{"id":2410,"date":"2012-04-09T08:36:24","date_gmt":"2012-04-09T07:36:24","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2410"},"modified":"2012-04-09T08:36:24","modified_gmt":"2012-04-09T07:36:24","slug":"intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Rama: Jo aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb, as me t\u00eb djatht\u00ebt e Topit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>TemA Online<\/strong>, <em>8 Prill 2012<\/em><\/p>\n<p>As LSI, as partia n\u00eb krijim e Topit nuk jan\u00eb n\u00eb planin e PS-s\u00eb p\u00ebr zgjerimin e koalicionit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme. N\u00eb mes t\u00eb kriz\u00ebs me aleat\u00ebt e koalicionit, kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama, \u00ebsht\u00eb munduar t\u2019i qet\u00ebsoj\u00eb ata, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk l\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta zgjeruar k\u00ebt\u00eb bashkim. Rama e p\u00ebrdor Twitter-in \u00e7do dit\u00eb, ashtu si\u00e7 u ndihmua Obama nga ky lloj komunikimi, para se t\u00eb vinte n\u00eb pushtet. K\u00ebshtu beson kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama, i cili vazhdon t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb mesazhe on line dhe p\u00ebrmes internetit te mediat e tjera. Ky lloj komunikimi me njer\u00ebzit, sipas tij, mund t\u00eb ndihmoj ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb tretsh\u00ebm programin shum\u00eb pretendues Rilindja Shqiptare. A \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm ky program? Ndiqni p\u00ebrgjigjet e zotit Rama n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ekskluzive dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs \u201cShekulli\u201d.<\/p>\n<p><strong>Duket se nga per\u00ebndimi po fryn nj\u00eb er\u00eb e re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kemi parasysh mesazhet q\u00eb ju soll\u00ebt nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe s\u00eb fundi entuziazmi me t\u00eb cilin u kthyet nga Britania e Madhe. \u00c7far\u00eb pret SHBA dhe Britania nga opozita?<\/strong><\/p>\n<p>Lejom\u00ebni q\u00eb modestisht t\u2019ju them se \u00e7do vizit\u00eb e \u00e7do partneritet n\u00eb \u00e7do nivel, qeveritar apo opozitar, me k\u00ebta dy aleat\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk n\u00ebnkupton preferenca partiake dhe s\u2019\u00ebsht\u00eb as e drejt\u00eb e as serioze t\u00eb trajtohet ndryshe, p\u00ebrve\u00e7se si interesim e mb\u00ebshtetje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si e t\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt si nj\u00eb popull mik i Shteteve te Bashkuara dhe i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe. Pa k\u00ebta dy aleat\u00eb vizionar\u00eb dhe lider\u00ebt e tyre t\u00eb m\u00ebdhenj Shqip\u00ebria s\u2019do ishte sot nj\u00eb vend i lir\u00eb, Kosova s\u2019do ishte sot nj\u00eb shtet i pavarur, shqiptar\u00ebt s\u2019do ishin sot m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar e t\u00eb respektuar si komb se sa kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe vizitat tona ishin pjes\u00eb e k\u00ebtij interesimi konstant dhe mb\u00ebshtetjeje tradicionale strategjike, jo p\u00ebr nj\u00eb parti, po p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri ku demokracia t\u00eb funksionoj\u00eb si duhet, e ku mir\u00ebqenia ekonomike dhe sociale e shqiptareve t\u00eb mos k\u00ebrc\u00ebnohet nga qeverisje t\u00eb kthyera n\u00eb problem p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebve t\u00eb vendit ton\u00eb. Era e re, si\u00e7 d\u00ebshironi ta quani ju, \u00ebsht\u00eb shprehje e k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tona me Shtetet e Bashkuara si partneri yn\u00eb m\u00eb i madh strategjik e me Britanin\u00eb e Madhe si aleati i madh historik i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb p\u00ebrpjekjen e gjithanshme p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si p\u00ebrthyhet kjo situat\u00eb pozitive te opozita? A ndiheni m\u00eb af\u00ebr pushtetit?<\/strong><\/p>\n<p>S\u2019ka dyshim p\u00ebr mua se opozita e sotme dhe p\u00ebrkat\u00ebsisht Partia Socialiste p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb partner t\u00eb besuar e t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar pun\u00ebt e vendit ton\u00eb n\u00eb drejtimin e d\u00ebshiruar nga k\u00ebta miq t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt. Ne sot jemi nj\u00eb alternativ\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe zgjedhja e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Ose nj\u00eb fillim i ri politik e shoq\u00ebror p\u00ebr nj\u00eb Rilindje Shqiptare ose dor\u00ebzimi p\u00ebrball\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Si u prit nga personalitetet laburiste programi \u201cP\u00ebr nj\u00eb Rilindje Shqiptare\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>Laburist\u00ebt angleze jan\u00eb burimi m\u00eb i pasur i frym\u00ebzimit politik t\u00eb Partis\u00eb Socialiste q\u00eb kam nderin e sfid\u00ebn ta udh\u00ebheq qysh prej vitit 2005 n\u00eb nj\u00eb proces reformimi t\u00ebr\u00ebsor. Un\u00eb vete si shum\u00ebkush i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs laburist\u00ebve t\u00eb Blair-it p\u00ebr formimin tim politik, sepse pa Ne\u00eb Labour-in e Rrug\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb e majta n\u00eb bot\u00eb do t\u00eb kishte humbur n\u00eb rrug\u00ebn e transformimeve t\u00eb m\u00ebdha strukturore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe as ne socialist\u00ebt shqiptar\u00eb s\u2019do ta kishim pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb referimit n\u00eb kontekstin e k\u00ebtij shekulli t\u00eb ri q\u00eb i dha bot\u00ebrisht t\u00eb majt\u00ebs vizioni largpam\u00ebs i Tony Blair-it.