\u00eb gjith\u00eb i ndjek pas historia, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb shquar, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb lavdish\u00ebm! \u00cbsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkosh mes nesh njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm, modest\u00eb, t\u00eb thjesht\u00eb!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka m\u00eb hierarki vlerash, po antivlerash! Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tollovi morale e kulturore, po t\u00eb ishte gjall\u00eb Migjeni apo Vangjush Mio, me mij\u00eb p\u00ebr qind nuk do t\u00eb gjenin dot nj\u00eb vend pune si m\u00ebsues fiskulture a vizatimi n\u00eb ndonj\u00eb katund t\u00eb Puk\u00ebs a t\u00eb Devollit! Sot nuk ka vler\u00eb kush je, \u00e7&#8217;em\u00ebr e \u00e7&#8217;talent ke, sa kultur\u00eb, sa dije dhe \u00e7&#8217;kontribute ke dh\u00ebn\u00eb, po me k\u00eb je e, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nga je e kund\u00ebr kujt je. Dikur nj\u00eb aktor, meq\u00eb s\u00eb gjalli luajti rolin e nj\u00eb heroi komb\u00ebtar, u identifikua me rolin aq shum\u00eb sa iu duk sikur (madje edhe e besoi) heroi i v\u00ebrtet\u00eb ishte ai dhe jo personazhi q\u00eb pat luajtur n\u00eb sken\u00eb; ndaj, kur hynte n\u00eb kafene e kur dilte n\u00eb rrug\u00eb k\u00ebrkonte ta nderonin nj\u00eblloj si t\u00eb ishte dora vet\u00eb Bajram Curri.<\/p>\n<p>Kjo ndoshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje profesionale e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kan\u00eb faj aktor\u00ebt, por si i b\u00ebhet hallit kur k\u00ebt\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb t\u00eb rolit me personazhin, t\u00eb folklorit me rapsodin e b\u00ebjn\u00eb autoritetet e lart\u00eb t\u00eb shtetit, t\u00eb cil\u00ebt ndajn\u00eb \u00e7mime dhe vler\u00ebsime komb\u00ebtare sipas shijeve dhe an\u00ebsive t\u00eb tyre politike, pa pasur asnj\u00eb kriter, asnj\u00eb hierarki vlerash, asnj\u00eb kut?! Si i b\u00ebhet kur antivlerat dhe ambalazhet serviren prej tyre si vlera komb\u00ebtare? Si i b\u00ebhet kur, edhe p\u00ebr &#8220;proceset e shekullit&#8221; vendimet i japin gjykat\u00ebsit e gjasht\u00ebmujorit, diploma e t\u00eb cil\u00ebve mban vul\u00ebn e nj\u00eb politikani t\u00eb lart\u00eb? Si i b\u00ebhet kur Kryeministri dhuron pensione speciale, madje fal edhe toka, p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb atij i p\u00eblqen e i shkon pas avazit, a thua se tokat dhe parat\u00eb e buxhetit ia ka l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim i ati?<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh nj\u00eb artist, ish i burgosur nga diktatura, m\u00eb tha me t\u00eb drejt\u00eb: Si nuk doli nj\u00eb njeri t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb \u00e7mimet e Republik\u00ebs apo titujt q\u00eb u dha diktatura? Por edhe sot, si nuk doli nj\u00eb i vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb titujt &#8216;Nder i Kombit&#8217; apo &#8216;Mjesht\u00ebr i Madh&#8217;, kur k\u00ebt\u00eb e ka marr\u00eb edhe Kadareja, edhe nj\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb disa vjersh\u00ebrime?! Por k\u00ebt\u00eb artist e rrahu nj\u00eb biznesmen n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs!