{"id":276,"date":"2009-11-08T09:14:13","date_gmt":"2009-11-08T08:14:13","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=276"},"modified":"2009-11-08T09:14:13","modified_gmt":"2009-11-08T08:14:13","slug":"rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/","title":{"rendered":"Rakipi e Baze: Berisha, si e kemi njohur!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\" border=\"0\" alt=\"Lorenc Vangjeli\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>Lorenc Vangjeli<\/strong>, <em>MAPO<\/em><\/p>\n<p>Gazetari <strong>Mero Baze <\/strong>k\u00ebrkon s\u00ebrish ndjes\u00eb n\u00eb telefon. \u201c<em>Ju lutem, shikoni mos ka shp\u00ebtuar ndonj\u00eb gabim drejtshkrimor. Nuk pata koh\u00eb ta rishoh intervist\u00ebn p\u00ebr ta korrigjuar. M\u00eb merren mendt\u00eb<\/em>\u201d. T\u00eb enjten pasdite, pak dit\u00eb mbas agresionit q\u00eb p\u00ebsoi nga biznesmeni i karburanteve, Rezart Ta\u00e7i, Baze ndjehet ende i dob\u00ebt fizikisht, por vazhdon t\u00eb jet\u00eb po aq i hidhur n\u00eb t\u00eb shkruar. Ylli Rakipi, botues dhe analist, \u00ebsht\u00eb gjithashtu mjaft i hidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb t\u00eb shprehurit. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn ai hapi protest\u00ebn e gazetar\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrpara nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, nj\u00eb protest\u00eb e mbajtur n\u00eb shenj\u00eb solidariteti ndaj fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe dhunimit t\u00eb saj nga qeveria. \u201c<em>Sa koh\u00eb nuk kapet agresori, agresori \u00ebsht\u00eb qeveria<\/em>\u201d, &#8211; tha Rakipi n\u00eb fillim t\u00eb protest\u00ebs. I agresuari ishte Mero Baze.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Rakipi e Baze s\u00eb bashku flasin p\u00ebr politik\u00ebn e dit\u00ebs, parashikimet p\u00ebr t\u00eb ardhmen, por dhe p\u00ebr detaje t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, dy oponent\u00ebt serioz\u00eb t\u00eb zotit Berisha dikur konsideroheshin si njer\u00ebzit e tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb njohin m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn jo fort t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb kryeministrit t\u00eb sot\u00ebm. \u201c<strong>Sali Berisha \u00ebsht\u00eb shembulli i transformimit t\u00eb madh nga nj\u00eb njeri i pagdhendur, n\u00eb nj\u00eb kukull n\u00eb dor\u00eb t\u00eb mafies<\/strong>\u201d, &#8211; thot\u00eb Baze, duke kujtuar spiralet e pabesueshme t\u00eb karrier\u00ebs politike t\u00eb njeriut q\u00eb sot qeveris vendin, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201890 konsiderohej shpres\u00eb, por shpejt mbyti \u00e7do shpres\u00eb, q\u00eb ra n\u00eb humner\u00eb i shtyr\u00eb edhe nga kondak\u00eb kallashnikov\u00ebsh dhe u rikthye n\u00eb pushtet m\u00eb i fort\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb me vota dhe me dredhit\u00eb e tradhtit\u00eb tipike ballkanase. Rakipi \u00ebsht\u00eb jo m\u00eb pak i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por n\u00eb kontrast me Bazen e gjykon Berish\u00ebn n\u00ebn nj\u00eb drit\u00eb tjet\u00ebr: \u201c<em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ndryshon gjithkush dhe gjith\u00e7ka. I vetmi q\u00eb nuk ka lidhje me nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb Sali Berisha. Ai \u00ebsht\u00eb sot, nj\u00eblloj si\u00e7 ka qen\u00eb dhe dje<\/em>\u201d, &#8211; thot\u00eb Rakipi.