{"id":2451,"date":"2010-05-03T21:22:38","date_gmt":"2010-05-03T20:22:38","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2451"},"modified":"2010-05-03T21:22:38","modified_gmt":"2010-05-03T20:22:38","slug":"vorri-i-nuses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/","title":{"rendered":"VORRI I NUSES"},"content":{"rendered":"<p><strong>Muharrem Blakaj<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Tregim<\/em><\/p>\n<p>Isha i shtrir\u00eb mbi kurriz, n\u00ebn hijen e bredhit, me fytyr\u00eb nga qielli. Gjyshi im rrinte ulur pran\u00eb meje duke thithur duhan me \u00e7ibuk. Un\u00eb, ashtu i shtrir\u00eb, shikoja ret\u00eb q\u00eb her\u00eb pas here i zinin rrezet e diellit, dhe pastaj qet\u00eb-qet\u00eb, largoheshin tutje, duke i lejuar rrezet e diellit t\u00eb binin pjerrtas mbi tok\u00eb. Ishte buz\u00eb mbr\u00ebmje. Po afrohej koha q\u00eb, un\u00eb bashk\u00eb me gjyshin, t\u2019i nisnim delet drejt stanit. Disi m\u2019u kujtua nj\u00eb k\u00ebng\u00eb, q\u00eb nuk e di se nga cil\u00ebt f\u00ebmij\u00eb e kisha d\u00ebgjuar, dhe ashtu kot, m\u00eb vete, fillova ta recitoj:<\/p>\n<p><em>Re, re rrezen ku ma le?\u2026<\/p>\n<p>L\u00ebshoma diellin,<\/p>\n<p>Se ta zuri<\/p>\n<p>Ferra shpirtin!\u2026<\/em><\/p>\n<p>\u201eO Kadri Bajri, kthej dhent\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr dhe, eja t\u00eb mb\u00ebshtjellim nga nj\u00eb duhan!\u201c \u2013 thirri befas gjyshi, duke me trembur mua, dhe nj\u00ebher\u00ebsh duke m\u2019i trazuar mendimet deri n\u00eb tretje.<\/p>\n<p>\u201eErdha, or erdha, ej!\u201c \u2013 u p\u00ebrgjigj ai, q\u00eb un\u00eb ende nuk e kisha pikasur se ku ndodhej. Duke e zgjatur pak\u00ebz kok\u00ebn n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, e pash\u00eb siluet\u00ebn e tij, duke i hapur krah\u00ebt si shqiponja kur padit\u00ebt t\u00eb fluturoi, q\u00eb t\u2019i trembte delet, dhe duke v\u00ebrsh\u00ebllyer ecte pas tyre. Kur ai u afrua pran\u00eb nesh, gjyshi u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke u p\u00ebrsh\u00ebndetur me t\u00eb. Un\u00eb nuk e pash\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u00eb ngritsha n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por im gjysh ma t\u00ebrhoqi v\u00ebrejtjen q\u00eb edhe un\u00eb duhej t\u00eb ngritsha n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb shenj\u00eb respekti p\u00ebr mixh\u00ebn plak. Un\u00eb ashtu b\u00ebra, u ngrita n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por disi me zuri turpi dhe u skuqa. Migja Kadri nxori nga xhepi i xhaket\u00ebs nj\u00eb karamele dhe ma zgjati mua. Sa u g\u00ebzova! Nga turpi nuk i thash \u201efaleminderit,\u201c por n\u00eb vendin tim, k\u00ebt\u00eb e tha gjyshi.<\/p>\n<p>Kadri Bajri, pasi u ul pran\u00eb gjyshit tim, pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb vendin ku un\u00eb pak m\u00eb par\u00eb kisha qen\u00eb i shtrir\u00eb, mori kutin\u00eb e duhanit q\u00eb ia kishte zgjatur gjyshi dhe duke folur, q\u00eb mua me dukej se ai fliste m\u00eb vete, filloj ta mb\u00ebshtillte cigaren me ata gishtat e tij t\u00eb trash\u00eb, t\u00eb vrazhd\u00eb dhe t\u00eb plasaritur. Nga xhepi i xhaket\u00ebs nxori urorin, eshk\u00ebn, dhe duke e v\u00ebn\u00eb mbi gurin e strallit, filloj t\u2019i binte, deri sa nga eshka filloj\u00eb t\u00eb dal nj\u00eb fije e holl\u00eb tymi. Un\u00eb pa e kuptuar, instinktivisht, zgjata duart e mija para dhe i shikova. Dallimi i duarve tona ishte i madh. T\u00eb dyja duart e mija nuk ishin sa nj\u00ebra dor\u00eb e mixh\u00ebs