&#8230; Kaq e madhe \u00ebsht\u00eb kjo shtys\u00eb e pushtetar\u00ebve p\u00ebr t&#8217;u rr\u00ebfyer si art-sport-kultur\u00eb-dash\u00ebs, sa tani edhe rrug\u00ebve po u vihen emrat e do t\u00eb gjall\u00ebve &#8220;t\u00eb shquar&#8221; q\u00eb &#8220;jan\u00eb me ne&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebrdit\u00eb, me nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb admirueshme vlerat nakatosen q\u00ebllimisht me antivlerat: ai q\u00eb t\u00eb rreh \u00ebsht\u00eb m\u00eb i nderuar se ai q\u00eb rrihet! Ai q\u00eb posht\u00ebrohet, nuk nderohet! Mediokriteti b\u00ebn ligjin e po i jep tonin shoq\u00ebris\u00eb, jo vet\u00ebm pse po merr \u00e7mime, em\u00ebrime, pensione t\u00eb ve\u00e7anta dhe tituj komb\u00ebtar\u00eb, por edhe pse, pas mediokritetit zyrtar e politik, sharlatanizmi elitar ka hipur n\u00eb piedestal, n\u00eb podiume, n\u00eb ekrane e n\u00eb gazeta, duke imponuar &#8220;shembuj&#8221; t\u00eb gabuar e, pse jo, edhe t\u00eb sh\u00ebmtuar imitimi p\u00ebr rinin\u00eb e p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb ndjek\u00ebsh vet\u00ebm nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Kuvendit e t\u00eb d\u00ebgjosh &#8220;baballar\u00ebt e kombit&#8221; sa vulgar\u00eb e injorant\u00eb jan\u00eb, sa hapin goj\u00ebn! K\u00ebta jan\u00eb &#8220;burra&#8221; t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>Tek ne nuk ka modele morale, nuk ka m\u00eb statuja, as monumente, as kodik\u00eb t\u00eb artit e kultur\u00ebs, as idhuj, sepse nuk ka as stimuj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb moral\u00eb dhe as material\u00eb q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb duhur: te talentet, t\u00eb p\u00ebrkushtuarit, t\u00eb merituarit. Plehrat dhe ambalazhet shiten dhe kushtojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se djersa dhe monumentet e kultur\u00ebs. Stimujt, p\u00ebrfshi edhe pensionet &#8220;speciale&#8221;, edhe sponsorizimet, edhe dekorimet, edhe vet\u00ebmburrjet e paskrupullta, ashtu sikurse futja e emrit n\u00eb list\u00ebn p\u00ebr deputet, mund t\u00eb jepen vet\u00ebm sipas shijes dhe preferenc\u00ebs s\u00eb kryetarit, n\u00eb rastin konkret sipas d\u00ebshir\u00ebs, firm\u00ebs, dmth lejes s\u00eb Kryeministrit. Edhe \u00e7mimet p\u00ebr veprat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vitit, edhe parat\u00eb p\u00ebr projekte filmash, ekspozitash a botimesh do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;sit\u00eb politike&#8221;, ndaj ka aq shum\u00eb mediokritet.<\/p>\n<p>Jemi i vetmi vend n\u00eb Evrop\u00eb, n&#8217;da\u00e7 edhe n\u00eb Azi, q\u00eb nuk ka kritik\u00eb, q\u00eb nuk ka nj\u00eb opinion publik t\u00eb specializuar e t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb di t\u00eb seleksionoj\u00eb, t\u00eb mbroj\u00eb e t\u00eb ndaj\u00eb shapin nga sheqeri. Sepse si n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, edhe k\u00ebt\u00eb peshore t\u00eb vlerave e ka dhe e mban, si nj\u00eb arm\u00eb asgj\u00ebsuese, vet\u00ebm politika e dit\u00ebs. Kush do t\u00eb shpallet nes\u00ebr i shquar, Nder i Kombit, k\u00ebt\u00eb nuk e vendos paraprakisht respekti q\u00eb ka kombi, dmth opinioni publik, por firma e Presidentit apo e Kryeministrit, t\u00eb cil\u00ebt, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim jan\u00eb t\u00eb pagjykuesh\u00ebm, t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, t\u00eb pakontrolluesh\u00ebm. Le t\u00eb botoj\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb emrat e atyre q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb Nder, Mjesht\u00ebr apo q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pension special q\u00eb t\u00eb kuptohet se tre\u00e7erekun e tyre nuk i njeh kurrkush! Shihni psh kush ka qen\u00eb Minist\u00ebr Kulture n\u00eb k\u00ebto 20 vjet dhe sa pesh\u00eb kan\u00eb pasur ata n\u00eb opinionin publik, n\u00eb qeveri e n\u00eb mjediset intelektuale e kulturore.