{"id":2734,"date":"2010-05-19T23:56:26","date_gmt":"2010-05-19T22:56:26","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2734"},"modified":"2010-05-19T23:56:26","modified_gmt":"2010-05-19T22:56:26","slug":"po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/","title":{"rendered":"Po fryn era e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme"},"content":{"rendered":"<p><strong>Natasha Lako<\/strong><\/p>\n<p>Kur flasim sot p\u00ebr konfliktet dhe kund\u00ebrth\u00ebniet q\u00eb shkaktojn\u00eb kriz\u00eb politike, nuk jemi m\u00eb as n\u00eb koh\u00ebn e parlamentit t\u00eb Ypit, q\u00eb rrethonte n\u00eb vitin 1923 opozit\u00ebn e Nolit dhe t\u00eb Gurakuqit, as n\u00eb vitin 1936 kur mbylleshin t\u00eb gjitha gazetat dhe revistat q\u00eb flisnin p\u00ebr grev\u00ebn e buk\u00ebs, as n\u00eb vitin 1946 kur eliminohej opozita shqiptare e pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, as n\u00eb vitin 1956 kur rr\u00ebnohej n\u00ebp\u00ebr konferenca partie \u00e7do lloj q\u00ebndrimi liberal dhe zbut\u00ebs, as n\u00eb vitin 1991 kur filluan grevat e student\u00ebve dhe t\u00eb Valiasit, q\u00eb ndikuan n\u00eb p\u00ebrshpejtimin e ndryshimeve dhe kthesave vendimtare.<\/p>\n<p>Plot indiferenc\u00eb apo vitalitet, plot dyshime p\u00ebr jet\u00ebn politike, apo plot shpresa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e familjeve t\u00eb tyre, shqiptar\u00ebt e vitit 2010 sot b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aleanc\u00ebn e madhe t\u00eb NATO-s dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flasin edhe p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme, si n\u00eb t\u00eb gjitha vendet m\u00eb demokratike t\u00eb bot\u00ebs. Megjithat\u00eb kjo k\u00ebrkese nuk \u00ebsht\u00eb artikuluar ende qoft\u00eb nga opozita shqiptare, qoft\u00eb si nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr kompromisi e natyrshme, p\u00ebrderisa t\u00eb gjith\u00eb korridoret e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mbi transparenc\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2009 jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb bllokuara.<\/p>\n<p>Dikush i quan ato korridore konstitucionale, dikush i quan ato korridore t\u00eb manipulimeve.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, 22 parlamentar\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb mij\u00ebra dhe mij\u00ebra njer\u00ebz, edhe sikur t\u00eb mos kishin pasur asnj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs tjet\u00ebr, po shkojn\u00eb rreth tri jav\u00eb n\u00eb grev\u00ebn e tyre t\u00eb uris\u00eb, pa l\u00ebkundur asnj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb pozit\u00ebs n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Duket sikur po vazhdon nj\u00eb ndeshje e madhe nervash dhe pushteti, ku 50% e popullsis\u00eb q\u00ebndron e patundshme p\u00ebrball\u00eb 50% tjet\u00ebr t\u00eb popullsis\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn si e kan\u00eb p\u00ebrcaktuar deri tani zyrtarisht zgjedhjet e nj\u00eb sistemi proporcional rajonal.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb shqiptare q\u00eb vendoset t\u00eb pakt\u00ebn zyrtarisht nj\u00eb ekuilib\u00ebr, t\u00eb cilin bota politike \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb ta menaxhoj\u00eb. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e leht\u00eb, p\u00ebrderisa vijm\u00eb nga nj\u00eb shoq\u00ebri ku votat ishin di\u00e7ka e panum\u00ebrueshme dhe ku rezultatet shpalleshin mbi 96%, si\u00e7 ndodhi edhe n\u00eb zgjedhjet e vitit 1986, pas vdekjes s\u00eb diktatorit, kur kolumnist\u00ebt e nj\u00eb bote per\u00ebndimore kureshtare shpall\u00ebn termin Tirana Indeks p\u00ebr t\u00eb gjitha vullnetet totalitare bot\u00ebrore. Pjes\u00ebtar\u00ebt e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb nuk kan\u00eb koh\u00eb dhe fuqi p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebnuar edhe nj\u00ebher\u00eb k\u00ebto memo historike.