{"id":265,"date":"2011-11-23T09:55:23","date_gmt":"2011-11-23T08:55:23","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=265"},"modified":"2011-11-23T09:55:23","modified_gmt":"2011-11-23T08:55:23","slug":"mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Mbi identitetin komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Identiteti kosovar\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mkraja_identiteti_kosovar.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>Dr. Ibrahim Berisha<\/strong>, <em>23 N\u00ebntor 2011<\/em><\/p>\n<p>(Disa fjal\u00eb rreth librit \u201cIdentiteti Kosovar\u201d t\u00eb Mehmet Kraj\u00ebs, botuar nga Pen Qendra e Kosov\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2011)<\/p>\n<p>1.<\/p>\n<p>Mehmet Kraja, shkrimtar, profesor, akademik, n\u00eb librin Identieti Kosovar, botuar nga PEN Qendra e Kosov\u00ebs, trajton nj\u00eb nga temat ende t\u00eb memorizuara si tabu dhe fetish. Ai n\u00eb librin prej 500 faqesh i jep p\u00ebrgjigje shum\u00ebshtresore detabuzimit, jo vet\u00ebm t\u00eb tem\u00ebs qendrore, identitetit kosovar, por edhe minitemave tabu, q\u00eb jan\u00eb shtresuar n\u00eb form\u00ebn e mosprekjes s\u00eb personaliteteve dhe ngjarjeve, edhe p\u00ebr arsye oportuniteti. E pazakonshme p\u00ebr nj\u00eb paraqitje t\u00eb till\u00eb shkrimi, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmen q\u00eb n\u00eb fillim, megjithat\u00eb do theksuar, se nga leximi i librit t\u00eb Kraj\u00ebs nxirret nj\u00eb kryep\u00ebrfundim: ideologjit\u00eb qofshin ato edhe m\u00eb ekstremet, tashm\u00eb nuk krijojn\u00eb identitete nacionale dhe se diveristet, ndarje dhe n\u00ebndarje, q\u00eb kan\u00eb ndodhur edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00ebs, kan\u00eb theksuar dhe thjesht\u00ebsuar dallimet, por nuk kan\u00eb zhb\u00ebr\u00eb thelbin e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Pra A \u00ebsht\u00eb e barbart\u00eb me A. Nuk mbetet asgj\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me identitetin historik, kulturor e politik e t\u00eb mos ket\u00eb marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrgjigje impresive.<\/p>\n<p>Kraja i ka analzuar m\u00eb nj\u00eb erudicion e kreativitet shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb lidhura me identitetin, ka dh\u00ebn\u00eb gjykime kritike edhe ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rishikim konceptual t\u00eb dukurive e fenomeneve identitare shqiptare, ve\u00e7mas n\u00eb kontekstin e Kosov\u00ebs. Kjo qasje \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrejtshme edhe kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb personaliteteve t\u00eb njohura historike, politike dhe intelektuale shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Natyrisht, se historia e par\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst kritik kulturor si prodhuese e identiteteve dhe minidentiteteve, nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb edhe thelluese dhe treguese e ndarjeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb trajtim kulturologjik mund t\u00eb ballafaqoj\u00eb dhe p\u00ebrmbyt disa nga konceptimet tradicionale mbi historin\u00eb, ve\u00e7mas historin\u00eb m\u00eb t\u00eb re. N\u00eb k\u00ebt\u00eb prizm\u00eb do par\u00eb edhe qasjen p\u00ebr idet\u00eb undifikuese dhe ndar\u00ebse, q\u00eb ecin p\u00ebrkrah nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Relacionet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs mbeten edhe sot e k\u00ebsaj dite t\u00eb diskutuara nga t\u00eb ditur dhe t\u00eb paditur, nga kureshtar\u00eb dhe ambicioz\u00eb nga sharlatan\u00eb dhe spekulant\u00eb. Kraja me t\u00eb drejt\u00eb sheh edhe p\u00ebrmasat e nj\u00eb inferioriteti brendashqiptar shprehur me dyzime q\u00eb komplikohen ve\u00e7mas mbas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur kulmin mbas viteve 40-t\u00eb tashm\u00eb t\u00eb shek. t\u00eb kaluar. L\u00ebvizja nacionaliste, LNC, Konferenca e Bujanit, Kuvendi i Prizrenit, masakrat komuniste, shp\u00ebrnguljet p\u00ebr Turqi etj., jan\u00eb analizuar me nj\u00eb qasje kritike duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb thell\u00ebsisht intelektuale. N\u00eb analiz\u00eb nxirren n\u00eb pah improvizimet dhe glorifikimet ideologjiko-politike q\u00eb mbyt\u00ebn realitetin publik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Autori zhvesh nga aoreola mistifikues disa nga