{"id":2746,"date":"2012-05-11T22:52:02","date_gmt":"2012-05-11T21:52:02","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2746"},"modified":"2012-05-11T22:52:02","modified_gmt":"2012-05-11T21:52:02","slug":"parmenda-e-shekullit-21","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/","title":{"rendered":"Parmenda e shekullit 21"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fermer\u00ebt\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/fermeret.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong><em>\u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb fshatrat shqiptare n\u00eb kulmin e sezonit t\u00eb mbjelljeve. Kostot p\u00ebr hektar\u00eb dhe rikthimi tek qet\u00eb, kuajt dhe gomer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb punuar arat. Bujq\u00ebsia q\u00eb jep deri n\u00eb 20% GDP-s\u00eb, merr vet\u00ebm 1% nga buxheti i shtetit.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Sebi Alla<\/strong>, <em>11 Maj 2012<\/em><\/p>\n<p>Ec Kuqo t\u00eb falt\u00eb Zoti\u2026 Trupmadhi kuqo vazhdon t\u00eb ec\u00eb, sipas komand\u00ebs s\u00eb t\u00eb zotit, nd\u00ebrsa djersa ia ka zbutur qimen deri posht\u00eb barkut. Ec\u00ebn e \u00e7an ar\u00ebn duke mbuluar me plisa barin e \u00e7artur n\u00eb tok\u00ebn djerr\u00eb. \u00cbsht\u00eb i vet\u00ebm dhe pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb ore plugim, kali nis t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb edhe shkum\u00eb nga goja dhe sikur t\u00eb mos i mjaftonte vet\u00ebm lodhja, nj\u00eb fre e shkund majtas-djathtas. \u00cbsht\u00eb maji i vitit 2012. Jemi n\u00eb fshatin Mushqeta, af\u00ebrsisht 16 kilometra larg Tiran\u00ebs. Pak m\u00eb tutje ar\u00ebs q\u00eb po punohet, fadromat po hapin autostrad\u00ebn e re Tiran\u00eb-Elbasan.<\/p>\n<p>Duket sikur jan\u00eb dy bot\u00eb t\u00eb ndryshme q\u00eb i ndan vet\u00ebm nj\u00eb pirg me ferra t\u00eb njoma, shkoza dhe shqop\u00eb. Kamxhiku bie n\u00eb kurrizin e kalit dhe k\u00ebtu i zoti duket sikur do t\u2019ia justifikoj\u00eb trast\u00ebn me tagji t\u00eb varur n\u00eb nj\u00eb dru t\u00eb that\u00eb. Kali i mir\u00eb v\u00ebrtet e shton tagjin\u00eb e tij, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast po z\u00ebvend\u00ebson traktorin q\u00eb rri n\u00eb oborret e sht\u00ebpive t\u00eb fshatar\u00ebve. Ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr karburantin e shtrenjt\u00eb, ndaj fshatar\u00ebt n\u00eb pamund\u00ebsi ekonomike i jan\u00eb kthyer bujq\u00ebsis\u00eb me kuaj, e madje edhe gomer\u00eb. N\u00ebse kali i kuq e ka nj\u00eb huq, k\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ky rasti, sepse huqet fshihen gjetiu.<\/p>\n<p>Kostoja e punimit, frezimit, far\u00ebs, plehrave kimik\u00eb dhe herbicideve, kap nj\u00eb total q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb, madje i pap\u00ebrballuesh\u00ebm. Dhe kjo bujq\u00ebsi q\u00eb i ofron vendit 18-20 p\u00ebr qind t\u00eb produktit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm komb\u00ebtar, merr vet\u00ebm 1 p\u00ebr qind t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit. P\u00ebrfundimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb tezgat e perimeve, frutave dhe agrumeve q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb mbushura me mallra bujq\u00ebsore t\u00eb importuara, nd\u00ebrsa tregu vendas z\u00eb vet\u00ebm pak muaj; n\u00ebse moti \u00ebsht\u00eb treguar bujar dhe fshatari ka pasur ende kurajon p\u00ebr t\u00eb punuar. Fundja kali sado i fuqish\u00ebm t\u00eb jet\u00eb, nuk e z\u00ebvend\u00ebson dot mekanik\u00ebn bujq\u00ebsore e cila ka mbetur e bllokuar n\u00eb oborret e fshatar\u00ebve n\u00eb mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p><strong>Punimi dhe mbjellja <\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fillimi i majit dhe tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb toka t\u00eb punohet, hidhet fara dhe me shpres\u00eb deri nga gushti dhe shtatori, t\u00eb merren frytet e