{"id":272,"date":"2009-11-08T09:00:32","date_gmt":"2009-11-08T08:00:32","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=272"},"modified":"2009-11-08T09:00:32","modified_gmt":"2009-11-08T08:00:32","slug":"dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/","title":{"rendered":"Dallimi midis gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i kurrizeve t\u00eb drejta dhe atyre t\u00eb p\u00ebrkulura"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Marco Travaglio<\/strong>*<\/p>\n<p>\u201cFaktet, t\u00eb ndara nga opinionet\u201d, ishte motoja e \u201cPanoram\u00ebs\u201d mitike t\u00eb Lamberto Sechit, krijues i gazetave t\u00eb m\u00ebdha dhe gazetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj. M\u00eb von\u00eb, me koh\u00eb, kjo moto ka r\u00ebn\u00eb, duke u z\u00ebvend\u00ebsuar nga nj\u00eb (moto) tjet\u00ebr m\u00eb e sofistikuar: \u201cAsnj\u00eb fakt, vet\u00ebm opinione\u201d. T\u00eb parat nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb t\u00eb dytat. Pa fakte mund t\u00eb ngul\u00ebsh k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe kund\u00ebr gjith\u00e7kaje. Me faktet, jo.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse nuk i njohin, jan\u00eb t\u00eb paditur, t\u00eb pap\u00ebrgatitur, t\u00eb shkujdesur dhe nuk kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb studiojn\u00eb, t\u00eb informohen, t\u00eb njihen me faktet e dit\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse p\u00ebr t\u00eb gjetur lajmet duhet t\u00eb lodhesh dhe ka rrezik t\u00eb djersitesh.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse nuk duan telashe dhe p\u00ebrpiqen t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb duke notuar, duke manovruar, rr\u00ebshqitur.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse kan\u00eb frik\u00eb prej padive, nga gjyqet, nga k\u00ebrkesa milion\u00ebshe p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim n\u00eb redaksi, q\u00eb e rrezikojn\u00eb rrog\u00ebn dhe t\u00ebrheqin rrufet\u00eb e botuesit t\u00eb lodhur me pagesat e avokat\u00ebve p\u00ebr ndonj\u00eb trazova\u00e7 n\u00eb redaksi.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse jan\u00eb t\u00eb bindur dhe b\u00ebjn\u00eb tifozll\u00ebk p\u00ebr nj\u00eb parti apo koalicion, dhe nuk do t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb drejtuesin.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt i sulmojn\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt nuk e ftojn\u00eb n\u00eb disa sallone, ku gjithmon\u00eb takohen udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs dhe t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs, kontrollues dhe t\u00eb kontrolluarit, rojet dhe hajdut\u00ebt, prostitutat dhe kardinal\u00ebt, princ\u00ebrit dhe revolucionar\u00ebt, fashist\u00ebt dhe luft\u00ebtar\u00ebt e p\u00ebrjetsh\u00ebm, ku t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb miq t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, dhe ku e mira \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos b\u00ebsh t\u00eb pak\u00ebnaqur ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse ngat\u00ebrrojn\u00eb baraslarg\u00ebsin\u00eb me barasaf\u00ebrsin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse thon\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e linj\u00ebs s\u00eb gazet\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse botuesi e d\u00ebshiron k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse presin ngritjen n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse s\u00eb shpejti jan\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse ata q\u00eb ua tregojn\u00eb e p\u00ebsojn\u00eb keq.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse disa gj\u00ebra nuk mund t\u00eb thuhen.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse e kan\u00eb par\u00eb se \u00e7\u2019fund pati Biagi dhe Santoro.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse politikisht \u00ebsht\u00eb e gabuar t\u00eb zhyt\u00ebsh duart n\u00eb llum, sepse rrezikon t\u00eb shprish\u00ebsh flok\u00ebt dhe t\u00eb d\u00ebmtosh ngjyr\u00ebn e p\u00ebrftuar nga dielli, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb q\u00ebndrosh politically correct.