{"id":2874,"date":"2010-06-01T08:58:30","date_gmt":"2010-06-01T07:58:30","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2874"},"modified":"2010-06-01T08:58:30","modified_gmt":"2010-06-01T07:58:30","slug":"kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/","title":{"rendered":"Kukan: Zgjidhni kriz\u00ebn politike, nuk ka viza dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/kukan_eduard.jpg\" border=\"0\" alt=\"Eduard Kukan\" width=\"200\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>01.06.2010<\/em><\/p>\n<p><em>BRUKSEL <\/em>&#8211; Bashkimi Evropian ka p\u00ebrforcuar presionin e tij ndaj klas\u00ebs politike shqiptare, se pa zgjidhur kriz\u00ebn politike, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga liberalizimi i vizave dhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian. Ky apel erdhi dje nga kreu i delegacionit p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Parlamentin Evropian, Eduard Kukan. Kukan, i cili ishte edhe pjes\u00eb e dark\u00ebs s\u00eb Strasburgut me lider\u00ebt shqiptar\u00eb, specifikoi se Parlamenti Evropian nuk do t\u00eb jap\u00eb aprovimin e tij p\u00ebr heqjen e vizave me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebse europarlamentar\u00ebt nuk do t\u00eb ken\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn e tyre nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ardhur nga lider\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs politike. Duke iu referuar faktit q\u00eb Parlamenti Evropian do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb vendim politik p\u00ebr procesin e liberalizimit t\u00eb vizave, Kukan vuri n\u00eb dukje se n\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb ende kjo situat\u00eb politike, at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb ndikonte negativisht tek vendimi i eurodeputet\u00ebve p\u00ebr heqjen e regjimit t\u00eb vizave me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm procesi i heqjes s\u00eb vizave ai q\u00eb rrezikohet nga kriza politike, por edhe procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria ka dor\u00ebzuar Pyet\u00ebsorin pran\u00eb Komisionit Evropian dhe kur pritet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb m\u00eb 10 qershor p\u00ebrgjigjet e 900 pyetjeve t\u00eb reja, Kukan n\u00ebnvizoi se hartimi i opinionit nga ana e Komisionit Evropian p\u00ebr marrjen e statusit kanidat nuk mund t\u00eb quhet i p\u00ebrfunduar pa u plot\u00ebsuar kriteri politik. &#8220;Pas udh\u00ebtimit t\u00eb dy lider\u00ebve n\u00eb Strasburg kuptohet q\u00eb opozita po merr pjes\u00eb n\u00eb Parlament. Por, rezultati i vler\u00ebsimit t\u00eb Komisionit Evropian mbi procesin an\u00ebtar\u00ebsues pa llogaritur seriozisht situat\u00ebn reale politike n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb quhet i p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk ka marr\u00ebveshje, kjo do t&#8217;i b\u00ebnte d\u00ebm vendit. Ky mendoj un\u00eb se \u00ebsht\u00eb edhe mesazhi i qart\u00eb nga Parlamenti Evropian, pasi pa k\u00ebt\u00eb lloj marr\u00ebveshjeje gj\u00ebrat nuk do t\u00eb ecin p\u00ebrpara. Nuk mund t\u00eb parashikoj sesi do t\u00eb votoj\u00eb Parlamenti Evropian n\u00ebse propozimi legjislativ i Komisionit p\u00ebr vizat mb\u00ebrrin nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kemi ende nj\u00eb marr\u00ebveshje politike n\u00eb Shqip\u00ebri. Por mendimi im \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ndikonte negativisht tek shum\u00eb eurodeputet\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte marr\u00ebveshje politike nd\u00ebrkoh\u00eb&#8217;,- tha dje Kukan n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Top Channel.<\/p>\n<p>Kukan theksoi gjithashtu se faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar e ka dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00ebn e tij, dhe kriza politike duhet t\u00eb zgjidhet nga lider\u00ebt politik\u00eb, Rama e Berisha. Nd\u00ebrprerja e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb nga ana e opozit\u00ebs, sipas kreut t\u00eb delegacionit p\u00ebr Ballkanit n\u00eb PE, ishte nj\u00eb sinjal pozitiv p\u00ebr t\u00eb arritur tek dialogu p\u00ebr ta kthyer vendin n\u00eb normalitet. Sipas Kukan-it kjo tashm\u00eb duhet t\u00eb arrihet nga krer\u00ebt e forcave politike shqiptare. &#8220;Vendimi u takon atyre t\u00eb dyve. Ne