{"id":2584,"date":"2010-05-12T21:32:56","date_gmt":"2010-05-12T20:32:56","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2584"},"modified":"2010-05-12T21:32:56","modified_gmt":"2010-05-12T20:32:56","slug":"muri-i-absurdit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/","title":{"rendered":"Muri i absurdit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/arben_cokaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Arben \u00c7okaj\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Arben \u00c7okaj<\/strong>, <em>9 maj 2010<\/em><\/p>\n<p><em>Botuar n\u00eb gazet\u00ebn <a href=\"http:\/\/www.shekulli.com.al\/2010\/05\/12\/muri-i-absurdit.html\"><strong>Shekulli<\/strong><\/a>, 12.05.2010<\/em><\/p>\n<p>Greva e uris\u00eb e deputet\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve socialist\u00eb nga t\u00eb gjitha rrethet e vendit, po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kritike. \u00cbsht\u00eb greva m\u00eb reale, q\u00eb po zhvillohet n\u00eb nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb Bulevardin \u201dD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, n\u00eb mes Kryeministris\u00eb dhe Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, 20 vjet pasi Shqip\u00ebria doli nga grahmat e diktatur\u00ebs komuniste. Tani, 20 vjet m\u00eb pas, a mund t\u00eb pohojm\u00eb se shqiptar\u00ebt e fituan lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u ngrit\u00ebn dhe luftuan n\u00eb vitin 1990? Me plot goj\u00ebn, jo!<\/p>\n<p>Liria dhe demokracia jon\u00eb, e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve pra, u manipulua r\u00ebnd\u00eb nga ata komunist\u00eb, q\u00eb mor\u00ebn flamurin t\u2019i prijn\u00eb k\u00ebsaj demokracie n\u00eb vitin 1990. Dhe m\u00eb i dallueshmi nd\u00ebr ata, q\u00eb e transformuan demokracin\u00eb n\u00eb nj\u00eb kapje t\u00eb shtetit ligjor, q\u00eb e personalizuan dhe e personifikuan at\u00eb, me nj\u00eb dhunim konstant t\u00eb ligjit dhe t\u00eb respektit p\u00ebr vlerat m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb kombit ton\u00eb, dhe q\u00eb tani n\u00eb fund, e kan\u00eb kapur peng k\u00ebt\u00eb komb, \u00ebsht\u00eb kryeministri aktual i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/diciture_muri_absurdit.jpg\" border=\"0\" alt=\"Di\u00e7itura q\u00eb shoq\u00ebron shkrimin n\u00eb gazet\u00ebn Shekulli\" width=\"300\" \/><br \/>\n<strong>Di\u00e7itura q\u00eb shoq\u00ebron shkrimin n\u00eb gazet\u00ebn Shekulli<\/strong><\/p>\n<p>Partia Socialiaste dhe opozita shqiptare nuk kan\u00eb shum\u00eb mjete n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar apo mbrojtur t\u00eb drejtat e tyre, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pushteti kriminel, arrogant e absurd. Ata i kan\u00eb intensifikuar protestat civile, t\u00eb shoq\u00ebruar edhe me nj\u00eb grev\u00eb urie sublime, q\u00eb simbolizon sfid\u00ebn e tyre kund\u00ebr frik\u00ebs dhe tiranis\u00eb, q\u00eb ushtron vazhdimisht kryeministri aktual me suit\u00ebn e tij. Situata parazgjedhore u shoq\u00ebrua me lirimin e t\u00eb burgosurve kriminel\u00eb, me shantazhe, k\u00ebrc\u00ebnime e presione t\u00eb shum\u00ebanshme, deri me vrasjen e deputetit Xhindi, apo t\u00eb veprimtarit t\u00eb PDK-s\u00eb, Aleks Keka. Ajo tregoi qart\u00eb se Berisha ishte i p\u00ebrgatitur t\u2019i fitonte ose grabiste zgjedhjet me \u00e7do \u00e7mim. Por, a i fitoi apo i dhunoi Berisha zgjedhjet? E v\u00ebrterta ndodhet n\u00eb kuti. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrpjekjet e opozit\u00ebs shqiptare p\u00ebr 10 muaj me radh\u00eb, p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 28 qershorit 2009, po hasin n\u00eb murin e absurdit, t\u00eb ngritur nga \u00e7ifti Berisha-Topalli dhe nga nj\u00eb num\u00ebr i pasuesve t\u00eb tyre kamikaz\u00eb.