{"id":2690,"date":"2010-05-17T00:04:21","date_gmt":"2010-05-16T23:04:21","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2690"},"modified":"2010-05-17T00:04:21","modified_gmt":"2010-05-16T23:04:21","slug":"alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/","title":{"rendered":"Alfred Moisiu: &#8220;Ne inferior\u00eb, nuk kemi respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>16.05.2010<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Ish-presidenti propozon disa variante p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb afruar pal\u00ebt n\u00eb bisedime<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Moisiu: Transparenca e zgjedhjeve? Duhet t\u00eb shohim kutit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;N\u00ebse ne nuk do t\u00eb m\u00ebsohemi t\u00eb respektojm\u00eb nj\u00ebri- tjetrin nuk do t\u00eb na respektojn\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt&#8221;. Ish-presidenti i republik\u00ebs, z.Alfred Moisiu niset nga nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e hidhur personale e pak dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb, kur gjeti mbyllur sall\u00ebn VIP n\u00eb aeroportin e Rinasit, nd\u00ebrsa kthehej nga parada e Mosk\u00ebs, me rastin e 65-vjetorit t\u00eb fitores mbi nazizmin.<\/p>\n<p>Dhe jep mesazhin q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur jo pak her\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e ng\u00ebr\u00e7it politik n\u00eb vend, se kjo m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje na ka zhytur n\u00eb inferioritet dhe presim q\u00eb zgjidhjet t\u00eb na i japin t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>80-vje\u00e7ari q\u00eb disa her\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur publikisht p\u00ebr bashk\u00ebbisedim dhe kompromis politik mes drejtuesve t\u00eb PD-s\u00eb dhe PS-s\u00eb, s\u00ebrish u b\u00ebn thirrje pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb ulen n\u00eb bisedime: &#8220;Askush nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb merret me ne gjith\u00eb jet\u00ebn&#8221;,-thot\u00eb ish-presidenti duke deklaruar se politikan\u00ebt tan\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr veprimet e tyre dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebri duhet ta ket\u00eb maxhoranca sepse ajo drejton qeverin\u00eb dhe shtetin dhe sipas tij \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e saj t\u00eb jet\u00eb m\u00eb tolerante.<\/p>\n<p><em>Z. Moisiu, para pak dit\u00ebsh ju ishit n\u00eb Mosk\u00eb ku mor\u00ebt pjes\u00eb n\u00eb kremtimin e 65- vjetorit t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. A mund t\u00eb m\u00eb thoni me \u00e7far\u00eb statusi ishit ju i ftuar nga organizator\u00ebt e k\u00ebtij aktiviteti?<\/em><\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb q\u00eb n\u00eb kremtimin e p\u00ebrvjetor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb II-t\u00eb Bot\u00ebrore, krahas personaliteteve t\u00eb larta drejtuese t\u00eb shteteve jo vet\u00ebm t\u00eb aleanc\u00ebs t\u00eb ftohen edhe veteran\u00eb t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Mendoj se me k\u00ebt\u00eb status nga Shqip\u00ebria organizator\u00ebt m\u00eb kan\u00eb ftuar mua por edhe disa ish- drejtues shtetesh t\u00eb vendeve t\u00eb Rajonit si Mesi\u00e7ish presidenti i Polonis\u00eb e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb figurash t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Por krahas tyre, n\u00eb k\u00ebt\u00eb eveniment ishin t\u00eb ftuar dhe drejtues aktual shtetesh si nga Ballkani apo edhe vendeve q\u00eb sot jan\u00eb superfuqi n\u00eb bot\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga zvministri i jasht\u00ebm rus m\u00ebsova se n\u00eb k\u00ebt\u00eb eveniment pritej t\u00eb ishte pjes\u00eb edhe Kryeministri Italian, Silvio Berluskoni, Presidenti i Franc\u00ebs, Sarkozi, apo dhe ai i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Obama.<\/p>\n<p>Por n\u00eb momentet e fundit ata kishin njoftuar mos pjes\u00ebmarrjen p\u00ebr arsye objektive. N\u00eb Kremlin un\u00eb isha nd\u00ebr personalitet e para q\u00eb u prit\u00ebn n\u00eb nisje t\u00eb k\u00ebtij evenimente kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrkujtimin e nj\u00eb luft\u00eb heroike.