{"id":2849,"date":"2010-05-28T09:25:31","date_gmt":"2010-05-28T08:25:31","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2849"},"modified":"2010-05-28T09:25:31","modified_gmt":"2010-05-28T08:25:31","slug":"legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/","title":{"rendered":"Legjislacioni n\u00eb kriz\u00eb, Bra\u00e7e: Duhet t\u00eb largohet Jozefina Topalli"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/erion_brace_konf.jpg\" border=\"0\" alt=\"Erion Bra\u00e7e\" width=\"200\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>28.05.2010<\/em><\/p>\n<p><strong>INTERVISTA<\/strong><\/p>\n<p><em>Z. Bra\u00e7e, opozita n\u00eb respekt t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb dialogut t\u00eb vendosur n\u00eb dark\u00ebn e Strasburgut iu kthye jet\u00ebs normale parlamentare. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ju keni fituar besimin se konsensusi me mazhoranc\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00ebn e zgjedhjeve do funksionoj\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje besimi. N\u00eb Strasburg, ne kemi marr\u00eb angazhimin t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb garantuar e pa kthim, t\u00eb kriz\u00ebs politike dhe institucionale n\u00eb Shqip\u00ebri. Dialogu \u00ebsht\u00eb instrument, p\u00ebrmes t\u00eb cilit mund t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb zgjidhje. Besimi mes pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb thyer keq, qyshkur, burri Sali dhe kryeministri Berisha, ndar\u00eb shpesh n\u00eb koh\u00eb t\u00eb turbullta, thyen fjal\u00ebn dhe gris\u00ebn marr\u00ebveshjen p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme! T\u00eb garantuara nga Kodi Zgjedhor, nene t\u00eb posa\u00e7me konsensuale t\u00eb tij! Zgjedhjet u vodh\u00ebn, besim nuk ka m\u00eb! Kriza \u00ebsht\u00eb n\u00eb kulm t\u00eb saj. Ne jemi vullnetplot\u00eb ta zgjidhim kriz\u00ebn p\u00ebrmes dialogut, n\u00eb dy jav\u00eb, p\u00ebr dit\u00ebt e t\u00eb cilave ka nisur num\u00ebrimi. N\u00ebse dit\u00ebt harxhohen p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar zgjidhjen me zjarr, at\u00ebher\u00eb jam i bindur q\u00eb zgjidhjen do ta jap\u00eb populli! Ne do ta udh\u00ebheqim!<\/p>\n<p><em>\u00c7do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb &#8220;zgjidhja po k\u00ebrc\u00ebnohet me zjarr?&#8221;<\/em><\/p>\n<p>Besoj se jeni n\u00eb dijeni. M\u00eb her\u00ebt, nj\u00eb &#8220;ekspert&#8221; socialist i marr\u00eb peng tani von\u00eb; pak m\u00eb pas, nj\u00eb &#8220;ekspert&#8221; i djatht\u00eb i marr\u00eb peng her\u00ebt, qyshkur Sali Berisha ua tregoi shqiptar\u00ebve si gjykat\u00ebs t\u00eb korruptuar; s\u00eb fundi, nj\u00eb &#8220;ekspert&#8221; televiziv dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi tipik i klientel\u00ebs s\u00eb pushtetit, t\u00eb cilin, Berisha e trodhi n\u00eb burg m\u00eb her\u00ebt dhe e bleu me kile tani von\u00eb, kan\u00eb folur p\u00ebr djegie t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 28 qershorit! Kur e thot\u00eb i pari \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr PS-n\u00eb dhe i takon \u00e7do socialisti t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Kur e thot\u00eb i dyti, nga zyrat kushtetuese t\u00eb KQZ-s\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00e7do shqiptar, duhet t\u00eb kuptoj\u00eb p\u00ebrfundimisht se, vota e tij \u00ebsht\u00eb vjedhur m\u00eb 28 qershor dhe do t\u00eb vidhet sa her\u00eb do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje!<\/p>\n<p>Kur e thot\u00eb i treti &#8211; ky nuk mendon, ky vet\u00ebm vjedh me leje prej pushtetit-at\u00ebher\u00eb rreziku i instalimit t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb korrupsionit politik dhe ekonomik, permanent, do t\u00eb zhduk\u00eb fare zgjedhjet si parim themelor i demokracis\u00eb! Vendosja e standardit t\u00eb &#8220;djegies s\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit&#8221; garanton vjedhjen e zgjedhjeve p\u00ebrher\u00eb dhe rikthimin e sundimit t\u00eb nj\u00eb pushteti politik e t\u00eb korruptuar! Kjo nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje! Kjo e djeg zgjidhjen!<\/p>\n<p><em>Do t\u00eb pranoj\u00eb PS vet\u00ebm hapjen e kutive t\u00eb materialeve zgjedhore apo do t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb edhe p\u00ebr kutit\u00eb e flet\u00ebve t\u00eb votimit?