{"id":2616,"date":"2013-05-24T21:40:42","date_gmt":"2013-05-24T20:40:42","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2616"},"modified":"2013-05-24T21:40:42","modified_gmt":"2013-05-24T20:40:42","slug":"kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/","title":{"rendered":"KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>KOLEC TRABOINI<\/strong>, <em>24 Maj 2013<\/em><\/p>\n<p>Emrin e Ernest Koliqit e kam ndigjue pas kthimit nga ushtria kur mezi gjeta nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb krahu n\u00eb sheshin e stivimit n\u00eb Kombinatin e Drurit n\u00eb Shkod\u00ebr. Tek reparti mekanik punonte edhe Viktori. Ishte nj\u00eb burr\u00eb i urt\u00eb, i martuar, familjar i rregullt dhe njeri q\u00eb p\u00ebrmes syzeve t\u00eb trasha shprehte nj\u00eb inteligjenc\u00eb t\u00eb madhe, por po aq e madhe ishte edhe vet\u00ebrmbajtja e tij p\u00ebr ta shfaqur at\u00eb p\u00ebrmes fjal\u00ebs. Ishte si fjalprem\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ernest Koliqi me familjen e Mark Mirit\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ernest_koliqi_me_familjen_mark_mirit.jpg\" width=\"450\" \/>\u00a0<em>Ernest Koliqi n\u00eb familje mal\u00ebsore t\u00eb Mark Mirit n\u00eb 1938 \u2013 Foto nga Shan Pici<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb ato kat\u00ebr vjet q\u00eb punova bashk\u00eb me t\u00eb, jo pak raste na q\u00eblloi t\u00eb bisedonim por gjithnj\u00eb p\u00ebr probleme t\u00eb r\u00ebndomta, t\u00eb zakonshmet e dit\u00ebs. Ishte shum\u00eb i kujdessh\u00ebm dhe nuk hapte asnj\u00eb bised\u00eb me nisiativ\u00ebn e vet. Si t\u00eb thuash ishte i pranish\u00ebm, e thoshte fjal\u00ebn e vet n\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, por gjith\u00e7ka rreth zanatit, rreth pun\u00ebve n\u00eb fabrik\u00eb. Edhe pse i druajtur dukej njeri shum\u00eb i sinqert\u00eb. Kishte nj\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb dhe me at\u00eb nga puna n\u00eb sht\u00ebpi duke kaluar p\u00ebrmes zon\u00ebs industriale t\u00eb Shkodr\u00ebs. Kur merrja bi\u00e7iklet\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit tim p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb pun\u00eb, m\u00eb q\u00ebllonte t\u00eb ktheheshim si t\u00eb thuash rrot\u00eb n\u00eb rrot\u00eb. Por un\u00eb merrja kthes\u00ebn n\u00eb Gjuhadol e ai vazhdonte rrug\u00ebn drejt p\u00ebrmes Piac\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shok\u00ebt e mi t\u00eb brigad\u00ebs s\u00eb stivimit, Palok Kurti, nipi i Palok Kurtit t\u00eb vjet\u00ebr, kompozitorit t\u00eb par\u00eb shqiptar, q\u00eb e kishin sjell\u00eb nga dega Bank\u00ebs s\u00eb Shtetit n\u00eb prodhim, meq\u00eb njiheshim si familje (babai im kishte q\u00ebn\u00eb mik me Ded Thanin, vjehrrin e Palok\u00ebs e babai i Tinka Thani-Kurti), m\u00eb tha nj\u00ebher\u00eb se Viktori ishte nga nj\u00eb familje shum\u00eb e nderuar n\u00eb Shkod\u00ebr. V\u00ebllai i vet ishte shkrimtar i madh, kishte q\u00ebn\u00eb minist\u00ebr n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Italis\u00eb e atbot\u00eb jetonte n\u00eb Rom\u00eb. Viktori ishte i martuar, kishte f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl dhe punonte fort, se i duhej me ndihmue edhe v\u00ebllain q\u00eb e kish pas\u00eb prift, por jet\u00ebn e kalonte burgjeve, ish d\u00ebnuar disa her\u00eb. Pas viteve \u201990-t\u00eb m\u00ebsova edhe emrin e v\u00ebllait t\u00eb Viktorit, Mikel Koliqi q\u00eb Papa Gjon Pali II e b\u00ebri kardinal.<\/p>\n<p>Asokoh\u00eb kur punoja pun\u00ebtor n\u00eb kombinat, nisa t\u00eb shkruaja tregime dhe kisha nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb njihja autor\u00eb ndaj e kam pyetur Palok Kurtin se kush ishte ai shkrimtar se nuk kisha par\u00eb asnj\u00eb shkrim t\u00eb tij. M\u00eb tha se ai ishte i ndaluem dhe quhej Ernest Koliqi. Ma i madhi i shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb proz\u00eb, m\u00eb tha n\u00eb afinitet Palok Kurti.