{"id":2725,"date":"2010-05-19T23:35:58","date_gmt":"2010-05-19T22:35:58","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2725"},"modified":"2010-05-19T23:35:58","modified_gmt":"2010-05-19T22:35:58","slug":"rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/","title":{"rendered":"Rama: Nes\u00ebr dit\u00eb e mbar\u00eb, por nuk zmbrapsemi n\u00ebse zgjidhja nuk vjen"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>19.05.2010<\/em><\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE E RAMES<\/strong> &#8211; Kryetari i PS Edi Rama, ka kerkuar sot ne mbremje mbylljen e greves se urise dhe ka njoftuar nisjen e bisedimeve me kryeministrin Sali Berisha neser ne Stasburg. Rama ka lene te kuptohet ne fjalen e tij se ka nje garanci nga nderkombetaret per zgjidhjen e krizes. Por ai ka theksuar se nese transparenca nuk arrihet, protesta nuk do ndalet.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/greva_mbyllet_190510.jpg\" border=\"0\" alt=\"Edi Rama me greviste\" width=\"500\" \/><br \/>\n<strong>Mbyllja e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb 19 ditore<\/strong><\/p>\n<p>&#8216;&#8230;Le t\u00eb urojm\u00eb miq, t\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, qytetar\u00eb e qytetare t\u00eb k\u00ebtij vendi, se nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb dita e mbar\u00eb, por ne nuk zmbrapsemi dhe jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrpjekje e sakrifica t\u00eb reja n\u00eb rast se zgjidhja nuk do t\u00eb vij\u00eb dhe n\u00eb rast se arsyeja e forc\u00ebs do vazhdoj\u00eb ti imponohet forc\u00ebs s\u00eb arsyes&#8230;&#8217; &#8211; u shpreh ai<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e Ram\u00ebs n\u00eb protest\u00ebn e mbasdites<\/strong>:<\/p>\n<p>Motra dhe v\u00ebllez\u00ebr ju shpreh t\u00eb gjith\u00ebve mir\u00ebnjohjen e thell\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen, kurajon, k\u00ebmb\u00ebnguljen dhe me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme pasionin me t\u00eb cilin jeni b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj rruge t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Kjo mir\u00ebnjohje \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju q\u00eb jeni k\u00ebtu. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb na ndjekin sot n\u00ebp\u00ebrmjet kamerave t\u00eb televizionit, t\u00eb cilat nuk i jan\u00eb ndar\u00eb k\u00ebsaj proteste t\u00eb pandalshme. Por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sot ndoshta nuk na ndjekin drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por na kan\u00eb ndjekur duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj rruge, secili n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn dhe me mund\u00ebsit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb rruga e v\u00ebshtir\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb bie ndesh me g\u00ebnjeshtr\u00ebn n\u00eb pushtet. \u00cbsht\u00eb rruga e v\u00ebshtir\u00eb e transparenc\u00ebs q\u00eb ndesh n\u00eb trysnin\u00eb e err\u00ebsir\u00ebs ku mbahet peng demokracia shqiptare. \u00cbsht\u00eb rruga e v\u00ebshtir\u00eb e nj\u00eb kap\u00ebrcimi historik nga kapitulli rraskapit\u00ebs i zgjedhjeve t\u00eb deformuara e t\u00eb kontestuara, n\u00eb nj\u00eb kapitull t\u00eb ri zgjedhjesh t\u00eb lira, t\u00eb drejta dhe transparente. \u00cbsht\u00eb thjesht\u00eb rruga drejt &#8220;Shqip\u00ebris\u00eb si gjith\u00eb Europa&#8221;.<\/p>\n<p>Kemi p\u00ebrjetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mundimshme situata nga m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat, mes shpifjeve , fyerjeve, akuzave apo keqkuptimeve, sulmeve nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt. Kemi jetuar momente nga m\u00eb ngaz\u00ebllueset, kur \u00ebndrrat dhe shpresat tona jan\u00eb b\u00ebr\u00eb det njer\u00ebzor dhe jan\u00eb derdhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bulevard, n\u00eb manifestime t\u00eb paharrueshme proteste, p\u00ebr lirin\u00eb e vot\u00ebs, p\u00ebr transparenc\u00ebn e zgjedhjeve. P\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e m\u00eb t\u00eb zhvilluar ekonomikisht. Protesta q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nder atdheut ton\u00eb dhe i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nder t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb to, duke mbrojtur pik\u00ebrisht parime e vlera mbi t\u00eb cilat ne e d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ngritur atdheun ton\u00eb. Po mbi t\u00eb gjitha kemi kaluar dit\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Si k\u00ebto 19-t\u00eb dit\u00ebt e fundit ku shpirti opozitar \u00ebsht\u00eb mish\u00ebruar si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb 202 trupa, burrash e grash, djemsh