{"id":2459,"date":"2010-05-03T21:47:14","date_gmt":"2010-05-03T20:47:14","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2459"},"modified":"2010-05-03T21:47:14","modified_gmt":"2010-05-03T20:47:14","slug":"familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/","title":{"rendered":"Familja Kamsi, intelektual\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>N\u00eb koh\u00ebt e hershme an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Kamsi dhan\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb pajtimin e shqiptar\u00ebve, n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs shqipe, n\u00eb respektin ndaj njer\u00ebzve. <\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb vona atdhedashuria ishte di\u00e7ka q\u00eb i shqoi mes t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb sakrific\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot, an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj familjeje vijojn\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mes t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>SHKOD\u00cbR <\/em>&#8211; Kamsi \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00eb prej familjeve m\u00eb t\u00eb vjetra e m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb Shkod\u00ebr, rr\u00ebnj\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs shfaqen mjaft her\u00ebt, n\u00eb Drisht t\u00eb komun\u00ebs Postrib\u00eb, nj\u00eb qend\u00ebr e njohur qytetare kjo e mesjet\u00ebs. Karlo Kamsi, pinjoll i k\u00ebsaj familjeje, rr\u00ebfen historin\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn e vendit, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e hershme. <\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr prejardhjen, ai thot\u00eb se Drishti ose si\u00e7 njihet ndryshe Drivastumi ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr qendrat m\u00eb t\u00eb zhvilluara q\u00eb n\u00eb shekullin XII dhe se Kamsi \u00ebsht\u00eb mbiemri i nj\u00ebr\u00ebs prej dy deg\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb sundimtar\u00ebve t\u00eb Drishtit, asaj t\u00eb Ejllor\u00ebve ose \u00cbngj\u00ebllor\u00ebve. Kjo familje i ka rr\u00ebnj\u00ebt tek Dhimit\u00ebr Ejlli dhe m\u00eb pas ajo u nda n\u00eb dy deg\u00eb, n\u00eb at\u00eb Kamsi dhe Radovani.<\/p>\n<p>Me pushtimin e Drishtit dhe fortes\u00ebs s\u00eb saj nga turqit, Ejllor\u00ebt (\u00cbngj\u00ebllor\u00ebt) u shp\u00ebrndan\u00eb, ku nj\u00eb pjes\u00eb e tyre merr mbiemrin Kamsi dhe zot\u00ebron fshatrat mes Cukalit e Drishtit. M\u00eb pas ata u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb Shkodr\u00ebs. <\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn e Drishtit akoma sot ruhen toponime q\u00eb lidhen me emrin e k\u00ebsaj familjeje si Guri i Kamxit (Kamsit) Shpella e Kamsit, Kullat e Kamcejve, Dheu i Kamcit. Dhe emri q\u00eb mor\u00ebn pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb \u00cbngj\u00ebllorve ka historin\u00eb e tij. Denk Kamsi ishte i njohur p\u00ebr t\u00eb ecur\u00ebn e tij t\u00eb shpejt\u00eb dhe nga kjo i mbeti dhe llagapi (pseudonimi) kamci ose k\u00ebmb\u00ebshpejt\u00eb. Nj\u00ebri prej trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb familjes Kamsi, Karlo Kamsi, duke rr\u00ebfyer p\u00ebr gazet\u00ebn historin\u00eb e familjes s\u00eb tij, tregon se ecura e shpejt\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb edhe sot e shum\u00eb prej pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj familjeje, duke u trash\u00ebguar si mbiemri q\u00eb mbajn\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet e r\u00ebnd\u00ebsishme<br \/>\nN\u00eb familjen e Karlo Kamsit ruhen me shum\u00eb kujdes 16 dokumente pergament, origjinal\u00eb, q\u00eb flasin p\u00ebr vjet\u00ebrsin\u00eb e k\u00ebsaj familjeje. &#8220;K\u00ebto dokumente i ka k\u00ebrkuar dhe Arkivi Qendror i Shtetit, por nuk i kemi dh\u00ebn\u00eb origjinal\u00ebt, por vet\u00ebm fotot e tyre. <\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu i ka k\u00ebrkuar dhe