{"id":2707,"date":"2012-05-01T22:47:58","date_gmt":"2012-05-01T21:47:58","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2707"},"modified":"2012-05-01T22:47:58","modified_gmt":"2012-05-01T21:47:58","slug":"disa-mendime-te-ardian-klosit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/","title":{"rendered":"Disa mendime t\u00eb Ardian Klosit!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ardian Klosi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ardian_klosi.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>TemA Online<\/strong>, <em>1 Maj 2012<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00cbR \u00c7IMENTON, SAVIANON DHE BERISH\u00cbN<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSe \u2018Shqip\u00ebria ka uri p\u00ebr \u00e7imento\u2019, \u2013 tha kryeministri yn\u00eb. Se \u2018\u00ebsht\u00eb mafia q\u00eb ka uri p\u00ebr \u00e7imento n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019, \u2013 tha Roberto Saviano. M\u00eb ngjan Shqip\u00ebria shpesh me nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb e kan\u00eb nxjerr\u00eb ta shesin.E Bukura e Dheut \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e p\u00ebrdal\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR POLICIN\u00cb DHE BAKSHISHIN<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDje, m\u00eb 20 dhjetor, pash\u00eb nj\u00eb sken\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet m\u00eb tronditi e m\u00eb shkaktoi turp: n\u00eb nj\u00eb nga urat e Lan\u00ebs, dy polic\u00eb kishin ndaluar nj\u00eb makin\u00eb sikurse b\u00ebjn\u00eb r\u00ebndom p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dokumentat e shoferit. Mu n\u00eb \u00e7astin kur po parakaloja, polici n\u00eb an\u00ebn e shoferit mori prej k\u00ebtij di\u00e7ka n\u00eb dor\u00ebn e mbyllur q\u00eb e futi n\u00eb xhep dhe makina u nis. Skena q\u00eb i kisha vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjuara ose t\u00eb marra me mend, kur shoh ato dyshet e polic\u00ebve p\u00ebrher\u00eb n\u00eb pritje (asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb ndjekje t\u00eb shkel\u00ebsve, asnj\u00ebher\u00eb me gjobitje t\u00eb atyre q\u00eb futen n\u00eb drit\u00eb t\u00eb kuqe dhe rrezikojn\u00eb pleq e f\u00ebmij\u00eb) n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, si cubat e q\u00ebmotit, me l\u00ebvizje p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngathta, me barqet p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb t\u00eb k\u00ebrcyer. Zot na ruaj!\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR EG\u00cbRSIN\u00cb N\u00cb TRAFIK<\/strong><\/p>\n<p>\u201cShumica e drejtuesve t\u00eb automjeteve e din\u00eb se n\u00eb kthes\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e kan\u00eb ata dhe jo qytetari q\u00eb ec\u00ebn mbi vijat e bardha. Edhe n\u00eb qoft\u00eb se e din\u00eb se s\u2019kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, kjo p\u00ebr ta nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi: mendimi i tyre instiktiv, i eg\u00ebr \u00ebsht\u00eb: un\u00eb jam pala e fort\u00eb se kam nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb t\u00eb shtyp, ai \u00ebsht\u00eb pala e dob\u00ebt se \u00ebsht\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor. Nj\u00ebri m\u00eb ka b\u00ebrtitur hapur dikur para disa vjet\u00ebsh: \u201eKush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb ti apo makina?\u201c Edhe m\u00eb keq e kan\u00eb bi\u00e7iklist\u00ebt, pasi ve\u00e7 arroganc\u00ebs s\u00eb shum\u00eb shofer\u00ebve q\u00eb nuk u hapin rrug\u00eb, u duhet t\u00eb thithin vazhdimisht tymrat e makinave.