<\/em><\/p>\n<p>Ne mendojm\u00eb se ka vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje: transparenc\u00eb kushtetuese, e plot\u00eb dhe e pa kusht\u00ebzuar e zgjedhjeve t\u00eb 28 qershorit, p\u00ebrmes hetimit parlamentar q\u00eb duhet t\u00eb nis\u00eb menj\u00ebher\u00eb; vendosje me ligj e standardit t\u00eb kutive t\u00eb hapura p\u00ebr \u00e7do pal\u00eb zgjedhje q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend! Kjo zgjidhje p\u00ebrfshin \u00e7do element t\u00eb zgjedhjeve, \u00e7do kuti q\u00eb mbart material zgjedhor brenda, nga listat tek flet\u00ebt e votimit! Natyrisht, ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb kjo zgjidhje t\u00eb ket\u00eb garant BE-n\u00eb deri n\u00eb fund!<\/p>\n<p><em>Po, por duket se kjo e kthen konfliktin n\u00eb fillim, pozicionet nga e para, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Berisha duket i vendosur t\u00eb djeg\u00eb flet\u00ebt e votimit&#8230;<\/em><\/p>\n<p>U lodhet? E di q\u00eb kjo histori ka lodhur \u00e7do k\u00ebnd n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por duhet durim. Ndryshe,<br \/>\ndjegia e flet\u00ebve t\u00eb votimit mund t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb sistemin q\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb vendos\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri 20 vite m\u00eb par\u00eb, Demokracin\u00eb. Besoj se do t\u00eb jet\u00eb shkat\u00ebrruese p\u00ebr \u00e7do shqiptar n\u00ebse kthehemi 46 vite pas! Ju thoni se Berisha \u00ebsht\u00eb i vendosur ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb! Un\u00eb dua t\u00eb them se djegia e flet\u00ebve t\u00eb votimit, djeg Kuvendin, djeg Qeverin\u00eb! T\u00eb dy institucionet, thon\u00eb se e kan\u00eb legjitimitetin tek flet\u00ebt e votimit! Po i v\u00ebn\u00eb zjarrin vetes?!! Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt d\u00ebshp\u00ebrimi dhe d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb till\u00eb ka vet\u00ebm hajduti!<\/p>\n<p><em>N\u00eb funksion t\u00eb dialogut p\u00ebr gjetjen e zgjidhjes opozita pranoi t\u00eb ngrej\u00eb \u00e7adr\u00ebn e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb. N\u00eb k\u00ebto momente q\u00eb gjendet debati politik dhe ku shpresat p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje konsensuale jan\u00eb venitur s\u00ebrish, a mendoni dhe ju se kjo ishte nj\u00eb l\u00ebvizje mashtruese e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb grev\u00ebn?<\/em><\/p>\n<p>Ne nuk na g\u00ebnjen kush! Un\u00eb e di se Sali Berisha vet\u00ebmburret lart\u00eb e posht\u00eb si ato plakat kallogre se, po t\u00eb mos e kish emrin Sali do ta kish patjet\u00ebr emrin Dialog, se po t\u00eb mos e kish pasur mbiemrin Berisha do ta kish patjet\u00ebr mbiemrin Ligj!( imagjinoni \u00e7&#8217;em\u00ebr). Por un\u00eb e njoh Sali Berish\u00ebn! Ai nuk mund t\u00eb jap\u00eb zgjidhje, at\u00eb se l\u00ebn\u00eb t\u00eb jap\u00eb zgjidhje. \u00cbsht\u00eb familja e tij politike e biologjike, \u00ebsht\u00eb klientela e tij ekonomike q\u00eb nuk e lejon t\u00eb jap\u00eb zgjidhje! Megjithat\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund, nuk g\u00ebnjen dot m\u00eb njeri!<\/p>\n<p>Ne e mbyll\u00ebm grev\u00ebn e uris\u00eb p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shans dialogut. N\u00eb dialog nuk na th\u00ebrriti Sali Berisha, por niveli m\u00eb i lart\u00eb vendimmarr\u00ebs i BE-s\u00eb. Nuk na vuri askush kusht mbylljen e grev\u00ebs, por e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb. Zgjidhja \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb qart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb ardhmeje. Nuk mund ta refuzoj\u00eb kush, as Sali Berisha! Ai ka shum\u00eb frik\u00eb!<\/p>\n<p><em>Ka z\u00ebra edhe nga PS q\u00eb thon\u00eb q\u00eb greva d\u00ebshtoi&#8230;<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb PS-s\u00eb nuk mund t\u00eb flas\u00eb gjithkush! PS ka udh\u00ebhequr nj\u00eb betej\u00eb historike n\u00eb k\u00ebto 9 muaj (nuk ka qen\u00eb e detyrueshme p\u00ebr secilin, dikush zgjodhi t\u00eb ik\u00eb nga beteja). Greva e Uris\u00eb ishte kulmi i k\u00ebsaj beteje. Po t\u00eb kesh parasysh 4 korrikun e 2009-\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ardhur tek dita e fundit e Grev\u00ebs s\u00eb Uris\u00eb, dallohet qart\u00eb se PS ka fituar popullin, mbi 1.5 milion shqiptare, q\u00eb n\u00eb 9 muaj jan\u00eb bashkuar me ne, q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb kauz\u00ebn ton\u00eb. Por, p\u00ebrtej Shqip\u00ebris\u00eb, PS ka fituar t\u00eb vendimmarr\u00ebsit europian\u00eb e amerikan\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, liria e zgjedhjeve, liria e shprehjes dhe kund\u00ebrshtimit, e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes Liris\u00eb e Demokracis\u00eb, ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi se dit\u00ebt e pushtetit t\u00eb Sali Berish\u00ebs apo kujtdo tjet\u00ebr!