{"id":288,"date":"2009-11-09T21:37:53","date_gmt":"2009-11-09T20:37:53","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=288"},"modified":"2009-11-09T21:37:53","modified_gmt":"2009-11-09T20:37:53","slug":"per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/","title":{"rendered":"P\u00ebr paktin detar, 20 n\u00ebntorin dhe Ta\u00e7in"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg\" border=\"0\" alt=\"Spartak Ngjela\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Spartak Ngjela<\/strong>, <em>INTERVIST\u00cb<\/em>, <em>09.11.2009<\/em><\/p>\n<p>TIRAN\u00cb &#8211; Kryetari i Partis\u00eb Ligj dhe Drejt\u00ebsi, Spartak Ngjela, beson se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta hedh\u00eb posht\u00eb padin\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga gjasht\u00eb partit\u00eb opozitare p\u00ebr marr\u00ebveshjen e uj\u00ebrave territorial\u00eb me Greqin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;, Ngjela v\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrderisa, Gjykata Kushtetuese k\u00ebrkoi materialet nga partit\u00eb politike, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb e ka pranuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim. Megjithat\u00eb, sipas avokatit vendimet e Gjykat\u00ebs nuk duhen paragjykuar, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet par\u00eb ecuria e procesit t\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Lidhur me protest\u00ebn e 20 N\u00ebntorit, q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb Tiran\u00eb, Ngjela thekson se u caktua kjo dat\u00eb, p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb t\u00eb arsyetoj\u00eb. I pyetur n\u00ebse mazhoranca dhe opozita do t\u00eb t\u00ebrhiqen nga q\u00ebndrimet aktuale p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb kompromis midis tyre, Ngjela shprehet se opozita nuk b\u00ebn asnj\u00eb l\u00ebshim pa hapjen e kutive t\u00eb votimit dhe nuk negocion me mazhoranc\u00ebn n\u00ebse kjo e fundit nuk i hap kutit\u00eb. Ngjela ka komentuar edhe dhun\u00ebn e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze nga biznesmeni, Rezart Ta\u00e7i. Sipas Ngjel\u00ebs, akti i tij ndaj gazetarit, \u00ebsht\u00eb politik.<\/p>\n<p><em>Gjykata Kushtetuese ktheu mbrapsht ankimin e partive opozitare t\u00eb majta dhe t\u00eb djathta lidhur me marr\u00ebveshjen e uj\u00ebrave detare me Greqin\u00eb. Cila ishte arsyeja e kthimit t\u00eb k\u00ebtij ankimimi nga Gjykata Kushtetuese?<\/em><\/p>\n<p>Gjykata Kushtuese k\u00ebrkoi statutin, programin dhe t\u00eb gjitha materialet me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave nj\u00eb parti politike ka n\u00eb programin e vet, q\u00eb mbron \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare dhe integritetin e kufirit komb\u00ebtar. K\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb statutit dhe t\u00eb programit. Kjo ishte e domosdoshme ta k\u00ebrkonte, sepse q\u00eb t\u00eb ket\u00eb akses nj\u00eb parti politike p\u00ebr t\u00eb goditur di\u00e7ka n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese duhet t\u00eb ket\u00eb interes direkt p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nuk \u00ebsht\u00eb se kjo nuk dihej. Por, ajo k\u00ebrkonte t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin, njohjen nga Gjykata t\u00eb partis\u00eb, legalizimin e saj, programin dhe t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin, q\u00eb i duhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb normale. Nuk ka as kthim mbrapa dhe as kthim p\u00ebrpara, ka procedur\u00eb p\u00ebrgatitore para se t\u00eb hapet procesi.<\/p>\n<p><em>A ka mang\u00ebsi t\u00eb tjera n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tij dokumentacioni, q\u00eb keni paraqitur n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese?<\/em><\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb mang\u00ebsi. Nuk ka pse t\u00eb ket\u00eb mang\u00ebsi. Absolutisht! N\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tij, ka esencialisht mbrojtjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare dhe kufiri \u00ebsht\u00eb interes komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><em>A ekziston mund\u00ebsia q\u00eb Gjykata Kushtetuese ta hedh\u00eb posht\u00eb ankimimin tuaj dhe ta konfirmoj\u00eb marr\u00ebveshjen si t\u00eb ligjshme?<\/em><\/p>\n<p>Jo, absolutisht! Gjykata Kushtetuese p\u00ebrderisa k\u00ebrkoi materialet e ka pranuar n\u00eb parim, por k\u00ebrkon materialet, q\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb procedur\u00ebn. K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje formale. Ligji ka karakter formal, nuk ka karakter logjik. Pse nuk i kemi d\u00ebrguar ne deri m\u00eb tani? Sepse i dham\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb drejt\u00ebn ta analizonte. P\u00ebr faktin q\u00eb Gjykata Kushtetuese e pranoi mendimin ton\u00eb dhe k\u00ebrkoi dokumentacionin p\u00ebr ta verifikuar, e ka pranuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim, nuk diskutohet. Ne deri m\u00eb tani do t\u00eb diskutojm\u00eb; do t\u00eb hapet apo nuk do t\u00eb gjyqi, kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrim nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor apo s&#8217;kemi t\u00eb drejt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb faza e par\u00eb. Pastaj \u00ebsht\u00eb bindja e gjyqtar\u00ebve n\u00eb nj\u00ebrin krah dhe argumentet q\u00eb paraqesin t\u00eb interesuarit n\u00eb krahun tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><em>A mendoni se Gjykata Kushtetuese do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb drejt\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/em><\/p>\n<p>Nuk ma merr mendja q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr interesit komb\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese shqiptare, nuk \u00ebsht\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese greke.<\/p>\n<p><em>Cili do t\u00eb jet\u00eb veprimi i m\u00ebtejsh\u00ebm politik i partive opozitare n\u00ebse Gjykata Kushtetuese e hedh posht\u00eb ankimimin?<\/em><\/p>\n<p>E para, duhet pritur Gjykata dhe nuk mundet dot t\u00eb paragjykohet vendimi i Gjykat\u00ebs. Gjykata gjykon, nuk paragjykon. N\u00eb momentet kur t\u00eb vij\u00eb procesi, do t\u00eb jap konsiderat\u00ebn time sesi po ec\u00ebn procesi i gjykimit. Pa filluar procesi i gjykimit, un\u00eb nuk mund ta jap konsiderat\u00ebn time.<\/p>\n<p><em>Lidhur me protest\u00ebn q\u00eb do t\u00eb mbahet m\u00eb 20 N\u00ebntor nga partit\u00eb opozitare q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb hapjen e kutive, \u00e7far\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb kjo protest\u00eb nga protestat q\u00eb jan\u00eb zhvilluar deri m\u00eb tani?<\/em><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb protest\u00eb masive, pasi u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb me \u00e7do mjet n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb hapjen e kutive. T\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb legjitime t\u00eb cil\u00ebn qeveria ua ka mbyllur.<\/p>\n<p><em>Cila \u00ebsht\u00eb e drejta legjitime?