{"id":2667,"date":"2010-05-16T08:17:17","date_gmt":"2010-05-16T07:17:17","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2667"},"modified":"2010-05-16T08:17:17","modified_gmt":"2010-05-16T07:17:17","slug":"vellavrasja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/","title":{"rendered":"V\u00ebllavrasja"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg\" border=\"0\" alt=\"Ki\u00e7o Blushi\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Nga: <strong>Ki\u00e7o Blushi<\/strong><\/p>\n<p>Para disa ditesh ne nje katund te Dibres, nje shqiptar me emrin Fiqiri Buci vrau vellane e tij Hilmi per shkak t\u00eb pron\u00ebs; kjo ndodhi sepse nj\u00ebri pat guxuar t\u00eb mbjell\u00eb dy rr\u00ebnj\u00eb domate m\u00eb shum\u00eb matan\u00eb gardhit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb sinor t\u00eb tjetrit\u2026 Edlira 17-vje\u00e7are, u vet\u00ebvar n\u00eb Rom\u00eb nga frika se mos e kthenin n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026 Nj\u00eb tjet\u00ebr vajz\u00eb nga Elbasani, u vra n\u00eb klas\u00eb n\u00eb or\u00ebn e m\u00ebsimit\u2026 Kat\u00ebr shqiptar\u00eb u vran\u00eb nga policia maqedonase si t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafikant\u00eb arm\u00ebsh\u2026 Tre pasagjer\u00eb t\u00eb nj\u00eb taksie u vran\u00eb n\u00eb autostrad\u00eb. Vdekja n\u00eb Shqip\u00ebri tanim\u00eb nuk quhet m\u00eb vdekje, as kur \u00ebsht\u00eb vrasje, as kur \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvrasje, aq m\u00eb pak kur ndodh si aksident! Vdekja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb, mjaft q\u00eb t\u00eb jet\u00eb jasht\u00eb dhe larg sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnde!<\/p>\n<p>Por vrasja e v\u00ebllait nga v\u00ebllai vjen si nj\u00eb tjet\u00ebr ububu e pad\u00ebgjuar: p\u00ebr dy rr\u00ebnj\u00eb domate jeta e nj\u00eb njeriu, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr e nj\u00eb v\u00ebllai, mund t\u00eb kushtoj\u00eb m\u00eb pak! E pra, t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit dibran\u00eb, nj\u00ebri i vrar\u00eb e tashm\u00eb i varrosur e tjetri i arrestuar e i burgosur, nj\u00ebri ish arsimtar e tjetri ish polic (q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se v\u00ebllez\u00ebrit nuk ishin dhe aq t\u00eb pashkolluar), kishin gati 20 vjet n\u00eb sherr e n\u00eb grindje, pa hyrje-dalje, n\u00eb hasm\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb (keq)ndarjes s\u00eb pron\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sherrnaj\u00eb t\u00eb tejzgjatur, af\u00ebrmendsh, domatet pat\u00ebn sh\u00ebrbyer si sebep dhe jo si nj\u00eb shkak i v\u00ebrtet\u00eb: sepse shkaku i v\u00ebrtet\u00eb i vrasjeve dhe v\u00ebllavrasjeve t\u00eb p\u00ebrditshme ende nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar, e as kuptuar\u2026<\/p>\n<p>Politika tek ne nuk b\u00ebn asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shuar v\u00ebllavrasjet, gjakmarrjen, hakmarrjen, ngujimin apo edhe aksidentet n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, t\u00eb cilat po e b\u00ebjn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb ngjaj\u00eb me nj\u00eb viktim\u00eb t\u00eb pambrojtur e t\u00eb \u00e7oroditur\u2026Politika po b\u00ebn t\u00eb pamundur\u00ebn t\u00eb mbaj\u00eb sa m\u00eb gjall\u00eb frym\u00ebn e v\u00ebllavrasjes: sot a nuk jan\u00eb shprehje t\u00eb k\u00ebsaj kolere kund\u00ebrv\u00ebnia e grave kund\u00ebr grave, e t\u00eb rinjve kund\u00ebr t\u00eb rinjve, e artist\u00ebve kund\u00ebr artist\u00ebve, e mjek\u00ebve kund\u00ebr mjek\u00ebve, e akademik\u00ebve kund\u00ebr akademik\u00ebve, etj, etj?