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu shumica e drejtuesve e din\u00eb se n\u00eb nj\u00eb kryq\u00ebzim s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi kush vjen nga e majta dhe kush nga e djathta, vendos kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shpejt\u00eb dhe m\u00eb i paturp. Edhe n\u00ebse e din\u00eb se s\u2019kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, kjo p\u00ebr ta s\u2019ka pik\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie. Mos flasim pastaj p\u00ebr gjith\u00eb ato parkime n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, mbi trotuar, mbi cungjet e pem\u00ebve, n\u00eb oborret e shkollave etj. etj. Mos flasim p\u00ebr shufrat e hekurit, gur\u00ebt e tullat, blloqet e betonit q\u00eb kan\u00eb mbir\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb rrugicat e Tiran\u00ebs n\u00eb mbrojtje t\u00eb parkimit privat. T\u00eb gjitha parkime t\u00eb zaptuara apo t\u00eb vjedhura nga komuniteti.\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR GJUH\u00cbTAR\u00cbT E BREZIT T\u00cb VJET\u00cbR<\/strong><\/p>\n<p>\u201cE drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu q\u00eb shqet\u00ebsimet q\u00eb kemi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs son\u00eb t\u00eb b\u00ebhen objekte diskutimi n\u00eb shtypin ose blog\u00ebt tan\u00eb; pasi gjuha \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe gabimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb kur ajo lihet n\u00eb dor\u00ebn e ekspert\u00ebve, dmth. gjuh\u00ebtar\u00ebve. Gjuh\u00ebtar\u00ebt, sikurse e thekson edhe (Ardian) Vehbiu, mund t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm konsulent\u00eb, por ata nuk munden t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb zhvillimin e gjuh\u00ebs. E b\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, m\u00eb 1972-shin, por ato ishin kushte krejt t\u00eb tjera, kushte diktature, q\u00eb nuk kthehen m\u00eb.<\/p>\n<p>Diktati i nj\u00eb udh\u00ebheqjeje i zb\u00ebrthyer n\u00eb rregulla drejtshkrimi, vendosi p\u00ebr gjuh\u00ebn ton\u00eb letrare t\u00eb ngritur mbi dialektin tosk. \u00cbsht\u00eb fakt historik q\u00eb nuk mund t\u00eb ndryshohet m\u00eb: gjuha letrare shqipe u vulos nga nj\u00eb kongres gjuh\u00ebtar\u00ebsh \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera letrare, sikurse italishtja ose gjermanishtja, jan\u00eb p\u00ebrcaktuar nga vepra shkrimtar\u00ebsh t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm \u2013 mir\u00ebpo kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen ne do ta reformojm\u00eb ose nuk do ta reformojm\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb t\u00eb shkruar p\u00ebrs\u00ebri me kongrese gjuh\u00ebtar\u00ebsh, nj\u00eb gabim ky ku bie r\u00ebndom sidomos brezi m\u00eb i vjet\u00ebr i gjuh\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>\u201cSOT ASKUSH NUK KA RESEKT P\u00cbR ASK\u00cbND\u201d<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa n\u00ebn sistemin socialist u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnjosur terminologji n\u00eb fusha si filozofia, ekonomia politike, deri dhe anatomia, p\u00ebrgjith\u00ebsisht pa sukses, ngaq\u00eb vinin t\u00eb diktuara nga lart posht\u00eb, me kufizime e p\u00ebrjashtime t\u00eb shumta, me sajesa pa shije, si rrjedhim i izolimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sot jetojm\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur, edhe n\u00ebse propozimet e dikujt p\u00ebr terminologji nga fushat e ndryshme t\u00eb dijes mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mira, ato nuk respektohen e nuk z\u00ebn\u00eb vend, pasi sot askush nuk ka respekt p\u00ebr ask\u00ebnd, aq m\u00eb pak p\u00ebr ndonj\u00eb institucion.