{"id":2659,"date":"2010-05-15T01:21:51","date_gmt":"2010-05-15T00:21:51","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2659"},"modified":"2010-05-15T01:21:51","modified_gmt":"2010-05-15T00:21:51","slug":"gllasnost","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/","title":{"rendered":"GLLASNOST!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" border=\"0\" alt=\"Andrea Stefani\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Andrea Stefani<\/strong>, <em>14 Maj 2010<\/em><\/p>\n<p>Dy dekada m\u00eb par\u00eb Europa mb\u00ebshteti pa rezerva Gllasnostin n\u00eb Mosk\u00eb, por sot ngurron ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Hap shum\u00eb probleme? Por mos \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb problematike nj\u00eb kriz\u00eb pa fund pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs? Brukseli duket nuk po nxjerr m\u00ebsimet e duhura politike nga kriza greke. Sepse nuk \u00ebsht\u00eb ajo nj\u00eb produkt e munges\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs?<\/p>\n<p>Rreth 20 vjet pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit nuk ka shteruar nevoja p\u00ebr at\u00eb metod\u00eb q\u00eb Mihail Gorba\u00e7ov vuri n\u00eb themel t\u00eb atyre ndryshimeve q\u00eb reformuan jo vet\u00ebm Rusin\u00eb, por t\u00ebr\u00eb Lindjen. Shqip\u00ebria e mbytur nga korrupsioni e ka qar\u00eb k\u00ebto dekada me kriza dhe gjak munges\u00ebn e transparenc\u00ebs. Kriza e piramidave financiare e vitit 1997, q\u00eb pati p\u00ebr epilog rr\u00ebnimin e shtetit, i kish edhe ajo rr\u00ebnj\u00ebt te mungesa e transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr Gllasnost, p\u00ebr transparenc\u00eb. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb fort e habitshme q\u00eb edhe disa zyrtar\u00eb europian\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe Bruksel nuk po e ndjejn\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nuk e ndjejn\u00eb sepse edhe ata, madje akoma m\u00eb shum\u00eb ata, nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb shohin prapambetjen reale t\u00eb reformave integruese n\u00eb Shqip\u00ebri. Pik\u00ebrisht sepse mungon \u201cgllasnosti\u201d, mungon transparenca q\u00eb t\u00eb jep mund\u00ebsi t\u00eb shikosh qart\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe t\u00eb kuptosh qart\u00eb. Duket se n\u00eb Bruksel i besojn\u00eb plot\u00ebsisht raportet e progresit pa progres q\u00eb hartojn\u00eb skrib\u00ebt e tyre t\u00eb paaft\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Sikur transparenca t\u00eb mos qe nj\u00eb nga ata element\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb q\u00eb dallon sistemin me liri nga ai pa liri, Gorba\u00e7ovi nuk do qe bazuar te gllasnosti n\u00eb \u00e7astet kur per\u00ebndonte stalinizmi dhe dita e liris\u00eb agonte nga mesi i err\u00ebsir\u00ebs diktatoriale. Prandaj \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb shoh\u00ebsh sot ca zyrtar\u00eb n\u00eb Bruksel apo Tiran\u00eb, q\u00eb po e p\u00ebrdorin Kushtetut\u00ebn si shkop n\u00ebn rrota transparenc\u00ebs p\u00ebr vot\u00ebn dhe kur k\u00ebshillojn\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga k\u00ebrkesat e saj europiane n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cintegrimit europian\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gabim fatal t\u2019i cil\u00ebsosh protestat e opozit\u00ebs, dhe aq m\u00eb tep\u00ebr grev\u00ebn sublime t\u00eb uris\u00eb p\u00ebr transparenc\u00ebn, si t\u00eb rrezikshme p\u00ebr integrimin. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb krejt e kund\u00ebrta. Aksioni i opozit\u00eb po \u00e7jerr mask\u00ebn e nj\u00eb stabiliteti fals, pa drejt\u00ebsi, e nj\u00eb stabiliteti autoritarist q\u00eb n\u00eb afatgjat\u00eb nuk premton integrim, por ve\u00e7im final t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Europa. Ndaj n\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin e stabilitetit jo tek aksioni emancipues i opozit\u00ebs, por tek ai faktor q\u00eb ka 20 vjet q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon e dhunon lirin\u00eb e njer\u00ebzve dhe institucioneve n\u00eb Shqip\u00ebri, tek autoritaristi i pandreqsh\u00ebm Sali Berisha dhe klani i tij i korruptuar.