{"id":2461,"date":"2010-05-03T21:48:38","date_gmt":"2010-05-03T20:48:38","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2461"},"modified":"2010-05-03T21:48:38","modified_gmt":"2010-05-03T20:48:38","slug":"kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/","title":{"rendered":"Kazaz\u00ebt, familja q\u00eb u shkat\u00ebrrua nga komunizmi"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Shum\u00eb familje n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb thon\u00eb se u persekutuan nga diktatura e eg\u00ebr komuniste. <\/p>\n<p>Por Kazaz\u00ebt e Shkodr\u00ebs ishin ata q\u00eb u rrah\u00ebn, u masakruan, pushkatuan, persekutuan, vdiq\u00ebn n\u00ebn tortura, humb\u00ebn totalisht jet\u00ebt e tyre. Sot, pas shum\u00eb vitesh, familja k\u00ebrkon t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet e megjithat\u00eb e shkuara ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e saj shum\u00eb thell\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>SHKOD\u00cbR <\/em>&#8211; Persekutimi tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste dhe ndjenjat atdhetare jan\u00eb tiparet kryesore t\u00eb familjes shkodrane Kazazi. <\/p>\n<p>T\u00eb par\u00ebt e tyre kan\u00eb qen\u00eb punues m\u00ebndafshi, andej nga ka ardhur dhe mbiemri Kazaz, i cili nuk \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm vet\u00ebm n\u00eb Shkod\u00ebr. Ata kujtohen si udh\u00ebheq\u00ebs e sidomos si personat e par\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtuan komunizmin duke udh\u00ebhequr kryengritjen e Postrib\u00ebs, t\u00eb par\u00ebs l\u00ebvizje antikomuniste. <\/p>\n<p>Pasardh\u00ebsit e k\u00ebsaj familjeje tregojn\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar vet\u00eb dhe kan\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb trash\u00ebguar nga paraardh\u00ebsit e tyre. Gjylia, Ixhlali dhe Remi jan\u00eb tre gra t\u00eb moshuara, bija t\u00eb k\u00ebtij fisi, t\u00eb cilat rr\u00ebfejn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221; kalvarin e vuajtjeve dhe ngjarjeve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhe se si diktatura komuniste i shkat\u00ebrroi totalisht duke iu hequr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Zanafilla<\/p>\n<p>Grat\u00eb kthehen tek personi q\u00eb mbajn\u00eb mend si m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb fis e pik\u00ebrisht Hamz Kazazin, i cili n\u00eb 1834-n ishte pjes\u00ebrisht udh\u00ebheq\u00ebs i kryengritjes shkodrane t\u00eb k\u00ebtij viti. Duke qen\u00eb kund\u00ebrshtar edhe me arm\u00eb i turqve, n\u00eb vitin 1859 ai u internua n\u00eb Anadoll. <\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb Hamzai kishte qen\u00eb 20 vjet n\u00eb Egjipt dhe prej atje ishte kthyer s\u00ebrish n\u00eb Shkod\u00ebr. Ai ka qen\u00eb dhe komandant rojesh tek Bexhisteni dhe ka mbledhur taksat, kjo pas luft\u00ebs s\u00eb Miletit. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb plagosur n\u00eb luft\u00eb tek vendi i quajtur Guri i Gjonit dhe ka pasur luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb njohur, si\u00e7 ishte dhe Oso Kuka. N\u00eb hyrje t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, af\u00ebr Ur\u00ebs s\u00eb Bun\u00ebs, ndodhet ende lapidari q\u00eb p\u00ebrkujton rezistenc\u00ebn shkodrane dhe emrin e Hamz Kazazit. Por Hamz Kazazi \u00ebsht\u00eb edhe personi i par\u00eb i fotografuar nga Pjet\u00ebr Marubi n\u00eb vitin 1858 n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb sh\u00ebnon dhe fotografin\u00eb e par\u00eb shqiptare. <\/p>\n<p>Djali i Hamz Kazazit, Et&#8217;hemi, ka qen\u00eb pjes\u00ebtar i drejtuesve t\u00eb qytetit q\u00eb njiheshin me emrin parija e qytetit dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Lidhjen e Prizrenit dhe Luft\u00ebn e Miletit. <\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr firm\u00ebtar\u00ebt e protest\u00ebs kund\u00ebr cop\u00ebtimit t\u00eb tokave shqiptare, n\u00eb Hot e Grud\u00eb, protest\u00eb kjo q\u00eb komiteti shqiptar ku ishte an\u00ebtar dhe Et&#8217;hem Kazazi ia d\u00ebrgoi Kongresit t\u00eb Berlinit. <\/p>\n<p>Djali tjet\u00ebr i Hamz Kazazit, Alia, n\u00eb vitin 1863 ishte an\u00ebtar i k\u00ebshillit t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb guvernatur\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs. <\/p>\n<p>Fisi Kazazi ka pasur si profesion fillimisht qepjen e veshjeve tradicionale popullore dhe pronat e tyre u shtrin\u00eb n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs n\u00eb lagjen &#8220;Parruc\u00eb&#8221; ku kishin dyqane, hotele, por dhe toka n\u00eb disa fshatra, si: Trush, Berdic\u00eb, Kosma\u00e7\u00eb, Shtoj e Vrak\u00eb.