{"id":2457,"date":"2010-05-03T21:39:28","date_gmt":"2010-05-03T20:39:28","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2457"},"modified":"2010-05-03T21:39:28","modified_gmt":"2010-05-03T20:39:28","slug":"familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/","title":{"rendered":"Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Pronar\u00eb tokash, p\u00ebrpunues m\u00ebndafshi dhe tregtar\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Juka, kontribuan edhe financiarisht p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit. <\/p>\n<p>Megjithat\u00eb pas 1944-s nd\u00ebshkimi komunist do t\u00eb binte mbi k\u00ebt\u00eb familje edhe pse ajo kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb bij\u00eb t\u00eb saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit dhe q\u00eb ishte shpallur heroin\u00eb. U merren pronat dhe burgosen e persekutohen<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Familja Juka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr familjet m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb Shkod\u00ebr, edhe pse p\u00ebr shum\u00eb arsye pjes\u00ebtar\u00ebt e saj jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e jasht\u00eb saj. Emra t\u00eb nderuar t\u00eb k\u00ebsaj familjeje kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar, brenda e jasht\u00eb tij, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenden me respekt jo vet\u00ebm nga shkodran\u00ebt. <\/p>\n<p>Intelektualizmi dhe dashuria p\u00ebr atdhetun, krenaria p\u00ebr t\u00eb qenit shqiptar duket se kan\u00eb karakterizuar figurat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb k\u00ebsaj familjeje. Zamir Juka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj familjeje q\u00eb vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. <\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr familjen e tij, referuar asaj q\u00eb i kan\u00eb treguar paraardh\u00ebsit, asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkruar apo dhe materialeve t\u00eb grumbulluara nga kush\u00ebriri i tij, G\u00ebzim Juka, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb shkrimit t\u00eb nj\u00eb libri p\u00ebr historin\u00eb e k\u00ebsaj familjeje, Zamir Juka tregon se familja e tij ka ardhur n\u00eb Shkod\u00ebr nga zona e Dukagjinit, fshati Pecaj pas vitit 1600. <\/p>\n<p>I pari i fisit ishte Pal Juca, i besimit katolik, dhe m\u00eb pas pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj familjeje jan\u00eb kthyer n\u00eb mysliman\u00eb, ku dhe mbiemri Juca kthehet n\u00eb Juka. Kjo m\u00ebsohet se ka ndodhur n\u00eb koh\u00ebn e ikjes s\u00eb Venedikut dhe ripopullimit t\u00eb zonave rreth kalas\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs. <\/p>\n<p>Historia e familjes<br \/>\nNjer\u00ebzit e familjes Juka jan\u00eb vendosur n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb lagjen &#8220;Parruc\u00eb&#8221; dhe jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj ku krahas pronave, kan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe xhamin\u00eb e Parruc\u00ebs, e cila u shemb nga komunizmi n\u00eb vitin 1967, dhe q\u00eb cil\u00ebsohej si nj\u00eb nd\u00ebr xhamit\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. <\/p>\n<p>Kjo familje p\u00ebrve\u00e7 tokave, \u00ebsht\u00eb pronare dhe e dy hoteleve, madje mendohet se dhe lagjja Parruc\u00eb ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr nga i pari i k\u00ebtij fisi, Pal Juca. Pas pushtimit turk, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Juka jan\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb qytetit. <\/p>\n<p>Tahirag\u00eb Juka \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i grupit t\u00eb Tabak\u00ebve. Nelo Juka (Zenelag\u00eb Juka) \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb luft\u00ebn e Miletit t\u00eb zhvilluar nga forcat e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, kontribues financiar i saj dhe nj\u00eb nd\u00ebr firm\u00ebtar\u00ebt e protest\u00ebs s\u00eb paris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs m\u00eb 16 qershor 