figurat me t\u00eb njohura komuniste shqiptare, duke i par\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e dukumentave dhe t\u00eb njohur\u00ebs s\u00eb deritashme. Theksohet roli i lider\u00ebve komunist\u00eb n\u00eb vendimet p\u00ebr Kosov\u00ebn, ve\u00e7mas p\u00ebr disa nga ngjarjet tragjike, misterin e heshtjes, p\u00ebr t\u00eb cilat, si\u00e7 v\u00ebren autori, asnj\u00ebher\u00eb nuk u pa e udh\u00ebs t\u00eb flitet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur dhe t\u00eb tregohet e v\u00ebrtetat tragjike q\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb shoq\u00ebruese e shqiptar\u00ebve. Duke krijuar nj\u00eb konfiguracion t\u00eb ri t\u00eb brendsh\u00ebm ideologjiko-politik, koncepti utilitar i komunizmit jugosllav, do t\u00eb jet\u00eb dominues, pa humbur n\u00eb Kosov\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nga ngjyra e saj m\u00eb t\u00eb theksuar, shovenizmin serb. Pik\u00ebrisht, ndarja administrative solli edhe koncepte t\u00eb deformuare lidhur me identitetin shqiptar dhe e at\u00eb kosovar, si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj edhe n\u00eb politik\u00eb dhe kultur\u00eb.<\/p>\n<p>Qasja kulturologjike e Kraj\u00ebs, nxjerr pohimin \u201cse elita intelektuale n\u00eb Kosov\u00eb politikisht ishte autonomiste, por kishte formim thell\u00ebsisht nacional\u201d. K\u00ebtu duhet par\u00eb edhe nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb konceptit t\u00eb paraqitur identitar, thuajse p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb shekullit XX. Intelektual\u00ebt jan\u00eb interpretues t\u00eb ideve dhe jo krijues t\u00eb tyre, pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr disidenc\u00ebn politik\u00eb dhe ngjyr\u00eb dominuese e jet\u00ebs publike ishte morali i dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rrjedhat kryesore kulturore shqiptare, v\u00ebren autori, do t\u00eb gjendet dora politik\u00ebs mbi shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs. E v\u00ebrteta, edhe n\u00eb kontekst t\u00eb identitetit, nuk ka pasur nj\u00eb qasje krejt t\u00eb qart\u00eb lidhur me identitetin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga vet\u00eb regjimi serb, p\u00ebrve\u00e7 kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr spastrimin e plot\u00eb etnik. Shqiptar\u00ebt, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk jan\u00eb konstituuar as komb dhe as minoritet, por komb\u00ebsi, nj\u00eb dyzim politiko-socialo-kulturor q\u00eb i l\u00eb pa identitet shtet\u00ebror. Dmth. nga ky identitet kulturor-etnik derivon edhe identiteti politk-juridik, autonomia n\u00eb ish-Jugosllavi. Serbia ruan ndikimin e fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos lejuar krijimin e identitetit shqiptar q\u00eb do t\u00eb pasohej me krijimin e republik\u00ebs n\u00eb federat\u00ebn e ish-Jugosllavis\u00eb. Komunist\u00ebt serb\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb i rrin\u00eb mbi krye secilit proces n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kraja v\u00ebren se interferimet e politikan\u00ebve kryesor\u00eb serb\u00eb duken jo vet\u00ebm n\u00eb ngjarjet politike, por madje edhe n\u00eb vendimet q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin edhe me ngjarje t\u00eb m\u00ebdha kulturore. Kjo kishte ndodhur edhe me pjes\u00ebmarrjen e intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb leja e fundit ishte marr\u00eb nga kryekomunisti serb i koh\u00ebs, Petar Stamboliqi. Pjes\u00ebmarrja ishte lejuar n\u00eb konceptin kulturor t\u00eb nj\u00eb pakice etnike .<\/p>\n<p>Autori n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb anatomis\u00eb politiko-kulturore, elaboron gjer\u00ebsisht idet\u00eb e tij mbi identitetin gjuh\u00ebsor duke theksuar edhe pjes\u00ebmarrjen pasive t\u00eb intelektual\u00ebve nga Kosova n\u00eb nd\u00ebrtimin e standardit gjuh\u00ebsor. Megjith\u00ebse idet\u00eb e ndarjes jan\u00eb stimuluar edhe p\u00ebrmes gjuh\u00ebs mbas vitit 1972, v\u00ebren autori, gjuha shqipe n\u00eb Kosov\u00eb tashm\u00eb kishte korniz\u00ebn kulturore, koherenc\u00ebn dhe shtatin e formuar. Gjuha shqipe nga kjo periudh\u00eb nis p\u00ebrballjen me gjuh\u00ebt sllave, mu n\u00eb terrenin e saj. Nj\u00eb moment nxit\u00ebs identitar, gjuha standarde b\u00ebn q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrfshihet nga iluminizmi i madh, pastaj t\u00eb zhvillohen fusha t\u00eb reja t\u00eb