<\/p>\n<p>As bota e normalitetit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm pas nj\u00eb vuajtjeje kaq t\u00eb gjat\u00eb demokratike nuk i artikulon dot k\u00ebrkesat p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme, as tezat e tjera t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb brisht\u00eb shqiptare. Por n\u00eb vitin 2010 nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr \u00ebndrrat e doganier\u00ebve dhe tatimor\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb stabilitet t\u00eb vendit t\u00eb tyre t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe faturisten e dritave, m\u00eb t\u00eb lumtur\u00ebn an\u00ebtare t\u00eb \u00e7do partie q\u00eb vjen n\u00eb fuqi dhe q\u00eb shpreson t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb elit\u00ebn politike t\u00eb s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb as p\u00ebr t\u00eb paralizuarit e spitaleve, q\u00eb nuk kan\u00eb forc\u00eb t\u00eb ngrihen m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, as p\u00ebr energjit\u00eb e atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nj\u00eb mendje t\u00eb vdekur. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb madje as p\u00ebr zonj\u00ebn Doris Pak, e cila gjendet n\u00eb telashet e kriz\u00ebs europiane dhe Eurozon\u00ebs, ose munges\u00ebs s\u00eb fondeve p\u00ebr v\u00ebzhguesit e saj t\u00eb ardhsh\u00ebm, ose nuk e ka v\u00ebn\u00eb ende mbi tryez\u00eb planin e saj t\u00eb veprimit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend ku njer\u00ebzit fatmir\u00ebsisht e ndjejn\u00eb vitalitetin e tyre dhe ku ekonomia e tregut fatkeq\u00ebsisht nuk ka lindur si n\u00eb vendet e tjera per\u00ebndimore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vetvetishme dhe ku, sipas Hayek, nj\u00eb prej teoricien\u00ebve t\u00eb demokracis\u00eb liberale, \u201cjetojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb rend t\u00eb organizuar, se sa n\u00eb nj\u00eb rend t\u00eb vetvetish\u00ebm, dhe si pasoj\u00eb gjendemi gjithnj\u00eb p\u00ebrpara rrezikut t\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire totalitare, q\u00eb vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ndonj\u00eb koalicioni interesash t\u00eb organizuara\u201d.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb k\u00ebt\u00eb e di mir\u00eb edhe zoti Sali Berisha, udh\u00ebheq\u00ebsi i opozit\u00ebs s\u00eb par\u00eb shqiptare, edhe shumica e njer\u00ebzve t\u00eb grupuar n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb pothuajse prej tri jav\u00ebsh t\u00eb plota, dhe q\u00eb po vazhdon t\u00eb blasfemohet jo vet\u00ebm nga politika, por si askush n\u00eb bot\u00eb edhe nga njer\u00ebz t\u00eb shpallur n\u00eb listat e elit\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pozit\u00eb normale dhe e qet\u00eb duhej ta fal\u00ebnderonte opozit\u00ebn shqiptare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim universal, q\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb A.B.C-ja e m\u00ebsimeve t\u00eb para universitare t\u00eb shkencave politike, dhe jo guva ku synojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiten jeni\u00e7er\u00ebt e rinj t\u00eb jet\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe opozita shqiptare ka shum\u00eb p\u00ebr ta fal\u00ebnderuar pozit\u00ebn n\u00eb fuqi, pasi kjo forc\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet patosit t\u00eb vet voluntarist dhe subjektiv, v\u00ebrtet ngat\u00ebrron taktikisht q\u00ebndrimin ndaj komunizmit shqiptar me opozit\u00ebn e sotme, por ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb rinovimin dhe vitalitetin e nj\u00eb partie socialiste, q\u00eb ka pasur forc\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, por