1878, kund\u00ebr cop\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Historia e k\u00ebsaj familjeje vazhdon me kontributet e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb jet\u00ebn politike e administrative t\u00eb Shkodr\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht pas vitit 1912. <\/p>\n<p>Krahas figur\u00ebs s\u00eb Musa Juk\u00ebs, ka dhe t\u00eb tjer\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj familjeje q\u00eb shquhen, si: Hamza Juka, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Bashkiak n\u00eb Shkod\u00ebr, Man Juka dhe Asllan Juka, pjes\u00ebtar\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Koplikut kund\u00ebr serb\u00ebve n\u00eb vitin 1920. <\/p>\n<p>Pasardh\u00ebsi i k\u00ebsaj familjeje, Zamir Juka, tregon se pavar\u00ebsisht bindjeve zogiste, familja e tij u rreshtua n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr fashizmit dhe shprehu tipare t\u00eb qarta antifashiste dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndihet krenar. <\/p>\n<p>Edhe Musa Juka, q\u00eb ishte numri 2 i shtetit shqiptar para pushtimit italian, bazuar n\u00eb dokumentet zyrtare t\u00eb koh\u00ebs, ishte kund\u00ebr pushtimit italian. K\u00ebshtu m\u00eb 6 prill 1939 ai do t\u00eb transmetonte nj\u00eb shkres\u00eb me urdhrin e Mbretit Zog p\u00ebr q\u00ebndres\u00eb me arm\u00eb kund\u00ebr fashizmit, dokument p\u00ebr Musa Juk\u00ebn.<br \/>\nKONCEPT<\/p>\n<p>MBRETNIJA SHQIPTARE Tiran\u00eb m\u00eb 6-4-1939<br \/>\nMinistrija e P. Mbr\u00ebnd\u00ebshme<br \/>\nZyra Sekrete<br \/>\nNr. Ekstra<br \/>\nZ. Kolonel Ali Riza<br \/>\nVlon\u00eb<\/p>\n<p>Simbas urdh\u00ebnit Nalt Madhnis Tij Mbretit.<\/p>\n<p>Ju njoftojm\u00eb se n\u00eb ras\u00eb se trupat italiane fillojn\u00eb me zbarkue n\u00eb tok\u00ebn t&#8217;on\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb fillohet luftimi tuej i kund\u00ebrshtue me arm\u00eb.stop. Dy batalionat e nodhun n\u00eb Tepelen\u00eb dhe nji Berat u urdhnuen me u nis p\u00ebr Vlon\u00eb dhe me u vue nen Komand\u00ebn e Z, s&#8217;Uej p\u00ebr mbrojtjen e atdheut.stop. Ministri.<\/p>\n<p>Internimi i familjes pas pushtimit fashist<\/p>\n<p>Pushtimi fashist do t\u00eb kishte pasoja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb familje ku disa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj u burgos\u00ebn dhe u internuan. K\u00ebshtu Hilmi Juka internohet n\u00eb Gjirokast\u00ebr 1 vit, Galip Juka internohet n\u00eb Pesaro, Itali 2 vite, Xhemal Juka internohet n\u00eb Peruxhia 1 vit, Elez Juka internohet n\u00eb Zv\u00ebrnec Vlor\u00eb dhe n\u00eb Itali 3 vjet, Ali Juka internohet n\u00eb Ventotene, Itali 3 vjet, Myfit Juka u burgos n\u00eb Shkod\u00ebr dhe u internua n\u00eb kampin e Prishtin\u00ebs n\u00eb shtator 1944. Shaban Juka u aktivizua me l\u00ebvizjen studentore kund\u00ebr pushtuesve. <\/p>\n<p>Shejnazja, partizania e mitur shkrodrane<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb bie n\u00eb sy aktiviteti antifashist i nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj familjeje, Shejnaze Juk\u00ebs. Nd\u00ebrsa ishte me studime n\u00eb Itali, ajo kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rreshtohet aktivisht n\u00eb formacionet antifashiste e partizane, q\u00eb n\u00eb fillimet e saj, s\u00eb bashku me kush\u00ebririn e saj nga n\u00ebna, Qemal Stafa. <\/p>\n<p>P\u00ebrjashtohet nga shkolla n\u00eb Shqip\u00ebri dhe duke qen\u00eb se k\u00ebrkohej nga fashist\u00ebt, del n\u00eb male si partizane. Shejnaze Juka vritet duke luftuar me fashist\u00ebt n\u00eb zon\u00ebn e \u00c7ermenik\u00ebs n\u00eb dhjetor 1943, dhe pas \u00e7lirimit i jepet titulli &#8220;Hero i Popullit&#8221;. Emrin e saj e mban prej vitesh ish-shkolla pedagogjike, sot shkolla e mesme e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, n\u00eb oborrin e s\u00eb cil\u00ebs ndodhet dhe busti i Shejnazes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebshkimi pas \u00e7lirimit<\/p>\n<p>Pronar\u00eb tokash, p\u00ebrpunues m\u00ebndafshi dhe tregtar\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Juka, kontribuan edhe