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e Sami Frash\u00ebrit, Konic\u00ebs, Xhuvanit, kishte shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr patriotiz\u00ebm, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr besim te kultura dhe te kombi shqiptar sesa ka sot, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb njer\u00ebzit me dije respektoheshin dhe ky respekt kthehej n\u00eb autoritet produktiv dhe kodifikues p\u00ebr kultur\u00ebn. Me sa kuptohet, shkaku kryesor q\u00eb po b\u00ebn t\u00eb humbas\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb edhe ajo pasuri diturake q\u00eb e kishim \u2013 me botime t\u00eb shumta, p\u00ebrpara, gjat\u00eb dhe pas Luft\u00ebs \u2013 jan\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dembelia dhe padija. Dembelia p\u00ebr t\u2019u kthyer te veprat q\u00eb ekzistojn\u00eb t\u00eb shtypura, padija, q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb k\u00ebnaqemi me veten dhe n\u00eb val\u00ebn e mosrespektit t\u00eb harrojm\u00eb se gjuha jon\u00eb mund t\u00eb shkruhet dhe flitet shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019b\u00ebhet sot.\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR KUJTES\u00cbN KOLEKTIVE<\/strong><\/p>\n<p>\u201cS\u2019ka analfabet e s\u2019ka f\u00ebmij\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb (n\u00eb at\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb ton\u00ebn) q\u00eb t\u00eb mos e njoh\u00eb sentenc\u00ebn e p\u00ebrhershme, por dhe t\u00eb p\u00ebrjetshme t\u00eb njer\u00ebzimit: \u201cMonument kulture, mbrohet nga shteti\u201d. Sado i varf\u00ebr, sado ngordhalaq nj\u00eb shtet, sikurse yni, ky kumtim \u00ebsht\u00eb gati-gati i shenjt\u00eb, ai b\u00ebn q\u00eb nj\u00eb x-monument kulture t\u00eb ruhet vetiu nga njer\u00ebzit edhe kur aty nuk ka as dhe nj\u00eb rojtar. Sa her\u00eb na ka ndodhur t\u00eb \u00e7uditemi se si ngrihen thuajse pa zot mure mij\u00ebravje\u00e7are n\u00eb Shqip\u00ebri, pa u d\u00ebmtuar nga askush. Sepse \u00e7do njeri ka vetiu respekt p\u00ebr kujtes\u00ebn e tij kolektive, si\u00e7 ka dhe frik\u00eb (gjerman\u00ebt e kan\u00eb n\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme frik\u00eb-respekt: Ehrfurcht) ndaj shtetit t\u00eb tij.\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR SHKAT\u00cbRRIMIN E NATYR\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKam par\u00eb me syt\u00eb e mi \u00e7\u2019ndodh me monumentet e natyr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, kam filmuar, kam fotografuar se si shp\u00ebrthen nj\u00eb shtet i obsesionuar pas nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cRrug\u00ebs s\u00eb Arbrit\u201d, faqet e kanionit te shkalla e Tujanit dhe l\u00eb t\u00eb rrokullisen pa asnj\u00eb t\u00eb keq mollok\u00ebt e shk\u00ebmbinjve brenda n\u00eb lum\u00eb; kam par\u00eb se si \u00e7el gurore n\u00eb pikat m\u00eb t\u00eb bukura (ku lind dielli, te Qafa e Prisk\u00ebs? Aty po e hapim nj\u00eb gurore), kam par\u00eb si lejon restorant an\u00eb Syrit t\u00eb Kalt\u00ebr p\u00ebr t\u00eb lundruar brenda uj\u00ebrave t\u00eb kthjell\u00ebta bidon\u00eb e kana\u00e7e sa t\u00eb duash, por q\u00eb t\u00eb zbathet deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb ankand edhe Rozaf\u00ebn, Apolonin\u00eb, Butrintin, kjo t\u00eb shkakton nj\u00eb ah nga fundi i shpirtit dhe ndonj\u00eb britm\u00eb t\u00eb llojit: \u2018Si mund ta quanim ne tradhtar mbretin Zog q\u00eb u fali jugosllav\u00ebve Sh\u00ebn Naumin? Po ai e paska shp\u00ebtuar at\u00eb manastir me nam, a thua se parashikoi \u00e7\u2019tak\u00ebm drejtuesish do t\u00eb merrnin n\u00eb dor\u00eb fatet e kujtes\u00ebs kolektive shqiptare!\u2019 Kam frik\u00eb se po shkojm\u00eb drejt nj\u00eb 100-vjetori p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb t\u00eb zymt\u00eb, p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb mosbesues ndaj nj\u00eb pavar\u00ebsie q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR VACLAV HAVELIN, GJON SINITSH\u00cbN DHE MARTIN CAMAJN<\/strong><\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb tre personazhe me veprat p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb ndryshuan shum\u00eb gj\u00ebra tek un\u00eb krah v\u00ebrshimit t\u00eb ngjarjeve q\u00eb kthyen kok\u00ebposht\u00eb