<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb do b\u00ebni ju n\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb zgjidhje n\u00eb k\u00ebto dy jav\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;stop&#8221; p\u00ebr t\u00eb krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje! N\u00ebse zgjidhja digjet, protesta popullore nuk do t\u00eb ndalet m\u00eb! Nga asgj\u00eb! Kudo! Zgjidhja \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar qart\u00eb, publikisht, sy me sy (duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe syt\u00eb e Sali Berish\u00ebs) me t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Ky kusht\u00ebzim \u00ebsht\u00eb europian dhe amerikan! Ne nuk mund t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb Sali Berisha t\u00eb djeg\u00eb bashk\u00eb me flet\u00ebt e votimit t\u00eb ardhmen e \u00e7do shqiptari. Do t&#8217;i heqim Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berish\u00ebn! Do t&#8217;i japim Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb ardhmen!<\/p>\n<p><em>Rikthimi i PS n\u00eb Kuvend ka sh\u00ebnuar dhe incidentet e radh\u00ebs, ku nuk kan\u00eb munguar tentativat p\u00ebr p\u00ebrplasje fizike. Keni nj\u00eb koment p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sjellje dhe k\u00ebt\u00eb klim\u00eb q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb Kuvend?<\/em><\/p>\n<p>Po kam! N\u00eb 9 muaj ka ndodhur q\u00eb Kuvendi t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebrsuar. Ngjan p\u00ebr publikun me nj\u00eb &#8220;zoo park&#8221;, ku ne jemi vizitor\u00eb e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, mbret\u00ebresha e &#8220;zoo park-ut&#8221; \u00ebsht\u00eb e inatosur, nxehur tej mase, ndaj i l\u00eb kafazet hapur p\u00ebr cilindo q\u00eb do t\u00eb na shqyej\u00eb! M\u00eb keq, p\u00ebr ne ka vendosur t\u00eb mos e pranoje statusin e imponuar t\u00eb vizitorit, duke mbyllur der\u00ebn e jashtme me shul. Besoj e keni v\u00ebn\u00eb re se pasi na ka p\u00ebrcaktuar q\u00ebndrimin n\u00eb &#8220;zoo park-un&#8221; e saj (ndryshe ne jemi armiq t\u00eb shqiptar\u00ebve) na k\u00ebrkon edhe t\u00eb mbijetojm\u00eb n\u00eb stilin e saj!!!! Kulmi!!!!<\/p>\n<p><em>Po, por kthimi juaj atje i rikthen legjitimitetin Kuvendit&#8230;<\/em><\/p>\n<p>Asnj\u00eb minut\u00eb! Vjedhja e zgjedhjeve i cenoi r\u00ebnd\u00eb legjitimitetin Kuvendit! Transparenca e zgjedhjeve do zhb\u00ebj\u00eb p\u00ebrfundimisht legjitimitetin e tij! Pas transparenc\u00ebs, nuk besoj se do t\u00eb ket\u00eb &#8220;burrnesh\u00eb&#8221; &#8211; nga ato t\u00eb lashtat e t\u00eb leshtat &#8211; q\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb m\u00eb Kuvendin, i cili edhe tani mezi rri n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga nj\u00eb pateric\u00eb gjyq\u00ebsore! Deri at\u00ebher\u00eb duhet nj\u00eb reform\u00eb e plote parlamentare, p\u00ebr t\u00eb rikthyer parlamentarizmin. Kuvendi \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00ebn n\u00eb historin\u00eb e tij. \u00cbsht\u00eb n\u00eb dit\u00eb t\u00eb zez\u00eb dhe me faqen e zez\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebsh \u00e7&#8217;t\u00eb duash, t\u00eb rrish, t\u00eb flesh, t\u00eb \u00e7ohesh, t\u00eb pish (\u00e7do gj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme, duke nisur nga duhani, alkooli m\u00eb i fort\u00eb), t\u00eb dehesh, t\u00eb provokosh, t\u00eb shash, t\u00eb fyesh, t\u00eb rrah\u00ebsh, t\u00eb dhunosh, t\u00eb paguhesh p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfitosh, t\u00eb vjedh\u00ebsh, t\u00eb bredh\u00ebsh, t\u00eb b\u00ebsh nder, t\u00eb pasurohesh e t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb pasur veten, familjarin, mikun, klientin, t\u00eb em\u00ebrosh e shkarkosh, nisur nga interesa personale, jo parime kushtetuese!!!!! Por, n\u00eb t\u00eb nuk mund t\u00eb mendosh, t\u00eb flas\u00ebsh, t\u00eb debatosh, t\u00eb gjesh marr\u00ebveshje t\u00eb ndershme, t\u00eb propozosh ligj, t\u00eb diskutosh ligj (n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme, me grupet t\u00eb cil\u00ebve ligji u adresohet apo qoft\u00eb edhe me kolegun p\u00ebrball\u00eb), t\u00eb ndryshosh ligj, t\u00eb votosh ligj, t\u00eb vendos\u00ebsh (p\u00ebr gjera t\u00eb thjeshta apo p\u00ebr borxhet marramend\u00ebse), t\u00eb kontrollosh pushtetin legjislativ apo ekzekutiv, t\u00eb mbash n\u00eb binar\u00eb kushtetues nj\u00eb mori institucionesh pavar\u00ebsia kushtetuese e t\u00eb cilave nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, t\u00eb zgjedh\u00ebsh gjykat\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend!!!!