<\/p>\n<p>Dhe me siguri, ky individ q\u00eb i dha portretin e tij gjith\u00eb k\u00ebtyre 20 vjet\u00ebve postpluraliz\u00ebm, portretin e tij t\u00eb nes\u00ebrm historik, me dashje apo pa dashje, do ta kaloj\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet gjykimit, kujtimeve dhe arsyetimeve t\u00eb dy ish-miqve t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebdhenj, tani kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij. Dhe po me siguri, nuk do ta ket\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb gjej\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre penela t\u00eb im\u00ebt; dy koleg\u00ebt, Baze e Rakipi, jan\u00eb mjesht\u00ebr t\u00eb drit\u00ebhijeve, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb subjekt q\u00eb ata e kan\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr, q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb n\u00ebn drita e hije t\u00eb forta, aty ku shum\u00ebkush tjet\u00ebr e kishte t\u00eb ndaluar dikur t\u00eb hynte.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr \u201cMapo\u201d-n, dy gazetar\u00ebt, Rakipi e Baze, anashkalojn\u00eb me eleganc\u00eb detajin e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs n\u00eb mbr\u00ebmje, ku vet\u00eb Baze ra viktim\u00eb e profesionit t\u00eb tij, i sulmuar nga biznesmeni Ta\u00e7i, q\u00eb ata vet\u00eb e kan\u00eb konsideruar nj\u00eb zgjatim t\u00eb pushtetit. Ata nuk p\u00ebrmendin pasoj\u00ebn, por ndalen gjat\u00eb te shkaqet e ndodhis\u00eb tragjike t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. P\u00ebr ta vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike; Rakipi insiston se duhen hapur kutit\u00eb e mbyllura t\u00eb votimit, kurse Baze sheh t\u00eb gjitha shenjat e nj\u00eb shteti paralel n\u00eb funksion t\u00eb Familjes.<\/p>\n<p><strong>Ylli Rakipi<\/strong><\/p>\n<p><em>Zgjedhjet e 28 qershorit nuk kan\u00eb m\u00eb enigma, por mbartin nj\u00eb rezultat q\u00eb opozita e konsideron t\u00eb trukuar, nd\u00ebrsa standardet nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre. Si do t\u00b4i komentonit ato?<\/em><\/p>\n<p>Po mbushen nj\u00ebzet vjet q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb ende i vetmi popull n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nuk arrin t\u00eb num\u00ebroj\u00eb vot\u00ebn e tij. E dhimbshme apo jo? Sistemi ku ne duam t\u00eb shkojm\u00eb \u00ebsht\u00eb fare \u201ci thjesht\u00eb\u201d. Ai mb\u00ebshtetet s\u00eb pari te num\u00ebrimi i vot\u00ebs. Klasa jon\u00eb politike p\u00ebr nj\u00ebzet vjet rresht nuk ka dashur ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. P\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri e jasht\u00ebzakonshme. Mjafton dhe vet\u00ebm ky shkak q\u00eb misionin e k\u00ebsaj klase politike ta konsiderojm\u00eb t\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p><em>Politika shqiptare duket se ka hyr\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb kriz\u00eb, opozita vazhdon t\u00eb bojkotoj\u00eb Kuvendin dhe t\u00eb protestoj\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. A mendoni se mund t\u00eb vazhdoj\u00eb pafund\u00ebsisht nj\u00eb situat\u00eb si kjo?<\/em><\/p>\n<p>Politika shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb q\u00eb nga viti 1990. Bashk\u00ebpunimi i k\u00ebsaj politike, bashk\u00ebpunimi i pozit\u00ebs me opozit\u00ebn n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet vjet \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, ose kur na ka detyruar komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ose kur politika e ka \u00e7uar vendin buz\u00eb gremin\u00ebs. Ajo q\u00eb ndodh sot \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb q\u00eb ka ndodhur nj\u00ebzet vite rresht, sa her\u00eb ka pasur zgjedhje: opozita nuk i njeh zgjedhjet. Mazhoranca b\u00ebrtet q\u00eb k\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb ka zhvilluar Shqip\u00ebria. N\u00ebse ato jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb tilla, v\u00ebrtet t\u00eb mira, pse t\u00eb mos i hapim nj\u00ebzet