Kadri. Duart e mia ishin t\u00eb vogla, t\u00eb njoma dhe t\u00eb bardha\u2026<\/p>\n<p>\u201eVrapo, o bir, e mos mi le dh\u00ebnt\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb Varri i Nuses\u201c \u2013 k\u00ebsaj radhe me urdh\u00ebroj\u00eb mixha Kadri. Un\u00eb u ngrita n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe me vrap shkova n\u00eb drejtim t\u00eb deleve. Se si me b\u00ebri p\u00ebrshtypje ky em\u00ebrtim i asaj l\u00ebndine t\u00eb bukur, t\u00eb rrafsh\u00ebt, t\u00eb blert\u00eb dhe vende, vende me d\u00ebllinja, kurse n\u00eb mesin e saj n\u00eb nj\u00eb shesh tejet t\u00eb bukur, t\u00eb mbushur plot me lule ngjyra, ngjyra, ndodheshin dy gur\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, ku thuhej se aty ishte varri i nj\u00eb nuseje. Vall\u00eb, \u00e7far\u00eb fshihet n\u00ebn dhe?!\u2026 mendova me vete. Do ta pyes gjyshin p\u00ebr k\u00ebta gur\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb varr, q\u00eb aspak nuk i p\u00ebrngjante varrit, sepse ishte i rrafshuar.<\/p>\n<p>\u201eGjyshi, gjyshi as me tregon pse kjo l\u00ebndin\u00eb e bukur quhet Varri i nuses?\u201c \u2013 pyeta un\u00eb duke ua nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast bised\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201eEh more bir\u00eb, ekzakt nuk e di as un\u00eb, por si\u00e7 me ka treguar mua gjyshi im ndjes\u00eb past\u00eb, po t\u00eb tregoj\u00eb edhe un\u00eb ty, e ti kur t\u00eb rrit\u00ebsh, mos harro, t\u2019ua tregosh atyre q\u00eb vin\u00eb pas teje, dhe e v\u00ebrteta rreth k\u00ebsaj ngjarje mos t\u00eb harrohet:<\/p>\n<p>E din ti ku jan\u00eb Hurdhat? N\u00eb fund t\u00eb Hurdhave posht\u00eb n\u00eb Plehni pra, edhe sot ndodhen themelet e staneve. Aty pra, nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb kan\u00eb jetuar nj\u00eb familje q\u00eb kishin pasur vet\u00ebm nj\u00eb djal\u00eb. Ai djal\u00eb, kishte qen\u00eb i dalluar nga shok\u00ebt e vet moshatar\u00eb, si nga bukuria, ashtu edhe nga trim\u00ebria. Kishte pasur flok\u00eb t\u00eb gjata e t\u00eb zeza, krela-krela, t\u00eb b\u00ebra per\u00e7e, dhe mbi kok\u00eb kapu\u00e7in e bardh\u00eb. Kishte t\u00eb veshur tirq me dymb\u00ebdhjet\u00eb fije gajtan.<\/p>\n<p>Xhamadanin me sumbulla, po ashtu, me dymb\u00ebdhjet\u00eb fije gajtan, dhe shok\u00ebn ngjyra-ngjyra nj\u00ebzet pash t\u00eb gjat\u00eb. N\u00eb shok\u00eb i kishte t\u00eb varura thik\u00ebn, jataganin dhe fyellin. Ai, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i kishte ruajtur delet, sikurse ne sot. Por ai deleve ua kishte zgjedhur kullot\u00ebn. K\u00ebshtu ai i kishte larguar delet nga stanet, dhe i kishte d\u00ebrguar p\u00ebrtej atyre bjeshk\u00ebve, &#8211; dhe gjyshi ngriti krahun n\u00eb drejtim t\u00eb veriut duke treguar bjeshk\u00ebt e larta, dhe vazhdoj. \u2013 Atje pra, ai kishte njohur nj\u00eb vash\u00eb t\u00eb bukur, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb se ajo v\u00ebrtet\u00eb ishte nj\u00eb Zan\u00eb Mali.<\/p>\n<p>Kur ai i binte fyellit, ushtonin malet, bu\u00e7isnin lugjet!\u2026 edhe delet e ndalnin bleg\u00ebrim\u00ebn, zogjt\u00eb e pushonin cic\u00ebrim\u00ebn, lop\u00ebt n\u00eb kullos\u00eb nuk e tundnin k\u00ebmbor\u00ebn, kuajt n\u00eb tufa e ngrinin kok\u00ebn lart\u00eb, vashat i lenin bucelat pran\u00eb krojeve, nuset e largonin furk\u00ebn nga dora, baqicat e lenin bulmetin, dhe me duar t\u00eb lagura dilnin nga stani duke mbajtur vesh dhe duke e uruar djaloshin q\u00eb ua ngrohte z\u00ebmrat t\u00eb gjith\u00ebve, me ato melodit\u00eb e bukura dhe z\u00ebrin mahnit\u00ebs t\u00eb fyellit. Edhe p\u00ebrtej atyre bjeshk\u00ebve, kur kishte shkuar t\u2019i d\u00ebrgonte dhent\u00eb p\u00ebr kullot\u00eb, i kishte r\u00ebn\u00eb fyellit me ritme mall\u00ebngjyese, ku vasha, Zan\u00eb e Malit, e kishte d\u00ebgjuar, dhe ishte mall\u00ebngjyer.