<br \/>\nBujaria e Bektash Ag\u00ebs<\/p>\n<p>Bektash Kazazi ose Bektash Aga ka qen\u00eb i njohur p\u00ebr mikpritjen e bujarin\u00eb e tij. Pasardh\u00ebset e fisit Kazazi, Gjylia, Ixhlali dhe Remi tregojn\u00eb se Bektash Kazazi dhe sht\u00ebpia e tij n\u00eb Parruc\u00eb jan\u00eb p\u00ebrmendur nd\u00ebr breza pasi aty ndaleshin e priteshin udh\u00ebtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, edhe pse nuk sh\u00ebrbente si han. <\/p>\n<p>Bektash Kazazi ka qen\u00eb 12 vjet kryetar bashkie n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ixhlal Kazazi tregon nj\u00eb ngjarje t\u00eb rr\u00ebfyer nga t\u00eb par\u00ebt e saj q\u00eb lidhet me Bektashin. <\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb koh\u00ebn e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, disa trupa nga Kosova q\u00eb po shkonin drejt Hotit p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr cop\u00ebtimit, duke ecur n\u00eb Pazar njohin Bektash Kazazin q\u00eb po kalonte. <\/p>\n<p>Ata ndalen dhe nuk ia presin rrug\u00ebn. Kjo t\u00ebrheq v\u00ebmendjen e tij q\u00eb shkon dhe i takon dhe n\u00eb respekt t\u00eb veprimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb prej tyre, i fton t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ndaleshin e priteshin t\u00eb njohur e t\u00eb panjohur. P\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb dallime mes atyre q\u00eb vinin n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi bujare, edhe jorgan\u00ebt ishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ngjyr\u00eb&#8221;,- tregon Ixhlali. <\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr episod q\u00eb lidhet me Bektash Kazazin \u00ebsht\u00eb dhe afishimi p\u00ebrpara bashkis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr i fotografive t\u00eb sulltan\u00ebve t\u00eb Turqis\u00eb me rastin e nj\u00eb feste t\u00eb tyre. Kjo ishte b\u00ebr\u00eb pa dijenin\u00eb e Bektash Kazazit q\u00eb ishte kryetar bashkie. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kalon rrug\u00ebs dhe sheh njer\u00ebzit e mbledhur p\u00ebrpara fotografive t\u00eb ekspozuara, me shkopin e tij i rr\u00ebzon n\u00eb tok\u00eb figurat duke urdh\u00ebruar heqjen e tyre. Pas vdekjes s\u00eb tij, bashkia i lidhi nj\u00eb pension familjes p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen e saj.<\/p>\n<p>Muho Kazazi <\/p>\n<p>Muharrem Kazazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb e njohur e k\u00ebsaj familjeje. Ai ishte n\u00eb krye t\u00eb protestuesve shkodran\u00eb n\u00eb vitin 1916 kund\u00ebr disa reformave t\u00eb qeveris\u00eb austriake dhe kjo shkaktoi dhe internimin e tij n\u00eb Austri. Muharrem Kazazi ose si\u00e7 thirrej shkurt Muho Kazazi ka marr\u00eb pjes\u00eb dhe n\u00eb Luft\u00ebn e Koplikut m\u00eb 1920-n. <\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ai vet\u00eb nuk ishte i arsimuar, pes\u00eb djemt\u00eb e tij i d\u00ebrgoi n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb jasht\u00eb vendit. Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta djem q\u00eb do t\u00eb angazhoheshin n\u00eb jet\u00ebn politike dhe do t\u00eb nd\u00ebshkoheshin nga regjimi komunist.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Jupi do t\u00eb diplomohej p\u00ebr ekonomi n\u00eb Itali, Hamiti do mbaronte studimet p\u00ebr ushtarak n\u00eb Athin\u00eb, Seiti do t\u00eb kryente studimet p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe do t\u00eb b\u00ebhej gjykat\u00ebs, Haliti e Zeneli do ishin ushtarak\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Nga 5 djemt\u00eb e Muho Kazazit, Haliti, Jupi e Seiti do vriten nga komunist\u00ebt, nd\u00ebrsa Zeneli e Hamiti do b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb shum\u00eb vite burg e internim politik. <\/p>\n<p>Familja e Abdullah Kazazit, internimi mizor<\/p>\n<p>Abdullah Kazazi, nj\u00eb tjet\u00ebr pjes\u00ebtar i k\u00ebsaj familjeje, ka qen\u00eb i njohur si pajtues gjaqesh dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn e Koplikut. Edhe pse jo i angazhuar politikisht, ai ishte simpatizant i Ballit Komb\u00ebtar gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe kund\u00ebrshtar i pushtimit fashist. <\/p>\n<p>Pas \u00e7lirimit ai burgoset q\u00eb n\u00eb fillimin e vitit 1945 bashk\u00eb me djalin e tij 22-vje\u00e7ar Rasimin, i cili m\u00eb 1944-n ishte angazhuar me rinin\u00eb e Ballit Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kosovar\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjylie Mesi (Kazazi) tregon p\u00ebr familjen e saj, baban\u00eb Abdullahun, e pushkatuar me rastin e Kryengritjes s\u00eb Postrib\u00ebs dhe v\u00ebllan\u00eb, Rasimin, t\u00eb vdekur n\u00eb tortura t\u00eb hetuesis\u00eb komuniste