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt b\u00ebhesh jo i besuesh\u00ebm dhe i pakontrolluesh\u00ebm dhe nuk t\u00eb ftojn\u00eb n\u00eb televizione.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb e k\u00ebndshme k\u00ebshtu: paraqitesh si antikonformist, t\u00eb referohen, krijon \u201cdebatin\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb ia fshehin faktet edhe vetes, sepse kan\u00eb frik\u00eb se mos ndryshojn\u00eb mendimin.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet p\u00ebr solidaritet me Giuliano Ferrar\u00ebn, i cili, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb inteligjent, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb do t\u00eb ndihet i vetmuar.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse sh\u00ebrbimet sekrete e paguajn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, edhe pse nuk e paguajn\u00eb, por ndoshta nj\u00eb dit\u00eb do ta paguajn\u00eb edhe at\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse nuk ka kush t\u2019u jap\u00eb kuraj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse asnj\u00ebri akoma nuk ua ka k\u00ebrkuar e ndoshta ndonj\u00eb dit\u00eb do t\u2019ua k\u00ebrkojn\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndonj\u00eb do t\u2019i fal\u00ebnderoj\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse shpesh jan\u00eb t\u00eb trishtueshme, t\u00eb pap\u00eblqyeshme, p\u00ebrv\u00ebluese, dhe nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb trembim shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb duan t\u00eb qeshin dhe t\u00eb zbaviten.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt iu nd\u00ebrpresin reklamat e gazet\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse p\u00ebrndryshe nuk i zgjedh (i merr) m\u00eb askush.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb fitojn\u00eb ndonj\u00eb konsulenc\u00eb me qeverin\u00eb apo RAI-in, K\u00ebshillin Bashkiak, Dhom\u00ebn e Tregtis\u00eb, Shoqat\u00ebn e Industrialist\u00ebve, sindikat\u00ebn apo Bank\u00ebn pas qoshes s\u00eb rrugic\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse u detyrohen p\u00ebr gjith\u00e7ka k\u00ebtyre personave dhe nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i zhg\u00ebnjejn\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kthesh kamban\u00ebn, kur fryn era.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse njer\u00ebzit do t\u00eb kuptonin gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>&#8211; Ka nga ata q\u00eb i fshehin faktet, sepse kan\u00eb lindur sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb dhe, si\u00e7 thoshte Viktor Hugo, \u201cka njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb paguajn\u00eb q\u00eb t\u00eb shiten\u201d.<\/p>\n<p>\u2026 Gazetar\u00ebt ndahen n\u00eb dy kategori. T\u00eb djatht\u00eb e t\u00eb majt\u00eb? As n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Luan\u00eb e lepuj? Jo more. T\u00eb televizionit dhe t\u00eb shtypit? E kot\u00eb. T\u00eb aft\u00eb dhe analfabet\u00eb? As na shkon nd\u00ebrmend. T\u00eb guximsh\u00ebm apo t\u00eb mek\u00ebt? Ik tutje. Objektiv\u00eb apo fraksionist\u00eb? As k\u00ebshtu. Sot dallimi i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb i ndan kategorit\u00eb, \u00ebsht\u00eb ajo e kurrizeve t\u00eb drejta dhe kurrizeve t\u00eb p\u00ebrkulura apo t\u00eb lakueshme.<\/p>\n<p>Pse shum\u00eb gazetar\u00eb i zhdukin faktet? Sepse nuk e duan mjaftuesh\u00ebm profesionin e tyre, d.m.th., lexuesit apo shikuesit e tyre. Sepse kur shkruajn\u00eb apo flasin, nuk mendojn\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i lexon apo i d\u00ebgjon, por p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt e p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera: p\u00ebr t\u00eb fuqishmit e politik\u00ebs e t\u00eb ekonomis\u00eb, p\u00ebr botuesit e sot\u00ebm apo ndoshta t\u00eb s\u00eb nes\u00ebrmes, p\u00ebr koleg\u00ebt dhe rival\u00ebt, p\u00ebr rrog\u00ebn e fundmuajit, p\u00ebr pensionin apo p\u00ebr ndok\u00ebnd q\u00eb mund t\u2019i v\u00ebr\u00eb re dhe t\u2019i angazhoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb profesion tjet\u00ebr m\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Si\u00e7 shprehej Montanelli, ndryshimi midis atij q\u00eb shkruan p\u00ebr lexuesit e tij dhe atij q\u00eb shkruan p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, diktohet menj\u00ebher\u00eb: i pari flet qart\u00eb dhe e kuptojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, i dyti flet me kode dhe e kuptojn\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb.<\/p>\n<p>Shpesh ngat\u00ebrrohet kuptimi midis objektivitetit, paan\u00ebsis\u00eb dhe asnjan\u00ebsis\u00eb\u2026 Objektivizmi \u00ebsht\u00eb i pamundur; secili prej nesh lind me interesa t\u00eb caktuara dhe pasione t\u00eb veta, rritet i edukuar me vlera t\u00eb caktuara. K\u00ebndv\u00ebshtrimi i tij mbi bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb origjinal e q\u00eb dikton m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb t\u00eb parit t\u00eb gj\u00ebrave dhe rrjedhimisht t\u00eb t\u00eb gjykuarit.<\/p>\n<p>Kur tre d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb ndodhie thirren n\u00eb gjyq p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00ebn betim, ata tregojn\u00eb n\u00eb tri m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se dy prej tyre g\u00ebnjejn\u00eb. Q\u00eb t\u00eb tre tregojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tyre, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ndodhi (fakt), filtruar nga tri \u201ckultura\u201d t\u00eb ndryshme. Nga e nj\u00ebjta ndodhi secili v\u00ebren ose kujton nj\u00eb pamje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nj\u00eb prekje, nj\u00eb emocion q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00eb i ngjash\u00ebm me ato t\u00eb v\u00ebrejtura apo t\u00eb mbajtura mend nga dy t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebri nuk mund t\u00eb jet\u00eb objektiv dhe i paansh\u00ebm. Vet\u00ebm robot\u00ebt jan\u00eb objektiv\u00eb dhe t\u00eb vdekurit jan\u00eb t\u00eb paansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb pretendosh q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkall\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit apo prioritetit. As q\u00eb mund t\u00eb imagjinohet q\u00eb nj\u00eb qenie e gjall\u00eb t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb me pasionin e tij n\u00eb tregimin e nj\u00eb ngjarjeje.<\/p>\n<p>\u2026 Duke u kthyer te shembulli yn\u00eb i tre d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb gjyq, nj\u00eb gj\u00eb mund ose duhet q\u00eb t\u00eb pretendojm\u00eb: t\u00eb tria versionet e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs ngjarje (fakti) t\u00eb respektojn\u00eb thelbin e tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb rregulli i vjet\u00ebr i gazetaris\u00eb anglosaksone, e ashtuquajtura \u201ckat\u00ebr w\u201d: kush, \u00e7far\u00eb, kur, me shtes\u00ebn e domosdoshme, p\u00ebrse?<\/p>\n<p>Si t\u00eb tre d\u00ebshmitar\u00ebt gjat\u00eb procesit edhe tre gazetar\u00ebt, t\u00eb zot\u00eb e t\u00eb p\u00ebrkushtuar, do ta tregojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ndodhi n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme n\u00eb gazetat e tyre.<\/p>\n<p>Ndryshimi i paraqitjes n\u00eb tri k\u00ebndv\u00ebshtrime jo t\u00eb nj\u00ebjta, n\u00eb rast se thelbi i ngjarjes (faktit) \u00ebsht\u00eb respektuar, nuk p\u00ebrb\u00ebn problem; kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasurim p\u00ebr lexuesin dhe vet\u00eb ata, gazetar\u00ebt. Ja p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb shum\u00eb gazeta dhe shum\u00eb TV, ku shum\u00eb gazetar\u00eb do t\u00eb mundnin t\u00eb p\u00ebrshkruanin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ndodhi (fakt). Ky quhet Pluraliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai q\u00eb i p\u00ebrshkruan faktet me nd\u00ebrgjegje nuk \u00ebsht\u00eb llafollog, por harmonik. Pastaj kemi edhe gazetar\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm; ky \u00ebsht\u00eb i bindur se t\u00eb mir\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nga kjo an\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijt\u00eb nga ana tjet\u00ebr. K\u00ebtij i vjen p\u00ebr mbar\u00eb, p\u00ebr motive t\u00eb interesit personal, p\u00ebr miq\u00ebsi apo p\u00ebrkat\u00ebsi partiake, p\u00ebr interesa biznesi apo karriere, nga servilizmi, frika apo oportunizmi, apo urdhrat e shefave, t\u2019i jap\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb e t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb tjetr\u00ebn. N\u00eb k\u00ebto raste, n\u00ebse gazetari i pasqyron gj\u00ebrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndryshme nga koleg\u00ebt e vet, nuk \u00ebsht\u00eb se ai i shikon ashtu, por sepse Duhet ose D\u00ebshiron t\u2019i tregoj\u00eb k\u00ebshtu, megjith\u00ebse e di shum\u00eb mir\u00eb se po g\u00ebnjen.