u kemi th\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka mendomin p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb diskutohet. Nd\u00ebrprerja e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb ishte nj\u00eb sinjal pozitiv nga opozita si prov\u00eb q\u00eb ajo ka vullnet p\u00ebr t\u00eb biseduar e p\u00ebr t\u00eb pasur dialog duke shpresuar nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb mund ta kthente vendin n\u00eb normalitet&#8221;,- u shpreh ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Eduard Kukan n\u00ebnvizoi se Bashkimi Evropian po pret zgjidhjen e kriz\u00ebs politike nga aktor\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb, pasi sipas tij, shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje kan\u00eb ngrir\u00eb. Ai tha se iniciativa e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Parlamentit Evropian p\u00ebr uljen n\u00eb tryez\u00ebn e Strasburgut t\u00eb Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut t\u00eb opozit\u00ebs Edi Rama, q\u00eb u pasua edhe me d\u00ebrgimin e ekspert\u00ebve t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje t\u00eb situat\u00ebs politike nuk mund t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. Por, n\u00ebse ndodh e kund\u00ebrta, sipas Kukan-it, nuk mund t\u00eb merret me mend se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument q\u00eb firmoset nga dy apo m\u00eb shum\u00eb pal\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sens them se po presim p\u00ebr t\u00eb reja nga Tirana. Shpresojm\u00eb sinqerisht se do t\u00eb kemi ndonj\u00eb lajm q\u00eb marr\u00ebveshja u arrit sepse shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje kan\u00eb ngrir\u00eb. Fakti q\u00eb Xhozef Dual dhe Martin Shulz p\u00ebrfshin\u00eb prestigjin e tyre personal duke u angazhuar plot\u00ebsisht me tentativ\u00ebn p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje, un\u00eb mendoj se k\u00ebto jan\u00eb prova fort t\u00eb r\u00ebnda. N\u00eb fakt nuk mund t\u00eb imagjinoj q\u00eb kjo iniciativ\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. M\u00eb pas do t\u00eb ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinoje se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb vijonte&#8221;,- n\u00ebnvizoi Kukan.<\/p>\n<p>Ai shtoi se periudha e reflektimit nga ana e mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs shqiptare, q\u00eb nga darka e Strasburgut, \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb dy-tre jav\u00eb, prandaj nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet akoma se kur do t\u00eb mbahet nj\u00eb takim i dyt\u00eb midis Ram\u00ebs dhe Berish\u00ebs, q\u00eb mund t\u00eb shoq\u00ebrohej edhe nga n\u00ebnshkrimi i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr zgidhjen e kriz\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e lira e t\u00eb ndershme t\u00eb qershorit jan\u00eb sipas kreut t\u00eb qeveris\u00eb, Sali Berisha arsyeja themelore e propozimit t\u00eb KE-s\u00eb p\u00ebr heqjen e vizave me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb grupit t\u00eb PD-s\u00eb, Berisha ka folur me nota euforike p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga qeveria dhe administrata p\u00ebr shembjen e murit t\u00eb korrupsionit, kontrollin e kufijve dhe luft\u00ebn me toleranc\u00eb zero ndaj krimit.<\/p>\n<p>&#8220;Por t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk do mjaftonin kurr\u00eb, m\u00eb themelore n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces kan\u00eb qen\u00eb zgjedhjet e 28 qershorit, pasi u treguam vendeve t\u00eb BE dhe NATO se ne kemi vullnet t\u00eb hekurt t\u00eb respektojm\u00eb vullnetin e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe zhvilluam zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, ku nuk pati asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr manipulim rezultati apo num\u00ebrim t\u00eb parregullt. Ky \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi m\u00eb absolut q\u00eb i b\u00ebhet nj\u00eb procesi zgjedhor, ai ishte autostrad\u00eb e k\u00ebtij suksesi historik p\u00ebr cdo shqiptar&#8221;- tha Berisha.