<\/p>\n<p>M\u00eb tej, n\u00eb t\u00eb nuk mund t\u00eb lexosh, t\u00eb k\u00ebrkosh, t\u00eb arkivosh, t\u00eb pyes\u00ebsh, t\u00eb konsultosh, t\u00eb shkruash, n\u00eb fund t\u00eb fundit, t\u00eb pres\u00ebsh nj\u00eb njeri, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr at\u00eb q\u00eb t\u00eb ka zgjedhur! Pra, n\u00eb t\u00eb as mund t\u00eb punosh, as mund t\u00eb kontrollosh, as mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsosh! Ky \u00ebsht\u00eb Kuvendi i Jozefina Topallit, nuk \u00ebsht\u00eb Kuvendi i popullit! Kjo gj\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb. Sa m\u00eb par\u00eb. T\u00eb rishkruhen rregullat parlamentare, t\u00eb etik\u00ebs, komunikimit. T\u00eb ndalet sulmi personal ndaj tjetrit, ndaj atij q\u00eb ke aty p\u00ebrball\u00eb apo jasht\u00eb, si sh\u00ebnjest\u00ebr politike e personale, si rregull verbal q\u00eb sulmon mendimin, delegjitimon fjal\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn! T\u00eb garantohet fjala e lir\u00eb, me thelb e p\u00ebrmbajtje! T\u00eb legjitimohet debati, parimor e kushtetues!<\/p>\n<p>T\u00eb nxitet dialogu si kultur\u00eb komunikimi e mund\u00ebsi zgjidhje p\u00ebr \u00e7do kund\u00ebrshti, q\u00eb m\u00eb vete, nuk duhet t\u00eb ndalohet nga askush! T\u00eb \u00e7lirohet nga kapja ligjb\u00ebrja, t\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb p\u00ebr publikun, t\u00eb jet\u00eb transparente n\u00eb \u00e7do germ\u00eb dhe \u00e7do q\u00ebllim, ve\u00e7an\u00ebrisht kur mbart taksa apo p\u00ebrfitime p\u00ebr grupe t\u00eb gj\u00ebra interesi! T\u00eb shenjt\u00ebrohet vota, q\u00eb aty n\u00eb sall\u00eb, t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb dhe e fsheht\u00eb, t\u00eb jet\u00eb e barabart\u00eb dhe vetjake! T\u00eb ligj\u00ebrohet i plot\u00eb kontrolli parlamentar mbi vet\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsin dhe mbi ekzekutivin, p\u00ebr \u00e7do akt e proces, vendim e projekt ligj! T\u00eb kufizohet ligj\u00ebrisht, pushteti okult i \u00e7do deputeti, sip\u00ebr tyre, pushteti i paligjsh\u00ebm i Kryetarit t\u00eb Kuvendit mbi institucionet e pavarura kushtetuese!<\/p>\n<p>T\u00eb hiqet imuniteti i deputetit! T\u00eb ndryshoj\u00eb buxheti i Kuvendit. T\u00eb b\u00ebhen publike \u00e7do muaj shpenzimet e Kuvendit. Parat\u00eb publike t\u00eb buxhetohen p\u00ebr t\u00eb financuar funksionimin e deputetit, sh\u00ebrbimin e tij n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb konturet e p\u00ebrcaktuara nga kushtetuta dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga zgjedh\u00ebsi! Pra t\u00eb financohet puna e deputetit, jo kapardisja e tij, t\u00eb financohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia e deputetit, jo abuzimi i Kryetarit t\u00eb Kuvendit! K\u00ebt\u00eb reform\u00eb nuk e b\u00ebn dot Jozefina Topalli! Mbi t\u00eb gjitha, k\u00ebto rregulla nuk i garanton m\u00eb Jozefina Topalli! M\u00eb besoni, ajo nuk jeton dot me k\u00ebto rregulla. Ajo nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb Kryetare e Kuvendit! N\u00ebse ajo do jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb tij, Kuvendi do t\u00eb jet\u00eb ky q\u00eb shihni, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i vulgut t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare!<\/p>\n<p><em>Ju flisni p\u00ebr abuzime, p\u00ebr kapje t\u00eb Kuvendit etj. Keni prova p\u00ebr k\u00ebto apo dhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e betej\u00ebs politike?<\/em><\/p>\n<p>Prova! Nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike. Kuvendi \u00ebsht\u00eb hermetik, me kamera p\u00ebrgjuese n\u00eb \u00e7do kthin\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb gjesh letrat e abuzimeve n\u00eb t\u00eb. Duke nisur me shpenzimet e paligjshme paguar p\u00ebr deputet\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebtyre 9-muajve, pra edhe p\u00ebr Kryetaren Jozefin\u00eb q\u00eb banon n\u00eb Bllok e paguhet sikur n\u00eb Shkod\u00ebr, tek tender\u00ebt skandaloz, t\u00eb pakontrolluar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, dokumentet mbajn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vul\u00eb noterie, at\u00eb t\u00eb Familjes! Dhe kjo \u00ebsht\u00eb Familja tjet\u00ebr q\u00eb na qeveris! Kjo n\u00eb administrimin e shpenzimeve t\u00eb Kuvendit! Un\u00eb kam letrat p\u00ebr sa ju tregoj! N\u00eb segmentin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, at\u00eb t\u00eb ligjb\u00ebrjes, kapja e vendimmarrjes po kthehet n\u00eb rrezik publik!