<\/p>\n<p>Kriz\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri nuk i jepet fund duke b\u00ebr\u00eb thirrje impotente p\u00ebr nj\u00eb dialog q\u00eb nuk ekziston n\u00eb kuadrin e institucioneve q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb. K\u00ebshtu vet\u00ebm se zgjatet agonia, sikund\u00ebr edhe po ndodh. Kriz\u00ebs i jepet fund duke folur jo si magjistricat e Makbethit, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt nj\u00ebsoj fajtore p\u00ebr kriz\u00ebn, por duke th\u00ebn\u00eb tro\u00e7 t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, duke i th\u00ebn\u00eb mjaft dhunimit q\u00eb qeveria po i b\u00ebn transparenc\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs. Vet\u00ebm k\u00ebshtu rriten shanset p\u00ebr drejt\u00ebsi, p\u00ebr nj\u00eb stabilitet t\u00eb themeluar mbi drejt\u00ebsin\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe shanset p\u00ebr integrim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Sepse a nuk \u00ebsht\u00eb themeluar liria e Europ\u00ebs mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe transparenc\u00ebn? Dhe n\u00ebse Brukseli nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbroj\u00eb parimet e demokracis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nuk do t\u00eb vonoj\u00eb q\u00eb Brukseli nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i mbroj\u00eb parimet e demokracis\u00eb as n\u00eb Bruksel. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr alarm q\u00eb ngrihet nga \u00e7ka po ndodh k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Gabimi q\u00eb b\u00ebjn\u00eb jo pak \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d n\u00eb analiz\u00ebn e situat\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri (edhe t\u00eb kriz\u00ebs q\u00eb po p\u00ebrjeton ajo) \u00ebsht\u00eb mosperceptimi i fakteve, ashtu sikund\u00ebr ato jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si nj\u00eb zinxhir zhvillimesh q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs politike. Gabimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se i drejtohen vullnetit t\u00eb lider\u00ebve politik\u00eb, i b\u00ebjn\u00eb thirrje atyre q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb m\u00eb drejt \u201cr\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e momentit\u201d p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa injorojn\u00eb nj\u00eb mal t\u00eb t\u00ebr\u00eb faktesh q\u00eb denoncojn\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri ka lider\u00eb dhe klane t\u00eb grupuar rreth tyre, me interesa krejt n\u00eb kund\u00ebrshtim me ato t\u00eb integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesori nd\u00ebr ta mbetet Kryeministri Sali Berisha, i cili prej 20 vjet\u00ebsh, q\u00eb kur hyri n\u00eb politik\u00eb, mbetet aktor dhe regjisor konstant i krizave politike n\u00eb vend. Nuk ka kriz\u00eb politike q\u00eb t\u00eb jet\u00eb zhvilluar n\u00eb munges\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tyre (sikund\u00ebr edhe sot), me intoleranc\u00ebn e tij patologjike. Dhe nuk mund t\u00eb mos \u00e7uditesh se si disa zyrtar\u00eb e diplomat\u00eb europian\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb fare p\u00ebrpjekje t\u00eb zbulojn\u00eb lidhjen mes Berish\u00ebs si lider enverist \u201ci paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm\u201d, dhe krizave kronike q\u00eb po bllokojn\u00eb integrimin n\u00eb Shqip\u00ebri! N\u00ebse nj\u00eb hetues do ta gjente nj\u00eb person n\u00eb vendin e nj\u00eb krimi, do ta dyshonte si autor, por n\u00ebse do ta gjente p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb vendin e nj\u00eb krimi tjet\u00ebr, nuk do t\u00eb dyshonte, por do t\u00eb ishte i sigurt se kish gjetur autorin.