{"id":2844,"date":"2012-05-20T21:12:19","date_gmt":"2012-05-20T20:12:19","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2844"},"modified":"2012-05-20T21:12:19","modified_gmt":"2012-05-20T20:12:19","slug":"edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/","title":{"rendered":"Edi Rama, procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe fr\u00ebngjia e kot\u00ebsive"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arian Galdini\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arian_galdini.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Arian Galdini<\/strong><\/p>\n<p>\u201cT\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje dy deputet\u00eb tan\u00eb kan\u00eb refuzuar ofert\u00ebn me para p\u00ebr kandidatur\u00ebn e PD-s\u00eb. Ka ndodhur po k\u00ebshtu kur Kryeministri p\u00ebrpiqej t\u00eb \u00e7ante me lek\u00eb bojkotin e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, kur zgjodhi Presidentin m\u00eb 2007 dhe do t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu edhe p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri. Kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn m\u00eb nj\u00eb lajm. Ne jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar se pala tjet\u00ebr nuk po shfaq asnj\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb vendin para interesave personale\u2026 PS-ja nuk do t\u00eb pranoj\u00eb asnj\u00eb kandidat nga PD-ja p\u00ebr President, por as nuk do t\u00eb imponoj\u00eb nj\u00eb kandidat nga ana e opozit\u00ebs\u2026\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Edi Rama para grupit t\u00eb tij kuvendor. Nuk di \u00e7\u2019t\u00eb mendosh kur t\u00eb fanitet para syve nj\u00eb personazh i till\u00eb politik.<\/p>\n<p>Edi Rama t\u00eb kujton m\u00eb s\u00eb shumti ato figurat mitike t\u00eb antikitetit grek ku dyzimi, dynatyr\u00ebsia \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e karakterit dhe qenies s\u00eb tij. Nisur nga deklarata e tij m\u00eb e fundit, e cila ka hapur p\u00ebr mendjet e v\u00ebmendshme dhe publikun disa pjes\u00ebza t\u00eb tjera t\u00eb mozaikut q\u00eb ka n\u00eb mendje Rama, v\u00ebrejm\u00eb se, ndoshta krejt padashur, ai ka zbuluar thembr\u00ebn e tij t\u00eb dob\u00ebsis\u00eb. Duke vijuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, dyzimi, dynatyr\u00ebsia e Edi Ram\u00ebs do t\u2019i p\u00ebrafrohej s\u00eb tep\u00ebrmi nj\u00eb personazhi t\u00eb p\u00ebrfiguruar si gjysmaAkil dhe gjysmaParid, gjysmahero e gjysma vras\u00ebs heroi q\u00eb i vjedh gruan mikprit\u00ebsit.<\/p>\n<p>E kam fjal\u00ebn p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb Edi Rama i b\u00ebn Sali Berish\u00ebs q\u00eb ky i fundit ta mikpres\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces konstruktiv negocitash p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjen e nj\u00ebkohshme, e si rrjedhoj\u00eb t\u00eb pandershme, p\u00ebr t\u2019i kobitur aleatin Ilir Meta, t\u00eb cilin pas krijimit t\u00eb Koalicionit t\u00eb ri Qeveris\u00ebs PD-LSI, pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2009, e quajti si gruan q\u00eb vuri kuror\u00eb me Berish\u00ebn. Kjo \u00e7aprazpolitik\u00eb q\u00eb b\u00ebn Edi Rama nuk i b\u00ebn nder as ligj\u00ebrimit t\u00eb tij p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb moralit kund\u00ebr asaj t\u00eb hajnis\u00eb dhe krimit, politik\u00eb t\u00eb rilindjes kund\u00ebr asaj t\u00eb rr\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Edi Rama shkulmon nga foltorja n\u00eb foltore nga qyteti n\u00eb qytet, e nga fshati n\u00eb fshat p\u00ebr t\u2019u treguar t\u00eb rinjve e t\u00eb rejave, teksa u dor\u00ebzon teserat e Re: FRESSH-it, se ai \u00ebsht\u00eb ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, se ai nuk \u00ebsht\u00eb i korruptuar si t\u00eb tjer\u00ebt, se ai nuk b\u00ebn pazare e allishverishe, se ai punon e mendon p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mire e m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, dhe se ai dhe vet\u00ebm ai mund t\u2019i