{"id":2873,"date":"2012-05-20T22:42:32","date_gmt":"2012-05-20T21:42:32","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2873"},"modified":"2012-05-20T22:42:32","modified_gmt":"2012-05-20T21:42:32","slug":"arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/","title":{"rendered":"Arb\u00ebn Xhaferri: Njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president-pul\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arben Xhaferri\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Arben Xhaferri<\/strong>, <em>20 Maj 2012<\/em><\/p>\n<p>\u201c<strong><em>Situat\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb vendet ish-komuniste<\/em><\/strong>\u201d<\/p>\n<p>Ylli Pata &#8211; Intelektuali i njohur shqiptar, Arb\u00ebn Xhaferri, analizon zhvillimet e fundit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, por edhe jep mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zgjidhjet. Si nj\u00eb v\u00ebzhgues i v\u00ebmendsh\u00ebm deri n\u00eb detaje, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShqip\u201d, zoti Xhaferri, duke folur p\u00ebr Presidentin e ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, thekson se njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb dik\u00eb t\u00eb kontrolluesh\u00ebm \u201cq\u00eb nuk turbullon uj\u00ebrat\u201d, por zgjidhja vjen vet\u00ebm nga zgjedhja nga populli. Nd\u00ebrkaq p\u00ebr situat\u00ebn aktuale n\u00eb Maqedoni, politikani q\u00eb firmosi (bashk\u00eb me Ahmetin) Marr\u00ebveshjen e Ohrit, nuk ka dilema: Nuk ka rrezik p\u00ebr nj\u00eb kanalizim fetar t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. Por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se aty ku shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shtypur, ka dualiz\u00ebm kulturor\u2026<\/p>\n<p>Ngjarjet e fundit kan\u00eb rritur tensionin n\u00eb Maqedoni, duke sjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb re sociale. Por q\u00eb k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, duket se ka pasur edhe nj\u00eb katalizator m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019i hedhur benzin\u00eb zjarrit-feja. Si do ta konsideronit veprimin e qeveris\u00eb s\u00eb Shkupit dhe reagimin e shqiptar\u00ebve?<\/p>\n<p>Zhvillimet e fundit n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb jan\u00eb pasoj\u00eb e shum\u00eb faktor\u00ebve global\u00eb dhe lokal\u00eb. Nga aspekti global, e gjith\u00eb bota \u00ebsht\u00eb e ballafaquar me nj\u00eb frym\u00eb revolucionare q\u00eb vjen nga disa qarqe t\u00eb shteteve, p\u00ebrkat\u00ebsisht shoq\u00ebrive myslimane. K\u00ebto ngjarje t\u00eb terrorizmit spektakolar sh\u00ebnojn\u00eb vazhdim\u00ebsi me l\u00ebvizjet anarkiste t\u00eb shekullit XIX q\u00eb, duke krijuar anarki synonin t\u2019i nxjerrin jasht\u00eb binar\u00ebve qeverit\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebshtu rrethana leht\u00ebsuese p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb rendi t\u00eb ri shoq\u00ebror. Te disa qarqe radikale islamike n\u00eb bot\u00eb, pas d\u00ebshtimit t\u00eb komunizmit, ekziston tendenca p\u00ebr vazhdim t\u00eb misionit t\u00eb k\u00ebsaj ideologjie totalitariste, por me nj\u00eb dallim esencial; totalitarizmi fetar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm, ngaq\u00eb legjitimitetin e mb\u00ebshtet mbi nj\u00eb ide t\u00eb pakontestueshme, at\u00eb t\u00eb Zotit. \u00c7do aksion q\u00eb nd\u00ebrmerret, me ciniz\u00ebm arsyetohet me vullnetin e Zotit. Ata q\u00eb rezistojn\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj t\u00eb manipulimit masiv k\u00ebrc\u00ebnohen me vdekje dhe lloje t\u00eb ndryshme t\u00eb presionit. Armiku m\u00eb i madh i k\u00ebsaj utopie t\u00eb re, k\u00ebtij totalitarizmi \u00ebsht\u00eb dyshimi, mendja kritike. Ideolog\u00ebt e k\u00ebsaj utopie, q\u00eb pos nj\u00eb retorike shterpe nuk ofrojn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb brengosur nga politika e mysliman\u00ebve t\u00eb k\u00ebnaqur nga sistemi i vlerave per\u00ebndimore, si\u00e7 jan\u00eb shqiptar\u00ebt dhe b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr vete. Aktivitetin e tyre proselitist, k\u00ebto qarqe e zhvillojn\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb rruzullin tok\u00ebsor, prej SHBA-ve e deri n\u00eb Maqedoni. Natyrisht gjejn\u00eb individ\u00eb q\u00eb p\u00ebr para, ose p\u00ebr shkak t\u00eb frustracioneve, fiksacioneve t\u00eb ndryshme pranojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb makthi t\u00eb k\u00ebtill\u00eb planetar. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb korrekt, ndikimi i tyre n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb aq i madh sa mendohet. Asnj\u00eb parti politike q\u00eb ka tendenc\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj natyre, n\u00eb zgjedhjet demokratike nuk arrin ta mbush\u00eb norm\u00ebn elementare. Ata duken t\u00eb zhurmsh\u00ebm ngaq\u00eb pas aktivitetit t\u00eb tyre, q\u00ebndrojn\u00eb sisteme t\u00eb fuqishme financiare, politike arsimore etj. Ideolog\u00ebt e islamit radikal, me mend\u00ebsi totalitariste, nuk mund t\u00eb tolerojn\u00eb eksitimin e mysliman\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur nga demokracia per\u00ebndimore, prandaj b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos q\u00eb ta prishin k\u00ebt\u00eb harmoni. S\u00eb k\u00ebndejmi ata b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos q\u00eb shtetet islame t\u00eb mos e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, at\u00eb kuror\u00eb t\u00eb nj\u00eb politike parimore q\u00eb nuk e keqp\u00ebrdor religjionin p\u00ebr q\u00ebllime politike. Nga ana tjet\u00ebr, shtetet q\u00eb kan\u00eb telashe me shqiptar\u00ebt, ve\u00e7mas me politik\u00ebn e tyre proper\u00ebndimore b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos q\u00eb ta zhvendosin politik\u00ebn shqiptare nga shtrati demokratik per\u00ebndimor. Natyrisht se ata do t\u00eb gjejn\u00eb individ\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrhapin bindje se shqiptar\u00ebt jan\u00eb element\u00eb i dyshimt\u00eb, nj\u00ebfar\u00eb kolone e pest\u00eb i radikalizmit islamik n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb krishtere. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, zhvillohet projekti dekontekstualizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ata duhet t\u00eb perceptohen si element i huaj. N\u00eb Maqedoni, ky projekt zhvillohet n\u00eb form\u00eb vulgare, duke filluar nga fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, kur shqiptar\u00ebt me presion sistematik shp\u00ebrnguleshin n\u00eb Turqi e deri te zhvillimet e fundit. Maqedonia, p\u00ebrkat\u00ebsisht qarqe me ndikim t\u00eb pamohuesh\u00ebm n\u00eb politik\u00eb, nuk hezitojn\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin aksione spektakolare p\u00ebr t\u2019i paraqitur shqiptar\u00ebt si element i huaj, ose t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb shqiptare. Jam i bindur se e gjith\u00eb kjo politik\u00eb nuk do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb fundamentalist\u00eb, por do ta rris\u00eb vigjilenc\u00ebn dhe vetvetiu do t\u2019i k\u00ebndell\u00eb mendjet e kontaminuara nga nj\u00eb totalitariz\u00ebm i ri\u2026<\/p>\n<p>Me humbjen e besimit t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe Maqedoni, duket se po krijohet nj\u00eb kanalizim i ri i pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve. N\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri te nacionalizmi, nd\u00ebrsa n\u00eb Maqedoni te feja. Si e shikoni perspektiv\u00ebn?<\/p>\n<p>Kam droj\u00eb se b\u00ebhet nj\u00eb padrejt\u00ebsi ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb. Ata sistematikisht dhe skematikisht p\u00ebrkufizohen si nj\u00eb segment komb\u00ebtar q\u00eb \u00ebsht\u00eb kontaminuar me bindje fetare, atipike p\u00ebr shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta tek ata v\u00ebrehen elemente q\u00eb e p\u00ebrcaktojn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tyre fetare. Mir\u00ebpo k\u00ebto elemente nuk jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb identifikimit t\u00eb tyre si p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb nj\u00eb politike radikale fetare. K\u00ebto elemente kan\u00eb ekzistuar edhe at\u00ebher\u00eb kur ideologjia fundamentaliste, integraliste nuk ka ekzistuar. Shtrohet pyetja p\u00ebrse n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb ekziston nacionalizmi, ose tendenca e rritjes s\u00eb tij, nd\u00ebrkaq n\u00eb Maqedoni paraqitet tendenca e shquarjes s\u00eb