Vatikani, t\u00eb cilit gjithashtu i jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion fotokopjet e dokumenteve dhe jo origjinal\u00ebt. Madje ata kan\u00eb ardhur edhe her\u00eb tjet\u00ebr dhe i kan\u00eb fotografuar me aparate dixhitale. Jan\u00eb dokumente q\u00eb flasin p\u00ebr ekonomin\u00eb e zhvillimin kulturor t\u00eb zon\u00ebs, akte juridike t\u00eb koh\u00ebs etj. dhe shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb studiuar nga Injac Zamputi, studiues i njohur, &#8211; tregon Karlo. &#8211; P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre kemi dhe dokumente q\u00eb flasin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar p\u00ebr pem\u00ebn e familjes, zot\u00ebrimet e saj t\u00eb hershme etj.&#8221;.<br \/>\nFigura t\u00eb shquara<br \/>\nNj\u00eb nga njer\u00ebzit e shquar t\u00eb k\u00ebsaj familjeje ishte Imzot Pal Kamsi, prift katolik. Ai ishte nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb kish\u00ebs katolike, i cili ka sh\u00ebrbyer si famullitar i Kish\u00ebs s\u00eb Zoj\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb Tophan\u00eb, dhe me 25 maj 1742 \u00ebsht\u00eb caktuar nga Papa Benedikti XIV si Ipeshkv i Shkodr\u00ebs. <\/p>\n<p>Pal Kamsi sh\u00ebrbeu dhe n\u00eb Tivar dhe shquhet p\u00ebr faktin se arriti t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb regjistrimin n\u00eb librin e kish\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn kur ishte famullitar n\u00eb Tophan\u00eb. Libri i pag\u00ebzimeve, pra regjistri i par\u00eb i popullsis\u00eb i b\u00ebr\u00eb nga Imzot Pal Kamsi ruhet n\u00eb Arqipeshkvin\u00eb Shkod\u00ebr. Ai drejtoi dioqez\u00ebn e Shkodr\u00ebs p\u00ebr 29 vjet, nd\u00ebrsa vdiq n\u00eb Kuvendin Fran\u00e7eskan t\u00eb Kastratit m\u00eb 14 prill 1771.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb figura klerike t\u00eb k\u00ebsaj familjeje jan\u00eb dhe Gjon Kamsi i cili m\u00eb 1739-n refuzoi em\u00ebrimin e b\u00ebr\u00eb nga Papa Klementi XII p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb Ipeshkv i Shkodr\u00ebs, pasi preferonte t\u00eb jetonte dhe sh\u00ebrbente mes njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, madje, kur vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 90-vje\u00e7are, pasurin\u00eb e tij ua la t\u00eb varf\u00ebrve. Si kishtar ka sh\u00ebrbyer dhe Kol\u00eb Ndoc Kamsi n\u00eb vitet 1700.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr pjes\u00ebtar i k\u00ebsaj familjeje ishte Pep Kamsi, q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrkthyes n\u00eb konsullat\u00ebn e Venedikut n\u00eb Shkod\u00ebr. Por pati edhe nga ata q\u00eb u mor\u00ebn me tregti, eksport leshi e l\u00ebkure.<br \/>\nKol\u00eb Kamsi dhe kontributi i tij p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe<br \/>\nKarlo rr\u00ebfen edhe p\u00ebr nj\u00eb nga figurat m\u00eb kryesore t\u00eb familjes Kamsi e pik\u00ebrisht p\u00ebr baban\u00eb e tij Kol\u00eb Kamsi. Figura e Kol\u00eb Kamsit n\u00eb historin\u00eb e kultur\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare njihet si ajo e nj\u00eb personaliteti shkencor dhe letrar, historian, filolog, gjuh\u00ebtar, folklorist, m\u00ebsues dhe pedagog i gjuh\u00ebs shqipe, hartues tekstesh shkollore, p\u00ebrkthyes, prozator e fabulist, publicist e redaktor.<\/p>\n<p>Karlo thot\u00eb se babai i tij u arsimua jasht\u00eb shtetit, nd\u00ebkroh\u00eb q\u00eb ka punuar si m\u00ebsues n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit, si n\u00eb Vlor\u00eb, Kor\u00e7\u00eb, Shkod\u00ebr e Tiran\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe. <\/p>\n<p>M\u00eb 1920-n Kol\u00eb Kamsi ishte n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb shkoll\u00ebn qytet\u00ebse t\u00eb fran\u00e7eskan\u00ebve dhe me hapjen e gjimnazit t\u00eb shtetit punoi aty si m\u00ebsues. M\u00eb 1940-n ai punoi n\u00eb Komisionin Teknik t\u00eb teksteve pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit s\u00eb bashku me Aleksand\u00ebr Xhuvanin dhe Eqerem \u00c7abejn. <\/p>\n<p>Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore punoi p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb Institutin e Studimeve n\u00eb Tiran\u00eb me cil\u00ebsin\u00eb e folkloristit pastaj n\u00eb qytetin e lindjes, n\u00eb gjimnazin &#8220;29 N\u00ebntori&#8221; dhe n\u00eb shkoll\u00ebn pedagogjike &#8220;Shejnaze Juka&#8221;. Me riorganizimin e Institutit t\u00eb Shkencave Kol\u00eb Kamsi u zgjodh &#8220;kandidat i shkencave&#8221;, nd\u00ebrsa m\u00eb pas punoi si pedagog i folklorit shqiptar n\u00eb Institutin e Lart\u00eb Pedagogjik 2-vje\u00e7ar t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kol\u00eb Kamsi \u00ebsht\u00eb autor i mjaft teksteve shkollore, si dhe bashkautor me Ndue Paluc\u00ebn dhe Ernest Koliqin,etj. Kola \u00ebsht\u00eb autor i disa artikujve p\u00ebr zhvillimin e arsimit shqiptar, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si nj\u00eb shkenc\u00ebtar i shquar , veprimtaria k\u00ebrkimore-shkencore e t\u00eb cilit shtrihet n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb 53-vje\u00e7are (1907-1960). Kontributet e tij n\u00eb studimet albanologjike jan\u00eb t\u00eb trefishta: n\u00eb l\u00ebmin e gjuh\u00ebsis\u00eb, t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb e folkloristik\u00ebs dhe historis\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb ai u dallua me vepr\u00ebn &#8220;Manual praktik i gjuh\u00ebs shqipe&#8221;, shkruar italisht-shqip mbi struktur\u00ebn gramatikore t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. <\/p>\n<p>Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb dhe bashk\u00ebpunimi i tij n\u00eb &#8220;Fjalorin italisht-shqip&#8221; t\u00eb Fulvio Kordinjanos. T\u00eb vlefshme jan\u00eb dy monografit\u00eb e tij &#8220;Jeta dhe veprat e Frang Bardhit&#8221; dhe &#8220;Disa v\u00ebrejtje gjuh\u00ebsore mbi vepr\u00ebn e Pashko Babit&#8221;. P\u00ebr institutin e Studimeve, m\u00eb 1948-n, Kamsi redaktoi vepr\u00ebn &#8220;Material leksikor&#8221;, t\u00eb mbledhur n\u00eb rrethin e Gjakov\u00ebs nga Murat Paci, ish-nx\u00ebn\u00ebs i Gjimnazit t\u00eb Shtetit t\u00eb Shkodr\u00ebs q\u00eb u vra nga fashist\u00ebt n\u00eb vitin 1943.<\/p>\n<p>P\u00ebr historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, p\u00ebrve\u00e7 artikujve mbi shkrimtar\u00ebt arb\u00ebresh\u00eb, Kol\u00eb Kamsi botoi punime me vler\u00eb edhe p\u00ebr Pashko Vas\u00ebn, Filip Shirok\u00ebn, Gjergj Fisht\u00ebn, Luigj Gurakuqin, Fan S. Nolin, Justin Rrot\u00ebn etj.<\/p>\n<p>Me interes jan\u00eb edhe artikujt mbi Ismail Qemalin, Miss Edith Durhamin, etj. N\u00eb fush\u00ebn e folkloristik\u00ebs son\u00eb Kol\u00eb Kamsi mbetet nj\u00eb nga studiuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb proverbave t\u00eb shqipes me vepr\u00ebn e tij t\u00eb \u00e7mueshme &#8220;Goja e popullit ton\u00eb&#8221;. Libri p\u00ebrmbledh th\u00ebnie popullore t\u00eb shkurtra, N\u00eb fush\u00ebn e krijimtaris\u00eb s\u00eb tij letrare jan\u00eb p\u00ebr t&#8217;u sh\u00ebnuar disa vjersha p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, disa tregime t\u00eb bukura edukative etj. <\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, Kol\u00eb Kamsi \u00ebsht\u00eb nderuar me tituj si &#8220;Urdhrin e Flamurit&#8221;, &#8220;M\u00ebsues i Popullit&#8221;, &#8220;Profesor&#8221;, &#8220;Mir\u00ebnjohje e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs&#8221;, nd\u00ebrsa dhe nj\u00eb titull nderi q\u00eb jepet n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr personalitetet e arsimit mban emrin &#8220;Kol\u00eb Kamsi&#8221;.