{"id":2862,"date":"2010-05-31T06:01:01","date_gmt":"2010-05-31T05:01:01","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2862"},"modified":"2010-05-31T06:01:01","modified_gmt":"2010-05-31T05:01:01","slug":"kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/","title":{"rendered":"Kush e rrahu arkitektin Maks Velo"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" border=\"0\" alt=\"Fatos Lubonja\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Fatos Lubonja<\/strong>, <em>30.05.2010<\/em><\/p>\n<p>Lexova para disa dit\u00ebsh n\u00eb gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d nj\u00eb lajm t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, shqet\u00ebsues , p\u00ebr rrahjen dhe k\u00ebrc\u00ebnimin me vdekje t\u00eb arkitektit Maks Velo nga nj\u00eb individ q\u00eb identifikohej si pronar apo agjent i nj\u00eb pronari q\u00eb po nd\u00ebrton di\u00e7ka n\u00eb Tiran\u00eb. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb godin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shesh (q\u00eb nuk jepej me em\u00ebr), p\u00ebr t\u00eb cilin Velo thuhej se kishte shkruar para dy muajsh se ishte nj\u00eb dhunim i arkitektur\u00ebs dhe urbanistik\u00ebs, por nuk jepej informimi se ku dhe kush.<\/p>\n<p>P\u00ebrbri lajmit kishte edhe nj\u00eb let\u00ebr solidariteti me Velon, e firmosur nga emra t\u00eb njohur t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb intelektuale, ku denoncohej akti. Por edhe aty vura re se nuk p\u00ebrmendej autori dhe sheshi, ndon\u00ebse ngjarja kishte ndodhur dit\u00ebn p\u00ebr diell, kur Velo kthehej nga sh\u00ebtitja e m\u00ebngjesit n\u00eb Parkun e Liqenit, dhe agresori nuk thuhej se kishte qen\u00eb i maskuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh se p\u00ebr cilin shesh dhe p\u00ebr cilin pronar b\u00ebhej fjal\u00eb m\u2019u desh t\u00eb pyes nj\u00eb burim konfidencial me t\u00eb cilin pata, pastaj, edhe nj\u00eb bised\u00eb paksa m\u00eb teorike. M\u00eb rezultoi se, sipas gjith\u00eb gjasave, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn q\u00eb po ngrihet n\u00eb Sheshin Italia p\u00ebrpara stadiumit \u201cQemal Stafa\u201d, atje ku dikur ka pasur nj\u00eb lulishte. Burimi q\u00eb m\u00eb informoi m\u00eb tha se pronari q\u00ebnkej i revoltuar pasi ai e ka me leje at\u00eb nd\u00ebrtim, duke shtuar se Velo nuk ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmend at\u00eb sepse duhet t\u00eb p\u00ebrmendte Bashkin\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb leje. Shkurt, gati gati sikur po e justifikonte disi pronarin q\u00eb kishte rrahur Velon.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb intereson mua, p\u00ebrtej k\u00ebsaj historie, \u00ebsht\u00eb bash pyetja se kush e ka rrahur e kanosur Maks Velon, q\u00eb ndryshe shtrohet n\u00eb form\u00ebn e pyetjes: kush ka ushtruar dhun\u00eb mbi shprehjen e lir\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesit publik, q\u00eb e konsideroj si dhun\u00eb edhe mbi mua si qytetar dhe gazetar, pasi edhe un\u00eb mendoj se ajo nd\u00ebrtes\u00eb v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebmti dhe dhun\u00eb arkitektonike n\u00eb at\u00eb shesh, madje edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb famshmin ligj q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb zon\u00eb monument kulture?<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera solidarizohem edhe un\u00eb me nj\u00eb pasazh t\u00eb letr\u00ebs s\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb njohur, ku thuhet se \u201cndihemi t\u00eb pambrojtur\u201d, (pambrojtje q\u00eb sipas meje shprehej qart\u00eb dhe n\u00eb frik\u00ebn q\u00eb kishte gazeta p\u00ebr t\u00eb investiguar autorin e krimit), duke par\u00eb se \u201ckushdo q\u00eb ka para, q\u00eb merr leje nd\u00ebrtimi ose hap biznese t\u00eb m\u00ebdha, mund t\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb hapur\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mediat q\u00eb shkruan p\u00ebr rrahjen e Velos p\u00ebrqendroheshin te faj\u00ebsia e biznesmenit, t\u00eb cilit m\u00eb n\u00eb fund i doli emri, sipas bashk\u00ebbiseduesit tim, Velon nuk e ka rrahur e k\u00ebrc\u00ebnuar ky, por Bashkia pasi \u00ebsht\u00eb ajo nxit\u00ebsja, shkaktarja e k\u00ebtij konflikti sepse ajo ia ka dh\u00ebn\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit dhe prandaj n\u00eb media nuk del se cili \u00ebsht\u00eb sheshi dhe cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtesa.<\/p>\n<p>Ja, d\u00ebgjo \u2013 shtoi ai &#8211; mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb barbar\u00eb e injorant\u00eb q\u00eb nuk din\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb monument kulture dhe q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb ku t\u2019ia doj\u00eb interesi, po jan\u00eb politikan\u00ebt q\u00eb i kemi v\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb na ruajtur nga k\u00ebta injorant\u00ebt q\u00eb e mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. Tek e fundit, pra, ai m\u00eb hodhi iden\u00eb se nj\u00eb biznesmen mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb p\u00ebrderisa gjen politikan\u00eb t\u00eb korruptuar, prandaj ne duhet t\u00eb ushtrojm\u00eb presion mbi politikan\u00ebt dhe ligjb\u00ebr\u00ebsit tan\u00eb dhe jo mbi biznesmen\u00ebt tan\u00eb, si\u00e7 m\u00eb akuzoi se b\u00ebj un\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb shkrimet e mija.