{"id":246,"date":"2009-11-06T07:52:50","date_gmt":"2009-11-06T06:52:50","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=246"},"modified":"2009-11-06T07:52:50","modified_gmt":"2009-11-06T06:52:50","slug":"spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/","title":{"rendered":"Spiralja d\u00ebshp\u00ebruese e patronazhit politik shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\" border=\"0\" alt=\"Adri Nurellari\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Adri Nurellari<\/strong><br \/>\n<em>Botuar tek gazeta Shqip, 07.10.2009<\/em><br \/>\nwww.adrinurellari.com<\/p>\n<p>Tani q\u00eb po mbushen 20 vite prej r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit, n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn lindore \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb prirje e r\u00ebnies s\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhje krahasuar me zgjedhjet e para t\u00eb tranzicionit. Studimet t\u00eb shumta tregojn\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt kryesor q\u00eb ndikon n\u00eb daljen n\u00eb votime \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht korrupsioni. Kjo prirje e r\u00ebnies s\u00eb pjes\u00ebmarrjes vihet re edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, nga nj\u00eb pjes\u00ebmarrje prej 72.6% n\u00eb vitin 1997 ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 51.8% n\u00eb 2009. Porse interesant \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia midis pjes\u00ebmarrjes n\u00eb politik\u00eb dhe korrupsionit nuk \u00ebsht\u00eb lineare por ka form\u00ebn e nj\u00eb kurbe q\u00eb fillimisht ngrihet e pastaj bie posht\u00eb. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re se fillimisht korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor shum\u00eb i fort mobilizues p\u00ebr t\u00eb ngritur pesh\u00eb votuesit. \u00cbsht\u00eb par\u00eb q\u00eb n\u00eb hapat e para \u00ebsht\u00eb indinjata dhe revoltimi ndaj politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar q\u00eb i nxjerr votuesit t\u00eb hedhin vot\u00ebn n\u00ebp\u00ebr kutit\u00eb e votimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar e v\u00ebn\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ata politikan\u00eb t\u00eb korruptuar. Kjo vot\u00eb reaktive q\u00eb hidhet si protest\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e spikatur n\u00eb rastet kur mungon debati ideologjik dhe prania e partive me identitet t\u00eb qart\u00eb politik. <\/p>\n<p>Gjithashtu \u00ebsht\u00eb e pranishme kjo lloj vote edhe kur debati politik p\u00ebrqendrohet tek personazhet e jo tek p\u00ebrmbajtja e platformave, alternativave apo \u00e7\u00ebshtjeve me t\u00eb cilat mund t\u00eb ballafaqohen partit\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb elektorale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vakum konkurrimi programor, gara p\u00ebrqendrohet vet\u00ebm tek emrat individual, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb integriteti apo p\u00ebrlyerja e kandidat\u00ebve protagonist shnd\u00ebrrohet n\u00eb esenciale p\u00ebr votuesin. <\/p>\n<p>Mir\u00ebpo pasi kalojn\u00eb disa rotacione pa patur ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore ne m\u00ebnyr\u00ebn e administrimit t\u00eb pushtetit, dhe kur jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit aktor\u00eb q\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb rolet por pa ndryshuar skenarin e loj\u00ebs, at\u00ebher\u00eb shikohet nj\u00eb prirje e kund\u00ebrt me periudh\u00ebn fillestare. Dhe mund t\u00eb thuhet q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Votuesit kanw kuptuar se ndryshimi i pushtetit nuk ka sjell ndonj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor as n\u00eb ndershm\u00ebrin\u00eb e qeverisjes dhe as n\u00eb efikasitetin e administrimit t\u00eb pushtetit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb dallimi i zbeht\u00eb i identitetit politik q\u00eb ekzistonte n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-t\u00eb e q\u00eb lidhej me q\u00ebndrimin ndaj regjimit t\u00eb kaluar komunist, tashm\u00eb i ka l\u00ebn\u00eb radh\u00ebn nj\u00eb politike pragmatiste, centriste e populiste ku t\u00eb dy krah\u00ebt rendin kush e kush t\u00eb