dhe p\u00ebr kush\u00ebrinjt\u00eb e vrar\u00eb q\u00eb akoma nuk kan\u00eb varr. <\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi: Tim eti e kush\u00ebrinjve s&#8217;u dihen varret<\/p>\n<p>&#8220;Babai u pushkatua n\u00eb kryengritjen e Postrib\u00ebs ku u ekzekutuan nga komunist\u00ebt 18 persona dhe ende sot nuk i dihet varri. V\u00ebllai 22 vje\u00e7 u torturua aq shum\u00eb dhe u lan\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb sht\u00ebpi vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb vdekur. <\/p>\n<p>Jan\u00eb dhe kush\u00ebrinjt\u00eb Haliti, Jupi, Seiti e Osmani q\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb dhe akoma sot nuk dihet ku jan\u00eb trupat e tyre. Babai q\u00ebndroi n\u00eb burg 1 vit e gjysm\u00eb dhe m\u00eb kan\u00eb treguar se si gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe nj\u00eb roje me automatik n\u00eb dor\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb se me k\u00ebt\u00eb arm\u00eb kam vra nipin t\u00ebnd, Halitin. <\/p>\n<p>Babai i ka k\u00ebrcy sip\u00ebr dhe ia ka marr\u00eb arm\u00ebn, ka dasht\u00eb me e q\u00ebllu, por gjat\u00eb p\u00ebrleshjes i ka r\u00ebn\u00eb karikatori. At\u00ebher\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb rojet e tjera q\u00eb e kan\u00eb rrahur aq shum\u00eb, sa i kan\u00eb thyer kockat. Kur e kan\u00eb \u00e7uar p\u00ebr ta pushkatuar tek varrezat e Rrmajit, thon\u00eb se nuk ka mundur t\u00eb l\u00ebviz\u00eb, por e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb krah\u00eb, nd\u00ebrsa rrobat i ka pas\u00eb gjith\u00eb gjak. <\/p>\n<p>D\u00ebrgimi i ushqimeve n\u00eb burg<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb 13 vje\u00e7e dhe shkoja tek burgu me \u00e7u buk\u00ebn p\u00ebr bab\u00ebn. Aty vinin dhe t\u00eb tjera gra q\u00eb sillnin buk\u00ebn p\u00ebr njer\u00ebzit e tyre t\u00eb burgosur, pasi ishte caktuar nj\u00eb orar i vet\u00ebm, madje po t\u00eb kalonte nj\u00eb minut\u00eb m\u00eb shum\u00eb nuk e pranonin ushqimin dhe i burgosuri nuk hante. N\u00eb radh\u00ebn tek burgu d\u00ebgjoja q\u00eb flisnin leht\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se i kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb gjyq apo dhe i kan\u00eb pushkatuar se u d\u00ebgjuan arm\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes. <\/p>\n<p>Rrinim n\u00eb radh\u00eb dhe kur roja hapte dritaren e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ushqimin, kur p\u00ebrmendej emri i t\u00eb burgosurit, n\u00eb shum\u00eb raste ushqimi kthehej prapa, se ai ishte ekzekutuar. Ishte nj\u00eb tmerr kur sapo thoje emrin, p\u00ebrgjigja ishte &#8220;\u00ebsht\u00eb ekzekutuar&#8221; dhe shtyhej prapa ushqimi q\u00eb kishe sjell\u00eb. K\u00ebt\u00eb e provova dhe un\u00eb kur sapo thash\u00eb emrin e bab\u00ebs, m\u00eb than\u00eb \u00ebsht\u00eb ekzekutuar. <\/p>\n<p>U ktheva n\u00eb sht\u00ebpi duke qar\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs, madje dikush m\u00eb ndaloi dhe m\u00eb pyeti pse qaja dhe i tregova se m\u00eb kan\u00eb pushkatuar bab\u00ebn. Sapo hyra n\u00eb sht\u00ebpi, motra m\u00eb doli p\u00ebrpara dhe m\u00eb pyeti se pse nuk e mor\u00ebn ushqimin e bab\u00ebs, duke menduar se isha vonuar n\u00eb orar. <\/p>\n<p>Por, n\u00ebna menj\u00ebher\u00eb tha se do ta ken\u00eb pushkatu, pasi e kishte parandier nga nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb kishte par\u00eb dhe kishte d\u00ebgjuar t\u00eb sht\u00ebnat e arm\u00ebve. Pas k\u00ebsaj na nxor\u00ebn nga sht\u00ebpia dhe u shp\u00ebrndam\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb njohur e t\u00eb af\u00ebrm. <\/p>\n<p>U bashkuam pas 5 vitesh dhe u rikthyem n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, pasi kishim nj\u00eb raport p\u00ebr motr\u00ebn e s\u00ebmur\u00eb q\u00eb vdiq. V\u00ebllan\u00eb tjet\u00ebr Sabrin\u00eb e burgos\u00ebn dhe e d\u00ebnuan 101 vjet, m\u00eb pas b\u00ebri 20 vjet burg politik n\u00eb Burrel&#8221;. <\/p>\n<p>Persekutimi i grave t\u00eb familjes<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb femra, n\u00ebna dhe 5 motra dol\u00ebm n\u00eb rrug\u00eb pa t\u00eb ardhura. Hoq\u00ebn triskat dhe isha 15 vje\u00e7e kur u detyrova t\u00eb filloj pun\u00eb n\u00eb ferm\u00eb. Motra m\u00eb e madhe ishte e s\u00ebmur\u00eb me tuberkuloz n\u00eb kocka dhe vdiq 18 vje\u00e7e, pasi nuk kishim ushqim. N\u00ebna ishte e s\u00ebmur\u00eb, motra tjet\u00ebr vdiq sa u martua.