kuti q\u00eb t\u00b4i mbyllet goja edhe opozit\u00ebs? N\u00ebse brenda atyre kutive nuk fshihet ajo q\u00eb thot\u00eb opozita, vota e trukuar e shqiptar\u00ebve, le t\u00b4i hapim ato kuti. Ju pyesni: A mund t\u00eb vazhdoj\u00eb pambarimisht nj\u00eb situat\u00eb si kjo? Un\u00eb mendoj q\u00eb me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb duhet zgjidhur sa m\u00eb par\u00eb problemi i num\u00ebrimit t\u00eb vot\u00ebs. Ndarja e pushtetit njeh vet\u00ebm dy m\u00ebnyra. Ne kemi zgjedhur ndarjen e pushtetit me vot\u00eb. Dikur e kemi provuar edhe me luft\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb fundit ka pasur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ngjarjesh t\u00eb pazakonta, p\u00ebrplasje t\u00eb dy policive p\u00ebr ARMO-n, n\u00eb Tiran\u00eb apo dhe ndeshjet me policin\u00eb n\u00eb Orikum. \u00c7far\u00eb mendoni se d\u00ebshmojn\u00eb shenja t\u00eb tilla?<\/em><\/p>\n<p>Shenja t\u00eb tilla d\u00ebshmojn\u00eb q\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb e kapur nga krimi, tregojn\u00eb q\u00eb shteti dhe zyrat e tij jan\u00eb t\u00eb zhytura n\u00eb korrupsion. Skenat me luft\u00ebn midis dy policive, Policis\u00eb Tatimore dhe asaj t\u00eb Rendit, ishin skena t\u00eb denja p\u00ebr nj\u00eb shtet mafioz. P\u00ebrfytyroni p\u00ebr nj\u00eb moment si mund t\u00eb jemi ne nj\u00eb vend i denj\u00eb p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Evropian, &#8211; si\u00e7 thot\u00eb Majlinda Bregu &#8211; kur dy policit\u00eb e shtetit luftojn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Nj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ligjin dhe tjetra Rezartin e naft\u00ebs. Tragjikomike!<\/p>\n<p><em>N\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnit nj\u00eb krahasim, me \u00e7far\u00eb periudhe do ta krahasoni nga e djeshmja t\u00eb sotmen?<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha t\u00eb djeshmet tona nuk ndryshojn\u00eb nga e sotmja dhe anasjelltas, e sotmja nuk ndryshon nga e djeshmja. Kjo \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsia jon\u00eb e p\u00ebrhershme.<\/p>\n<p><em>Q\u00eb t\u00eb dy jeni nga njoh\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zotit Berisha, sidomos n\u00eb periudh\u00ebn e Presidenc\u00ebs s\u00eb tij. \u00c7far\u00eb mendoni se nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb ende nga ajo koh\u00eb? \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh mik me Berish\u00ebn, sipas jush?<\/em><\/p>\n<p>Pyetje interesante. Ndodh shpesh q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jeton \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta njoh\u00ebsh nj\u00eb njeri. Jeton bashk\u00eb me t\u00eb, ec\u00ebn me t\u00eb, bisedon me t\u00eb, mendon, punon me t\u00eb dhe mund ta njoh\u00ebsh pak. N\u00ebse do t\u00eb ma b\u00ebnit k\u00ebt\u00eb pyetje n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb do t\u00eb kisha nj\u00eb p\u00ebrgjigje tjet\u00ebr. M\u00eb besoni, ky nuk \u00ebsht\u00eb konformiz\u00ebm dhe ja sepse. N\u00eb vitin 1997, sinqerisht, mua m\u00eb dukej se mbi Berish\u00ebn, mbi ne t\u00eb gjith\u00eb bota po shfrynte n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb gjith\u00e7ka. Socialist\u00eb, grek\u00eb, amerikan\u00eb, komunist\u00eb, si\u00e7 thoshim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ne, bandit\u00eb, t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegj\u00ebl, dukej se t\u00eb gjith\u00eb e kishin me ne, me lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mendonim se ishte vet\u00ebm monopoli yn\u00eb. \u00c7\u00b4t\u00eb t\u00eb them? Von\u00eb e kuptova q\u00eb ne nuk kishim p\u00ebrmbysur sistemin, pra komunizmin, por kishim p\u00ebrmbysur nj\u00eb pal\u00eb q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb ndryshim nga ne.