pun\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb, djers\u00ebs s\u00eb hedhur. Por m\u00eb shum\u00eb se djersa e kalit, qeve apo edhe gomer\u00ebve, nevojiten shpenzime p\u00ebr t\u00eb punuar ar\u00ebn me mekanik\u00eb bujq\u00ebsore. Zetorat jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb \u00e7do fshat fushor dhe kodrinor. T\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme, me shum\u00eb aksesor\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa fshatar\u00ebt duket se nuk po e p\u00ebrballojn\u00eb koston e sh\u00ebrbimit fillestar t\u00eb mbjelljes, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe shpenzimi m\u00eb i madh n\u00eb total.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pluguar nj\u00eb hektar tok\u00eb nevojiten 20 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shpenzimi i par\u00eb, pasi vet\u00ebm pas nj\u00eb muaji, kur toka \u00ebsht\u00eb e punuar, nevojitet frezimi q\u00eb shkon 15 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. At\u00ebher\u00eb fermeri do e ket\u00eb kryer gjysm\u00ebn e pun\u00ebs, pasi ka t\u00eb tjera shpenzime, q\u00eb p\u00ebr fshatarin me pak tok\u00eb ar\u00eb, quhen jo vet\u00ebm angari por hedhje leku si n\u00eb bast, ende pa marr\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur deri n\u00eb produktin final duhen krah\u00eb t\u00eb forta pune dhe shpenzime t\u00eb tjera p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb bim\u00ebve. K\u00ebta njer\u00ebz quhen fermer\u00eb, pa\u00e7ka se jan\u00eb disa fshatar\u00eb q\u00eb punojn\u00eb ato ngastra are me shum\u00eb mundim dhe sikurse shprehen vazhdimisht: \u201cbujq\u00ebsi, baraz me sht\u00ebpi pa \u00e7ati\u201d. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast m\u00eb shum\u00eb se tekat e motit, \u201c\u00e7atia\u201d p\u00ebr fermer\u00ebt \u00ebsht\u00eb shteti. K\u00ebtu nis edhe problemi i par\u00eb q\u00eb ky vit nuk ka filluar aspak mbar\u00eb. Shumica e tokave jan\u00eb l\u00ebn\u00eb djerr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb plugimit dhe frezimit t\u00eb arave. \u00c7mimi momentalisht p\u00ebr naft\u00ebn arrin n\u00eb minimumi 187 lek\u00eb litri.<\/p>\n<p>Dhe serbator\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb zetor\u00ebve shpenzojn\u00eb shum\u00eb, ndaj \u00ebsht\u00eb e kuptueshme se p\u00ebr nj\u00eb dynym ar\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet 2 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Por n\u00ebse e ndan mendjen dhe ar\u00ebs i v\u00eb plugun, vjen edhe koha e blerjes s\u00eb farave. Nj\u00eb kilogram mis\u00ebr shkon n\u00eb 500 lek\u00eb t\u00eb reja. Nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nj\u00eb hektar me far\u00eb nevojiten plot 25 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Ky \u00e7mim thuajse ka mbetur i pandryshuar edhe nga viti i kaluar. Mbjellja e misrit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrhapur p\u00ebr momentin pasi \u00ebsht\u00eb periudha kur kryhet gjysma e pun\u00ebs. \u00cbsht\u00eb produkti bujq\u00ebsor m\u00eb i mbjell\u00eb, sepse p\u00ebrdoret kryesisht p\u00ebr baz\u00ebn ushqimore t\u00eb bag\u00ebtive, por n\u00eb zona t\u00eb thella malore edhe p\u00ebr buk\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb fshatar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Imputet dhe vaditja <\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha imputet bujq\u00ebsore jan\u00eb rritur, duke nisur nga far\u00ebrat deri tek plehrat kimike dhe pesticidet q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e bim\u00ebve. Nuk ka m\u00eb ure dhe nitrat t\u00eb dikursh\u00ebm q\u00eb prodhohej n\u00eb vend dhe hidhej pa mas\u00eb n\u00eb tokat e mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ferm\u00eb apo kooperativ\u00eb t\u00eb ishte. As superfosfati q\u00eb prodhohej n\u00eb uzin\u00ebn e La\u00e7it nuk gjendet m\u00eb. Koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar dhe gjith\u00e7ka