{"id":2490,"date":"2010-05-05T23:24:06","date_gmt":"2010-05-05T22:24:06","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2490"},"modified":"2010-05-05T23:24:06","modified_gmt":"2010-05-05T22:24:06","slug":"nje-perralle-dimri-ne-tri-variante","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri n\u00eb tri variante"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\" border=\"0\" alt=\"Ardian Klosi\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Ardian Klosi<\/strong>, <em>05.05.2010<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Heinrich Heine dhe dy shqip\u00ebruesit e tij t\u00eb mir\u00ebnjohur, Poradeci dhe Schwartz.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Problematika dhe kufijt\u00eb e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkthimit poetik: nj\u00eb fush\u00eb e bukur apo nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb ngushtuese?<\/p>\n<p>Muzikalitet, rit\u00ebm i brendsh\u00ebm apo p\u00ebrkthim literal, origjinalitet apo besnik\u00ebri e detyruar?<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb p\u00ebrkujtonim si Shoqat\u00eb gjermano-shqiptare e kultur\u00ebs \u201eRobert Schwartz&#8221; Heinrich Heinen, poetin e madh t\u00eb Gjermanis\u00eb, n\u00eb 150-vjetorin e vdekjes. P\u00ebr kolan\u00ebn poetike q\u00eb desha t\u00eb hartoja me k\u00ebt\u00eb rast, natyrisht q\u00eb mendimi i par\u00eb ishte te &#8220;Gjermania. P\u00ebrrall\u00eb dimri&#8221;, m\u00eb i shquari poem satirik-filozofik i m\u00ebrgimtarit t\u00eb Parisit q\u00eb ai e shkruante p\u00ebr atdheun e tij pasi e vizitoi n\u00eb vitin 1844. Dhe natyrisht q\u00eb si tekst p\u00ebr aktor\u00ebt duhet t\u00eb merrja p\u00ebrkthimin e njeriut q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb emrin Shoqat\u00ebs, kolegut e mikut Schwartz.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/heinrich_heine.jpg\" border=\"0\" alt=\"Heinrich Heine\" width=\"250\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Por duke k\u00ebrkuar n\u00eb skedat e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare shoh q\u00eb ve\u00e7 k\u00ebtij shqip\u00ebrimi, botim i vitit 1990, ekzistonte dhe nj\u00eb &#8220;Gjermania. P\u00ebrrall\u00eb dimri&#8221; tjet\u00ebr, botim i vitit 1959, po nga &#8220;Naim Frash\u00ebri&#8221;, n\u00ebn shqip\u00ebrimin e Lasgush Poradecit.<\/p>\n<p>Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn s&#8217;kisha patur dijeni. Ndoshta tirazhi i vog\u00ebl i botimit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, ndoshta aludimet e shumta p\u00ebr fakte t\u00eb Gjermanis\u00eb s\u00eb messhekullit 19, ose dhe arsye p\u00ebrkthimi e kishin hedhur k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr shpejt n\u00eb harres\u00eb. Libri q\u00eb ndodhet n\u00eb BK ishte krejt i shkalafitur nga p\u00ebrdorimet, emri i p\u00ebrkthyesit aty n\u00eb f. 2 me g\u00ebrma fare t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ai nuk mund t\u00eb shp\u00ebrfillej. Midis kolegut dhe pag\u00ebzorit t\u00eb Shoqat\u00ebs Schwartz dhe Lasgushit, nj\u00ebrit prej poet\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb shqipes n\u00eb shekullin e 20, po aq p\u00ebrkthyes-m\u00ebsues, nuk ishte e leht\u00eb t\u00eb zgjidhje ose t\u00eb lije, t\u00eb m\u00ebnjanoje ose t\u00eb nxirrje n\u00eb pah.