<\/em><\/p>\n<p>E drejta legjitime \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do qytetar shqiptar, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dispozicion \u00e7do dokument zyrtar. Kutit\u00eb e votimit jan\u00eb dokumente zyrtare, nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sekret shtet\u00ebror. Jo m\u00eb nj\u00eb komision parlamentar q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t&#8217;i kontrolloj\u00eb fije p\u00ebr fije n\u00eb funksion t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb, t\u00eb prov\u00ebs dhe t\u00eb sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb procesit zgjedhor por, \u00e7do qytetar \u00e7do gazet\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb hapjen e kutive t\u00eb votimit p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dokumentacionin. Shteti q\u00eb nuk hap arkivat e tij ka vjedhje brenda.<\/p>\n<p><em>A do t\u00eb t\u00ebrhiqet mazhoranca dhe opozita nga q\u00ebndrimet aktuale p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb konsensus midis tyre p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn politike?<\/em><\/p>\n<p>Opozita nuk b\u00ebn asnj\u00eb l\u00ebshim pa hapjen e kutive. Hapjen e kutive, deri m\u00eb tani nuk e negocion. Kjo \u00ebsht\u00eb deviza e opozit\u00ebs dhe nuk ka pse t\u00eb diskutohet. Zgjidhja e kriz\u00ebs politike n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb artificiale. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb politike. Ky \u00ebsht\u00eb uzurpim politik. Nj\u00eb forc\u00eb politike, q\u00eb nuk ka fituar zgjedhjet, tregohet intrasigjente p\u00ebr verifikimin e rezultatit. Fakti q\u00eb tregohet k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse kund\u00ebr verifikimit t\u00eb rezultatit, provon hapur q\u00eb rezultati \u00ebsht\u00eb i manipuluar. Fakti q\u00eb rezultati \u00ebsht\u00eb i manipuluar, qeveria \u00ebsht\u00eb jo ligjore. Fakti q\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb jo ligjore, njer\u00ebzit nuk mund ta mbajn\u00eb. 20 N\u00ebntori \u00ebsht\u00eb lufta p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb votimit. Data 20 N\u00ebntor \u00ebsht\u00eb caktuar p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb qeveris\u00eb. Qeveria ka koh\u00eb deri m\u00eb 20 N\u00ebntor q\u00eb t\u00eb arsyetoj\u00eb normalisht. Njer\u00ebzit n\u00eb t\u00eb gjitha mitingjet, nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr, me p\u00ebrjashtim t\u00eb asaj q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb verifikimin e rezultatit n\u00ebp\u00ebrmjet hapjes s\u00eb kutive t\u00eb votimit. Jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e 750 deri 800 mij\u00eb t\u00eb votuesve, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb verifikimin e rezultatit n\u00ebp\u00ebrmjet hapjes s\u00eb kutive.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb forc\u00eb nuk mund t&#8217;i ndaloj\u00eb. Nga 800 mij\u00eb, un\u00eb nuk e di sesa do t\u00eb vijn\u00eb at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Kryeministri aktual, qeveria dhe mazhoranca aktuale duhet ta zgjidhin problemin p\u00ebrpara se ata t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se jan\u00eb p\u00ebr popullin dhe populli, n\u00eb qoft\u00eb se jan\u00eb skllev\u00ebr t\u00eb nj\u00eb pushteti t\u00eb uzurpuar, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e mbajn\u00eb ata. 20 N\u00ebntori \u00ebsht\u00eb dit\u00eb feste, do t\u00eb kthehet n\u00eb dit\u00eb feste. Un\u00eb e konsideroj dit\u00ebn e madhe t\u00eb kthes\u00ebs p\u00ebr prosperitetin komb\u00ebtar t\u00eb t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve dhe demokracis\u00eb gjithashtu. Un\u00eb deklarova q\u00eb z\u00ebri i tyre \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i Shqip\u00ebris\u00eb. Kush nuk ka vesh\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb, fatkeq\u00ebsi p\u00ebr to. Ne presim q\u00eb t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb num\u00ebr rekord njer\u00ebzish n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><em>Kjo kriz\u00eb politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri ku mendoni se do ta \u00e7oj\u00eb klas\u00ebn politike shqiptare?