{"id":2553,"date":"2010-05-11T23:36:46","date_gmt":"2010-05-11T22:36:46","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2553"},"modified":"2010-05-11T23:36:46","modified_gmt":"2010-05-11T22:36:46","slug":"lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/","title":{"rendered":"Lum si ne sa shum\u00eb intelektual\u00eb kemi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/hervin_culi.jpg\" border=\"0\" alt=\"Hervin \u00c7uli\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Hervin \u00c7uli<\/strong>, <em>11.05.2010<\/em><\/p>\n<p>Intelektual! Sa fjal\u00eb e madhe! Sa shum\u00eb abuzime b\u00ebhen me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb! Madje dhe Lartmadhnia e ka shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb! Sa shum\u00eb ngarkohet mashtrimi, kur popullit t\u00eb thjesht\u00eb i thua se ka firmosur peticionin nj\u00eb intelektual! Imagjinoni sa ton peshon g\u00ebnjeshtra kur nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, por jan\u00eb dyzet\u00eb e nj\u00eb intelektual\u00eb. Pale pastaj kur b\u00ebhen 126 intelektual\u00eb! E them k\u00ebt\u00eb sepse jo \u00e7do njeri i spikatur n\u00eb fush\u00ebn e tij mund t\u00eb quhet intelektual. Imagjinoni pastaj kur nuk \u00ebsht\u00eb i shquar \u00e7far\u00eb tmerri \u00ebsht\u00eb! Dhe\u2026 nuk besoj q\u00eb t\u00eb 126 jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personalitete q\u00eb na drith\u00ebrojn\u00eb me pesh\u00ebn e tyre. <\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb q\u00eb i b\u00ebn njer\u00ebzit e men\u00e7ur t\u00eb sfiliten, duke punuar nat\u00eb e dit\u00eb p\u00ebr ta cikur, abuzohet deri aty sa nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb vjen ndot se sa r\u00ebndom p\u00ebrdoret. Madje tani e shohim andej k\u00ebndej gazetave e televizioneve, t\u00eb kthyer edhe n\u00eb profesion! Kam par\u00eb q\u00eb fasha e titrimit p\u00ebr disa syresh, ka qen\u00eb jo profesioni p\u00ebrkat\u00ebs, por Filan Fisteku\/ INTELEKTUAL! N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur n\u00eb form\u00eb peticioni, 41 njer\u00ebz t\u00eb art- kultur\u00ebs (tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 126), iu drejtuan kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs Edi Rama me mesazhin: \u201cTi po b\u00ebhesh penguesi i liberalizimit t\u00eb vizave dhe greva duhet t\u00eb mbaroj\u00eb menj\u00ebher\u00eb, se nuk \u00ebsht\u00eb e hirshme\u201d. <\/p>\n<p>Madje ata i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb thirrje Zotit Rama: \u201cKtheju Parlamentit se Zoti (se \u00e7\u2019hyn Zoti k\u00ebtu, dreqi e merr vesh) \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr vet\u00ebflijimeve\u201d. Pa i hyr\u00eb me detaje analiz\u00ebs s\u00eb LETR\u00cbS, po i jap t\u00eb drejt\u00ebn vetes jo t\u2019i gjykoj, por t\u2019i analizoj deri diku motivet dhe individ\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb n\u00ebnshkruar PETICIONIN. Do ta filloja nga ata, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebr 41 t\u00eb par\u00ebt kan\u00eb pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, dhe q\u00eb padyshim jan\u00eb individualitete t\u00eb padiskutueshme. Do t\u2019i ve\u00e7oja sepse personalisht i kam respektuar dhe do t\u2019i respektoj gjith\u00eb jet\u00ebn, p\u00ebr vlerat e m\u00ebdha q\u00eb i kan\u00eb sjell\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Atyre do t\u2019u p\u00ebrulesha p\u00ebr intelektin (tek disa) p\u00ebr talentin (tek t\u00eb tjer\u00ebt), edhe pse do ma vriste veshin po t\u2019i quaja t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00eb. <\/p>\n<p>Padyshim te disa prej tyre vishet mir\u00eb ky koncept, (intelektualizmi) sepse e kan\u00eb d\u00ebshmuar n\u00ebp\u00ebrmjet kontributit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm publik me idet\u00eb, vepr\u00ebn dhe opinionet e tyre. T\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grupim do t\u2019i respektoja pa fund p\u00ebr talentin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, q\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar nd\u00ebr vite. I p\u00ebrulem shkrimtarit Fatos