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr mot\u00ebr, Fejzija, u martua n\u00eb Shkozet t\u00eb Durr\u00ebsit ku vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb, por edhe at\u00eb e ndoq\u00ebn persekutimi dhe fatkeq\u00ebsit\u00eb pasi i zuri makina vajz\u00ebn 18-muajshe dhe pas 20 vitesh po k\u00ebshtu dhe burrin. Ne nuk e ndihmonim dot, se nuk kishim. <\/p>\n<p>Puna p\u00ebr mbijetes\u00eb<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me motr\u00ebn Remin nuk i jemi n\u00ebnshtruar t\u00eb keqes, kemi punuar me kazm\u00eb e lopat\u00eb p\u00ebr dhjet\u00ebra vite derisa dol\u00ebm n\u00eb pension. <\/p>\n<p>Shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb mir\u00eb me ne, edhe pse kishin frik\u00eb me ndejt\u00eb shum\u00eb af\u00ebr se ishim t\u00eb deklasuara, sidomos disa q\u00eb ishin komunist\u00eb. Kam punuar n\u00eb Shtoj t\u00eb Ri n\u00eb ferm\u00eb, m\u00eb hoq\u00ebn s\u00eb bashku me tre t\u00eb tjera. M\u00eb d\u00ebrguan n\u00eb Grud\u00eb me punu tek fusha e aviacionit. <\/p>\n<p>Pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ishin p\u00ebr ne, jo vet\u00eb me punu tok\u00ebn, por dhe me sp\u00ebrkat\u00eb me pomp\u00eb n\u00eb krah apo me punu me tokmak. Kujtoj nj\u00eb drejtues ferme q\u00eb pyeste brigadierin p\u00ebr ne se &#8220;si po e kalojn\u00eb ato&#8221;, nd\u00ebrsa ai iu p\u00ebrgjegj se &#8220;kudo q\u00eb t&#8217;i \u00e7oni, e \u00e7ajn\u00eb malin me pun\u00eb se jan\u00eb nevojtare&#8221;. <\/p>\n<p>Na d\u00ebrguan t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb ferma gjithmon\u00eb n\u00eb zona t\u00eb larg\u00ebt si n\u00eb Bullake t\u00eb Trushit ku b\u00ebnim 3,5 or\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar dhe punuam 1 vit. Pastaj na prun\u00eb n\u00eb ferm\u00eb n\u00eb Qaf\u00eb-Hardhi me shartu pem\u00eb frutore. Kemi punuar dhe n\u00eb Bajz\u00eb ku shkonim n\u00eb m\u00ebngjes dhe vinim n\u00eb 9 t\u00eb mbr\u00ebmjes&#8221;. <\/p>\n<p>Remi, motra e Gjylies tregon se si nj\u00eb her\u00eb kur Gjyli u s\u00ebmur me stomak dhe mungoi tre dit\u00eb n\u00eb pun\u00eb, i thonin asaj t\u00eb b\u00ebnte norm\u00ebn e mbjelljes s\u00eb duhanit dyfish, edhe pse kjo nuk paguhej. &#8220;N\u00eb Bajz\u00eb na \u00e7onin me zetor nga Kopliku ku kontrolloheshim m\u00eb par\u00eb, pasi ishte zon\u00eb kufitare. <\/p>\n<p>Nj\u00eb vit jam shk\u00ebputur nga ferma dhe kam punuar n\u00eb Zhuga. Bashk\u00eb me mbes\u00ebn, vajz\u00ebn e v\u00ebllas\u00eb dhe gruan e kush\u00ebririt Jup Kazazi punonim aty, dhe kishte nj\u00eb avantazh se i b\u00ebnim normat dhe paguheshim m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb ferm\u00eb. <\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet se pas nj\u00eb viti na thirr\u00ebn t\u00eb triave n\u00eb drejtori dhe na than\u00eb se jeni t\u00eb pushuara, me justifikimin e shkurtimit t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs. U kthyem n\u00eb ferm\u00eb. Punonim ku na \u00e7onim dhe kalonim dhe ujin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb deri n\u00eb brez n\u00eb lumin Kir p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb pun\u00eb n\u00eb Bardhaj&#8221;. <\/p>\n<p>Jup Kazazi, organizatori i Kryengritjeve t\u00eb Kelmendit e Postrib\u00ebs<\/p>\n<p>Familja Kazazi num\u00ebron 6 t\u00eb pushkatuar nga komunizmi, 6 t\u00eb d\u00ebnuar politik\u00eb, pa folur p\u00ebr persekutimin e gjith\u00eb fisit. Jup Kazazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej figurave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb k\u00ebsaj familjeje. <\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, kur ishte gjimnazist dallohet p\u00ebr atdhetariz\u00ebm dhe m\u00eb 1926-n \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr kryesor\u00ebt n\u00eb demonstrat\u00ebn para bank\u00ebs q\u00eb kontrollohej nga italian\u00ebt. Arsimohet n\u00eb fakultetin ekonomik n\u00eb Beograd, por duke u shprehur hapur kund\u00ebr poltik\u00ebs serbe p\u00ebr Kosov\u00ebn, d\u00ebbohet nga ai vend dhe vazhdon studimet n\u00eb Torino duke shfaqur prirje antifashiste. <\/p>\n<p>Kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb ekonomist i p\u00ebrgatitur dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja: serbokroatisht, italisht, fr\u00ebngjisht e anglisht. At\u00eb e zgjedhin kryetar t\u00eb klubit &#8220;Djelm\u00ebnia&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr. Radhitet n\u00eb krahun e nacionalist\u00ebve, tek Balli Komb\u00ebtar dhe m\u00eb 1942-shin ishte an\u00ebtar qeverie me kryeminsit\u00ebr Hasan Dostin. <\/p>\n<p>Madje m\u00eb 1942-n, Hasan Dosti dhe Jup Kazazi i d\u00ebrguan peticion qeveris\u00eb fashiste t\u00eb Rom\u00ebs p\u00ebr autonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e ngritjes s\u00eb flamurit komb\u00ebtar shqiptar dhe lirimin e t\u00eb burgosurve politik\u00eb. P\u00ebrgjigjja negative e qeveris\u00eb italiane dhe d\u00ebnimi me pushkatim i t\u00eb rinjve