<\/p>\n<p>Berisha \u00ebsht\u00eb prezent n\u00eb vendin e \u201ckrimit\u201d p\u00ebr 20 vjet rresht, por disa europian\u00eb shfaqen t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb nxjerrin konkluzionin e duhur nga nj\u00eb konstante e till\u00eb. Dhe si p\u00ebr ironi e k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs te politikan\u00eb si Berisha. Shkaqet e k\u00ebtij verbimi mund t\u00eb jen\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, nga ngusht\u00ebsisht personale dhe korruptive t\u00eb nj\u00eb diplomati e deri tek interesa shtetesh dhe gjeopolitikash, p\u00ebr t\u00eb cilat demokracia reale n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi. Koha do t\u2019i zb\u00ebrthej\u00eb m\u00eb mir\u00eb mistere t\u00eb tilla, por t\u00eb k\u00ebrkosh nga opozita q\u00eb t\u00eb dialogoj\u00eb me nj\u00eb Berish\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb qartazi i vendosur t\u00eb mos hap\u00eb kutit\u00eb ku fshihen votat q\u00eb ka vjedhur, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u2019i k\u00ebrkosh nj\u00eb hetuesi t\u00eb dialogoj\u00eb me vjedh\u00ebsin p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e fshehjes s\u00eb provave dhe fakteve q\u00eb denoncojn\u00eb vjedhjen. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u2019i k\u00ebrkoje Gorba\u00e7ovit q\u00eb t\u00eb reformonte shoq\u00ebrin\u00eb dhe shk\u00ebrmoqte diktatur\u00ebn komuniste, pa v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim gllasnostin, pa dob\u00ebsuar themelet e tiranis\u00eb t\u00eb ngritura mbi sekretin dhe err\u00ebsir\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Miopia politike i ka \u00e7uar disa zyrtar\u00eb europian\u00eb deri n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb lloj diplomacie absurde q\u00eb merr seriozisht deklaratat e Kryeministrit shqiptar, q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb g\u00ebnjeshtra t\u00eb r\u00ebndomta. Berisha deklaron se \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr transparenc\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul se kutit\u00eb nuk mund t\u00eb hapen. Jo pak brukselist\u00eb e marrin seriozisht k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, ndon\u00ebse ajo n\u00eb thelb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh si mjet p\u00ebr \u201ctransparenc\u00eb\u201d err\u00ebsir\u00ebn dhe jo drit\u00ebn. Berisha deklaron se \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr \u201ctransparenc\u00eb\u201d, por pa cenuar Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Jo pak brukselist\u00eb e marrin seriozisht k\u00ebt\u00eb sofiz\u00ebm vulgar (madje komisioneri Fule i b\u00ebri jehon\u00eb atij) dhe nuk shfaqin fije aft\u00ebsie t\u00eb pyesin se \u00e7\u2019na qenka kjo Kushtetut\u00eb q\u00eb i vika kushte transparenc\u00ebs? Sepse n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb nga thelbet e Kushtetut\u00ebs, fryma e saj e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb transparenca nd\u00ebrsa sekreti, misteri, jan\u00eb p\u00ebrjashtime. N\u00eb diktatur\u00eb ndodh e kund\u00ebrta, thelbi i Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb sekreti, fshehja, nd\u00ebrsa transparenca \u00ebsht\u00eb e ndaluar.<\/p>\n<p>Transparenca, rinum\u00ebrimi i votave, po b\u00ebhet deri edhe n\u00eb Bagdadin e p\u00ebrgjakur nga lufta civile, kurse n\u00eb Tiran\u00ebn q\u00eb synon integrimin me sistemin politik q\u00eb ka n\u00eb zem\u00ebr transparenc\u00ebn, ajo shpallet e ndaluar si n\u00ebn komuniz\u00ebm. Pse? Sepse e pengoka \u201cKushtetuta\u201d! N\u00ebse do t\u00eb ishte v\u00ebrtet k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb alarmi i Brukselit duhej t\u00eb qe rregullimi urgjent i Kushtetut\u00ebs shqiptare. Sepse nj\u00eb Kushtetut\u00eb q\u00eb privon transparenc\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr demokraci, por p\u00ebr diktatur\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha n\u00eb Bruksel nuk po kuptojn\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka t\u00eb ngritur nj\u00eb sistem institucionesh t\u00eb lira t\u00eb afta dhe me guximin p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb kufij politik\u00ebs dhe lider\u00ebve t\u00eb saj. Nuk ka skut\u00eb t\u00eb shtetit, t\u00eb institucioneve, medias, drejt\u00ebsis\u00eb e deri edhe shoq\u00ebris\u00eb civile, q\u00eb t\u2019i ket\u00eb shp\u00ebtuar ndikimit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti dhe politik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb fakt, kriza e sotme ka n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb saj kapjen e institucioneve dhe drejt\u00ebsis\u00eb nga politika. Sikur n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb kish pasur nj\u00eb Komision Qendror Zgjedhor me integritet profesional, si dhe nj\u00eb Kolegj Zgjedhor t\u00eb pavarur, kriza do t\u00eb ishte shmangur dhe secili do kish marr\u00eb at\u00eb