{"id":2516,"date":"2010-05-08T23:39:12","date_gmt":"2010-05-08T22:39:12","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2516"},"modified":"2010-05-08T23:39:12","modified_gmt":"2010-05-08T22:39:12","slug":"tradhtar-dhe-i-tradhtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/","title":{"rendered":"Tradhtar dhe i tradhtuar"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Fidelius Schmid dhe Andreas Ulrich, \u201cDer Spiegel\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb histori si e jona<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb historia e njeriut q\u00eb u kthye n\u00eb spiunin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr NATO-n. N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori mund t\u00eb gjesh pak nga t\u00eb gjitha. Ka aty spiunazh, korrupsion, var\u00ebsi, kontroll, frik\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb vendi q\u00eb nuk shk\u00ebputet kollaj nga e kaluara komuniste. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht historia e njeriut, por e shum\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb b\u00ebhet kaq shum\u00eb debat n\u00eb lidhje me ligjin p\u00ebr SHISH e nd\u00ebrhyrjen direkte t\u00eb NATO-s p\u00ebr t\u00eb ndaluar revanshin e kryeministrit, duke lexuar k\u00ebt\u00eb shkrim e kupton m\u00eb mir\u00eb frik\u00ebn e Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Para pak koh\u00ebsh, gazeta TemA botoi nj\u00eb dosje, se si Ministria e Mbrojtjes kishte ndihmuar terrorist\u00ebt duke bler\u00eb arm\u00eb p\u00ebr ta. Kur sheh \u201curin\u00eb\u201d p\u00ebr para t\u00eb zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe t\u00eb kaluar\u00ebn e dyshimt\u00eb tyren, at\u00ebher\u00eb kupton gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se ne jemi nj\u00eb an\u00ebtar, por jo nj\u00eb aleat i NATO-s.<\/p>\n<p><strong>E.P<\/strong><\/p>\n<p>Gjithkush mendonte se Herman Sim e meritonte t\u00eb dekorohej. Ishte e h\u00ebn\u00eb, 6 shkurt 2006, dhe ai kishte veshur kostumin e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ishte ftuar n\u00eb pallatin presidencial t\u00eb Estonis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb titullin \u201cUrdhri i Yllit t\u00eb Bardh\u00eb\u201d p\u00ebr \u201csh\u00ebrbimet ndaj kombit estonez\u201d. Ishte nj\u00eb zgjedhje ironike.<\/p>\n<p>Nuk ishte e vetmja medalje q\u00eb Sim merrte at\u00eb vit p\u00ebr sh\u00ebrbimet e tij. Nderimin tjet\u00ebr mund ta shihte vet\u00ebm ai p\u00ebrmes ekranit t\u00eb kompjuterit. Sergej Jakovlev, kontakti i tij me SVR-n\u00eb, sh\u00ebrbimin sekret rus, iu shfaq n\u00eb ekran p\u00ebr t\u2019i treguar medaljen e tij. Jakovlev ishte i vetmi q\u00eb po e informonte Simin se ai ishte ngritur n\u00eb rangun e gjeneral-majorit, pasi kishte furnizuar Mosk\u00ebn me emrat e t\u00eb gjith\u00eb rus\u00ebve q\u00eb punonin si spiun\u00eb p\u00ebr NATO-n. Presidenti Putin \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i k\u00ebnaqur, i tha Jakovlev spiunit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Pas vitesh pun\u00eb, tani Sim ishte n\u00eb fund t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb zanatin e tij- spiunazhin- nuk \u00ebsht\u00eb e pazakont\u00eb q\u00eb t\u00eb kalosh pleq\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb vog\u00ebl burgu.<\/p>\n<p>Sim \u00ebsht\u00eb burgosur n\u00eb nj\u00eb nga godinat ish-sovjetike, p\u00ebrshtatur n\u00eb nj\u00eb funksion t\u00eb ri, n\u00eb qytetin estonez Tartu. Atje mban veshur nj\u00eb uniform\u00eb burgu dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb ngush\u00ebllohet me nj\u00eb Bib\u00ebl. Fotot tregojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb moshuar t\u00eb thinjur, me shikim t\u00eb trishtuar n\u00eb sy.