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mbr\u00ebmje letrare ku tekstet do t&#8217;i lexonim s\u00eb bashku me aktor\u00ebt Timo Flloko dhe Ema Andrea, pra jo p\u00ebr nj\u00eb botim me riprodhim t\u00eb madh, por nj\u00eb deklamim poetik n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb vetme ku n\u00eb fund t\u00eb fundit r\u00ebnd\u00ebsi kishte p\u00ebrkthimi i sakt\u00eb dhe fjala e bukur. Nga ana tjet\u00ebr, prej k\u00ebsaj vepre q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet prej 27 kapitujsh me af\u00ebr 500 strofa kat\u00ebrvarg\u00ebshe gjithsej, do t\u00eb merreshin vet\u00ebm disa episode t\u00eb caktuara, jo m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00eb-gjith\u00eb 100 strofa.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu vendosa q\u00eb t&#8217;i v\u00ebshtroja gjat\u00eb pun\u00ebs t\u00eb dyja shqip\u00ebrimet. Kjo pun\u00eb m\u00eb nxori n\u00eb disa p\u00ebrfundime q\u00eb vlejn\u00eb t\u00eb shtjellohen k\u00ebtu, pasi kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me problematik\u00ebn dhe kufijt\u00eb e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkthimit poetik: nj\u00eb fush\u00eb e bukur apo nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb ngushtuese? muzikalitet, rit\u00ebm i brendsh\u00ebm apo p\u00ebrkthim literal, origjinalitet apo besnik\u00ebri e detyruar?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb par\u00eb shqip\u00ebrimi i Schwartzit lexohej rrjedhsh\u00ebm e pa shum\u00eb pengesa, kurse shqip\u00ebrimi i Lasgushit donte m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb, por edhe erudicion pasi p.sh. t\u00eb gjitha fjal\u00ebt fr\u00ebngjisht ishin l\u00ebn\u00eb fr\u00ebngjisht, pos q\u00eb emrat e p\u00ebrve\u00e7\u00ebm ishin l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, me grafi si n\u00eb origjinal.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lexim m\u00eb i kujdessh\u00ebm dhe krahasimi me origjinalin m\u00eb tregoi se nga shqip\u00ebrimi i Lasgushit nuk mund t\u00eb hiqej dor\u00eb. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vet ky p\u00ebrkthim i q\u00ebndronte m\u00eb besnik Heines, ve\u00e7 k\u00ebsaj nj\u00eb num\u00ebr zgjidhjesh poetike ishin t\u00eb mrekullueshme. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vet shqip\u00ebrimi i Schwartzit lexohej rrjedhsh\u00ebm. Por nuk mund t\u00eb niseshe me p\u00ebrshtypje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, gjith\u00e7ka duhej matur me origjinalin.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu pas krahasimit t\u00eb imt\u00eb, duke marr\u00eb her\u00eb nj\u00eb strof\u00eb prej nj\u00ebrit poet her\u00eb prej tjetrit, her\u00eb duke l\u00ebmuar vargje t\u00eb caktuara, her\u00eb duke p\u00ebrkthyer strofa t\u00eb tjera krejt mir\u00ebfilli, i bindur se i afroheshe ashtu autorit m\u00eb mir\u00eb, doli s\u00eb fundi nj\u00eb tekst q\u00eb mund t\u00eb kishte t\u00eb meta t\u00eb ndryshme, si bie fjala munges\u00ebn e nj\u00eb fryme a nj\u00eb dore t\u00eb vetme (me t\u00eb mirat dhe kusuret e saj!), por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vet ishte shum\u00eb pran\u00eb origjinalit dhe kishte nj\u00eb rrjedhshm\u00ebri e rit\u00ebm t\u00eb brendsh\u00ebm q\u00eb nuk mund t\u00eb qortohej&#8230;<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e provuan edhe suksesi dhe p\u00ebrs\u00ebritjet e mbr\u00ebmjes n\u00eb disa raste &#8211; tri her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Ulqin &#8211; reagimi i publikut n\u00eb deklamimet e Timo Fllokos, q\u00eb kishte rolin e poetit, dhe dialog\u00ebt e tij me Ema Andrean, ku kjo luante her\u00eb n\u00ebn\u00ebn e poetit e her\u00eb per\u00ebndesh\u00ebn mbrojt\u00ebse t\u00eb Hamburgut, Hamonian.