fes\u00eb? P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb vazhdimisht e thjesht\u00eb: aty ku shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb, ata i theksojn\u00eb, i shtet\u00ebrizojn\u00eb karakteristikat etnike, nd\u00ebrkaq aty ku jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb lir\u00eb, ose aty ku mbi ta ekziston mbik\u00ebqyrja, paraqiten dualizma kulturor\u00eb. Aty ku shqiptarizma nuk \u00ebsht\u00eb e rrezikuar, zakonisht nuk shfaqet nacionalizmi, nd\u00ebrkaq aty ku rrezikohen interesat komb\u00ebtare shfaqet nacionalizmi mbrojt\u00ebs nga agresiviteti i nacionalizmit shtet\u00ebror i popullit tjet\u00ebr. Duhet me kujdes t\u00eb b\u00ebhet dallimi n\u00eb mes tyre. K\u00ebto fenomene jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se demokracia dhe p\u00ebrvojat e reja politike. Sipas p\u00ebrvojave t\u00eb deritashme, perspektiv\u00ebn e shoh te evropianizimi i shoq\u00ebrive shqiptare, tek iluminizmi europian, te thellimi i toleranc\u00ebs, te shekularizmi, te shteti ligjor, te demokracia\u2026<\/p>\n<p>Mos \u00ebsht\u00eb mbyllur epoka e dy partive shqiptare n\u00eb Maqedoni dhe duhet nj\u00eb sistem tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Shtetet m\u00eb demokratike t\u00eb bot\u00ebs, si SHBA-t\u00eb, por edhe shumica e shteteve europiane jan\u00eb dypartiake, p\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00eb partiake. N\u00eb SHBA, kur fitojn\u00eb republikan\u00ebt, ata nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb koalicione molis\u00ebse, por partia fituese ka kapacitete q\u00eb vet\u00eb ta formojn\u00eb qeverin\u00eb. Kam nj\u00eb rezerv\u00eb ndaj monolitizmit politik partiak, ngaq\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste edhe tradhtia \u00ebsht\u00eb monolite, totalitare, si n\u00eb periudh\u00ebn e komunizmit. Shp\u00ebtimi duhet k\u00ebrkuar te forcimi i institucioneve, te respektimi i ndarjes dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushteteve, te gazetaria e pavarur dhe hulumtuese, te krijimi i opinionit publik etj. K\u00ebto jan\u00eb disa nga standardet pa t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet shteti modern\u2026<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria tani zgjedh presidentin dhe shum\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president q\u00eb t\u00eb jet\u00eb me integritet dhe njeri me autoritet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndikim edhe n\u00eb trevat shqiptare, pasi situata k\u00ebrkon njer\u00ebz me pesh\u00eb. Sipas jush, cili do t\u00eb ishte identikiti i presidentit t\u00eb ri dhe a keni ju nj\u00eb propozim?<\/p>\n<p>K\u00ebto tipare t\u00eb presidentit i k\u00ebrkojn\u00eb qytetar\u00ebt, ata q\u00eb nuk kan\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Ata q\u00eb kan\u00eb ndikim, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: nj\u00eb president-pul\u00eb, q\u00eb nuk e turbullon ujin. Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb sidomos n\u00eb shtetet ish-komuniste. Shikoni se \u00e7far\u00eb farse krijohet n\u00eb Rusi, ose n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz me integritet moral dhe virtyte tjera ka n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri, por tani p\u00ebr tani, ata jan\u00eb t\u00eb panevojsh\u00ebm, prandaj zgjidhja duhet k\u00ebrkuar te zgjedhjet e drejtp\u00ebrdrejta.<\/p>\n<p>Ndikuesit: \u201cAta q\u00eb kan\u00eb ndikim, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: nj\u00eb president-pul\u00eb, q\u00eb nuk e turbullon ujin. Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb shtetet ish-komuniste\u201d<\/p>\n<p>Nga populli: Njer\u00ebz me integritet moral dhe virtyte t\u00eb tjera ka n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri, por tani p\u00ebr tani, ata jan\u00eb t\u00eb panevojsh\u00ebm, prandaj zgjidhja duhet k\u00ebrkuar te zgjedhjet e drejtp\u00ebrdrejta<\/p>\n<p>Demokracia: \u201cShp\u00ebtimi duhet k\u00ebrkuar te forcimi i institucioneve, te respektimi i ndarjes dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushteteve, te gazetaria e pavarur dhe hulumtuese\u201d<\/p>\n<p>\u201cKam nj\u00eb rezerv\u00eb ndaj monolitizmit politik partiak, ngaq\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste, edhe tradhtia \u00ebsht\u00eb monolite, totalitare, si