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti person q\u00eb NATO, n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb klasifikuar prej 141 faqesh, e ka cil\u00ebsuar si spiunin q\u00eb ka sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb d\u00ebme n\u00eb historin\u00eb e Aleanc\u00ebs. Raporti thot\u00eb se Sim, si ish-drejtori i Siguris\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes s\u00eb Estonis\u00eb, kishte akses n\u00eb dokumentet m\u00eb t\u00eb klasifikuara t\u00eb NATO-s, q\u00eb kishte marr\u00eb vendi i tij pas an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Aleanc\u00eb n\u00eb vitin 2004. Deri n\u00eb arrestimin e tij n\u00eb shtator 2008, mendohet se ai ka dor\u00ebzuar me mij\u00ebra dokumente tek rus\u00ebt. Disa prej tyre p\u00ebrmbanin informacione t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb lidhje me politikat sekrete t\u00eb mbrojtjes s\u00eb NATO-s, \u201cp\u00ebrfshi instalimin, mir\u00ebmbajtjen, dhe p\u00ebrdorimin e sistemeve kriptografike\u201d.<\/p>\n<p><strong>28 shtete t\u00eb NATO-s ndajn\u00eb sekretet<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb klasifikuar t\u00eb NATO-s, mjeshtri i spiunazhit kishte kompromentuar nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh raportesh e analizash t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb NATO-s, p\u00ebrfshi dhe ato q\u00eb lidhen me luft\u00ebn ndaj terrorizmit, planet sekrete ushtarake dhe kund\u00ebr-spiunazhin. Kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrfundon analiza e NATO-s, nj\u00eb spiun nuk kishte spiunuar kaq shum\u00eb sekrete ushtarake n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht Sim nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi spiun n\u00eb historin\u00eb e NATO-s. P\u00ebr vite me radh\u00eb Rajner Rup, nj\u00eb gjermano-per\u00ebndimor, i njohur me pseudonimin \u201cTopaz\u201d, furnizonte me informacione Stasi-n, policin\u00eb sekrete t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore. Oficeri francez Pierr-Henri Bunel furnizonte ish-Jugosllavin\u00eb me planet e bombardimit t\u00eb NATO-s gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe Daniel Xhejms, q\u00eb punonte si p\u00ebrkthyes personal i nj\u00eb gjenerali britanik, kishte dor\u00ebzuar informacione mjaft t\u00eb ndjeshme p\u00ebr operacionet ushtarake n\u00eb Afganistan tek Irani.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rasti i Simit tregon se sa shum\u00eb po rrezikon Aleanca duke u shtrir\u00eb gradualisht n\u00eb Lindje pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Secili nga 28 shtetet an\u00ebtare tanim\u00eb ka akses n\u00eb shum\u00eb nga informacioni i klasifikuar i Aleanc\u00ebs. P\u00ebr ekspert\u00ebt, kjo \u00ebsht\u00eb mjaft shqet\u00ebsuese. Por akoma m\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se an\u00ebtar\u00ebt e vjet\u00ebr- besimi i t\u00eb cil\u00ebve varej n\u00eb nj\u00eb sistem krejt tjet\u00ebr politik- tani punojn\u00eb me aparate sigurie t\u00eb disa shteteve t\u00eb reja an\u00ebtare. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, me njer\u00ebz si Herman Sim.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb ngjitje e shpejt\u00eb n\u00eb pushtet<\/strong><\/p>\n<p>Sim u lind n\u00eb maj t\u00eb vitit 1947, n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl estonez t\u00eb quajtur Suure- Jaani. Kur ishte vet\u00ebm dy vje\u00e7, n\u00ebna e tij mezi i shp\u00ebtoi operacioneve t\u00eb pastrimit etnik nga Stalini dhe deportimit n\u00eb Siberi. