{"id":2602,"date":"2012-04-21T23:42:52","date_gmt":"2012-04-21T22:42:52","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2602"},"modified":"2012-04-21T23:42:52","modified_gmt":"2012-04-21T22:42:52","slug":"intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Nj\u00eb kafe me Mero Bazen: Asgj\u00eb nuk i fal Sali Berish\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>TemA Online<\/strong>, <em>21 Prill 2012<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr gazetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur, q\u00eb me librat dhe shkrimet e tij ka pasqyruar nj\u00eb realitet t\u00eb cilin jo t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb guximin ta pasqyrojn\u00eb. Kontakti im i par\u00eb me t\u00eb qe n\u00eb telefon, kur, pasi i shpreha d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u takuar, m\u00eb la nj\u00eb takim t\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb nj\u00eb bar tek ish-Blloku. Kuptohej se ky ishte nj\u00eb ambient q\u00eb e frekuentonte shpesh, pasi t\u00eb gjith\u00eb e njihnin dhe ai ndihej shum\u00eb rehat aty. P\u00ebrshtypje m\u00eb b\u00ebri pamja e tij prej gazetari skeptik, q\u00eb mbante p\u00ebrpara nj\u00eb iPad, t\u00eb cilit nuk ia ndante syt\u00eb as gjat\u00eb k\u00ebsaj bisede\u2026<\/em><\/p>\n<p>Intervistoi: <strong>Rita Rrjolli<\/strong>, <em>Gazeta \u201cIntervista\u201d<\/em><\/p>\n<p>&#8211; <strong>P\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb njer\u00ebzit kur ulen ta pin\u00eb kafen me ty?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shpesh, jan\u00eb njer\u00ebz me probleme t\u00eb cil\u00ebt mendojn\u00eb se duke gjetur nj\u00eb gazetar p\u00ebr t\u2019u zbrazur, zgjidhin hallet e tyre apo padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb u b\u00ebhen. Shpesh, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb probleme, jan\u00eb shum\u00eb irracional\u00eb dhe nuk arrijn\u00eb ta ndajn\u00eb problemin nga padrejt\u00ebsia q\u00eb u b\u00ebhet. Duhet t\u00eb kesh nerva t\u2019i d\u00ebgjosh, t\u2019i kuptosh dhe t\u2019i qet\u00ebsosh. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb taks\u00eb q\u00eb ia paguaj profesionit dhe pozicionit t\u00eb zgjedhur si gazetar kritik. Pa impresionet e njer\u00ebzve dhe problemet e tyre, nuk mund t\u00eb shkosh kurr\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb problemit.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Shum\u00eb \u201cdru\u201d i jep Berish\u00ebs apo Familjes, si\u00e7 e quan ti n\u00eb shkrimet e tua\u2026 Pse?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk e kam q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por fakti q\u00eb ata shfaqen kudo ku vidhet, ku vritet p\u00ebr t\u00eb vjedhur, ku ka tendera, ku ka koncesione, ku ka shitje-blerje tokash n\u00eb bregdet, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhja ime, por e tyrja. Shqip\u00ebria ka pasur edhe Kryeministra t\u00eb tjer\u00eb, bile edhe t\u00eb korruptuar, por familja e tyre nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb kaq prani n\u00eb vendimmarrje sa kjo Familje. P\u00ebr shembull, ne akoma nuk ua dim\u00eb emrin f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Fatos Nanos, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb moshatar\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Duket se Berish\u00ebn, m\u00eb shum\u00eb e kritikon ti sesa Rama, bile krijohet p\u00ebrshtypja se e vetmja opozit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend je ti dhe \u201cFiks Fare\u201d. Nuk ke frik\u00eb p\u00ebr veten apo f\u00ebmij\u00ebt e tu?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Natyrisht q\u00eb jam i shqet\u00ebsuar p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ndikon puna ime n\u00eb jet\u00ebn e tyre. Ndjehem keq kur nuk gjej dot pare t\u00eb paguaj shkoll\u00ebn e djalit t\u00eb madh, apo kur djali i vog\u00ebl vjen i m\u00ebrzitur n\u00eb sht\u00ebpi pasi ka d\u00ebgjuar dik\u00eb ta k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb babait, por njer\u00ebzit e b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb fatin e tyre dhe shpresoj q\u00eb kjo t\u2019i b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Ka shum\u00eb vet\u00eb q\u00eb thon\u00eb se guximi yt \u00ebsht\u00eb i \u00e7mendur. Ti, si thua?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E \u00e7mendur \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb b\u00ebn pushteti ndaj shqiptar\u00ebve. Ta kund\u00ebrshtosh at\u00eb, \u00ebsht\u00eb normalitet. Problemi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb po na kthehet n\u00eb standard \u00e7menduria e pushtetit dhe duket anormale e \u00e7menduri kund\u00ebrshtimi i tij.