<\/p>\n<p>Ky degradim i vlerave komb\u00ebtare nuk b\u00ebhet rast\u00ebsisht, nuk buron nga kuturuja, as vet\u00ebm nga injoranca, por nga q\u00ebllimi djall\u00ebzor q\u00eb kan\u00eb drejtuesit e t\u00eb gjitha sistemeve e koh\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend: duke u shoq\u00ebruar nga xhuxh\u00ebr, lider\u00ebt ngjajn\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb; duke nxjerr\u00eb n\u00ebp\u00ebr ekrane e podiume m\u00eb mediokrit, ata duken m\u00eb t\u00eb fis\u00ebm, m\u00eb me vlera, m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur e, rrjedhimisht, edhe m\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm! Por edhe sepse k\u00ebsisoj, &#8211; duke u b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb &#8220;k\u00ebmb\u00ebt e dhis\u00eb&#8221;, &#8211; do t\u00eb zhvler\u00ebsohet ndikimi i autoriteteve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shkencor\u00eb e artistik\u00eb mbi opinionin publik! Ja pra p\u00ebrse sot fjal\u00ebt &#8220;elit\u00eb&#8221;, &#8220;intelektual&#8221;, &#8220;akademik&#8221;, &#8220;shoq\u00ebri civile&#8221;, &#8220;Nder i Kombit&#8221;, etj n\u00eb thelb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb ironi e tallje se kuptim dhe r\u00ebnd\u00ebsi, sepse q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb konvertimi n\u00eb pages\u00eb. \u00cbsht\u00eb &#8220;Nder i Kombit&#8221; Kadareja, po pse t\u00eb mos jet\u00eb edhe G\u00ebzim Kruja e Rrema?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm vler\u00ebsim-zhvler\u00ebsimi e kan\u00eb shpikur diktaturat e t\u00eb gjitha ngjyrave, por at\u00eb e ka p\u00ebrvet\u00ebsuar mrekullisht klasa e sotme politike q\u00eb hap\u00ebrdan ndere, tituj, favore e lavdi t\u00eb pamerituar pa asnj\u00eb kriter&#8230; Jo m\u00eb kot mbret\u00ebrit e Mesjet\u00ebs mbanin pran\u00eb fronit nj\u00eb pala\u00e7o, i cili paguhej shtrenjt\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb humorin e lartmadh\u00ebris\u00eb, por edhe q\u00eb &#8220;artisti&#8221; i sarkazm\u00ebs t\u00eb dinte t\u00eb tallte e t\u00eb posht\u00ebronte vart\u00ebsit e tij. Sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb ngrihej akoma m\u00eb lart figura dhe autoriteti i padiskutuesh\u00ebm i mbretit.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta skem\u00eb funksionon edhe sot! Ja p\u00ebrse sot m\u00eb shum\u00eb vlen dhe b\u00ebn efekt dekorimi Mjesht\u00ebr i Madh i nj\u00eb &#8220;artisti&#8221; cirku apo estrade, se sa klithma tragjike p\u00ebr ndihm\u00eb e vajz\u00ebs s\u00eb Petro Markos! Ky \u00ebsht\u00eb mjerim e shfytyrim jo vet\u00ebm p\u00ebr kultur\u00ebn dhe p\u00ebr artin komb\u00ebtar, por sidomos p\u00ebr moralin e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri pa peshore, pa modele, pa shtylla, pa orientim moral dhe estetik. Tek ne sundon kultura e imitimit dhe e shitblerjes q\u00eb pjell aq kollaj, her\u00eb zyrtarisht e her\u00eb vetjakisht, at\u00eb ameb\u00ebn e pavdekshme t\u00eb mediokritetit ballkanik, duke l\u00ebn\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet antivlerat, duke u dh\u00ebn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi fasadave, falsitetit, spektaklit, mod\u00ebs, recitimit, lakuriq\u00ebsis\u00eb, vanitetit, majmunll\u00ebkut, dmth konsumizmit t\u00eb dit\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u dukur!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Qasja me kritere partiake ndaj vlerave dhe antivlerave t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare provon t\u00eb \u00e7&#8217;niveli jan\u00eb krer\u00ebt tan\u00eb, po edhe se si po rr\u00ebshqet teposht\u00eb peshorja komb\u00ebtare e merit\u00ebs dhe e nderimit, peshore q\u00eb mban gjall\u00eb kombet e qytet\u00ebruar! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb shihet si jan\u00eb hartuar tekstet shkollor\u00eb, si ka p\u00ebrfunduar arsimi, auditor\u00ebt, apo si nj\u00eb analfabet q\u00eb ka para, mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb titull a post t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror, duke u b\u00ebr\u00eb, nga badigard &#8211; deputet, nga aktor apo sho\u00ebgirl, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs partie a qeverie\u2026Ka nj\u00eb &#8220;ngush\u00ebllim&#8221; edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zezon\u00eb morale: n\u00eb Rusin\u00eb e Putinit ndodhka pik\u00ebrisht k\u00ebshtu, si tek ne: &#8220;rus\u00ebt e rinj&#8221;, me zinxhir\u00eb floriri e or\u00eb t\u00eb shtrenjta jan\u00eb artist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs!<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb filmimi me kamera t\u00eb fsheht\u00eb k\u00ebta rus\u00eb &#8220;t\u00eb rinj&#8221; t\u00eb p\u00ebrzgjedhur si deputet\u00eb nuk ngurrojn\u00eb t\u00eb shkelin butonat e votimit &#8220;n\u00eb em\u00ebr&#8221; t\u00eb atyre deputet\u00ebve q\u00eb mungojn\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e parlamentit, duke kryer k\u00ebsisoj votime t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta n\u00eb parlament. Kjo \u00ebsht\u00eb prov\u00eb besnik\u00ebrie ku e ku m\u00eb e madhe se firmosja e nj\u00eb peticioni! Ja pra p\u00ebrse lipsen dhe preferohen p\u00ebrher\u00eb t\u00eb till\u00eb klloun\u00eb, si n\u00eb diktatur\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjasme demokraci! Ja p\u00ebrse nga i nj\u00ebjti brum\u00eb q\u00eb dilnin dje Artist\u00ebt e Merituar apo t\u00eb Popullit, dalin sot Nderet e Kombit e Mjeshtrat e M\u00ebdhenj t\u00eb Pun\u00ebs, dhe m\u00eb pas edhe deputet\u00ebt!<\/p>\n<p>Sepse ky xhins i p\u00ebrzgjedhur politikisht (p\u00ebrmes seleksionimit klientelist, krahinor dhe sidomos parimit t\u00eb lepepeq\u00ebris\u00eb) \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb artit e kultur\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr edhe t\u00eb publikut, pra jo vet\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs, do ta shp\u00ebrblejn\u00eb nderin dhe favorin, duke u b\u00ebr\u00eb altoparlant\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shum\u00ebfishojn\u00eb z\u00ebrin e &#8220;s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs&#8221; n\u00eb dobi t\u00eb partis\u00eb e t\u00eb kryetarit t\u00eb saj. Sipas k\u00ebsaj logjike &#8220;pragmatike&#8221; fansat e nj\u00eb Ciljete t\u00eb japin m\u00eb shum\u00eb vota se fansat e Fisht\u00ebs apo t\u00eb Naimit, sepse k\u00ebta t\u00eb fundit, edhe po t\u00eb duan, nuk t\u00eb ndihmojn\u00eb dot t\u00eb marr\u00ebsh pushtetin (rrezik edhe t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb, se ngjan arkaik, &#8220;xhaket\u00eb e vjet\u00ebr&#8221;!)<\/p>\n<p>Andaj, duke mediokrit, hi\u00e7\u00ebt, antivlerat, gjysmak\u00ebt, duke em\u00ebruar e p\u00ebrzgjedhur t\u00eb till\u00eb &#8220;elitar\u00eb&#8221;, kryetar\u00ebt e partive dhe pas tyre Kryeministri dhe Presidenti jo vet\u00ebm q\u00eb hiqen sikur nuk i z\u00eb gjumi p\u00ebr hallet e kombit dhe p\u00ebr vlerat e tij t\u00eb patjet\u00ebrsueshme t\u00eb identitetit, t\u00eb art-kultur\u00ebs dhe t\u00eb mbar\u00ebvajtjes s\u00eb kombit, por edhe t\u00eb mbajn\u00eb gjat\u00eb e qet\u00eb sundimin e tyre, sigurisht me &#8220;mjete dhe me metoda demokratike&#8221;, pa censur\u00eb e n\u00eb &#8220;liri t\u00eb plot\u00eb&#8221;. N\u00eb nj\u00eb liri q\u00eb &#8220;\u00e7udit\u00ebrisht&#8221; p\u00ebrfundon n\u00eb anarki t\u00eb vlerave, ku prapanica e ka t\u00eb sigurt q\u00eb do t\u00eb vihet n\u00eb kuzhin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gatuar kultur\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Ki\u00e7o Blushi Ne menduam se do t\u00eb merrnim patjet\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim n\u00eb Eurovizion, por ja q\u00eb dol\u00ebm