artit, t\u00eb krijohen institucione kulturore dhe vetvetiu identiteti shqiptar merr dimensione shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gj\u00ebra dhe t\u00eb thella. Por, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, identiteti shqiptar gjendet n\u00eb mes dyansis\u00eb kulturore, n\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Me gjuh\u00ebn, natyrisht, vjen entuziazmi po dhe deformimet, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tilla pak a shum\u00eb, edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Nuk ka nj\u00eb dilem\u00eb n\u00ebse ka nj\u00eb gjuh\u00eb kosovare apo se gjuha e folur kosovare ka nj\u00eb identitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb duhet kthyer n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi hibrid kosovar. Kosovarishtja, shkruan autori, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb inkezistente, e paqen\u00eb. Alternativa gjuh\u00ebsore q\u00eb e ofrojn\u00eb ithtar\u00ebt e identitetit kosovar nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb p\u00ebrmbledhjesh e gabimesh gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb librit autori fokusohet n\u00eb raportin nd\u00ebrmjet kombit dhe fes\u00eb, duke u ndalur n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb konceptimit katoliciz\u00ebm i ri (p\u00ebr shqiptar\u00ebt) dhe at\u00eb t\u00eb mercenarzimin fetar .<\/p>\n<p>Kraja v\u00ebren se pothuajse n\u00eb gjith\u00eb proceset q\u00eb kan\u00eb ndodhur edhe mbas vitit 1990, \u00ebsht\u00eb shprehur nj\u00eb vij\u00eb e theksuar e autonomist\u00ebve, q\u00eb jo rrall\u00eb nuancohet si integriz\u00ebm jugosllav. Kjo l\u00eb t\u00eb kuptohet se kishte nj\u00eb tendenc\u00eb e ruajtjes s\u00eb privilegjeve t\u00eb fituara nga individ\u00eb dhe e klane.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb librit Kraja ia kushton identitetit politik. Duke i par\u00eb n\u00eb kontekstin kronologjik ngjarjet kryesore q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb vitet e fundit, ai thekson kund\u00ebrth\u00ebniet nd\u00ebrmjet identitetit shtet dhe komb, p\u00ebrkat\u00ebsisht shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kombi kosovar. Edhe dokumenti i Ahtisarit e provizon nj\u00eb lloj identiteti t\u00eb ri shtet\u00ebror, duke projektuar distancimin nga shtetet tjera dhe ve\u00e7mas nga Shqip\u00ebria. Krijimi i simboleve identitare n\u00eb Kosov\u00eb provokoi dualizmin e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt entuziazmin historik e ndan\u00eb me ndjenj\u00ebn p\u00ebr shtetin e ri. Ky kontekst identitar duket m\u00eb mir\u00eb n\u00eb th\u00ebnien e autorit, se himnin pa tekst duket sikur e duan vet\u00ebm ata q\u00eb e kan\u00eb obligim ligjor dhe kushtetues, pra vet\u00ebm institucionet dhe njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb brenda tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, megjithat\u00eb, nuk mund t\u00eb vlej\u00eb projekti i krijimit t\u00eb kombeve t\u00eb reja, si\u00e7 ishte rasti me Maqedonin\u00eb dhe Moldavin\u00eb, sepse kosovarizmi si identifikim etnik \u00ebsht\u00eb i paqen\u00eb kundrejt patriotizmit shqiptar. Po k\u00ebshtu ai shprehet se, ndryshe nga toponimi Kosov\u00eb, etnonimi kosovar ka nj\u00eb shtrirje kohe krejt t\u00eb ndryshme madje duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb reduktuar. N\u00eb periudh\u00ebn e ish-Jugosllavis\u00eb banor\u00ebt e Kosov\u00ebs shum\u00eb rrall\u00eb e quanin veten kosovar\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb shumt\u00ebn shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Kombi kosovar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide degjeneruese, sepse krijon konfuzion dhe nxjerr jasht\u00eb funksionin t\u00eb gjitha forcat kohezive q\u00eb mbajn\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, duke qen\u00eb pjes\u00eb aktive e ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kombit shqiptar, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb baza historike e shqiptarizm\u00ebs, por edhe ajo aktuale, t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se ajo e kosovarizm\u00ebs. Kraja v\u00eb n\u00eb spikam\u00eb se pik\u00ebrisht separatizmi identitar kosovar \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdoruesi dhe shkat\u00ebrruesi m\u00eb i madh i ides\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrfundoja me nj\u00eb motosintez\u00eb t\u00eb