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>A merr t\u00eb pakt\u00ebn ndonj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr ruajtjen t\u00ebnde dhe t\u00eb familjes?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo. Askush nuk i shp\u00ebton dot rrezikut duke u ruajtur. I g\u00ebnjen mendja edhe ata q\u00eb mbajn\u00eb antiplumb si Berisha, edhe ata q\u00eb mbajn\u00eb super roje, si Rezart Ta\u00e7i, edhe ata q\u00eb blindojn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb, si Ilir Meta. Askush nuk i ka shp\u00ebtuar dot nj\u00eb vendimi p\u00ebr t\u2019u ekzekutuar, n\u00ebse e keni fjal\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ndaj njeriu duhet ta jetoj\u00eb jet\u00ebn e tij normalisht dhe me dinjitet. Ajo \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsia e vetme. Vdekja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kufi p\u00ebrtej t\u00eb cilit nuk i jep m\u00eb llogari askujt, ndaj nuk ia vlen t\u00eb mendosh p\u00ebr t\u00eb, kur je gjall\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Pse e b\u00ebn gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit? \u00c7\u2019t\u00eb shtyn dhe \u00e7far\u00eb fitimi ke? Mendon p\u00ebr shitjen e m\u00eb shum\u00eb gazetave, apo\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Korrupsioni dhe korruptimi i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare ia ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mentalitet t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm, q\u00eb edhe lufta kund\u00ebr korrupsionit, \u00ebsht\u00eb korrupsion. N\u00eb fakt, un\u00eb nuk b\u00ebj luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit si q\u00ebllim n\u00eb vetvete. Un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019u them shqiptar\u00ebve \u00e7\u2019b\u00ebn qeveria e tyre dhe ku jan\u00eb problemet e tyre. Problemi \u00ebsht\u00eb se qeveria b\u00ebn korrupsion, problemet e shqiptar\u00ebve vijn\u00eb nga korrupsioni dhe kjo krijon iden\u00eb sikur un\u00eb kam predispozicion t\u00eb merrem vet\u00ebm me hajdut\u00eb. N\u00eb fakt, un\u00eb merrem me pushtetin, por ai na ka q\u00eblluar hajdut dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, po paguaj nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nj\u00eb superpersekutim financiar, nj\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb investimeve t\u00eb mia n\u00eb gazet\u00eb dhe shtyp, nj\u00eb izolim total p\u00ebr reklama n\u00eb gazet\u00eb, edhe pse \u201cTema\u201d \u00ebsht\u00eb gazeta m\u00eb e lexuar n\u00eb vend. Pra, n\u00ebse do t\u00eb ishte p\u00ebr fitim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb korruptuar, fitohet duke q\u00ebndruar me pushtetin e jo kund\u00ebr tij. Kund\u00ebr tij, ke vet\u00ebm probleme, por derisa kam zgjedhur k\u00ebt\u00eb profesion, do t\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrballem edhe me problemet.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>A b\u00ebjm\u00eb pak thashetheme politike? Si e parashikon t\u00eb ardhmen? Do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme? Po zgjedhje t\u00eb lira? Kush do t\u00eb fitoj\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk kam ndonj\u00eb optimiz\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb s\u00eb af\u00ebrmi. Berisha do t\u00eb zgjedh\u00eb Presidentin e vet, opozita do t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb ka nisur dhe ballafaqimi do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2013. Ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb se opozita nuk po prodhon nj\u00eb frym\u00eb bashkimi dhe zgjerimi t\u00eb koalicionit, por po humbet energji me performanc\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste. Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb partia e par\u00eb n\u00eb vend dhe do t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, por Rama dhe Berisha kan\u00eb prodhuar nj\u00eb sistem ku pushtetin e merr koalicioni i par\u00eb dhe jo partia e par\u00eb. Ndaj Edi Rama ka nevoj\u00eb t\u00eb vesh\u00eb kostumin e liderit t\u00eb koalicionit dhe jo t\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste q\u00eb ndan tesera n\u00eb \u00e7do fshat. Ajo parti ka tesera q\u00eb nga 1941 dhe as e shton e as e pak\u00ebson dot Edi Rama.