<\/em><\/p>\n<p>Nuk ka kriz\u00eb politike. Absolutisht! Nj\u00ebra pal\u00eb ka bllokuar aktivitetin shtet\u00ebror sepse akuzon pal\u00ebn tjet\u00ebr, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fituese e zgjedhjeve. Pala tjet\u00ebr duhet t\u00eb provoj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb fituese. Duhet t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e pal\u00ebs q\u00eb pretendon se ka humbur. \u00c7do gar\u00eb certifikohet dhe verifikohet. \u00cbsht\u00eb certifikuar, por nuk \u00ebsht\u00eb verifikuar. K\u00ebtu nuk ka kriz\u00eb. K\u00ebtu ka nj\u00eb keqdashje nga ana e k\u00ebsaj qeverie ndaj popullit shqiptar.<\/p>\n<p><em>P\u00ebr sa i p\u00ebrket dhun\u00ebs s\u00eb ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze, si mendoni, a \u00ebsht\u00eb i lidhur pushteti politik me klanet e biznesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/em><\/p>\n<p>Fakti q\u00eb nj\u00eb pseudo-kapitalist godet nj\u00eb drejtor gazete, pse ai ka paraqitur fakte n\u00eb gazet\u00ebn e tij kund\u00ebr k\u00ebtij pseudo-kapitalisti, tregon q\u00eb ky kapitalist ka ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rang me ndihm\u00ebn e shtetit, me parat\u00eb e shtetit, me parat\u00eb e klaneve pran\u00eb Kryeministrit. At\u00ebher\u00eb natyrisht q\u00eb akti i tij merr karakter politik. A \u00ebsht\u00eb pran\u00eb qarqeve t\u00eb Kryeministrit ky biznesmen? Gjith\u00eb Shqip\u00ebria thot\u00eb po. A ka fituar gj\u00ebra t\u00eb padrejta? Gjith\u00eb opinioni thot\u00eb po. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb mendimin q\u00eb ai ka lidhje me rangje t\u00eb larta t\u00eb shtetit. Ju bashk\u00eb me gazetat e tjera e keni trajtuar si nj\u00eb njeri pran\u00eb Kryeministrit aktual. Askush nuk e ka p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar. Nj\u00eb her\u00eb thot\u00eb do t\u00eb blej\u00eb Bolonj\u00ebn dhe nj\u00eb her\u00eb thot\u00eb do t\u00eb blej\u00eb Milanin. Ai ishte nj\u00eb injorant i nd\u00ebrtuar nga shteti. \u00c7far\u00eb duhet m\u00eb shum\u00eb se kaq. Gazetar\u00ebt kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrimin e tyre dhe un\u00eb i p\u00ebrkrah.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p><strong>ARKIV 05.04.06<\/strong> &#8211;<br \/>\nTeksti i plote i debatit Berisha-Ngjela, qe solli ngrirjen e antarsise per Ngjelen dhe kerkesen e tij per doreheqje te Berishes<\/p>\n<p>Zbardhet biseda e plot\u00eb mes kryeministrit Berisha dhe avokat Ngjel\u00ebs, e b\u00ebr\u00eb dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e kryeparlamentares Topalli. Ve\u00e7 Berish\u00ebs dhe Ngjel\u00ebs, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm edhe Topalli, Topi, Rusmali, Beja, Bode dhe Olldashi. Ja teskti i debatit te ashper midis tyre me akuza dhe kunderakuza<\/p>\n<p>Berisha &#8211; U p\u00ebrpoqa q\u00eb t\u00eb bisedoja privatisht, por ishte e pamundur p\u00ebr arsye q\u00eb ti i di vet\u00eb. Un\u00eb do t\u00eb jem fare i hapur me ty, duke respektuar kontributin t\u00ebnd, respektuar sakrific\u00ebn t\u00ebnde. Kam qen\u00eb dhe mbetem i mendimit q\u00eb deklaratat, mendimet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tolerueshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos&#8230;<br \/>\nTani veprimtaria e Komisionit t\u00eb Ligjeve q\u00eb kryeson, q\u00eb p\u00ebr mua ti abuzon, sepse n\u00eb qoft\u00eb se ti je kryetar komisioni, je nj\u00ebri nga an\u00ebtar\u00ebt e komisionit n\u00eb kuptimin e fuqis\u00eb vendimmarr\u00ebse. Je p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebsh m\u00eb tep\u00ebr sesa k\u00ebrkohet dhe k\u00ebt\u00eb e ke b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimin qeveris\u00ebs<br \/>\nNgjela &#8211; Cilat jan\u00eb?<br \/>\nBerisha &#8211; Presidenti<br \/>\nNgjela &#8211; Po, pa fakte!