fitoj\u00eb betejat e Partis\u00eb Socialiste dhe popullit opozitar kund\u00ebr regjimit fashist oriental, korruptivokriminal t\u00eb Sali Berish\u00ebs, duke e pikturuar imazhin e tij publik si nj\u00eb Hero, Akil i pamundsh\u00ebm dhe i bekuar nga Per\u00ebndit\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb b\u00ebhet Parid, herovras\u00ebs, n\u00eb fakt vet\u00ebvras\u00ebs politik, duke e ngulur me duart e tij shigjet\u00ebn e marr\u00ebzis\u00eb mu n\u00eb thembr\u00ebn e tij t\u00eb dob\u00ebsis\u00eb, pik\u00ebrisht duke shkuar nat\u00ebn si Kostandini n\u00eb Gjirin e Lalzit p\u00ebr t\u2019u rikthyer socialist\u00ebve Ilir Met\u00ebn, motr\u00ebn e martuar larg n\u00eb Oborrin e Berishajve. Vargjet e legjend\u00ebs s\u00eb mo\u00e7me shqiptare do t\u2019 shkonin p\u00ebr bukuri Edi Ram\u00ebs: Kostandin, 3 vjet i vdekur, \u00e7\u2019b\u00ebn akoma q\u00eb s\u2019je tretur\u2026 Nejse, le t\u2019i kthehemi q\u00ebllimit nistar t\u00eb k\u00ebtyre radh\u00ebve. Edi Rama me deklarat\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb fundit ngre nj\u00eb ligj\u00ebrim alibie dhe trysnie p\u00ebr gjith\u00e7ka ai pret e d\u00ebshiron t\u00eb ndodh\u00eb me procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht Mbreti \u00ebsht\u00eb krejt lakuriq. S\u00eb pari, duke paralajm\u00ebruar blerjen e dy deputet\u00ebve, Rama n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb synon t\u2019i pararend\u00eb nj\u00eb rezultati humb\u00ebs edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, Edi Rama kalamendet n\u00ebp\u00ebr hullit\u00eb e denoncimit moral t\u00eb nj\u00eb pazari t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb f\u00ebllig\u00ebsht presidencial me votat kuvendore, duke shpresuar q\u00eb kandari publik i gjykimit do t\u00eb peshoj\u00eb vet\u00ebm mallin q\u00eb do blej\u00eb Berisha. Nga ana tjet\u00ebr, ky harron se, edhe n\u00eb qoft\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb hapur \u2018pazari\u2019, i pari q\u00eb shkoi p\u00ebr blerje n\u00eb Gjirin e Lalzit ishte vet\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019ndryshim ka moralisht \u2018blerja\u2019 me \u00e7anta me para e dy apo kat\u00ebr deputet\u00ebve socialist\u00eb, nga blerja e votave t\u00eb Ilir Met\u00ebs me darka mesnate n\u00eb Gjirin e Lalzit? Hipotetikisht Berisha paska ofruar \u00e7anta me para p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb 2 apo 4 deputet\u00eb socialiste, nd\u00ebrsa Edi Rama ka ofruar vetveten p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb 2 apo 4 deputet\u00eb t\u00eb Ilir Met\u00ebs. K\u00ebtu puna ndryshon vet\u00ebm te \u00e7mimi. Nuk ka asnj\u00eb lidhje me moralin apo parimet. K\u00ebshilltar\u00ebt e tij t\u00eb deklaruar apo jo do t\u00eb b\u00ebnin mir\u00eb t\u2019ia thoshin para se t\u00eb shkonte p\u00ebr ngjala e pazar te Gjiri i Lalzit: Edi Rama, ti nuk je p\u00ebr t\u2019u shitur.<\/p>\n<p>Gjithsesi, pyetja diabolike q\u00eb na vjen nd\u00ebrmend \u00ebsht\u00eb kjo: P\u00ebrse Berisha duhet t\u00eb blej\u00eb 2 apo 4 deputet\u00eb socialist\u00eb, kur n\u00eb oborrin e tij jan\u00eb ende 2 apo 4 deputet\u00ebt e Ilir Metes, t\u00eb cil\u00ebt mezi presin t\u2019u b\u00ebhet \u00e7mimi i radh\u00ebs? S\u00eb dyti, kryetari i Partis\u00eb Socialiste me deklarat\u00ebn e tij ka k\u00ebrkuar ta vendos\u00eb Berish\u00ebn n\u00eb pozit\u00eb trysnie, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky i fundit, i vendosur p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb akuze t\u00eb till\u00eb, e cila natyrisht do t\u00eb shkaktoj\u00eb l\u00ebvizje tektonike te faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb detyrohet t\u00eb pranoj\u00eb skem\u00ebn e nj\u00eb Presidenti Konsensual, ku rolin p\u00ebrcaktues n\u00eb propozim do ta ket\u00eb sigurisht marr\u00ebveshja Rama-Meta.