komunist\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb Hasan Dosti dhe Jup Kazazi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demonstrative t\u00eb japin dor\u00ebheqjen. <\/p>\n<p>Jup Kazazi, kujtojn\u00eb pasardh\u00ebsit e k\u00ebsaj familjeje, e priti me entuziaz\u00ebm rezolut\u00ebn e Mbledhjes s\u00eb Mukjes p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb luft\u00ebn antifashiste. Ai k\u00ebrkohej nga fashist\u00ebt italian\u00eb dhe q\u00ebndronte n\u00eb ilegalitet. N\u00eb gusht t\u00eb vitit 1943, forcat e Ballit Komb\u00ebtar t\u00eb drejtuara nga Jup Kazazi mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Re\u00e7it kund\u00ebr fashist\u00ebve ku n\u00eb ndihm\u00eb u erdh\u00ebn dhe forcat partizane. <\/p>\n<p>Jup Kazazi mbajti lidhje e bashk\u00ebpunoi me an\u00ebtar\u00ebt e Misionit Ushtarak Britanik q\u00eb e pat\u00ebn vler\u00ebsuar lart n\u00eb shkrimet e tyre luft\u00ebtarin patriot shkodran, q\u00eb diti t\u00eb diferencoj\u00eb n\u00eb aleanc\u00ebn e madhe antifashiste, krahun demokratik anglo-amerikan ndaj atij ruso-bolshevik. N\u00eb prag t\u00eb vendosjes s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste shum\u00eb eksponent\u00eb t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar e t\u00eb Legalitetit u larguan nga Shqip\u00ebria. <\/p>\n<p>Por Jup Kazazi dhe kat\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e tij q\u00ebndruan n\u00eb Shqip\u00ebri. Jup Kazazi, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nacionalist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb arriti t\u00eb organizonte dy l\u00ebvizje t\u00eb armatosura, dy kryengritje popullore, at\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe e vitit 1945 (K\u00eblmend) dhe L\u00ebvizja e Postrib\u00ebs e shtatorit 1946.<br \/>\nAto qen\u00eb t\u00eb parat kryengritje antikomuniste n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn Lindore. Kryengritjet u shtyp\u00ebn me eg\u00ebrsi t\u00eb madhe. U vran\u00eb e u masakruan, u ndoq\u00ebn, u burgos\u00ebn e u internuan, me gjyq e pa gjyq, qindra fshatar\u00eb, mal\u00ebsor\u00eb e qytetar\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Jup Kazazi sulmohet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e daj\u00ebs s\u00eb tij Rifat Koplikut ku ishte strehuar p\u00ebr t&#8217;u fshehur. Banesa rrethohet dhe i b\u00ebhet thirrje p\u00ebr t&#8217;u dor\u00ebzuar. Nuk pranon dhe vret veten. Familja e daj\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb e kishte strehuar persekutohet duke u burgosur.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin fund do t\u00eb kishte dhe v\u00ebllai i Jupit, Seiti, nd\u00ebrsa v\u00ebllai tjet\u00ebr Haliti do t\u00eb pushkatohej nga komunist\u00ebt, dhe dy v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb Zeneli e Hamiti do b\u00ebnin p\u00ebrkat\u00ebsisht 17 vjet burgim, 10 vjet burgim dhe 20 vjet internim.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvrasja e Seit Kazazit<\/p>\n<p>Lidhur me vdekjen e Seit Kazazit, kush\u00ebrira e tij Ixhlali, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ai u vra, rr\u00ebfen p\u00ebr gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;, ngjarjen: &#8220;Seiti ishte plagosur duke luftuar kund\u00ebr \u00e7etnik\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb formacionin e batalionit &#8220;Besnik \u00c7ano&#8221; ku ishte komandant. I veshur si partizan arrin n\u00eb Shkod\u00ebr ku strehohet tek sht\u00ebpia ime.<\/p>\n<p>Babai Haxhi Adem Kazazi kishte vdekur, dhe jetonim n\u00ebna, ne tre vajzat dhe v\u00ebllai q\u00eb ishte i vog\u00ebl. Seitin e solli aty Rasim Gjyrezin q\u00eb m\u00eb pas e vran\u00eb komunist\u00ebt n\u00eb Krepe, dhe q\u00ebndroi aty i fshehur 22 muaj deri kur u vra. Un\u00eb isha 7 vje\u00e7e dhe nga frika se mos e tregoja se kush rrinte tek ne, nuk ia thonin emrin Seit, por Zyb\u00eb. <\/p>\n<p>Madje, dy motrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb mbuluara me \u00e7ar\u00e7af q\u00eb t\u00eb mos i njihja, m\u00eb ndalonin n\u00eb rrug\u00eb dhe m\u00eb pyesnin se kush jam dhe k\u00eb kam n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb provokuar mos tregoja p\u00ebr Zyb\u00ebn (Seitin). Letrat q\u00eb shkruante Seiti p\u00ebr t\u00eb mbajtur lidhjet e tij, i d\u00ebrgoja un\u00eb pa e ditur. Ato m&#8217;i vendosnin n\u00eb trup t\u00eb fshehura n\u00ebna e motrat dhe m\u00eb thonin shko tek nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb, Fatimja, q\u00eb ishte rrobaqep\u00ebse se do t\u00eb qepte nj\u00eb fustan. Shkoja atje dhe ajo m\u00eb merrte masat dhe letrat e fshehura pa e ditur un\u00eb. <\/p>\n<p>Motrat me \u00e7ar\u00e7af m\u00eb shoq\u00ebronin rrug\u00ebs pa e ditur un\u00eb. Seitin e mjekonte Bahri Kopliku dhe pasi u sh\u00ebrua p\u00ebr t\u00eb provuar dhe forc\u00ebn e krahut q\u00eb kishte qen\u00eb i plagosur dhe p\u00ebr t\u00eb m\u00eb arg\u00ebtuar mua, m\u00eb merrte n\u00eb krah dhe ngrinte lart.