<\/p>\n<p>Rasti e solli q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn konsiderat\u00eb t\u00eb ma thoshte Frederik Rreshpja, por n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. Po sjell nj\u00eb fragment nga kujtimi im p\u00ebr Frederik Rreshp\u00ebn, por q\u00eb ka lidhje me Ernest Koliqin: Frederiku ka qen\u00eb e mbetet nj\u00eb poet i madh\u2026 por n\u00eb jet\u00eb ka qen\u00eb plangprish\u00ebs po aq i madh i vetvetes, ve\u00e7 kurr\u00eb i t\u00eb tjer\u00ebve, sepse pavar\u00ebsisht nj\u00eb nihilizmi t\u00eb leht\u00eb n\u00eb t\u00eb shprehur, ai kurr\u00eb nuk kishte zem\u00ebrlig\u00ebsi. Ai t\u00eb fliste si\u00e7 flet pasqyra para portretit t\u00ebnd\u2026<\/p>\n<p>Q\u00ebkur e kam njohur n\u00eb vitin 1969, ashtu ka qen\u00eb, nj\u00eb grusht njeri q\u00eb jetonte i zhytur n\u00eb fantazi dhe kurr\u00eb nuk arriti t\u00eb orientohej n\u00eb realitet. Nj\u00eb njeri me t\u00eb cilin sh\u00ebtisnim mbr\u00ebmjeve n\u00eb Fush\u00eb \u00c7el\u00eb bashk\u00eb me Tonin Shtjefnin, Alfred \u00c7apalikun, Dod\u00eb Ka\u00e7ajn e letrar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb asaj kohe. Por Fredi me ne ishte edhe nuk ishte. Bariste mbr\u00ebmjeve n\u00eb Pjac\u00eb me shikim t\u00eb p\u00ebrhumbur n\u00eb fytyra njer\u00ebzish, ndoshta p\u00ebr t\u00eb dalluar Lor\u00ebn e tij inegzistente, q\u00eb edhe ajo banonte n\u00ebp\u00ebr fantazin\u00eb rreshpjane n\u00eb rrug\u00ebn \u201cGjuhadol\u201d.<\/p>\n<p>Frederiku hidhte ndonj\u00eb fjal\u00eb e gjendej diku tjet\u00ebr. Shprehjet i kishte t\u00eb men\u00e7ura, por t\u00eb ftohta si heje akulli me maj\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb, q\u00eb nuk t\u00eb thernin, por t\u00eb preknin ftoht\u00eb, n\u00eb zero grad\u00eb, ku pikat e ngrirje-shkrirjes afrohen deri n\u00eb mosdukje.<\/p>\n<p>Shkruanim edhe ne asokohe, po ku Fredi e ku ne. Q\u00eb nga Daj\u00e7i i bregut t\u00eb Bun\u00ebs, ku punonte n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb, kishin nisur t\u00eb lul\u00ebzonin lirikat e para, krejt ndryshe prej poezive t\u00eb koh\u00ebs. Ato ishin plot figura e imagjinat\u00eb dhe, kur i lexoje, ndjeje nj\u00eb pik\u00ebllim t\u00eb leht\u00eb n\u00eb shpirt. Sikur t\u00eb ishin parandjenja t\u00eb zymt\u00ebsive, q\u00eb do ta mbulonin qiellin rreshpjan me zogj shiu, zogj pa fole e q\u00eb iknin t\u00eb mardhur pa kahje.<br \/>\nKur Tonin Shtjefni nj\u00eb mbr\u00ebmje i tha q\u00eb t\u00eb m\u00eb uronte, se kisha botuar nj\u00eb tregim te \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d, Fredi u kthye nga ne t\u00eb dy e tha: \u201c<em>Ju shkruani p\u00ebr t\u2019u dukur, p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve se di\u00e7 jeni<\/em>\u2026\u201d Ra heshtja, se nuk e prisnim k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrthim t\u00eb Fredit q\u00eb, kur e ndjeu se e kishte shkelur disi, m\u00eb pyeti me dashamir\u00ebsi: \u201c<em>A e ke lexuar Ernest Koliqin?<\/em>\u201d I thash\u00eb q\u00eb jo.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb ngriti disi z\u00ebrin, q\u00eb ta d\u00ebgjonim t\u00eb dy: \u201c<em>Kush nuk e ka lexuar Tregtar flamujsh, kot q\u00eb shkruan tregime<\/em>.\u201d E tha prer\u00eb, pa kurrfar\u00eb hezitimi e kurrfar\u00eb droje. Si kaluan ca \u00e7aste, iu afrova e me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt i thash\u00eb se nuk kisha ku t\u2019i gjeja tregimet e Koliqit. Ai m\u00eb tha se e kishte at\u00eb lib\u00ebr e do t\u2019ma jepte, por kur erdhi koha p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb, aty nga ora dhjet\u00eb e nat\u00ebs, pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb \u201cGjuhadol\u201d, m\u00eb tha se nuk do t\u2019ma jepte, se nuk e kishte, se\u2026<\/p>\n<p>Edhe nd\u00ebrhyrja e Toninit nuk b\u00ebri pun\u00eb. Guaska, q\u00eb fshihte margaritarin e shpirtit t\u00eb tij papritur u mbyll. Se\u00e7 ndjeu, se\u00e7 mendoi, ndoshta se, t\u00eb shp\u00ebrndaje Koliqin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishte rrezik \u2013 rrezik p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e jepte, por rrezik edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e merrte. Me gjith\u00eb lutjen time se do ta lexoje t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn dhe t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes (i kishim sht\u00ebpit\u00eb pran\u00eb) do t\u2019ia sillja kur t\u00eb shkoja n\u00eb pun\u00eb, nuk qe e mundur. K\u00ebshtu q\u00eb para vitit \u201990-t\u00eb nuk qe e mundur t\u00eb lexoja asgj\u00eb nga prozatori nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb shquarit e let\u00ebrsis\u00eb shqipe Ernest Koliqi.