{"id":2851,"date":"2010-05-28T21:59:18","date_gmt":"2010-05-28T20:59:18","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2851"},"modified":"2010-05-28T21:59:18","modified_gmt":"2010-05-28T20:59:18","slug":"vetem-me-te-miret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebm me t\u00eb mir\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Roger D. SHERRARD<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria p\u00ebrjetoi nj\u00eb humbje t\u00eb madhe jav\u00ebn e kaluar. Kjo p\u00ebrgjith\u00ebsisht ka kaluar pa u v\u00ebn\u00eb re n\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn politike. Thjesht nj\u00eb tjet\u00ebr votim n\u00eb Kuvend, pas nj\u00eb seance t\u00eb p\u00ebrshpejtuar. Askush nuk e kuptoi q\u00eb po ndodhte. Ishte thjesht nj\u00eb tjet\u00ebr votim i politizuar me arsye t\u00eb turbullta apo pa arsye q\u00eb kishin sadopak logjik\u00eb p\u00ebr cilindo q\u00eb di di\u00e7ka mbi sistemin shqiptar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Edhe pse i pav\u00ebn\u00eb re nga shumica e njer\u00ebzve, votimi n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb refuzuar em\u00ebrimin e Vangjel Kost\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim kolosal. Ky votim flet shum\u00eb mbi politik\u00ebn shqiptare, e cila aq shpesh shkat\u00ebrron pik\u00ebrisht m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzohet Presidenti Topi p\u00ebr em\u00ebrimin e Z. Kosta. Ishte nj\u00eb zgjedhje e shk\u00eblqyer. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Presidenti Topi em\u00ebroi dy persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr tre postet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese: Gjyqtaren Altina Xhoxhaj, nj\u00eb gjyqtare me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe An\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb; dhe gjyqtarin Bashkim Dedja, nj\u00eb gjyqtar me p\u00ebrvoj\u00eb i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb tre personat e em\u00ebruar, Z. Kosta \u00ebsht\u00eb qartazi m\u00eb i kualifikuari, ka p\u00ebrvoj\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe dhe ka nj\u00eb reputacion t\u00eb pac\u00ebnuar p\u00ebr integritet si ish gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, si avokat, dhe si profesor n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e komunitetit t\u00eb juristeve n\u00eb Shqip\u00ebri beson fort se \u00e7far\u00ebdo vendimi q\u00eb Z. Kosta do t\u00eb merrte si gjyqtar do t\u00eb ishte i drejt\u00eb dhe i paansh\u00ebm. Dhoma e Avokat\u00ebve e Shqip\u00ebris\u00eb e mb\u00ebshteti kandidatur\u00ebn e Z. Kosta p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese si nj\u00eb jurist me integritet dhe profesionaliz\u00ebm t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, mbetet mister pse arritjet e tij profesionale nuk u vun\u00eb n\u00eb dyshim nga askush p\u00ebrve\u00e7se nga parlamenti. Pse?<\/p>\n<p>Kemi par\u00eb t\u00eb ndodhin edhe m\u00eb par\u00eb gjera t\u00eb tilla. Si arsye p\u00ebr refuzimin p\u00ebrmenden thashetheme t\u00eb mjegullta dhe t\u00eb pabaza, por nuk ofrohen kurr\u00eb prova faktike. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, kandidati i d\u00ebgjon k\u00ebto thashetheme pasi vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb. P\u00ebr kandidatin, presidentin, mb\u00ebshtet\u00ebsit e kandidatit, dhe m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi akoma, p\u00ebr qytetar\u00ebt, nuk ka koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur k\u00ebtyre. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb munges\u00eb themelore transparence q\u00eb i heq Shqip\u00ebris\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb drejtpeshuar p\u00ebrzgjedhjeje.<\/p>\n<p>Kur ndodh kjo munges\u00eb transparence, kund\u00ebrshtimet e pabazuara shoq\u00ebrohen me shprehje t\u00eb tilla si, \u201cnuk mund t\u00eb b\u00ebhet gj\u00eb,\u201d ose \u201cndoshta n\u00eb t\u00eb ardhmen do ket\u00eb em\u00ebrime m\u00eb t\u00eb mira.\u201d Ankesat q\u00eb b\u00ebhen publikisht shpejt harrohen nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb faqet e gazetave z\u00eb vend krisa e radh\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, humbja \u00ebsht\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb refuzuar nj\u00eb tjet\u00ebr prej qytetar\u00ebve t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebkualifikuar dhe me vullnet. Pse?<\/p>\n<p>Humbja \u00ebsht\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb sepse personi m\u00eb i mir\u00eb i em\u00ebruar nuk do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Humbja \u00ebsht\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb sepse njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb do t\u00eb hezitojn\u00eb t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb t\u00eb ardhmen. Humbja \u00ebsht\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb sepse nj\u00eb z\u00eb i men\u00e7ur dhe i pavarur do t\u2019u mungoj\u00eb shum\u00eb vendimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb Gjykata Kushtetuese. Humbja \u00ebsht\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb sepse bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e di \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe e pranon k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb gabim kolosal. Humbja \u00ebsht\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb sepse populli i saj e di q\u00eb kandidati m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar. Pse?