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb hesht\u00eb mbi disa fakte t\u00eb pak\u00ebndshme (p\u00ebr veten apo p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt), duke arritur deri edhe n\u00eb p\u00ebrmbysjen e thelbit t\u00eb lajmit, sepse e censurojn\u00eb ose b\u00ebn autocensur\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto raste, kronikat e tij nuk tregojn\u00eb pluraliz\u00ebm, por nj\u00eb grumbull pa form\u00eb g\u00ebnjeshtrash dhe gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetash. Duke bashkuar dy gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, nuk arrihet nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Arrihet nj\u00eb dopio g\u00ebnjesht\u00ebr, e m\u00eb keq akoma, duke bashkuar g\u00ebnjeshtra t\u00eb ndryshme, arrihet nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr me fuqi t\u00eb shum\u00ebfishuar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e mir\u00eb mungesa totale e informacionit sesa nj\u00eb shumic\u00eb e informacioneve gjysmake ose false. N\u00eb rast se nj\u00eb njeri nuk di asgj\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb dij\u00eb di\u00e7ka. Por, n\u00eb rast se do t\u00eb dij\u00eb di\u00e7ka, e kjo di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb false, por ai nuk e di k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb mendoj\u00eb se e njeh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe do ta regjistroj\u00eb at\u00eb (informacionin fals) n\u00eb mendjen e tij, duke mos pranuar informacione q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. T\u00eb informosh p\u00ebr nj\u00eb ngjarje (fakt) at\u00eb q\u00eb nuk di asgj\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb sesa t\u00eb informosh at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb njohur m\u00eb par\u00eb me nj\u00eb lajm fals ose t\u00eb manipuluar.<\/p>\n<p>S\u00eb pari duhet bindur se \u00ebsht\u00eb mashtruar (rrethan\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pranohet), t\u2019ia heq\u00ebsh nga mendja lajmin fals dhe pastaj t\u2019ia z\u00ebvend\u00ebsosh me lajmin e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>\u2026 Gazetari i mir\u00eb duhet s\u00eb pari t\u00eb njoh\u00eb themelet e zanatit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ditur t\u00eb dalloj\u00eb burimet e besueshme nga ato t\u00eb pabesueshme, p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte, p\u00ebr t\u00eb st\u00ebrvitur syrin, q\u00eb t\u00eb dalloj\u00eb thelbin e \u00e7do fakti e t\u00eb dij\u00eb ta tregoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb kuptueshme dhe t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, ai \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzor, bagazhi i tij kulturor do ta drejtoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i kushtuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe k\u00ebtij apo atij aspekti t\u00eb faktit q\u00eb po tregon, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb n\u00eb vend t\u00eb tjetr\u00ebs, zgjedhjen e ngjarjes sipas ideve t\u00eb tij, e t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb me emocionet e tij n\u00eb disa ngjarje dhe fate t\u00eb personazheve.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb normale dhe pozitive, n\u00eb rast se bagazhi kulturor, ideor dhe emocional \u00ebsht\u00eb i tij dhe jo i t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2026 Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb jesh i s\u00eb majt\u00ebs apo i s\u00eb djatht\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb normale dhe e drejt\u00eb. Secili ka idet\u00eb e tij, duhet t\u00eb ket\u00eb idet\u00eb e tij, do t\u00eb qe fatkeq\u00ebsi po t\u00eb mos i kishte. N\u00eb nj\u00eb vend ku mbizot\u00ebrojn\u00eb dy pole, t\u00eb pakt\u00ebn dit\u00ebn e zgjedhjeve, qytetar\u00ebt, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe gjyqtar\u00ebt, gazetar\u00ebt dhe jurist\u00ebt e Kushtetut\u00ebs, hedhin vot\u00ebn e tyre n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb majt\u00ebve, t\u00eb djatht\u00ebve dhe nj\u00eb pakic\u00eb nuk voton p\u00ebr ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kur nj\u00eb ide politike ose fushat\u00eb elektorale ndot paan\u00ebsin\u00eb e gjykat\u00ebsit apo gazetarit n\u00eb pun\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme profesionale.