<\/p>\n<p>Dy shqip\u00ebrues kaq t\u00eb nderuar, nj\u00ebher\u00ebshi m\u00ebsues, nj\u00ebri dhe poet i rrall\u00eb, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb ma ndjenin at\u00eb amalgam\u00eb q\u00eb krijova me &#8220;Gjermania. P\u00ebrrall\u00eb dimri&#8221;.<\/p>\n<p>Secili prej tyre p\u00ebrkthimin letrar e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira, sidomos Lasgushi, q\u00eb p\u00ebrktheu pas Lufte lirik\u00eb t\u00eb shumt\u00eb rus\u00eb, gjerman\u00eb, rumun\u00eb, francez\u00eb etj. thjesht p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, pasi si shkrimtar nuk mund t\u00eb jetonte m\u00eb, ca m\u00eb keq nuk mund t\u00eb shkruante i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Schwartzi shqip\u00ebrimet letrare i b\u00ebnte n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs pasi gjith\u00eb dita i shkonte, edhe atij p\u00ebr arsye mbijetese, me p\u00ebrkthime veprash t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit dhe kashte tjet\u00ebr propagandistike.<\/p>\n<p>N\u00eb kushte normale, sikur t&#8217;ua kishin l\u00ebn\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr p\u00ebrkthimin e k\u00ebsaj kryevepre t\u00eb poezis\u00eb e t\u00eb satir\u00ebs, sot do t\u00eb kishim dy variante t\u00eb &#8220;Gjermanis\u00eb&#8221; n\u00eb shqip q\u00eb do t&#8217;i kishin q\u00ebndruar koh\u00ebs mjaft mir\u00eb e s&#8217;do t\u00eb kishte qen\u00eb nevoja t\u00eb vinte nj\u00eb i tret\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb rezultanten m\u00eb t\u00eb mir\u00eb prej t\u00eb dyjave.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto rrethana historike, le t\u00eb vim\u00eb te karakteristikat e secilit p\u00ebrkthyes pasi ato dhe na interesojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb:<\/p>\n<p>Lasgushi p\u00ebrkthen me mas\u00eb e me shije poetike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ai e respekton m\u00eb s\u00eb miri metrik\u00ebn e origjinalit, si\u00e7 tham\u00eb kat\u00ebrvarg\u00ebsha tet\u00ebrrok\u00ebsh ABAB, ku rimat jan\u00eb vet\u00ebm BB, shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lakonike duke i gjetur k\u00ebto rima pa sforcim t\u00eb madh e pa tradhti t\u00eb madhe ndaj origjinalit. Po sjellim ndonj\u00eb shembull:<\/p>\n<p>Nj\u00eb vash\u00eb e vog\u00ebl harp\u00ebs i bij.<br \/>\nK\u00ebndonte me zemr\u00ebn plot\u00eb<br \/>\nDhe z\u00ebrin fals, po u preka fort<br \/>\nNga k\u00ebng&#8217; e saj fjal\u00ebngroht\u00eb.<\/p>\n<p>ose<\/p>\n<p>Kur ardha te zonja m\u00ebm\u00eb, ajo<br \/>\nU tremb prej gazit q&#8217;e zuri;<br \/>\nTh\u00ebrriti befas: &#8220;O biri im!&#8221;<br \/>\nDhe t\u00eb dy duart i thuri.<\/p>\n<p>Sot q\u00eb lexojm\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb Lasgushit ndiejm\u00eb hijeshin\u00eb e pap\u00ebrs\u00ebritshme t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga fjal\u00ebt e shumta popullore dhe nga trajtat e ve\u00e7anta dialektore, t\u00eb cilat ai i fut me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb, madje edhe duke na t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen me posht\u00ebsh\u00ebnime q\u00eb aksh fjal\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb Pogradec.