q\u00eb faktikisht sot me transparenc\u00ebn e zgjedhjeve po i sjell Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb etap\u00eb t\u00eb re demokratike, aq t\u00eb nevojshme p\u00ebr integrimin europian. Pasi dihet q\u00eb e drejta kalon gjithnj\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sa her\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e nevojshme, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb konkrete ose e institucionalizuar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb njer\u00ebzit e k\u00ebtij vendi t\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme karshi vullnetit t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb grev\u00eb urie. Por askush nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz q\u00eb po presin lodhjen e opozit\u00ebs dhe mbylljen e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb, pa e ditur q\u00eb po t\u00eb ndodh\u00eb kjo, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e para. Ose shqiptar\u00ebt do t\u00eb tregojn\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku i ka marr\u00eb malli p\u00ebr diktatur\u00ebn, ose Shqip\u00ebria do t\u00eb shkoj\u00eb drejt mir\u00ebkuptimit t\u00eb demokracis\u00eb. Dhe n\u00eb rast se pritet shansi i fundit, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e nj\u00eb grupi t\u00eb ngusht\u00eb njer\u00ebzish dhe interesash q\u00eb p\u00ebrpiqen ta konsiderojn\u00eb opozit\u00ebn si aneksin e kuzhinave t\u00eb apartamenteve t\u00eb dikurshme pseudomoderne komuniste, kjo ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe falimentimi i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare p\u00ebrpara vendeve demokratike europiane dhe euroatlantike.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb tetorit dhe fillimit t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1992, para se si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Parlamentit t\u2019i kisha dh\u00ebn\u00eb 1 t\u00eb 73-t\u00ebn e pushtetit presidencial zotit Sali Berisha, n\u00ebp\u00ebr korridoret e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb kam marr\u00eb leksionet e para t\u00eb veprimit dhe hap\u00ebsir\u00ebs demokratike. Kam hyr\u00eb atje kur personalitetet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs amerikane po prisnin Presidentin e porsazgjedhur, Aristid, q\u00eb ishte larguar nga Haiti, dhe t\u00eb cilit t\u00eb djatht\u00ebt ia kishin mohuar fitoren e zgjedhjeve. Dhe ashtu m\u00ebsova edhe nj\u00ebher\u00eb para syve se \u00e7far\u00eb dometh\u00ebnie kishte p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrparuar transformimi i pushtetit prej sovran\u00ebve absolut\u00eb, drejt sovranitetit t\u00eb popullit. Aso kohe nuk m\u00eb shkonte mendja se shum\u00eb shpejt dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb renditej n\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna pran\u00eb vendeve si Haiti, ose Filipinet dhe gjith\u00eb vendeve t\u00eb tjera me demokraci t\u00eb brisht\u00eb, ose aq m\u00eb keq false.<\/p>\n<p>Atyre q\u00eb nuk e mbajn\u00eb mend se kam punuar p\u00ebr forcimin e jet\u00ebs parlamentare shqiptare, mund t\u2019ju them se p\u00ebr t\u00eb forcuar nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb ri dhe nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb madhe midis shqiptar\u00ebve pas nj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, kam ndikuar e para n\u00eb sall\u00ebn parlamentare p\u00ebr ligjin e par\u00eb t\u00eb departizimit dhe depolitizimit. Por kjo nuk i p\u00ebrket s\u00eb kaluar\u00ebs, por s\u00eb sotmes, q\u00eb k\u00ebrkon marr\u00ebveshje dhe mir\u00ebkuptime edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, pasi asnj\u00eb marr\u00ebveshje dhe mir\u00ebkuptim nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet vet\u00ebm nga nj\u00eb pal\u00eb e vetme, pa\u00e7ka se jan\u00eb t\u00eb njohura vendet dhe koh\u00ebrat kur artist\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt b\u00ebhen gjithnj\u00eb nj\u00ebsh me pushtetet. Mund t\u00eb flas k\u00ebtu edhe p\u00ebr skena t\u00eb tjera sublime, t\u00eb ngjashme t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs njer\u00ebzore me ato t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb sotme shqiptare, por q\u00eb i takojn\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb par\u00eb demokratike t\u00eb fillimit t\u00eb viteve \u201890.