{"id":2795,"date":"2010-05-24T21:23:11","date_gmt":"2010-05-24T20:23:11","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2795"},"modified":"2010-05-24T21:23:11","modified_gmt":"2010-05-24T20:23:11","slug":"shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria e humbur dhe rruga p\u00ebr ta shp\u00ebtuar"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\" border=\"0\" alt=\"Adri Nurellari\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Adri Nurellari<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr epokat m\u00eb t\u00eb lavdishme t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare ka qen\u00eb padyshim lufta p\u00ebr mbrojtjen e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb prej forcave t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe popullsis\u00eb trime vendase gjat\u00eb dhjetorit 1879-janar 1880. Betejat e drejtuara nga Ali Pash\u00eb Gucia, Jakup Ferri, Haxhi Zeka dhe Sulejman Vokshi e t\u00eb tjer\u00eb heronj, edhe pse t\u00eb zhvilluara n\u00eb disfavor t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ishin m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr dhe me nj\u00eb armatim inferior para forcave malazeze, q\u00eb ishin modernizuar prej rus\u00ebve, p\u00ebrfunduan me disfat\u00ebn e trupave t\u00eb knjaz Nikoll\u00ebs, duke e detyruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb t\u2019u ankohej Fuqive t\u00eb M\u00ebdha e t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb tjet\u00ebr territor n\u00eb vend t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb pathyeshme t\u00eb Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb. E nj\u00ebjta krahin\u00eb, q\u00eb aq shum\u00eb ka pas sakrifikuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, sot gjendet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb pik\u00eblluese.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e presionit t\u00eb vazhduesh\u00ebm sllav, vet\u00ebm rreth 10% e popullsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb ka ngelur shqiptare, kurse pjesa tjet\u00ebr e ka humbur gjuh\u00ebn dhe vet\u00ebdeklarohen si boshnjak\u00eb ose muslimanac. M\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj zone gjenden emigrant\u00eb n\u00eb SHBA sesa n\u00eb trojet e tyre. Ky asimilim vazhdon edhe sot n\u00eb fillimin e shekullit t\u00eb 21, pik\u00ebrisht si pasoj\u00eb e izolimit t\u00eb skajsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb cilin gjendet kjo krahin\u00eb e rrethuar nga malet dhe q\u00eb t\u00eb vetmen rrug\u00eb komunikimi ka at\u00eb me Murinon dhe Andrijevic\u00ebn, ku rastisin q\u00eb t\u00eb gjenden edhe serb\u00ebt m\u00eb radikal\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. Shqip\u00ebria dhe Kosova gjenden p\u00ebrtej maleve, mir\u00ebpo rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebsaj zone zgjat qindra kilometra, kurse lidhja me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Vermoshit \u00ebsht\u00eb e pavlefshme, sepse rruga Vermosh-Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e keqe dhe jofunksionale p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb siguruar ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ngelur n\u00eb Komun\u00ebn e Plav\u00eb-Gucis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar mbijetes\u00ebn ekonomike, e vetmja zgjidhje do t\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohej rruga Vermosh\u2013Shkod\u00ebr dhe t\u00eb lobohej p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs De\u00e7an- Plav\u00eb, duke krijuar nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb dyt\u00eb komb\u00ebtare me vlera t\u00eb nj\u00ebjta me rrug\u00ebn Durr\u00ebs-Morin\u00eb-Prishtin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb situat\u00ebn aktuale, Plava dhe Gucia jan\u00eb gjeografikisht tejet t\u00eb izoluara, gjenden t\u00eb vendosura si nj\u00eb xhep, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb aktivitetin ekonomik, duke i d\u00ebnuar m\u00eb tej me varf\u00ebri, emigrim dhe sipas t\u00eb gjitha gjasave me asimilim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb kan\u00eb antena satelitore, nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kapur kanale televizive apo radioje n\u00eb shqip. Po t\u00eb shikohen shkollat e pakta p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb, duket qart\u00eb q\u00eb ato jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb l\u00ebna pas dore krahasuar me shkollat e boshnjak\u00ebve t\u00eb fshatrave p\u00ebrreth. Hapja e pik\u00ebs kufitare t\u00eb Grncarit ka qen\u00eb nj\u00eb arritje e madhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb integrimit mbar\u00ebkomb\u00ebtar, mir\u00ebpo n\u00ebse kjo gj\u00eb nuk shoq\u00ebrohet me investime n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe me lidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Vermoshit me Shkodr\u00ebn, dobia \u00ebsht\u00eb e kufizuar. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme do t\u00eb ishte e volitshme q\u00eb ideja e hapjes s\u00eb pik\u00ebs kufitare t\u00eb Grncarit t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt m\u00eb t\u00eb madh e m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs nga qeveria, e cila nism\u00ebn e bashkimit infrastrukturor t\u00eb shqiptar\u00ebve s\u2019duhet ta kufizoj\u00eb vet\u00ebm me rrug\u00ebn Durr\u00ebs-Morin\u00eb.<\/p>\n<p>Konkretisht, q\u00eb kjo rrug\u00eb t\u00eb b\u00ebhet par\u00ebsore dhe t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb shum\u00eb udh\u00ebtar\u00eb do t\u00eb ishte e nevojshme q\u00eb qeveria e Tiran\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb sa m\u00eb shpejt rrug\u00ebn Vermosh-Shkod\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej sa m\u00eb efikase lidhja me Plav\u00ebn, por edhe p\u00ebr t\u00eb luftuar varf\u00ebrin\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb alpeve shqiptare. Fshatar\u00ebt e zon\u00ebs s\u00eb Vermoshit jan\u00eb vet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr cop\u00eb Shqip\u00ebrie e l\u00ebn\u00eb pas dore nga Tirana, e s\u00ebmur\u00eb nga mjerimi e injoranca dhe e zhytur n\u00eb tmerrin e gjakmarrjes. P\u00ebr t\u00eb ilustruar izolimin e k\u00ebsaj zone mjafton t\u00eb p\u00ebrmendet fakti q\u00eb polic\u00ebt e pik\u00ebs kufitare Bashkimi, q\u00eb lidh Vermoshin me Gucin\u00eb, si pasoj\u00eb e bor\u00ebs dhe munges\u00eb s\u00eb rrug\u00ebve kthehen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb Shkod\u00ebr duke kaluar kufirin dhe marr\u00eb autobusin p\u00ebr n\u00eb Podgoric\u00eb e prej Podgoric\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr prej Hanit t\u00eb Hotit. Madje edhe energjin\u00eb q\u00eb i mban ngroht\u00eb n\u00eb dim\u00ebr e marrin nga Mali i Zi. Kjo \u00ebsht\u00eb fytyra me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsohet shteti shqiptar ndaj Malit t\u00eb Zi e prandaj nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb nuk ndihen krenar\u00eb p\u00ebr identitetin shqiptar dhe heqin dor\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Mali i Zi mund t\u00eb joshet leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj rruge, pasi kostoja p\u00ebr shtetin malazez do t\u00eb ishte minimale, duke qen\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb trajektores e ka t\u00eb shtruar me rrug\u00eb dhe e ka terrenin kryesisht fushor. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, qeveria e Podgoric\u00ebs do mund t\u00eb merrte si bonus nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb re kufitare n\u00eb fshatin Tamar\u00eb prej nga veriu i Malit t\u00eb Zi mund t\u00eb lidhej m\u00eb shkurt me Podgoric\u00ebn. Pik\u00ebs\u00ebpari nj\u00eb rrug\u00eb e till\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbente vet\u00eb komunikimit brenda Malit t\u00eb Zi, pasi Plav\u00eb-Gucia, Andrijevica, Berana dhe Rozhaja do t\u00eb lidheshin shum\u00eb m\u00eb shpejt me Podgoric\u00ebn n\u00ebse do t\u00eb futeshin n\u00eb territorin shqiptar n\u00eb Vermosh, t\u00eb zbrisnin p\u00ebrgjat\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb Cemit deri n\u00eb Tamar\u00eb dhe mandej t\u00eb futeshin prap\u00eb n\u00eb territorin malazez p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Podgoric\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebsaj, do t\u00eb duhej q\u00eb qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb merrte nj\u00eb rol nism\u00ebtar, duke nxitur qeverin\u00eb e Malit t\u00eb Zi, si dhe qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb shpejt rrug\u00ebn De\u00e7an-Plav\u00eb. Rruga De\u00e7an-Plav\u00eb n\u00eb projektet e vjetra t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u00eb jet\u00eb af\u00ebrsisht 30 km, mir\u00ebpo tani q\u00eb manastiri i De\u00e7anit ka fituar status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb devijim q\u00eb e zgjat rrug\u00ebn me 6 km, duke e b\u00ebr\u00eb 36 km. N\u00eb k\u00ebto plane \u00ebsht\u00eb parashikuar edhe nj\u00eb tunel rreth 2500 m, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb n\u00eb territoret respektive t\u00eb dy shteteve. Mandej Plav\u00eb Vermosh \u00ebsht\u00eb 20 kilometra, nd\u00ebrsa Vermosh-Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb diku te 70 km. Fatmir\u00ebsisht Republika e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrtuar tashm\u00eb rrug\u00ebn Hani i Hotit-Shkod\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 35 km, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se mbeten vet\u00ebm 35 km p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar nga ana e Shqip\u00ebris\u00eb. Shkod\u00ebr-Ulqin \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 38 km, kurse Shkod\u00ebr-Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb 115 km.<\/p>\n<p>Rruga De\u00e7an-Plav\u00eb do t\u00eb rris\u00eb tregtin\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike me Kosov\u00ebn dhe do t\u00eb afroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb kosovar\u00eb, pasi rruga Plav\u00eb-Prishtin\u00eb b\u00ebhet diku tek 132 km. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, kjo rrug\u00eb e b\u00ebn Plav\u00eb-Gucin\u00eb nj\u00eb pik\u00eb transiti t\u00eb komunikacionit midis Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, pasi p\u00ebr disa rajone kosovare Shkodra b\u00ebhet m\u00eb af\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj rruge sesa rrug\u00ebs Durr\u00ebs-Morin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u nd\u00ebrtuar. Pik\u00eb transiti b\u00ebhet edhe p\u00ebr pushuesit e shumt\u00eb kosovar\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Ulqin, pasi linja aktuale Prishtin\u00eb-Rozhaj\u00eb-Ulqin \u00ebsht\u00eb 358 km, nd\u00ebrsa me rrug\u00ebn e re Prishtin\u00eb-Plav\u00eb-Ulqin b\u00ebhet 260 km. Kjo rrug\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe si rruga kryesore e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t&#8217;u lidhur me Serbin\u00eb dhe shtetet e tjera t\u00eb Europ\u00ebs Qendrore, sepse qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t&#8217;u leverdiste m\u00eb shum\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb prej Shkodr\u00ebs-Vermosh-Plav\u00eb e mandej t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb Serbi, duke dal\u00eb n\u00eb Priepolje n\u00ebp\u00ebrmjet Bjeljopoljes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktualisht duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb deri n\u00eb Shkup e prej aty shkojn\u00eb n\u00eb Serbi. Nj\u00eb rrug\u00eb e till\u00eb do t\u2019u sh\u00ebrbente t\u00eb tri shteteve, sepse oferta turistike malore e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb do t\u00eb integrohej me at\u00eb t\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Belegut dhe Gjeravic\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs dhe me at\u00eb t\u00eb alpeve shqiptare, duke u b\u00ebr\u00eb si paket\u00eb turistike e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb akoma m\u00eb konkurruese n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kjo rrug\u00eb pra do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr disa destinacione nj\u00ebherazi, duke e shnd\u00ebrruar Plav\u00ebn e Gucin\u00eb nga nj\u00eb zorr\u00eb qorre n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq rrug\u00ebsh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e mbar\u00eb rajonin, duke sjell\u00eb zhvillim dhe mir\u00ebqenie dhe duke i v\u00ebn\u00eb fre emigrimit dhe asimilimit.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb kjo rrug\u00eb u leverdis t\u00eb tri shteteve q\u00eb kufizohen af\u00ebr Plav\u00ebs e Gucis\u00eb, sepse e leht\u00ebson komunikimin mes tyre dhe vet\u00eb komunikimin n\u00ebp\u00ebr mbar\u00eb rajonin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00ebse nxirret m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pah r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebsaj rruge jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb tria shtetet do t\u00eb ken\u00eb arsye t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr ta justifikuar investimin q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh p\u00ebr secilin, por mund t\u00eb nxis\u00eb edhe Bashkimin Europian dhe donator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb investojn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj, pasi do t\u00eb nxiste integrimin rajonal dhe bashk\u00ebpunimin mes vendeve fqinje. Nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb q\u00eb do i shtyj\u00eb donator\u00ebt e huaj