<\/p>\n<p>Personalisht kam nj\u00eb problem me k\u00ebt\u00eb argumentim, q\u00eb n\u00eb v\u00ebshtrimin e par\u00eb duket se s\u2019ka t\u00eb shar\u00eb. Problemi, sipas meje, q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se shteti nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka abstrakte q\u00eb punon pavar\u00ebsisht nga t\u00eb pasurit dhe t\u00eb varfrit n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit q\u00eb \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. K\u00ebshtu thuhet se duhet t\u00eb jet\u00eb teorikisht, por n\u00eb praktik\u00eb, e ve\u00e7an\u00ebrisht tek ne, \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Shteti, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb produkt i qytetar\u00ebve t\u00eb tij dhe n\u00eb rastin ton\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet atij instrumenti q\u00eb tanim\u00eb e njohim t\u00eb gjith\u00eb me emrin \u201ckorrupsion\u201d, shteti \u00ebsht\u00eb kapur nga ata qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb para, e q\u00eb ndajn\u00eb pushtet e interesa me politikan\u00ebt n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Prandaj, ne kemi arritur n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb e shohim jo vet\u00ebm me Sheshin Italia, por edhe n\u00eb shum\u00eb sheshe t\u00eb tjera t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb qyteteve t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse rrihet apo jo ndonj\u00eb si Maks Velo dhe pavar\u00ebsisht se p\u00ebr masakrimin e t\u00eb tjer\u00eb shesheve intelektual\u00eb si Maks Velo dhe t\u00eb tjer\u00eb nuk flasin fare. Pse planet franceze e belge q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d \u00e7far\u00eb jan\u00eb?<br \/>\nSipas meje, ajo \u00e7ka ka ndodhur me Tiran\u00ebn dhe jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb evidente se shteti \u00ebsht\u00eb i k\u00ebtyre pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj dhe Velon, q\u00eb shfaqet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si z\u00eb i interesave t\u00eb publikut, nuk e ka rrahur as Bashkia ve\u00e7mas dhe as pronari ve\u00e7mas, por t\u00eb dy s\u00eb bashku, si dy faqe t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dor\u00eb. Pra Maks Velon e rrahu dhe k\u00ebrc\u00ebnoi me vdekje shteti si instrument i k\u00ebtyre pronar\u00ebve, ku politikani b\u00ebn fasad\u00ebn e dukshme t\u00eb tij, kurse pronari p\u00ebrb\u00ebn thelbin e tij. Dhe kur them \u201cshteti\u201d nuk kam parasysh vet\u00ebm Bashkin\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit atij\/atyre pronar\u00ebve. Edhe gjykatat t\u00eb k\u00ebtyre pasunar\u00ebve jan\u00eb.<\/p>\n<p>Madje, madje do t\u00eb thosha se ky pronari q\u00eb ka rrahur Maks Velon duhet t\u00eb jet\u00eb disi i frustruar apo i pafuqish\u00ebm q\u00eb ka p\u00ebrdorur thonjt\u00eb e vet sepse ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb thonj shum\u00eb m\u00eb t\u00eb sofistikuar: media e instrumente t\u00eb tjera shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr t\u00eb t\u00eb \u201crrahur\u201d e \u201ck\u00ebrc\u00ebnuar\u201d n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos t\u00eb t\u00eb len\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb. Harruat q\u00eb biznesmeni i njohur Ta\u00e7i, pasi rrahu nj\u00eb gazetar e i doli boja, nxitoi t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb televizion? Bile bile, po shkoj edhe m\u00eb larg: k\u00ebta pasunar\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe ligje q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb grabitjet e tyre. Pse, rast\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb mbushur Parlamenti me milioner\u00eb?<\/p>\n<p>Dikush n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb diskutimit do t\u00eb m\u00eb thot\u00eb: shkove shum\u00eb larg n\u00eb abstragim se, tek e fundit, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb SHBA: lobet e fuqishme diktojn\u00eb politik\u00ebn. Po edhe n\u00eb SHBA, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ka lobe t\u00eb pasurish q\u00eb kontrollojn\u00eb pushtetin e q\u00eb, jo rrall\u00eb, veprojn\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shumic\u00ebs. Shikoni se \u00e7\u2019ndodhi me kriz\u00ebn ekonomike q\u00eb shkaktoi nj\u00eb band\u00eb t\u00eb bab\u00ebziturish me qend\u00ebr n\u00eb \u00cball Street. Por ka dhe diferenca ama: ne jemi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb paditur se ata, prandaj dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm e m\u00eb t\u00eb bab\u00ebzitur e m\u00eb miop\u00eb, shum\u00eb m\u00eb jashtinstitucional\u00eb se ata, shum\u00eb m\u00eb informal\u00eb se ata dhe, \u00e7\u2019ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, kemi shum\u00eb m\u00eb pak instrumente n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb atyre q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb band\u00ebs dmth. t\u00eb interesave t\u00eb publikut t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nuk jan\u00eb diferenca t\u00eb vogla.