q\u00eb i takonte, pa qen\u00eb e nevojshme t\u2019i fshihej transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ca \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d e din\u00eb, por b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e din\u00eb, p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb \u201cstabilitetit\u201d. Dhe ja Berisha deklaron se opozita duhet t\u2019u drejtohet gjykatave dhe ca \u201cnd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d e marrin \u201cseriozisht\u201d k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill\u00eb t\u00eb Kryeministrit, si nj\u00eb rrug\u00ebzgjidhje t\u00eb kriz\u00ebs. Ata e marrin seriozisht k\u00ebt\u00eb fars\u00eb berishiste me gjykatat, duke harruar ato q\u00eb sapo kan\u00eb th\u00ebn\u00eb vet\u00eb p\u00ebr sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri, pra q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem i kapur nga politika dhe korrupsioni i lidhur me politik\u00ebn. Dhe kush nga bota e politik\u00ebs mund t\u2019i kap\u00eb gjykatat para Berish\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqishmi i k\u00ebsaj bote?<\/p>\n<p>Provat e k\u00ebsaj kapjeje tragjike, q\u00eb po p\u00ebrdoret si alibi p\u00ebr t\u00eb maskuar \u201cme ligj\u201d vjedhjen e vot\u00ebs dhe si argument kund\u00ebr transparenc\u00ebs, jan\u00eb sheshit. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj kapjeje, gjykatat nuk kan\u00eb mundur t\u00eb hedhin drit\u00eb ende deri edhe mbi nj\u00eb krim t\u00eb llahtarsh\u00ebm, kupola e zjarrt\u00eb e t\u00eb cilit e p\u00ebrzhiti krejt Shqip\u00ebrin\u00eb dhe u pa nga e gjith\u00eb bota. Ministri direkt p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi, \u00ebsht\u00eb ende minist\u00ebr si simbol i nj\u00eb sfide t\u00eb hapur q\u00eb arroganca e nj\u00eb pushteti q\u00eb q\u00ebndron mbi ligjin, i b\u00ebn drejt\u00ebsis\u00eb. Fatmir Mediu \u00ebsht\u00eb sot minist\u00ebr, sepse drejt\u00ebsia e kapur e mbylli \u00e7\u00ebshtjen e tij. Mediu \u00ebsht\u00eb sot i mbrojtur me vendim gjykate, tamam ashtu sikund\u00ebr misteri i kutive t\u00eb votimit \u00ebsht\u00eb i mbrojtur me vendim gjykate.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vazhdon si n\u00ebn komuniz\u00ebm t\u00eb jet\u00eb shteti ku padrejt\u00ebsia, antitransparenca, sekretet kriminale t\u00eb pushtetit, mbrohen me vendim gjykate, me padrejt\u00ebsi, \u201cme Kushtetut\u00eb\u201d. Nj\u00eb pushtet i till\u00eb drejt\u00ebsie \u00ebsht\u00eb pa pushtet. Ai nuk ka k\u00ebllqe, nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendime q\u00eb cenojn\u00eb pushtetin e Berish\u00ebs. Edhe Gjykata Kushtetuese, q\u00eb e p\u00ebrflasin aq shum\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb do ta zvarriste marrjen e vendimit, por do ta hidhte \u201ctopin\u201d n\u00eb Komisionin e Venecias. Ky i fundit e ka v\u00ebrtetuar me prova se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me ndjeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb politike, ka dh\u00ebn\u00eb opinione jo si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e drejta, po si\u00e7 e do konjuktura politike, jo si e k\u00ebrkon demokracia, por si e do \u201cstabiliteti\u201d, qoft\u00eb edhe autokratik n\u00eb vende t\u00eb vogla si Shqip\u00ebria, q\u00eb u dashkan sunduar me \u201cdor\u00eb t\u00eb fort\u00eb\u201d para se t\u00eb b\u00ebhen gati p\u00ebr demokraci reale.<\/p>\n<p>K\u00ebtij cinizmi politik, Komisioni i Venecias i ka sh\u00ebrbyer n\u00eb disa raste kur ka dh\u00ebn\u00eb opinione p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. M\u00eb flagranti qe ai i vler\u00ebsimit \u201cOK\u201d t\u00eb ndryshimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb vitin 2008, q\u00eb tashm\u00eb mund\u00ebson zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs (q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb), edhe me shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, pra me votat e deputet\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb. K\u00ebt\u00eb amendim t\u00eb Kushtetut\u00ebs shqiptare q\u00eb cenon hapur parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve, q\u00eb rr\u00ebnon inxhinierin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb anti-absolutizmit, \u00ebsht\u00eb Komisioni i Venecias q\u00eb e ka shpallur t\u00eb drejt\u00eb. Pse? Sepse duket q\u00eb n\u00eb opinionin e k\u00ebtij Komisioni t\u00eb nderuar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ndikimi i politik\u00ebs dhe diplomacis\u00eb ka z\u00ebvend\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00ebn.