financiarisht p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit. Megjithat\u00eb pas 1944-s nd\u00ebshkimi komunist do t\u00eb binte mbi k\u00ebt\u00eb familje edhe pse ajo kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb bij\u00eb t\u00eb saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit. <\/p>\n<p>U merren pronat dhe burgosen e persekutohen. Xhemal Juka vdes n\u00eb tortura n\u00eb hetuesi s\u00eb bashku me Qemal Dracinin dhe varret e tyre akoma nuk dihet ku jan\u00eb. Hilmi Juka, Nuh Juka burgosen politikisht. Intelektual\u00eb nga kjo familje t\u00eb shkolluar jasht\u00eb vendit, si Galip e Zyber Juka d\u00ebrgohen me pun\u00eb t\u00eb r\u00ebndomta n\u00eb zona si Myzeqeja, Rr\u00ebsheni apo Maliqi. <\/p>\n<p>Arsimimi i bijve t\u00eb k\u00ebsaj familjeje shkon paralelisht me atdhetarizmin e saj, ku pjesa q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb vendit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb familja e Musa Juk\u00ebs jo vet\u00ebm arsimohet, por dhe pse nuk komunikonin me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk e harrojn\u00eb atdheun e tyre.<br \/>\nSafete Juka, studiuesja e mir\u00ebnjohur shqiptare<\/p>\n<p>Safete (Sofija) Juka, vajza e Musa Juk\u00ebs \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb me vlera e k\u00ebsaj familjeje. Intelektuale, e formuar n\u00eb shkollat m\u00eb t\u00eb njohura duke nisur me shkoll\u00ebn fillore n\u00eb Tiran\u00eb, at\u00eb t\u00eb mesme n\u00eb Austri dhe universitetin n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb vitet 1950&#8211;1956, Juka punon si profesoresh\u00eb n\u00eb Liceun Francez t\u00eb Aleksandris\u00eb, Egjipt. <\/p>\n<p>Aty, meq\u00eb ishte e apasionuar pas artit, hap dy ekspozita pikture dhe u quajt &#8220;piktorja e luleve&#8221;. <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1957, nj\u00eb vit pas vdekjes n\u00eb Aleksandri t\u00eb Egjiptit t\u00eb babait t\u00eb saj Musa Juka, familja zhvendoset n\u00eb Nju Jork t\u00eb SHBA-s\u00eb. Atje jep m\u00ebsime n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb private n\u00eb fr\u00ebngjisht dhe gjermanisht. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe mbron n\u00eb Franc\u00eb doktoratur\u00ebn m\u00eb 1969-n dhe pas k\u00ebsaj punon n\u00eb Universitetin e Pensilvanis\u00eb si profesoresh\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb fr\u00ebnge t\u00eb shekullit XIX &#8211; XX, ku del n\u00eb pension. <\/p>\n<p>Merr pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb seminare dhe konferenca p\u00ebr problemet filozofike t\u00eb artit e let\u00ebrsis\u00eb franceze n\u00eb SHBA. Piktore, studiuse, kritike arti, eseiste, analiste e kultur\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe artit francez n\u00eb ve\u00e7anti, Safete Juka bashk\u00ebpunon me revistat &#8220;The French Revie\u00eb&#8221;, &#8220;Revue de Mitaphysique ed morale&#8221;, &#8220;Les Lettres Romanes&#8221;, &#8220;Ecrits de Paris&#8221;, &#8220;Realites&#8221;, La Nouvelle&#8221;, &#8220;Revue Francaise&#8221;, &#8220;South Asian Revie\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Problemi i saj kryesor ishte \u00e7\u00ebshtja shqiptare dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Kosova. Ajo i d\u00ebrgon dhurat\u00eb presidentit Bill Klinton, sekretarit Bob Doll dhe shum\u00eb kancelarive librin e saj &#8220;Kosova &#8211; The Albanians in Yugoslavia in light of Historical Document&#8221;. Vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm z\u00eb dhe libri i saj &#8220;Golgota&#8221;. <\/p>\n<p>E etiketuar si Dora D&#8217;Istria e dyt\u00eb, Safete Juka \u00ebsht\u00eb propozuar p\u00ebr \u00e7mimin &#8220;Nderi i Kombit&#8221;. Safete Sofija Juka (k\u00ebshtu e kishte emrin e vet n\u00eb SHBA) pas viteve 1990 erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mori pjes\u00eb edhe n\u00eb seminarin &#8220;Shkodra n\u00eb shekuj&#8221; me vepr\u00ebn &#8220;Shkodra n\u00eb veprat e Mary Edith Durham&#8221;, kjo n\u00eb vitin 1993. Vdiq n\u00eb N\u00ebntor 2005 dhe, sipas amanetit t\u00eb saj, varroset n\u00eb Shkod\u00ebr. <\/p>\n<p>Dhurata 40 000-dollar\u00ebshe Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tregues i patriotizmit dhe atdhedashuris\u00eb s\u00eb Safete Juk\u00ebs, edhe pse ishte larguar nga Shqip\u00ebria vet\u00ebm 13 vje\u00e7e, \u00ebsht\u00eb dhe dhurata prej 40 000 dollar\u00ebsh q\u00eb i la pas vdekjes s\u00eb saj Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare Shqiptare.