<br \/>\nPasardh\u00ebsit e familjes Kamsi, t\u00eb njohur n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme<br \/>\nFamilja Kamsi shquhet p\u00ebr intelektualizmin e saj. V\u00ebllai i Kol\u00eb Kamsit, Gjon Kamsi, ka studiuar n\u00eb Itali p\u00ebr financ\u00eb dhe m\u00eb pas ka punuar n\u00eb Shqip\u00ebri si komisioner dhe ka shkruar edhe artikuj me karakter ekonomik. Ai shquhej p\u00ebr profesionaliz\u00ebm, p\u00ebr q\u00ebndrim patrioitik dhe ka b\u00ebr\u00eb disa shkrime me pseudonimin Gjikam, ku bie n\u00eb sy ai p\u00ebr Luigj Gurakuqin t\u00eb cilin e ka pasur dhe kumbar\u00eb t\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Djali i Gjon Kamsit, Vili Kamsi, \u00ebsht\u00eb studiues autodidakt, i cili ka sh\u00ebrbyer dhe si ambasadori i par\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vatikan , menj\u00ebher\u00eb pas vendosjes s\u00eb pluralizmit. <\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar mbas botimit t\u00eb disa veprave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 jan\u00eb kat\u00ebr v\u00ebllime t\u00eb plota me bibliografi t\u00eb revistave &#8220;Hylli i Drit\u00ebs&#8221;, &#8220;Leka&#8221;, &#8220;Albania&#8221; e Konic\u00ebs, &#8220;Shejzat&#8221; dhe &#8220;Shk\u00ebndija&#8221;, si edhe i disa materialeve me r\u00ebnd\u00ebsi historike, si\u00e7 jan\u00eb &#8220;Ditari&#8221; historik i Shuk Gurakuqit, &#8220;Kujtimet&#8221; e Gjon Kamsit, nj\u00eb p\u00ebrmledhje t\u00eb studimeve t\u00eb veta me karakter historik etj. Ai merret dhe me histori, monumente e arkeologji, me gjuh\u00eb shqipe, sidomos me etimologji t\u00eb toponomastik\u00ebs historike e fusha t\u00eb tjera shkencore.<br \/>\nKarl Kamsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr specialist\u00ebt hidroteknik\u00eb m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Shkodr\u00ebs, i cili p\u00ebr disa dekada ka punuar n\u00eb rrjetin hidrik t\u00eb Shkodr\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb studimet e projektimet e veprave t\u00eb k\u00ebsaj fushe. <\/p>\n<p>Edhe pse pensionist, Karl Kamsi \u00ebsht\u00eb mjaft aktiv, duke u aktivizuar e dh\u00ebn\u00eb mendimet e tij n\u00eb drejtim t\u00eb problemeve hidroteknike t\u00eb k\u00ebsaj zone, madje ai ka p\u00ebrgatitur dhe nj\u00eb studim t\u00eb pellgut uj\u00ebmbledh\u00ebs t\u00eb Shkodr\u00ebs. <\/p>\n<p>Duke qen\u00eb njoh\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb i k\u00ebtyre problemeve, ai nuk q\u00ebndron indiferent kur flitet p\u00ebr projekte t\u00eb veprave hidroteknike duke b\u00ebr\u00eb dhe oponenc\u00eb teknike t\u00eb tyre, si\u00e7 ishte rasti i projektit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb hidrocentralit t\u00eb Bushatit, ur\u00ebs se re t\u00eb Bun\u00ebs, etj. <\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rastin e p\u00ebrmbytjeve t\u00eb fundit t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, Karl Kamsi ishte i pranish\u00ebm p\u00ebr asistenc\u00eb teknike n\u00eb grupet e pun\u00ebs t\u00eb ngritura n\u00eb Shkod\u00ebr dhe si shoq\u00ebrues i specialist\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb erdh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pare konkretisht situat\u00ebn e krijuar.<\/p>\n<p>Familja Kamsi vazhdon t\u00eb trash\u00ebgoj\u00eb intelektualiz\u00ebm dhe t\u00eb jap\u00eb kontribute n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies, t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb ushtruar dhe vazhdojn\u00eb ta ushtrojn\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Kol\u00eb Kamsit, vajza q\u00eb jeton n\u00eb Durr\u00ebs dhe djali tjet\u00ebr Paulin, vajza e Karlos dhe dy f\u00ebmij\u00ebt e Paulinit.<\/p>\n<p>Ndrek\u00eb Ejlli pajtoi Sk\u00ebnderbeun dhe Lek\u00eb Dukagjinin<br \/>\nNd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb hershme e t\u00eb p\u00ebrmendura t\u00eb k\u00ebsaj familjeje \u00ebsht\u00eb ajo e Ndrek\u00eb Ejllit, Kont i Drishtit dhe djalit t\u00eb tij Pal Ejllit (\u00cbngj\u00ebllit), q\u00eb ishte Ipeshkv i Drishtit, Arqipeshkv i Durr\u00ebsit dhe nj\u00eb nd\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut. <\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat historike, p\u00ebrfshir\u00eb dhe ato q\u00eb disponon familja Kamsi, tregojn\u00eb se Pal \u00cbngj\u00eblli ishte nd\u00ebrmjet\u00ebsi i shuarjes s\u00eb konfliktit mes dy familjeve feudale shqiptare, asaj t\u00eb Kastriot\u00ebve dhe Lek\u00eb