p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj rruge \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb kjo rrug\u00eb do t\u00eb prekte dhe do t\u00eb lidhte m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb larmishme (shqiptar\u00eb, boshnjak\u00eb, malazez\u00eb, serb\u00eb) dhe feve t\u00eb ndryshme (mysliman\u00eb, ortodoks\u00eb, katolik\u00eb, bektashinj), duke nxitur pajtimin dhe bashk\u00ebpunimin mes tyre. Ekzistojn\u00eb fonde IPA apo nisma t\u00eb eurorajoneve q\u00eb do t\u2019i shkonin shum\u00eb p\u00ebr shtat k\u00ebsaj nisme. Po ashtu zonat ku do t\u00eb kaloj\u00eb rruga qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb varfrat t\u00eb vendeve p\u00ebrkat\u00ebse dhe kjo rrug\u00eb mund t\u00eb financohet edhe me fondet e ndryshme t\u00eb zhvillimit dhe t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb t\u00eb donator\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb si USAID, Banka Bot\u00ebrore etj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adri Nurellari Nj\u00eb nd\u00ebr epokat m\u00eb t\u00eb lavdishme t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare ka qen\u00eb padyshim lufta p\u00ebr mbrojtjen e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb prej forcave t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe popullsis\u00eb trime vendase gjat\u00eb dhjetorit 1879-janar 1880. Betejat e drejtuara nga Ali Pash\u00eb Gucia, Jakup Ferri, Haxhi Zeka dhe Sulejman Vokshi e t\u00eb tjer\u00eb heronj, edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2795","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shqip\u00ebria e humbur dhe rruga p\u00ebr ta shp\u00ebtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqip\u00ebria e humbur dhe rruga p\u00ebr ta shp\u00ebtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Adri Nurellari Nj\u00eb nd\u00ebr epokat m\u00eb t\u00eb lavdishme t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare ka qen\u00eb padyshim lufta p\u00ebr mbrojtjen e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb prej forcave t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe popullsis\u00eb trime vendase gjat\u00eb dhjetorit 1879-janar 1880. Betejat e drejtuara nga Ali Pash\u00eb Gucia, Jakup Ferri, Haxhi Zeka dhe Sulejman Vokshi e t\u00eb tjer\u00eb heronj, edhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-24T20:23:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shqip\u00ebria e humbur dhe rruga p\u00ebr ta shp\u00ebtuar\",\"datePublished\":\"2010-05-24T20:23:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/\"},\"wordCount\":1795,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/\",\"name\":\"Shqip\u00ebria e humbur dhe rruga p\u00ebr ta shp\u00ebtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\",\"datePublished\":\"2010-05-24T20:23:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqip\u00ebria e humbur dhe rruga p\u00ebr ta shp\u00ebtuar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqip\u00ebria e humbur dhe rruga p\u00ebr ta shp\u00ebtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shqip\u00ebria e humbur dhe rruga p\u00ebr ta shp\u00ebtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Adri Nurellari Nj\u00eb nd\u00ebr epokat m\u00eb t\u00eb lavdishme t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare ka qen\u00eb padyshim lufta p\u00ebr mbrojtjen e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb prej forcave t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe popullsis\u00eb trime vendase gjat\u00eb dhjetorit 1879-janar 1880. Betejat e drejtuara nga Ali Pash\u00eb Gucia, Jakup Ferri, Haxhi Zeka dhe Sulejman Vokshi e t\u00eb tjer\u00eb heronj, edhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-24T20:23:11+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shqip\u00ebria e humbur dhe rruga p\u00ebr ta shp\u00ebtuar","datePublished":"2010-05-24T20:23:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/"},"wordCount":1795,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/","name":"Shqip\u00ebria e humbur dhe rruga p\u00ebr ta shp\u00ebtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","datePublished":"2010-05-24T20:23:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-e-humbur-dhe-rruga-per-ta-shpetuar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqip\u00ebria e humbur dhe rruga p\u00ebr ta shp\u00ebtuar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2795"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2795\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}