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai garantoi se do t\u00eb plot\u00ebsohen n\u00eb koh\u00eb rekord tre kriteret e l\u00ebna nga Kolegji i Komisioner\u00ebve p\u00ebr vendimin final p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dy dite me pare ministria e Jashtme premtoi se kriteret e l\u00ebna nga Kolegji i Komisioner\u00ebve p\u00ebr liberalizimin e vizave i plot\u00ebson brenda muajit qershor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb korrik pritet grupi i ekspert\u00ebve. Deklarat\u00ebn e ka b\u00ebr\u00eb sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Gazmend Turdiu.<br \/>\n&#8220;Ne presim q\u00eb n\u00eb muajin korrik t\u00eb vij\u00eb ekipi i ekspert\u00ebve p\u00ebr t\u00eb verifikuar raportimet tona p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebtyre tre n\u00ebn-\u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb fundit dhe besojm\u00eb se Parlamenti Evropian do t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb procedurat e miratimit t\u00eb propozimit diku nga fillimi i vjesht\u00ebs ndoshta nga muaji shtator. M\u00eb pas, e ka radh\u00ebn K\u00ebshilli i Ministrave i cili duhet t\u00eb miratoj\u00eb p\u00ebrfundimisht propozimin e Komisionit Evropian brenda vjesht\u00ebs&#8221;- ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Vizat, Cercone: Plot\u00ebsoni kushtet, monitorim t\u00eb rrept\u00eb k\u00ebt\u00eb ver\u00eb nga BE<br \/>\nMichele Cercone, shef i kabinetit t\u00eb Komisioneres s\u00eb BE, Sesilia Malstrom deklaron se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kriteret e l\u00ebna nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohet pozitivisht p\u00ebr heqjen e vizave. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr Deutsche Wellen ai thot\u00eb se n\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ndodh dhe ekspert q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb monitorimin do t\u00eb binden ka shpresa p\u00ebr nj\u00eb vendim pozitiv n\u00eb vjesht\u00eb.<\/p>\n<p>&#8212;<\/p>\n<p><em>27 maj<\/em><br \/>\n<strong>Vizat, KE miraton rekomandimin. Lohan: Plot\u00ebsoni kriteret e l\u00ebna<\/strong><\/p>\n<p>UPDATE &#8211; Komisioni Europian ka miratuar propozimin p\u00ebr heqjen e regjimit t\u00eb vizave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Bosnj\u00ebn. Lajmi i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shtetasit shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb sot n\u00eb mesdit\u00eb nga Komisionerja e \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme n\u00eb KE, Cecilia Malmstr\u00f6m. Nderkohe qe ambasadori i KE-se ne vendin tone, Helmut Lohan, qe ndoqi direkt konferencen, deklaroi se Shqiperia duhet te punoje per arritjen e standardeve dhe kushteve qe ka lene Kolegji.<\/p>\n<p>&#8220;Jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb KE-ja miratoi rekomandimin p\u00ebr heqjen e vizave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Bosnjen. Tani i takon Parlamentit Europian dhe K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs t\u00eb marrin vendimin final&#8221;, tha Malmstrom n\u00eb konferenc\u00ebn e posa\u00e7me p\u00ebr shtyp.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vijoi se ky propozim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb p\u00ebr popujt e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bosnj\u00ebs, po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e politikes brenda BE-s\u00eb. &#8220;Propozimi i sot\u00ebm vjen pas nj\u00eb pune t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe dua t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj autoritetet e dy vendeve, sepse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb fush\u00ebn e ligjeve. Megjith\u00ebat\u00eb ka ende disa kritere q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsohen. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb strategji p\u00ebr riatdhesimin e shqiptar\u00ebve, duhet t\u00eb forcohen kapacitetet p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit si dhe duhet zbatuar ligji antimafia. Po k\u00ebshtu edhe Bosnja&#8221;, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Se si do t\u00eb plot\u00ebsohen k\u00ebto kritere mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs. Komisionerja Malmstrom, njoftoi se Komisioni Europian do t\u00eb monitoroj\u00eb gjat\u00eb veres kriteret e vendosura nga Komisioni. Pas monitorimit do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vler\u00ebsim. &#8220;M\u00eb lejoni t\u00eb theksoj se duhet nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga ana e k\u00ebtyre dy vendeve p\u00ebr realizimin e kritereve&#8221;, tha Komisionerja.