Dukagjinit duke sjell\u00eb bashkimin e Lek\u00eb Dukagjinit me Sk\u00ebnderbeun. N\u00eb vitin 1464 ai ishte kandidat p\u00ebr t&#8217;u shuguruar kardinal i shqiptar\u00ebve nga Papa Piu II , por kjo nuk u relizua, pasi vdiq Papa. Edhe v\u00ebllai i Pal \u00cbngj\u00ebllit, Pjetri, ishte luft\u00ebtar i ushtris\u00eb s\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<br \/>\nAmaneti i Kol\u00eb Kamsit dhe let\u00ebrsia arb\u00ebreshe<br \/>\nFusha ku u dallua m\u00eb shum\u00eb Kol\u00eb Kamsi, qe e folmja dhe let\u00ebrsia e arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb. Duke filluar nga viti 1907 e deri sa vdiq, punoi pa nd\u00ebrprerje mbi fonetik\u00ebn, morfologjin\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht mbi leksikun e arb\u00ebrishtes.<\/p>\n<p>I biri, Karlo rr\u00ebfen: &#8220;Nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb vdiste ai i dor\u00ebzoi n\u00eb shtrat, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet n\u00eb Shkod\u00ebr, profesor Mahir Domit vepr\u00ebn e tij jet\u00ebsore dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e krijimtaris\u00eb s\u00eb tij shkencore: &#8220;Fjalorin e dialektit arb\u00ebresh&#8221;. Ishte data 23 shkurt 1960. I tha k\u00ebto fjal\u00eb: &#8220;Po vdes i qet\u00eb. Zotimin e marr\u00eb para Institutit t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb e mbajta&#8221;. <\/p>\n<p>Fjalori ka rreth 8000 fjal\u00eb dhe fraza t\u00eb nxjerra drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga veprat e shkrimtar\u00ebve arb\u00ebresh\u00eb dhe nga poezia popullore e arb\u00ebreshve t\u00eb Italis\u00eb&#8221;, tregon Karlo, teksa shton se fjalori ka q\u00ebndruar p\u00ebr 40 vjet n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebsis\u00eb, n\u00eb dor\u00ebshkrim. &#8220;E kam gjetur n\u00eb nj\u00eb magazin\u00eb me ndihm\u00ebn e Bahri Becit, i cili drejtonte at\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion&#8221;. <\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr njohjen dhe popullarizimin e let\u00ebrsis\u00eb arb\u00ebreshe Kol\u00eb Kamsi ka dh\u00ebn\u00eb kontribut shum\u00eb t\u00eb madh. Por vepra q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb njohur Kamsin si studiues dhe njoh\u00ebs t\u00eb thell\u00eb t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve, qe monografia &#8220;Shqiptar\u00ebt e Italis\u00eb&#8221;, e cila fatkeq\u00ebsisht mbeti e pap\u00ebrfunduar, megjith\u00ebse vazhdoi t\u00eb botohej pothuajse muaj p\u00ebr muaj dhjet\u00eb vjet rresht n\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshmen &#8220;Leka&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr (1934-1944). Kjo vep\u00ebr u botua m\u00eb 2006-n nga familja e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb monografi ai jep nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kolonive shqiptare t\u00eb Kalabris\u00eb dhe t\u00eb Si\u00e7ilis\u00eb.<\/p>\n<p>Dekorimi i Kol\u00eb Kamsit me Urdhrin e Flamurit<\/p>\n<p>Karlo Kamsi kujton se babai i tij i kushtonte or\u00eb t\u00eb t\u00ebra studimit dhe ishte mjaft sistematik, serioz e i thjesht\u00eb. &#8220;U dekorua me Urdhrin e Flamurit, dhe familja nuk e dinte, por e mor\u00ebm vesh nga gazetat e koh\u00ebs. U nis p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se kishte pun\u00eb, pasi e th\u00ebrrisnin vazhdimisht n\u00eb institucionet shkencore t\u00eb atjeshme dhe nga gazetat nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas e mor\u00ebm vesh se \u00ebsht\u00eb dekoruar. <\/p>\n<p>Ishte mjaft metodist dhe objektiv dhe puna shkencore ishte gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb. Petro Marko ka qen\u00eb nj\u00eb-ish nx\u00ebn\u00ebs i babas\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb dhe ai e ka p\u00ebrmendur n\u00eb botimet e tij&#8221;, kujton Karlo, i cili nga babai i tij ka trash\u00ebguar modestin\u00eb. Karl Kamsi rr\u00ebfen p\u00ebr gazet\u00ebn se ne projektet e tij t\u00eb ardhshme \u00ebsht\u00eb dhe botimi i plot\u00eb i vepr\u00ebs s\u00eb Kol\u00eb Kamsit, p\u00ebrfshir\u00eb dhe letrat q\u00eb ai ka shk\u00ebmbyer me figura t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shkenc\u00ebs si Eqerem \u00c7abej, Aleksand\u00ebr Xhuvani etj.