<\/p>\n<p>Kur u rrethua sht\u00ebpia, un\u00eb, motra q\u00eb ishte para meje dhe v\u00ebllai u larguam, nd\u00ebrsa n\u00eb sht\u00ebpi ndejti n\u00ebna me motr\u00ebn e madhe q\u00eb ishte 23 vje\u00e7e. Seiti fshihej tek nj\u00eb vend i b\u00ebr\u00eb n\u00eb tavanin e dhom\u00ebs, mbi dritare. N\u00eb kat\u00ebr t\u00eb m\u00ebngjesit, u fut\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi pasi n\u00ebna refuzoi t&#8217;u tregonte se kishte njeri t\u00eb fshehur. <\/p>\n<p>Si\u00e7 tregonte motra, ishin rreth 100 forca q\u00eb b\u00ebn\u00eb kontroll kudo, nga ora 04 e m\u00ebngjesit e deri n\u00eb or\u00ebn 15. Seiti ishte i fshehur dhe nga aty ku ndodhej, kontrollonte l\u00ebvizjet e tyre. Nj\u00eb polic i k\u00ebrkon motr\u00ebs t&#8217;i jap\u00eb uj\u00eb tek pusi n\u00eb oborr dhe kur del aty i thot\u00eb q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb, pasi s\u00eb shpejti do t\u00eb vij\u00eb personi q\u00eb e kishte treguar se ku fshihet Seiti dhe do ta tregonte ai vendin ku ndodhej. Motra nuk ka pranuar. <\/p>\n<p>Personi erdhi dhe megjith\u00ebse nuk donte t\u00eb njihej, n\u00ebna e motra nuk pranuan t\u00eb dilnin nga sht\u00ebpia dhe q\u00ebndronin tek tre dritaret, sip\u00ebr nj\u00ebr\u00ebs prej t\u00eb cilave ndodhej i fshehur Seiti. <\/p>\n<p>Personi q\u00eb e kishte treguar Seitin nuk doli haptaz, por nga dera e d\u00ebgjonin teksa u thoshte dritarja e par\u00eb, nd\u00ebrsa motra num\u00ebronte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ndon\u00ebse nuk u shfaq haptaz, ato e njoh\u00ebn personin q\u00eb kishte treguar, pasi kishte qen\u00eb nd\u00ebr ata q\u00eb vinin n\u00eb sht\u00ebpi dhe e takonin Seitin, pasi m\u00eb par\u00eb ai pyetej se a duhej t\u00eb lejohej ky person t\u00eb takohej me t\u00eb. <\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb vinte dhe nga njer\u00ebzit tan\u00eb, u thonim se nuk dinim gj\u00eb p\u00ebr Seitin dhe me t\u00eb takoheshin vet\u00ebm ata q\u00eb ai na thoshte t&#8217;i linim kur t\u00eb vinin her\u00ebn tjet\u00ebr. Nj\u00eb prej tyre ishte dhe ai q\u00eb e tregoi. <\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb 50 burra hyn\u00eb n\u00eb dhom\u00eb dhe Seiti q\u00ebllon me arm\u00eb nga tavani duke vrar\u00eb nj\u00eb polic, dhe m\u00eb pas vret veten.<br \/>\nN\u00ebn\u00ebn e motr\u00ebn i \u00e7uan duke i rrahur n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr, i torturojn\u00eb dhe flok\u00ebt e tyre i kemi gjetur m\u00eb pas n\u00eb dorezat e dyerve. <\/p>\n<p>Ato i detyruan t\u00eb hipin n\u00eb tavan dhe t\u00eb ulin nga atje kufom\u00ebn e Seitit q\u00eb ishte rreth 100 kg. N\u00ebna e motra tregonin se kur e ul\u00ebn kufom\u00ebn, polic\u00ebt e vun\u00eb n\u00eb \u00e7ardak dhe filluan t\u00eb k\u00ebrcenin rreth saj duke k\u00ebnduar &#8220;lule Safo, lule djal\u00eb, kemi vrar\u00eb nj\u00eb tradhtar&#8221;. N\u00ebn\u00eb Sabijen dhe mot\u00ebr Syrijen i arrestuan, nd\u00ebrsa kufom\u00ebn e Seitit e \u00e7uan n\u00eb Zall t\u00eb Kirit me karroc\u00eb dhe akoma nuk i dihet varri.<br \/>\nPersekutimi pas vdekjes s\u00eb Seitit<\/p>\n<p>N\u00ebna u d\u00ebnua me 10 vjet burg, mot\u00ebr Syrija p\u00ebsoi tronditje t\u00eb madhe dhe pasi e mbajt\u00ebn 4 dit\u00eb n\u00eb burg e nxor\u00ebn pasi ishte dhe e s\u00ebmur\u00eb me tuberkuloz. P\u00ebr 5 muaj ajo nuk ka mundur t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi nga tronditja q\u00eb p\u00ebsoi.<br \/>\nPas 9 muajsh vdiq. V\u00ebllai ishte 14 vje\u00e7 dhe nuk e arrestuan. Ai shkoi tek tezja n\u00eb Tiran\u00eb, un\u00eb dhe motra u shp\u00ebrndam\u00eb n\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb af\u00ebrm. Gjith\u00e7ka q\u00eb kishim n\u00eb sht\u00ebpi e mor\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb dhe pajat (prikat) e dy motrave. <\/p>\n<p>Un\u00eb shkoja nj\u00eb h\u00ebr\u00eb n\u00eb jav\u00eb tek burgu, tek sahati i Inglizit, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar ushqim p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn. Kishim dhe kat\u00ebr djem t\u00eb xhaxhallar\u00ebve t\u00eb burgosur dhe shkonim bashk\u00eb me njer\u00ebzit e tyre. &#8220;Erdh\u00ebn reaksionar\u00ebt&#8221; na thonin dhe n\u00eb rast se ora kalonte 12 e 5 minuta, pasi n\u00eb 12 ishte orari, edhe pse ishim aty nj\u00eb or\u00eb p\u00ebrpara, rojes q\u00eb na merrte ushqimin, i tekej dhe na i shqelmonte en\u00ebt duke na e derdhur gjell\u00ebn. Ktheheshim duke qar\u00eb. <\/p>\n<p>Njer\u00ebzit