{"id":2600,"date":"2010-05-12T22:50:33","date_gmt":"2010-05-12T21:50:33","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2600"},"modified":"2010-05-12T22:50:33","modified_gmt":"2010-05-12T21:50:33","slug":"kriza-e-demokracise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/","title":{"rendered":"Kriza e demokracis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Ndue Ukaj\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><em><strong>Gjith\u00e7ka shohim t\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00ebn e politik\u00ebs shqiptare, ka t\u00eb b\u00ebj m\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, p\u00ebrpos me demokracin\u00eb, t\u00eb menduarit demokratik, sjelljet demokratike dhe veprimet demokratike<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare, n\u00ebp\u00ebr mbar\u00eb hap\u00ebsirat ku jeton, edhe n\u00eb dekad\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek XXI \u00ebsht\u00eb gdhir\u00eb me ankthin e pasiguris\u00eb, me hallet e shumta e shpresat e vogla, me paperspektiv\u00ebn e tmerrshme dhe vizionet e cunguara. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shoq\u00ebria shqiptare edhe k\u00ebt\u00eb vit, num\u00ebron me ankth regjistrin e pafundm\u00eb t\u00eb problemeve, t\u00eb cilat, sipas gjitha parashikimeve, s\u2019do marrin edhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Pa drita, pa pun\u00eb, me infrastruktur\u00eb shkat\u00ebrrues, pa p\u00ebrkujdesje sh\u00ebndet\u00ebsore, me korrupsion t\u00eb madh, me qeveri mediokre, etj. \u00ebsht\u00eb fizionomia e jet\u00ebs shqiptare. Kjo pasiguri e ky kaos, artikuluar me gjuh\u00ebn m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, ka vet\u00ebm nj\u00eb adres\u00eb: politik\u00ebn, at\u00eb e cila, si\u00e7 thoshte dijetari Faik Konica shkat\u00ebrroi Shqip\u00ebrin\u00eb (lexo shqiptar\u00ebt).<\/p>\n<p>Derisa p\u00ebrcjellim zhvillimet politik\u00eb n\u00ebp\u00ebr hap\u00ebsirat shqiptare, s\u2019kemi sesi t\u00eb mos gj\u00ebmojm\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat klithma, sikur At Gjergj Fishta: Zot ruaje Shqypnin nga Shqyptaret. S\u2019do mend se kriza e p\u00ebrgjithshme shqiptare, degradimi dhe deformimi q\u00eb po ndodhin kudo, i ka kund\u00ebrshtar\u00ebt e vet, pik\u00ebrisht ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb thirrur t\u00eb krijojn\u00eb zgjedhje m\u00eb optimale, tek politika e politikan\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, kemi pasur adresa (mbase shpeshher\u00eb t\u00eb shpikura) ku t\u2019i hidhnim fajet p\u00ebr moszhvillimin ton\u00eb, nd\u00ebrsa sot, krijojm\u00eb alibi t\u00eb gjithfarshme, nd\u00ebrsa shkaktar\u00ebt real t\u00eb k\u00ebsaj gjendje bizare, i kemi brenda. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb amulli e paperspektiv\u00eb, kund\u00ebrshtar\u00ebt e brendsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt bluajn\u00eb kombin dhe frenojn\u00eb p\u00ebrparimin, jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb marr p\u00ebrsip\u00ebr drejtimin e tij: politikan\u00ebt, por, duke mos p\u00ebrjashtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast as elitat tona, akademit\u00eb, mediat, t\u00eb cilat shpeshher\u00eb jan\u00eb treguar dhe tregohen konformiste dhe heshtin para k\u00ebtij stagnim e degradim.<\/p>\n<p>Demokracia, sistemi politik\u00eb q\u00eb po m\u00ebtojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb, nuk ka asnj\u00eb armik m\u00eb t\u00eb madh se partit\u00eb politike, ato organizata t\u00eb cilat jan\u00eb krijuar dhe kan\u00eb mision avancimin e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb pafytyr\u00ebsin\u00eb e klas\u00ebs politike, sikurse n\u00eb Prishtin\u00eb po ashtu edhe n\u00eb Tiran\u00eb, ka pak, ose th\u00ebn\u00eb tro\u00e7 aspak shpresa, se kombi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrmbyll kapitullin e st\u00ebrv\u00ebshtir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij tranzicioni t\u00eb lodhsh\u00ebm; tranzicion ky, i cili n\u00eb dimensionet shqiptare ka marr\u00eb trajta \u00e7orodit\u00ebse. Dhe si i till\u00eb, ky tranzicion ka arritur n\u00eb p\u00ebrmasa trishtuese, duke e p\u00ebr\u00e7udnuar shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, deri n\u00eb shkallmim- nga pasojat e s\u00eb cil\u00ebs gjendje, v\u00ebshtir\u00eb do m\u00ebk\u00ebmbemi shpejt. K\u00ebndej pari, porta drejt\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb lart\u00ebsimit dhe zhvillimit t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm, duket ende t\u00eb jet\u00eb e mbyllur, nga prangat e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, ku manipulimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kombit, pun\u00ebve t\u00eb shtetit, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se normal, madje nj\u00eb lloj norm\u00eb q\u00eb t\u00eb mvesh me pushtet; n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku mediokriteti dhe injoranca dominon pun\u00ebt e konsolidimit t\u00eb vendit; n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku d\u00ebshira p\u00ebr lavdi dhe vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsia jan\u00eb tipar dalluese e mbisunduese; n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku sistemi i vlerave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shihet epilogu i procesit t\u00eb tranzicionit, sepse institucionalizimi i k\u00ebtyre veseve e s\u00ebmundjeve shoq\u00ebrore, ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb dig\u00eb, e cila po pengon \u00e7do alternativ\u00eb p\u00ebrparimtare. P\u00ebr t\u00eb sforcuar k\u00ebt\u00eb ide, flasin tensionet absurde, sikund\u00ebr n\u00eb politik\u00ebn e Tiran\u00ebs zyrtare, mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs, po ashtu zhvillimet aspak demokratike n\u00eb partit\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Kosov\u00ebs dhe qeverin\u00eb e degraduar dhe t\u00eb komprimituar, aq sa nuk shkon m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi shum\u00eb mang\u00ebsi si komb, por, ajo q\u00eb predominon dhe \u00ebsht\u00eb kryes\u00ebmundja e kombit ton\u00eb, akoma vazhdon t\u00eb mbetet mos aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u bashkuar rreth koncepti t\u00eb s\u00eb mirave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, postulati themelor mbi cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb ngritur dhe q\u00ebndron qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, vlerat dhe sistemi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm per\u00ebndimor. N\u00eb dimensionet tona shoq\u00ebrore, kultura e t\u00eb mirave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, nuk ekziston.<br \/>\nM\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, shoq\u00ebria jon\u00eb ka nevoj\u00eb emergjente p\u00ebr edukim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb; edukim n\u00eb frym\u00eb per\u00ebndimore, edukim p\u00ebr t\u00eb mirat e p\u00ebrbashk\u00ebta e p\u00ebr interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Ky edukim, duhet t\u00eb form\u00ebsoi kultur\u00ebn e vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, e interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebr t\u2019u manifestuar pastaj kjo ne veprime konkrete, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim, synimet e p\u00ebrbashk\u00ebta. Duke u pasuruar m\u00eb k\u00ebso ide e ideale, at\u00ebher\u00eb edhe objektivat tona realizohen m\u00eb leht\u00eb. Shoq\u00ebria jon\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr edukim shum\u00ebplan\u00ebsh, emancipim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm e transformime esenciale, si kushte themelore p\u00ebr t\u2019u lart\u00ebsuar si komb, p\u00ebr t\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb tranzicion t\u00eb st\u00ebrlodhsh\u00ebm dhe k\u00ebt\u00eb gjendje degraduese.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb korpusin e sfidave t\u00eb shumta, kjo \u00ebsht\u00eb sfida m\u00eb e r\u00ebnd, me tejkalimin e s\u00eb cil\u00ebs, gjitha segmentet me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare do t\u00eb k\u00ebndell\u00ebn dhe do t\u00eb lart\u00ebsohemi drejt\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta e q\u00ebllimeve pozitive. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, edhe do t\u00eb shmanget shpirtngusht\u00ebsia q\u00eb ka mb\u00ebrthyer t\u00eb ashtuquajturat elita tona politike, kulturore, mediale, etj. Por, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, do t\u00eb shmangemi nga kultura e mbrapsht e vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe lavdis\u00eb, dy koomponente, t\u00eb cilat po na r\u00ebndojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebtimet tona, si dhe po na pengojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjykuar drejt\u00eb procesit dhe pozicionin ton\u00eb karshi tyre.<\/p>\n<p>Jeta jon\u00eb publike, organizimi i saj i shum\u00ebformsh\u00ebm, n\u00ebse e analizojm\u00eb n\u00eb raporte racionale me modelet e qytet\u00ebruara, shohim se p\u00ebrfaq\u00ebson, p\u00ebr fat t\u00eb keq, modelin m\u00eb t\u00eb prapambetura t\u00eb menduarit dhe t\u00eb jetuarit n\u00eb Europ\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb. Andaj, edhe brenda organizimeve tona politike, kulturore, shoq\u00ebrore, kemi aq shum\u00eb \u00e7udira, degradime e antivlera, aq sa gjitha sondazhet, n\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb listave, p\u00ebr t\u00eb keq.