<\/p>\n<p>Kjo mesa duket ishte p\u00ebr hir t\u00eb protokollit q\u00eb organizator\u00ebt ndoq\u00ebn n\u00eb zhvillimin e k\u00ebsaj ceremonie. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn u ndjeva mir\u00eb, jo p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdheljes s\u00eb sedr\u00ebs personale por se un\u00eb aty p\u00ebrfaq\u00ebsoja Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ndjeja dhe nj\u00eb keqardhje ku m\u00eb shum\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb n\u00eb vendet e huaja se sa n\u00eb vendin t\u00ebnd. Kur u ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri edhe salla e VIP-ave n\u00eb aeroport ishte e mbyllur.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen \u00e7udi se kur vjen zonja Nano ky sh\u00ebrbim q\u00ebndron i hapur deri n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs nd\u00ebrsa kur flitet p\u00ebr ish- Presidentin e Republik\u00ebs, dyert e tij jan\u00eb t\u00eb mbyllura. E p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb keqardhjes q\u00eb ndiej se kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb fenomen dhe jo nj\u00eb gj\u00eb e rast\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Ne jemi ende larg respektimit t\u00eb nj\u00ebrit- tjetrit ku jasht\u00eb ekzistojn\u00eb rregullore t\u00eb pashkruara por t\u00eb respektuara deri n\u00eb detajin e fundit. Un\u00eb ua kam th\u00ebn\u00eb edhe ish-kryeministrit Nano dhe Berish\u00ebs. N\u00ebse ne nuk do t\u00eb m\u00ebsohemi t\u00eb respektojm\u00eb nj\u00ebri- tjetrin nuk do t\u00eb na respektojn\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo po vazhdon sot e k\u00ebsaj dite dhe na ka \u00e7uar drejt inferioritetit. Ndjekim me v\u00ebmendje \u00e7far\u00eb thot\u00eb nj\u00eb x ambasador apo si sillet ai nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk d\u00ebgjojm\u00eb fjal\u00ebn e nj\u00eb politikani q\u00eb ka vite q\u00eb kontribuon p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>Un\u00eb i fal\u00ebnderoj p\u00ebr kontributin e tyre por nuk jam dakord me inferioritetin e politik\u00ebs son\u00eb sepse zgjidhja e problemeve shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tyre por e jona.<\/p>\n<p><em>Z. Moisiu gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb kremtimit t\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb komentuar shum\u00eb mungesa e personaliteteve t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs bot\u00ebrore. Ju keni qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb eveniment, a keni konstatuar nj\u00eb bojkotim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie?<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr protokollin e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari un\u00eb jam njohur nga zvministri i jasht\u00ebm, por nuk kam d\u00ebgjuar asnj\u00eb koment mbi munges\u00ebn e personaliteve t\u00eb larta t\u00eb disa shteteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Por mua personalisht m\u00eb p\u00eblqeu fakti se n\u00eb parad\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb trupat e marin\u00ebs amerikane, ishte nj\u00eb batalion i gard\u00ebs mbret\u00ebrore t\u00eb Anglis\u00eb, nj\u00eb batalion i ushtris\u00eb franceze si dhe asaj polake.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb demonstrimin ushtarak t\u00eb kryer ishin pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb gjitha forcat q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb aleanc\u00ebn e luft\u00ebs bot\u00ebrore kund\u00ebr fashizmit gjerman. Madje edhe n\u00eb band\u00ebn frymore q\u00eb ekzekutonte gjat\u00eb aktivitetit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 1200 vetash kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pjes\u00ebmarrje.<\/p>\n<p>Kjo kishte nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb madhe sepse forcat e k\u00ebtyre vendeve q\u00eb kontribuan p\u00ebr rr\u00ebzimin e fashizmit dhe nazizmit jan\u00eb bashk\u00eb sot edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e demokracis\u00eb duke kremtuar bashk\u00ebrisht edhe dit\u00ebn e 65- vjetorit t\u00eb k\u00ebtij triumfi.<\/p>\n<p><em>Pra Ju po thoni se mungesa e lider\u00ebve politike nuk e zbehu aspak r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij aktivitetit?