kishin frik\u00eb t\u00eb rrinin af\u00ebr nesh dhe na ndihmonte nusja e daj\u00ebs dhe ndonj\u00eb i af\u00ebrm tjet\u00ebr. Kemi punuar n\u00ebp\u00ebr zona t\u00eb thella. V\u00ebllai Xhemshiti duke qen\u00eb se kishte shkoll\u00eb t\u00eb mesme mundi t\u00eb futej nj\u00eb moment n\u00eb arsim n\u00eb fshat, por menj\u00ebher\u00eb e larguan dhe gjith\u00eb jet\u00ebn e kaloi duke punuar n\u00eb kazm\u00eb&#8221; <\/p>\n<p>.M\u00eb pas u arrestuan Osmani, Bexheti, Bektashi e Ramadani, ku Osmani u pushkatua, pasi e kishin torturuar dhe nxjerr\u00eb pastaj tek dera ku e kan\u00eb q\u00eblluar duke th\u00ebn\u00eb se deshi t\u00eb ikte, dhe as atij nuk i dihet varri, nd\u00ebrsa Ramadani mundi t\u00eb arratisej tri her\u00eb nga burgu. <\/p>\n<p>Arratisja nga burgu e Ramadan Kazazit<\/p>\n<p>Lidhur me arratisjet nga burgu t\u00eb kush\u00ebririt t\u00eb saj Ramadanit, Ixhlali tregon se ai ishte sportist dhe i njohur jo vet\u00ebm si futbollist, por dhe p\u00ebr k\u00ebrcimin s\u00eb larti. Kjo e ka ndihmuar t\u00eb kap\u00ebrcente muret e burgut 3 met\u00ebr t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrsa vendin ku flinte e kishte maskuar duke v\u00ebn\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt tek k\u00ebmb\u00ebt e krevatit dhe mbuluar jast\u00ebkun. <\/p>\n<p>&#8220;I ka treguar vet\u00eb Ramadani motr\u00ebs sime shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb se si kur \u00ebsht\u00eb arratis nga burgu, rrug\u00ebs ka takuar nj\u00eb grua me \u00e7ar\u00e7af e \u00e7ad\u00ebr sepse binte shi. Q\u00eb t\u00eb mos diktohej \u00ebsht\u00eb futur n\u00ebn \u00e7adr\u00ebn e gruas s\u00eb panjohur duke i k\u00ebrkuar t\u00eb mos fliste as shikonte se kush ishte pasi ndiqej dhe ka ecur me t\u00eb deri tek sht\u00ebpia. <\/p>\n<p>Aty ka hipur n\u00eb dritare ku ka par\u00eb n\u00ebn\u00ebn q\u00eb po flinte n\u00eb dhom\u00eb. Pasi ka q\u00ebndruar nj\u00eb vit i fshehur ka mundur t\u00eb arratisej n\u00eb Jugosllavi. <\/p>\n<p>Aty e kan\u00eb futur n\u00eb burg duke i th\u00ebn\u00eb se je spiun i shtetit shqiptar. Ka dit\u00eb gjuh\u00ebn sllave dhe ka komuniku me ta. E kan\u00eb torturuar n\u00eb Cetin\u00eb. Aty ka njohur nj\u00eb ish-futbollist me t\u00eb cilin kishin luajtur para luft\u00ebs dhe i kishte \u00e7ar\u00eb vetull\u00ebn gjat\u00eb loj\u00ebs. Ai i ka m\u00ebsuar zanatin e or\u00ebndreq\u00ebsit. Ka mundur t\u00eb arratisej dhe prej aty dhe ka kaluar kufirin italian. <\/p>\n<p>N\u00eb postbllok e ka ndaluar nj\u00eb karabinier italian me t\u00eb cilin ka fol\u00eb italisht. Ka rastisur q\u00eb italiani kishte pas\u00eb baban\u00eb ushtar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pas kapitullimit t\u00eb italian\u00ebve ai ishte strehuar n\u00eb familjen e Ramadanit. Karabinieri ka komunikuar n\u00eb telefon me baban\u00eb e tij dhe kur i ka th\u00ebn\u00eb emrin e personit q\u00eb kishte ndaluar, babai i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb t&#8217;i jepte para, adres\u00ebn dhe ta linte t\u00eb kalonte&#8221;, tregon Ixhlali.<br \/>\nVrasja dhe kanuni<\/p>\n<p>Kush\u00ebriri tjet\u00ebr Hasani u largua n\u00eb vitin 1944 kur ishin akoma rrug\u00ebt e hapura dhe u k\u00ebrkoi t\u00eb vinin dhe t\u00eb tjer\u00ebt pasi u thoshte se komunist\u00ebt i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e forta. Atij i mbeti familja n\u00eb Shkod\u00ebr dhe vet\u00eb u vendos n\u00eb Bari.<\/p>\n<p>Madje, ai ka vrar\u00eb nj\u00eb shqiptar q\u00eb punonte n\u00eb ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Itali dhe n\u00eb gjyq po n\u00eb Itali ka deklaruar se ka zbatuar kanunin e vendit t\u00eb tij pasi ishte n\u00eb gjak me komunist\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb i kishin vrar\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb gjyq, &#8211; tregon Ixhlali, &#8211; avokati i tij ka paraqitur kanunin e siguruar duke argumentuar se Hasani kishte vrar\u00eb sipas ligjeve shqiptare. Shteti shqiptar ka k\u00ebrkuar ekstradimin e tij, por duke qen\u00eb emigrant politik, nuk e kan\u00eb kthyer&#8221;. <\/p>\n<p>Jeta pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej familjeve q\u00eb ka provuar m\u00eb eg\u00ebrsisht persekutimin komunist, Kazaz\u00ebt shprehen se nuk kan\u00eb z\u00ebn\u00eb at\u00eb vend q\u00eb u takon. Gjylia shprehet se motra e saj n\u00eb Shkozet t\u00eb Durr\u00ebsit vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb magazin\u00eb me lag\u00ebshtir\u00eb. As babai Abdullahu dhe as v\u00ebllai Remzia nuk jan\u00eb dekoruar. &#8220;I kemi b\u00ebr\u00eb letrat, por nuk jemi n\u00eb gjendje t&#8217;i biem prapa n\u00ebp\u00ebr ministri. <\/p>\n<p>Askush nuk na ka ardh\u00eb me na than\u00eb se a keni ndonj\u00eb