<\/p>\n<p>Ja disa shembuj fjal\u00ebsh, p\u00ebr shumic\u00ebn e p\u00ebrdoruesve t\u00eb panjohura: sheputka, kokonka, tagark\u00eb, pepellash\u00eb, qimegjalla (nj\u00eb lloj krimbi), torozhen (nj\u00eb lloj shpendi), shi ton\u00e9t (dmth. i but\u00eb, Pogradec), kllanik (vat\u00ebr, Pogradec), rruskudan (pallavraxhi, Pogradec) etj.<\/p>\n<p>Ja disa nga trajtat e shumta t\u00eb tosk\u00ebrishtes verilindore: mbesoj, mproj, medje, vojtje, tashin\u00eb (p\u00ebr tashti), i qojtur, i let\u00eb, gas, sundovi, ardha, shij (p\u00ebr shihte), pshteti, mos u k\u00ebthe, z\u00ebmbak, robe, d\u00ebrmoj etj. etj.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo sa \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb shqip\u00ebrim fjal\u00eb nga qyteti i tij amtar ose p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb strof\u00eb q\u00eb i p\u00eblqen ve\u00e7an\u00ebrisht, e q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb situat\u00eb lirike, nj\u00eb trishtim dashurie, p\u00ebrshkrim natyre etj., aq dhe nuk kujdeset por ec\u00ebn shpejt kur duhen dh\u00ebn\u00eb situata politike, t\u00eb ngarkuara me aludime p\u00ebr personazhe dhe fakte t\u00eb koh\u00ebs. Ja ndonj\u00eb shembull strofash q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;i kuptosh po nuk e njohe Gjermanin\u00eb e periudh\u00ebs s\u00eb pararevolucionit t\u00eb 1848s:<\/p>\n<p>Sa kavaleresk! na vjen n\u00eb kujtim<br \/>\nromantizmi q\u00eb vate e iku,<br \/>\nKastelana Jeanne de Montfaucon,<br \/>\nBaroni Foqu\u00e9, Uhland, Tieck-u<\/p>\n<p>Po, po, m\u00eb p\u00eblqen p\u00ebrkrenarja, d\u00ebshmor<br \/>\nP\u00ebr frym\u00eb naltmadh\u00ebrore!<br \/>\nNj\u00eb mbret\u00ebrore spirit\u00eb ajo ish,<br \/>\nMe pointe, majuck\u00eb thumbore.<\/p>\n<p>Kur mb\u00ebrrit\u00ebm si brez i fundit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb botuese &#8220;Naim Frash\u00ebri&#8221; n\u00eb vitet 80, ishin proverbiale komentet e Lasgushit, zakonisht n\u00eb vargje, p\u00ebr norm\u00ebn n\u00eb p\u00ebrkthim, s\u00eb cil\u00ebs i n\u00ebnshtroheshin ve\u00e7 tij edhe t\u00eb tjer\u00eb emra kaq t\u00eb nderuar t\u00eb letrave tona si Mitrush Kuteli, Sotir Caci, Bujar Doko, Petro Zhej etj. P\u00ebr proz\u00ebn kjo norm\u00eb ishte 6 faqe n\u00eb dit\u00eb, por poezin\u00eb, n\u00eb mos gaboj 100 vargje. N\u00ebn marshimin e k\u00ebsaj norme duket se jan\u00eb p\u00ebrkthyer edhe do pjes\u00eb t\u00eb &#8220;Gjermania.<\/p>\n<p>P\u00ebrrall\u00eb dimri&#8221;, se ndryshe nuk mund t\u00eb shpjegohet q\u00eb Lasgushi t\u00eb lejonte konstrukte t\u00eb tilla aspak t\u00eb shqipes si: diamante kurore arthm\u00ebrie, fitim pun\u00ebtoresh duar, valixha m&#8217;u vizitua (nga doganier\u00ebt), i kalor\u00ebsve kostum i ri, nj\u00eb mbret\u00ebrore spirit\u00eb, fantom\u00ebrisht, fantast\u00ebrisht etj.<\/p>\n<p>Sikurse e p\u00ebrmend\u00ebm jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fr\u00ebngjisht thuajse gjith\u00eb fjal\u00ebt e origjinalit: malheur, page, gentilhomme ose nuk ka kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur ekuivalentet shqipe p\u00ebr fjal\u00ebt neolatine si eveniment, fantom\u00eb, akcent, her\u00eb-her\u00eb ka pakujdesi t\u00eb tilla si &#8220;hyra n\u00eb vendin jasht\u00eb&#8221; (do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb &#8220;u ula n\u00eb karroc\u00eb n\u00eb fronin jasht\u00eb&#8221;) ose &#8220;I futnja nganj&#8217;her\u00eb gishtrinjt&#8217;e mij,\/ Dhe ngjante shpesh nganj&#8217;her\u00eb&#8221;.Shqip\u00ebrimi i Lasgushit i ngjan nj\u00eb skulpture t\u00eb \u00e7uditshme, t\u00eb punuar ku me dalt\u00eb t\u00eb holl\u00eb e fine, ku me t\u00eb r\u00ebna t\u00eb trasha.