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ajo iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm, n\u00ebse ka nj\u00eb afat p\u00ebrfundimtar, t\u00eb parashikuesh\u00ebm p\u00ebr hyrjen t\u00eb fuqi t\u00eb ligjit p\u00ebr regjimin e vizave. Malmstron theksoi gjith\u00e7ka mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb, pasi ka disa kritere t\u00eb paplot\u00ebsuara.<\/p>\n<p>Pra do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb ekip i KE-s\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb raport n\u00eb fillim t\u00eb vjesht\u00ebs, lidhur me plot\u00ebsimin e tre kritereve t\u00eb mbetura. Sipas saj, s&#8217;ka nj\u00eb dat\u00eb fikse, por procedura t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t&#8217;u ndjekur deri n\u00eb finalizimin e ligjit.<\/p>\n<p><strong>Lohan: Plotesoni standardet e kerkuara<\/strong><br \/>\nLohan ka p\u00ebrshendetur vendimin e marr\u00eb p\u00ebr miratimin e rekomandimit, por nuk ka b\u00ebr\u00eb komente n\u00ebse kriza politike do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Vendimi q\u00eb do t\u00eb merret nga K\u00ebshilli dhe nga eurodeputet\u00ebt n\u00eb Parlamentin Europian mbi propozimin e Komisionit, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vendim politik, sepse do t\u00eb merret nga politikan\u00eb. Par\u00ebsore mbetet q\u00eb udh\u00ebtimi pa viza do t\u00eb b\u00ebhet realitet vet\u00ebm kur t\u00eb t\u00ebra standardet do t\u00eb p\u00ebrmbushen&#8221;, -tha Lohan.<\/p>\n<p>Ambasadori deklaroi se vendimi politik do t\u00eb merret bashk\u00ebrisht, pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebvendimmarrje nga K\u00ebshilli i Ministrave dhe an\u00ebtar\u00ebt e Parlamentit Europian.<br \/>\n&#8220;K\u00ebta politikan\u00eb do t\u00eb vendosin kur t\u00eb vij\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimin. Dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb pasi Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb standardet e vonuara. Nuk mund t\u00eb shtoj\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr sot, un\u00eb nuk mund ta marr me mend sesi politikan\u00ebt europian\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb vot\u00ebn e tyre&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, propozimi i b\u00ebr\u00eb sot, i miratuar sot nga Komisioni Europian p\u00ebr udh\u00ebtimin pa viza p\u00ebr shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe nj\u00eb nj\u00eb lajm shum\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk kam asnj\u00eb koment p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr. Thash\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, nuk kam asnj\u00eb koment, dhe jam shum\u00eb i lumtur t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris sa her\u00eb q\u00eb ju do t\u00eb d\u00ebsh\u00ebronit dhe do t\u00eb kishit nevoj\u00eb, un\u00eb nuk kam asnj\u00eb koment&#8221;, tha Lohan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Kolegji i Komisionereve ne Strasburg miratoi rekomandimin per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Rekomandimi i Komisionit u miratua sipas &#8220;procedures se shkruar&#8221; dhe hyri n\u00eb fuqi t\u00eb enjten (sot) n\u00eb or\u00ebn 12:00.<\/p>\n<p>Media kishte bere te ditur, qe para zhvillimit te mbledhjes se pritej te merrej nje vendim pozitiv, por i kushtezuar nga p\u00ebrmbushja e kritereve t\u00eb mbetura. Tre ishin rekomandimet qe priteshin nga nderkombetaret per vendin tone: 1- Zhvillimi i nj\u00eb politike dhe strategjie p\u00ebr t\u00eb mbeshtetur integrimin e t\u00eb riatdhesuarve shqiptar\u00eb; 2- Forcimi i kapaciteteve p\u00ebr zbatimin e ligjit t\u00eb luft\u00ebs ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar; 3 &#8211; Zbatimi efikas i ligjit t\u00eb ri &#8216;Antimafia&#8217; p\u00ebr konfiskimin e pasurive t\u00eb personave t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Pas miratimit nga Kolegji i Komisionereve, draft &#8211; rekomandimi do t&#8217;i kalojn\u00eb p\u00ebr miratim Parlamentit Europian e me pas Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-s\u00eb. Shqyrtimi i rekomandimit te Komisionit nga dy institucionet e tjera europiane shoqerohet me verifikimin ne terren te kritereve te mbetura per Shqiperine dhe Bosnjen nga ekspertet e BE-s\u00eb