<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb vrasja e v\u00ebllait nga v\u00ebllai n\u00ebp\u00ebr kafenet\u00eb luksoze t\u00eb VIP-ave t\u00eb Tiran\u00ebs nuk ka p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje se greva e uris\u00eb n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d\u2026 Por nuk besoj se m\u00eb kund\u00ebrshton dot kush po t\u00eb guxoj t\u00eb them se v\u00ebllavrasja n\u00eb nj\u00eb katund t\u00eb Dibr\u00ebs \u00ebsht\u00eb siv\u00eblla apo si nj\u00eb paralele dramatike edhe me at\u00eb q\u00eb po ngjet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs mes dy partive dhe dy lider\u00ebve kryesor\u00eb\u2026 V\u00ebllavrasja e par\u00eb u krye me arm\u00eb apo me dru pas koke, n\u00eb gjaknxeht\u00ebsi, e dyta me fjal\u00eb, me sharje, me shpifje, me akuza e kund\u00ebrakuza, me gjakftoht\u00ebsi, me greva urie, me bllokim rrug\u00ebsh dhe institucionesh, me mitingje e kund\u00ebrmitingje, me peticione e kund\u00ebrpeticione\u2026 N\u00eb t\u00eb dy rastet synohet t\u00eb garantohet sa m\u00eb shpejt eliminimi i v\u00ebllait nga v\u00ebllai, i pari p\u00ebr pron\u00ebn, i dyti p\u00ebr karrige\u2026Ku \u00ebsht\u00eb ndryshimi?<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sot na t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen m\u00eb s\u00eb tepri fjal\u00ebrimet e Saliut n\u00ebp\u00ebr konferenca shtypi p\u00ebr rritjen e papar\u00eb ekonomike, p\u00ebr grev\u00ebn apo p\u00ebr kryetarin e opozit\u00ebs, dhe anasjelltas, se sa nj\u00eb vrasje e till\u00eb makabre, qoft\u00eb edhe e p\u00ebrmasave t\u00eb G\u00ebrdecit\u2026Prandaj, kjo qasje ndaj dukuris\u00eb s\u00eb shtuar t\u00eb krimit apo ca m\u00eb gjer\u00eb ndaj kriz\u00ebs, nuk e natyralizon e nuk thjesht\u00ebzon dot gjendjen ton\u00eb absurde, aq m\u00eb pak e justifikon k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie t\u00eb thekshme morale, k\u00ebt\u00eb politik\u00eb drumepre q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk hakatet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb arsyen dhe shkaqet p\u00ebrse ne shqiptar\u00ebt nuk po dalim dot nga qorrsokaku i tranzicionit, p\u00ebrse jemi bllokuar n\u00eb procesin e integrimit, p\u00ebrse e kemi kaq t\u00eb kollajt\u00eb q\u00eb nj\u00eb v\u00eblla t\u00eb vras\u00eb v\u00ebllan\u00eb p\u00ebr hi\u00e7mosgj\u00eb apo si thuhej q\u00ebmoti, \u2018p\u00ebr mustaqet e \u00c7elos!\u2019\u2026<\/p>\n<p>Mesa duket, kur nj\u00eb shoq\u00ebrie i vritet shpresa, nuk b\u00ebkan m\u00eb p\u00ebrshtypje vrasjet si kjo e dy v\u00ebllez\u00ebrve\u2026Madje nuk t\u00eb mbres\u00eblon as greva e uris\u00eb para zyr\u00ebs hijer\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kryeministrit! Kjo \u00ebsht\u00eb pasqyra e vet\u00ebdijes dhe e reagimit ton\u00eb qytetar: imunitet, pandjeshm\u00ebri, moskok\u00eb\u00e7arje, mjaft q\u00eb e keqja dhe fatkeq\u00ebsia t\u00eb jen\u00eb jasht\u00eb mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ton\u00eb\u2026K\u00ebt\u00eb theqafje morale e ka realizuar plot\u00ebsisht politika jon\u00eb \u201cpluraliste\u201d n\u00eb k\u00ebto 20 vjet! Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi sukses i saj e k\u00ebt\u00eb hak nuk duhet t\u2019ua ham\u00eb krer\u00ebve tan\u00eb!<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dy vllaznit dibran\u00eb i paskan pasur, si gjith\u00eb ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb fshat, pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, tregon se tok\u00ebn e trash\u00ebguar, pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb monizmit, ata e pat\u00ebn ndar\u00eb mes nj\u00ebri-tjetrit, sigurisht me pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe jo me mir\u00ebkuptim, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00ebri syresh do t\u00eb jet\u00eb treguar m\u00eb tahmaqar, m\u00eb \u201ci fort\u00eb\u201d, m\u00eb grabitqar, m\u00eb hileqar se tjetri\u2026Jo, kjo nuk mund t\u00eb quhet marr\u00ebzi, as \u00e7menduri, as lajthitje, por nj\u00eb \u201cbarbari demokratike\u201d apo m\u00eb tro\u00e7: degradim i liris\u00eb n\u00eb demokraci, nj\u00eb shfytyrim skajor i moralit, i bashk\u00ebjetes\u00ebs, i dinjitetit, i nderit, nj\u00eb shk\u00ebrb\u00ebrje e njeriut nga njeriu prej frik\u00ebs e panikut t\u00eb kallur n\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb v\u00ebshtira prej skamjes, prej nepsit dhe makut\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb shpejt e sa m\u00eb kollaj i pasur!