<\/p>\n<p>T\u00eb duket nganj\u00ebher\u00eb si pun\u00eb e pap\u00ebrfunduar, t\u00eb vjen ta marr\u00ebsh ti n\u00eb dor\u00eb dalt\u00ebn q\u00eb e hodhi nj\u00eb dit\u00eb i m\u00ebrzitur n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb poeti dhe thua: sa keq, sikur t\u00eb ishte gjall\u00eb e ta rimerrte n\u00eb duar, s&#8217;do qe ndonj\u00eb pun\u00eb e madhe ta kthente n\u00eb shqip\u00ebrim t\u00eb sosur.<\/p>\n<p>Me njohurit\u00eb e thella t\u00eb gjermanishtes (kishte jetuar dhjet\u00eb vjet n\u00eb Berlin dhe Graz, ku pat mbrojtur dhe doktorat\u00ebn m\u00eb 1933) dhe poezin\u00eb q\u00eb e kishte t\u00eb brendshme, por dhe ironin\u00eb e holl\u00eb e cila i shkonte aq mir\u00eb asaj t\u00eb Heines, i plot\u00ebsonte gjith\u00eb kushtet e nevojshme q\u00eb &#8220;Gjermania&#8221; t\u00eb k\u00ebndonte n\u00eb shqip si bie fjala dikur &#8220;Korbi&#8221; i Poes ose &#8220;Sk\u00ebnderbeu&#8221; i Longfellow-t n\u00ebn dor\u00ebn e Nolit.<br \/>\nShqip\u00ebrimi i Schwartzit ka natyr\u00eb tjet\u00ebr. Ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb rebel, m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe m\u00eb af\u00ebr koh\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Sikurse n\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrkthimet e tjera, kujdesi kryesor i Schwartzit ishte q\u00eb autori i huaj t\u00eb komunikoj\u00eb me lexuesin shqiptar sikur t\u00eb jet\u00eb shqiptar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb synim t\u00eb par\u00eb ai e kthen komunikimin gati n\u00eb gjuh\u00eb bisedore, \u00e7ka shpesh Heines i shkon, sidomos n\u00eb ato pjes\u00eb t\u00eb poem\u00ebs q\u00eb kan\u00eb m\u00eb fort natyr\u00eb polemike e politike, por jo gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjen e fjalorit bisedor ku gjen shum\u00eb shprehje &#8220;t\u00eb forta&#8221; t\u00eb tipit: na l\u00ebn\u00eb ujin n\u00eb dor\u00eb, \u00e7&#8217;budallenj q\u00eb jeni, o zog sh\u00ebmtir\u00eb, n\u00eb m\u00eb r\u00ebn\u00e7 n\u00eb dor\u00eb, ta jep mu n\u00eb tru, s&#8217;ua ka kush ngen\u00eb, i ha meraku etj. nuk mungojn\u00eb fjal\u00ebt turke (k\u00ebto Lasgushi ka kujdes t\u00eb mos i qas\u00eb) si avaz, halle, bandill, qese, ibret, lezet, milet, goxha, sefte, sajdis, zarar, ilet, dynja, defter, hem-hem, alamet, namuz etj.<\/p>\n<p>Edhe pse ka strofa t\u00eb nj\u00eb bukurie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb (Schwartzi e ka treguar q\u00eb ishte dhe ai poet i holl\u00eb lirik), shpesh nuk \u00ebsht\u00eb ai kujdes i Lasgushit p\u00ebr muzikalitetin e vargut dhe ritmik\u00ebn. Vargje 10 ose dhe 12 rroksh alternohen me 6 e 7-rrok\u00ebsh, megjith\u00ebse struktura baz\u00eb e poem\u00ebs \u00ebsht\u00eb 8-rrokshi. Nga ana kuptimore ka nevoj\u00eb p\u00ebr krahasime dhe korrigjime.<\/p>\n<p>Por doemos q\u00eb dhe ky variant shqip i poem\u00ebs ka p\u00ebrligjen dhe t\u00eb drejt\u00ebn e vet t\u00eb ekzistenc\u00ebs. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme me variantin e Lasgushit, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb themi se nj\u00eb pun\u00eb redaktuese, p\u00ebr nj\u00eb besnik\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe gjuh\u00ebsore-poetike do t\u00eb kish nxjerr\u00eb m\u00eb fort n\u00eb pah ato q\u00eb ishin vlerat kryesore t\u00eb Schwarzit si shqip\u00ebrues: prirjen divulguese, gjuh\u00ebn rebele, aktualizimin e nj\u00eb poeti t\u00eb nj\u00eb shekulli e gjysm\u00eb para p\u00ebrkthimit.