<\/em><\/p>\n<p>Mungesa e tyre u vu re vet\u00ebm n\u00eb an\u00ebn protokollare ku rezultonte q\u00eb n\u00eb momentin e fundit ata kishin anuluar pjes\u00ebmarrjen. Por un\u00eb besoj se duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb arsye madhore q\u00eb kan\u00eb detyruar k\u00ebta lider\u00eb ndryshojn\u00eb agjend\u00ebn dhe nuk ka qen\u00eb \u00e7\u00ebshtje hat\u00ebrmbetjeje midis tyre.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb mentalitet shqiptar dhe jo i politik\u00ebs s\u00eb sotme nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Politika e vendeve t\u00eb m\u00ebdha b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb standardeve diplomatike dhe jo t\u00eb hat\u00ebrmbetjeve.<\/p>\n<p><em>Z. Moisiu a mund t\u00eb m\u00eb thoni impresionet tuaja gjat\u00eb ndjekjes s\u00eb k\u00ebtij evenimenti?<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr mua ishte hera e dyt\u00eb q\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb till\u00eb. N\u00eb vitin 2005 vihej re pjes\u00ebmarrja e mbi 60 kryetar\u00eb shtetesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nd\u00ebr to edhe ish- presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Bush.<\/p>\n<p>Por n\u00eb parad\u00ebn e zhvilluar aso kohe merrnin pjes\u00eb vet\u00ebm trupat franceze nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb viti tabloja e trupave q\u00eb parakaluan n\u00eb Kremlin ishte e plot\u00ebsuar me t\u00eb gjitha shtetet e aleanc\u00ebs q\u00eb fitoi Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kjo m\u00eb la nj\u00eb p\u00ebrshtypje pozitive sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb forcat q\u00eb luftuan p\u00ebrkrah njeri-tjetrit demonstruan n\u00eb nj\u00eb parad\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Nj\u00eb tjet\u00ebr detaj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte dhe fjala e Presidentit Rus Medvedev.<\/p>\n<p>Ai iu drejtua t\u00eb pranishm\u00ebve me fjal\u00ebt &#8220;t\u00eb dashur veteran\u00eb&#8221; dhe k\u00ebtu shikoje nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ta. Dukej nj\u00eb ndjenj\u00eb krenarie p\u00ebr ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb gjysh\u00ebrit dhe et\u00ebrit e tyre, p\u00ebr sakrificat e tyre fal\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ata jan\u00eb n\u00eb jet\u00eb sot. Nd\u00ebrsa tek ne \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq se jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ky lloj vler\u00ebsimi dhe nderimi p\u00ebr veteran\u00ebt por edhe shtremb\u00ebrohen fakte t\u00eb luft\u00ebs nacional \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb gjat\u00eb takimeve q\u00eb un\u00eb kisha me t\u00eb huajt, shprehej me nderim fakti q\u00eb Shqip\u00ebria ishte i vetmi vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar nga okupatori fashit dhe nazist me forcat e veta. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk shkeli asnj\u00eb k\u00ebmb\u00eb e ushtari i huaj i forcave aleate por vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kur d\u00ebgjoja k\u00ebt\u00eb ndihesha krenar p\u00ebr popullin tim por ne nuk duhet t\u00eb ngat\u00ebrrojm\u00eb luft\u00ebn me at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb pas n\u00eb Shqip\u00ebri. Lufta qe nj\u00eb epope e lavdishme e shqiptar\u00ebve. Ajo na vuri n\u00eb krah t\u00eb aleat\u00ebve. Dhe n\u00ebse populli shqiptar nuk do t\u00eb ishte pjes\u00eb e k\u00ebsaj aleance rrezik, nuk do t\u00eb ekzistonte kjo Shqip\u00ebri e sotme.<\/p>\n<p><em>Z. Moisiu duke qen\u00eb se pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb eveniment kan\u00eb qen\u00eb drejtuesit e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shtetesh a e keni shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lloji lobingu p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Aktivitete t\u00eb tilla jan\u00eb nj\u00eb rast shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr vendin t\u00ebnd. Sigurisht q\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga \u00e7do mund\u00ebsi edhe p\u00ebr faktin se jam nj\u00eb ish-President i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por gjat\u00eb k\u00ebsaj ceremonie do t\u00eb p\u00ebrmendja takimin me presidentin Rus. Ishte nj\u00eb takim q\u00eb zgjati rreth 15 minuta kur un\u00eb sigurisht nuk mund t\u00eb b\u00ebj me dije holl\u00ebsit\u00eb e bised\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb kafe por tema e bised\u00ebs ka qen\u00eb Kosova e cila jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kombit ton\u00eb por \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr stabilitetin e rajonit.