{"id":2551,"date":"2010-05-11T23:32:38","date_gmt":"2010-05-11T22:32:38","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2551"},"modified":"2010-05-11T23:32:38","modified_gmt":"2010-05-11T22:32:38","slug":"simbolika-e-greves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/","title":{"rendered":"Simbolika e grev\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" border=\"0\" alt=\"Fatos Lubonja\" width=\"100\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Fatos Lubonja<\/strong>, <em>11.05.2010<\/em><\/p>\n<p>Duke dal\u00eb me makin\u00eb nga rrugica e ngusht\u00eb e pallatit ku banoj, q\u00eb po b\u00ebhet dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb e ngusht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb parkimeve an\u00ebs saj &#8230;vura re se n\u00eb rrugic\u00eb, p\u00ebrbri murit t\u00eb nj\u00eb kafe \u2013 bari, pronari kishte v\u00ebn\u00eb disa hekura t\u00eb fresk\u00ebt bllokues dhe sip\u00ebr nj\u00eb tabel\u00eb ku shkruhej me g\u00ebrma kapitale: \u201cparkim p\u00ebr lokalin\u201d. Shkurt kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb e kemi par\u00eb gjithandej gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe: kishte rr\u00ebmbyer nj\u00eb cop\u00eb hap\u00ebsire publike (rruge) dhe e kishte \u201cprivatizuar\u201d p\u00ebr hesapin e vet; \u00e7ka ndryshe i thon\u00eb: i forti v\u00eb gardhin kurse ai q\u00eb e p\u00ebson s\u2019guxon t\u2019i kund\u00ebrvihet sepse &#8211; thot\u00eb vetmevete &#8211; ky duhet t\u00eb jet\u00eb ndonj\u00eb me t\u00eb cilin t\u00eb gjen belaja, o pse \u00ebsht\u00eb i marr\u00eb, o pse \u00ebsht\u00eb i lidhur me mujshar\u00ebt e pushtetit lokal a qendror.<\/p>\n<p>Dola i revoltuar nga rrugica e ngusht\u00eb p\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn e gjer\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb bulevardin e madh, por aty mu amplifikua kjo ndjenj\u00eb duke par\u00eb se p\u00ebr t\u00eb shkuar atje ku kisha destinacionin m\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb rreth t\u00eb madh t\u00eb panevojsh\u00ebm sepse atje nga ku duhet t\u00eb kaloja nj\u00eb grup shum\u00eb m\u00eb i madh mujshar\u00ebsh ka vendosur disa \u00e7adra dhe e ka shpallur rrug\u00ebn vendin e vet, ku do t\u00eb b\u00ebj\u00eb protest\u00ebn e vet kund\u00ebr Qeveris\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrmbysjen e saj.<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar k\u00ebto dit\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, edhe nga ata t\u00eb urt\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb dakort me grev\u00ebn, madje edhe lider\u00ebt n\u00eb pushtet si Berisha dhe Meta, q\u00eb e fillojn\u00eb komentin e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grev\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: \u201ckam respekt p\u00ebr aktin e tyre t\u00eb vetsakrifikimit por\u2026\u201d. Mua m\u00eb duket hipokrizi kjo retorik\u00eb sepse nuk kam respekt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodh. Para t\u00eb gjithash duhet t\u00eb them se kjo grev\u00eb, nga m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb organizuar, n\u00eb fakt duke imituar edhe greva t\u00eb tjera, nuk mund t\u00eb reduktohet n\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb mos han\u00eb. Ata jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra pjes\u00eb e grev\u00ebs. <\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb okupimi i bulevardit me \u00e7adrat edhe tribunat e vendosura atje, orator\u00ebt jasht\u00eb grev\u00ebs q\u00eb mbajn\u00eb vazhdimisht fjalime lufte; njer\u00ebzit q\u00eb vijn\u00eb nga rrethet t\u00eb protestojn\u00eb; media dhe gazetar\u00eb q\u00eb rrin\u00eb non stop jo thjesht p\u00ebr t\u00eb pasqyruar ngjarjen, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjeneruar ngjarje. Duke pasur parasysh gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, kjo grev\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa vetsakrifikim pasiv q\u00eb duhet t\u00eb flas\u00eb vet\u00eb jep mesazhet e nj\u00eb dhune mjaft aktive, kurse t\u00eb ngujuarit i shoh si pjes\u00eb e nxitjes emocionale t\u00eb turm\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb humbas\u00eb m\u00eb n\u00eb fund durimin dhe t\u00eb kalohet, k\u00ebsisoj, n\u00eb akte dhune e destabilizimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, fakti q\u00eb organizator\u00ebt e grev\u00ebs i kan\u00eb vendosur p\u00ebrdhunisht, pa k\u00ebrkuar leje, duke shkelur ligjin, \u00e7adrat atje n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs ku duhet t\u00eb kalojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs m\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllen me aktin e dhunsh\u00ebm t\u00eb atij pronarit t\u00eb lokalit q\u00eb zapton pjes\u00ebn publike dhe e b\u00ebn t\u00eb tij\u00ebn pa leje dhe pa ligj.