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebtij v\u00ebshtrimi krahasues po japim nj\u00eb shembull t\u00eb thurjes q\u00eb u p\u00ebrdor p\u00ebr mbr\u00ebmjet poetike \u201eGjermania. P\u00ebrrall\u00eb dimri&#8221;, fjalimin e famsh\u00ebm t\u00eb poetit drejtuar ujq\u00ebrve, nga kapitulli XII:<\/p>\n<p>Ah, ishin ujq\u00ebr t\u00eb uritur<br \/>\nDhe ul\u00ebrinin ato eg\u00ebrsira<br \/>\nMe syt\u00eb e unt\u00eb q\u00eb u shk\u00ebndijonin<br \/>\nSi gaca zjarri nga err\u00ebsira.<\/p>\n<p>E mor\u00ebn vesh q\u00eb kisha ardhur<br \/>\nDhe sikur donin t&#8217;m\u00eb nderonin<br \/>\nE p\u00ebrshk\u00ebndit\u00ebn pyllin mbar\u00eb<br \/>\nN\u00eb kor filluan t\u00eb k\u00ebndonin.<\/p>\n<p>Madje m&#8217;u duk si serenad\u00eb,<br \/>\nDhe meq\u00eb shprehnin kaq nderim<br \/>\nMora nj\u00eb poz\u00eb edhe u fola<br \/>\nMe fjal\u00eb e gjeste gjith\u00eb ngaz\u00ebllim:<\/p>\n<p>\u201eV\u00ebllez\u00ebr ujq\u00ebr! Ndihem fort i lumtur<br \/>\nK\u00ebtu mes jush, mes k\u00ebsaj brohorie!<br \/>\nJu jeni kaq fisnik\u00eb dhe m\u00eb prit\u00ebt<br \/>\nMe ul\u00ebrima dashurie!<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb ndiej n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste<br \/>\nS&#8217;e shpreh dot fjal\u00eb e shkret\u00eb!<br \/>\nKjo or\u00eb e bukur do m\u00eb mbetet<br \/>\nE paharruar p\u00ebrjet\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr mir\u00ebbesimin fal\u00ebnderoj,<br \/>\nK\u00ebshtu ju m\u00eb nderoni,<br \/>\nDhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb ju sprova jepni<br \/>\nD\u00ebshmi besnik\u00ebrie tregoni.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr ujq\u00ebr! Ju s&#8217;dyshuat kurr\u00eb<br \/>\nTek un\u00eb &#8211; dhe as nuk ju mor\u00ebn mendt\u00eb<br \/>\nNga maskarenjt\u00eb q\u00eb ju than\u00eb<br \/>\nSe paskam kaluar te qent\u00eb,<\/p>\n<p>Se qenkam renegat dhe se te qingjat<br \/>\nI lart\u00eb oborrtar u b\u00ebkam s\u00eb shpejti&#8230;<br \/>\nQ\u00eb t&#8217;i mohoja k\u00ebto profka<br \/>\nNuk ma lejonte dinjiteti!<\/p>\n<p>L\u00ebkur\u00eb e qengjit q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb<br \/>\nE hidhja supeve, trupin t\u00eb ngrohja<br \/>\nS&#8217;m\u00eb ka shtyr\u00eb kurr\u00eb (ju betohem!)<br \/>\nFatin e qingjave t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja.<\/p>\n<p>Jo, nuk jam qingj, nuk jam as qen,<br \/>\ns&#8217;jam oborrtar, as peshk truthar\u00eb &#8211;<br \/>\nKam mbetur ujk, me zem\u00ebr ujku<br \/>\nDhe dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb si dhe m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Jam ujk, jam ujk dhe gjith\u00ebmon\u00eb<br \/>\nBashk\u00eb me ujq\u00ebrit do ul\u00ebrija &#8211;<br \/>\nM\u00eb keni pas, veten ndihmoni,<br \/>\nQ\u00eb t&#8217;ju ndihmoj\u00eb dhe Per\u00ebndia!&#8221;<\/p>\n<p>Ky ish fjalimi q\u00eb u mbajta,<br \/>\nKrejt i improvizuar,<br \/>\nMir\u00ebpo Kolbi n\u00eb gazet\u00eb<br \/>\nMa nxori t\u00eb censuruar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardian Klosi, 05.05.2010 Heinrich Heine dhe dy shqip\u00ebruesit e tij t\u00eb mir\u00ebnjohur, Poradeci dhe Schwartz. Problematika dhe kufijt\u00eb e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkthimit poetik: nj\u00eb fush\u00eb e bukur apo nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb ngushtuese? Muzikalitet, rit\u00ebm i brendsh\u00ebm apo