me gisht n\u00eb goj\u00eb. E pra, a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb peshku i madh e ha t\u00eb voglin? Nuk ka dit\u00eb apo jav\u00eb q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs t\u00eb mos dekoroj\u00eb ndonj\u00eb sportist, k\u00ebng\u00ebtar, solist, valltar,apo dava m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2899","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u00c7mimet si anti\u00e7mime, antivlerat si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7mimet si anti\u00e7mime, antivlerat si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Ki\u00e7o Blushi Ne menduam se do t\u00eb merrnim patjet\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim n\u00eb Eurovizion, por ja q\u00eb dol\u00ebm me gisht n\u00eb goj\u00eb. E pra, a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb peshku i madh e ha t\u00eb voglin? Nuk ka dit\u00eb apo jav\u00eb q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs t\u00eb mos dekoroj\u00eb ndonj\u00eb sportist, k\u00ebng\u00ebtar, solist, valltar,apo dava m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-02T06:49:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/juliana_pasha_15.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u00c7mimet si anti\u00e7mime, antivlerat si vlera\",\"datePublished\":\"2010-06-02T06:49:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/\"},\"wordCount\":2613,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/juliana_pasha_15.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/\",\"name\":\"\u00c7mimet si anti\u00e7mime, antivlerat si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/juliana_pasha_15.jpg\",\"datePublished\":\"2010-06-02T06:49:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/juliana_pasha_15.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/juliana_pasha_15.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7mimet si anti\u00e7mime, antivlerat si vlera\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7mimet si anti\u00e7mime, antivlerat si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u00c7mimet si anti\u00e7mime, antivlerat si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga: Ki\u00e7o Blushi Ne menduam se do t\u00eb merrnim patjet\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim n\u00eb Eurovizion, por ja q\u00eb dol\u00ebm me gisht n\u00eb goj\u00eb. E pra, a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb peshku i madh e ha t\u00eb voglin? Nuk ka dit\u00eb apo jav\u00eb q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs t\u00eb mos dekoroj\u00eb ndonj\u00eb sportist, k\u00ebng\u00ebtar, solist, valltar,apo dava m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-02T06:49:14+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/juliana_pasha_15.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u00c7mimet si anti\u00e7mime, antivlerat si vlera","datePublished":"2010-06-02T06:49:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/"},"wordCount":2613,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/juliana_pasha_15.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/","name":"\u00c7mimet si anti\u00e7mime, antivlerat si vlera - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/juliana_pasha_15.jpg","datePublished":"2010-06-02T06:49:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/juliana_pasha_15.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/juliana_pasha_15.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cmimet-si-anticmime-antivlerat-si-vlera\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7mimet si anti\u00e7mime, antivlerat si vlera"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2899\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}