<br \/>\nBerisha &#8211; K\u00ebt\u00eb e ke b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet e qeveris\u00eb. S\u00eb dyti, largimi yt demonstrativ nga parlamenti, p\u00ebrs\u00ebritja e ides\u00eb s\u00eb Fatos Nanos ndaj Ilir Met\u00ebs, ishte nj\u00eb gjest fatal p\u00ebr ty, sepse vendi yt \u00ebsht\u00eb n\u00eb grupin parlamentar dhe me largimin q\u00eb b\u00ebre, tregove se ti nuk i p\u00ebrket grupit parlamentar. N\u00ebse ti mendon se mund t\u00eb krijosh skena, ose skenar\u00eb si Fatos Nano, gabohesh &#8230;Ajo ngritja jote p\u00ebr t\u00eb mos votuar dhe &#8230;<br \/>\nNgjela &#8211; Un\u00eb e kisha shpallur mosvotimin<br \/>\nBerisha &#8211; &#8230; prishe kuorumin<br \/>\nNgjela &#8211; Kuorumin nuk e prisha un\u00eb, e prish\u00ebn k\u00ebta q\u00eb nuk zbatojn\u00eb rregulloren q\u00eb thon\u00eb po, je n\u00eb sall\u00eb dhe s&#8217;merr pjes\u00eb.. Jo, o v\u00eblla, s&#8217;ka. Ika, sepse k\u00ebta nuk zbatojn\u00eb dhe respektojn\u00eb ligjet. E dyta, se nuk mund t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj pa fund. Un\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie dhe jam marr\u00eb vet\u00ebm me ligjet. Ligjet jan\u00eb p\u00ebr faqe t\u00eb zez\u00eb, pa\u00e7avure dhe nuk \u00ebsht\u00eb faji im se jan\u00eb pa\u00e7avure. Ligji ka nj\u00eb teknik\u00eb legjislative dhe duhet respektuar. Teknika legjislative \u00ebsht\u00eb shkenc\u00eb dhe ne nuk mund t\u00eb dalim dot jasht\u00eb k\u00ebsaj shkence. Un\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn kam folur krejt\u00ebsisht si nj\u00eb individ, sepse nj\u00eb vot\u00eb kam, por at\u00eb nuk mund ta ndaloj dot, sepse, ohu, kam shum\u00eb &#8230; Duhet t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh mua argumente se cili \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr programit. Ke tet\u00eb tentativa dhe un\u00eb jam matur dhe un\u00eb duhet t\u00eb kisha denoncuar edhe penalisht, ka tet\u00eb atentate kund\u00ebr Kushtetut\u00ebs, shtat\u00eb. T&#8217;i num\u00ebroj un\u00eb.<br \/>\nBerisha &#8211; \u00c7far\u00eb je ti, more, q\u00eb m\u00eb tregon Kushtetut\u00ebn? Kujt i tregon Kushtetut\u00ebn?<br \/>\nNgjela &#8211; Pse, cfar\u00eb do t\u00eb t\u00eb tregoj?<br \/>\nBerisha &#8211; \u00c7&#8217;m\u00eb tregon Kushtetut\u00ebn? Tregoja Mark Abdis\u00eb Kushtetut\u00ebn.<br \/>\nNgjela &#8211; Ja, t\u00eb t\u00eb them edhe ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb ti nuk e ke firmosur at\u00eb t\u00eb.. Nuk e ke firmosur, sepse nuk t\u00eb lejon Kushtetuta, ta kalova, do t\u00eb ta kthej prap\u00eb. E ka firmosur ky (e ka fjal\u00ebn p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebskryeministrin). Kushtetuta nuk t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ta delegosh firm\u00ebn.<br \/>\nBerisha &#8211; Jo, e delegoj.<br \/>\nTopalli &#8211; Jo, kam kaluar Namik Doklen (flet p\u00ebr rast t\u00eb delegimit t\u00eb firm\u00ebs)<br \/>\nNgjela &#8211; \u00c7&#8217;ke b\u00ebr\u00eb ti, nuk e di.<br \/>\nTopalli &#8211; Jo, i ka kaluar edhe ato.<br \/>\nNgjela &#8211; \u00c7&#8217;m\u00eb duhet mua me ato, mor v\u00eblla. Kjo \u00ebsht\u00eb shkelje Kushtetute. Pse un\u00eb do t&#8217;i them ato t\u00eb gjitha.<br \/>\nBerisha &#8211; S&#8217;ka ligj q\u00eb m\u00eb ndalon mua t&#8217;ia delegoj z\u00ebvend\u00ebskryeministrit.<br \/>\nNgjela- Ore, nuk e di un\u00eb, Kushtetuta nuk t\u00eb lejon.<br \/>\nBerisha -Po, s&#8217;e ndalon.<br \/>\nNgjela &#8211; S&#8217;e lejon. S&#8217;e ndalon. Dhe un\u00eb p\u00ebrkundrazi, e kam zbutur.<br \/>\nBerisha &#8211; Ti vet\u00ebm trillon. Nuk ka ligj q\u00eb nuk kalon n\u00eb Ministri t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nNgjela &#8211; Un\u00eb jo, nuk kam asnj\u00eb.