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb shtoj\u00eb aleat\u00ebt e saj t\u00eb vegj\u00ebl, bile edhe ata t\u00eb vegjlit fare, me 200 vota, pasi me at\u00eb sistem q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, fitorja vjen edhe prej atyre. Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet fal\u00eb 16 vagonave q\u00eb i vuri pas trenit t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb vitin 2009 se, po t\u00eb ishte p\u00ebr PD-n\u00eb, ajo doli parti e dyt\u00eb dhe do t\u00eb ishte n\u00eb opozit\u00eb. N\u00eb Partin\u00eb Socialiste ka nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb keqe ndaj faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb opozitar\u00eb, ka shum\u00eb teori konspiracioni dhe shum\u00eb dyshime ndaj njer\u00ebzve apo grupimeve q\u00eb jan\u00eb krah tyre. Kjo vjen ngaq\u00eb shum\u00eb prej tyre jan\u00eb aty t\u00eb em\u00ebruar dhe jo si njer\u00ebz q\u00eb e kan\u00eb \u00e7ar\u00eb vet\u00eb karrier\u00ebn politike dhe gjithkush tjet\u00ebr i ngjash\u00ebm, u duket rrezik. Ata duhet t\u00eb \u00e7lirohen dhe t\u00eb kuptojn\u00eb se rreziku \u00ebsht\u00eb Berisha e jo ata q\u00eb jan\u00eb krah tyre, kund\u00ebr Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Po t\u00eb ardhmen politike t\u00eb Berish\u00ebs, si e sheh? Do gjykohet p\u00ebr k\u00ebto q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, apo do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dalje t\u00eb but\u00eb n\u00eb pension?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Me k\u00ebt\u00eb sistem drejt\u00ebsie q\u00eb kemi, kam fare pak shpresa se nj\u00eb dit\u00eb ai do t\u00eb gjykohet, por vet\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb m\u00eb i pasigurt se un\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ai po merr masat t\u00eb marr\u00eb n\u00eb kontroll drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebrmes Presidentit, KLD-s\u00eb, Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm etj. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb ka vrar\u00eb 30 vet\u00eb n\u00eb pes\u00eb vjet, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin me para t\u00eb pista dhe m\u00ebnyra t\u00eb pista. Do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ta pastronte k\u00ebt\u00eb histori vrasjesh me drejt\u00ebsin\u00eb, pasi n\u00ebse e l\u00eb ta zgjidh\u00eb privatisht, do t\u00eb marr\u00eb m\u00eb qaf\u00eb pasardh\u00ebsit e tij. Un\u00eb vet\u00eb nuk i fal asgj\u00eb nga gjith\u00eb investimi i tij personal p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shkat\u00ebrruar biznesin, pron\u00ebn dhe pasuri t\u00eb familjes, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare. N\u00ebse pengon drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb m\u00eb kthej\u00eb at\u00eb q\u00eb ka shkat\u00ebrruar, un\u00eb do ta gjej m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb ta vendos drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Nuk t\u00eb duket sikur sa vjen e po zvog\u00eblohet numri i opozitar\u00ebve? Shumica e mediave e kan\u00eb mbyllur goj\u00ebn p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Berisha ka nj\u00eb strategji p\u00ebr t\u2019i mbyllur goj\u00ebn medies. Ai ka dh\u00ebn\u00eb shembuj t\u00eb fort\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkimit p\u00ebr ata q\u00eb kritikojn\u00eb e shembuj shp\u00ebrblimi p\u00ebr ata q\u00eb i shkojn\u00eb pas dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shtypi t\u00eb ndjek\u00eb shembujt e shp\u00ebrblimit. Kjo na ka kthyer n\u00eb minoritet, por jo n\u00eb njer\u00ebz t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. \u201cTema\u201d online klikohet m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00eb gazetat, Top Channel klikohet dhe shikohet m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha televizionet. Ndonj\u00ebher\u00eb mjafton nj\u00eb v\u00ebshtrim ndryshe, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar gjith\u00eb propagand\u00ebn dhe balt\u00ebn kund\u00ebr teje. Mjafton nj\u00eb laptop dhe internet, p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb er\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e g\u00ebnjesht\u00ebrt t\u00eb medias s\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Je autor i disa librave politik\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm. \u00c7far\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb shkruash libra apo t\u00eb b\u00ebsh gazet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb problem t\u00eb madh me publicistik\u00ebn politike. K\u00ebtu shkruhen shum\u00eb pak libra politik\u00eb. Thuajse vet\u00ebm un\u00eb dhe Pre\u00e7 Zogaj kemi libra q\u00eb dokumentojn\u00eb tranzicionin. N\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs, mund t\u00eb gjesh qindra libra publicistik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 20 vje\u00e7are. Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb vlera kur shkruhet n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ndodh. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb e shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe gazetar\u00ebt e mir\u00eb, duhet doemos t\u00eb shkruajn\u00eb libra p\u00ebr at\u00eb q\u00eb raportojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb. Libri \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb e gjer\u00eb, m\u00eb komplekse dhe m\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Kur ulesh t\u00eb shkruash nj\u00eb lib\u00ebr, ke nj\u00eb detyrim m\u00eb t\u00eb madh ndaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs sesa kur b\u00ebn nj\u00eb artikull, ndaj edhe vlen m\u00eb shum\u00eb. Ndryshe, do t\u00eb na ndodh\u00eb si me Enver Hoxh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cilin, p\u00ebr 20 vjet liri, jan\u00eb shkruar vet\u00ebm dy-tri libra dhe ato, me zhurm\u00eb t\u00eb madhe. P\u00ebr Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebn ka nj\u00eb mij\u00eb libra nga gjith\u00eb bota, kurse p\u00ebr njeriun q\u00eb na diktoi pes\u00ebdhjet\u00eb vjet, s`gjen as pes\u00eb libra. Ky \u00ebsht\u00eb defekti i shoq\u00ebrive pa kujtes\u00eb kolektive, t\u00eb cilat rrezikohen gjithmon\u00eb nga p\u00ebrs\u00ebritja e s\u00ebmundjeve t\u00eb totalitarizmit, si\u00e7 po ndodh n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Kur sheh se ti shkruan, p\u00ebrpiqesh, lufton, por pak efekt kan\u00eb shkrimet e denoncimet e tua, a ka momente kur thua: \u201cKot sa merrem me k\u00ebto!\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk kam r\u00ebn\u00eb ende n\u00eb at\u00eb grack\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi! E di q\u00eb, po ta kthej kok\u00ebn pas, d\u00ebshp\u00ebrohem. E di q\u00eb, kur shikoj se ata q\u00eb un\u00eb sulmoj si t\u00eb korruptuar gradohen p\u00ebr shkak t\u00eb shkrimeve t\u00eb mia, mund t\u00eb m\u00ebrzitem, por ia kam mbushur mendjen vetes se un\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn time dhe pushteti i korruptuar, pun\u00ebn e vet. Un\u00eb mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr betejat e mia, jo p\u00ebr moralin e pushtetit. P\u00ebr at\u00eb, duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shoq\u00ebria!<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Nga shkrimet e tua duket se ke shum\u00eb informacion p\u00ebr shfaqje korruptive, aq sa duket sikur ke lidhje me SHIK-un, prokurorin\u00eb apo policin\u00eb. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb? Si e gjen informacionin p\u00ebr shkrimet?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb kesh lidhje t\u00eb tilla, bile, lidhje t\u00eb tilla t\u00eb pengojn\u00eb t\u00eb punosh si njeri i lir\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, mjafton kurajoja p\u00ebr t\u00eb denoncuar, pasi faktet t\u2019i bien vet\u00eb njer\u00ebzit n\u00ebse besojn\u00eb se ti i p\u00ebrfaq\u00ebson ata. Shikoni se si shum\u00eb njer\u00ebz shkojn\u00eb dhe denoncojn\u00eb problemet e tyre tek Erion Bra\u00e7ja dhe jo te Damian Gjiknuri, p\u00ebr shembull! Shiko se si njer\u00ebzit shkojn\u00eb te \u201cFiks Fare\u201d dhe jo te Fevziu, p\u00ebr shembull, p\u00ebr t\u00eb denoncuar di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Po ashtu, vijn\u00eb edhe te \u201cTema\u201d. Ata besojn\u00eb se ne i p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb dhe nuk ua shesim kauz\u00ebn, nuk ngat\u00ebrrojm\u00eb avokatin me viktim\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Nd\u00ebr botimet e tua, cili shkrim t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbresa dhe e ve\u00e7on nga t\u00eb tjer\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb shkruaj p\u00ebrdit\u00eb prej 20 vjet\u00ebsh. E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ve\u00e7oj di\u00e7ka, por mund t\u00eb them me krenari se kam qen\u00eb i pari q\u00eb e kam denoncuar pazarin e djalit t\u00eb Sali Berish\u00ebs n\u00eb G\u00ebrdec, gjasht\u00eb muaj para se G\u00ebrdeci t\u00eb shp\u00ebrthente. Se kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr shqiptar\u00ebt sekserin e