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb amanet e plot\u00ebsoi motra e saj Lume Juka, murgesh\u00eb e urdhrit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, q\u00eb i shkruan m\u00eb 19 qershor 2009 nga Nju Jorku drejtorit t\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare, Aurel Plasari.<\/p>\n<p>Ajo i b\u00ebn t\u00eb ditur se motra e saj Safetja ka depozituar n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb Nju Jorkut nj\u00eb shum\u00eb prej 40 000 dollar\u00ebsh, q\u00eb sipas amanetit t\u00eb saj do t&#8217;i dhuroheshin Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare. <\/p>\n<p>Lumnije Juka, motra e Safetes, ka nj\u00eb aktivitet sa bamir\u00ebs, aq dhe atdhetar n\u00eb Nju Jork, ku n\u00eb vitin 1969 ajo b\u00ebhet nism\u00ebtare dhe mund\u00ebsuese e takimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs me Mbret\u00ebresh\u00ebn Geraldin\u00eb. <\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb Musa Juk\u00ebs u arsimuan n\u00eb universitetet e njohra t\u00eb bot\u00ebs, si Berhani p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb Sorbon\u00eb, nd\u00ebrsa Fiqireti p\u00ebr let\u00ebrsi franceze n\u00eb Strasburg dhe n\u00eb Universitetin e Xhorxhias, SHBA p\u00ebr Shkenca Politike. <\/p>\n<p>Ndon\u00ebse i larguar n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re nga Shqip\u00ebria, Zamiri tregon se ai ka pasur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj, sipas amanetit t\u00eb tij, Fiqeret Juka pas vdekjes n\u00eb vitin 1992 varroset n\u00eb Shkod\u00ebr. <\/p>\n<p>Dy an\u00ebt e medaljes<\/p>\n<p>E kund\u00ebrta ndodhi p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj familjeje q\u00eb jetonin n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt deri m\u00eb 1990-n i kishin t\u00eb pakta mund\u00ebsit\u00eb e shkollimit. Zamir Juka, i cili u privua nga shkolla e lart\u00eb p\u00ebr arsye politike, kujton at\u00eb q\u00eb i tregonte babai i tij kur u erdhi lajmi i vdekjes s\u00eb Musa Juk\u00ebs n\u00eb Egjipt. <\/p>\n<p>&#8220;Nuk lejohej t\u00eb nxirrej njoftim dhe t\u00eb priteshin ngush\u00ebllime, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Musa Juka ishte i etiketuar nga komunist\u00ebt si &#8220;armik&#8221;. N\u00eb k\u00ebto kushte, miq e t\u00eb af\u00ebrm q\u00eb e mor\u00ebn vesh, vinin tin\u00ebz p\u00ebr ngush\u00ebllime n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb orare t\u00eb ndryshme dhe me kujdes q\u00eb t\u00eb mos diktoheshin dhe mbi ta t\u00eb binte nd\u00ebshkimi. Komunist\u00ebt nuk lejonin q\u00eb t\u00eb respektohej as i vdekuri.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet q\u00eb babai d\u00ebgjonte fshehurazi stacionet e huaja dhe gjithmon\u00eb na porosiste q\u00eb \u00e7far\u00eb flitej apo d\u00ebgjohej n\u00eb shtepi t\u00eb mos e thonim jasht\u00eb saj&#8221;, kujton Zamir Juka. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, figur\u00eb e njohur e k\u00ebsaj familjeje \u00ebsht\u00eb dhe Xhelal Juka, sportist e trajner i njohur futbolli. <\/p>\n<p>Ndon\u00ebse spikaste si talent futbolli, ai luajti 10 ndeshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare futbolli me ekipin e Vllaznis\u00eb dhe at\u00eb komb\u00ebtar, por t\u00eb gjitha brenda vendit, pasi nuk lejohej t\u00eb dilte jasht\u00eb shtetit qoft\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb luajtur futboll si pjes\u00eb e ekipeve ku luante.