<\/p>\n<p>Ishte koha kur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb po fillonin t\u00eb organizoheshin antimitigjet e para dhe ishte rreziku i konfrontimeve. N\u00eb nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb shkurti, pas rr\u00ebzimit t\u00eb monumentit t\u00eb diktatorit, gjat\u00eb nj\u00eb pushimi midis seancave t\u00eb mesnat\u00ebs, kur n\u00eb godin\u00ebn e parlamentit p\u00ebrve\u00e7 meje, Sali Berish\u00ebs, Fatos Nanos dhe ca simpatizant\u00ebve t\u00eb tij, nuk kishte asnj\u00eb njeri tjet\u00ebr, nj\u00eb i af\u00ebrmi im m\u00eb njoftoi se grupet enveriste po marshonin drejt Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Si tani e mbaj mend at\u00eb sken\u00eb ku Zoti Berisha k\u00ebrkoi ta verifikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb lajm me telefon me deg\u00ebn e PD-s\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs dhe t\u00eb Fierit. Shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb sot\u00ebm, ndonj\u00eb edhe n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb, nuk kishin lindur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb nder\u00eb, por un\u00eb kam d\u00ebshir\u00eb q\u00eb deri sot t\u00eb transmetoj trim\u00ebrin\u00eb dhe inteligjenc\u00ebn e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb par\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs m\u00eb t\u00eb re shqiptare p\u00ebrball\u00eb Fatos Nanos, me synim t\u00eb shmangies s\u00eb konfrontimeve dhe aventurave q\u00eb sot ting\u00ebllojn\u00eb si Don Kishoteske.<\/p>\n<p>Nuk po flas p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2005, ku kam par\u00eb nga af\u00ebr se si falsifikoheshin madje edhe firmat e kandidat\u00ebve, vet\u00ebm e vet\u00ebm nga sistemi i thell\u00eb i dyshimeve dhe mungesa e besimit.<\/p>\n<p>Populizmi shqiptar filloi t\u00eb fitoj\u00eb terren si n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e varfra dhe t\u00eb prapambetura. Ai \u00ebsht\u00eb mjaft i volitshme p\u00ebr t\u2019u instaluar atje ku n\u00eb vend t\u00eb veprimeve t\u00eb ftohta t\u00eb institucioneve vendosen lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta emocionale dhe manipuluese. P\u00ebrgjigje e k\u00ebtij populizmi \u00ebsht\u00eb edhe gradacioni i k\u00ebsaj greve t\u00eb re urie. Por ajo tregon se shtresa t\u00eb reja shqiptar\u00ebsh dhe shqiptaresh kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohen m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb konceptet e tyre t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb transparenc\u00ebs, n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e \u00e7do qytetari t\u00eb k\u00ebtij vendi, i cili sigurisht p\u00ebrballon kontradiktat e veta.<\/p>\n<p>Situata ka precipituar kaq tep\u00ebr, sa sot partia q\u00eb p\u00ebrballoi kund\u00ebrmitingjet e djeshme, organizon antimitingje n\u00eb dit\u00ebn e Nj\u00eb Majit, ndon\u00ebse e di mjaft mir\u00eb se k\u00ebt\u00eb dat\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb mobilizuar njer\u00ebz rreth vetes liderit m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij planeti. Por le ta quajm\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb moment tashm\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcyer. Megjithat\u00eb, \u00e7do dit\u00eb shteti dhe pushteti vazhdon ta quaj\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb, madje edhe p\u00ebr integrimin, gra dhe vajza fisnike t\u00eb respektuara, m\u00eb tep\u00ebr se kush prej mandatit t\u00eb fituar, pa\u00e7ka se njer\u00ebzit mund t\u00eb ken\u00eb dhe mund t\u00eb ndajn\u00eb pik\u00ebpamje, q\u00ebndrime dhe interesa t\u00eb ndryshme. Ka njer\u00ebz q\u00eb vet\u00ebm rikujtimi i zgjedhjeve ju kujton shpenzime t\u00eb nj\u00eb luksi t\u00eb shfrenuar, q\u00eb si \u00e7do luks, i kthen n\u00eb p\u00ebrdorime jasht\u00ebzakonisht t\u00eb rralla.