nevoj\u00eb, pasi keni vuajtur m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, edhe pse ne nuk kemi nevoj\u00eb pasi e kemi p\u00ebrballuar jet\u00ebn edhe at\u00ebher\u00eb kur e kishim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Kemi q\u00ebndruar me dinjitet pa iu n\u00ebnshtru kujt. Si t\u00eb persekutuar s\u00eb tep\u00ebrmi nuk jemi trajtuar si duhet. <\/p>\n<p>Njer\u00ebzit tan\u00eb punojn\u00eb pun\u00eb t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshi dhe ato t\u00eb r\u00ebndomtat. Vet\u00ebm nipi, Alija, ishte deputet p\u00ebr nj\u00eb vit dhe kryetar rrethi, tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb pension. Jemi nd\u00ebr fiset m\u00eb t\u00eb persekutuara eg\u00ebrsisht nga komunizmi&#8221;, shprehet Gjylie Mesi (Kazazi).<\/p>\n<p><strong>ANILA DUSHI<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb familje n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb thon\u00eb se u persekutuan nga diktatura e eg\u00ebr komuniste. Por Kazaz\u00ebt e Shkodr\u00ebs ishin ata q\u00eb u rrah\u00ebn, u masakruan, pushkatuan, persekutuan, vdiq\u00ebn n\u00ebn tortura, humb\u00ebn totalisht jet\u00ebt e tyre. Sot, pas shum\u00eb vitesh, familja k\u00ebrkon t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet e megjithat\u00eb e shkuara ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e saj shum\u00eb thell\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kazaz\u00ebt, familja q\u00eb u shkat\u00ebrrua nga komunizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kazaz\u00ebt, familja q\u00eb u shkat\u00ebrrua nga komunizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shum\u00eb familje n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb thon\u00eb se u persekutuan nga diktatura e eg\u00ebr komuniste. Por Kazaz\u00ebt e Shkodr\u00ebs ishin ata q\u00eb u rrah\u00ebn, u masakruan, pushkatuan, persekutuan, vdiq\u00ebn n\u00ebn tortura, humb\u00ebn totalisht jet\u00ebt e tyre. Sot, pas shum\u00eb vitesh, familja k\u00ebrkon t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet e megjithat\u00eb e shkuara ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e saj shum\u00eb thell\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-03T20:48:38+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kazaz\u00ebt, familja q\u00eb u shkat\u00ebrrua nga komunizmi\",\"datePublished\":\"2010-05-03T20:48:38+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-03T20:48:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/\"},\"wordCount\":4511,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/\",\"name\":\"Kazaz\u00ebt, familja q\u00eb u shkat\u00ebrrua nga komunizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-05-03T20:48:38+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-03T20:48:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kazaz\u00ebt, familja q\u00eb u shkat\u00ebrrua nga komunizmi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kazaz\u00ebt, familja q\u00eb u shkat\u00ebrrua nga komunizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kazaz\u00ebt, familja q\u00eb u shkat\u00ebrrua nga komunizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shum\u00eb familje n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb thon\u00eb se u persekutuan nga diktatura e eg\u00ebr komuniste. Por Kazaz\u00ebt e Shkodr\u00ebs ishin ata q\u00eb u rrah\u00ebn, u masakruan, pushkatuan, persekutuan, vdiq\u00ebn n\u00ebn tortura, humb\u00ebn totalisht jet\u00ebt e tyre. Sot, pas shum\u00eb vitesh, familja k\u00ebrkon t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbet e megjithat\u00eb e shkuara ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e saj shum\u00eb thell\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-03T20:48:38+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kazaz\u00ebt, familja q\u00eb u shkat\u00ebrrua nga komunizmi","datePublished":"2010-05-03T20:48:38+00:00","dateModified":"2010-05-03T20:48:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/"},"wordCount":4511,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/","name":"Kazaz\u00ebt, familja q\u00eb u shkat\u00ebrrua nga komunizmi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-05-03T20:48:38+00:00","dateModified":"2010-05-03T20:48:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kazazet-familja-qe-u-shkaterrua-nga-komunizmi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kazaz\u00ebt, familja q\u00eb u shkat\u00ebrrua nga komunizmi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2461"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2461"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2461\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}