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, ajo u martua dhe e la t\u00eb birin q\u00eb t\u00eb rritej me gjyshen dhe hall\u00ebn. N\u00eb shkoll\u00eb ai cil\u00ebsohej ambicioz, pun\u00ebtor dhe q\u00eb p\u00ebrshtatej leht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1966, kur Sim po studionte kimi n\u00eb Talin, ishte d\u00ebshmitar i nj\u00eb p\u00ebrplasje mes nj\u00eb grupi t\u00eb rinjsh dhe policies, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kinemaje. Ai nd\u00ebrhyri dhe, me ndihm\u00ebn e tij, policia ia doli q\u00eb t\u00eb mposhtte grupin e t\u00eb rinjve. Oficer\u00ebt u habit\u00ebn me q\u00ebndrimin e tij, q\u00eb zgjodhi t\u00eb ndihmonte policin\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ata i ofruan nj\u00eb pun\u00eb. \u201cIshte fillimi i karrier\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb sh\u00ebrbimin sekret sovjetik, KGB,\u201d thot\u00eb gazetari Mikel Karmas, q\u00eb ka p\u00ebrgatitur dhe dokumentarin \u201cNj\u00eb spiun brenda\u201d p\u00ebr jet\u00ebn e Sim.<\/p>\n<p>Sim e mbajti sekret pun\u00ebn e tij nga familja. Halla, q\u00eb ishte persekutuar nga Stalini, u tmerrua kur e zbuloi k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Sim vijoi nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb polici. N\u00eb vitin 1975 ai u diplomua me nderime n\u00eb Akademin\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb Bashkimit Sovjetik. Natyrisht ai u bashkua me Partin\u00eb Komuniste- nj\u00eb hap i nevojsh\u00ebm, nisur nga fakti se puna e tij p\u00ebrfshinte shoq\u00ebrimin e delegacioneve jasht\u00eb vendit dhe k\u00ebto pun\u00eb rezervoheshin p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb besuesh\u00ebm politikisht. Bija e tij lindi n\u00eb vitin 1974 si rezultat i nj\u00eb lidhje me nj\u00eb stjuardes\u00eb. Sot ajo punon si specialiste kompjuterash n\u00eb Europol, autoriteti i policis\u00eb europiane.<\/p>\n<p><strong>Koh\u00ebrat ndryshojn\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kur Bashkimi Sovjetik nisi t\u00eb binte, Sim ishte kolonel dhe deri n\u00eb at\u00eb moment kishte marr\u00eb 44 \u00e7mime, p\u00ebrfshi t\u00eb tre medaljet p\u00ebr sjellje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Por bota e tij e vjet\u00ebr nuk ekzistonte m\u00eb. Kur Estonia, nj\u00eb ish-republik\u00eb sovjetike, u b\u00eb e pavarur n\u00eb vitin 1991, KGB kishte braktisur zyrat e saj n\u00eb Talin dhe kishte shk\u00ebputur t\u00eb gjitha lidhjet zyrtare me Simin.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr habi, Sim u b\u00eb kampion i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Estonis\u00eb. Kur fanatik\u00ebt komunist\u00eb sulmuan godin\u00ebn e parlamentit dhe selin\u00eb e qeveris\u00eb n\u00eb kodrat Tompea, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Talinit n\u00eb maj 1990, Sim mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb organizonte mbrojtjen e tyre. M\u00eb pas, ai u brohorit si nj\u00eb hero- dhe z\u00ebrat se ai kishte ndihmuar rus\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete, u fashit\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Sim nisi s\u00ebrish t\u00eb avancoj\u00eb n\u00eb karrier\u00eb. Ai u b\u00eb shef policie n\u00eb konten\u00eb Harju, q\u00eb p\u00ebrfshin dhe Talinin, ku mbikqyri t\u00ebrheqjen e Ushtris\u00eb s\u00eb Kuqe dhe siguroi \u00e7armatimin e mbushjeve nukleare ruse. N\u00eb vitin 1994, ai u ngrit n\u00eb detyr\u00eb dhe u b\u00eb drejtuesi i policis\u00eb estoneze. Por vet\u00ebm pas gjasht\u00eb muajsh ai u shkarkua pas akuzave p\u00ebr korrupsion, t\u00eb cilat ai i mohoi me forc\u00eb. Atij iu ofrua nj\u00eb detyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, por e refuzoi dhe doli n\u00eb pension.<\/p>\n<p><strong>Ri-rekrutimi nga pasuesit e KGB-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb korrik 1995, pas ndarjes me t\u00eb dashur\u00ebn e tij, nj\u00ebzet vjet m\u00eb t\u00eb re, Sim b\u00ebri nj\u00eb udh\u00ebtim spontan n\u00eb Tunizi. Nd\u00ebrsa ishte atje, sipas Sim, nj\u00eb kontakt i vjet\u00ebr nga dit\u00ebt e KGB-s\u00eb iu afrua dhe i tha: \u201cJam un\u00eb, Valentini\u201d.