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr mua konkluzioni i k\u00ebsaj bisede \u00ebsht\u00eb q\u00eb Rusia po mban nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb m\u00eb pozitiv p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sigurisht pat\u00ebm dhe takime t\u00eb tjera por m\u00eb s\u00eb shumti ato ishin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb protokollit t\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb parad\u00ebs ushtarake.<\/p>\n<p><em>Z. Moisiu n\u00eb dit\u00ebt q\u00eb ju keni marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb triumfin e forcave aleate, situate politike n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb se kurr\u00eb. Jemi n\u00eb nj\u00eb gjendje kaotike ku deri m\u00eb tani nuk duket ndonj\u00eb zgjidhje. Si nj\u00eb ish- drejtues shteti, si e komentoni k\u00ebt\u00eb situat\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb dhe Presidentit Meidani kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ku i b\u00ebjm\u00eb thirrje Kryeministrit Berisha dhe Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Rama q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ulen p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi kriz\u00ebn aktuale.<\/p>\n<p>Shkuarja n\u00eb ekstremitet t\u00eb situat\u00ebs nuk sjell asgj\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin. Por k\u00ebshtu m\u00eb erdhi keq q\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn policia nd\u00ebrhyri n\u00eb disa forma q\u00eb un\u00eb nuk i quaj normale. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb u bllokua rruga por policia duhet t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar rrug\u00ebn dhe jo t\u00eb p\u00ebrdori forc\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, Spanj\u00eb, Greqi e gjetk\u00eb bllokohet rruga me muaj dhe un\u00eb nuk kam par\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret forca e policis\u00eb ndaj njer\u00ebzve n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb. Pra t\u00eb mos spekulohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit, demokracia \u00ebsht\u00eb demokraci dhe njer\u00ebzit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shprehin pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha format e mundshme dhe t\u00eb lejueshme kur atyre nuk u plot\u00ebsohen k\u00ebrkesat e tyre legjitime.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt transparenca e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ardhmen e demokracis\u00eb shqiptare. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb loj\u00eb fjal\u00ebsh por nj\u00eb akt i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar hedhjen e hapave t\u00eb m\u00ebtejshme dhe pa b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb ne nuk do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb dot demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, neve, k\u00ebta p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb asistojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb deri m\u00eb tani po p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb na kthjellojn\u00eb, do t\u00eb na kthejn\u00eb kurrizin t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Askush nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb merret me ne gjith\u00eb jet\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt them q\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr veprimet e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebri duhet ta ket\u00eb maxhoranca sepse ajo drejton qeverin\u00eb dhe shtetin. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e saj t\u00eb jet\u00eb m\u00eb tolerante. Ajo duhet t\u00eb ulet t\u00eb bisedoje p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje. Un\u00eb nuk them se opozita nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj por p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore i mbetet maxhoranc\u00ebs dhe ajo duhet t\u00eb reflektoj\u00eb.