Kongoli, p\u00ebrkthyesit Edmond Tupja, zysh\u00ebs time t\u00eb dashur Drita Pelingu, aktoreve t\u00eb m\u00ebdha Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, k\u00ebng\u00ebtares Mariana Leka, piktor\u00ebve Ali Oseku dhe Orion Shima, mjeshtrit Zhani Ciko, kompozitorit Agim Krajka, koreografit Agron Alia, valltar\u00ebve Rexhep Celiku e Lili Cingu, k\u00ebng\u00ebtares Irini Qiriako dhe ndonj\u00eb tjetri q\u00eb mund ta kem harruar nga mosv\u00ebmendja apo subjektiviteti im njer\u00ebzor. <\/p>\n<p>I k\u00ebrkoj ndjes\u00eb tenorit A.K, q\u00eb nuk po e p\u00ebrmend n\u00eb k\u00ebt\u00eb grupim nga mungesa ime e informacionit. Por m\u00ebnyra si e kishin fyer mu duk makabre. Meq\u00eb pjesa m\u00eb madhe ka tituj ose dekorata,( q\u00eb dreqi e di pse duhet t\u2019i p\u00ebrdorin ende, sidomos n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb Partie q\u00eb \u00e7rr\u00ebnjos realizmin socialist) tenorin e kuror\u00ebzuan me titullin shpjegues \u201ck\u00ebng\u00ebtar i njohur n\u00eb skenat bot\u00ebrore\u201d. Imagjinoni Domingon q\u00eb firmos nj\u00eb peticion dhe p\u00ebr shpjegues t\u00eb ishte zgjedhur shprehja e m\u00ebsip\u00ebrme. K\u00ebng\u00ebtarin, me sa duket p\u00ebr ta shitur sa m\u00eb mir\u00eb e quajn\u00eb mall cil\u00ebsie, sepse vjen nga jasht\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu e kishte diferencuar nj\u00eb gazet\u00eb. <\/p>\n<p>Nuk po i marr n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb firm\u00ebtar\u00ebt e mbetur(nga 41 kuptohet se 126 jan\u00eb shum\u00eb) edhe pse e respektoj shum\u00eb karrier\u00ebn e tyre. E b\u00ebra k\u00ebt\u00eb ndarje thjesht\u00eb sipas gjykimit tim. Nuk pretendoj t\u00eb kem monopolin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por shfryt\u00ebzoj lirin\u00eb q\u00eb kam p\u00ebr t\u2019u shprehur, pa cenuar ask\u00ebnd. N\u00ebse dikush nga t\u00eb pa p\u00ebrmendurit m\u00ebrzitet, i k\u00ebrkoj ndjes\u00eb. E para nuk jam i bindur q\u00eb personalitetet (e p\u00ebrzgjedhur nga un\u00eb) e kan\u00eb ditur t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrmbajtjen e peticionit. R\u00ebndom ndodh n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e \u00e7udirave q\u00eb hartuesit e flet\u00ebrrufeve, tjet\u00ebr tekst b\u00ebjn\u00eb dhe tjet\u00ebr u ofrojn\u00eb firm\u00ebtar\u00ebve. Nuk besoj p\u00ebr shembull q\u00eb zysha ime t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Ram\u00ebs t\u00eb kthehet n\u00eb Parlament! Kjo ting\u00ebllon pa sens, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr principe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se sa cic-micet \u201chy, mos hy\u201d. <\/p>\n<p>Ve\u00e7se besoj, q\u00eb Drita Pelingu si nj\u00eb grua e men\u00e7ur dhe me zem\u00ebr t\u00eb madhe, mund t\u2019i thot\u00eb Ram\u00ebs se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb. \u201cMe jet\u00ebn nuk b\u00ebhet shaka\u201d &#8211; mund t\u00eb mendoj\u00eb Pelingu! Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb normale, pasi shpreh mendimin e nj\u00eb personaliteti publik. Por q\u00eb ta them tro\u00e7! M\u00eb \u00e7udit modeli i peticionit. Intelektual\u00ebt s\u2019para jan\u00eb nga ata q\u00eb vihen n\u00eb radh\u00eb, duke ta falur firm\u00ebn pa teklif. Si mundet nj\u00eb intelektual t\u2019ia besoj\u00eb \u201cvul\u00ebn\u201d e tij nj\u00eb hartimshkruesi tjet\u00ebr!!!? Pavar\u00ebsisht dyshimeve t\u00eb mia, kryesorja \u00ebsht\u00eb se Intelektuali p\u00ebrgjith\u00ebsisht mban q\u00ebndrim publik, n\u00ebp\u00ebrmjet angazhimit publik. \u00cbsht\u00eb forca e argumentit t\u00eb tij q\u00eb i b\u00ebn dhe diktator\u00ebt m\u00eb t\u00eb pashpirt t\u00eb kthejn\u00eb friksh\u00ebm kok\u00ebn, dhe jo nj\u00eb peticion me tre k\u00ebrkesa t\u00eb paargumentuara. <\/p>\n<p>Padyshim miku im dhe nj\u00eb nga ata njer\u00ebz q\u00eb i dua dhe i respektoj pa fund, p\u00ebrkthyesi Edmond Tupja e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Edhe pse ndaj mendim t\u00eb kund\u00ebrt me profesor Tupen, e kam d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje dhe jam p\u00ebrpjekur t\u00eb zhbiroj n\u00eb th\u00ebniet