<\/p>\n<p>Kur u ndava me Berish\u00ebn, kur nuk isha m\u00eb af\u00ebr tij, mendoja q\u00eb ai ishte e keqja m\u00eb e madhe e k\u00ebtij vendi. Po t\u00eb m\u00eb kishe pyetur at\u00ebher\u00eb, k\u00ebto konsiderata do t\u00eb t\u00eb kisha th\u00ebn\u00eb. Por ti po m\u00eb pyet tani, dhe un\u00eb po t\u00eb p\u00ebrgjigjem: Berisha \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb e keqja jon\u00eb dhe ndonj\u00eb e mir\u00eb e vog\u00ebl qe ne kemi. Berish\u00ebn nuk na e hodhi Zoti mes nesh. Ne e gjet\u00ebm, ne u dashuruam me t\u00eb, si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb jesh mik me Berish\u00ebn? Besoj e keni fjal\u00ebn thjesht mik. N\u00eb t\u00eb fakt, kur e ke mik, Berisha \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i till\u00eb. Ky mendim nuk m\u00eb ka ndryshuar asnj\u00ebher\u00eb. Por, nga ana tjet\u00ebr, do t\u00eb thosha dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ndryshon gjithkush dhe gjith\u00e7ka. I vetmi q\u00eb nuk ka lidhje me nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb Sali Berisha. Ai \u00ebsht\u00eb sot, nj\u00eblloj si\u00e7 ka qen\u00eb dhe dje, i pandryshuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>Cili \u00ebsht\u00eb detaji q\u00eb ju ka mbetur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mendje nga ajo koh\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Ka shum\u00eb. Por m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje q\u00ebndresa e tij n\u00eb 1997-\u00ebn. Nuk kam par\u00eb nj\u00eb njeri m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Besoj se ky element i karakterit t\u00eb tij e ka ndihmuar q\u00eb t\u00eb rikthehet n\u00eb pushtet. Berisha \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet njeri i fort\u00eb. Asnj\u00eb politikan shqiptar nuk do t\u00b4i kishte q\u00ebndruar presionit t\u00eb \u201897-\u00ebs. Berisha pranonte t\u00eb vdiste dhe nuk ikte. Pas r\u00ebnies s\u00eb Berish\u00ebs, socialist\u00ebt n\u00eb llogarit\u00eb e tyre, n\u00eb luft\u00ebn mes grupeve, shpesh kan\u00eb menduar se p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00ebrin apo tjetrin do t\u00eb duhej t\u00eb rikthenin Berish\u00ebn n\u00eb pushtet p\u00ebr disa muaj. Deri m\u00eb sot, nuk kam par\u00eb llogari politike m\u00eb t\u00eb gabuar se kjo. N\u00eb 1997-\u00ebn, Berish\u00ebn nuk e rr\u00ebzuan socialist\u00ebt. Ata asnj\u00ebher\u00eb nuk e kan\u00eb rr\u00ebzuar at\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb detaj ata nuk e kan\u00eb kuptuar kurr\u00eb. Pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb fataliteti i socialist\u00ebve. Tjet\u00ebr detaj&#8230; M\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje vetmia e Berish\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ishte trishtuese! Berisha si natyr\u00eb nuk ka shum\u00eb miq, por at\u00eb e vret vetmia. Gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri erdh\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb e njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs. Ata takonin vet\u00ebm socialist\u00ebt, kurse Berish\u00ebn nuk e takonte askush. Kjo gj\u00eb e rrudhte, e mpakte, e drobiste, e mundonte.<\/p>\n<p><em>Si e konsideroni figur\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme? Si mendoni se do t\u00eb mbetet ai n\u00eb mendjen e shqiptar\u00ebve?<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero.jpg\" border=\"0\" alt=\"Mero Baze\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb njeri n\u00eb transit, ku gjith\u00eb karriera e tij politike \u00ebsht\u00eb tranzicion.