<\/p>\n<p>Valeri Zentsov- pseudonimi \u201cValentini\u201d- kishte lindur n\u00eb Berlin n\u00eb vitin 1946. Si Sim, edhe ai kishte ndjekur universitetin n\u00eb Talin, dhe kishte nisur karrier\u00ebn n\u00eb KGB n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re. Megjith\u00ebse zyrtarisht ai doli n\u00eb pension n\u00eb Rusi n\u00eb vitin 1991, nj\u00eb raport i klasifikuar i NATO-s b\u00ebn me dije se ai ishte p\u00ebrfshir\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe n\u00eb ngritjen e nj\u00eb rrjeti agjent\u00ebsh n\u00eb shtetet balltike.<\/p>\n<p>Sim thot\u00eb se fillimisht i kishte rezistuar p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Zentsovit p\u00ebr ta rekrutuar. Por, kishte th\u00ebn\u00eb ai ato dit\u00eb, un\u00eb ndjehem i pavler\u00eb. \u201cMos u shqet\u00ebso,\u201d i kishte th\u00ebn\u00eb Zentsov- p\u00ebrpara se ta k\u00ebrc\u00ebnonte se do i b\u00ebnte publike t\u00eb kaluar\u00ebn e tij. Kat\u00ebr birra m\u00eb von\u00eb, Sim kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019i kthehej grada e kolonelit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb sh\u00ebrbim. Q\u00eb nga ai moment, ai ishte agjent i SVR, agjencis\u00eb ruse t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb huaj dhe nj\u00eb nga agjencit\u00eb q\u00eb pasoi KGB-n\u00eb.<\/p>\n<p><strong>S\u00ebrish n\u00eb loj\u00ebn e spiunazhit<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb pretendon Sim. Por hetuesit e NATO-s mendojn\u00eb se ai nuk reshti kurr\u00eb s\u00eb qeni nj\u00eb agjent, dhe se ai q\u00ebndroi n\u00eb Estoni si nj\u00eb \u201ci fjetur\u201d p\u00ebr tu p\u00ebrgatitur p\u00ebr karrier\u00ebn pasuese.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas kthimit nga Tunizia- dhe pa asnj\u00eb paralajm\u00ebrim- Sim u caktua n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes s\u00eb Estonis\u00eb. Atje iu dha papritur detyra e drejtorit t\u00eb sektorit t\u00eb analiz\u00ebs. Pjes\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb tij ishin kontaktet me Bashkimin Europian dhe NATO-n dhe p\u00ebrgatitja e vendit t\u00eb tij p\u00ebr tu bashkuar me Aleanc\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete dor\u00ebzonte gjith\u00e7ka q\u00eb i binte n\u00eb dor\u00eb- n\u00eb form\u00eb fotokopjesh apo fotografish. Zentsov i kishte dh\u00ebn\u00eb atij instruksionet precize. P\u00ebr momentin i ishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb materialet t\u2019i fuste n\u00eb kuti boshe kartoni- t\u00eb kuqe ose portokalli- dhe t\u2019i hidhte si plehra. Ai dhe kontakti rus ishin takuar 16 her\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb vende t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, Sim ishte vet\u00ebofruar q\u00eb t\u00eb sillte informacione p\u00ebr sh\u00ebrbimin sekret gjerman (BND), dhe u b\u00eb informator i tij. Ai e mbante n\u00eb korrent BND-n\u00eb me aktivitetet e organizatave kriminale n\u00eb shtetet balltike dhe paguhej mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb tregtar i ri<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2001, Sim u martua me Het\u00ebn, nj\u00eb ish-oficere policie sovjetike, e cila po ashtu kishte pasur nj\u00eb karrier\u00eb mahnit\u00ebse pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Ajo tanim\u00eb drejtonte departamentin ligjor n\u00eb polici. Ajo shpesh e shoq\u00ebronte at\u00eb n\u00eb udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit. Gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb Helsinki n\u00eb n\u00ebntor 2001, Zentsov i dha lamtumir\u00ebn. Ai po dilte n\u00eb pension dhe personi i kontaktit do t\u00eb ishte nj\u00eb person i quajtur Antonio Amuret se Jesus Graf.