e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn tjet\u00ebr, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se e imja. Prandaj s\u2019e kuptoj pse profesori duhet t\u00eb firmoste nj\u00eb flet\u00ebrrufe q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson fjal\u00ebn e tij?! Po ashtu, shkrimtari i madh Fatos Kongoli mund t\u00eb shprehet publikisht n\u00ebp\u00ebrmjet arsyetimeve personale p\u00ebr kriz\u00ebn politike! E k\u00ebshtu me radh\u00eb do t\u00eb thosha p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb respektuarit e mi, q\u00eb e kan\u00eb me pash lirin\u00eb n\u00eb shtyp e n\u00eb televizion p\u00ebr t\u00eb artikuluar. Madje kemi nevoj\u00eb t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb, se po plasim duke u ushqyer me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjell\u00eb analist\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr artist\u00ebt e tjer\u00eb (nd\u00ebr 41 kuptohet se 126 jan\u00eb shum\u00eb) do t\u00eb thosha se rast\u00ebsisht ose jo, firma \u00ebsht\u00eb produkt i konfliktit me interesin. Pa pasur asnj\u00eb ngarkes\u00eb negative p\u00ebr ATA, disa t\u00eb v\u00ebrteta duhen th\u00ebn\u00eb. Pa p\u00ebrmendur emra (q\u00eb n\u00ebse duhet do t\u2019i p\u00ebrmend n\u00eb nj\u00eb shkrim tjet\u00ebr), lista p\u00ebrmban disa ish-drejtor\u00eb institucionesh artistike (flas p\u00ebr drejtor\u00eb t\u00eb qyteteve ku qeverisin tashm\u00eb socialist\u00ebt) n\u00eb koh\u00ebn e PD-s\u00eb. Ka dhe disa drejtor\u00eb apo ish drejtor\u00eb n\u00eb kryeqytet. Nj\u00ebri madje, burr\u00eb dhe piktor i nderuar, u shkarkua nga Berisha si drejtor i Galeris\u00eb s\u00eb Arteve, jo nga performanca drejtuese, por sepse guxoi t\u00eb hapte nj\u00eb ekspozit\u00eb t\u00eb piktorit Edi Rama. <\/p>\n<p>Lista p\u00ebrmban edhe personazhe q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marketingu t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt kan\u00eb vjelur para nga Ministria e Kultur\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb, kan\u00eb majmur ekonomin\u00eb familjare, duke shir\u00eb me t\u00eb kat\u00ebr duart n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrumpall\u00eb, p\u00ebr interesa kryek\u00ebput personale, q\u00eb nuk i kan\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb publikut shqiptar. Nj\u00ebri syresh n\u00eb list\u00eb ka qen\u00eb dikur n\u00ebnkryetar bashkie n\u00eb koh\u00ebn e PD-s\u00eb, dhe sot \u00ebsht\u00eb drejtor diku gjetk\u00eb. Nj\u00eb miku im piktor brenda n\u00eb list\u00eb \u00ebsht\u00eb djali i ish Drejtorit t\u00eb Galeris\u00eb(nj\u00eb personalitet i padiskutuesh\u00ebm artistik), dhe v\u00ebllai i Drejtorit aktual t\u00eb Galeris\u00eb. Nj\u00eb aktore ka punuar n\u00eb Presidenc\u00eb si shefe protokolli, por tani me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nuk e di ku punon. <\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare shum\u00eb e mir\u00eb, pasi u kthye nga jasht\u00eb, kaloi nj\u00eb kalvar me mundime p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb drejt\u00ebn dhe m\u00eb n\u00eb fund hyri n\u00eb TOB, vet\u00ebm pas nj\u00eb telefonate t\u00eb Berish\u00ebs, me delegim kuptohet, p\u00ebr te Zhani Ciko. K\u00ebt\u00eb rast q\u00eb mund t\u00eb duket si thashethem e njoh personalisht. Nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare ka bashk\u00ebshortin pjes\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb. Nj\u00eb prezantuese e njohur \u00ebsht\u00eb Drejtoresha e Qendr\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb me var\u00ebsi nga Arben Imami. Nuk po i turrem k\u00ebtu motivit t\u00eb rrog\u00ebmarrjes s\u00eb rehatshme, yshtur nga bekimi apo dhunimi i drejtorit! A mjaftojn\u00eb!? <\/p>\n<p>P\u00ebr momentin them se jan\u00eb boll! Boll pa ju futur 85 t\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb turravrap (me p\u00ebrjashtime sporadike) ofrohen si mallra stok para falimentimit t\u00eb dyqanit. Ka dhe nd\u00ebr 85 t\u00eb tjer\u00ebt, tek- tuk ndonj\u00eb em\u00ebr q\u00eb e kemi d\u00ebgjuar apo shijuar, q\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm futet n\u00eb turm\u00eb edhe pse vlen m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb peticion i t\u00ebr\u00eb. K\u00ebtu do t\u00eb p\u00ebrulesha padyshim p\u00ebrball\u00eb dok. Halim Kosova, k\u00ebng\u00ebtarit t\u00eb madh Avni Mula e ndonj\u00eb tjetri q\u00eb nuk e kam shquar dot.