vjen si mall importi. Nj\u00eb kuintal ure dhe nitrat shkon n\u00eb 6 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Gjithashtu edhe imputet e tjera bujq\u00ebsore zen\u00eb vend gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb grafikun e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>\u201cPlehrat dhe helmet p\u00ebr mbrojtjen e bim\u00ebve jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shtrenjta, por kemi v\u00ebn\u00eb re edhe se nuk jan\u00eb cil\u00ebsor\u00eb. K\u00ebt\u00eb e konstatojm\u00eb kryesisht n\u00eb helmet t\u00eb cilat nuk e japin efektin e tyre\u201d, pohon Ibrahim Gjata. Sipas tij, vitin e kaluar kat\u00ebr her\u00eb sp\u00ebrkati me pesticide hardhit\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb pjes\u00eb e prodhimit u p\u00ebrfshi nga s\u00ebmundjet. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, vet\u00ebm 30 p\u00ebr qind e fermer\u00ebve dalin n\u00eb treg me prodhimet e tyre bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nga kjo p\u00ebr qindje af\u00ebrsisht 15 p\u00ebr qind dalin n\u00eb treg me sasi t\u00eb vog\u00ebl malli, kryesisht gjat\u00eb sezonit t\u00eb ver\u00ebs dhe fillimit t\u00eb vjesht\u00ebs. M\u00eb pas gjith\u00e7ka mbetet p\u00ebr t\u00eb mbajtur veten me ato pak t\u00eb ardhura q\u00eb vijn\u00eb nga bag\u00ebtit\u00eb. Gjelb\u00ebrimi i pafund n\u00eb ara shihet vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn e pranver\u00ebs, m\u00eb pas vapa dhe mungesa e ujit shuan gjith\u00e7ka bashk\u00eb me t\u00eb mbjellat dhe pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb bujku nis t\u00eb djersij\u00eb fort, jo vet\u00ebm nga vapa, por edhe sikleti nga pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb \u00e7ua ujin vadit\u00ebs n\u00eb bim\u00ebn q\u00eb po thahet. Deri para gjasht\u00eb vitesh kanalet vadit\u00ebse merreshin p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb pastroheshin dhe mir\u00ebmbaheshin nga grupime t\u00eb ndryshme shoqatash q\u00eb thithnin fonde si nga qeveria, ashtu edhe nga organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb gjith\u00e7ka ka mbetur pa investime konkrete. Kanalet vadit\u00ebs kan\u00eb kaluar n\u00ebn administrimin e pushtetit lokal, t\u00eb komunave. Nd\u00ebrsa basenet dhe uj\u00ebmbledh\u00ebsit n\u00eb vendburime, jan\u00eb n\u00ebn administrimin e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb. Kanalet vadit\u00ebse n\u00eb af\u00ebrsisht 70 p\u00ebr qind t\u00eb territorit nuk funksionojn\u00eb. N\u00eb zona q\u00eb bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e zhvilluar banor\u00ebt vet\u00eborganizohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fshat\u00e7e dhe hartojn\u00eb kalendar\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar vaditjen, duke pastruar dhe mir\u00ebmbajtur kanalet dyt\u00ebsore dhe tret\u00ebsore. N\u00eb shum\u00eb fshatra rezervuar\u00ebve u ka dal\u00eb pronari i vjet\u00ebr i tok\u00ebs dhe nuk lejojn\u00eb t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb ujin n\u00ebse nuk paguajn\u00eb. Kjo ka nxitur shum\u00eb konflikte pasi nga nj\u00eb an\u00eb shteti pretendon se \u00ebsht\u00eb ai pronar i rezervuar\u00ebve dhe baseneve t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb tjetr\u00ebn individ\u00ebt b\u00ebjn\u00eb ligjin.<\/p>\n<p>Thajn\u00eb p\u00ebr pik\u00ebn e ujit qindra hektar\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe nuk mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore. Ky konflikt k\u00ebrkon edhe zgjidhjen e menj\u00ebhershme, pasi \u00ebsht\u00eb propozuar q\u00eb familjet apo individ\u00ebt q\u00eb disponojn\u00eb pronat q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb rezervuare t\u00eb kompensohen n\u00eb vlera monetare. Por edhe k\u00ebtu nuk ka pasur kompensime konkrete. Pik\u00ebrisht mungesa e ujit vadit\u00ebs ka nxitur edhe p\u00ebrhapjen e dukuris\u00eb tjet\u00ebr: At\u00eb t\u00eb kamion\u00ebve q\u00eb vendosin depozita me bote