\u2026<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb kurthi n\u00eb t\u00eb cilin kemi r\u00ebn\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Nj\u00eb shoq\u00ebri e till\u00eb pa rregulla, me ligje q\u00eb nuk zbatohen, q\u00eb vetorganizohet me vet\u00ebgjyq\u00ebsi, nuk mund t\u00eb jet\u00eb ve\u00e7 e till\u00eb: domatet e mbjella te bah\u00e7ja e tjetrit, qoft\u00eb edhe e v\u00ebllait t\u00eb nj\u00eb gjaku, t\u00eb merrkan jet\u00ebn! Nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb nuk pranon t\u00eb fejohet me ty, mund t\u00eb vritet n\u00eb mes t\u00eb klas\u00ebs! Ja p\u00ebrse k\u00ebto nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb rasti i par\u00eb dhe as i fundit: sepse ne nuk e shohim hallin komb\u00ebtar e shoq\u00ebror n\u00eb sy! Tani askush nuk tronditet kur djali vret baban\u00eb, ose n\u00ebn\u00ebn; kur babai vret djalin; kur gruaja ther burrin me thik\u00ebn e buk\u00ebs; kur kush\u00ebriri q\u00ebllon me arm\u00eb kush\u00ebririn; kur fqinjin posht\u00ebron fqinjin dhe pastaj vret edhe motr\u00ebn, edhe v\u00ebllan\u00eb.<\/p>\n<p>Jetojm\u00eb mbi nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb vaditur me rr\u00ebke gjaku, mbi nj\u00eb gjak t\u00eb derdhur m\u00eb s\u00eb shumti kotekot, mbi nj\u00eb gjak t\u00eb shprishur prej bab\u00ebzis\u00eb dhe frik\u00ebs s\u00eb fukarall\u00ebkut\u2026Nd\u00ebr ne ka jo pak q\u00eb t\u00eb marrim gjak n\u00eb vetull p\u00ebr nj\u00eb g\u00ebrvishtje makine, p\u00ebr nj\u00eb vij\u00eb uji a rrip toke t\u00eb zaptuar, p\u00ebr nj\u00eb ofendim, p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt, p\u00ebr nj\u00eb parakalim makine, p\u00ebr nj\u00eb tejkalim shpejt\u00ebsie, p\u00ebr nj\u00eb hakmarrje a gjakmarrje t\u00eb l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim nga et\u00ebrit a gjysh\u00ebrit pa u marr\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb simpati a antipati p\u00ebr kryetarin e partis\u00eb\u2026Me nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hi\u00e7mosgj\u00eb!\u2026<\/p>\n<p>A thua jeta e njeriut t\u00eb jet\u00eb zhvler\u00ebsuar vetvetiu, p\u00ebr shkaqe thjesht kulturore apo, si thon\u00eb disa, meq\u00eb ne si popull \u201ckemi kultur\u00eb t\u00eb vak\u00ebt demokratike\u201d? Jo, nuk \u00ebsht\u00eb kjo, sepse edhe kur kemi pas qen\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, edhe kur kemi jetuar n\u00eb regjime shtyp\u00ebse, edhe kur na drejtonte Kanuni, jeta e njeriut kishte m\u00eb tep\u00ebr vler\u00eb!<\/p>\n<p>Ku po shkojm\u00eb k\u00ebshtu?<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Mjerisht, edhe pse kemi me qindra OJF, kemi qeveri, kryeminist\u00ebr, opozit\u00eb, President Republike, kemi madje edhe Kuvend, edhe Kushtetut\u00eb, edhe Akademi, edhe ALUIZN, edhe INSTAT, edhe ligj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr pronat e p\u00ebr mbrojtjen e pron\u00ebs; edhe pse jemi n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb pafund legalizimesh, kthim-moskthim pronash, dh\u00ebnie-mosdh\u00ebnie kompensimesh, etj\u2026 ne nuk kemi t\u00eb shifra t\u00eb sakta, statistika zyrtare, studime e natyrisht edhe masa parandaluese p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto sherre, vrasje e krime t\u00eb pafundme e t\u00eb p\u00ebrditshme q\u00eb kryhen her\u00eb brenda, her\u00eb jasht\u00eb familjes, si brenda dhe jasht\u00eb shtetit, nat\u00ebn dhe dit\u00ebn p\u00ebr diell!