e vajzash. Q\u00eb i kan\u00eb d\u00ebshmuar Shqip\u00ebris\u00eb se idealet dhe idet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend as kan\u00eb vdekur e as jan\u00eb katandisur thjesht n\u00eb fjal\u00eb boshe. K\u00ebta njer\u00ebz si ne t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto 19-t\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne di\u00e7ka madh\u00ebshtore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb u p\u00ebrulemi me mir\u00ebnjohjen, respektin dhe admirimin m\u00eb t\u00eb madh. Kan\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb paharrueshme p\u00ebr kujtes\u00ebn opozitare t\u00eb k\u00ebtij vendi. Di\u00e7ka t\u00eb pashlyeshme, nga flet\u00ebt e librit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb demokratizimit t\u00eb k\u00ebtij vendi. Di\u00e7ka q\u00eb koha vet\u00ebm do ta rris\u00eb n\u00eb pesh\u00eb dhe n\u00eb vler\u00eb, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>U k\u00ebrkoj ndjes\u00eb q\u00eb sot nuk mund ti p\u00ebrmend q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb. N\u00eb rast se disa prej tyre do ti ve\u00e7oj, kjo nuk e b\u00ebn aspak m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl kontributin e atyre q\u00eb k\u00ebtu nuk mund ti p\u00ebrmend, p\u00ebr arsye kohe dhe vendi. Dua t\u00eb ve\u00e7oj me radh\u00eb Blendi Klosin, i cili ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmend hyri n\u00eb k\u00ebt\u00eb grev\u00eb, me barr\u00ebn e nj\u00eb organizmi q\u00eb nuk ja k\u00ebshillonte sakrific\u00ebn q\u00eb ai e b\u00ebri. Duke kap\u00ebrcyer \u00e7do parashikim edhe pse na mbajti t\u00eb gjith\u00ebve me zem\u00ebr t\u00eb dridhur p\u00ebrdit\u00eb, n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb me vdekjen. E cila ishte shprehja m\u00eb shembullore e k\u00ebsaj sakrifice t\u00eb pashoqe.<\/p>\n<p>Fatmir Xhaf\u00ebn, q\u00eb u kujdes or\u00eb e \u00e7ast, q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb mes t\u00eb gjith\u00ebve. Shega Ligorin q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb spital, e plagosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb st\u00ebrzgjatur. Po m\u00eb shum\u00eb e prekur n\u00eb dinjitetin e saj p\u00ebr gjith\u00e7ka t\u00eb padenj\u00eb q\u00eb ju desh t\u00eb d\u00ebgjonte bashk\u00eb me t\u00eb tjera gra e vajza. Q\u00eb d\u00ebshmuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me at\u00eb t\u00eb burrave dhe t\u00eb djemve. Bashk\u00eb me Olta Xha\u00e7k\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ajo n\u00eb spital sot. Me Ledi Shamkun, me Anila Batallin, me Flor\u00ebn, me Mimoza Bo\u00e7arin e Elsa Lil\u00ebn, q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb \u00e7ad\u00ebr.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj e t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes p\u00ebrpara jush e bashk\u00eb me ju, Ilir Beqen, Gjovalin Kadelin, djemt\u00eb dhe burrat e Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb Lezh\u00ebs. S\u00eb bashku me Gazmir Bizhg\u00ebn, me djemt\u00eb e Durr\u00ebsit e me Klodiana Spahiun. Grevisten dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht mjeken e shum\u00eb p\u00ebrkushtuar. E m\u00eb tej dua t\u00eb fal\u00ebnderoj e t\u00eb duartrokas bashk\u00eb me ju, p\u00ebr nj\u00eb sakrific\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, Besnik Baren, deputetin e kryeqytetit. Artan Ga\u00e7in, e m\u00eb tutje akoma Eltar Ded\u00ebn me djemt\u00eb e Vlor\u00ebs. Arben Malajn, Agim Lek\u00ebn i cili vazhdon t\u00eb kuroj\u00eb trupin e plagosur, s\u00eb bashku me djemt\u00eb e tjer\u00eb t\u00eb Elbasanit. Me Sk\u00ebnder Has\u00ebn, Taulant Ball\u00ebn dhe \u00e7unat e Librazhdit.<\/p>\n<p>E me radh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duke u munduar q\u00eb t\u00eb mos harroj asnj\u00eb dhe nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb q\u00eb sapo m\u00eb erdhi parasysh, e q\u00eb p\u00ebr pak e harrova. E q\u00eb n\u00eb fakt vlen shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur k\u00ebto fal\u00ebnderime, Ermonela Felajn, deputeten e Beratit. Me t\u00eb gjith\u00eb mjek\u00ebt, mjeket, infermieret, qofshin ata q\u00eb k\u00ebtu q\u00ebndrojn\u00eb prej 19 dit\u00ebsh, 24 or\u00eb n\u00eb 24-\u00ebr, me profesor Sabit Brokaj n\u00eb krye. Qofshin ata q\u00eb n\u00eb spitalin e Tiran\u00ebs kan\u00eb d\u00ebshmuar jo vet\u00ebm p\u00ebrkujdesje, por edhe nj\u00eb solidaritet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb ka ardhur n\u00eb rritje, duke par\u00eb analizat e k\u00ebtyre njer\u00ebzve. Duke par\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e trupave t\u00eb tyre t\u00eb pa ngr\u00ebn\u00eb dit\u00eb e dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Dhe duke par\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e tyre n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje.<\/p>\n<p>q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e nj\u00eb pale kund\u00ebr nj\u00eb pale tjet\u00ebr, po \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e nj\u00eb force t\u00eb bashkuar njer\u00ebzish t\u00eb zakonsh\u00ebm, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shkruajn\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb meriton m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr \u00e7do familje shqiptare, qoft\u00eb me bindje e p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb majta, qoft\u00eb me bindje e p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb djathta. Q\u00eb jeton jasht\u00eb oborrit t\u00eb k\u00ebtij pushteti, e q\u00eb sigurisht meriton m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr \u00e7do f\u00ebmij\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi. Edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e atyre q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, n\u00eb fakt kan\u00eb shkelur r\u00ebnd\u00eb mbi etik\u00ebn, mbi dinjitetin dhe mbi \u00e7do parim e vler\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs qytetare e demokratike, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Keqardhje p\u00ebr kund\u00ebrshtarin politik, q\u00eb nuk gjeti kurajo p\u00ebr ta par\u00eb n\u00eb sy t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e bukur t\u00eb k\u00ebsaj sakrifice. E as mundi ti ikte ngasjes p\u00ebr t\u00eb hedhur balt\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, mbi k\u00ebt\u00eb oaz lirie, dinjiteti dhe aspiratash t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr vetveten. Keqardhje p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb u rreshtua me kund\u00ebrshtarin, duke hedhur grushtin e vet\u00eb t\u00eb balt\u00ebs, mbi luft\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj barrikade njer\u00ebzore. E cila ju kund\u00ebrvu pushtetit t\u00eb s\u00eb keqes dhe meskinitetit me forc\u00ebn e zemr\u00ebs dhe t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb njeriut p\u00ebr vendin dhe p\u00ebr njer\u00ebzit. Keqardhje edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb frika dhe buka e qeveris\u00eb nuk i la ta kap\u00ebrcenin pragun e k\u00ebsaj proteste p\u00ebr lirin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve apo i shtyu radh\u00eb n\u00eb turmat e antimitingjeve qeveritare. Por kori i zhurmsh\u00ebm qeveritar, i oborrtar\u00ebve, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve dhe altorpalant\u00ebve t\u00eb pushtetit nuk e pengoi z\u00ebrin e k\u00ebsaj opozite t\u00eb paepur t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb \u00e7do vesh t\u00eb interesuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Llogoret e hapura ngado kund\u00ebr nesh, pengesat e ngritura kudo kund\u00ebr nesh, rrug\u00ebt e shtremb\u00ebrimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb informacionit n\u00eb d\u00ebmin ton\u00eb, nuk e penguan t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00ebn dhe as mund\u00ebn t\u00eb na mbanin larg t\u00eb gjith\u00eb atyre miqve dhe partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb ndjekur gjithnj\u00eb e me shum\u00eb v\u00ebmendje e ndjeshm\u00ebri problemin e pazgjidhur t\u00eb transparenc\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb treguar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb kuptuar shkaqet e k\u00ebsaj krize t\u00eb zgjatur dhe arsyet e protest\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar deri n\u00eb sakrific\u00ebn e madhe t\u00eb k\u00ebtyre 19 dit\u00ebve. Dhe sot pavar\u00ebsisht k\u00ebndv\u00ebshtrimeve dhe qasjeve natyrsh\u00ebm t\u00eb ndryshme ndaj k\u00ebsaj krize p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb kohe, t\u00eb majt\u00ebt dhe t\u00eb djatht\u00ebt europian\u00eb s\u00ebbashku kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje se kjo gjendje nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb dhe kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr tu angazhuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me t\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje kompromisi q\u00eb i hap rrug\u00ebn transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Motra dhe v\u00ebllez\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrish fundi i betej\u00ebs son\u00eb, por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe pa asnj\u00eb dyshim i vlefsh\u00ebm, si nj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb shprehur t\u00eb gjith\u00eb vullnetin ton\u00eb q\u00eb zgjidhja t\u00eb gjendet dhe transparenca t\u00eb b\u00ebhet. Ne nuk e kemi harruar p\u00ebr asnj\u00eb sekond\u00eb