Europ\u00ebn Lindore n\u00eb vitet 1988-1990: Gjon Sinishta me \u2018The Fulfilled Promise\u2019 (Dokumentimi i persekutimit t\u00eb klerit katolik n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, botuar m\u00eb 1975 n\u00eb Santa Clara t\u00eb Kalifornis\u00eb), Martin Camaj me \u2018Poezi 1953-1967\u2019 dhe Vaclav Havel me \u2018P\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb jetuar me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra s\u2019i mendonim shum\u00eb, sidomos si mund t\u00eb bashkoheshin dy librat e par\u00eb me t\u00eb tretin, sot di ta formuloj q\u00eb, nd\u00ebrsa dy t\u00eb par\u00ebt m\u00eb kthjellonin p\u00ebr \u00e7ka na kishin mbajtur fshehur n\u00eb historin\u00eb dhe let\u00ebrsin\u00eb e vendit ton\u00eb n\u00ebn PPSH, i treti na hapte syt\u00eb p\u00ebr G\u00ebnjeshtr\u00ebn e madhe t\u00eb Sistemit: sa leht\u00eb ishte t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhej sht\u00ebpia prej kartoni me ngjyra dhe gjaku e quajtur komuniz\u00ebm: e ngjashme me karikatur\u00ebn q\u00eb qarkulloi n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb ndonj\u00eb vit m\u00eb pas, ku paraqitej Marksi q\u00eb vinte dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr dhe thoshte: \u2018M\u00eb falni djema, nuk e pata menduar k\u00ebshtu.\u2019\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR NJ\u00cb MASHTRIM T\u00cb ANDROKLI KOSTALLARIT<\/strong><\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr kryementorin e gjuh\u00ebs letrare q\u00eb u sanksionua m\u00eb 1972, nj\u00ebrin prej hartuesve t\u00eb rregullave t\u00eb drejtshkrimit t\u00eb saj, Androkli Kostallarin, \u2018Aleksand\u00ebr Xhuvani ishte i pari q\u00eb iu kund\u00ebrvu ides\u00eb s\u00eb dy a tri gjuh\u00ebve letrare\u2019. Teza e A. Xhuvanit n\u00eb thelb ishte kjo \u2018\u2026tosk\u00ebnishten lypset me e marr\u00eb p\u00ebr themel, mbi t\u00eb cilin t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb letrare. Por, mbasi edhe geg\u00ebnishtja\u2026 ka edhe ajo t\u00eb mirat e saj, atje ku tosk\u00ebnishtja nuk e mbush dot q\u00ebllimin, le t\u2019i vij\u00eb ndifm\u00ebtare geg\u00ebnishtja\u2019 (A. Kostallari, Vepra e Aleksand\u00ebr Xhuvanit p\u00ebr gjuh\u00ebn letrare komb\u00ebtare, te: Studime p\u00ebr nder t\u00eb Aleksand\u00ebr Xhuvanit, Tiran\u00eb 1986, f. 74-75).<\/p>\n<p>Vihet re te ky citim q\u00eb Kostallari normalizon ortografin\u00eb origjinale t\u00eb shkrimit, thekson fjal\u00ebn themel duke e shkruar me italike dhe l\u00eb jasht\u00eb n\u00eb citim nj\u00eb pjes\u00eb mjaft interesante t\u00eb fjalis\u00eb s\u00eb Xhuvanit, pik\u00ebrisht vendin ku ai thot\u00eb: \u2018Por mbasi edhe geg\u00ebnishtja nuk asht p\u00ebr t\u00eb hedh\u00eb tej\u00eb (n\u00ebnvizimi im A.Klosi), sepse ka dhe ajo t\u00eb mirat e saj\u2026\u2019. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kumtes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb mars t\u00eb vitit 1980 Kostallari l\u00eb pa p\u00ebrmendur pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb ndodhi realisht me vendimet politike-gjuh\u00ebsore t\u00eb 1972shit, hedhjen tej dhe ndalimin e geg\u00ebnishtes.\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR IMPONIMIN E TOSK\u00cbRISHTES SI GJUH\u00cb LETRARE NGA KOMUNIST\u00cbT<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSituata ndryshoi kryek\u00ebput ve\u00e7an\u00ebrisht me goditjen ndaj Shkodr\u00ebs dhe shuarjen e saj si qend\u00ebr kulturore dhe botuese n\u00eb vitit 1945-1948. Regjimi i ri ishte qartas p\u00ebr ndryshimin e gjuh\u00ebs zyrtare t\u00eb shtetit dhe vendosjen e tosk\u00ebrishtes si gjuh\u00eb letrare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Por kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhej thjesht me aktin e dhun\u00ebs ndaj Shkodr\u00ebs, sepse ishin dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb autor\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb, jo-katolik\u00eb, madje edhe t\u00eb lidhur me luft\u00ebn partizane q\u00eb vazhdonin t\u00eb shkruanin n\u00eb geg\u00ebnishten letrare. Autoritet qendror ishte k\u00ebtu padyshim Xhuvani, i cili ve\u00e7 t\u00eb tjerash drejtonte Institutin e ri t\u00eb Shkencave (1947-1953). M\u00eb 1952 qeveria shqiptare nxori nj\u00eb vendim q\u00eb k\u00ebrkonte vendosjen e tosk\u00ebrishtes n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb re letrare.