<\/p>\n<p>Zhvillimet e fundit politike n\u00ebp\u00ebr hap\u00ebsirat shqiptare, (t\u00eb fokusuara tek qeverisja n\u00eb Kosov\u00eb, te PDK-ja dhe LDK-ja, si dhe drama absurde politike n\u00eb Shqip\u00ebri, e nd\u00ebrlidhur me procesin e shenjt\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb: zgjedhjet dhe normaliteti i tyre), p\u00ebr mendimin tim, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, na v\u00ebn\u00eb para nj\u00eb sprove shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, madje, pse t\u00eb mos themi, shtrojn\u00eb nj\u00eb dilem\u00eb t\u00eb ankthshme: \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb demokracia shqiptare?<\/p>\n<p>Apo, edhe pyetjen e dilem\u00ebn tjet\u00ebr, pak\u00ebz m\u00eb ekstreme: a ekziston n\u00eb bot\u00ebkuptimin e njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb politikat n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare, koncepti i demokracis\u00eb esenciale, apo demokracia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb teori abstrakte, mbrapa s\u00eb cil\u00ebs fshihen maskat e gjithfarshme, t\u00eb cilat mbjellin urrejtje, mos bashk\u00ebpunim, jo toleranc\u00eb? Gjith\u00e7ka shohim t\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00ebn e politik\u00ebs shqiptare, ka t\u00eb b\u00ebj m\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, p\u00ebrpos me demokracin\u00eb, t\u00eb menduarit demokratik, sjelljet demokratike dhe veprimet demokratike. Pra, demokracia n\u00eb ambientin shqiptar, akoma mbetet fluks i jashtme, jo qen\u00ebsore, i pranuar vet\u00ebm por t\u2019iu p\u00ebrgjigjur trend\u00ebve dhe rrethanave m\u00eb t\u00eb gj\u00ebra politike, e jo mend\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb krijuar alternativa, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kalojm\u00eb me ankth k\u00ebt\u00eb tranzicion t\u00eb st\u00ebrlodhsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin politika mbetet top tema e opinionit publik, kemi shpresuar, e, mbase ende kemi kuraje t\u00eb shpresojm\u00eb, n\u00eb tejkalimin e mend\u00ebsis\u00eb primitive t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb, drejt\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb sistemi per\u00ebndimor, n\u00eb t\u00eb menduar e n\u00eb t\u00eb jetuar; sistem ky q\u00eb n\u00ebnkupton transformime e shnd\u00ebrrime esenciale. E, t\u00eb cilat nd\u00ebrrime, p\u00ebr fatin e keq, tek ne, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb iniciohen nga politika, bash nga kjo bllokohen.<\/p>\n<p>Politika shqiptare, e futur n\u00eb rrethin vicioz t\u00eb marrjes me vetveten, nuk ka arritur t\u00eb zhvillohen, t\u00eb pasurohen, t\u00eb hap\u00ebt ndaj vlerave dhe ideve t\u00eb reja.<br \/>\nSot, duket se kemi ardhur tek pyetja e dilema: si t\u00eb shp\u00ebtohet demokracia shqiptare? Ky shp\u00ebtim \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, por jo i pamundur, \u00ebsht\u00eb i dhimbsh\u00ebm p\u00ebr momentin, por mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen. Andaj, duhet b\u00ebr\u00eb, duhet, n\u00eb mos p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar demokracin\u00eb shqiptare dhe k\u00ebshtu, kombin, p\u00ebrgjith\u00ebsisht. Q\u00eb e nes\u00ebrmja mos t\u00eb na gjykoi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe vazhdon t\u00eb thuhet, ky vit \u00ebsht\u00eb i shqiptar\u00ebve. Tanim\u00eb gjendemi para sfidave e dilemave q\u00eb duket edhe nj\u00ebher\u00eb na largojn\u00eb n\u00eb faz\u00ebn embrionale t\u00eb pyetjes: a \u00ebsht\u00eb kombi yn\u00eb i pjekur t\u00eb hyj denj\u00ebsisht n\u00eb korpusin e vendeve t\u00eb lira, t\u00eb zhvilluara, demokratike e p\u00ebrparimtare, q\u00eb i quajm\u00eb: Familje Per\u00ebndimore. Gjitha parametrat e sot\u00ebm, mbase edhe parashenjat e s\u00eb ardhmes, po tregojn\u00eb nj\u00eb realitet aspak shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs. S\u00eb k\u00ebndejmi ky q\u00ebllim, sa vjen duket m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr fajin e vet\u00ebm, t\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb mes retorik\u00ebs dhe praktik\u00ebs, n\u00eb vendin ton\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u funksionalizuar demokracia pluraliste, e cila, do t\u00eb shmangte nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb politike, q\u00eb sjell tirani e autokraci, jo bashk\u00ebpunim- drejt\u00eb sistemit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb koordinimit t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, s\u00eb