{"id":2428,"date":"2012-04-09T22:19:41","date_gmt":"2012-04-09T21:19:41","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2428"},"modified":"2012-04-09T22:19:41","modified_gmt":"2012-04-09T21:19:41","slug":"kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/","title":{"rendered":"Kryeministri shqiptar me gjak turk nd\u00ebr vena"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ardian Ndreca\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andreca.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Ardian Ndreca<\/strong><\/p>\n<p>Jemi m\u00ebsue me dokrrat senile t\u00eb kryeministrit Berisha, i cili mbasi e ka \u00e7ue vendin n\u00eb buz\u00eb t\u00eb humner\u00ebs, mbasi ka shkatrrue administrat\u00ebn dhe vet\u00eb themelet e shtetit shqiptar me partin\u00eb e tij tashma t\u00eb privatizueme, ka luksin me na dhan\u00eb jo vet\u00ebm leksione p\u00ebr boronicat dhe kamomilin, por edhe p\u00ebr origjin\u00ebn e popullit shqiptar dhe p\u00ebr p\u00ebrqindjet e gjakut turk n\u00eb at\u00eb shqiptar dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>Prej vizit\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Turqi u pa se Berisha e ndien veten nji turk europian, prandaj edhe d\u00ebshtimi total i integrimit ton\u00eb n\u00eb Europ\u00eb duhet pa si pjes\u00eb e nji projekt-angazhimi me nji tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtueme t\u00eb famshme prej Europ\u00ebs: me Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>Ka vite tashma q\u00eb tre-kat\u00ebr intelektual\u00eb t\u00eb frustruem i fryjn\u00eb bulshive tue na tregue se otoman\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb pushtues por administrues t\u00eb Shqipnis\u00eb, se s\u2019na i kishin fajet ata p\u00ebr t\u00eb zezat tona, se n\u00eb fund t\u00eb fundit duhet t\u00eb kthehemi, si biri plangprish\u00ebs, n\u00eb prehnin e tyne.<\/p>\n<p>Ky mitizim i marrdhanjeve mes shqiptar\u00ebve dhe turqve i ka padyshim rranj\u00ebt te vet\u00ebdija q\u00eb shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb p\u00ebr p\u00ebrqindjen e gjakut turk n\u00eb venat e tyne. Asht e kuptueshme se shekujt e pushtimit otoman n\u00eb Shqipni s\u2019kan\u00eb lan\u00eb vet\u00ebm turqizma, bejte dhe do rr\u00ebnoja pa vler\u00eb, por edhe disa rr\u00ebnoja morale t\u00eb lyeme me varak europian. Nji prej p\u00ebrfaqsuesve ma n\u00eb z\u00e2 asht shkrimtari turko-shqiptar Kasam Trebeshina, i cili n\u00eb nji lib\u00ebr t\u00eb titulluem Mekami (Prishtin\u00eb 1992, 1994), q\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt asht po aq i ndyt\u00eb se Mein Kampf-i apo Veprat e E. Hoxh\u00ebs, i thur lavde Turkut q\u00eb erdhi para pes\u00eb shekujsh p\u00ebr me na qytetnue e me na ba njer\u00ebz. Mekami asht nji lib\u00ebr i nd\u00ebrtuem n\u00eb ras\u00ebn thirrore, ku i blatohen lavde e panegjirik\u00eb \u201cturkut t\u00eb panjohur\u201d q\u00eb banon thell\u00eb n\u00eb terrin e n\u00ebnvet\u00ebdijes s\u00eb Trebeshin\u00ebs. N\u00eb at\u00eb lib\u00ebr arbnor\u00ebt dalin injoranta e t\u00eb paqytetnuem, t\u00eb pazot\u00ebt me u zhvillue pa ndihm\u00ebn e turkut. N\u00eb ato rreshta t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb, ku retorika e Sigurimsit p\u00ebrzihet me mllefin e turkoshakut, lufta kund\u00ebr turkut quhet faj (f.84), shqiptari thirret \u201cqen i pabes\u00eb shqiptar!\u201d (f.74), kurse Kastrioti quhet \u201crebeli i pabes\u00eb\u201d (f.94) apo: \u201cAi vagabondi q\u00eb bredh si laraska gardh m\u00eb gardh! Ai qeni i Kastriot\u00ebve!