<\/p>\n<p>Synimi i k\u00ebtij artikulli \u00ebsht\u00eb m\u00eb afatgjat\u00eb se sa thjesht t\u00eb shpreh\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr refuzimin nga Kuvendi t\u00eb nj\u00eb profesionisti t\u00eb shk\u00eblqyer. Edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jan\u00eb refuzuar profesionist\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer dhe shpresojm\u00eb se edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb em\u00ebrohen profesionist\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. Por Shqip\u00ebria nuk e ka luksin t\u00eb mbaj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e saj larg sfidave me t\u00eb cilat p\u00ebrballet gjyq\u00ebsori. K\u00ebto sfida kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebt, m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb pushtet gjyq\u00ebsor q\u00eb do t\u2019iu sh\u00ebrbej\u00eb interesave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Demokracit\u00eb e zhvilluara euro-atlantike e kan\u00eb m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb vite. Ne duam ta shohim Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb p\u00ebrfitimet dhe garancit\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga nj\u00eb pushtet gjyq\u00ebsor sa m\u00eb i mire i mundsh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse jam i shqet\u00ebsuar p\u00ebr refuzimin e fundit nga parlamenti shqiptar. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mir\u00eb tani?<\/p>\n<p>Nj\u00eb pushtet gjyq\u00ebsor i fort\u00eb, profesionist dhe i pavarur \u00ebsht\u00eb gur themeli n\u00eb demokraci. Em\u00ebrimi i m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve n\u00eb postet gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi kritike p\u00ebr nj\u00eb gjyq\u00ebsor q\u00eb funksionon me efektivitet. Nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor q\u00eb garanton gjyqe t\u00eb drejta dhe t\u00eb paanshme dhe v\u00eb n\u00eb zbatim sundimin e s\u00eb drejt\u00eb, jo sundimin e njeriut, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr stabilitetin dhe begatin\u00eb afatgjat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ata q\u00eb do t\u00eb donin t\u00eb dob\u00ebsonin gjyq\u00ebsorin, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet dob\u00ebsojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe shkurajojn\u00eb qytetar\u00ebt e shk\u00eblqyer t\u00eb saj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrftojn\u00eb vlera demokratike dhe euro-atlantike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej vendimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb President i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebrimi i personave me kualifikim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr vendet bosh n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Kuvendi ka rolin e tij, por duhet t\u00eb respektoj\u00eb k\u00ebto em\u00ebrime presidenciale dhe jo t\u2019i rr\u00ebzoj\u00eb ato pa nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb dhe transparent\u00eb. <\/p>\n<p>Ka shum\u00eb persona me kualifikim t\u00eb lart\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb gjyq\u00ebsore, me intelekt t\u00eb mpreht\u00eb dhe em\u00ebr t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr integritet q\u00eb duan t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb vendit t\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb pushteti dhe detyrimi ekskluziv i Presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb em\u00ebroj\u00eb persona q\u00eb i p\u00ebrmbushin k\u00ebto pritshm\u00ebri. Pushteti dhe detyrimi i Kuvendit jan\u00eb q\u00eb t\u00eb shqyrtojn\u00eb dhe t\u00eb japin p\u00eblqimin em\u00ebrimeve t\u00eb Presidentit, jo t\u00eb g\u00ebrryejn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebr p\u00ebrfitime politike t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>U b\u00ebj thirrje t\u00eb gjitha pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb rishikuar em\u00ebrimin e Z. Kosta. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb se Kuvendi d\u00ebshiron t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur. E kuptoj q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb si\u00e7 e sugjeroj do t\u00eb ishte i paprecedent, por nuk mund t\u00eb konceptoj kurrgj\u00eb tjet\u00ebr e cila do t\u00eb ishte m\u00eb e efektshme p\u00ebr t\u00eb inkurajuar popullin, miqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe gjyq\u00ebsorin. P\u00ebr t\u00eb ardhmen, i b\u00ebj thirrje Presidentit Topi t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb em\u00ebroj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar vendet bosh n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, i b\u00ebj thirrje Kuvendit q\u00eb t\u2019i shqyrtoj\u00eb em\u00ebrimet gjyq\u00ebsore t\u00eb Presidentit me seriozitet dhe respekt. Seancat d\u00ebgjimore duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb planifikuara koh\u00eb p\u00ebrpara, t\u00eb b\u00ebra publike dhe t\u00eb hapura p\u00ebr publikun. Argumentet pro dhe kund\u00ebr duhen paraqitur p\u00ebrpara votimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb proces i till\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtonte besimin e popullit shqiptar n\u00eb sistemin e tij gjyq\u00ebsor dhe qeverin\u00eb e tij. Nj\u00eb proces i till\u00eb do t\u2019i tregonte bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare se Shqip\u00ebria do gjyqtar\u00eb q\u00eb do t\u00eb zbatojn\u00eb shtetin juridik dhe do t\u00eb marrin vendime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb paanshme mbi \u00e7\u00ebshtjet. Nj\u00eb proces i till\u00eb do t\u00eb ishte nxit\u00ebs p\u00ebr gjykat\u00ebsit shqiptar\u00eb q\u00eb do t\u00eb shihnin se pushtetet ekzekutive dhe legjislative t\u00eb qeverisjes duan vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb profesionist\u00eb me cil\u00ebsi, persona me integritet, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb disponuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribute t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr gjyq\u00ebsorin. N\u00ebse em\u00ebrohen ata, e fituara \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. Shqip\u00ebria nuk meriton asgj\u00eb m\u00eb pak.<\/p>\n<p>*Z. Sherrard \u00ebsht\u00eb avokat n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Ai ka punuar me gjyq\u00ebsorin shqiptar qysh nga viti 1992, merr pjes\u00eb n\u00eb kualifikime gjyq\u00ebsore dhe k\u00ebshillon udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb qeverisjes dhe miq t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore. Presidenti Moisiu i akordoi Z. Sherrard Medaljen p\u00ebr Merita t\u00eb Ve\u00e7anta Civile p\u00ebr kontributet e tij p\u00ebr gjyq\u00ebsorin shqiptar. Z. Sherrard ka vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb 40 her\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Roger D. SHERRARD Shqip\u00ebria p\u00ebrjetoi nj\u00eb humbje t\u00eb madhe jav\u00ebn e kaluar. Kjo p\u00ebrgjith\u00ebsisht ka kaluar pa u v\u00ebn\u00eb re n\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn politike. Thjesht nj\u00eb tjet\u00ebr votim n\u00eb Kuvend, pas nj\u00eb seance t\u00eb p\u00ebrshpejtuar. Askush nuk e kuptoi q\u00eb po ndodhte. Ishte thjesht nj\u00eb tjet\u00ebr votim i politizuar me arsye t\u00eb turbullta apo pa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2851","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Vet\u00ebm me t\u00eb mir\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Vet\u00ebm me t\u00eb mir\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Roger D. SHERRARD Shqip\u00ebria p\u00ebrjetoi nj\u00eb humbje t\u00eb madhe jav\u00ebn e kaluar. Kjo p\u00ebrgjith\u00ebsisht ka kaluar pa u v\u00ebn\u00eb re n\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn politike. Thjesht nj\u00eb tjet\u00ebr votim n\u00eb Kuvend, pas nj\u00eb seance t\u00eb p\u00ebrshpejtuar. Askush nuk e kuptoi q\u00eb po ndodhte. Ishte thjesht nj\u00eb tjet\u00ebr votim i politizuar me arsye t\u00eb turbullta apo pa [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-28T20:59:18+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-me-te-miret\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-me-te-miret\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Vet\u00ebm me t\u00eb mir\u00ebt\",\"datePublished\":\"2010-05-28T20:59:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-me-te-miret\\\/\"},\"wordCount\":1540,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-me-te-miret\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-me-te-miret\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-me-te-miret\\\/\",\"name\":\"Vet\u00ebm me t\u00eb mir\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-05-28T20:59:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-me-te-miret\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-me-te-miret\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-me-te-miret\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Vet\u00ebm me t\u00eb mir\u00ebt\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vet\u00ebm me t\u00eb mir\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Vet\u00ebm me t\u00eb mir\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Roger D. SHERRARD Shqip\u00ebria p\u00ebrjetoi nj\u00eb humbje t\u00eb madhe jav\u00ebn e kaluar. Kjo p\u00ebrgjith\u00ebsisht ka kaluar pa u v\u00ebn\u00eb re n\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn politike. Thjesht nj\u00eb tjet\u00ebr votim n\u00eb Kuvend, pas nj\u00eb seance t\u00eb p\u00ebrshpejtuar. Askush nuk e kuptoi q\u00eb po ndodhte. Ishte thjesht nj\u00eb tjet\u00ebr votim i politizuar me arsye t\u00eb turbullta apo pa [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-28T20:59:18+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Vet\u00ebm me t\u00eb mir\u00ebt","datePublished":"2010-05-28T20:59:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/"},"wordCount":1540,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/","name":"Vet\u00ebm me t\u00eb mir\u00ebt - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-05-28T20:59:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-me-te-miret\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Vet\u00ebm me t\u00eb mir\u00ebt"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2851"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2851\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}