<\/p>\n<p>Dal\u00eb nga dal\u00eb, asaj i kishte lindur d\u00ebshira ta shihte djaloshin p\u00ebr se af\u00ebrmi. Pas disa koh\u00ebsh ajo e kishte par\u00eb djaloshin dhe, ishte mahnitur nga bukuria e tij. Dhe nj\u00eb dit\u00eb djaloshi e kishte par\u00eb vash\u00ebn, dhe e kishte dashuruar, dhe t\u00eb vona e kishte k\u00ebrkuar p\u00ebr nuse. Prind\u00ebrit e vash\u00ebs ishin pajtuar dhe e kishin shpall\u00eb fejes\u00ebn. Krejt bjeshka ishte g\u00ebzuar p\u00ebr fejes\u00ebn e trimit me vash\u00ebn q\u00eb ishte si Zan\u00eb e Malit. Kishte filluar nj\u00eb dasm\u00eb e madhe, q\u00eb nuk ishte mbajtur mend n\u00eb k\u00ebto an\u00eb. Shtat\u00eb dit\u00eb e shtat\u00eb net thuhet se kishte zgjatur dasma! Kishin gj\u00ebmuar lugjet dhe shk\u00ebmbinjt\u00eb nga tupan\u00ebt, nga zurnat\u00eb dhe kavallet. Dasmor\u00ebt kishin k\u00ebnduar k\u00ebng\u00ebn maje krahut. Kishin ardhur lahutar\u00ebt dhe kishin k\u00ebnduar k\u00ebng\u00eb kreshnike p\u00ebr Mujen e Halilin, p\u00ebr Rozafatin, p\u00ebr Ago Ymerin e shum\u00eb t\u00eb tjera. Kishin gj\u00ebmuar mishnicat, fyelli e \u00e7iftelia. Ishin hedhur n\u00eb valle djem e \u00e7ika, nuse e plaka!&#8230;<\/p>\n<p>Pas disa dit\u00ebsh djaloshi kishte zbritur n\u00eb v\u00ebrri p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ushqime. Nusja e tij, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e quanin Zan\u00eb e Malit, i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb mos shkonte, sepse ajo e kishte parandie q\u00eb moti do t\u00eb prishej, por djali nuk e kishte d\u00ebgjuar. Von\u00eb, n\u00eb mbr\u00ebmje, kur \u00e7do gj\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb, kur delet, qengjat, lop\u00ebt e kuajt, dhit\u00eb e edhat, b\u00ebnin gjumin n\u00eb freskin\u00eb e nat\u00ebs, befas kishte filluar t\u00eb vet\u00ebtonte dhe t\u00eb murmuronte. Pastaj kishte r\u00ebn\u00eb nj\u00eb shi, i p\u00ebrcjell me gj\u00ebm\u00eb dhe me er\u00eb t\u00eb fort\u00eb sa q\u00eb edhe stanet i kishte shkat\u00ebrruar.<\/p>\n<p>Vath\u00ebt i kishte mbushur me uj\u00eb. Krojet i kishte turbulluar. P\u00ebrrenjt\u00eb i kishte mbushur me uj\u00eb t\u00eb turbullt thep me thep. F\u00ebrf\u00eblliza i kishte shkulur me rr\u00ebnj\u00eb shum\u00eb lisa, derisa edhe nga thell\u00ebsia e tok\u00ebs, thuhej se ishte d\u00ebgjuar gj\u00ebma. Nusja, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e quani Zan\u00eb e Malit, si trim\u00ebresh\u00eb e guximtare q\u00eb kishte qen\u00eb, ishte p\u00ebrballur gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs me stuhin\u00eb duke i mbrojtur njer\u00ebzit dhe bag\u00ebtin\u00eb. Dhe po n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur ishte dukur se stuhia kishte filluar t\u00eb pushonte, kishte krisur nj\u00eb rrufe dhe e kishte goditur nusen p\u00ebr vdekje.