<\/p>\n<p>U zhvillua edhe nj\u00eb konferenc\u00eb at\u00eb vit, ku Xhuvani dhe Eqrem \u00c7abej haptas fol\u00ebn kund\u00ebr nxitimit n\u00eb afrimin e dialekteve, n\u00ebnkupto suprimimin e variantit letrar geg. Citon Martin Camaj te parath\u00ebnia e \u2018Albanian Grammar\u2019 t\u00eb tij. \u2018Aleksand\u00ebr Xhuvani jo vet\u00ebm kund\u00ebrshtoi hapur mbisundimin e nj\u00ebrit dialekt mbi tjetrin, por sugjeroi q\u00eb ndryshimi t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb evolutive n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tre breza. Duke p\u00ebrdorur nj\u00eb argumentim shkencor dhe praktik, mjeshtri i vjet\u00ebr kujtoi fjal\u00ebt e Stalinit \u2018marksizmi nuk i pranon shp\u00ebrthimet e befasishme n\u00eb zhvillimin e gjuh\u00ebs\u2019. Xhuvani shtoi se \u2018nuk mund t\u00eb hidhet tutje si gun\u00eb e vjet\u00ebr dhe t\u00eb futej n\u00eb muzeum gjuha e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb\u2019 (Wiesbaden 1984, f. XVI).\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR PATRIOTIZMIN E KOSOVAR\u00cbVE<\/strong><\/p>\n<p>\u201cGjynah \u00ebsht\u00eb edhe q\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, me t\u00eb nj\u00ebjtat fillesa, edhe pse sot me disa deg\u00ebzime t\u00eb larguara, nuk p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga disa pak qendra a institucione prestigjioze: nj\u00eb Akademi serioze Shkencash, me institucione p\u00ebr studimin e tok\u00ebs, detit, kultur\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, nj\u00eb Teat\u00ebr i madh Komb\u00ebtar, nj\u00eb Bibliotek\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb Komb\u00ebtare, nj\u00eb Qend\u00ebr komb\u00ebtare Kinematografie etj. etj.. Sepse kultura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, dy shtetet e ndara e armike n\u00eb shekullin e kaluar nuk arrit\u00ebn ta p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb at\u00eb, fal\u00eb patriotizmit t\u00eb kosovar\u00ebve, t\u00eb shtres\u00ebs intelektuale t\u00eb rritur n\u00eb Jugosllavi, asnj\u00ebher\u00eb nuk u k\u00ebrkua aty zhvillimi i nj\u00eb kulture t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sanksionimi i nj\u00eb shqipeje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb (\u00e7ka nuk do t\u00eb ishte aspak e v\u00ebshtir\u00eb po t\u00eb ndiqej tradita e geg\u00ebnishtes). Kjo ka sjell\u00eb sot pozitive q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb barriera kulture sikurse ka barriera administrate, por ka sjell\u00eb edhe dukuri negative sikurse nj\u00ebfar\u00eb inferioriteti prit\u00ebs q\u00eb tregon Prishtina ndaj Tiran\u00ebs, ku b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb mira edhe botimet, edhe Panairet e Librit, edhe mediat ose bienalet e artit etj.\u201d<\/p>\n<p><strong>S\u00cbRISH P\u00cbR SHKAT\u00cbRRIMIN E NATYR\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMiq, lexues, shqiptar\u00eb: Shkalla e Tujanit k\u00ebto dit\u00eb po hidhet n\u00eb er\u00eb! Po, krejt faqja e majt\u00eb kur ec\u00ebn p\u00ebrkund\u00ebr lumit, gjith\u00eb ato kthesa e trajta shk\u00ebmbore, q\u00eb t\u00eb ulen nganj\u00ebher\u00eb si streh\u00eb mbi krye e q\u00eb jan\u00eb form\u00ebsuar nga tekat e natyr\u00ebs, t\u00eb er\u00ebrave, lumit e rrebesheve n\u00ebp\u00ebr miliona vjet, brenda pak dit\u00ebsh do t\u00eb shemben n\u00ebn dinamitet dhe buldozer\u00ebt e \u2018Rrug\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebrit\u2019. Firmat q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrhyrjen nuk i njoh, pash\u00eb vet\u00ebm thas\u00ebt e bardh\u00eb t\u00eb dinamitit. Le t\u2019i quajm\u00eb me nj\u00eb em\u00ebr Barbari Shpk. Shkat\u00ebrrimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtimit, groposja e asaj bukurie s\u00eb rrall\u00eb natyrore q\u00eb quhet Shkalla e Tujanit, po b\u00ebhet edhe kjo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u2018zhvillimit\u2019, t\u00eb \u2018rrug\u00ebve patriotike\u2019 q\u00eb lidhin shqiptar\u00ebt \u2018kudo q\u00eb jan\u00eb\u2019. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po b\u00ebhet q\u00eb t\u00eb qarkulloj\u00eb paraja sa m\u00eb shpejt, q\u00eb t\u00eb shiten sa m\u00eb shum\u00eb thas\u00eb me \u00e7imento, q\u00eb disa xhepa zyrtar\u00ebsh dhe personash t\u00eb paduksh\u00ebm t\u00eb fryhen sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Sepse sikur projektuesit dhe zbatuesit e s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs Rrug\u00eb e Arb\u00ebrit \u2013 disa drejtues punimesh m\u00eb thon\u00eb se ka buxhet vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj rruge, asaj q\u00eb vete deri n\u00eb Shupal \u2013 t\u00eb kishin v\u00ebrtet ndonj\u00eb motiv tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 motivit t\u00eb lakmis\u00eb s\u00eb thjesht\u00eb njer\u00ebzore \u2013 sikur ata t\u00eb kishin ndonj\u00eb motiv patriotik, sikur ata v\u00ebrtet t\u00eb dinin ndonj\u00eb gj\u00eb nga historia e Arb\u00ebrit, at\u00ebher\u00eb do ta kishin l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb Shkall\u00ebn e Tujanit. Ve\u00e7 vlerave natyrore, Kanionit t\u00eb Brrarit dhe monopatit t\u00eb Sh\u00ebn Palit nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019u shkruhet edhe vlera historike, p\u00ebr vizitor\u00ebt q\u00eb padyshim nuk do t\u00eb mungojn\u00eb, t\u00eb shumt\u00eb. Ama me kusht q\u00eb barbar\u00ebt t\u00eb t\u00ebrhiqen. Dhe Shkalla e Tujanit mund t\u00eb lihej fare mir\u00eb e qet\u00eb sikur p\u00ebr ta ruajtur t\u00eb ishte parashikuar nj\u00eb tunel. Nj\u00eb tunel jo m\u00eb i gjat\u00eb se 500 metra p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb mrekulli 500.000 a 5 milion\u00eb vje\u00e7are.\u201d<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR V\u00cbLLAZ\u00cbRIN\u00cb MAFIOZE MES SHQIPTAR\u00cbVE DHE ITALIAN\u00cbVE<\/strong><\/p>\n<p>\u201cTejet interesante ajo pjes\u00eb e intervist\u00ebs s\u00eb Savianos ku p\u00ebrshkruan se si komportohen v\u00ebllez\u00ebrit shqiptar\u00eb n\u00eb gjirin e mafieve italiane. Ata nuk jan\u00eb t\u00eb huaj atje, ndryshe nga komb\u00ebsit\u00eb e tjera, ata jan\u00eb n\u00eb plot kuptimin e fjal\u00ebs vendas, v\u00ebllez\u00ebr misioni. Mir\u00ebpo nuk marrim vesh se \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb konkretisht tentakulat n\u00eb Shqip\u00ebri, si komportohen mafioz\u00ebt italian\u00eb k\u00ebtu. Do na e thot\u00eb Saviano? K\u00ebshtu ka premtuar. Le t\u00eb presim at\u00ebher\u00eb, or shok\u00eb. Fusim k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb uj\u00eb, vazhdojm\u00eb muhabetet e kafeneve dhe presim. Sikurse presim nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt edhe n\u00eb fushat e tjera, at\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, at\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, at\u00eb t\u00eb ruajtjes s\u00eb Piramid\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjodhi: <strong>Enver Robelli<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA Online, 1 Maj 2012 P\u00cbR \u00c7IMENTON, SAVIANON DHE BERISH\u00cbN \u201cSe \u2018Shqip\u00ebria ka uri p\u00ebr \u00e7imento\u2019, \u2013 tha kryeministri yn\u00eb. Se \u2018\u00ebsht\u00eb mafia q\u00eb ka uri p\u00ebr \u00e7imento n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019, \u2013 