<\/p>\n<p>Ky ishte emri portugez n\u00eb pasaport\u00ebn e falsifikuar. Emri i v\u00ebrtet\u00eb ishte Sergej Jakovlev, dhe ishte nj\u00eb oficer i SVR, i paregjistruar n\u00eb asnj\u00eb ambasad\u00eb. NATO beson se Jakovlev menaxhonte nj\u00eb rrjet t\u00eb t\u00ebr\u00eb agjent\u00ebsh rus\u00eb n\u00eb Balltik. Sim dhe Jakovlev u takuan s\u00eb pari n\u00eb nj\u00eb stacion treni n\u00eb rrethinat e Talinit. Sim mbante nj\u00eb \u00e7ant\u00eb mbi shpatulla- nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb zona ishte e past\u00ebr.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e Simit me kontaktin e ri ishte e ftoht\u00eb, por profesionale. Sim merrte rrog\u00ebn standarde t\u00eb nj\u00eb agjenti, rreth 1 mij\u00eb euro n\u00eb muaj, plus 200 euro siguracion sh\u00ebndet\u00ebsor. Jakovlov e pajisi gjithashtu me nj\u00eb kamera dixhitale, nj\u00eb laptop, nj\u00eb usb. Sim fotografoi, kopjoi dhe ruajti mij\u00ebra dokumente. Ai i dor\u00ebzonte materialet n\u00eb 14 takimet e tij gjithandej n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Britanis\u00eb s\u00eb Madhe (shum\u00eb kamera), Norvegji (shum\u00eb e shtrenjt\u00eb) dhe Gjermani (shum\u00eb kontakte policore).<\/p>\n<p>P\u00ebrpara secilit takim, Sim d\u00ebrgonte nj\u00eb kod numerik p\u00ebrmes nj\u00eb telefon publik n\u00eb biperin e Jakovlov. Kodi kishte numrin e identifikimit, 242, dhe numrin 55, q\u00eb tregonte se takimi do t\u00eb zhvillohej si\u00e7 ishte r\u00ebn\u00eb dakort. N\u00ebse do kishte ndonj\u00eb problem, Sim supozohej t\u00eb fuste numrin 77. Por nuk pati kurr\u00eb probleme.<\/p>\n<p><strong>Goditje inteligjence<\/strong><\/p>\n<p>Estonia u b\u00eb an\u00ebtare e NATO-s m\u00eb 29 mars, 2004. Sim ngriti Autoritetin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, nj\u00eb department n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes s\u00eb Estonis\u00eb. N\u00eb pozicionin e ri, ai vendoste se kush do kishte akses n\u00eb dokumente. Natyrisht ai ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr menaxhimin dhe mbrojtjen e dokumenteve t\u00eb klasifikuara, sistemin e transmetimit t\u00eb sigurt t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave me NATO-n dhe BE-n\u00eb, dhe mb\u00ebshteste sigurin\u00eb e zyrtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kontaktet ruse t\u00eb Simit ishte ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb interesuar n\u00eb teknologjin\u00eb e kriptimit, dhe ai d\u00ebrgoi aq shum\u00eb informacion, sa m\u00eb von\u00eb NATO do arrinte n\u00eb p\u00ebrfundimin se aktiviteti i Simit e kishte b\u00ebr\u00eb aleanc\u00ebn \u201cm\u00eb vulnerab\u00ebl ndaj sulmeve dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve sibernitike\u201d p\u00ebr shkak se \u201cpikat tona t\u00eb dob\u00ebta njihen shum\u00eb mir\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt\u201d. Vala tre javore e sulmeve sibernitike n\u00eb Estoni n\u00eb vitin 2007, q\u00eb praktikisht paralizoi vendin, nxori n\u00eb pah se sa e r\u00ebnd\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej situata.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, shumica e detyrave zyrtare t\u00eb Simit p\u00ebrqendrohej n\u00eb k\u00ebrkimin e kandidat\u00ebve p\u00ebr spiun\u00eb. Atij i ishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb gjente p\u00ebrgjigje p\u00ebr mbi 60 pyetje p\u00ebr kandidat\u00ebt, p\u00ebrfshi nj\u00ebr\u00ebn n\u00eb lidhje me hobit\u00eb e tyre apo dob\u00ebsit\u00eb e mundshme p\u00ebr makina, gra e alkool.<\/p>\n<p>Raporti i NATO-s e quan ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese pranin\u00eb e Sim n\u00eb konferencat vjetore t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb zyrat ushtarake t\u00eb Aleanc\u00ebs n\u00eb Mons, Belgjik\u00eb, si dhe n\u00eb dy konferenca kund\u00ebrspiunazhi n\u00eb vitin 2006 e 2007.