<\/p>\n<p>Pasi kishte pushuar shtr\u00ebngata, kishte filluar t\u00eb agonte nj\u00eb dit\u00eb e re, nj\u00eb dit\u00eb e bukur, nj\u00eb dit\u00eb e kthjell\u00ebt, dhe nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, bashk\u00eb me cic\u00ebrimat e k\u00ebndshme t\u00eb zogjve ishte dh\u00ebn\u00eb edhe kushtrimi, se nusja, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e quanin Zan\u00eb e Malit, ishte plagosur p\u00ebr vdekje nga rrufeja. T\u00eb gjith\u00eb ishin mbledhur t\u00eb stani i saj, dhe e kishin marr\u00eb at\u00eb n\u00eb vig q\u00eb ta d\u00ebrgonin n\u00eb v\u00ebrri t\u00eb heqimi. Kur kishin arrir\u00eb tek l\u00ebndina e bukur, nusja pak\u00ebz e kthjelluar nga agonia i kishte lutur burrat q\u00eb e mbanin mbi vig:<\/p>\n<p>\u201eL\u00ebshom\u00ebni pak t\u00eb pushoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebndin\u00eb t\u00eb bukur\u201c \u2013 ata e kishin l\u00ebshuar. Nusja e molisur ishte ulur, dhe pasi kishte shikuar an\u00eb e qark kishte th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>\u201eN\u00ebse vdes pa e par\u00eb trimin tim, amanet, n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebndin\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb me varroni!\u201c<\/p>\n<p>Dhe ashtu kishte ndodhur. Nusja kishte vdekur pa e par\u00eb trimin e saj. Ai kur ishte ngjitur n\u00eb bjeshk\u00eb, e kishte marr\u00eb vesh se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me nusen e tij, ishte penduar thell\u00eb n\u00eb shpirt q\u00eb nuk e kishte d\u00ebgjuar fjal\u00ebn e saj, dhe me d\u00ebshp\u00ebrim ishte p\u00ebrul\u00eb pran\u00eb trupit t\u00eb saj, duke i derdhur disa pika loti mbi fytyr\u00ebn e saj t\u00eb pa jet\u00eb por, t\u00eb bukur!&#8230;<\/p>\n<p>\u201eQ\u00ebndro he burr\u00eb, ti nuk je lig\u00eb edhe kur ke marr\u00eb plag\u00eb nga jatagani i armikut, e po lig\u00ebshtohesh sot?\u201c. \u2013 i kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00eb plak i mo\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201eDhembjes nga plaga e jataganit i kam q\u00ebndrua, se ka qen\u00eb dhembje e prerjes s\u00eb mishit, kurse kjo sot \u00ebsht\u00eb dhembje e prerjes s\u00eb dashuris\u00eb, ndaj nuk mbahem dot!&#8230;\u201c<\/p>\n<p>Pastaj, stanar\u00ebt bashk\u00eb me trimin, t\u00eb pik\u00eblluar e kishin varrosur aty ku ajo e kishte l\u00ebn\u00eb amanetin e saj t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Dhe pastaj djaloshi, sa her\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb fyellit n\u00eb at\u00eb melodi, t\u00eb gjith\u00eb ishin p\u00ebrmalluar. Ai, p\u00ebrmes fyellit, gjith\u00eb jet\u00ebn e kishte vajtuar nusen e tij, q\u00eb kishte qen\u00eb si Zan\u00eb e Malit\u201c&#8230;<\/p>\n<p>\u201ePaskan shkuar delet t\u00eb Varri i Nuses\u201c \u2013 tha mixha Kadri duke u ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Edhe un\u00eb me gjyshin u ngrit\u00ebm pas tij dhe u nis\u00ebm drejt stanit.<\/p>\n<p>Leht\u00eb, leht\u00eb u afrova edhe m\u00eb af\u00ebr, fare pran\u00eb atyre gur\u00ebve t\u00eb bardh\u00eb dhe, i preka me dor\u00eb, ku p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast m\u2019u b\u00eb se e pash\u00eb nusen e bukur si Zan\u00eb e Malit, ashtu t\u00eb molisur, ulur pran\u00eb gurit t\u00eb varrit, e veshur me nj\u00eb tis t\u00eb holl\u00eb e t\u00eb bardh\u00eb, kuror\u00ebn me lule mbi kok\u00eb t\u00eb stolisur me perishane, me flok\u00eb t\u00eb gjata e t\u00eb arta q\u00eb gati preknin mbi barin dhe lulet e l\u00ebndin\u00ebs&#8230; duke i l\u00ebn\u00eb amanetet&#8230; dhe i gjith\u00eb trupi m\u2019u rr\u00ebqeth. Ika me vrap t\u00eb gjyshi duke u kapur pas dor\u00ebs s\u00eb tij. Ktheva edhe nj\u00eb her\u00eb kok\u00ebn prapa dhe pash\u00eb gur\u00ebt e heshtur, dhe ashtu i liruar nga ai makth, dhe pran\u00eb ngroht\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyshit, pash\u00eb se si zhdukeshin ngadal\u00eb gur\u00ebt e varrit prapa bregores. Dhe nusja si Zan\u00eb e Malit, e zjarrt\u00eb si flaka dhe e tejdukshme, e ngjitur thell\u00eb n\u00eb imagjinat\u00ebn time, mbeti e ngrir\u00eb n\u00eb at\u00eb l\u00ebndin\u00eb, q\u00eb dal\u00eb nga dal\u00eb kishte filluar ta mb\u00ebshtillte mug\u00ebtira e nat\u00ebs q\u00eb po errej&#8230;<\/p>\n<p>P.S.