<\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lodhur nga fjal\u00ebt p\u00ebr demokracin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon vepra dhe veprim. Ka njer\u00ebz q\u00eb nuk duan t\u2019ia din\u00eb q\u00eb integrimi i par\u00eb europian fillon nga marr\u00ebveshja dhe mir\u00ebkuptimi p\u00ebr zgjedhjet. Ka njer\u00ebz q\u00eb nuk e kuptojn\u00eb se populizmi shqiptar dhe greva e re e uris\u00eb krijojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb simbioz\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme, mes dy pal\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshti t\u00eb tepruar nga ana e nj\u00eb pushteti t\u00eb shpallur legjitim.<\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb me vones\u00eb nga viti 1990 n\u00eb vitin 2010, p\u00ebr shkak t\u00eb shtypjes q\u00eb sjell prapambetja e thell\u00eb demokratike dhe civile e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Ka njer\u00ebz q\u00eb ushqehen dhe manipulohen nga prapambetja historike dhe p\u00ebrfytyrime variab\u00ebl mbi gruan q\u00eb gjithkund t\u00eb kujton kornizat e kanuneve dhe t\u00eb ngujimeve t\u00eb tyre, ka njer\u00ebz q\u00eb u prishet komforti nga l\u00ebvizja dhe energjia e ndryshimit, t\u00eb cilin PD e ka n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb vigjilent\u00eb ndaj \u00e7do veprimi t\u00eb pozit\u00ebs. Ka njer\u00ebz q\u00eb nuk d\u00ebshirojn\u00eb ta vrasin mendjen madje edhe brenda opozit\u00ebs shqiptare, p\u00ebrse rezultatet e zgjedhjeve u shpall\u00ebn me aq vones\u00eb, sa nuk ndodh as n\u00eb Sri Lanke e as n\u00eb Nigeri, dhe p\u00ebrse exit pollet ishin ca ske\u00e7e q\u00eb ia kalonin \u201cPortokalli\u201d-s\u00eb. Ka njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb pyesin p\u00ebrse un\u00eb po shtroj edhe k\u00ebto pyetje, kur mund t\u00eb q\u00ebndroja e qet\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe \u00e7far\u00eb pasoja do t\u00eb kem nga ushtrimi i s\u00eb drejt\u00ebs sime t\u00eb profesionit, q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb privuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nga diktatura e djeshme.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb till\u00eb, opinionist\u00eb, gazetar\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019i sulen nj\u00eb opozite, se sa t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb llogari t\u00eb zakonshme apo t\u00eb jasht\u00ebzakonshme si n\u00eb rastin e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb qeverisjes, apo gjykimit elektoral, ku e shkruar e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb shkruara ca ligje t\u00eb k\u00ebtij vendi, q\u00eb me sa duket nuk di t\u2019i lexoj\u00eb kush. Do t\u00eb doja t\u2019i pyesja k\u00ebta njer\u00ebz se \u00e7far\u00eb t\u00eb mire do t\u00eb kishte nj\u00eb vend, nga posht\u00ebrimi dhe n\u00ebnshtrimi (i pamundsh\u00ebm)i nj\u00eb opozite pas nj\u00eb greve kaq t\u00eb fuqishme dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe sa i mundsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb kthimi i tyre n\u00eb Parlament n\u00eb rast se PD-ja nuk i p\u00ebrgjigjet nj\u00eb kompromisi.