<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 6 maj arriti kulmin! Brenda dy or\u00ebve, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb, Kryetari i Kuvendit &#8211; nga mesdita n\u00eb pasdite &#8211; ndryshoi me vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb, &#8220;Dakord&#8221;, interesin e nj\u00eb borxhi prej 400 milion\u00eb eurosh, duke e rritur at\u00eb me 15%!!! M\u00eb shum\u00eb se 90% e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit nuk e kan\u00eb par\u00eb me sy, ta ken\u00eb lexuar e diskutuar, at\u00eb ligj! T\u00eb gjitha procedurat kushtetuese t\u00eb ligjb\u00ebrjes jan\u00eb shkelur! Madje, dhe ajo e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit menj\u00ebher\u00eb, pa p\u00eblqimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, paraprakisht, me shkrim dhe me vul\u00eb! Ky i fundit, Presidenti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb po kaq antikushtetuese, dekreton dhe jep p\u00eblqimin n\u00eb nj\u00eb dekret, vet\u00ebm kat\u00ebr dit\u00eb, pasi Kuvendi kishte votuar, pa p\u00eblqimin e tij, hyrjen e ligjit n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb! Apo doni nj\u00eb rast m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt! Po diskutohet tani, ligji p\u00ebr Akcizat.<\/p>\n<p>Qeveria i k\u00ebrkon Kuvendit t\u00eb ndryshoj\u00eb akcizat p\u00ebr disa mallra specifik, n\u00eb rritje, nisur nga kriza e t\u00eb ardhurave n\u00eb buxhet. Por, ajo q\u00eb t\u00eb bie n\u00eb sy, ka t\u00eb b\u00ebj me akciz\u00ebn e kafes kok\u00ebrr, e cila, ulet me 60%. Kuvendi rrufe, donte ta votonte t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Nj\u00ebri prej klient\u00ebve t\u00eb verdh\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs, ka muaj q\u00eb ka ngritur e po ve n\u00eb funksionim fabrik\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrpunimit, pjekjes, bluarjes s\u00eb kafes\u00eb n\u00eb vend! Ligji b\u00ebhet nominalisht p\u00ebr t\u00eb, madje n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pa fytyr\u00eb n\u00eb relacion shkruhet se ligji synon nxitjen e industris\u00eb s\u00eb kafes\u00eb n\u00eb vend! Rasti i vet\u00ebm p\u00ebr kafen\u00eb ky! Dhe, thua se ne jemi Brazili ku kafeja \u00ebsht\u00eb simbol, jo vet\u00ebm industri. Besoj ju mjafton!<\/p>\n<p><em>Zoti Bra\u00e7e, nuk mendoni se mungesa e opozit\u00ebs gjat\u00eb n\u00eb Kuvend ka stimuluar k\u00ebt\u00eb gjendje?<\/em><\/p>\n<p>Dhe mundet! Por duhet t\u00eb m\u00eb besoni, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e tyre e jetes\u00ebs! N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e jetes\u00ebs e \u00e7do abuzuesi! Mbi t\u00eb gjitha, kjo \u00ebsht\u00eb shenja m\u00eb e dukshme e &#8220;kriz\u00ebs s\u00eb qeverisjes&#8221; dhe e degradimit t\u00eb pushtetit! Nuk ka dhe aq lidhje me ne. Ju tregoj &#8220;G\u00ebrdecin&#8221;, skandal i cili u legjitimua me ligj mu para syve tan\u00eb, me dhun\u00eb, n\u00eb Kuvend! Kur fitimi arrin n\u00eb 300% k\u00ebta nuk pyesin p\u00ebr ask\u00ebnd, as p\u00ebr familjar\u00ebt e tyre q\u00eb i vran\u00eb atje, jo m\u00eb p\u00ebr opozit\u00eb! Por tani \u00e7do gj\u00eb ka arritur kulmin! Nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr &#8220;korrupsion&#8221;, tani mund t\u00eb flitet me plot goj\u00ebn p\u00ebr &#8220;kapjen e shtetit&#8221;! N\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve dhe nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve!<br \/>\n\u00cbsht\u00eb kthyer n\u00eb Sistem! Thelbi i tij: Me para mund t\u00eb blesh k\u00ebdo dhe \u00e7do gj\u00eb, \u00e7do t\u00eb mir\u00eb, publike apo private, \u00e7do leje apo licenc\u00eb, \u00e7do vendim, \u00e7do ligj! Nuk ka m\u00eb skrupuj, p\u00ebr cilindo zyrtar, deputet, minist\u00ebr, Kryeministrin; p\u00ebr cilindo funksion, n\u00ebpun\u00ebs civil, n\u00eb tatime, dogana, zyra t\u00eb kthim apo regjistrimit t\u00eb pronave, zyra t\u00eb shitjes apo qiradh\u00ebnies s\u00eb pron\u00ebs publike, administrat\u00eb, drejtori, z\u00ebvend\u00ebs minist\u00ebr, deri guvernator, p\u00ebr cilindo institucion, nga agjencia nacionale e trafikut ajror e deri tek Banka e Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p><em>T&#8217;ju nd\u00ebrpres, kjo \u00ebsht\u00eb propaganda apo keni prova?