\u201d (f.84). P\u00ebr \u00e7udi aradha e pafundme e kritik\u00ebve tan\u00eb logorroik\u00eb, q\u00eb zhgrehen dhe ngaz\u00ebllehen edhe p\u00ebr nji t\u00eb teshtitun poetike, ka hesht\u00eb p\u00ebr ket\u00eb lib\u00ebr, nuk asht prek\u00eb aspak prej artit q\u00eb autori ka derdh\u00eb n\u00eb ato faqe ku vokativi p\u00ebrd\u00ebllyes \u201cTurku im\u201d t\u00eb ban efektin e nji shirupi emetik apo bari dynd\u00ebs!<\/p>\n<p>Mos t\u00eb harrojm\u00eb pra se k\u00ebto jan\u00eb veprat q\u00eb u paraprijn\u00eb shpirtnisht vizitave t\u00eb politikan\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Tue lan\u00eb m\u00ebnjian\u00eb \u00e7do lloj p\u00ebrbuzjet etnike, racizmit apo urrejtjet p\u00ebr nji komb si ai turk, ideja se n\u00eb venat tona mund t\u00eb sillet gjak asisojit nuk asht aspak entuziazmuese.<\/p>\n<p>Otoman\u00ebve duhet t\u2019u dijm\u00eb p\u00ebr nder\u00eb izolimin qindravje\u00e7ar prej Europ\u00ebs. N\u00eb fakt, perpara s\u00eb ata t\u00eb vinin me na qytetnue prej fushave t\u00eb Anadollit, tue pru me vete daulle dhe \u00e7adra, bollgur dhe salep, ne kishim nji kultur\u00eb q\u00eb na bashkonte me Europ\u00ebn. Prej trysnis\u00eb mbyt\u00ebse otomane p\u00ebr shekuj rresht gjuha jon\u00eb mbeti e palavrueme, monumentet e saja humb\u00ebn, e ajo vet\u00eb u bdar e u bastardue. Qytetet antike u shp\u00ebrbane, mermeri i statujave dhe tempujve u dogj p\u00ebr me ba gelqere p\u00ebr feudal\u00ebt, deri gur\u00ebt e rrug\u00ebs Egnatia u zhgul\u00ebn p\u00ebr me nd\u00ebrtue saraje bejler\u00ebsh, mbi t\u00eb gjitha shqiptar\u00ebt u p\u00ebr\u00e7an\u00eb, koha u ndal n\u00eb muzg, dhe asnji gja t\u00eb mir\u00eb nuk mund t\u2019i kujtojm\u00eb asaj nate t\u00eb gjat\u00eb pes\u00ebshekullore.<\/p>\n<p>Kur Port\u00ebn e Nalt\u00eb filloi me e hang\u00ebr dreqi n\u00eb Plevn\u00eb, ajo s\u2019ngurroi me i pague fqinj\u00ebve tan\u00eb damtimet e luft\u00ebs n\u00eb Kongresin e Berlinit me Ulqinin, Plav\u00ebn e Gucin\u00eb. Madje, si p\u00ebr ironi t\u00eb fatit delegati i Port\u00ebs s\u00eb Nalt\u00eb n\u00eb at\u00eb Kongres, p\u00ebrpos\u00eb Sadullah Pash\u00ebs, ishte greku Aleksand\u00ebr Karatheodoris.<\/p>\n<p>Kurrnji pushtim nuk qe ma fatkeq p\u00ebr ne sesa ai otoman. Mundena me than\u00eb se n\u00eb nandor t\u00eb vitit 1912 ne po dilnim prej Mesjetet, t\u00eb lodhun e t\u00eb drobitun e tue pas\u00eb mes nesh njer\u00ebz me mend\u00ebsi skllevnish, t\u00eb m\u00ebsuem prej shekujsh me i puth mang\u00ebn dhe kamb\u00ebn pushtuesit. Kurrkush ma mir\u00eb se Faik Konica nuk e ka vu n\u00eb dukje ket\u00eb cungim shpirtnor.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebket\u00eb fatkeqsinat tona me Turqin\u00eb, zemr\u00ebn e ish-Perandoris\u00eb, nuk kishin t\u00eb sosun. Sapo mor\u00ebn vesht se Arnautlliku kishte dal\u00eb n\u00eb vedi, nji mori funksionar\u00ebsh t\u00eb nalt\u00eb e t\u00eb ul\u00ebt nxituen prej shkretinave t\u00eb Anadollit me u kthye n\u00eb Shqipni e me kap\u00eb ndonji cop\u00eb tok\u00eb a zyre me mexhidet e turkut n\u00eb brandavek\u00eb. K\u00ebta qen\u00eb p\u00ebr dekada rresht pjesa ma negative e politik\u00ebs dhe e administrat\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb sapolindun.