<\/p>\n<p>E pra, a nuk po p\u00ebrdoren k\u00ebta njer\u00ebz nga Berisha si kompensim p\u00ebr t\u00eb \u201cmirat\u201d q\u00eb u ka ofruar? DIKUSH patjet\u00ebr i kontaktoi k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb nderuar! Nuk ma do mendja se u gjend\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb s\u00ebbashku nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur, n\u00eb \u00e7astin e duhur dhe n\u00eb vendin e duhur. M\u00eb t\u00eb moshuarve q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb mal me vite mbi shpin\u00eb, them se u kan\u00eb trokitur n\u00eb der\u00eb. Af\u00ebrmendjes nuk kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb \u201cshkret\u00ebt\u201d n\u00eb mes t\u00eb vap\u00ebs, vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse duhej t\u00eb hidhnin nj\u00eb firm\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi nj\u00eb pyetje m\u00eb vjen ethsh\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. Po ja drejtoj njer\u00ebzve q\u00eb shquhen p\u00ebr ekselenc\u00eb dhe men\u00e7urin\u00eb e tyre. Do t\u2019i drejtohesha profesor Tupes, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i hapur dhe nuk do t\u2019i mbetet qejfi me mua. A nuk do t\u00eb ishte m\u00eb e pranueshme q\u00eb peticioni(n\u00ebse duhej b\u00ebr\u00eb me patjet\u00ebr) t\u2019i drejtohej Sali Berish\u00ebs?! Ai, i plotfuqishmi Sali e ka m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb me kutit\u00eb sesa opozita, q\u00eb edhe n\u00ebse ka lajthitur pretendon se lufton p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb? A nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb profesor, q\u00eb t\u00eb hapen k\u00ebto t\u00eb mallkuara kuti?! <\/p>\n<p>Personalisht, vet\u00ebm n\u00ebse kan\u00eb bomba apo ndonj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb keqe, mund ta justifikoja mos hapjen e tyre, p\u00ebrball\u00eb pretendimit se aty fshihet nj\u00eb vjedhje makabre. Sipas mendimit tim, m\u00eb duket shum\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb mbaroj\u00eb greva. Madje m\u00eb duket e thjesht\u00eb t\u00eb zhduket i ashtuquajturi JUDA RAMA nga PD-ja, pas k\u00ebsaj zallamahije q\u00eb na ka shkaktuar n\u00ebse nuk provon asgj\u00eb me kutit\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb profesor, q\u00eb si rrjedhoj\u00eb t\u00eb marrim vizat, t\u00eb cilat \u00e7udit\u00ebrisht i vuajn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr ata q\u00eb i duan p\u00ebr sh\u00ebtitje (si\u00e7 tha nj\u00eb deputete n\u00eb Parlament), sesa ata q\u00eb i duan p\u00ebr hall! Dhe pastaj, mundet t\u00eb jetojm\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb lumtur me Berish\u00ebn!!! Ja pra, mjafton q\u00eb t\u00eb hapen kutit\u00eb!<\/p>\n<p>Po largohem drejt fundit me trishtimin q\u00eb disa burra me nj\u00eb barr\u00eb mend si JU, i shoh t\u00eb firmosin fjal\u00eb q\u00eb nuk i kan\u00eb q\u00ebndisur vet\u00eb. Me trishtimin q\u00eb nj\u00eb nga modelet m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb mendjes s\u00eb hapur, e shoh t\u00eb rreshtuar n\u00eb nj\u00eb armat\u00eb firm\u00ebtar\u00ebsh. Me trishtimin se edhe nga krahu tjet\u00ebr mund t\u00eb mblidhen qindra firma dhe firm\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u2019ia realizuar q\u00ebllimin Berish\u00ebs p\u00ebr t\u2019i par\u00eb shqiptar\u00ebt si tan\u00ebt dhe t\u00eb atyre. Me trishtimin q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e popujve t\u00eb lir\u00eb kemi nj\u00eb peticion intelektual kund\u00ebr opozit\u00ebs. Po largohem dhe me keqardhjen se padyshim m\u00eb ka shp\u00ebtuar ndonj\u00eb fraz\u00eb cinike q\u00eb me kok\u00ebfort\u00ebsi s\u2019e kam redaktuar. Por k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb turbullta, na e kan\u00eb mpir\u00eb mendjen deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb mos kuptojm\u00eb se