<\/p>\n<p>Shquhen qart\u00eb n\u00eb at\u00eb opinion gjurm\u00ebt e gisht\u00ebrinjve dhe ndikimeve t\u00eb nj\u00eb diplomacie europiane q\u00eb p\u00ebr momentin k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb \u201cstabilitet\u201d, sesa demokraci n\u00eb Shqip\u00ebri. Por pa demokraci, pa vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb, pa liri, pa drejt\u00ebsi, pa transparenc\u00eb, stabiliteti \u00ebsht\u00eb autoritariz\u00ebm. Dhe a mund t\u00eb integrohet n\u00eb Europ\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri autoritare? Kemi frik\u00eb se n\u00eb k\u00ebto kushte gjith\u00e7ka thuhet mbi procesin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm propagand\u00eb e nj\u00eb procesi prej letre q\u00eb rrezikon, her\u00ebt a von\u00eb, t\u00eb griset. Dhe pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb lider\u00eb autoritarist\u00eb si Berisha, do t\u2019ia ken\u00eb arritur q\u00ebllimit t\u00eb tyre t\u00eb fsheht\u00eb, mbajtjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb larg Europ\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Andrea Stefani, 14 Maj 2010 Dy dekada m\u00eb par\u00eb Europa mb\u00ebshteti pa rezerva Gllasnostin n\u00eb Mosk\u00eb, por sot ngurron ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Hap shum\u00eb probleme? Por mos \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb problematike nj\u00eb kriz\u00eb pa fund pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs? Brukseli duket nuk po nxjerr m\u00ebsimet e duhura [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2659","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>GLLASNOST! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"GLLASNOST! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Andrea Stefani, 14 Maj 2010 Dy dekada m\u00eb par\u00eb Europa mb\u00ebshteti pa rezerva Gllasnostin n\u00eb Mosk\u00eb, por sot ngurron ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Hap shum\u00eb probleme? Por mos \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb problematike nj\u00eb kriz\u00eb pa fund pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs? Brukseli duket nuk po nxjerr m\u00ebsimet e duhura [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-15T00:21:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"GLLASNOST!\",\"datePublished\":\"2010-05-15T00:21:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/\"},\"wordCount\":2260,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/\",\"name\":\"GLLASNOST! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"datePublished\":\"2010-05-15T00:21:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gllasnost\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"GLLASNOST!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"GLLASNOST! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"GLLASNOST! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Andrea Stefani, 14 Maj 2010 Dy dekada m\u00eb par\u00eb Europa mb\u00ebshteti pa rezerva Gllasnostin n\u00eb Mosk\u00eb, por sot ngurron ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Hap shum\u00eb probleme? Por mos \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb problematike nj\u00eb kriz\u00eb pa fund pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs? Brukseli duket nuk po nxjerr m\u00ebsimet e duhura [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-15T00:21:51+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"GLLASNOST!","datePublished":"2010-05-15T00:21:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/"},"wordCount":2260,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/","name":"GLLASNOST! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","datePublished":"2010-05-15T00:21:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gllasnost\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"GLLASNOST!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2659"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2659\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}