k\u00ebndejmi edhe q\u00ebllimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, do t\u00eb kemi edhe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb modelin e rrem\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb nacionaliste (instrumentalizimi me fatet dhe proceset e vendit) dhe an\u00ebn tjet\u00ebr, gjendje t\u00eb mjer\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Me sistemim e vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta s\u2019ka kompromis, ngase koncepti i interesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr postulatet themelore t\u00eb demokracis\u00eb dhe integrimeve euro-atlantike, ku synojm\u00eb t\u00eb integrohemi si komb.<\/p>\n<p>N\u00ebse mohojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, mohojm\u00eb dhe deformojm\u00eb demokracin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Ndue Ukaj\" width=\"100\" align=\"left\" \/> <\/p>\n<p><em><strong>Gjith\u00e7ka shohim t\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00ebn e politik\u00ebs shqiptare, ka t\u00eb b\u00ebj m\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, p\u00ebrpos me demokracin\u00eb, t\u00eb menduarit demokratik, sjelljet demokratike dhe veprimet demokratike<\/strong><\/em> <\/p>\n<p><strong>Ndue Ukaj<\/strong> <\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare, n\u00ebp\u00ebr mbar\u00eb hap\u00ebsirat ku jeton, edhe n\u00eb dekad\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek XXI \u00ebsht\u00eb gdhir\u00eb me ankthin e pasiguris\u00eb, me hallet e shumta<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2600","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kriza e demokracis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kriza e demokracis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjith\u00e7ka shohim t\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00ebn e politik\u00ebs shqiptare, ka t\u00eb b\u00ebj m\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, p\u00ebrpos me demokracin\u00eb, t\u00eb menduarit demokratik, sjelljet demokratike dhe veprimet demokratike  Ndue Ukaj  Shoq\u00ebria shqiptare, n\u00ebp\u00ebr mbar\u00eb hap\u00ebsirat ku jeton, edhe n\u00eb dekad\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek XXI \u00ebsht\u00eb gdhir\u00eb me ankthin e pasiguris\u00eb, me hallet e shumta\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-12T21:50:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kriza e demokracis\u00eb\",\"datePublished\":\"2010-05-12T21:50:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/\"},\"wordCount\":1744,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/ndue_ukaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/\",\"name\":\"Kriza e demokracis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/ndue_ukaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-05-12T21:50:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/ndue_ukaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/ndue_ukaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kriza-e-demokracise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kriza e demokracis\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kriza e demokracis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kriza e demokracis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Gjith\u00e7ka shohim t\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00ebn e politik\u00ebs shqiptare, ka t\u00eb b\u00ebj m\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, p\u00ebrpos me demokracin\u00eb, t\u00eb menduarit demokratik, sjelljet demokratike dhe veprimet demokratike  Ndue Ukaj  Shoq\u00ebria shqiptare, n\u00ebp\u00ebr mbar\u00eb hap\u00ebsirat ku jeton, edhe n\u00eb dekad\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek XXI \u00ebsht\u00eb gdhir\u00eb me ankthin e pasiguris\u00eb, me hallet e shumta","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-12T21:50:33+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kriza e demokracis\u00eb","datePublished":"2010-05-12T21:50:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/"},"wordCount":1744,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/","name":"Kriza e demokracis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","datePublished":"2010-05-12T21:50:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ndue_ukaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kriza-e-demokracise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kriza e demokracis\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2600"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2600\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}