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00ebse Berisha nuk mb\u00ebrrin te konsensusi, Rama shpreson q\u00eb Berisha n\u00ebn trysni t\u00eb dor\u00ebzohet e t\u00eb l\u00ebr\u00eb t\u00eb lir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja Rama-Meta t\u00eb b\u00ebj\u00eb numrat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr ta zgjedhur Presidentin n\u00eb raundin e 4-t. Kjo trysni bashk\u00ebvepron edhe me ngritjen e dyshimit p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e shumic\u00ebs qeveris\u00ebse, rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb mocioni mosbesimi ndaj Kryeministrit etj. etj. Por kam dyshimet e mia serioze q\u00eb kjo skem\u00eb funksionon, sepse. n\u00ebse ka nj\u00eb politikan shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzues i trysnis\u00eb dhe shantazhit. por dhe mjesht\u00ebr i veprimit n\u00ebn trysni. ky e ka emrin Sali Berisha.<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb k\u00ebtu se t\u00eb dyja k\u00ebto mund\u00ebsi jan\u00eb hamend\u00ebsime q\u00eb nd\u00ebrvaren thell\u00ebsisht nga kapaciteti analitik dhe njohja e kuptueshm\u00ebria relative q\u00eb ne kemi p\u00ebr politik\u00ebn. Le t\u00eb shqyrtojm\u00eb s\u00eb fundmi shkurtimisht trajektoren politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb raport me procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit. Edi Rama ngulmon prej jav\u00ebsh se ai dhe Partia Socialiste k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb proces sa m\u00eb konstruktiv, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb te zgjedhja e nj\u00eb Presidenti Konsensual. Edi Rama p\u00ebrs\u00ebrit pareshtur se procesi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, e se n\u00ebp\u00ebrmjet procesit shkohet tek emri dhe jo anasjelltas.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb deklarat\u00ebn e tij t\u00eb fundit, Edi Rama me dashje apo pa dashje, na rr\u00ebfen se ai ka edhe nj\u00eb kriter t\u00eb ri, se si nuk e pranon ai Presidentin: \u2018PS nuk do t\u00eb pranoj\u00eb asnj\u00eb kandidat nga PD-ja p\u00ebr President, por as nuk do t\u00eb imponoj\u00eb nj\u00eb kandidat nga ana e opozit\u00ebs\u2026\u2019 K\u00ebtu loja e Ram\u00ebs humbet \u00e7do tis a ngjyrim k\u00ebrsh\u00ebrie, sepse duart e tij jan\u00eb aty t\u00eb zhveshura para syve t\u00eb mendjeve t\u00eb v\u00ebmendshme dhe publikut, me kam\u00ebn q\u00eb pikon gjak t\u00eb shtr\u00ebnguar fort, fill pas daljes nga Sht\u00ebpia e Makbethit.<\/p>\n<p>Edi Rama k\u00ebrkon procesin, por procesi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar me Kushtetut\u00eb. Edi Rama edhe kur k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet vet\u00eb nism\u00ebtar i ndonj\u00eb procesi, e b\u00ebn pis procesin, sepse n\u00eb mendjen dhe veprimet e tij mbivlejn\u00eb axhendat e ngushta vetjake dhe partiake. Edi Rama k\u00ebrkon proces, por fraza e tij mbizot\u00ebruese \u00ebsht\u00eb: nuk pranojm\u00eb\u2026 Edi Rama thot\u00eb se Procesi duhet t\u00eb sjell\u00eb Emrin dhe jo anasjelltas, por harron se President Republike nuk do zgjidhet Procesi, por Emri.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk e kupton ose nuk e pranon se procesi dhe konsensusi n\u00eb demokraci nd\u00ebrtohen t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet konkurrimit me emra konkret\u00eb dhe alternativa konkrete. T\u00eb thuash se nuk pranon emra nga PD-ja dhe se nuk imponon emra nga PS-ja, \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si t\u00eb thuash se nuk pranon konkurrenc\u00ebn e k\u00ebsisoj nuk pranon as konsensusin. Vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb konkurrence emrash konkret\u00eb mund t\u00eb arrihet n\u00eb konsensus t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. Konsensusi pa konkurrimin e lir\u00eb t\u00eb vlerave dhe emrave \u00ebsht\u00eb Pazar dhe vet\u00ebm Pazar, po aq i keq sa ai me \u00e7anta me para apo me ngjala te Gjiri i Lalzit.