<\/em><\/p>\n<p>Po e p\u00ebrs\u00ebris, po flas vet\u00ebm p\u00ebr fakte. Un\u00eb kam dokumentet ku materializohen faktet. Meq\u00eb m\u00eb ndal\u00ebt tek Banka e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb lejoni t&#8217;ju tregoj p\u00ebr t\u00eb. \u00cbsht\u00eb rasti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skandaloze, Guvernatori refuzoi t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb, madje refuzoi me arroganc\u00ebn e nj\u00eb gangsteri t\u00eb vjet\u00ebr -nga ata me shami n\u00eb xhep &#8211; t&#8217;u p\u00ebrgjigjet pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve, duke i dhunuar publikisht ata! B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr shitjen dhe blerjen e hotel &#8220;Dajtit&#8221;, blerje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tashm\u00eb thuhet kudo: &#8220;Guvernatori po &#8216;ble&#8217; mandatin e dyt\u00eb me 30 milion\u00eb euro tek Sali Berisha&#8221;! E gjitha \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs personale t\u00eb Guvernatorit t\u00eb BSH-s\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr tu rizgjedhur!<\/p>\n<p>\u00c7mimi q\u00eb po paguan Shqip\u00ebria k\u00ebt\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb humbja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! M\u00eb tep\u00ebr, keqp\u00ebrdorimi i Bank\u00ebs s\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb financim t\u00eb shpenzimeve, abuzive e t\u00eb paligjshme, t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Sali Berish\u00ebs! Prej janarit t\u00eb k\u00ebtij viti, Guvernatori Fullani i ka dh\u00ebn\u00eb e do t&#8217;i jap\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Sali Berish\u00ebs 9.5 mld lek\u00eb t\u00eb reja (3 mld lek\u00eb kredi direkte, 2.5 mld lek\u00eb transferim fitimi kur n\u00eb Buxhetin e Shtetit 2010 ishin planifikuar 1.5 mld lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, mbi 4 mld lek\u00eb p\u00ebrmes blerjes s\u00eb hotel &#8220;Dajtit&#8221;).<\/p>\n<p>Qeveria e Sali Berish\u00ebs ka nj\u00eb deficit prej 10 mld lek\u00ebsh nga t\u00eb ardhurat, pra nuk ka para, Guvernatori n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spekulative po i gjendet! Duke keqp\u00ebrdorur BSH-n\u00eb, po e p\u00ebrs\u00ebris, p\u00ebr t\u00eb financuar shpenzimet abuzive p\u00ebr koncerte ku harbon \u00c7iljeta &#8211; si\u00e7 n\u00eb 1 Maj, apo ku do harboj\u00eb Lady Gaga &#8211; si\u00e7 po b\u00ebhet gati Qeveria t\u00eb festoj\u00eb me t\u00eb, kaq shtrenjt\u00eb, heqjen e vizave n\u00eb shtator! M\u00eb besoni nuk ka ndodhur kurr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb m\u00eb par\u00eb me parat\u00eb e BSH-s\u00eb! Natyrisht m\u00eb par\u00eb nuk ka qen\u00eb ky Guvernator. A e d\u00ebgjuat dje, po revolucionarizon rolin, q\u00ebllimin, detyrat e BSH-s\u00eb; shpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb ja arrit\u00ebm dit\u00ebs t\u00eb restaurojm\u00eb nj\u00eb prej godinave m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb vend, hotel &#8220;Dajtin&#8221; &#8211; d\u00ebgjova t\u00eb thot\u00eb! E kuptoni? Roli i BSH-s\u00eb, tani e direkt n\u00eb mandatin e dyt\u00eb nuk na qenka financiar e rregullues, por qenka komunal e meremetues! Kulmi!<\/p>\n<p><em>A mund t&#8217;i besohen m\u00eb atij financat komb\u00ebtare e familjare?<\/em><\/p>\n<p>Foli p\u00ebr transparenc\u00eb. Po a mund t\u00eb quhet transparente blerja e hotel &#8220;Dajtit&#8221;, kur ende nuk ka vendim t\u00eb shpallur zyrtarisht nga Qeveria n\u00eb Fletore Zyrtare, kur ende nuk ka Vendim t\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb BSH-s\u00eb, kur blerja marramend\u00ebse e hotel &#8220;Dajtit&#8221; nuk ka qen\u00eb fare e parashikuar n\u00eb Buxhetin e BSH-s\u00eb dhe kur, Guvernatori refuzon t\u00eb tregoj\u00eb se me \u00e7&#8217;para do t\u00eb paguhet kjo blerje? Foli p\u00ebr ligjshm\u00ebri. Po, a mund t\u00eb besoj\u00eb kush se ky beson n\u00eb ligj e vepron me dor\u00eb mbi t\u00eb, kur BSH &#8211; p\u00ebr shkak t\u00eb vendimmarrjes detyruese, disa banka tregtare t\u00eb af\u00ebrta me Guvernatorin &#8211; n\u00eb rolin e p\u00ebrfituesve, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim nga Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs, p\u00ebr abuzim me pozit\u00ebn dominuese n\u00eb treg, p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb parregullta n\u00eb tregun e Bonove t\u00eb Thesarit?