<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto raste, t\u00eb kthim-moskthim t\u00eb pron\u00ebs, vras\u00ebsi \u00e7udit\u00ebrisht nuk ik\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb paditur! Tani jo vet\u00ebm organizmat shtet\u00ebrore, pushteti lokal e ai qendror, po edhe opinioni publik \u00ebsht\u00eb imunizuar nga k\u00ebto lajme tragjike, nga kjo gjakderdhje masive e motivuar p\u00ebr nj\u00eb shtyrje t\u00eb gardhit, dukuri q\u00eb, bashk\u00eb me vet\u00ebvrasjet, rrahjet, sherret, plagosjet dhe aksidentet n\u00eb pun\u00eb e n\u00eb rrug\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb se t\u00eb r\u00ebndomta\u2026<\/p>\n<p>Nuk ka e nuk mund t\u00eb ket\u00eb kurrkund kriz\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se sa kur jeta e nj\u00eb njeriu vlen sa nj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb domatesh! Askush nuk d\u00ebshiron q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb fytyra e shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb\u2026N\u00ebse dikush tronditet, e sigurt \u00ebsht\u00eb q\u00eb pas k\u00ebtyre lajmeve ogurzeza pakkush b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb zbuloj\u00eb pse-n\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ila\u00e7in, shkakun e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb krimeve: \u00ebsht\u00eb varf\u00ebria, \u00ebsht\u00eb l\u00ebmshi i b\u00ebr\u00eb me pronat apo kriza e thikt\u00eb morale q\u00eb i detyron njer\u00ebzit t\u00eb mos ken\u00eb pik\u00eb besimi te Ligji, te Drejt\u00ebsia, te organet shtet\u00ebrore? Partit\u00eb e qeverit\u00eb nuk e b\u00ebjn\u00eb qejfin qeder, apo t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur\u2026 Sepse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb krer\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hall: si t\u00eb marrin e si t\u00eb mos e dor\u00ebzojn\u00eb kurr\u00eb pushtetin! Drejtuesit tan\u00eb nuk kan\u00eb as bindje, as mend dhe as d\u00ebshir\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb minimizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb zezon\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare q\u00eb po e zhb\u00ebn kombin.<\/p>\n<p>Kush ka qen\u00eb n\u00eb pushtet, i majt\u00eb apo i djatht\u00eb, litarin e fantazm\u00ebs \u201cpron\u00eb\u201d dhe sherr e ka l\u00ebn\u00eb q\u00ebllimisht jasht\u00eb, jo vet\u00ebm me ligjin e famsh\u00ebm 7501 t\u00eb vitit 1991 apo me ligjin nr. 9235 t\u00eb vitit 2004, disa her\u00eb i ndryshuar, por edhe me procesin e legalizim-moslegalizimit, t\u00eb kthim-moskthimit t\u00eb pronave, t\u00eb dh\u00ebnie-mosdh\u00ebnies s\u00eb kompensimeve, t\u00eb nj\u00eb vendi pune etj, por edhe me kriminel\u00ebt e t\u00eb fort\u00ebt q\u00eb p\u00ebrher\u00eb ikin n\u00eb drejtim t\u00eb paditur!\u2026<\/p>\n<p>Sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu, pra duke u hasmosur k\u00ebsisoj v\u00ebllai me v\u00ebllan\u00eb, fqinji me fqinjin, i ardhuri me autoktonin, urrejtja dhe inati nuk mund na lejojn\u00eb t\u00eb shohim matan\u00eb hund\u00ebs se si po qeveriset katundi nga kryeplaku; pra, nj\u00eb njeri i terrorizuar, q\u00eb lufton p\u00ebr mbijetes\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebshtroj\u00eb matan\u00eb gardhit, pas sinorit, prapa murit, madje as se \u00e7\u2019po b\u00ebn prifti apo hoxha i fshatit\u2026<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb sundohen njer\u00ebzit m\u00eb leht\u00eb e m\u00eb gjat\u00eb! Vet\u00ebm k\u00ebshtu, kur njeriu detyrohet t\u00eb vras\u00eb v\u00ebllan\u00eb, a ka ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi fakti se cili \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb na t\u00ebrheq p\u00ebr kapistalli? A ka burr\u00eb q\u00eb, pasi detyrohet t\u00eb v\u00ebshtroj\u00eb p\u00ebrdit\u00eb vdekjen n\u00eb sy t\u00eb preket e revoltohet kur n\u00eb Ballshin e larg\u00ebt helmohet gati i gjith\u00eb qyteti? A ka militant q\u00eb prej zellit e verb\u00ebris\u00eb partiake t\u00eb mos jet\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb urrej\u00eb e t\u00eb posht\u00ebroj\u00eb kotekot v\u00ebllan\u00eb, pas k\u00ebsaj t\u00eb vras\u00eb mendjen e mandej edhe t\u00eb kuptoj\u00eb qart\u00ebsisht se si po na qeveris e ku po na drejton ai\/ata q\u00eb aktualisht kan\u00eb pushtetin?