<\/p>\n<p><em>Origjinali i k\u00ebtij tregimi \u00ebsht\u00eb konfiskuar nga policia m\u00eb 14 dhjetor\u00eb 1979.<\/p>\n<p>Shkruar n\u00eb vitin 1977<\/p>\n<p>Rishkruar n\u00eb vitin 2000<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Muharrem Blakaj Tregim Isha i shtrir\u00eb mbi kurriz, n\u00ebn hijen e bredhit, me fytyr\u00eb nga qielli. Gjyshi im rrinte ulur pran\u00eb meje duke thithur duhan me \u00e7ibuk. Un\u00eb, ashtu i shtrir\u00eb, shikoja ret\u00eb q\u00eb her\u00eb pas here i zinin rrezet e diellit, dhe pastaj qet\u00eb-qet\u00eb, largoheshin tutje, duke i lejuar rrezet e diellit t\u00eb binin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7,11],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>VORRI I NUSES - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"VORRI I NUSES - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Muharrem Blakaj Tregim Isha i shtrir\u00eb mbi kurriz, n\u00ebn hijen e bredhit, me fytyr\u00eb nga qielli. Gjyshi im rrinte ulur pran\u00eb meje duke thithur duhan me \u00e7ibuk. Un\u00eb, ashtu i shtrir\u00eb, shikoja ret\u00eb q\u00eb her\u00eb pas here i zinin rrezet e diellit, dhe pastaj qet\u00eb-qet\u00eb, largoheshin tutje, duke i lejuar rrezet e diellit t\u00eb binin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-05-03T20:22:38+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"VORRI I NUSES\",\"datePublished\":\"2010-05-03T20:22:38+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-03T20:22:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/\"},\"wordCount\":2011,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/\",\"name\":\"VORRI I NUSES - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-05-03T20:22:38+00:00\",\"dateModified\":\"2010-05-03T20:22:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"VORRI I NUSES\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"VORRI I NUSES - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"VORRI I NUSES - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Muharrem Blakaj Tregim Isha i shtrir\u00eb mbi kurriz, n\u00ebn hijen e bredhit, me fytyr\u00eb nga qielli. Gjyshi im rrinte ulur pran\u00eb meje duke thithur duhan me \u00e7ibuk. Un\u00eb, ashtu i shtrir\u00eb, shikoja ret\u00eb q\u00eb her\u00eb pas here i zinin rrezet e diellit, dhe pastaj qet\u00eb-qet\u00eb, largoheshin tutje, duke i lejuar rrezet e diellit t\u00eb binin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-05-03T20:22:38+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"VORRI I NUSES","datePublished":"2010-05-03T20:22:38+00:00","dateModified":"2010-05-03T20:22:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/"},"wordCount":2011,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/","name":"VORRI I NUSES - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-05-03T20:22:38+00:00","dateModified":"2010-05-03T20:22:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vorri-i-nuses\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"VORRI I NUSES"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2451"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2451\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}