<\/p>\n<p>Ky zyrtar po v\u00eb n\u00eb rrezik institucionin dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak po vihet edhe m\u00eb n\u00eb rrezik stabiliteti yn\u00eb financiar! Po l\u00eb m\u00ebnjan\u00eb abuzimet banale me pronat e parat\u00eb e BSH-s\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb Berat me ish-deg\u00ebn e BSH-s\u00eb q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb kthyer nga ky zot\u00ebri deri n\u00eb Hotel! Banka e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Guvernatori i saj, duhen v\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00ebn hetim parlamentar. Ne kemi vullnetin p\u00ebr t&#8217;i shkuar deri n\u00eb fund k\u00ebsaj historie q\u00eb rrezikon gjith\u00e7ka, p\u00ebrtej kriz\u00ebs politike q\u00eb po p\u00ebrjetojm\u00eb!<br \/>\n<em>P\u00ebrse n\u00eb Kuvend dhe jo n\u00eb Prokurori?<\/em><\/p>\n<p>Sepse Prokuroria do jet\u00eb shum\u00eb e ngarkuar. Duhet t\u00eb rihap\u00eb hetimet p\u00ebr abuzimet, tani gjat\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebs Rr\u00ebshen-Kalimash! Jan\u00eb dhjet\u00ebra faqe me dokumente zyrtare t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se kostoja e rrug\u00ebs, p\u00ebr \u00e7do kilomet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar, \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pajustifikuar p\u00ebrtej \u00e7do limiti t\u00eb parashikuar e programuar si shpenzim po nga e nj\u00ebjta Qeveri! D\u00ebmi \u00ebsht\u00eb i madh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera e paguar p\u00ebr rrug\u00ebn, deri n\u00eb Prill, ka arritur mbi 1 miliard e 123 milion dollar\u00eb! E pa menduar!<\/p>\n<p>Rihapje e hetimeve besoj do t\u00eb ndodh\u00eb edhe p\u00ebr G\u00ebrdecin! E ndiqni gjyqin? Edhe pse banal, thuajse \u00e7do seanc\u00eb ka d\u00ebshmi q\u00eb tregojn\u00eb fajtor ish-Ministrin, p\u00ebr at\u00eb krim! T\u00eb d\u00ebgjosh d\u00ebshmi e t\u00eb mos veprosh, n\u00eb nj\u00eb krim me 26 t\u00eb vrar\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur tregohen t\u00eb tjer\u00eb njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb hetuar fare! M\u00eb pas jan\u00eb zgjedhjet! Ato q\u00eb jan\u00eb zbuluar dhe ato q\u00eb transparenca parlamentare do t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb! M\u00eb besoni jan\u00eb shum\u00eb! N\u00eb fund, mbi Prokurorin\u00eb ka dhe shum\u00eb presion. Jo presion dosido, por nga ai q\u00eb t\u00eb pengon deri t\u00eb d\u00ebshton.<\/p>\n<p>Kur Shteti \u00ebsht\u00eb i kapur, politikan\u00ebt e kapur n\u00eb krim, nuk kan\u00eb m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr avokat\u00eb, nuk besojn\u00eb tek ta! Ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr prokuror\u00eb dhe gjykat\u00ebs! Ka mbi nj\u00eb vit q\u00eb kjo po ndodh, kapja e Drejt\u00ebsis\u00eb! Me \u00e7do form\u00eb e mjet, nga lufta e ndyre ndaj kujtdo q\u00eb heton e gjykon, deri tek em\u00ebrimet p\u00ebrmes votimeve politike e t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb Jozefin\u00ebs n\u00eb Kuvend! Ndaj rreziku po b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb i madh!<\/p>\n<p><em>Zoti Bra\u00e7e, p\u00ebrse shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb besojn\u00eb se ju, PS-ja do t\u00eb b\u00ebni ndryshe nga Sali Berisha me pushtetin?<\/em><\/p>\n<p>Shikoni, nj\u00eb biznesmen i korruptuar &#8211; n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb thjesht do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb, duke mbytur konkurrenc\u00ebn p\u00ebrmes favorit politik &#8211; n\u00eb rastin pak m\u00eb t\u00eb keq, mund t\u00eb gjej klient\u00eb t\u00eb tij, cilindo individ n\u00eb \u00e7do parti! Por kurr\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebj klient Partin\u00eb Socialiste! Nuk do t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb! Tani jemi n\u00eb momentin kur secili nga klient\u00ebt q\u00eb korruptoi Sali Berish\u00ebn, po ndjen q\u00eb ai po rr\u00ebzohet, po nxiton t\u00eb legjitimoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb paligjshme apo, po k\u00ebrkon at\u00eb q\u00eb nuk do ta ngacmoj\u00eb nes\u00ebr!<\/p>\n<p>Zullumi \u00ebsht\u00eb trashur shum\u00eb, duke sjell\u00eb d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shtetin dhe pasurin\u00eb komb\u00ebtare. Dua t\u00eb garantoj \u00e7do shqiptar se, prona e grabitur &#8211; publike a private, prona e fituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, p\u00ebrmes vendimit politik &#8211; publik\u00eb a privat\u00eb, pasuria e paligjshme, v\u00ebn\u00eb p\u00ebrmes favorit politik t\u00eb bler\u00eb n\u00eb akte korrupsioni, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb cilitdo zyrtari, n\u00eb \u00e7do nivel, nga m\u00eb i ul\u00ebti tek Kryeministri, familjar\u00ebt apo klientela e tyre politike, do kthehet n\u00eb ligjshm\u00ebri!