<\/p>\n<p><em>Posi\u2026. U ba Shqipnija. Dalin t\u00eb marr\u00ebt e vikasin rrnoft\u00eb Shqip\u00ebria! Ti i men\u00e7\u00ebm p\u00ebrgjigje tue b\u00ebrtit n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiell\u00ebs: rrnoft\u00eb, po, e shpejt me porosit\u00eb flamuj. Na shkyeju rrnoft\u00eb, e ti shit, ban pare tue tregue mbi ndiesit tona. Loj\u00eb e bukur, por s\u2019t\u00eb ka dal\u00eb\u2026<\/em> (Ernest Koliqi: \u201cTregtar Flamujsh\u201d, 1935)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga KOLEC TRABOINI, 24 Maj 2013 Emrin e Ernest Koliqit e kam ndigjue pas kthimit nga ushtria kur mezi gjeta nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb krahu n\u00eb sheshin e stivimit n\u00eb Kombinatin e Drurit n\u00eb Shkod\u00ebr. Tek reparti mekanik punonte edhe Viktori. Ishte nj\u00eb burr\u00eb i urt\u00eb, i martuar, familjar i rregullt dhe njeri q\u00eb p\u00ebrmes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga KOLEC TRABOINI, 24 Maj 2013 Emrin e Ernest Koliqit e kam ndigjue pas kthimit nga ushtria kur mezi gjeta nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb krahu n\u00eb sheshin e stivimit n\u00eb Kombinatin e Drurit n\u00eb Shkod\u00ebr. Tek reparti mekanik punonte edhe Viktori. Ishte nj\u00eb burr\u00eb i urt\u00eb, i martuar, familjar i rregullt dhe njeri q\u00eb p\u00ebrmes [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-05-24T20:40:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ernest_koliqi_me_familjen_mark_mirit.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN\",\"datePublished\":\"2013-05-24T20:40:42+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-24T20:40:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/\"},\"wordCount\":1166,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ernest_koliqi_me_familjen_mark_mirit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/\",\"name\":\"KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ernest_koliqi_me_familjen_mark_mirit.jpg\",\"datePublished\":\"2013-05-24T20:40:42+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-24T20:40:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ernest_koliqi_me_familjen_mark_mirit.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ernest_koliqi_me_familjen_mark_mirit.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga KOLEC TRABOINI, 24 Maj 2013 Emrin e Ernest Koliqit e kam ndigjue pas kthimit nga ushtria kur mezi gjeta nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb krahu n\u00eb sheshin e stivimit n\u00eb Kombinatin e Drurit n\u00eb Shkod\u00ebr. Tek reparti mekanik punonte edhe Viktori. Ishte nj\u00eb burr\u00eb i urt\u00eb, i martuar, familjar i rregullt dhe njeri q\u00eb p\u00ebrmes [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-05-24T20:40:42+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ernest_koliqi_me_familjen_mark_mirit.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN","datePublished":"2013-05-24T20:40:42+00:00","dateModified":"2013-05-24T20:40:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/"},"wordCount":1166,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ernest_koliqi_me_familjen_mark_mirit.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/","name":"KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ernest_koliqi_me_familjen_mark_mirit.jpg","datePublished":"2013-05-24T20:40:42+00:00","dateModified":"2013-05-24T20:40:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ernest_koliqi_me_familjen_mark_mirit.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ernest_koliqi_me_familjen_mark_mirit.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-degjova-se-pari-per-ernest-koliqin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KUR DEGJOVA SE PARI PER ERNEST KOLIQIN"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2616"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2616"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2616\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}