p\u00ebrkthim literal, origjinalitet apo besnik\u00ebri e detyruar? Kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb p\u00ebrkujtonim si Shoqat\u00eb gjermano-shqiptare e kultur\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri n\u00eb tri variante - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri n\u00eb tri variante - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ardian Klosi, 05.05.2010 Heinrich Heine dhe dy shqip\u00ebruesit e tij t\u00eb mir\u00ebnjohur, Poradeci dhe Schwartz. Problematika dhe kufijt\u00eb e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkthimit poetik: nj\u00eb fush\u00eb e bukur apo nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb ngushtuese? Muzikalitet, rit\u00ebm i brendsh\u00ebm apo p\u00ebrkthim literal, origjinalitet apo besnik\u00ebri e detyruar? Kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb p\u00ebrkujtonim si Shoqat\u00eb gjermano-shqiptare e kultur\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-05T22:24:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri n\u00eb tri variante\",\"datePublished\":\"2010-05-05T22:24:06+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-05T22:24:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/\"},\"wordCount\":2505,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/\",\"name\":\"Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri n\u00eb tri variante - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\",\"datePublished\":\"2010-05-05T22:24:06+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-05T22:24:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri n\u00eb tri variante\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri n\u00eb tri variante - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri n\u00eb tri variante - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ardian Klosi, 05.05.2010 Heinrich Heine dhe dy shqip\u00ebruesit e tij t\u00eb mir\u00ebnjohur, Poradeci dhe Schwartz. Problematika dhe kufijt\u00eb e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkthimit poetik: nj\u00eb fush\u00eb e bukur apo nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb ngushtuese? Muzikalitet, rit\u00ebm i brendsh\u00ebm apo p\u00ebrkthim literal, origjinalitet apo besnik\u00ebri e detyruar? Kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb p\u00ebrkujtonim si Shoqat\u00eb gjermano-shqiptare e kultur\u00ebs [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-05T22:24:06+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri n\u00eb tri variante","datePublished":"2010-05-05T22:24:06+00:00","dateModified":"2010-05-05T22:24:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/"},"wordCount":2505,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/","name":"Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri n\u00eb tri variante - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","datePublished":"2010-05-05T22:24:06+00:00","dateModified":"2010-05-05T22:24:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/aklosi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-perralle-dimri-ne-tri-variante\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dimri n\u00eb tri variante"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2490"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2490"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2490\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2490"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}