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Online, 28.05.2010 INTERVISTA Z. Bra\u00e7e, opozita n\u00eb respekt t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb dialogut t\u00eb vendosur n\u00eb dark\u00ebn e Strasburgut iu kthye jet\u00ebs normale parlamentare. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ju keni fituar besimin se konsensusi me mazhoranc\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00ebn e zgjedhjeve do funksionoj\u00eb? Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje besimi. N\u00eb Strasburg, ne kemi marr\u00eb angazhimin t\u00eb punojm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2849","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Legjislacioni n\u00eb kriz\u00eb, Bra\u00e7e: Duhet t\u00eb largohet Jozefina Topalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Legjislacioni n\u00eb kriz\u00eb, Bra\u00e7e: Duhet t\u00eb largohet Jozefina Topalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Online, 28.05.2010 INTERVISTA Z. Bra\u00e7e, opozita n\u00eb respekt t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb dialogut t\u00eb vendosur n\u00eb dark\u00ebn e Strasburgut iu kthye jet\u00ebs normale parlamentare. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ju keni fituar besimin se konsensusi me mazhoranc\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00ebn e zgjedhjeve do funksionoj\u00eb? Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje besimi. N\u00eb Strasburg, ne kemi marr\u00eb angazhimin t\u00eb punojm\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-28T08:25:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/erion_brace_konf.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Legjislacioni n\u00eb kriz\u00eb, Bra\u00e7e: Duhet t\u00eb largohet Jozefina Topalli\",\"datePublished\":\"2010-05-28T08:25:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/\"},\"wordCount\":3988,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/erion_brace_konf.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/\",\"name\":\"Legjislacioni n\u00eb kriz\u00eb, Bra\u00e7e: Duhet t\u00eb largohet Jozefina Topalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/erion_brace_konf.jpg\",\"datePublished\":\"2010-05-28T08:25:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/erion_brace_konf.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/erion_brace_konf.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Legjislacioni n\u00eb kriz\u00eb, Bra\u00e7e: Duhet t\u00eb largohet Jozefina Topalli\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Legjislacioni n\u00eb kriz\u00eb, Bra\u00e7e: Duhet t\u00eb largohet Jozefina Topalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Legjislacioni n\u00eb kriz\u00eb, Bra\u00e7e: Duhet t\u00eb largohet Jozefina Topalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Online, 28.05.2010 INTERVISTA Z. Bra\u00e7e, opozita n\u00eb respekt t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb dialogut t\u00eb vendosur n\u00eb dark\u00ebn e Strasburgut iu kthye jet\u00ebs normale parlamentare. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ju keni fituar besimin se konsensusi me mazhoranc\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00ebn e zgjedhjeve do funksionoj\u00eb? Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje besimi. N\u00eb Strasburg, ne kemi marr\u00eb angazhimin t\u00eb punojm\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-28T08:25:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/erion_brace_konf.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Legjislacioni n\u00eb kriz\u00eb, Bra\u00e7e: Duhet t\u00eb largohet Jozefina Topalli","datePublished":"2010-05-28T08:25:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/"},"wordCount":3988,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/erion_brace_konf.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/","name":"Legjislacioni n\u00eb kriz\u00eb, Bra\u00e7e: Duhet t\u00eb largohet Jozefina Topalli - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/erion_brace_konf.jpg","datePublished":"2010-05-28T08:25:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/erion_brace_konf.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/erion_brace_konf.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjislacioni-ne-krize-brace-duhet-te-largohet-jozefina-topalli\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Legjislacioni n\u00eb kriz\u00eb, Bra\u00e7e: Duhet t\u00eb largohet Jozefina Topalli"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2849"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2849\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}