d\u00ebshmohet m\u00eb i paansh\u00ebm e fluid. <\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot studime q\u00eb merren me fush\u00ebn e sjelljes elektorale v\u00ebn\u00eb re se vendet q\u00eb kan\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb perceptimit t\u00eb korrupsionit sipas Transparency International shpesh p\u00ebrkojn\u00eb me vendet q\u00eb kan\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb pjes\u00ebmarrjes. B\u00ebhet pik\u00ebrisht fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb moment zhg\u00ebnjimi e dor\u00ebzimi i nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb elektoratit nga d\u00ebshp\u00ebrimi se vota e tyre nuk ka p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb metamorfoz\u00eb t\u00eb qeverisjes. Pwr ata t\u00eb gjith\u00eb qeverisin pak a shum\u00eb nj\u00ebsoj. Kjo pasi ata v\u00ebn\u00eb re se abuzimi me ofiqet zyrtare, me tender\u00eb, me licenca e forma t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb i vazhduesh\u00ebm pavar\u00ebsisht nga forca q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet. <\/p>\n<p>K\u00ebtu ndikon edhe p\u00ebrshtypja q\u00eb sa po vjen e po p\u00ebrforcohet, se institucionet dhe procedurat demokratike nuk vlejn\u00eb sa duhet, ajo q\u00eb vlen \u00ebsht\u00eb zot\u00ebrimi i parave sepse me an\u00ebn e tyre mund t\u00eb ushtrohet m\u00eb shum\u00eb ndikim n\u00eb qeverisje sesa n\u00ebp\u00ebrmjet votave. Ky zhg\u00ebnjim \u00e7on padyshim n\u00eb nj\u00eb mosbesim ndaj institucioneve e proceseve demokratike dhe n\u00eb nj\u00eb indiferentiz\u00ebm apo shp\u00ebrfillje ndaj aktivizimit politik, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo mospjes\u00ebmarrja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht mospjes\u00ebmarrje, por sh\u00ebrben si fertilizues, katalizues i konsolidimit t\u00eb korrupsionit. M\u00eb pak votues do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb pak presion p\u00ebr qeveritar\u00ebt. Partit\u00eb politike dhe kandidat\u00ebt futen n\u00eb nj\u00eb rrjet marr\u00ebdh\u00ebniesh klienteliste duke p\u00ebrdorur pik\u00ebrisht korrupsionin, p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pozicionin e tyre dhe mund\u00ebsuar rizgjedhjen. Ata krijojn\u00eb nj\u00eb rrjet klientelizmi q\u00eb n\u00eb fakt mund\u00ebson pjes\u00ebmarrjen dhe mobilizimin e nj\u00eb pjese t\u00eb votuesve. <\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb ndryshe oligark\u00ebt politik p\u00ebrdorin pozicionin e tyre pwr tw joshur mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre politik duke siguruar vota n\u00ebp\u00ebrmjet favoreve politike, em\u00ebrimeve n\u00eb administrat\u00eb dhe shteti ngelet pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi m\u00eb i madh n\u00eb Shqip\u00ebri, sigurimit t\u00eb imunitetit p\u00ebr veprimtari t\u00eb paligjshme dhe n\u00eb nj\u00eb ekonomi kaq informale si kjo jona jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shantazhuesh\u00ebm, dh\u00ebnia e tender\u00ebve dhe shteti vazhdon t\u00eb jet\u00eb klienti m\u00eb i madh porosit\u00ebs n\u00eb vendin ton\u00eb apo dh\u00ebnia e lejeve apo licencave q\u00eb japin nj\u00eb ep\u00ebrsi t\u00eb krahasueshme n\u00eb ekonomi p\u00ebr aktor\u00eb t\u00eb caktuar q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aureol\u00ebn e klientelizmit politik. <\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb kur njer\u00ebzit e ndersh\u00ebm heqin dor\u00eb nga pjes\u00ebmarrja, ky dor\u00ebzim jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb presion moral apo ndonj\u00eb akt k\u00ebrc\u00ebnues, por p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb fark\u00ebtimi i nj\u00eb terreni akoma m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb begatuar politikan\u00ebt e korruptuar. Kur njer\u00ebzit virtuoz\u00eb heqin dor\u00eb ata nuk l\u00ebn\u00eb vakuum prapa, por nj\u00eb gosti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr batak\u00e7injt\u00eb e shumt\u00eb q\u00eb na rrethojn\u00eb. Edmund Burke thoshte dikur q\u00eb \u201cE vetmja gj\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb e keqja t\u00eb triumfoj\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit e mir\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb\u201d. Dhe mund t\u00eb kuptohet e imagjinohet leht\u00eb q\u00eb sa m\u00eb pak pjes\u00ebmarrje t\u00eb ket\u00eb n\u00eb loj\u00ebn politike, aq m\u00eb shum\u00eb rritet pesha e vot\u00ebs s\u00eb \u201ckorruptuar\u201d p\u00ebrkundrejt vot\u00ebs s\u00eb fituar me nder. <\/p>\n<p>N\u00eb forcimin e k\u00ebtij rrjeti patronazhi q\u00eb mund\u00ebson nxjerrjen n\u00eb votim me joshje t\u00eb mjaftuesh\u00ebm votuesve p\u00ebr t\u00eb arritur synimin e rizgjedhjes, ndikojn\u00eb gjithashtu disa rrethana. Pik\u00ebs\u00ebpari \u00ebsht\u00eb varf\u00ebria, sa m\u00eb shum\u00eb varf\u00ebri t\u00eb ket\u00eb aq m\u00eb leht\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb votat e t\u00eb varf\u00ebrve q\u00eb gjenden n\u00eb skaj t\u00eb mbijetes\u00ebs, t\u00eb blihen me pak gj\u00eb. N\u00ebse procesi i votimit \u00ebsht\u00eb i kontestuesh\u00ebm, jo-transparent e i manipuluesh\u00ebm, votuesit ndihen akoma m\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm e t\u00eb \u00e7armatosur para loj\u00ebs s\u00eb madhe tw politik\u00ebs s\u00eb elit\u00ebs. <\/p>\n<p>Kur e shohin q\u00eb pesha e vot\u00ebs individuale t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrfillshme, sepse dikush gjithsesi do e devijoj\u00eb at\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebta individ\u00eb jan\u00eb m\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb ta shesin at\u00eb vot\u00eb. Ata k\u00ebshtu kan\u00eb prirje q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb q\u00eb kjo vot\u00eb individuale nuk ngre gjithsesi pesh\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb nxjerr ndonj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb vog\u00ebl personal se vendin gjithsesi nuk e ndryshoj dot. Dhe kuptohet q\u00eb sa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhaja apo t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb jen\u00eb problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi, aq m\u00eb i dob\u00ebt ndihet nj\u00eb votues e aq m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme e sheh ky votues vot\u00ebn. <\/p>\n<p>Pra vihet re nj\u00eb spirale e qart\u00eb, nj\u00eb lloj rendje drejt fundit, drejt batakut. M\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb nuk dalin n\u00eb votim sepse zhg\u00ebnjehen nga korrupsioni, kur ka m\u00eb pak votues t\u00eb ndersh\u00ebm shtohet pesha e votuesve q\u00eb mund t\u00eb identifikohen e shp\u00ebrblehen m\u00eb leht\u00eb p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb politike, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb politikan\u00ebt e shohin q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndjellin me klienteliz\u00ebm nj\u00eb grusht votuesish sesa t\u00eb mundohen e t\u00eb performojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt, kjo gj\u00eb b\u00ebn q\u00eb dimensioni dhe niveli i korrupsionit t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet akoma m\u00eb ndjesh\u00ebm e t\u00eb dekurajoj\u00eb e demobilizoj\u00eb edhe ata pak votues t\u00eb ngelur q\u00eb jan\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb e q\u00eb dalin t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb motivuar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia qytetare. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dramatike vet\u00ebm dy jan\u00eb shpresat q\u00eb mund ta p\u00ebrmbysin situat\u00ebn. Ose nj\u00eb forc\u00eb apo kandidat i ndersh\u00ebm me integritet t\u00eb plot\u00eb publik q\u00eb zot\u00ebron besueshm\u00ebri e autoritet n\u00eb mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e q\u00eb angazhohet t\u00eb veproj kund\u00ebr establishmentit, oligarkis\u00eb ekzistuese. Opozita vet\u00ebm k\u00ebtu mund ta zbuloj\u00eb arsyen e d\u00ebshtimit ne zgjedhjet e k\u00ebtij qershori. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund ta ushqej\u00eb me shpres\u00eb votuesin e fjetur q\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb duke p\u00ebrs\u00ebritur pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kurb\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur. Ose nj\u00eb kthim t\u00eb parimeve, ideologjizim politik dhe rritje t\u00eb debati p\u00ebrmbajtjesor, q\u00eb t\u00eb shtyj e motivoj njer\u00ebzit t\u00eb angazhohen n\u00eb politik\u00eb jo m\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur politikan\u00eb e nomenklatura t\u00eb ndotura ekzistuese, por p\u00ebr t\u00eb aspiruar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e disa idealeve t\u00eb pastra e t\u00eb kulluara universale. Fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr momentin as nj\u00ebra as tjetra nuk duket n\u00eb horizont. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adri Nurellari Botuar tek gazeta Shqip, 07.10.2009 www.adrinurellari.com Tani q\u00eb po mbushen 20 vite prej r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit, n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn lindore \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb prirje e r\u00ebnies s\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhje krahasuar me zgjedhjet e para t\u00eb tranzicionit. Studimet t\u00eb shumta tregojn\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt kryesor q\u00eb ndikon n\u00eb daljen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Spiralja d\u00ebshp\u00ebruese e patronazhit politik shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Spiralja d\u00ebshp\u00ebruese e patronazhit politik shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Adri Nurellari Botuar tek gazeta Shqip, 07.10.2009 www.adrinurellari.com Tani q\u00eb po mbushen 20 vite prej r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit, n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn lindore \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb prirje e r\u00ebnies s\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhje krahasuar me zgjedhjet e para t\u00eb tranzicionit. Studimet t\u00eb shumta tregojn\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt kryesor q\u00eb ndikon n\u00eb daljen [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-06T06:52:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Spiralja d\u00ebshp\u00ebruese e patronazhit politik shqiptar\",\"datePublished\":\"2009-11-06T06:52:50+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-06T06:52:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/\"},\"wordCount\":1552,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/\",\"name\":\"Spiralja d\u00ebshp\u00ebruese e patronazhit politik shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\",\"datePublished\":\"2009-11-06T06:52:50+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-06T06:52:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Spiralja d\u00ebshp\u00ebruese e patronazhit politik shqiptar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Spiralja d\u00ebshp\u00ebruese e patronazhit politik shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Spiralja d\u00ebshp\u00ebruese e patronazhit politik shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Adri Nurellari Botuar tek gazeta Shqip, 07.10.2009 www.adrinurellari.com Tani q\u00eb po mbushen 20 vite prej r\u00ebnies s\u00eb murit t\u00eb Berlinit, n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn lindore \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb prirje e r\u00ebnies s\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhje krahasuar me zgjedhjet e para t\u00eb tranzicionit. Studimet t\u00eb shumta tregojn\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt kryesor q\u00eb ndikon n\u00eb daljen [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-06T06:52:50+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Spiralja d\u00ebshp\u00ebruese e patronazhit politik shqiptar","datePublished":"2009-11-06T06:52:50+00:00","dateModified":"2009-11-06T06:52:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/"},"wordCount":1552,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/","name":"Spiralja d\u00ebshp\u00ebruese e patronazhit politik shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","datePublished":"2009-11-06T06:52:50+00:00","dateModified":"2009-11-06T06:52:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/spiralja-deshperuese-e-patronazhit-politik-shqiptar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Spiralja d\u00ebshp\u00ebruese e patronazhit politik shqiptar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}