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja e k\u00ebsaj pyetje i kap\u00ebrcen kufijt\u00eb e krimit!<br \/>\nNuk lipsen as sy dhe as vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se v\u00ebllavrasja tek ne quhet politik\u00eb e men\u00e7ur, e suksesshme dhe natyrisht edhe dobisjell\u00ebse\u2026P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb ndjek\u00ebsh vet\u00ebm nj\u00eb edicion lajmesh, n\u00eb cilindo kanal televiziv shqiptar!<br \/>\n(<em>GSH\/BalkanWeb<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Ki\u00e7o Blushi Para disa ditesh ne nje katund te Dibres, nje shqiptar me emrin Fiqiri Buci vrau vellane e tij Hilmi per shkak t\u00eb pron\u00ebs; kjo ndodhi sepse nj\u00ebri pat guxuar t\u00eb mbjell\u00eb dy rr\u00ebnj\u00eb domate m\u00eb shum\u00eb matan\u00eb gardhit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb sinor t\u00eb tjetrit\u2026 Edlira 17-vje\u00e7are, u vet\u00ebvar n\u00eb Rom\u00eb nga frika [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2667","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>V\u00ebllavrasja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"V\u00ebllavrasja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Ki\u00e7o Blushi Para disa ditesh ne nje katund te Dibres, nje shqiptar me emrin Fiqiri Buci vrau vellane e tij Hilmi per shkak t\u00eb pron\u00ebs; kjo ndodhi sepse nj\u00ebri pat guxuar t\u00eb mbjell\u00eb dy rr\u00ebnj\u00eb domate m\u00eb shum\u00eb matan\u00eb gardhit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb sinor t\u00eb tjetrit\u2026 Edlira 17-vje\u00e7are, u vet\u00ebvar n\u00eb Rom\u00eb nga frika [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-16T07:17:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"V\u00ebllavrasja\",\"datePublished\":\"2010-05-16T07:17:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/\"},\"wordCount\":2064,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kico_blushi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/\",\"name\":\"V\u00ebllavrasja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kico_blushi.jpg\",\"datePublished\":\"2010-05-16T07:17:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kico_blushi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/kico_blushi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vellavrasja\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"V\u00ebllavrasja\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"V\u00ebllavrasja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"V\u00ebllavrasja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga: Ki\u00e7o Blushi Para disa ditesh ne nje katund te Dibres, nje shqiptar me emrin Fiqiri Buci vrau vellane e tij Hilmi per shkak t\u00eb pron\u00ebs; kjo ndodhi sepse nj\u00ebri pat guxuar t\u00eb mbjell\u00eb dy rr\u00ebnj\u00eb domate m\u00eb shum\u00eb matan\u00eb gardhit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb sinor t\u00eb tjetrit\u2026 Edlira 17-vje\u00e7are, u vet\u00ebvar n\u00eb Rom\u00eb nga frika [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-16T07:17:17+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"V\u00ebllavrasja","datePublished":"2010-05-16T07:17:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/"},"wordCount":2064,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/","name":"V\u00ebllavrasja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg","datePublished":"2010-05-16T07:17:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/kico_blushi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vellavrasja\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"V\u00ebllavrasja"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2667","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2667\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}