<br \/>\nPrandaj vazhdoj t\u00eb ngulmoj se, p\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb\u00e7kaje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me implementimin e shtetit ligjor n\u00eb vend (e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb policia ka vepruar ndaj agresorit ndon\u00ebse \u00e7\u00ebshtja q\u00eb shtroj nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me krimin e rrahjes e kanosjes ndaj Velos, por me krimin e padrejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb shoq\u00ebrore q\u00eb \u00ebsht\u00eb instaluar n\u00eb vend p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes korruptive politik\u00eb-biznes), \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb lind\u00eb sa m\u00eb par\u00eb nj\u00eb parti e l\u00ebvizje civile v\u00ebrtet e majt\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parti e l\u00ebvizje e majt\u00eb q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb v\u00ebrtet interesat e shtresave t\u00eb pambrojtura t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, pasi partia e kryesuar nga Kryetari i Bashkis\u00eb, q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb leje nd\u00ebrtimi rrah\u00ebsit t\u00eb Velos, sikurse thon\u00eb shum\u00eb z\u00ebra kritik\u00eb brenda saj, ka pak shanse t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb parti si\u00e7 ka emrin, \u201csocialiste\u201d, pasi tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e kapur me thonj p\u00ebr fyti nga pasunar\u00ebt si ky thonjv\u00ebn\u00ebsi i Velos q\u00eb, kur s\u2019t\u00eb rrahin dot duke t\u00eb bler\u00eb, t\u00eb rrahin fizikisht dhe, kur as kjo s\u2019mjafton, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb edhe me vdekje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatos Lubonja, 30.05.2010 Lexova para disa dit\u00ebsh n\u00eb gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d nj\u00eb lajm t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, shqet\u00ebsues , p\u00ebr rrahjen dhe k\u00ebrc\u00ebnimin me vdekje t\u00eb arkitektit Maks Velo nga nj\u00eb individ q\u00eb identifikohej si pronar apo agjent i nj\u00eb pronari q\u00eb po nd\u00ebrton di\u00e7ka n\u00eb Tiran\u00eb. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb godin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shesh (q\u00eb nuk jepej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kush e rrahu arkitektin Maks Velo - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kush e rrahu arkitektin Maks Velo - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fatos Lubonja, 30.05.2010 Lexova para disa dit\u00ebsh n\u00eb gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d nj\u00eb lajm t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, shqet\u00ebsues , p\u00ebr rrahjen dhe k\u00ebrc\u00ebnimin me vdekje t\u00eb arkitektit Maks Velo nga nj\u00eb individ q\u00eb identifikohej si pronar apo agjent i nj\u00eb pronari q\u00eb po nd\u00ebrton di\u00e7ka n\u00eb Tiran\u00eb. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb godin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shesh (q\u00eb nuk jepej [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-31T05:01:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kush e rrahu arkitektin Maks Velo\",\"datePublished\":\"2010-05-31T05:01:01+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-31T05:01:01+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/\"},\"wordCount\":1478,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/\",\"name\":\"Kush e rrahu arkitektin Maks Velo - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"datePublished\":\"2010-05-31T05:01:01+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-31T05:01:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kush e rrahu arkitektin Maks Velo\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kush e rrahu arkitektin Maks Velo - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kush e rrahu arkitektin Maks Velo - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Fatos Lubonja, 30.05.2010 Lexova para disa dit\u00ebsh n\u00eb gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d nj\u00eb lajm t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, shqet\u00ebsues , p\u00ebr rrahjen dhe k\u00ebrc\u00ebnimin me vdekje t\u00eb arkitektit Maks Velo nga nj\u00eb individ q\u00eb identifikohej si pronar apo agjent i nj\u00eb pronari q\u00eb po nd\u00ebrton di\u00e7ka n\u00eb Tiran\u00eb. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb godin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shesh (q\u00eb nuk jepej [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-31T05:01:01+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kush e rrahu arkitektin Maks Velo","datePublished":"2010-05-31T05:01:01+00:00","dateModified":"2010-05-31T05:01:01+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/"},"wordCount":1478,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/","name":"Kush e rrahu arkitektin Maks Velo - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","datePublished":"2010-05-31T05:01:01+00:00","dateModified":"2010-05-31T05:01:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kush-e-rrahu-arkitektin-maks-velo\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kush e rrahu arkitektin Maks Velo"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2862"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2862"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2862\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2862"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}