<\/p>\n<p>Simbolika e nj\u00eb vet\u00eb-sakrifice sublime p\u00ebr transparenc\u00eb n\u00eb zgjedhje, si\u00e7 edhe pritej, po ndeshet me cinizmit dhe munges\u00ebn e ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pozit\u00ebs shqiptare dhe t\u00eb kryeministrit t\u00eb vendit. Nj\u00eb veprim kaq i thjesht\u00eb p\u00ebr hapjen e disa kutive, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e nj\u00eb procesi elektoral, jo p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rezultatin e tyre, po ndeshet me nj\u00eb kund\u00ebrshti absurde, p\u00ebr mos hapjen e k\u00ebtyre kutive, dhe po tregon qart\u00eb se Sali Berisha \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb ndodhet n\u00eb ato kuti. N\u00eb ato kuti ndodhet vjedhja e pushtetit, krimi elektoral, dhe kryeministri i vendit, si komunist i vjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb, nuk tregohet i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballet me krimin e tij, po nuk u detyrua me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Socialste dhe opozita shqiptare i kan\u00eb ulur arm\u00ebt dhe po luftojn\u00eb me vet\u00eb-sakrific\u00eb, pa arm\u00eb, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pushteti mizor e t\u00eb \u00e7oroditur. Po luftojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn me paq\u00ebsore dhe m\u00eb demokratike t\u00eb mundshme, kund\u00ebr rr\u00ebnimit ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kund\u00ebr nj\u00eb kryeministri sharlatan, q\u00eb ka kapur me eg\u00ebrsi frer\u00ebt e pushtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, dhe me arroganc\u00eb e ciniz\u00ebm banal shp\u00ebrdoron si t\u2019i doj\u00eb qejfi, duke u sh\u00ebrbyer qarqeve jo-shqiptare, q\u00eb k\u00ebnaqen me rr\u00ebnimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Ramiz Alia, n\u00eb vitin 1990, tregoi arsyen e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ruajtur vetveten, duke ruajtur vendin e vet dhe duke shmangur gjakderdhjen e shqiptar\u00ebve, n\u00eb tranformimin demokratik p\u00ebr t\u00eb cilin p\u00ebrgatitej Shqip\u00ebria, 7 vjet m\u00eb von\u00eb, Sali Berisha n\u00eb vitin 1997 e \u00e7oi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb prag t\u00eb gremin\u00ebs ekonomike dhe ngjarjet q\u00eb pasuan me protestat popullore p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb kursimeve nga firmat piamidale, i kushtuan Shqip\u00ebris\u00eb miliarda lek\u00eb humbje ekonomike dhe mbi tre mij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ish-presidenti Berisha mbeti vet\u00ebm dhe u detyrua t\u00eb kapte \u2019kallashin\u2019 p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Pasoi nj\u00eb periudh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00eb Partia Demokratike u reduktua n\u00eb vet\u00ebm 27 drejtues t\u00eb guximsh\u00ebm t\u00eb saj. Berisha shp\u00ebtioi bukur dhe arriti m\u00eb pas edhe t\u00eb riciklohej. Ky ishte nj\u00eb gabim i pafalsh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb mir\u00ebbesim i dhan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb paekuilibruar mend\u00ebrisht t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet. Dhe ja ku jemi sot, 20 vjet pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr transparenc\u00eb e demokraci, n\u00eb p\u00ebrballje me tiranin\u00eb e nj\u00eb pushteti absurd t\u00eb nj\u00eb kryeministri, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i th\u00ebrras\u00eb arsyes, vet\u00ebm p\u00ebrmes frik\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha kujton tashm\u00eb se askush nuk mund ta zbres\u00eb nga kali, ku ka hipur. Pasi po e konsideron k\u00ebt\u00eb popull si kal\u00eb, ai n\u00eb fakt p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik t\u00eb madh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dor\u00eb e zgjatur agjenturore kund\u00ebr interesave t\u00eb k\u00ebtij vendi. P\u00ebrve\u00e7 se vjedh zgjedhjet dhe pasurit\u00eb komb\u00ebtare, ai gradualisht po vjedh jet\u00ebn dhe lirin\u00eb ton\u00eb, dhe ka filluar edhe t\u00eb tallet me fatkeq\u00ebsit\u00eb, q\u00eb ai vet\u00eb u shkakton shqiptar\u00ebve. Realisht, ai ka shkuar tep\u00ebr larg n\u00eb k\u00ebt\u00eb lajthitje qeveris\u00ebse. Ai ngjan me nj\u00eb kancer q\u00eb i ngjitet nj\u00eb trupi, dhe vdes vet\u00ebm pasi ai vdes trupin q\u00eb shfryt\u00ebzon p\u00ebr t\u00eb gjalluar.