<br \/>\nBerisha &#8211; Nuk t\u00eb vijn\u00eb ty, m\u00eb vijn\u00eb mua.<br \/>\nNgjela &#8211; Nuk e di. Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb t\u00eb vij\u00eb ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb mbroj\u00eb nj\u00eb ligj.<br \/>\nBerisha &#8211; S&#8217;\u00ebsht\u00eb fare detyr\u00eb t\u00eb vij\u00eb te ty ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nNgjela &#8211; Nuk e di. Un\u00eb atje nuk kam asnj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Atje vijn\u00eb ligje q\u00eb mbrohen nga qeveria dhe dalin me iniciativ\u00eb nga brenda. Atje kan\u00eb ardhur ligje q\u00eb jan\u00eb &#8220;porcheri&#8221;.<br \/>\nBerisha &#8211; Po pse, do t&#8217;ia heq\u00ebsh t\u00eb drejt\u00ebn ti kryeministrit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ligjshm\u00ebri?! Kujt i thua &#8220;brenda&#8221; ti, \u00e7far\u00eb kupton ti me &#8220;brenda&#8221;?<br \/>\nNgjela &#8211; Kush po ia heq? More, zot\u00ebri, ka nj\u00eb teknik\u00eb legjislativi.<br \/>\nN\u00eb parlament, ne, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk kemi drejtori kodifikimi, nuk kemi celul\u00eb t\u00eb specializuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ligje. S&#8217;kemi, ashtu si\u00e7 e ka gjith\u00eb bota. Dhe ne t\u00eb vetmen q\u00eb kemi e kemi n\u00eb qeveri. Po t\u00eb mos kaloj\u00eb nga k\u00ebto struktura, ai vjen ashtu si\u00e7 kan\u00eb ardhur t\u00eb gjitha ligjet. Ligjet q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjitha me 20, 30 ndreqje minimumi, edhe ligji i KLD-s\u00eb, vet\u00ebm se isha n\u00eb Rom\u00eb. Nuk do ta kishte rr\u00ebzuar Gjykata Kushtetuese, do t\u00eb ishte rregulluar. Un\u00eb ika n\u00eb Rom\u00eb, ata e kaluan, iku, u prish. E mor\u00ebn nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt, u bind\u00ebn k\u00ebshilltar\u00ebt. T\u00eb mora, t\u00eb thash\u00eb: &#8220;ligji p\u00ebr legalizimet ka probleme kushtetuese, do t\u00eb ta kthej\u00eb me \u00e7do kusht presidenti; n\u00eb mos presidenti, ta kthen Gjykata Kushtetuese&#8221;. S&#8217;ma pranove. \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj un\u00eb? \u00cbsht\u00eb luks i madh p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb kryeministri \u00ebsht\u00eb kardiolog, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb luks, megjithat\u00eb, duhet t\u00eb kesh atje 30 ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit.<br \/>\nBerisha &#8211; Un\u00eb jam krenar q\u00eb jam kardiolog.<br \/>\nNgjela &#8211; Por l\u00ebre, po flasim p\u00ebr ligj k\u00ebtu.<br \/>\nBerisha &#8211; Ti t\u00eb jap\u00ebsh dor\u00ebheqjen q\u00eb sot.<br \/>\nNgjela &#8211; S&#8217;jap dor\u00ebheqjen.<br \/>\nBerisha &#8211; Po s&#8217;dhe dor\u00ebheqjen, je i shkarkuar.<br \/>\nNgjela &#8211; E si do t\u00eb m\u00eb shkarkosh?<br \/>\nBerisha &#8211; T\u00eb komunikoj shkarkimin.<br \/>\nNgjela &#8211; Hidhe n\u00eb vot\u00eb.<br \/>\nBerisha &#8211; N\u00eb vot\u00eb p\u00ebr \u00e7do njeri, n\u00eb vot\u00eb je i shkarkuar.<br \/>\nNgjela &#8211; Hidhet n\u00eb sall\u00eb ajo, kush m\u00eb shkarkon dot njeri mua.<br \/>\nBerisha &#8211; Je i komunikuar.<br \/>\nNgjela &#8211; Ore, zot\u00ebri, m\u00eb ke marr\u00eb mua, m\u00eb ke nxjerr\u00eb n\u00eb elit\u00ebn e partis\u00eb me punistin k\u00ebtu, e ke marr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb koalicion, njeriun m\u00eb komunist n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nBerisha &#8211; Je i shkarkuar.<br \/>\nNgjela &#8211; Po s&#8217;shkarkohem un\u00eb.<br \/>\nBerisha &#8211; Shko me Nikoll\u00eb Lesin, ti.<br \/>\nNgjela &#8211; Jo, jo, me Nikoll\u00eb Lesin. E di mir\u00eb ti, e di mir\u00eb ti, kush m\u00eb ka denoncuar mua, prandaj l\u00ebri k\u00ebto muhabete.