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb blasfemohen grat\u00eb dhe vajzat e shkolluara parlamentare, si dhe grevist\u00ebt e moshave t\u00eb reja q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb koshienc\u00ebn e pushtetit \u00ebsht\u00eb afruar mund\u00ebsia e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb dhjet\u00ebra dhe dhjet\u00ebra emra q\u00eb deklarohen publikisht si n\u00eb nj\u00eb votim t\u00eb hapur. Nd\u00ebrkaq, greva e uris\u00eb r\u00ebndon jet\u00ebt e dhjet\u00ebra dhe dhjet\u00ebra njer\u00ebzve. M\u00eb kujtohet p\u00ebrs\u00ebri greva e uris\u00eb s\u00eb minator\u00ebve t\u00eb Valiasit dhe fyerja e madhe e sedr\u00ebs njer\u00ebzore t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb vendosur q\u00eb kuptonin me dhimbje t\u00eb madhe se qeveria e tyre mund t\u2019i braktiste nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Sigurisht tashm\u00eb nuk jemi n\u00eb vitin 1992. As n\u00eb vitin 1996, pasi njer\u00ebzit kan\u00eb fituar nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fakt, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb votimi i hapur vazhdon, pjes\u00ebmarr\u00ebsit nuk kan\u00eb t\u00eb mbaruar dhe ngjarjet do t\u00eb precipitojn\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr, deri n\u00eb farsa dhe tragjedi, q\u00eb do t\u00eb cenojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr krenarin\u00eb, dinjitetin dhe personalitetin e shqiptar\u00ebve, dhe pse jo edhe jet\u00ebn e nj\u00eb grupi njer\u00ebzish q\u00eb nuk kan\u00eb ditur \u00e7far\u00eb rruge t\u00eb zgjedhin tjet\u00ebr. Sigurisht q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ka pasur dhe do t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz q\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb gjithnj\u00eb duke mallkuar opozitat p\u00ebrkat\u00ebse, ose duke pritur se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thon\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>Por q\u00eb nj\u00eb ish-deputete e Parlamentit t\u00eb par\u00eb demokratik shqiptar t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj degradimi t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb brisht\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb e pamundur. Por un\u00eb nuk jam Bertina e \u201cBig Brother\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e dua shum\u00eb, q\u00eb t\u00eb flas n\u00eb vet\u00ebn e tret\u00eb. Ky njeri jam un\u00eb, q\u00eb dua nj\u00ebsoj vajzat e bukura shqiptare q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb dhe deputetet e tjera t\u00eb Parlamentit shqiptar q\u00eb mendojn\u00eb se jo p\u00ebr faj t\u00eb tyre, Parlamenti shqiptar do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb qet\u00ebsisht edhe sikur greva t\u00eb pushoj\u00eb, sikur t\u00eb mos ket\u00eb ekzistuar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Kompromisi sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm dhe ka filluar t\u00eb artikulohet, p\u00ebrderisa zgjedhjet e parakohshme kan\u00eb filluar, k\u00ebt\u00eb her\u00eb jo me flet\u00eb votimi, por me mitingje dhe me kund\u00ebrmitingje. Madje edhe num\u00ebrimi i pjes\u00ebmarr\u00ebsve dhe konkurrenca mes tyre, t\u00eb kujton num\u00ebrimin e votave.<\/p>\n<p>Periudha e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme po troket te dera, p\u00ebrderisa nuk po pranohet asnj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje dhe asnj\u00eb kompromis tjet\u00ebr. Fatkeq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb parap\u00eblqyer q\u00eb t\u00eb mos ta respektojn\u00eb fare votimin e fsheht\u00eb, por me hov apo me k\u00ebng\u00eb, kantata apo \u201creality show\u201d nga nj\u00eb an\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr me dramaticitetin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb njer\u00ebzor, po tregojn\u00eb vullnetin e tyre n\u00eb nj\u00eb katrahur\u00eb t\u00eb re demokratike. Pasi t\u00eb dyja pal\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb barabarta, ose nuk respektohen nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, respektimi i Kushtetut\u00ebs n\u00eb rast se cenohet nga k\u00ebrkesat e deritanishme t\u00eb opozit\u00ebs, mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr veten time, i fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb deklaruesit e deri sot\u00ebm, q\u00eb me deklaratat e tyre t\u00eb hapura dhe votimin e tyre t\u00eb hapur, nj\u00ebsoj si n\u00eb koh\u00ebn kur nuk p\u00ebrdoreshin fare kabinat e fshehta, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar degradimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb zgjedhjeve, po kontribuojn\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, t\u00eb thjeshta dhe t\u00eb qeta, t\u00eb cilat po i provokojn\u00eb pa e ditur as vet\u00eb, por q\u00eb mund t\u2019i ken\u00eb thell\u00eb-thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Natasha Lako Kur flasim sot p\u00ebr konfliktet dhe kund\u00ebrth\u00ebniet q\u00eb shkaktojn\u00eb kriz\u00eb politike, nuk jemi m\u00eb as n\u00eb koh\u00ebn e parlamentit t\u00eb Ypit, q\u00eb rrethonte n\u00eb vitin 1923 opozit\u00ebn e Nolit dhe t\u00eb Gurakuqit, as n\u00eb vitin 1936 kur mbylleshin t\u00eb gjitha gazetat dhe revistat q\u00eb flisnin p\u00ebr grev\u00ebn e buk\u00ebs, as n\u00eb vitin 1946 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2734","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Po fryn era e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Po fryn era e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Natasha Lako Kur flasim sot p\u00ebr konfliktet dhe kund\u00ebrth\u00ebniet q\u00eb shkaktojn\u00eb kriz\u00eb politike, nuk jemi m\u00eb as n\u00eb koh\u00ebn e parlamentit t\u00eb Ypit, q\u00eb rrethonte n\u00eb vitin 1923 opozit\u00ebn e Nolit dhe t\u00eb Gurakuqit, as n\u00eb vitin 1936 kur mbylleshin t\u00eb gjitha gazetat dhe revistat q\u00eb flisnin p\u00ebr grev\u00ebn e buk\u00ebs, as n\u00eb vitin 1946 [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-19T22:56:26+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Po fryn era e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme\",\"datePublished\":\"2010-05-19T22:56:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\\\/\"},\"wordCount\":3033,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\\\/\",\"name\":\"Po fryn era e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-05-19T22:56:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Po fryn era e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Po fryn era e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Po fryn era e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Natasha Lako Kur flasim sot p\u00ebr konfliktet dhe kund\u00ebrth\u00ebniet q\u00eb shkaktojn\u00eb kriz\u00eb politike, nuk jemi m\u00eb as n\u00eb koh\u00ebn e parlamentit t\u00eb Ypit, q\u00eb rrethonte n\u00eb vitin 1923 opozit\u00ebn e Nolit dhe t\u00eb Gurakuqit, as n\u00eb vitin 1936 kur mbylleshin t\u00eb gjitha gazetat dhe revistat q\u00eb flisnin p\u00ebr grev\u00ebn e buk\u00ebs, as n\u00eb vitin 1946 [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-19T22:56:26+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Po fryn era e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme","datePublished":"2010-05-19T22:56:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/"},"wordCount":3033,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/","name":"Po fryn era e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-05-19T22:56:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-fryn-era-e-zgjedhjeve-te-parakohshme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Po fryn era e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2734"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2734\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}