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar trupin ton\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb nga vdekja? Nj\u00eb nga parullat e PS-s\u00eb dhe opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebto protesta \u00ebsht\u00eb \u201dndal rr\u00ebnimit ekonomik\u201d. Po si? Duke u vet\u00eb-sakrifikuar?! Nuk e di sa efektive mund t\u00eb jet\u00eb kjo m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebrball\u00eb absurdit t\u00eb Berish\u00ebs, pavar\u00ebsisht se rruga paq\u00ebsore e protestave t\u00eb PS-s\u00eb i b\u00ebn apel n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Se sa i p\u00ebrket \u00e7iftit \u00e7mendurak Berisha-Topalli, k\u00ebto akte vet\u00eb-sakrifice, po nuk cenuan pushtetin e tyre, jan\u00eb vet\u00ebm batut\u00eb qesharake p\u00ebr cinizmin e radh\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e di edhe nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb tropojan, q\u00eb i thoshte Edi Ram\u00ebs, \u201cBerisha nuk largohet me lule&#8230;\u201c.<\/p>\n<p>Sali Berisha synon t\u00eb radikalizoj\u00eb veprimet e opozit\u00ebs shqiptare, q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb shkak p\u00ebr t\u00eb radikalizuar veprimin e tij kund\u00ebr k\u00ebsaj opozite, me q\u00ebllimin final p\u00ebr ta eleminuar fizikisht at\u00eb. Partia Socialiste po p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb metoda veprimi paq\u00ebsore dhe demokratike, jo fort t\u00eb lehta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb veten dhe vendin nga rr\u00ebnimi&#8230; Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, a ia vlen vet\u00eb-sakrifica e 200 socialist\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb grev\u00eb urie? Sakrifica p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb \u00e7mendur, q\u00eb ka humbur arsyen dhe realitetin objektiv?!&#8230; Dhe q\u00eb i th\u00ebrret arsyes vet\u00ebm kur vihet me shpatulla p\u00ebr muri&#8230; A mos duhet q\u00eb opozita shqiptare t\u00eb tregohet m\u00eb e kujdeshme n\u00eb vet\u00eb-sakrific\u00ebn e saj dhe t\u00eb fokusohet n\u00eb gjetjen e rrug\u00ebve t\u00eb tjera m\u00eb efektive, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb m\u00eb radikale, p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e saj, q\u00eb jan\u00eb edhe objektiva n\u00eb interes t\u00eb k\u00ebtij vendi?<\/p>\n<p>Un\u00eb jam an\u00ebtar dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb nga themelimi i saj. Nuk votova p\u00ebr t\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit, pasi ka koh\u00eb q\u00eb jam distancuar nga kjo m\u00ebnyr\u00eb, se si e qeveris vendin \u00e7ifti Berisha-Topalli, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb uzurpuar \u00e7do pushtet n\u00eb duar t\u00eb tyre dhe po e shkat\u00ebrrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb policis\u00eb dhe sh\u00ebrbimit sekret. Un\u00eb sot jam me protestat e opozit\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se v\u00ebllai im Qemali \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebtar i grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb dhe gjeti kurajon t\u00eb sfidonte intrigat e znj. Topalli.<\/p>\n<p>Por jam me protestat e opozit\u00ebs, sepse ato po k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00ebn e zgjedhjeve, dhe pa transparenc\u00eb ne nuk mund t\u00eb kemi demokraci. Un\u00eb jam p\u00ebr t\u00eb hapur kutit\u00eb, jo disa, por t\u00eb gjitha ato kuti q\u00eb dyshohen p\u00ebr manipulim. Se ky proces i transparenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb synim madhor, q\u00eb duhet t\u00eb aplikohet n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet e dyshuara dhe t\u00eb kontestuara, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i vihet fr\u00e9 vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs, q\u00eb \u00e7on n\u00eb vjedhjen e pushtetit dhe t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/arben_cokaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Arben \u00c7okaj\" width=\"100\" align=\"left\" \/> <\/p>\n<p><strong>Arben \u00c7okaj<\/strong>, <em>9 maj 2010<\/em> <\/p>\n<p><em>Botuar n\u00eb gazet\u00ebn <a href=\"http:\/\/www.shekulli.com.al\/2010\/05\/12\/muri-i-absurdit.html\"><strong>Shekulli<\/strong><\/a>, 12.05.2010<\/em> <\/p>\n<p>Greva e uris\u00eb e deputet\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve socialist\u00eb nga t\u00eb gjitha rrethet e vendit, po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kritike. \u00cbsht\u00eb greva m\u00eb reale, q\u00eb po zhvillohet n\u00eb nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb Bulevardin \u201dD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, n\u00eb mes Kryeministris\u00eb dhe Kuvendit<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2584","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Muri i absurdit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Muri i absurdit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arben \u00c7okaj, 9 maj 2010  Botuar n\u00eb gazet\u00ebn Shekulli, 12.05.2010  Greva e uris\u00eb e deputet\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve socialist\u00eb nga t\u00eb gjitha rrethet e vendit, po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kritike. \u00cbsht\u00eb greva m\u00eb reale, q\u00eb po zhvillohet n\u00eb nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb Bulevardin \u201dD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, n\u00eb mes Kryeministris\u00eb dhe Kuvendit\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-12T20:32:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/arben_cokaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Muri i absurdit\",\"datePublished\":\"2010-05-12T20:32:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/\"},\"wordCount\":1465,\"commentCount\":13,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/arben_cokaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/\",\"name\":\"Muri i absurdit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/arben_cokaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-05-12T20:32:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/arben_cokaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/arben_cokaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/muri-i-absurdit-2\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Muri i absurdit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Muri i absurdit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Muri i absurdit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arben \u00c7okaj, 9 maj 2010  Botuar n\u00eb gazet\u00ebn Shekulli, 12.05.2010  Greva e uris\u00eb e deputet\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve socialist\u00eb nga t\u00eb gjitha rrethet e vendit, po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kritike. \u00cbsht\u00eb greva m\u00eb reale, q\u00eb po zhvillohet n\u00eb nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb Bulevardin \u201dD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, n\u00eb mes Kryeministris\u00eb dhe Kuvendit","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-12T20:32:56+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/arben_cokaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Muri i absurdit","datePublished":"2010-05-12T20:32:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/"},"wordCount":1465,"commentCount":13,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/arben_cokaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/","name":"Muri i absurdit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/arben_cokaj.jpg","datePublished":"2010-05-12T20:32:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/arben_cokaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/arben_cokaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/muri-i-absurdit-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Muri i absurdit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2584","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2584"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2584\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}