tha Roberto Saviano. M\u00eb ngjan Shqip\u00ebria shpesh me nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb e kan\u00eb nxjerr\u00eb ta shesin.E Bukura e Dheut \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e p\u00ebrdal\u00eb\u2026\u201d P\u00cbR [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2707","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Disa mendime t\u00eb Ardian Klosit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Disa mendime t\u00eb Ardian Klosit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA Online, 1 Maj 2012 P\u00cbR \u00c7IMENTON, SAVIANON DHE BERISH\u00cbN \u201cSe \u2018Shqip\u00ebria ka uri p\u00ebr \u00e7imento\u2019, \u2013 tha kryeministri yn\u00eb. Se \u2018\u00ebsht\u00eb mafia q\u00eb ka uri p\u00ebr \u00e7imento n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019, \u2013 tha Roberto Saviano. M\u00eb ngjan Shqip\u00ebria shpesh me nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb e kan\u00eb nxjerr\u00eb ta shesin.E Bukura e Dheut \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e p\u00ebrdal\u00eb\u2026\u201d P\u00cbR [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-05-01T21:47:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ardian_klosi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Disa mendime t\u00eb Ardian Klosit!\",\"datePublished\":\"2012-05-01T21:47:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/\"},\"wordCount\":2767,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ardian_klosi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/\",\"name\":\"Disa mendime t\u00eb Ardian Klosit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ardian_klosi.jpg\",\"datePublished\":\"2012-05-01T21:47:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ardian_klosi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/ardian_klosi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/disa-mendime-te-ardian-klosit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Disa mendime t\u00eb Ardian Klosit!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Disa mendime t\u00eb Ardian Klosit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Disa mendime t\u00eb Ardian Klosit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA Online, 1 Maj 2012 P\u00cbR \u00c7IMENTON, SAVIANON DHE BERISH\u00cbN \u201cSe \u2018Shqip\u00ebria ka uri p\u00ebr \u00e7imento\u2019, \u2013 tha kryeministri yn\u00eb. Se \u2018\u00ebsht\u00eb mafia q\u00eb ka uri p\u00ebr \u00e7imento n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019, \u2013 tha Roberto Saviano. M\u00eb ngjan Shqip\u00ebria shpesh me nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb e kan\u00eb nxjerr\u00eb ta shesin.E Bukura e Dheut \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e p\u00ebrdal\u00eb\u2026\u201d P\u00cbR [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-05-01T21:47:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ardian_klosi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Disa mendime t\u00eb Ardian Klosit!","datePublished":"2012-05-01T21:47:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/"},"wordCount":2767,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ardian_klosi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/","name":"Disa mendime t\u00eb Ardian Klosit! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ardian_klosi.jpg","datePublished":"2012-05-01T21:47:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ardian_klosi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/ardian_klosi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/disa-mendime-te-ardian-klosit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Disa mendime t\u00eb Ardian Klosit!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2707"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2707\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}