t\u00eb vetme se n\u00eb \u00e7&#8217;moment \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Shqip\u00ebria dhe se n\u00eb \u00e7&#8217;pjes\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs son\u00eb drejt BE \u00ebsht\u00eb vendi yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt. E pavar\u00ebsisht se jan\u00eb munduar t\u00eb thon\u00eb e t\u00eb prodhojn\u00eb se ne jemi t\u00eb pandjesh\u00ebm ndaj sfidave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb liberalizmit t\u00eb vizave dhe t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb europ\u00eb, e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ndjeshm\u00ebria jon\u00eb ndaj k\u00ebtyre sfidave t\u00eb posa\u00e7me, na ka shtyr\u00eb dhe mbajtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb, e cila nuk k\u00ebrkon asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe asgj\u00eb m\u00eb pak sesa Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa.<\/p>\n<p>Kush i ka hedhur bashk\u00eb me ne, hapat e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mundimshme, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ton\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb apo kush i ka ndjekur k\u00ebto hapa nga \u00e7far\u00ebdo pozicioni, nuk mund t\u00eb mos i kujtohet se n\u00eb \u00e7do \u00e7ast ne kemi qen\u00eb t\u00eb hapur dhe t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr dialog dhe p\u00ebr \u00e7do kompromis q\u00eb nuk komprometon transparenc\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb garancive p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme dhe t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave q\u00eb nuk mund tu mohohen m\u00eb qytetar\u00ebve dhe qytetareve t\u00eb k\u00ebtij vendi, t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm p\u00ebrmes k\u00ebtyre garancive mund t\u00eb fitojn\u00eb at\u00eb stad q\u00eb \u00e7do qytetar europian ka, si nj\u00eb gjykues ekskluziv i atyre q\u00eb qeverisin duke vendosur me vot\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron q\u00eb ta qeveris dhe pa qen\u00eb kurr\u00eb i detyruar q\u00eb t\u00eb qeveriset nga ata q\u00eb nuk e len\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb.<\/p>\n<p>Nes\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs evropiane, me mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjith\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar presin n\u00eb tryez\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar zgjidhjen dhe p\u00ebr ti hapur rrug\u00ebn jo vet\u00ebm transparenc\u00ebs, por edhe p\u00ebrballjes me sfidat e integrimit. P\u00ebrgjigja ime n\u00eb emrin e t\u00eb gjith\u00ebve ju, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e rrug\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb mundimshme t\u00eb k\u00ebsaj proteste k\u00ebtu e muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb e ngrit\u00ebn n\u00eb pidestal me sakrific\u00ebn e tyre k\u00ebtu n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb, ka qen\u00eb e menj\u00ebhershme dhe pa asnj\u00eb ngurim, po ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm ti japim zgjidhje k\u00ebsaj krize.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb hapim rrug\u00ebn e liberalizmit t\u00eb vizave. Ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb hapim rrug\u00ebn e integrimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt BE. Uroj dhe shpresoj q\u00eb edhe pala tjet\u00ebr t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb apo edhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb ndaj me ju bindjen se t\u00eb gjith\u00eb s\u00ebbashku duhet ti b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb sakrific\u00ebn e grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb q\u00eb t\u00eb bien n\u00eb nj\u00eb mendje me ne p\u00ebr ta ndalur k\u00ebt\u00eb grev\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ora e nj\u00eb shansi t\u00eb ri, \u00ebsht\u00eb momenti i nj\u00eb mund\u00ebsie t\u00eb re, \u00ebsht\u00eb dita p\u00ebr t\u00eb mos e len\u00eb k\u00ebt\u00eb shans t\u00eb humbas\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zhb\u00ebhet, sepse \u00e7do shans q\u00eb humbet, \u00e7do mund\u00ebsi q\u00eb zhb\u00ebhet, \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e \u00e7muar dhe energji e vyer, q\u00eb humbet e \u00e7&#8217;b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb denj\u00eb sa vet\u00eb liria dhe t\u00eb drejtat e njeriut, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje plot\u00ebsisht t\u00eb shmangshme n\u00eb rast se forca e arsyes triumfon mbi arsyen e forc\u00ebs.