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mero Baze<\/strong><\/p>\n<p><em>Zgjedhjet e 28 qershorit nuk kan\u00eb m\u00eb enigma, por mbartin nj\u00eb rezultat q\u00eb opozita e konsideron t\u00eb trukuar, nd\u00ebrsa standardet nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre. Si do t\u00b4i komentonit ato?<\/em><\/p>\n<p>Rezultati m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i zgjedhjeve t\u00eb 28 qershorit \u00ebsht\u00eb mosarritja e objektivit ton\u00eb komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhje sipas standardeve evropiane. Fjalia m\u00eb e pakund\u00ebrshtueshme e \u00e7do raporti nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur me zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe e atyre pjes\u00ebve q\u00eb keqp\u00ebrdor Sali Berisha, \u00ebsht\u00eb se zgjedhjet nuk arrit\u00ebn standardet e pritura. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka humbur Shqip\u00ebria dhe ka fituar Sali Berisha me Ilir Met\u00ebn.<\/p>\n<p><em>Politika shqiptare duket se ka hyr\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb kriz\u00eb, opozita vazhdon t\u00eb bojkotoj\u00eb Kuvendin dhe t\u00eb protestoj\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. A mendoni se mund t\u00eb vazhdoj\u00eb pafund\u00ebsisht nj\u00eb situat\u00eb si kjo?<\/em><\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb do p\u00ebrgjigje nga ata, t\u00eb cil\u00ebve iu adresohet. Qeveria duhet t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs politike. Kjo situat\u00eb, k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, natyrisht q\u00eb nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb pafund\u00ebsisht, pasi ajo mund t\u00eb agravoj\u00eb n\u00eb \u00e7do \u00e7ast dhe t\u00eb degradoj\u00eb deri n\u00eb anarki. Ne jemi t\u00eb rrezikuar t\u00eb mos kemi m\u00eb procese zgjedhore dhe t\u00eb mos kemi m\u00eb funksionim t\u00eb demokracis\u00eb. Kjo kriz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00b4u marr\u00eb leht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb me deklarata karagjoz\u00ebsh q\u00eb po nxitojn\u00eb t\u00eb pla\u00e7kitin vendin pa u siguruar m\u00eb par\u00eb se ky vend e ka nj\u00eb t\u00eb ardhme. Jam i sigurt se kjo situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e favorshme as p\u00ebr Familjen Berisha, pasi pasurit\u00eb e tyre do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pasigurta n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pasigurt.<\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb fundit ka pasur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ngjarjesh t\u00eb pazakonta, p\u00ebrplasje t\u00eb dy policive p\u00ebr ARMO-n, n\u00eb Tiran\u00eb apo dhe ndeshjet me policin\u00eb n\u00eb Orikum. \u00c7far\u00eb mendoni se d\u00ebshmojn\u00eb shenja t\u00eb tilla?<\/em><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb padyshim shenja m\u00eb e frikshme se kemi nj\u00eb shtet paralel brenda shtetit ligjor. Kemi nj\u00eb Polici Tatimore q\u00eb beson ende te misioni i saj p\u00ebr t\u00eb mbledhur taksa dhe nj\u00eb Polici Rendi q\u00eb komandohet nga Familja dhe q\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb klient\u00ebt e saj t\u00eb mos preken, q\u00eb klient\u00ebt e saj t\u00eb mos paguajn\u00eb taksa. Kjo \u00ebsht\u00eb shenja e dukshme, \u00ebsht\u00eb prova fatale q\u00eb Mafia ka kapur shtetin dhe segmentet e tij t\u00eb fundit po p\u00ebrp\u00ebliten para dor\u00ebzimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p><em>N\u00ebse do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnit nj\u00eb krahasim, me \u00e7far\u00eb periudhe do ta krahasoni nga e djeshmja t\u00eb sotmen?