n\u00eb periudh\u00ebn e komunizmit\u201d<\/p>\n<p>Posti: Arb\u00ebn Xhaferri ka qen\u00eb kryetar i Partis\u00eb Demokratike Shqiptare n\u00eb Maqedoni<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arben Xhaferri, 20 Maj 2012 \u201cSituat\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb vendet ish-komuniste\u201d Ylli Pata &#8211; Intelektuali i njohur shqiptar, Arb\u00ebn Xhaferri, analizon zhvillimet e fundit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, por edhe jep mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zgjidhjet. Si nj\u00eb v\u00ebzhgues i v\u00ebmendsh\u00ebm deri n\u00eb detaje, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShqip\u201d, zoti Xhaferri, duke folur p\u00ebr Presidentin e ri t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2873","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Arb\u00ebn Xhaferri: Njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president-pul\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Arb\u00ebn Xhaferri: Njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president-pul\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arben Xhaferri, 20 Maj 2012 \u201cSituat\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb vendet ish-komuniste\u201d Ylli Pata &#8211; Intelektuali i njohur shqiptar, Arb\u00ebn Xhaferri, analizon zhvillimet e fundit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, por edhe jep mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zgjidhjet. Si nj\u00eb v\u00ebzhgues i v\u00ebmendsh\u00ebm deri n\u00eb detaje, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShqip\u201d, zoti Xhaferri, duke folur p\u00ebr Presidentin e ri t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-20T21:42:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Arb\u00ebn Xhaferri: Njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president-pul\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-05-20T21:42:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/\"},\"wordCount\":1537,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/\",\"name\":\"Arb\u00ebn Xhaferri: Njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president-pul\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-20T21:42:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Arb\u00ebn Xhaferri: Njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president-pul\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Arb\u00ebn Xhaferri: Njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president-pul\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Arb\u00ebn Xhaferri: Njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president-pul\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arben Xhaferri, 20 Maj 2012 \u201cSituat\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb vendet ish-komuniste\u201d Ylli Pata &#8211; Intelektuali i njohur shqiptar, Arb\u00ebn Xhaferri, analizon zhvillimet e fundit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, por edhe jep mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zgjidhjet. Si nj\u00eb v\u00ebzhgues i v\u00ebmendsh\u00ebm deri n\u00eb detaje, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShqip\u201d, zoti Xhaferri, duke folur p\u00ebr Presidentin e ri t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-20T21:42:32+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Arb\u00ebn Xhaferri: Njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president-pul\u00eb","datePublished":"2012-05-20T21:42:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/"},"wordCount":1537,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/","name":"Arb\u00ebn Xhaferri: Njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president-pul\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg","datePublished":"2012-05-20T21:42:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arben-xhaferri-njerezit-me-ndikim-po-kerkojne-nje-president-pule\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Arb\u00ebn Xhaferri: Njer\u00ebzit me ndikim po k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb president-pul\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2873"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2873\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}