<\/p>\n<p>E ashtu si gjithmon\u00eb, ashtu si edhe n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta muaj, edhe sot ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se ajo q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb em\u00ebr jo t\u00eb interesit t\u00eb nj\u00eb pale, por t\u00eb interesit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb urojm\u00eb miq, t\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, qytetar\u00eb e qytetare t\u00eb k\u00ebtij vendi, se nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb dita e mbar\u00eb, por le ta p\u00ebrsh\u00ebndesim nj\u00ebri tjetrin duke garantuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht, se ne nuk ndalemi, ne nuk zmbrapsemi dhe se ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrpjekje e sakrifica t\u00eb reja n\u00eb rast se zgjidhja nuk do t\u00eb vij\u00eb dhe n\u00eb rast se arsyeja e forc\u00ebs do vazhdoj\u00eb ti imponohet forc\u00ebs s\u00eb arsyes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Online, 19.05.2010 FJALA E PLOTE E RAMES &#8211; Kryetari i PS Edi Rama, ka kerkuar sot ne mbremje mbylljen e greves se urise dhe ka njoftuar nisjen e bisedimeve me kryeministrin Sali Berisha neser ne Stasburg. Rama ka lene te kuptohet ne fjalen e tij se ka nje garanci nga nderkombetaret per zgjidhjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2725","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rama: Nes\u00ebr dit\u00eb e mbar\u00eb, por nuk zmbrapsemi n\u00ebse zgjidhja nuk vjen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rama: Nes\u00ebr dit\u00eb e mbar\u00eb, por nuk zmbrapsemi n\u00ebse zgjidhja nuk vjen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Online, 19.05.2010 FJALA E PLOTE E RAMES &#8211; Kryetari i PS Edi Rama, ka kerkuar sot ne mbremje mbylljen e greves se urise dhe ka njoftuar nisjen e bisedimeve me kryeministrin Sali Berisha neser ne Stasburg. Rama ka lene te kuptohet ne fjalen e tij se ka nje garanci nga nderkombetaret per zgjidhjen e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-19T22:35:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/greva_mbyllet_190510.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rama: Nes\u00ebr dit\u00eb e mbar\u00eb, por nuk zmbrapsemi n\u00ebse zgjidhja nuk vjen\",\"datePublished\":\"2010-05-19T22:35:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/\"},\"wordCount\":2561,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/greva_mbyllet_190510.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/\",\"name\":\"Rama: Nes\u00ebr dit\u00eb e mbar\u00eb, por nuk zmbrapsemi n\u00ebse zgjidhja nuk vjen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/greva_mbyllet_190510.jpg\",\"datePublished\":\"2010-05-19T22:35:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/greva_mbyllet_190510.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/greva_mbyllet_190510.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rama: Nes\u00ebr dit\u00eb e mbar\u00eb, por nuk zmbrapsemi n\u00ebse zgjidhja nuk vjen\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rama: Nes\u00ebr dit\u00eb e mbar\u00eb, por nuk zmbrapsemi n\u00ebse zgjidhja nuk vjen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rama: Nes\u00ebr dit\u00eb e mbar\u00eb, por nuk zmbrapsemi n\u00ebse zgjidhja nuk vjen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Online, 19.05.2010 FJALA E PLOTE E RAMES &#8211; Kryetari i PS Edi Rama, ka kerkuar sot ne mbremje mbylljen e greves se urise dhe ka njoftuar nisjen e bisedimeve me kryeministrin Sali Berisha neser ne Stasburg. Rama ka lene te kuptohet ne fjalen e tij se ka nje garanci nga nderkombetaret per zgjidhjen e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-19T22:35:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/greva_mbyllet_190510.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rama: Nes\u00ebr dit\u00eb e mbar\u00eb, por nuk zmbrapsemi n\u00ebse zgjidhja nuk vjen","datePublished":"2010-05-19T22:35:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/"},"wordCount":2561,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/greva_mbyllet_190510.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/","name":"Rama: Nes\u00ebr dit\u00eb e mbar\u00eb, por nuk zmbrapsemi n\u00ebse zgjidhja nuk vjen - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/greva_mbyllet_190510.jpg","datePublished":"2010-05-19T22:35:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/greva_mbyllet_190510.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/greva_mbyllet_190510.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-neser-dite-e-mbare-por-nuk-zmbrapsemi-nese-zgjidhja-nuk-vjen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rama: Nes\u00ebr dit\u00eb e mbar\u00eb, por nuk zmbrapsemi n\u00ebse zgjidhja nuk vjen"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2725\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}