familjes, Damir Fazlli\u00e7, se kam nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb lidhjet e s\u00eb bij\u00ebs s\u00eb Kryeministrit me investitor\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb koncesione n\u00eb Shqip\u00ebri apo histori t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Pse nuk i b\u00ebjn\u00eb edhe gazetar\u00ebt e tjer\u00eb k\u00ebto lloj shkrimesh investigative? Mungon kurajoja, profesionalizmi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ka nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb mes punonj\u00ebsve t\u00eb shtypit dhe gazetar\u00ebve. Punonj\u00ebs shtypi ka shum\u00eb, gazetar\u00eb ka pak, por dhe pak, mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb beteja. N\u00eb stilin e tyre, ka plot koleg\u00eb q\u00eb jan\u00eb dinjitoz\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA Online, 21 Prill 2012 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr gazetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur, q\u00eb me librat dhe shkrimet e tij ka pasqyruar nj\u00eb realitet t\u00eb cilin jo t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb guximin ta pasqyrojn\u00eb. Kontakti im i par\u00eb me t\u00eb qe n\u00eb telefon, kur, pasi i shpreha d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u takuar, m\u00eb la nj\u00eb takim t\u00eb nes\u00ebrmen, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2602","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Nj\u00eb kafe me Mero Bazen: Asgj\u00eb nuk i fal Sali Berish\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Nj\u00eb kafe me Mero Bazen: Asgj\u00eb nuk i fal Sali Berish\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA Online, 21 Prill 2012 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr gazetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur, q\u00eb me librat dhe shkrimet e tij ka pasqyruar nj\u00eb realitet t\u00eb cilin jo t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb guximin ta pasqyrojn\u00eb. Kontakti im i par\u00eb me t\u00eb qe n\u00eb telefon, kur, pasi i shpreha d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u takuar, m\u00eb la nj\u00eb takim t\u00eb nes\u00ebrmen, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-04-21T22:42:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\\\/ Nj\u00eb kafe me Mero Bazen: Asgj\u00eb nuk i fal Sali Berish\u00ebs!\",\"datePublished\":\"2012-04-21T22:42:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/\"},\"wordCount\":2315,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/\",\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Nj\u00eb kafe me Mero Bazen: Asgj\u00eb nuk i fal Sali Berish\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2012-04-21T22:42:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Nj\u00eb kafe me Mero Bazen: Asgj\u00eb nuk i fal Sali Berish\u00ebs!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Nj\u00eb kafe me Mero Bazen: Asgj\u00eb nuk i fal Sali Berish\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Nj\u00eb kafe me Mero Bazen: Asgj\u00eb nuk i fal Sali Berish\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA Online, 21 Prill 2012 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr gazetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur, q\u00eb me librat dhe shkrimet e tij ka pasqyruar nj\u00eb realitet t\u00eb cilin jo t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb guximin ta pasqyrojn\u00eb. Kontakti im i par\u00eb me t\u00eb qe n\u00eb telefon, kur, pasi i shpreha d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u takuar, m\u00eb la nj\u00eb takim t\u00eb nes\u00ebrmen, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-04-21T22:42:52+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Nj\u00eb kafe me Mero Bazen: Asgj\u00eb nuk i fal Sali Berish\u00ebs!","datePublished":"2012-04-21T22:42:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/"},"wordCount":2315,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/","name":"INTERVISTA\/ Nj\u00eb kafe me Mero Bazen: Asgj\u00eb nuk i fal Sali Berish\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2012-04-21T22:42:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-nje-kafe-me-mero-bazen-asgje-nuk-i-fal-sali-berishes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Nj\u00eb kafe me Mero Bazen: Asgj\u00eb nuk i fal Sali Berish\u00ebs!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2602"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2602\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}