<\/p>\n<p>Xhelal Juka \u00ebsht\u00eb Mjesht\u00ebr i Merituar i Sportit; mbajt\u00ebs i Urdhrit &#8220;Naim Frash\u00ebri&#8221; i klasit t\u00eb Par\u00eb 1999; titullin &#8220;Palok Nika&#8221; dh\u00ebn\u00eb nga Bashkia e Shkodr\u00ebs 2000, Mir\u00ebnjohja e Qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs 2009. Pas 1990-s, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj familjeje vazhdojn\u00eb t\u00eb kontribojn\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb arsimohen jasht\u00eb vendit. <\/p>\n<p>Genc Juka \u00ebsht\u00eb deputet n\u00eb vitet 1992-1996 dhe 2005-2009, nd\u00ebrsa Amer Juka diplomohet me rezultate t\u00eb larta p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb universitetin Panth\u00e9on-Assas &#8211; pasardh\u00ebs i t\u00eb famshmit Facult\u00e9 de Droit de Paris Franc\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb ceremonin\u00eb e organizuar, Armer Juka nderohet me \u00e7mimin Major si student i shk\u00eblqyer q\u00eb \u00ebsht\u00eb renditur i pari n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb studimeve master n\u00eb deg\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs evropiane t\u00eb biznesit. <\/p>\n<p>Ky \u00e7mim i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb atij n\u00eb vitin 2009 nga Eric \u00cboerth, minist\u00ebr i buxhetit dhe kontove publike n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb dhe reform\u00ebs s\u00eb shtetit n\u00eb Franc\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb pranish\u00ebm kan\u00eb qen\u00eb dhe personalitete t\u00eb tjera franceze, si: Vincent Lamanda, kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Jean-Pierre Lecoq, deputet dhe kryetar i minibashkis\u00eb, Louis Vogel, President i Universitetit, Patrick G\u00e9rard, Rektor i Akademis\u00eb s\u00eb Parisit. <\/p>\n<p>Musa Juka, ministri, deputeti dhe kryebashkiaku i Shkodr\u00ebs<br \/>\nNd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb me em\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb familje t\u00eb madhe shkodrane spikat Musa Zyber Juka (1885-1955).<\/p>\n<p>I arsimuar n\u00eb kolegj n\u00eb Stamboll, Musa Juka n\u00eb vitet 1921-1924 vihet p\u00ebrkrah Ahmet Zogut. <\/p>\n<p>Zgjidhet kryetar bashkie n\u00eb Shkod\u00ebr dy her\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vitin 1917 \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebtar i delegacionit shqiptar n\u00eb Vjen\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e hipjes n\u00eb fron t\u00eb Karlit t\u00eb Par\u00eb.<br \/>\nN\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit 1924 em\u00ebrohet z\u00ebvend\u00ebsprefekt i Shkodr\u00ebs dhe m\u00eb 1 mars 1926 b\u00ebhet deputet. <\/p>\n<p>N\u00eb qeverin\u00eb e Ahmet Zogut, Musa Juka \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr i Pun\u00ebve Botore dhe Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb dhe m\u00eb pas z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Brendsh\u00ebm<br \/>\nN\u00eb vitin 1928 \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr i Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Pyjeve. <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1929 \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb Komb\u00ebtare dhe n\u00eb Asamblen\u00eb Kushtetuese t\u00eb 1928-s \u00ebsht\u00eb n\u00eb grupin e asamblistave t\u00eb Shkodr\u00ebs q\u00eb shpall\u00ebn Monarkin\u00eb me Mbret Ahmet Zogun dhe n\u00eb Parlament deri n\u00eb 1932-shin \u00ebsht\u00eb deputet i Shkodr\u00ebs. <\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Musa Juka \u00ebsht\u00eb deputet i Shkodr\u00ebs n\u00eb parlamentin e viteve 1932-1936, si dhe n\u00eb Parlamentin e dal\u00eb nga zgjedhjet e janarit 1937 &#8211; 7 Prill 1939, dit\u00eb kur Shqip\u00ebria u pushtua nga Italia fashiste dhe ai u largua nga Shqip\u00ebria. <\/p>\n<p>N\u00eb qeverin\u00eb e Pandeli Evangjelit nga 6 mars 1930 &#8211; 11 Prill 1931 Musa Juka \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vazhdon ta kryej\u00eb dhe n\u00eb vitet 1932-1939, nd\u00ebrsa gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ishte edhe z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Ekonomis\u00eb Komb\u00ebtare. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve 1935-1937 Musa Juka ka qen\u00eb dhe drejtues i Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Turizmit.