<br \/>\nBerisha &#8211; Je i shkarkuar. Mbaje mend k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nNgjela &#8211; Po nuk m\u00eb shkarkon dot ti mua, ore zot\u00ebri. Nuk ka zot n\u00eb bot\u00eb q\u00eb n\u00eb sistemin tim t\u00eb m\u00eb shkarkoj\u00eb mua. Ky s&#8217;\u00ebsht\u00eb sistemi yt. Jep dor\u00ebheqjen. Jep dor\u00ebheqjen, se ti ke bllokuar edhe tregun, edhe shtetin. Je i bllokuar krejt\u00ebsisht, l\u00ebre at\u00eb shkarkim.<br \/>\nBerisha &#8211; Je i shkarkuar dhe po ta them un\u00eb &#8230; dhe, e dyta, je i pezulluar q\u00eb sot si sekretar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet publike n\u00eb PD.<br \/>\nNgjela &#8211; S&#8217;\u00e7aj kok\u00eb fare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Mbaji v\u00ebth n\u00eb vesh k\u00ebto q\u00eb t\u00eb them un\u00eb. Nuk m\u00eb njeh mua ti. Nuk kam b\u00ebr\u00eb tri or\u00eb arrest un\u00eb, kam b\u00ebr\u00eb 13 vjet arrest, ore zot\u00ebri, jo tri or\u00eb. Un\u00eb kujtova se ti kishe ardhur t\u00eb diskutoje.<br \/>\nBerisha- T\u00eb nxjerr nga grupi<br \/>\nNgjela- Po ku pyes un\u00eb p\u00ebr shkarkime.<br \/>\nBerisha &#8211; Je i shkarkuar.<br \/>\nNgjela &#8211; Por l\u00ebre more se \u00ebsht\u00eb politik. Un\u00eb jam deputet, kam marr\u00eb vota. Hidhe n\u00eb sall\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb gjuha q\u00eb un\u00eb do t\u00eb mbrohem.<br \/>\nBerisha &#8211; Jep dor\u00ebheqjen.<br \/>\nNgjela &#8211; Hidhe n\u00eb sall\u00eb, n\u00eb parlament, kjo \u00ebsht\u00eb gjuha q\u00eb do t\u00eb mbrohem.<br \/>\nBerisha &#8211; Jep dor\u00ebheqjen.<br \/>\nNgjela &#8211; S&#8217;jap dor\u00ebheqje. Po ke shkarkim, kjo \u00ebsht\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas asaj, do t\u00eb pres interpelanc\u00eb, k\u00ebto do t\u00eb t&#8217;i them edhe n\u00eb interpelanc\u00eb &#8230; Ja, po t\u00eb them q\u00eb nuk ka rast n\u00eb histori q\u00eb kund\u00ebrshtarin ta mbash n\u00eb qeveri dhe liderin politik ta mbash jasht\u00eb. Vet\u00ebm ti e ke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ti e ke marr\u00eb kund\u00ebrshtarin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb madh, majtist, komunist, enverist, jeni tre komunist\u00eb n\u00eb qeveri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb bota thot\u00eb rishikoni komunist\u00ebt. Ehu, ne t\u00eb kemi toleruar shum\u00eb madje, je shum\u00eb i toleruar dhe un\u00eb kam faj q\u00eb t\u00eb kam toleruar.<br \/>\nBerisha &#8211; Je i shkarkuar.<br \/>\nNgjela &#8211; Hidhe n\u00eb sall\u00eb, ke betej\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sall\u00eb, patjet\u00ebr.<br \/>\nBerisha &#8211; Po, n\u00eb sall\u00eb.<br \/>\nNgjela &#8211; Pse, \u00e7far\u00eb kujton ti, se jam vet\u00ebm un\u00eb? M\u00eb kujton vet\u00ebm, ti?<br \/>\nBerisha &#8211; Vet\u00ebm je.<br \/>\nNgjela &#8211; Po un\u00eb nuk kam pyetur p\u00ebr dishepullin t\u00ebnd. Un\u00eb nuk kam pyetur p\u00ebr idhullin t\u00ebnd. Un\u00eb kam akuzuar Enver Hoxh\u00ebn p\u00ebr tradhti komb\u00ebtare n\u00eb sall\u00eb. Ti ka treguar t\u00eb gjitha ai Bujar Rama, q\u00eb ma vije mbrapa, q\u00eb m&#8217;u rr\u00ebfye mua atje? S&#8217;e \u00e7aj kok\u00ebn fare un\u00eb p\u00ebr at\u00eb. Ku pyes un\u00eb p\u00ebr ata, mo, zot\u00ebri.<br \/>\nBerisha &#8211; Jep dor\u00ebheqjen.<br \/>\nNgjela &#8211; Absolutisht, s&#8217;jap dor\u00ebheqjen un\u00eb.. Hidhe n\u00eb sall\u00eb, b\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb duash.<br \/>\nBerisha &#8211; Dakord.