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr gjyqtar\u00ebve t\u00eb politizuar (shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb se sa besohet), p\u00ebr vepra apo vendime t\u00eb ndikuara ideologjikisht, ka mund\u00ebsi t\u00eb shumta p\u00ebr t\u2019u ankuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr gazetar\u00ebve t\u00eb politizuar (shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb se sa mendohet), n\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve nuk ka ila\u00e7; nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr lexuesin ta dalloj\u00eb dhe akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebr telespektator\u00ebt.<\/p>\n<p>Lexuesi ka mund\u00ebsi t\u00eb nderoj\u00eb gazet\u00ebn (megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, gazeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zakon). Por teleshikuesi \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar t\u00eb v\u00ebrdalloset nd\u00ebrmjet kanaleve t\u00eb ndrysh\u00ebm vet\u00ebm n\u00eb paraqitje e ku veprojn\u00eb pothuajse vet\u00ebm gazetar\u00eb t\u00eb politizuar, sepse n\u00eb televizion komandon Politika.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb na mbetet t\u00eb mendojm\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs politik dhe nga nj\u00ebra an\u00eb quhet fals lajmi i pap\u00eblqyesh\u00ebm, d.m.th., si jo i v\u00ebrtet\u00eb, nga ana tjet\u00ebr diskreditohet dhe delegjitimohet funksioni i kontrollit t\u00eb lajmit. Pranohet q\u00eb Pushteti t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet e veta gazetar\u00ebt miq e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u2019i neutralizoj\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr fat akoma ekzistojn\u00eb, megjith\u00ebse gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>* Marco Travaglio \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb me z\u00eb t\u00eb gazetaris\u00eb hetuese t\u00eb dit\u00ebve tona. \u00cbsht\u00eb autor dhe bashkautor i shum\u00eb botimeve q\u00eb kan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tyre mafien, korrupsionin dhe gjendjen e medies s\u00eb sotme italiane si \u201cMontanelli dhe Kavalieri\u201d, \u201cT\u00eb paprekshmit\u201d, \u201cBerluskomike\u201d, \u201cDuart e pastra, historia e v\u00ebrtet\u00eb\u201d, \u201cDuart e pista\u201d, \u201cRegjimi\u201d etj. P\u00ebr artikujt dhe librat e tij demaskues \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt sulmi p\u00ebr \u201cshpifje\u201d. P\u00ebr rolin e gazetarit M. Travaglio shprehet:<\/p>\n<p>\u201cGazetari ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb faktet, mund\u00ebsisht ato m\u00eb flagrantet, q\u00eb pushteti p\u00ebrpiqet t`i fsheh\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr ato q\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb hesht\u00eb ose t`i mbaj\u00eb t\u00eb fshehur. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi bashk\u00ebjeton me pushtetin, z\u00ebrin e t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr\u00e7on. Gazetari duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb larg t\u00eb fuqishmeve duke i shqet\u00ebsuar dhe kontrolluar vazhdimisht\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr rolin aktiv t\u00eb shtypit amerikan, gazetari italian e quan gazetarin\u00eb \u201cqen roje i popullit kundrejt pushtetit\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrktheu: <strong>Fatbardha Demi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Marco Travaglio* \u201cFaktet, t\u00eb ndara nga opinionet\u201d, ishte motoja e \u201cPanoram\u00ebs\u201d mitike t\u00eb Lamberto Sechit, krijues i gazetave t\u00eb m\u00ebdha dhe gazetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj. M\u00eb von\u00eb, me koh\u00eb, kjo moto ka r\u00ebn\u00eb, duke u z\u00ebvend\u00ebsuar nga nj\u00eb (moto) tjet\u00ebr m\u00eb e sofistikuar: \u201cAsnj\u00eb fakt, vet\u00ebm opinione\u201d. T\u00eb parat nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb t\u00eb dytat. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Dallimi midis gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i kurrizeve t\u00eb drejta dhe atyre t\u00eb p\u00ebrkulura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dallimi midis gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i kurrizeve t\u00eb drejta dhe atyre t\u00eb p\u00ebrkulura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Marco Travaglio* \u201cFaktet, t\u00eb ndara nga opinionet\u201d, ishte motoja e \u201cPanoram\u00ebs\u201d mitike t\u00eb Lamberto Sechit, krijues i gazetave t\u00eb m\u00ebdha dhe gazetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj. M\u00eb von\u00eb, me koh\u00eb, kjo moto ka r\u00ebn\u00eb, duke u z\u00ebvend\u00ebsuar nga nj\u00eb (moto) tjet\u00ebr m\u00eb e sofistikuar: \u201cAsnj\u00eb fakt, vet\u00ebm opinione\u201d. T\u00eb parat nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb t\u00eb dytat. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-08T08:00:32+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Dallimi midis gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i kurrizeve t\u00eb drejta dhe atyre t\u00eb p\u00ebrkulura\",\"datePublished\":\"2009-11-08T08:00:32+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-08T08:00:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/\"},\"wordCount\":2716,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/\",\"name\":\"Dallimi midis gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i kurrizeve t\u00eb drejta dhe atyre t\u00eb p\u00ebrkulura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2009-11-08T08:00:32+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-08T08:00:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dallimi midis gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i kurrizeve t\u00eb drejta dhe atyre t\u00eb p\u00ebrkulura\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dallimi midis gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i kurrizeve t\u00eb drejta dhe atyre t\u00eb p\u00ebrkulura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Dallimi midis gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i kurrizeve t\u00eb drejta dhe atyre t\u00eb p\u00ebrkulura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Marco Travaglio* \u201cFaktet, t\u00eb ndara nga opinionet\u201d, ishte motoja e \u201cPanoram\u00ebs\u201d mitike t\u00eb Lamberto Sechit, krijues i gazetave t\u00eb m\u00ebdha dhe gazetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj. M\u00eb von\u00eb, me koh\u00eb, kjo moto ka r\u00ebn\u00eb, duke u z\u00ebvend\u00ebsuar nga nj\u00eb (moto) tjet\u00ebr m\u00eb e sofistikuar: \u201cAsnj\u00eb fakt, vet\u00ebm opinione\u201d. T\u00eb parat nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb t\u00eb dytat. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-08T08:00:32+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Dallimi midis gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i kurrizeve t\u00eb drejta dhe atyre t\u00eb p\u00ebrkulura","datePublished":"2009-11-08T08:00:32+00:00","dateModified":"2009-11-08T08:00:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/"},"wordCount":2716,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/","name":"Dallimi midis gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i kurrizeve t\u00eb drejta dhe atyre t\u00eb p\u00ebrkulura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2009-11-08T08:00:32+00:00","dateModified":"2009-11-08T08:00:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/dallimi-midis-gazetareve-eshte-ai-i-kurrizeve-te-drejta-dhe-atyre-te-perkulura\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dallimi midis gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ai i kurrizeve t\u00eb drejta dhe atyre t\u00eb p\u00ebrkulura"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=272"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/272\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=272"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=272"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=272"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}