librit \u201cIdentieti Kosovar\u201d: Identiteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion dinamik social kulturor, politik etj. dhe do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e debateve t\u00eb vazhdueshme n\u00eb bot\u00ebn shqiptare, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces prore do t\u00eb ket\u00eb avantazh identiteti shqiptar ndaj atij kosovar dhe si ideal i bashkimit prore do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm emri Shqip\u00ebri se Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Ibrahim Berisha, 23 N\u00ebntor 2011 (Disa fjal\u00eb rreth librit \u201cIdentiteti Kosovar\u201d t\u00eb Mehmet Kraj\u00ebs, botuar nga Pen Qendra e Kosov\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2011) 1. Mehmet Kraja, shkrimtar, profesor, akademik, n\u00eb librin Identieti Kosovar, botuar nga PEN Qendra e Kosov\u00ebs, trajton nj\u00eb nga temat ende t\u00eb memorizuara si tabu dhe fetish. Ai n\u00eb librin prej 500 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mbi identitetin komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mbi identitetin komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dr. Ibrahim Berisha, 23 N\u00ebntor 2011 (Disa fjal\u00eb rreth librit \u201cIdentiteti Kosovar\u201d t\u00eb Mehmet Kraj\u00ebs, botuar nga Pen Qendra e Kosov\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2011) 1. Mehmet Kraja, shkrimtar, profesor, akademik, n\u00eb librin Identieti Kosovar, botuar nga PEN Qendra e Kosov\u00ebs, trajton nj\u00eb nga temat ende t\u00eb memorizuara si tabu dhe fetish. Ai n\u00eb librin prej 500 [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-11-23T08:55:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mkraja_identiteti_kosovar.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mbi identitetin komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs\",\"datePublished\":\"2011-11-23T08:55:23+00:00\",\"dateModified\":\"2011-11-23T08:55:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/\"},\"wordCount\":1651,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mkraja_identiteti_kosovar.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/\",\"name\":\"Mbi identitetin komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mkraja_identiteti_kosovar.jpg\",\"datePublished\":\"2011-11-23T08:55:23+00:00\",\"dateModified\":\"2011-11-23T08:55:23+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mkraja_identiteti_kosovar.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mkraja_identiteti_kosovar.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mbi identitetin komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mbi identitetin komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mbi identitetin komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Dr. Ibrahim Berisha, 23 N\u00ebntor 2011 (Disa fjal\u00eb rreth librit \u201cIdentiteti Kosovar\u201d t\u00eb Mehmet Kraj\u00ebs, botuar nga Pen Qendra e Kosov\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2011) 1. Mehmet Kraja, shkrimtar, profesor, akademik, n\u00eb librin Identieti Kosovar, botuar nga PEN Qendra e Kosov\u00ebs, trajton nj\u00eb nga temat ende t\u00eb memorizuara si tabu dhe fetish. Ai n\u00eb librin prej 500 [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-11-23T08:55:23+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mkraja_identiteti_kosovar.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mbi identitetin komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs","datePublished":"2011-11-23T08:55:23+00:00","dateModified":"2011-11-23T08:55:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/"},"wordCount":1651,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mkraja_identiteti_kosovar.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/","name":"Mbi identitetin komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mkraja_identiteti_kosovar.jpg","datePublished":"2011-11-23T08:55:23+00:00","dateModified":"2011-11-23T08:55:23+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mkraja_identiteti_kosovar.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/mkraja_identiteti_kosovar.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shteteror-te-kosoves\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mbi identitetin komb\u00ebtar dhe shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/265\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}