<\/p>\n<p><strong>Anila  Dushi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb koh\u00ebt e hershme an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Kamsi dhan\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb pajtimin e shqiptar\u00ebve, n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs shqipe, n\u00eb respektin ndaj njer\u00ebzve. N\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb vona atdhedashuria ishte di\u00e7ka q\u00eb i shqoi mes t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb sakrific\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot, an\u00ebtar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Familja Kamsi, intelektual\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Familja Kamsi, intelektual\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb koh\u00ebt e hershme an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Kamsi dhan\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb pajtimin e shqiptar\u00ebve, n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs shqipe, n\u00eb respektin ndaj njer\u00ebzve. N\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb vona atdhedashuria ishte di\u00e7ka q\u00eb i shqoi mes t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb sakrific\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot, an\u00ebtar\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-03T20:47:14+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Familja Kamsi, intelektual\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-05-03T20:47:14+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-03T20:47:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/\"},\"wordCount\":2574,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/\",\"name\":\"Familja Kamsi, intelektual\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-05-03T20:47:14+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-03T20:47:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Familja Kamsi, intelektual\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Familja Kamsi, intelektual\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Familja Kamsi, intelektual\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"N\u00eb koh\u00ebt e hershme an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Kamsi dhan\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb pajtimin e shqiptar\u00ebve, n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs shqipe, n\u00eb respektin ndaj njer\u00ebzve. N\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb vona atdhedashuria ishte di\u00e7ka q\u00eb i shqoi mes t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb sakrific\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot, an\u00ebtar\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-03T20:47:14+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Familja Kamsi, intelektual\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs","datePublished":"2010-05-03T20:47:14+00:00","dateModified":"2010-05-03T20:47:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/"},"wordCount":2574,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/","name":"Familja Kamsi, intelektual\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-05-03T20:47:14+00:00","dateModified":"2010-05-03T20:47:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-kamsi-intelektualet-e-djeshem-e-te-sotem-te-shkodres\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Familja Kamsi, intelektual\u00ebt e djesh\u00ebm e t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Shkodr\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2459"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2459"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2459\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}