<br \/>\nNgjela &#8211; Je m\u00ebsuar me k\u00ebta kristian\u00ebt q\u00eb i bie n\u00eb nj\u00eb faqe dhe t\u00eb kthejn\u00eb faqen tjet\u00ebr. Un\u00eb jam me moral hebraik. Me mua s&#8217;ka, dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Spartak Ngjela, INTERVIST\u00cb, 09.11.2009 TIRAN\u00cb &#8211; Kryetari i Partis\u00eb Ligj dhe Drejt\u00ebsi, Spartak Ngjela, beson se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta hedh\u00eb posht\u00eb padin\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga gjasht\u00eb partit\u00eb opozitare p\u00ebr marr\u00ebveshjen e uj\u00ebrave territorial\u00eb me Greqin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;, Ngjela v\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrderisa, Gjykata Kushtetuese k\u00ebrkoi materialet nga partit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>P\u00ebr paktin detar, 20 n\u00ebntorin dhe Ta\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebr paktin detar, 20 n\u00ebntorin dhe Ta\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Spartak Ngjela, INTERVIST\u00cb, 09.11.2009 TIRAN\u00cb &#8211; Kryetari i Partis\u00eb Ligj dhe Drejt\u00ebsi, Spartak Ngjela, beson se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta hedh\u00eb posht\u00eb padin\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga gjasht\u00eb partit\u00eb opozitare p\u00ebr marr\u00ebveshjen e uj\u00ebrave territorial\u00eb me Greqin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;, Ngjela v\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrderisa, Gjykata Kushtetuese k\u00ebrkoi materialet nga partit\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-09T20:37:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"P\u00ebr paktin detar, 20 n\u00ebntorin dhe Ta\u00e7in\",\"datePublished\":\"2009-11-09T20:37:53+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-09T20:37:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/\"},\"wordCount\":3226,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/\",\"name\":\"P\u00ebr paktin detar, 20 n\u00ebntorin dhe Ta\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg\",\"datePublished\":\"2009-11-09T20:37:53+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-09T20:37:53+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebr paktin detar, 20 n\u00ebntorin dhe Ta\u00e7in\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebr paktin detar, 20 n\u00ebntorin dhe Ta\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"P\u00ebr paktin detar, 20 n\u00ebntorin dhe Ta\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Spartak Ngjela, INTERVIST\u00cb, 09.11.2009 TIRAN\u00cb &#8211; Kryetari i Partis\u00eb Ligj dhe Drejt\u00ebsi, Spartak Ngjela, beson se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta hedh\u00eb posht\u00eb padin\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga gjasht\u00eb partit\u00eb opozitare p\u00ebr marr\u00ebveshjen e uj\u00ebrave territorial\u00eb me Greqin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;, Ngjela v\u00eb n\u00eb dukje se p\u00ebrderisa, Gjykata Kushtetuese k\u00ebrkoi materialet nga partit\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-09T20:37:53+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"P\u00ebr paktin detar, 20 n\u00ebntorin dhe Ta\u00e7in","datePublished":"2009-11-09T20:37:53+00:00","dateModified":"2009-11-09T20:37:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/"},"wordCount":3226,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/","name":"P\u00ebr paktin detar, 20 n\u00ebntorin dhe Ta\u00e7in - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg","datePublished":"2009-11-09T20:37:53+00:00","dateModified":"2009-11-09T20:37:53+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ngjela.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/per-paktin-detar-20-nentorin-dhe-tacin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebr paktin detar, 20 n\u00ebntorin dhe Ta\u00e7in"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=288"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/288\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}