p\u00ebr vizat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Online, 01.06.2010 BRUKSEL &#8211; Bashkimi Evropian ka p\u00ebrforcuar presionin e tij ndaj klas\u00ebs politike shqiptare, se pa zgjidhur kriz\u00ebn politike, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga liberalizimi i vizave dhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian. Ky apel erdhi dje nga kreu i delegacionit p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Parlamentin Evropian, Eduard Kukan. Kukan, i cili ishte edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2874","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kukan: Zgjidhni kriz\u00ebn politike, nuk ka viza dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kukan: Zgjidhni kriz\u00ebn politike, nuk ka viza dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Online, 01.06.2010 BRUKSEL &#8211; Bashkimi Evropian ka p\u00ebrforcuar presionin e tij ndaj klas\u00ebs politike shqiptare, se pa zgjidhur kriz\u00ebn politike, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga liberalizimi i vizave dhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian. Ky apel erdhi dje nga kreu i delegacionit p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Parlamentin Evropian, Eduard Kukan. Kukan, i cili ishte edhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-06-01T07:58:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/kukan_eduard.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kukan: Zgjidhni kriz\u00ebn politike, nuk ka viza dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE\",\"datePublished\":\"2010-06-01T07:58:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/\"},\"wordCount\":2207,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/kukan_eduard.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/\",\"name\":\"Kukan: Zgjidhni kriz\u00ebn politike, nuk ka viza dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/kukan_eduard.jpg\",\"datePublished\":\"2010-06-01T07:58:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/kukan_eduard.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/kukan_eduard.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kukan: Zgjidhni kriz\u00ebn politike, nuk ka viza dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kukan: Zgjidhni kriz\u00ebn politike, nuk ka viza dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kukan: Zgjidhni kriz\u00ebn politike, nuk ka viza dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Online, 01.06.2010 BRUKSEL &#8211; Bashkimi Evropian ka p\u00ebrforcuar presionin e tij ndaj klas\u00ebs politike shqiptare, se pa zgjidhur kriz\u00ebn politike, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga liberalizimi i vizave dhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian. Ky apel erdhi dje nga kreu i delegacionit p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Parlamentin Evropian, Eduard Kukan. Kukan, i cili ishte edhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-06-01T07:58:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/kukan_eduard.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kukan: Zgjidhni kriz\u00ebn politike, nuk ka viza dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE","datePublished":"2010-06-01T07:58:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/"},"wordCount":2207,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/kukan_eduard.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/","name":"Kukan: Zgjidhni kriz\u00ebn politike, nuk ka viza dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/kukan_eduard.jpg","datePublished":"2010-06-01T07:58:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/kukan_eduard.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/kukan_eduard.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kukan-zgjidhni-krizen-politike-nuk-ka-viza-dhe-anetaresim-ne-be\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kukan: Zgjidhni kriz\u00ebn politike, nuk ka viza dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2874","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2874"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2874\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2874"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2874"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2874"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}