<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr nga ng\u00ebr\u00e7i politik dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria e sjelljes i ngjan periudh\u00ebs s\u00eb pas majit 1996, kur me zgjedhje t\u00eb p\u00ebrdhosura, n\u00eb vend t\u00eb toleranc\u00ebs dhe dialogut, u kultivua arroganca dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb zhdukur opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00b4i mbyllur goj\u00ebn gjithkujt q\u00eb tregonte me gisht nga qeveria. P\u00ebr nga standardi i lirive besoj se kemi b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdhenj prapa, pasi po jetojm\u00eb jo m\u00eb n\u00ebn nj\u00eb qeverisje, por n\u00ebn nj\u00eb regjim, i cili dikton t\u00eb v\u00ebrtetat e tij dhe prodhon modelet e nd\u00ebshkimit dhe shp\u00ebrblimit.<\/p>\n<p><em>Q\u00eb t\u00eb dy jeni nga njoh\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zotit Berisha, sidomos n\u00eb periudh\u00ebn e Presidenc\u00ebs s\u00eb tij. \u00c7far\u00eb mendoni se nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb ende nga ajo koh\u00eb? \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh mik me Berish\u00ebn, sipas jush?<\/em><\/p>\n<p>Nuk besoj se ka ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Berisha ishte ende nj\u00eb politikan i papjekur dhe n\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpamje merrte vendime personale. Tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sofistikuar dhe po qeveris s\u00eb bashku me Familjen e tij. Miqt\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb i biri, e bija, aferat e tyre, klient\u00ebt e tyre dhe gjith\u00e7ka q\u00eb iu intereson atyre. Vini re se si Berisha lavd\u00ebron planin e zhvillimit t\u00eb Orikumit, i cili po b\u00ebhet nj\u00eb Golem i dyt\u00eb, vet\u00ebm pse aty ka bler\u00eb toka Familja. Shikoni se si po p\u00ebrdor deri dhe qeverin\u00eb kineze p\u00ebr t\u00b4i dh\u00ebn\u00eb njeriut t\u00eb Familjes ndihma t\u00eb dedikuara p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Shikoni se si nuk arrin t\u00eb ngrej\u00eb z\u00ebrin ndaj Rezart Ta\u00e7it, vet\u00ebm pse ai \u00ebsht\u00eb klient i s\u00eb bij\u00ebs. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb modeli i transformimit nga nj\u00eb njeri i pagdhendur, n\u00eb nj\u00eb kukull n\u00eb dor\u00eb t\u00eb mafies.<\/p>\n<p><em>Cili \u00ebsht\u00eb detaji q\u00eb ju ka mbetur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mendje nga ajo koh\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Zakoni i tij i gjithhersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pozicionuar kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb zhdukur opinionin e pavarur, at\u00eb q\u00eb b\u00ebn diferenc\u00ebn. Berisha do vazhdimisht nj\u00eb luft\u00eb pa arbit\u00ebr, nj\u00eb shoq\u00ebri pa gjykat\u00ebs, nj\u00eb rend me vet\u00ebgjyq\u00ebsi.<\/p>\n<p><em>Si e konsideroni figur\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme? Si mendoni se do t\u00eb mbetet ai n\u00eb mendjen e shqiptar\u00ebve?<\/em><\/p>\n<p>Mos t\u00eb shpresojm\u00eb shum\u00eb tek historia n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Shoq\u00ebria jon\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri pa kujtes\u00eb t\u00eb fort\u00eb. E ardhmja e tij n\u00eb histori, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb ket\u00eb k\u00ebt\u00eb standard demokratik q\u00eb ka sot, do t\u00eb jet\u00eb e varur nga shumicat politike. Berish\u00ebn mund ta damkosin me turp ose ta lustrojn\u00eb me lavdi, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb q\u00eb ne jemi ende larg nj\u00eb shoq\u00ebrie me standarde t\u00eb p\u00ebrcaktuara sipas modeleve, q\u00eb synojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrngjasojm\u00eb e t\u00eb arrijm\u00eb. Edhe Berisha duket se nuk e ka k\u00ebt\u00eb problem. Ai vet\u00eb po punon p\u00ebr t\u00eb siguruar 7 breza t\u00eb tij me pasurit\u00eb