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb konference n\u00eb qytetin holandez Brunsum n\u00eb vitin 2006, nj\u00eb CD me emrat e t\u00eb gjith\u00eb spiun\u00ebve &#8211; t\u00eb njohura e t\u00eb dyshuar- t\u00eb NATO-s brenda Rusis\u00eb, iu dor\u00ebzua t\u00eb pranishm\u00ebve. CD p\u00ebrfundoi direkt n\u00eb tryez\u00ebn e Putinit, dhe gati sa nuk shkaktoi trazira n\u00eb Mosk\u00eb, thot\u00eb Jakovlev, duksh\u00ebm ky nj\u00eb kompliment p\u00ebr spiunin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb goditje, Sim mori nj\u00eb bonus prej 5 mij\u00eb eurosh dhe iu tha se ishte graduar gjeneral- major.<\/p>\n<p><strong>I kapur<\/strong><\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb klasifikuar t\u00eb NATO-s, ky akt tradhtie e d\u00ebmtoi shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb Aleanc\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, kund\u00ebrspiunazhi per\u00ebndimor ngriti dyshime p\u00ebr Simin. Si ndodhi kjo, \u00ebsht\u00eb ende e paqart\u00eb. Hetimet, ku u p\u00ebrfshin\u00eb BND dhe FBI, filluan m\u00eb 26 maj 2008 me emrin e koduar \u201cKalor\u00ebsi i Bardh\u00eb\u201d. Sim, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte k\u00ebshilltar i ministrit t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Estoni, u vendos n\u00ebn v\u00ebzhgim.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 shtator 2008, duke thyer hapur rregullat e siguris\u00eb, kontakti i Simit e telefonoi n\u00eb celular. Kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk kishte pasur kontakte kaq t\u00eb hapura. Gjat\u00eb telefonat\u00ebs, ai anuloi nj\u00eb takim t\u00eb planifikuar. \u201cJam s\u00ebmur\u00eb,\u201d tha ai gjat\u00eb bised\u00ebs, q\u00eb u regjistrua nga policia e siguris\u00eb s\u00eb Estonis\u00eb.<\/p>\n<p>Tre dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, litari n\u00eb qaf\u00ebn e Sim u ngushtua m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr dit\u00eb m\u00eb radh\u00eb ai kishte qen\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgim konstant. Pasdite, ai dhe gruaja e tij kishin shkuar n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr tregtare n\u00eb Keila, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl pran\u00eb vil\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Saue. Aty do blinte \u00ebmb\u00eblsira p\u00ebr vjehrr\u00ebn. Ai u arrestua nd\u00ebrsa hipte n\u00eb makin\u00eb. Nj\u00eb ambulanc\u00eb ishte parkuar n\u00eb nj\u00eb qoshe n\u00eb rast se ai do b\u00ebnte rezistenc\u00eb. Por nuk b\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb fshat policia gjeti mjetet e spiunazhit: dokumente t\u00eb klasifikuara, dy pistoleta, dy pushk\u00eb dhe disa letra me instruksione nga Jakovlev. Jakovlev nga ana e tij ishte zhdukur pa gjurm\u00eb, m\u00eb von\u00eb u p\u00ebrfol se mund t\u00eb ishte arratisur n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p><strong>Vendimi<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 25 shkurt 2009, Sim u d\u00ebnua me 12 vite burg. Gjithashtu u d\u00ebnua me nj\u00eb gjob\u00eb prej 1.3 milion euro si dhe me detyrimin p\u00ebr t\u2019i kthyer pagat n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej 85 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Disa sht\u00ebpi dhe prona iu sekuestruan si kolateral, p\u00ebrfshi gjysm\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb fshat dhe pjes\u00ebn e tij n\u00eb vil\u00ebn n\u00eb Saue.