<\/p>\n<p>M\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se Edi Rama refuzon t\u00eb pranoj\u00eb se Partia Socialiste ka kapacitete dhe figura shum\u00eb t\u00eb nderuara t\u00eb cilat mund t\u00eb garojn\u00eb, konkurrojn\u00eb p\u00ebr President Republike, jo thjesht si figura e vlera t\u00eb PS-s\u00eb, por si figura e vlera q\u00eb mund t\u00eb pik\u00ebnisen, gjejn\u00eb identitet dhe histori nga PS-ja, e gjithaq t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebrtuese dhe p\u00ebrftuese t\u00eb nj\u00eb konsensusi sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. E p\u00ebr ta mbyllur, themi se Edi Rama akoma nuk e ka t\u00eb qart\u00eb se Procesi nuk u takon Partive e as Kryetar\u00ebve t\u00eb Partive. Procesi u takon vet\u00ebm qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilin, sipas Kushtetut\u00ebs, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb e kan\u00eb autorizuar me vot\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Partit\u00eb Politike dhe Kryetar\u00ebt e Partive Politike jan\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb proces. \u00c7do mend\u00ebsi q\u00eb synon akaparimin, kontrollimin apo zot\u00ebrimin e procesit, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrdemokratike, joper\u00ebndimore dhe kund\u00ebr interesave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Procesi i zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb procesi i zgjedhjeve Parlamentare apo Lokale, qoft\u00eb edhe Procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb i\/ dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Partit\u00eb dhe Kryetar\u00ebt e Partive duhet ta l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb procesin, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu i vendosin interesat e vendit p\u00ebrmbi ato partiake dhe interesat publike p\u00ebrmbi ato vetjake.<\/p>\n<p>Procesi pa emra dhe pa konkurrim t\u00eb lir\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shtegu okult i vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb konsensusit negativ t\u00eb elitave q\u00eb bjerr demokracin\u00eb dhe \u00e7monton shpresat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri europiane. T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr proces dhe t\u00eb kesh n\u00eb mendje ngritjen e fr\u00ebngjis\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn a kurthin e radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb liganake p\u00ebr vendin, por edhe vet\u00ebham\u00ebse. Nga historia e k\u00ebtyre 7 viteve, marifetet i jan\u00eb shnd\u00ebrruar Edi Ram\u00ebs gjithmon\u00eb n\u00eb fr\u00ebngji kot\u00ebsie, prej nga ai pret t\u00eb godas\u00eb e shtrij\u00eb p\u00ebrdhe kund\u00ebrshtarin. Past\u00eb fat edhe k\u00ebsaj radhe, por ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lexuesh\u00ebm dhe Berisha mbetet po aq i paparashikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndaj, ju lutemi, shp\u00ebtojeni ushtarin Edi Rama. Nuk di t\u00eb b\u00ebj\u00eb politik\u00eb. Hyn n\u00eb beteja politike plot vet\u00ebbesim, se b\u00ebn strategji e taktika t\u00eb zgjuara, por n\u00eb fund p\u00ebrfundon duke ngr\u00ebn\u00eb ngjala e duke humbur me zell t\u00eb madh. Strategjia dhe sjellja e tij politike n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e mir\u00eb sesa hileqar, i pamen\u00e7ur dhe i pagdhendur politik \u00ebsht\u00eb ky lider politik vet\u00ebhumb\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arian Galdini \u201cT\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje dy deputet\u00eb tan\u00eb kan\u00eb refuzuar ofert\u00ebn me para p\u00ebr kandidatur\u00ebn e PD-s\u00eb. Ka ndodhur po k\u00ebshtu kur Kryeministri p\u00ebrpiqej t\u00eb \u00e7ante me lek\u00eb bojkotin e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, kur zgjodhi Presidentin m\u00eb 2007 dhe do t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu edhe p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri. Kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2844","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Edi Rama, procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe fr\u00ebngjia e kot\u00ebsive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Edi Rama, procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe fr\u00ebngjia e kot\u00ebsive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arian Galdini \u201cT\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje dy deputet\u00eb tan\u00eb kan\u00eb refuzuar ofert\u00ebn me para p\u00ebr kandidatur\u00ebn e PD-s\u00eb. Ka ndodhur po k\u00ebshtu kur Kryeministri p\u00ebrpiqej t\u00eb \u00e7ante me lek\u00eb bojkotin e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, kur zgjodhi Presidentin m\u00eb 2007 dhe do t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu edhe p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri. Kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-20T20:12:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arian_galdini.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Edi Rama, procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe fr\u00ebngjia e kot\u00ebsive\",\"datePublished\":\"2012-05-20T20:12:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/\"},\"wordCount\":1996,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/arian_galdini.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/\",\"name\":\"Edi Rama, procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe fr\u00ebngjia e kot\u00ebsive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/arian_galdini.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-20T20:12:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/arian_galdini.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/arian_galdini.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Edi Rama, procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe fr\u00ebngjia e kot\u00ebsive\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Edi Rama, procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe fr\u00ebngjia e kot\u00ebsive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Edi Rama, procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe fr\u00ebngjia e kot\u00ebsive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arian Galdini \u201cT\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje dy deputet\u00eb tan\u00eb kan\u00eb refuzuar ofert\u00ebn me para p\u00ebr kandidatur\u00ebn e PD-s\u00eb. Ka ndodhur po k\u00ebshtu kur Kryeministri p\u00ebrpiqej t\u00eb \u00e7ante me lek\u00eb bojkotin e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, kur zgjodhi Presidentin m\u00eb 2007 dhe do t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu edhe p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri. Kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-20T20:12:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arian_galdini.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Edi Rama, procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe fr\u00ebngjia e kot\u00ebsive","datePublished":"2012-05-20T20:12:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/"},"wordCount":1996,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arian_galdini.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/","name":"Edi Rama, procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe fr\u00ebngjia e kot\u00ebsive - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arian_galdini.jpg","datePublished":"2012-05-20T20:12:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arian_galdini.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arian_galdini.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/edi-rama-procesi-i-zgjedhjes-se-presidentit-dhe-frengjia-e-kotesive\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Edi Rama, procesi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe fr\u00ebngjia e kot\u00ebsive"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2844","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2844"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2844\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2844"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2844"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2844"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}