sa shum\u00eb intelektual\u00eb paska n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hervin \u00c7uli, 11.05.2010 Intelektual! Sa fjal\u00eb e madhe! Sa shum\u00eb abuzime b\u00ebhen me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb! Madje dhe Lartmadhnia e ka shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb! Sa shum\u00eb ngarkohet mashtrimi, kur popullit t\u00eb thjesht\u00eb i thua se ka firmosur peticionin nj\u00eb intelektual! Imagjinoni sa ton peshon g\u00ebnjeshtra kur nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, por jan\u00eb dyzet\u00eb e nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2553","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Lum si ne sa shum\u00eb intelektual\u00eb kemi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Lum si ne sa shum\u00eb intelektual\u00eb kemi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Hervin \u00c7uli, 11.05.2010 Intelektual! Sa fjal\u00eb e madhe! Sa shum\u00eb abuzime b\u00ebhen me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb! Madje dhe Lartmadhnia e ka shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb! Sa shum\u00eb ngarkohet mashtrimi, kur popullit t\u00eb thjesht\u00eb i thua se ka firmosur peticionin nj\u00eb intelektual! Imagjinoni sa ton peshon g\u00ebnjeshtra kur nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, por jan\u00eb dyzet\u00eb e nj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-11T22:36:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/hervin_culi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Lum si ne sa shum\u00eb intelektual\u00eb kemi\",\"datePublished\":\"2010-05-11T22:36:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/\"},\"wordCount\":2098,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/hervin_culi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/\",\"name\":\"Lum si ne sa shum\u00eb intelektual\u00eb kemi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/hervin_culi.jpg\",\"datePublished\":\"2010-05-11T22:36:46+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/hervin_culi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/hervin_culi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lum si ne sa shum\u00eb intelektual\u00eb kemi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lum si ne sa shum\u00eb intelektual\u00eb kemi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Lum si ne sa shum\u00eb intelektual\u00eb kemi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Hervin \u00c7uli, 11.05.2010 Intelektual! Sa fjal\u00eb e madhe! Sa shum\u00eb abuzime b\u00ebhen me k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb! Madje dhe Lartmadhnia e ka shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb! Sa shum\u00eb ngarkohet mashtrimi, kur popullit t\u00eb thjesht\u00eb i thua se ka firmosur peticionin nj\u00eb intelektual! Imagjinoni sa ton peshon g\u00ebnjeshtra kur nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, por jan\u00eb dyzet\u00eb e nj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-11T22:36:46+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/hervin_culi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Lum si ne sa shum\u00eb intelektual\u00eb kemi","datePublished":"2010-05-11T22:36:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/"},"wordCount":2098,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/hervin_culi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/","name":"Lum si ne sa shum\u00eb intelektual\u00eb kemi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/hervin_culi.jpg","datePublished":"2010-05-11T22:36:46+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/hervin_culi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/hervin_culi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lum-si-ne-sa-shume-intelektuale-kemi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lum si ne sa shum\u00eb intelektual\u00eb kemi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2553","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2553"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2553\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}