<\/p>\n<p>Kuptohet, nuk e kam fjal\u00ebn thjesht p\u00ebr bezdin\u00eb e qarkullimit. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr at\u00eb se kjo sjellje flet shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb se si e shohin raportin me qytetarin e thjesht\u00eb dhe me ligjin ata q\u00eb pretendojn\u00eb se po luftojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. Le t\u00eb shpjegohem: ka shum\u00eb shqiptar\u00eb, ku b\u00ebj pjes\u00eb dhe vet\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me Qeverin\u00eb sa s\u2019ka m\u00eb, por q\u00eb nga ana tjet\u00ebr nuk kan\u00eb besim se kjo grev\u00eb po b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u mjafton vet\u00ebm pak kujtes\u00eb apo edhe pa kujtes\u00eb fare: mjaft t\u00eb shohin nj\u00eb kilomet\u00ebr m\u00eb p\u00ebrtej se si Kryetari i grevist\u00ebve po shkel me kat\u00ebr k\u00ebmb\u00ebt disa ligje duke shp\u00ebrfytyruar sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d dhe lulishten prapa monumentit. <\/p>\n<p>Ka po ashtu shum\u00eb nga ata q\u00eb mendojn\u00eb se kjo grev\u00eb vet\u00ebm mund t\u2019i p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb problemet e m\u00ebdha q\u00eb ka vendi dhe jo t\u2019i leht\u00ebsoj\u00eb. Ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb l\u00ebkundur dhe plot kontradikta n\u00eb vler\u00ebsimet e tyre. Ka pastaj nga ata q\u00eb jan\u00eb simpatizant\u00eb apo edhe militant\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb grev\u00eb e shohin me armiq\u00ebsi. Sipas mendimit tim, k\u00ebta t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku jan\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve. Cili \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb i japin grevist\u00ebt k\u00ebsaj kategorie qytetar\u00ebsh, duke u zaptuar rrug\u00ebn ku duhet t\u00eb kalojn\u00eb pa pyetur as p\u00ebr ligj dhe as p\u00ebr respekt p\u00ebr ta?<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i kategoris\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve ku b\u00ebj pjes\u00eb, skenografia e grev\u00ebs, ku n\u00eb nj\u00eb an\u00eb shoh nd\u00ebrtesa publike t\u00eb okupuara nga maxhoranca kurse m\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nj\u00eb shesh publik t\u00eb zaptuar nga opozita, pa fije rrug\u00ebkalimi p\u00ebr qytetar\u00ebt mes tyre, e shoh si nj\u00eb shprehje simbolike t\u00eb dram\u00ebs q\u00eb kemi nj\u00ebzet vjet q\u00eb e p\u00ebrjetojm\u00eb: ndeshjen, pa respekt p\u00ebr qytetarin dhe ligjin, t\u00eb dy forcave q\u00eb nuk njohin asnj\u00eb pushtet tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb vetvetes.<\/p>\n<p>D\u00ebgjova Erion Velin\u00eb t\u00eb fliste si levend dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb grev\u00ebs p\u00ebr t\u00eb na shpjeguar se, p\u00ebrsa i p\u00ebrket bllokimit t\u00eb rrug\u00ebs, duhet t\u00eb kujtonim at\u00eb gjykat\u00ebsin n\u00eb SHBA, i cili u dha t\u00eb drejt\u00eb marshuesve t\u00eb Martin Luter Kingut. Mir\u00ebpo ky harroi se paska pasur nj\u00eb gjykat\u00ebs i cili u paska dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb marshuesve. Kurse problemi i k\u00ebtyre grevist\u00ebve \u00ebsht\u00eb se k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe gjykat\u00ebsin vet\u00eb, pasi pretendojn\u00eb se gjykat\u00ebsi \u00ebsht\u00eb instrument i kund\u00ebrshtarit t\u00eb tyre, madje as pa tentuar ta provojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj nj\u00eb qytetari q\u00eb shtron pyetjen: cilit institucion duhet t\u2019i drejtohem p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb bllokohet rruga, p\u00ebrgjigja q\u00eb do t\u2019i vij\u00eb nga grevist\u00ebt q\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb marrin pushtetin nes\u00ebr, \u00ebsht\u00eb: ti e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb sepse je pjes\u00eb e llogores tjet\u00ebr. P\u00ebrgjigja nga Qeveria e maxhoranc\u00ebs q\u00eb n\u00eb fakt duhet t\u00eb jet\u00eb edhe qeveria e qytetar\u00ebve q\u00eb nuk e kan\u00eb votuar \u00ebsht\u00eb mosnd\u00ebrhyrja sepse edhe ajo i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar gjithmon\u00eb loj\u00ebs s\u00eb forc\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb force, i leverdis m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrhyj\u00eb sesa t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb. <\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu ky lloj qytetari q\u00eb e p\u00ebrs\u00ebris \u00ebsht\u00eb shumica, por edhe sikur t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb, prap \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u respektuar, mbetet pa shtetin e vet. Kushdo q\u00eb k\u00ebrkon rrug\u00ebn t\u00eb lir\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb e drejta e tij, ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb e drejta e tij t\u00eb mos votoj\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn nga k\u00ebto parti, apo t\u2019i konsideroj\u00eb t\u00eb dyja pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs loj\u00eb p\u00ebr pushtet, duket sikur t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb vend n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb thelbin e vet skenografia e grev\u00ebs, ajo e bllokimit t\u00eb bulevardit mu midis Kryeministris\u00eb dhe Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit, jep mesazhin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb m\u00eb i forti ai q\u00eb b\u00ebn vet\u00eb zotin dhe vet\u00eb shkopin e jo ligji q\u00eb siguron edhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb askush t\u00eb mos mund t\u00eb guxoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00eb edhe denoncuesin, edhe prokurorin edhe gjykat\u00ebsin. Nga p\u00ebrvoja e deritanishme, di t\u00eb them se ky mesazh ve\u00e7se e dob\u00ebson shtetin dhe thellon munges\u00ebn e transparenc\u00ebs jo vet\u00ebm t\u00eb vot\u00ebs, por dhe t\u00eb asaj se si na jan\u00eb vjedhur e vidhen parat\u00eb.<\/p>\n<p>Besoj se jo rast\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kan\u00eb lul\u00ebzuar edhe m\u00eb shum\u00eb raste si ai i atij pronarit t\u00eb kafe barit n\u00eb rrugic\u00ebn time, q\u00eb ka zaptuar nj\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb parkuar makin\u00ebn e vet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatos Lubonja, 11.05.2010 Duke dal\u00eb me makin\u00eb nga rrugica e ngusht\u00eb e pallatit ku banoj, q\u00eb po b\u00ebhet dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb e ngusht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb parkimeve an\u00ebs saj &#8230;vura re se n\u00eb rrugic\u00eb, p\u00ebrbri murit t\u00eb nj\u00eb kafe \u2013 bari, pronari kishte v\u00ebn\u00eb disa hekura t\u00eb fresk\u00ebt bllokues dhe sip\u00ebr nj\u00eb tabel\u00eb ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2551","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Simbolika e grev\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Simbolika e grev\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fatos Lubonja, 11.05.2010 Duke dal\u00eb me makin\u00eb nga rrugica e ngusht\u00eb e pallatit ku banoj, q\u00eb po b\u00ebhet dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb e ngusht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb parkimeve an\u00ebs saj &#8230;vura re se n\u00eb rrugic\u00eb, p\u00ebrbri murit t\u00eb nj\u00eb kafe \u2013 bari, pronari kishte v\u00ebn\u00eb disa hekura t\u00eb fresk\u00ebt bllokues dhe sip\u00ebr nj\u00eb tabel\u00eb ku [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-11T22:32:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Simbolika e grev\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-05-11T22:32:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/\"},\"wordCount\":1390,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/\",\"name\":\"Simbolika e grev\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"datePublished\":\"2010-05-11T22:32:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/fatos_lubonja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/simbolika-e-greves\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Simbolika e grev\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Simbolika e grev\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Simbolika e grev\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Fatos Lubonja, 11.05.2010 Duke dal\u00eb me makin\u00eb nga rrugica e ngusht\u00eb e pallatit ku banoj, q\u00eb po b\u00ebhet dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb e ngusht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb parkimeve an\u00ebs saj &#8230;vura re se n\u00eb rrugic\u00eb, p\u00ebrbri murit t\u00eb nj\u00eb kafe \u2013 bari, pronari kishte v\u00ebn\u00eb disa hekura t\u00eb fresk\u00ebt bllokues dhe sip\u00ebr nj\u00eb tabel\u00eb ku [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-11T22:32:38+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Simbolika e grev\u00ebs","datePublished":"2010-05-11T22:32:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/"},"wordCount":1390,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/","name":"Simbolika e grev\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","datePublished":"2010-05-11T22:32:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/simbolika-e-greves\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Simbolika e grev\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2551","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2551"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2551\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2551"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2551"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2551"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}