<\/p>\n<p>Fatkeqsia tjet\u00ebr lidhet me Traktatin e Lozan\u00ebs (1923), i cili nxiti shp\u00ebrnguljen e popullsis\u00eb \u00e7ame dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve musliman t\u00eb Maqedonis\u00eb drejt Turqis\u00eb. Edhe n\u00eb Kosov\u00eb pun\u00ebt nuk ec\u00ebn ma mir\u00eb. Mbas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Botnore, Mbretnia jugosllave detyroi me u shp\u00ebrngul\u00eb drejt Turqis\u00eb nji num\u00ebr t\u00eb madh banor\u00ebsh shqiptar\u00eb. Nji marrveshtje e dyt\u00eb e n\u00ebnshkrueme n\u00eb vitin 1938 mes Beogradit dhe Stambollit lejoi shp\u00ebrnguljen drejt Anadollit t\u00eb ma shum\u00eb se 300 mij\u00eb shqiptar\u00ebve. Nd\u00ebrkaq n\u00eb gjysm\u00ebn e viteve \u201930 shum\u00eb familje shqiptare tue mos pranue reformat e Zogut p\u00ebr heqjen e ferexheve u shp\u00ebrngul\u00ebn drejt Turqis\u00eb dhe Siris\u00eb, tue vu k\u00ebshtu besimin p\u00ebrpara kombit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201950 politika e Rankoviqit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Maqedoni do t\u00eb shp\u00ebrngulte drejt Turqis\u00eb, fal\u00eb traktatit t\u00eb n\u00ebnshkruem me qeverin\u00eb turke n\u00eb vitin 1953, ma shum\u00eb se 250 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb kamufluem si turq. Flitet se si pasoj\u00eb e m\u00ebrgimeve, shp\u00ebrnguljeve masive, emigrimeve ekonomike n\u00eb Turqi ka rreth 5 milion\u00eb turq q\u00eb dikur kan\u00eb qen\u00eb shqiptar\u00eb, por fal\u00eb p\u00ebrqafimit fatal me Turqin\u00eb kan\u00eb humb\u00eb \u00e7do karakter kombtar dhe jan\u00eb shp\u00ebrb\u00e2. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto shp\u00ebrngulje ka luejt nji rol thell\u00ebsisht antikombtar nji pjes\u00eb e klerit musliman t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili n\u00eb vitet \u201950-\u201960 nxiste shqiptar\u00ebt me u shpall\u00eb turq dhe me u shp\u00ebrngul\u00eb n\u00eb Anadoll.<\/p>\n<p>Jam i sigurt se Berisha i din mjaft mir\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto fakte, pse asnji faj apo gabim i tiji politik nuk varen prej padijes. Po pse shpraz at\u00ebher\u00eb k\u00ebto palavina diplomatike sa her\u00eb q\u00eb ka n\u00eb krah flamurin me yll e han\u00eb? Si dhelp\u00ebn e vjet\u00ebr q\u00eb asht, ai i ka ra n\u00eb er\u00eb se Turku mundet me i dhan\u00eb mb\u00ebshtetje ndonji formacioni t\u00eb ri politik t\u00eb djatht\u00eb dhe k\u00ebshtu ka nxitue n\u00eb Stamboll me ba k\u00ebto p\u00ebrbetime qesharake tue luejt me retorik\u00ebn e tij levantine deri edhe me gramatura gjakut.<\/p>\n<p>Berisha nd\u00ebr t\u00eb tjera ftoi Erdoganin n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr festimet e 100-vjetorit t\u00eb pamvaris\u00eb. Do t\u00eb ishte e vetmja gja me vend gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite shtetnore, n\u00eb qoft\u00eb se ftesa p\u00ebrmban k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb Kryeministri turk t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb falje shqiptar\u00ebve p\u00ebr gjenocidin pes\u00ebshekullor q\u00eb pararend\u00ebsit e tij kan\u00eb ba n\u00eb Shqipni.<\/p>\n<p>Gjithsesi, linja neo-otomane asht transversale e s\u2019mund t\u2019i mveshen t\u00eb gjitha Berish\u00ebs. N\u00eb nji llogore me t\u00eb gjinden edhe shum\u00eb prej kinse kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr disa intelektual\u00eb, produkte finale t\u00eb zuzaris\u00eb topit\u00ebse t\u00eb enverizmit shqiptar t\u00eb viteve \u201980.<\/p>\n<p>Berish\u00ebs i intereson vet\u00ebm pushteti, atyne tjer\u00ebve u intereson edhe kthimi me fytyr\u00eb nga Bosfori.