<\/p>\n<p><em>Z. Moisiu prej m\u00ebse dy jav\u00ebsh 200 veta ndodhen n\u00eb grev\u00eb urie ku kushti kryesor \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht transparenca e zgjedhjeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria hesht n\u00eb lidhje me k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb a shihni ju nj\u00eb qasje p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje t\u00eb kriz\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb mund t\u00eb them se nuk ka situat\u00eb pa zgjidhje, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb vullneti politik q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq mungon deri m\u00eb tani. P\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb un\u00eb do t\u00eb sugjeroja uljen e pal\u00ebve n\u00eb bisedime. Transparenca \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme por kjo nuk mund t\u00eb behet me fjal\u00eb por mbi baz\u00eb t\u00eb fakteve p\u00ebr t\u00eb gjykuar se \u00e7far\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb shikojm\u00eb se \u00e7far\u00eb kan\u00eb brenda kutit\u00eb e votimit. P\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhjen nj\u00eb variant mund t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb mos hapen t\u00eb gjitha kutit\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb hapja vet\u00ebm e materialeve zgjedhore.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e domosdoshme sepse mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj mund t\u00eb shkojm\u00eb dhe n\u00eb korrigjimet e kodit zgjedhor. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ky kod zgjedhor nuk funksionon. At\u00ebher\u00eb duhet korrigjuar por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk duhet t\u00eb nisemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abstrakte pa par\u00eb s\u00eb \u00e7far\u00eb gabimesh kan\u00eb ndodhur.<\/p>\n<p>E dyta, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, komisionet tona zgjedhore jan\u00eb shum\u00eb partiake. Por sidoqofshin ata nuk duhet t\u00eb veprojm\u00eb mbi urdhrin e partis\u00eb por mbi at\u00eb t\u00eb ligjit. Nd\u00ebrsa deri m\u00eb tani kan\u00eb vepruar mbi urdhrat e partis\u00eb qoft\u00eb nga nj\u00ebri krah qoft\u00eb edhe nga tjeri. Un\u00eb mendoj se komisioneri q\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nga nj\u00eb forc\u00eb politike ai duhet t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb mendoj se ai q\u00eb ka shkelur ligjin duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebrball\u00eb tij. Duhet q\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb abuzuar t\u00eb p\u00ebrball\u00ebn me drejt\u00ebsin\u00eb. K\u00ebto do t\u00eb ishin disa forma diskutimi q\u00eb do t\u00eb nxirrnin vendin nga kriza. Por agravimi i situat\u00ebs ka shum\u00eb artificializ\u00ebm brenda dhe mendoj se politikan\u00ebt e t\u00eb dy krah\u00ebve, sidomos mazhoranca, duhet t\u00eb tregohen shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p><em>Z. Moisiu si do t&#8217;i gjykonit negociatat e nd\u00ebrmarra deri m\u00eb tani nga Presidenti Bamir Topi p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs? Kam parasysh k\u00ebtu q\u00eb dhe ju jeni p\u00ebrballur me nj\u00eb situat\u00eb, megjith\u00ebse jo kaq dramatike?<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq politikan\u00ebt shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t&#8221;i ul\u00ebsh n\u00eb bisedime. Por t&#8221;i referohemi situat\u00ebs s\u00eb 2007 bisedimet u paraprin\u00eb ne negociata vet\u00ebm p\u00ebr tu ulur n\u00eb tavolin\u00eb q\u00eb zgjat\u00ebn 6-7 muaj. Un\u00eb i kam ndjekur me v\u00ebmendje l\u00ebvizjet e Presidentit Topi dhe them me bindje q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebn e tij. Por n\u00eb qoft\u00eb se pal\u00ebt nuk duan t\u00eb bisedojn\u00eb Presidenti nuk mund t&#8221;i detyroj\u00eb me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb besoj se duhet nd\u00ebrgjegj\u00ebsim i pal\u00ebve dhe fati i bisedimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb ndjenjave t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbi supe pal\u00ebt. Un\u00eb kam d\u00ebgjuar deri m\u00eb tani deklarata q\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt jan\u00eb gati p\u00ebr bisedime por deri m\u00eb tani asnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb tryez\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mendimin tim do t\u00eb diskutohet p\u00ebr fillimin e zgjidhjes s\u00eb kriz\u00ebs vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur pal\u00ebt do t\u00eb ulen n\u00eb bisedime dhe k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruar ta b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb ardhmes s\u00eb kombit dhe vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Online, 16.05.2010 Ish-presidenti propozon disa variante p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb afruar pal\u00ebt n\u00eb bisedime Moisiu: Transparenca e zgjedhjeve? Duhet t\u00eb shohim kutit\u00eb &#8220;N\u00ebse ne nuk do t\u00eb m\u00ebsohemi t\u00eb respektojm\u00eb nj\u00ebri- tjetrin nuk do t\u00eb na respektojn\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt&#8221;. Ish-presidenti i republik\u00ebs, z.Alfred Moisiu niset nga nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e hidhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2690","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Alfred Moisiu: &quot;Ne inferior\u00eb, nuk kemi respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin&quot; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Alfred Moisiu: &quot;Ne inferior\u00eb, nuk kemi respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin&quot; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Online, 16.05.2010 Ish-presidenti propozon disa variante p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb afruar pal\u00ebt n\u00eb bisedime Moisiu: Transparenca e zgjedhjeve? Duhet t\u00eb shohim kutit\u00eb &#8220;N\u00ebse ne nuk do t\u00eb m\u00ebsohemi t\u00eb respektojm\u00eb nj\u00ebri- tjetrin nuk do t\u00eb na respektojn\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt&#8221;. Ish-presidenti i republik\u00ebs, z.Alfred Moisiu niset nga nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e hidhur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-16T23:04:21+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Alfred Moisiu: &#8220;Ne inferior\u00eb, nuk kemi respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin&#8221;\",\"datePublished\":\"2010-05-16T23:04:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\\\/\"},\"wordCount\":2723,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\\\/\",\"name\":\"Alfred Moisiu: \\\"Ne inferior\u00eb, nuk kemi respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin\\\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-05-16T23:04:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Alfred Moisiu: &#8220;Ne inferior\u00eb, nuk kemi respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Alfred Moisiu: \"Ne inferior\u00eb, nuk kemi respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Alfred Moisiu: \"Ne inferior\u00eb, nuk kemi respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Online, 16.05.2010 Ish-presidenti propozon disa variante p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb afruar pal\u00ebt n\u00eb bisedime Moisiu: Transparenca e zgjedhjeve? Duhet t\u00eb shohim kutit\u00eb &#8220;N\u00ebse ne nuk do t\u00eb m\u00ebsohemi t\u00eb respektojm\u00eb nj\u00ebri- tjetrin nuk do t\u00eb na respektojn\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt&#8221;. Ish-presidenti i republik\u00ebs, z.Alfred Moisiu niset nga nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e hidhur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-16T23:04:21+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Alfred Moisiu: &#8220;Ne inferior\u00eb, nuk kemi respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin&#8221;","datePublished":"2010-05-16T23:04:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/"},"wordCount":2723,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/","name":"Alfred Moisiu: \"Ne inferior\u00eb, nuk kemi respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-05-16T23:04:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alfred-moisiu-ne-inferiore-nuk-kemi-respekt-per-njeri-tjetrin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Alfred Moisiu: &#8220;Ne inferior\u00eb, nuk kemi respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2690\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}