e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Pastaj historin\u00eb e shkruajn\u00eb fitimtar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli, MAPO Gazetari Mero Baze k\u00ebrkon s\u00ebrish ndjes\u00eb n\u00eb telefon. \u201cJu lutem, shikoni mos ka shp\u00ebtuar ndonj\u00eb gabim drejtshkrimor. Nuk pata koh\u00eb ta rishoh intervist\u00ebn p\u00ebr ta korrigjuar. M\u00eb merren mendt\u00eb\u201d. T\u00eb enjten pasdite, pak dit\u00eb mbas agresionit q\u00eb p\u00ebsoi nga biznesmeni i karburanteve, Rezart Ta\u00e7i, Baze ndjehet ende i dob\u00ebt fizikisht, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rakipi e Baze: Berisha, si e kemi njohur! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rakipi e Baze: Berisha, si e kemi njohur! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Lorenc Vangjeli, MAPO Gazetari Mero Baze k\u00ebrkon s\u00ebrish ndjes\u00eb n\u00eb telefon. \u201cJu lutem, shikoni mos ka shp\u00ebtuar ndonj\u00eb gabim drejtshkrimor. Nuk pata koh\u00eb ta rishoh intervist\u00ebn p\u00ebr ta korrigjuar. M\u00eb merren mendt\u00eb\u201d. T\u00eb enjten pasdite, pak dit\u00eb mbas agresionit q\u00eb p\u00ebsoi nga biznesmeni i karburanteve, Rezart Ta\u00e7i, Baze ndjehet ende i dob\u00ebt fizikisht, por [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-08T08:14:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rakipi e Baze: Berisha, si e kemi njohur!\",\"datePublished\":\"2009-11-08T08:14:13+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-08T08:14:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/\"},\"wordCount\":2866,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/\",\"name\":\"Rakipi e Baze: Berisha, si e kemi njohur! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"datePublished\":\"2009-11-08T08:14:13+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-08T08:14:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rakipi e Baze: Berisha, si e kemi njohur!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rakipi e Baze: Berisha, si e kemi njohur! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rakipi e Baze: Berisha, si e kemi njohur! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Lorenc Vangjeli, MAPO Gazetari Mero Baze k\u00ebrkon s\u00ebrish ndjes\u00eb n\u00eb telefon. \u201cJu lutem, shikoni mos ka shp\u00ebtuar ndonj\u00eb gabim drejtshkrimor. Nuk pata koh\u00eb ta rishoh intervist\u00ebn p\u00ebr ta korrigjuar. M\u00eb merren mendt\u00eb\u201d. T\u00eb enjten pasdite, pak dit\u00eb mbas agresionit q\u00eb p\u00ebsoi nga biznesmeni i karburanteve, Rezart Ta\u00e7i, Baze ndjehet ende i dob\u00ebt fizikisht, por [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-08T08:14:13+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rakipi e Baze: Berisha, si e kemi njohur!","datePublished":"2009-11-08T08:14:13+00:00","dateModified":"2009-11-08T08:14:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/"},"wordCount":2866,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/","name":"Rakipi e Baze: Berisha, si e kemi njohur! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","datePublished":"2009-11-08T08:14:13+00:00","dateModified":"2009-11-08T08:14:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/lorenc_vangjeli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rakipi-e-baze-berisha-si-e-kemi-njohur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rakipi e Baze: Berisha, si e kemi njohur!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=276"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/276\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=276"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=276"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=276"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}