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja pal\u00ebt do t\u00eb duhet ta marrin p\u00ebrgjegjen e meritueme n\u00eb zgjedhjet e ardhshme politike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo retorik\u00eb e neveritshme 20-vje\u00e7are t\u00eb marrin fund nji her\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ardian Ndreca Jemi m\u00ebsue me dokrrat senile t\u00eb kryeministrit Berisha, i cili mbasi e ka \u00e7ue vendin n\u00eb buz\u00eb t\u00eb humner\u00ebs, mbasi ka shkatrrue administrat\u00ebn dhe vet\u00eb themelet e shtetit shqiptar me partin\u00eb e tij tashma t\u00eb privatizueme, ka luksin me na dhan\u00eb jo vet\u00ebm leksione p\u00ebr boronicat dhe kamomilin, por edhe p\u00ebr origjin\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2428","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kryeministri shqiptar me gjak turk nd\u00ebr vena - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kryeministri shqiptar me gjak turk nd\u00ebr vena - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ardian Ndreca Jemi m\u00ebsue me dokrrat senile t\u00eb kryeministrit Berisha, i cili mbasi e ka \u00e7ue vendin n\u00eb buz\u00eb t\u00eb humner\u00ebs, mbasi ka shkatrrue administrat\u00ebn dhe vet\u00eb themelet e shtetit shqiptar me partin\u00eb e tij tashma t\u00eb privatizueme, ka luksin me na dhan\u00eb jo vet\u00ebm leksione p\u00ebr boronicat dhe kamomilin, por edhe p\u00ebr origjin\u00ebn e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-04-09T21:19:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andreca.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kryeministri shqiptar me gjak turk nd\u00ebr vena\",\"datePublished\":\"2012-04-09T21:19:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/\"},\"wordCount\":1399,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andreca.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/\",\"name\":\"Kryeministri shqiptar me gjak turk nd\u00ebr vena - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andreca.jpg\",\"datePublished\":\"2012-04-09T21:19:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andreca.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andreca.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kryeministri shqiptar me gjak turk nd\u00ebr vena\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kryeministri shqiptar me gjak turk nd\u00ebr vena - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kryeministri shqiptar me gjak turk nd\u00ebr vena - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ardian Ndreca Jemi m\u00ebsue me dokrrat senile t\u00eb kryeministrit Berisha, i cili mbasi e ka \u00e7ue vendin n\u00eb buz\u00eb t\u00eb humner\u00ebs, mbasi ka shkatrrue administrat\u00ebn dhe vet\u00eb themelet e shtetit shqiptar me partin\u00eb e tij tashma t\u00eb privatizueme, ka luksin me na dhan\u00eb jo vet\u00ebm leksione p\u00ebr boronicat dhe kamomilin, por edhe p\u00ebr origjin\u00ebn e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-04-09T21:19:41+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andreca.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kryeministri shqiptar me gjak turk nd\u00ebr vena","datePublished":"2012-04-09T21:19:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/"},"wordCount":1399,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andreca.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/","name":"Kryeministri shqiptar me gjak turk nd\u00ebr vena - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andreca.jpg","datePublished":"2012-04-09T21:19:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andreca.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andreca.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kryeministri-shqiptar-me-gjak-turk-nder-vena\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kryeministri shqiptar me gjak turk nd\u00ebr vena"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2428"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2428\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}