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit p\u00ebrpara arrestimit, ai i dhuroi nj\u00eb shandan kish\u00ebs s\u00eb vendlindjes s\u00eb tij. Dhurata nuk i solli fat. Edhe shpresa p\u00ebr t\u00eb kaluar vite t\u00eb arta si nj\u00eb gjeneral n\u00eb pension n\u00eb Rusi, doli nj\u00eb iluzion. N\u00eb takimin e fundit, Jakovlov e kishte informuar se gradat dhe medaljet nuk kishin ekzistuar kurr\u00eb- dhe ai nuk kishte qen\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb tradhtar i paguar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fidelius Schmid dhe Andreas Ulrich, \u201cDer Spiegel\u201d Nj\u00eb histori si e jona Kjo \u00ebsht\u00eb historia e njeriut q\u00eb u kthye n\u00eb spiunin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr NATO-n. N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori mund t\u00eb gjesh pak nga t\u00eb gjitha. Ka aty spiunazh, korrupsion, var\u00ebsi, kontroll, frik\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb vendi q\u00eb nuk shk\u00ebputet kollaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Tradhtar dhe i tradhtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tradhtar dhe i tradhtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Fidelius Schmid dhe Andreas Ulrich, \u201cDer Spiegel\u201d Nj\u00eb histori si e jona Kjo \u00ebsht\u00eb historia e njeriut q\u00eb u kthye n\u00eb spiunin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr NATO-n. N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori mund t\u00eb gjesh pak nga t\u00eb gjitha. Ka aty spiunazh, korrupsion, var\u00ebsi, kontroll, frik\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb vendi q\u00eb nuk shk\u00ebputet kollaj [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-08T22:39:12+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Tradhtar dhe i tradhtuar\",\"datePublished\":\"2010-05-08T22:39:12+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-08T22:39:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/\"},\"wordCount\":2827,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/\",\"name\":\"Tradhtar dhe i tradhtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-05-08T22:39:12+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-08T22:39:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tradhtar dhe i tradhtuar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tradhtar dhe i tradhtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Tradhtar dhe i tradhtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Fidelius Schmid dhe Andreas Ulrich, \u201cDer Spiegel\u201d Nj\u00eb histori si e jona Kjo \u00ebsht\u00eb historia e njeriut q\u00eb u kthye n\u00eb spiunin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr NATO-n. N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori mund t\u00eb gjesh pak nga t\u00eb gjitha. Ka aty spiunazh, korrupsion, var\u00ebsi, kontroll, frik\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb vendi q\u00eb nuk shk\u00ebputet kollaj [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-08T22:39:12+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Tradhtar dhe i tradhtuar","datePublished":"2010-05-08T22:39:12+00:00","dateModified":"2010-05-08T22:39:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/"},"wordCount":2827,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/","name":"Tradhtar dhe i tradhtuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-05-08T22:39:12+00:00","dateModified":"2010-05-08T22:39:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tradhtar-dhe-i-tradhtuar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tradhtar dhe i tradhtuar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2516"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2516"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2516\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2516"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2516"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2516"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}