t\u00eb m\u00ebdha dhe i p\u00ebrdorin p\u00ebr vaditje. Madje nuk kan\u00eb munguar edhe autobotet e nd\u00ebrrmarrjeve t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsve n\u00eb rrethe q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb private p\u00ebrdorin mjetet e shtetit p\u00ebr t\u00eb shitur ujin p\u00ebr vaditjen e arave t\u00eb fermer\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Politikat n\u00eb letra<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb shihen projektet dhe planet e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, ato q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb ngjallin nj\u00eb \u201cbindje\u201d se bujq\u00ebsia jon\u00eb shkon mbar\u00eb e m\u00eb mbar\u00eb. \u201cStrategjia Sektoriale e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Ushqimit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Planit Komb\u00ebtar p\u00ebr zhvillimin Bujq\u00ebsor dhe Rural, s\u00eb bashku me Strategjin\u00eb Nd\u00ebrsektoriale t\u00eb Zhvillimit Rural. Ajo ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb vendos\u00eb lidhjen midis objektivave strategjik\u00eb, me nj\u00eb perspektiv\u00eb shtat\u00eb vje\u00e7are, si dhe programeve t\u00eb shpenzimeve t\u00eb hartuara nga specialist\u00ebt\u201d. K\u00ebshtu thuhet n\u00eb nj\u00eb program t\u00eb ministris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb duket se plani 7-vje\u00e7ar do sjell\u00eb begatin\u00eb\u2026 Mir\u00ebpo ky plan tashm\u00eb duket i p\u00ebrfunduar, pasi deri n\u00eb vitin 2013 e kishte afatin e tij. V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet se jan\u00eb zbatuar projektet dhe planet n\u00eb let\u00ebr, pasi bujq\u00ebsia nuk po merr at\u00eb \u00e7far\u00eb ajo jep. N\u00eb fshat aktualisht banon rreth 51 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb konsiderohen t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar. Nga kjo bujq\u00ebsi, qoft\u00eb edhe me shum\u00eb probleme, vendi merr af\u00ebrsisht 18-20 p\u00ebr qind t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm komb\u00ebtar. Mir\u00ebpo ajo merr n\u00eb form\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb investim vet\u00ebm 1 p\u00ebr qind t\u00eb buxhetit vjetor t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet e rajonit, p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb investohet deri n\u00eb 6-7 p\u00ebr qind t\u00eb buxhetit vjetor shtet\u00ebror, nd\u00ebrsa vendet e BE-s\u00eb e kan\u00eb prioritet par\u00ebsor ku arrin deri n\u00eb 35 p\u00ebr qind investim. Zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb shprehen se investim konsiderohet edhe infrastruktura rrugore. Ky \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por gjithsesi ka plot fshatra t\u00eb shtruara me asfalt, por tokat mbeten djerr pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb kostos p\u00ebr t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet n\u00eb bujq\u00ebsi, por edhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb krah\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs. Gjithashtu n\u00eb koh\u00ebn kur prodhimet vendase dalin n\u00eb treg, mungon nj\u00eb politik\u00eb stimuluese fiskale p\u00ebrball\u00eb mallrave t\u00eb importit. Ndodh nj\u00ebkoh\u00ebsisht q\u00eb rrushi q\u00eb \u201cprodhohet n\u00eb vend\u201d t\u00eb vij\u00eb lirisht edhe nga Maqedonia.<\/p>\n<p>Gjithashtu i nj\u00ebjti problem \u00ebsht\u00eb hasur edhe me qep\u00ebn dhe pataten. Shembulli i gjall\u00eb sesi fshatar\u00ebt hedhin produktet e tyre ishte ai i patates dhe qep\u00ebs n\u00eb zon\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs. Mungesa e tregut i detyroi q\u00eb t\u00eb zbrazin hangar\u00ebt dhe t\u2019i derdhin n\u00eb lum\u00eb, pasi era e kalb\u00ebsirave mori dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shum\u00eb fshatra. Si tok\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 500 mij\u00eb hektar\u00eb, q\u00eb u mban gjall\u00eb frym\u00ebn af\u00ebrsisht dy milion\u00eb banor\u00ebve t\u00eb fshatrave. Me rritjen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs dhe t\u00eb imputeve t\u00eb tjera bujq\u00ebsore duket se \u00ebsht\u00eb \u201cqari\u201d i bag\u00ebtive q\u00eb kan\u00eb plot livadhe p\u00ebr t\u00eb kullotur.