<br \/>\nMe krijimin e Federat\u00ebs Sportive Shqiptare n\u00eb Qershor t\u00eb vitit 1932 u zgjodh kryetar i saj. <\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb dekoruar nga Perandori i Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore kur ishte Kryetar i Bashkis\u00eb dhe sipas gazet\u00ebs &#8220;Posta e Shqypnies&#8221; e Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb Nr. 28 Mars 1917, s\u00eb cil\u00ebs i referohen pasardh\u00ebsit e familjes Juka, Musa Juka ka marr\u00eb &#8220;Kryqin e Kreshnik\u00ebve t\u00eb Urdhrit t\u00eb Franc Jozefit&#8221;.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb dekorat\u00eb e till\u00eb, s\u00eb bashku me Musa Juk\u00ebn jan\u00eb nderuar dhe Ndre Mjeda, At Pal \u00c7ur\u00e7ia, At Joakin Serreqi, At Pal Doda, Luigj Gurakuqi, Ahmet Bej Zogolli, At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi etj, q\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebn Austrin\u00eb. <\/p>\n<p><strong>ANILA  DUSHI<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pronar\u00eb tokash, p\u00ebrpunues m\u00ebndafshi dhe tregtar\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Juka, kontribuan edhe financiarisht p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit. Megjithat\u00eb pas 1944-s nd\u00ebshkimi komunist do t\u00eb binte mbi k\u00ebt\u00eb familje edhe pse ajo kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb bij\u00eb t\u00eb saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit dhe q\u00eb ishte shpallur heroin\u00eb. U merren pronat dhe burgosen e persekutohen Familja Juka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pronar\u00eb tokash, p\u00ebrpunues m\u00ebndafshi dhe tregtar\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Juka, kontribuan edhe financiarisht p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit. Megjithat\u00eb pas 1944-s nd\u00ebshkimi komunist do t\u00eb binte mbi k\u00ebt\u00eb familje edhe pse ajo kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb bij\u00eb t\u00eb saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit dhe q\u00eb ishte shpallur heroin\u00eb. U merren pronat dhe burgosen e persekutohen Familja Juka [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-03T20:39:28+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit\",\"datePublished\":\"2010-05-03T20:39:28+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-03T20:39:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/\"},\"wordCount\":2579,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/\",\"name\":\"Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-05-03T20:39:28+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-03T20:39:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pronar\u00eb tokash, p\u00ebrpunues m\u00ebndafshi dhe tregtar\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Juka, kontribuan edhe financiarisht p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit. Megjithat\u00eb pas 1944-s nd\u00ebshkimi komunist do t\u00eb binte mbi k\u00ebt\u00eb familje edhe pse ajo kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb bij\u00eb t\u00eb saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr fashizmit dhe q\u00eb ishte shpallur heroin\u00eb. U merren pronat dhe burgosen e persekutohen Familja Juka [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-03T20:39:28+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit","datePublished":"2010-05-03T20:39:28+00:00","dateModified":"2010-05-03T20:39:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/"},"wordCount":2579,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/","name":"Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-05-03T20:39:28+00:00","dateModified":"2010-05-03T20:39:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/familja-juka-mes-nderimeve-dhe-persekutimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2457"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2457"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2457\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}