<\/p>\n<p><em>Revista KLAN<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb fshatrat shqiptare n\u00eb kulmin e sezonit t\u00eb mbjelljeve. Kostot p\u00ebr hektar\u00eb dhe rikthimi tek qet\u00eb, kuajt dhe gomer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb punuar arat. Bujq\u00ebsia q\u00eb jep deri n\u00eb 20% GDP-s\u00eb, merr vet\u00ebm 1% nga buxheti i shtetit. Nga Sebi Alla, 11 Maj 2012 Ec Kuqo t\u00eb falt\u00eb Zoti\u2026 Trupmadhi kuqo vazhdon t\u00eb ec\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2746","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Parmenda e shekullit 21 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Parmenda e shekullit 21 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb fshatrat shqiptare n\u00eb kulmin e sezonit t\u00eb mbjelljeve. Kostot p\u00ebr hektar\u00eb dhe rikthimi tek qet\u00eb, kuajt dhe gomer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb punuar arat. Bujq\u00ebsia q\u00eb jep deri n\u00eb 20% GDP-s\u00eb, merr vet\u00ebm 1% nga buxheti i shtetit. Nga Sebi Alla, 11 Maj 2012 Ec Kuqo t\u00eb falt\u00eb Zoti\u2026 Trupmadhi kuqo vazhdon t\u00eb ec\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-11T21:52:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/fermeret.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Parmenda e shekullit 21\",\"datePublished\":\"2012-05-11T21:52:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/\"},\"wordCount\":1973,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/fermeret.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/\",\"name\":\"Parmenda e shekullit 21 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/fermeret.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-11T21:52:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/fermeret.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/fermeret.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/parmenda-e-shekullit-21\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Parmenda e shekullit 21\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Parmenda e shekullit 21 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Parmenda e shekullit 21 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u00c7far\u00eb ndodh n\u00eb fshatrat shqiptare n\u00eb kulmin e sezonit t\u00eb mbjelljeve. Kostot p\u00ebr hektar\u00eb dhe rikthimi tek qet\u00eb, kuajt dhe gomer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb punuar arat. Bujq\u00ebsia q\u00eb jep deri n\u00eb 20% GDP-s\u00eb, merr vet\u00ebm 1% nga buxheti i shtetit. Nga Sebi Alla, 11 Maj 2012 Ec Kuqo t\u00eb falt\u00eb Zoti\u2026 Trupmadhi kuqo vazhdon t\u00eb ec\u00eb, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-11T21:52:02+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/fermeret.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Parmenda e shekullit 21","datePublished":"2012-05-11T21:52:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/"},"wordCount":1973,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/fermeret.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/","name":"Parmenda e shekullit 21 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/fermeret.jpg","datePublished":"2012-05-11T21:52:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/fermeret.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/fermeret.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/parmenda-e-shekullit-21\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Parmenda e shekullit 21"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2746"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2746\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}