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb duke vizituar laburist\u00ebt n\u00eb Lond\u00ebr p\u00ebr t\u00eb diskutuar programin p\u00ebr nj\u00eb Rilindje Shqiptare, ne pat\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjendemi mu n\u00eb burimin e frym\u00ebzimit ton\u00eb. Dhe prononcimi aq i ngroht\u00eb i njeriut ky\u00e7 t\u00eb programit t\u00eb famsh\u00ebm laburist t\u00eb vitit 1997, David Miliband, pas diskutimit q\u00eb pat\u00ebm mbi programin ton\u00eb ishte padyshim vler\u00ebsimi m\u00eb i bukur e frym\u00ebzues q\u00eb mund t\u00eb merrnim p\u00ebr t\u00eb vazhduar me kuraj\u00eb e energji t\u00eb shum\u00ebfishuara rrug\u00ebn e programit ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Programi i PS-s\u00eb k\u00ebt\u00eb radh\u00eb duket se ka rritur menj\u00ebher\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb e publikut p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje ekonomike. Cila \u00ebsht\u00eb teknologjia e opozit\u00ebs p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb tretsh\u00ebm p\u00ebr publikun k\u00ebt\u00eb projekt?<\/strong><\/p>\n<p>Ne jemi ne nj\u00eb proces q\u00eb e kemi quajtur Rruga e Programit, ku po ndalemi n\u00eb tryeza t\u00eb hapura publike p\u00ebr t\u00eb komunikuar me \u00e7do grup interesi, me \u00e7do shoqat\u00eb e individ t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendimet e tij dhe ku do t\u00eb ndalemi edhe me \u00e7do komunitet n\u00eb vijim\u00ebsi n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr t\u00eb folur, po edhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar. P\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb gishtin n\u00eb plag\u00eb, po edhe p\u00ebr t\u00eb gjetur terapin\u00eb e duhur t\u00eb kurimit e t\u00eb sh\u00ebrimit t\u00eb plag\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb programin p\u00ebr nj\u00eb Rilindje Shqiptare pron\u00eb t\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve. Sepse ne nuk duam t\u00eb shkruajm\u00eb thjesht nj\u00eb program elektoral, po planin m\u00eb t\u00eb detajuar q\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike ka pasur n\u00eb k\u00ebto 20 vjet beteja p\u00ebr t\u00eb qeverisur Shqip\u00ebrin\u00eb. Ky plan do te jet\u00eb kontrata jon\u00eb me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Q\u00eb n\u00eb faqet e para t\u00eb kapitullit \u201cRim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike\u201d, (bie n\u00eb sy huazimi i shprehjeve t\u00eb Rilindjes), me germa t\u00eb m\u00ebdha premtohen 300 mij\u00eb vende pune. A e besojn\u00eb njer\u00ebzit e thjesht\u00eb? A e keni testuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb publik?<\/strong><\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb se s\u2019mund t\u00eb jetohet qet\u00ebsisht m\u00eb tutje n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri ku papun\u00ebsia rritet dhe duam t\u00eb investohemi me mish e me shpirt p\u00ebr pun\u00ebsim real. T\u00eb papun\u00ebt kan\u00eb kap\u00ebrcyer numrin 1 milion\u00eb. K\u00ebtu hyjn\u00eb padyshim edhe shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb v\u00ebrtet gjejn\u00eb sot nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb zez\u00eb q\u00eb s\u2019e kan\u00eb pasur dje dhe e humbasin nes\u00ebr, por ama t\u00eb gjith\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb siguruar, nuk kan\u00eb perspektiv\u00eb, nuk quhen dot as t\u00eb pun\u00ebsuar as gjysm\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar sipas konceptit q\u00eb pun\u00ebsimi ka n\u00eb bot\u00ebn demokratike. P\u00ebrgjigja ime \u00ebsht\u00eb po, un\u00eb besoj se ne mund t\u2019i krijojm\u00eb 300 mij\u00eb vende duke pasur parasysh edhe potencialin e madh e t\u00eb pashfryt\u00ebzuar p\u00ebr pun\u00ebsim real q\u00eb ka fshati ku \u00ebsht\u00eb kthyer koha e viteve t\u00eb para t\u00eb shekullit XX, po ku ka ardhur koha t\u00eb hyj\u00eb shekulli i ri me sistemin e ri t\u00eb ekonomis\u00eb rurale.<\/p>\n<p><strong>Ju keni artikuluar vendosjen e taks\u00ebs progresive. A \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebrgjigjja e duhur ndaj kriz\u00ebs ekonomike? <\/strong><\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb se taksa e shesht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb zhvillimi, po rr\u00ebnim i pand\u00ebrprer\u00eb i shtres\u00ebs s\u00eb mesme e t\u00eb varf\u00ebr, e k\u00ebtu fus edhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jetojn\u00eb me nj\u00eb biznes t\u00eb vog\u00ebl familjar a me nj\u00eb biznes t\u00eb mes\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb zhvillohet. Taksa e shesht\u00eb q\u00eb detyron infermieren te paguaje me shume se sa doktori kryeminist\u00ebr, policin te paguaje me shume se sa ministrin e brendsh\u00ebm, m\u00ebsuesen te paguaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa deputet\u00ebt e me radh\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb abuzim i mir\u00ebfillt\u00eb dhe i patoleruesh\u00ebm p\u00ebr frym\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb ne duam t\u00eb sjellim n\u00eb jet\u00ebn e vendit. P\u00ebrball\u00eb taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb ne kemi alternativ\u00ebn e taksimit t\u00eb ndersh\u00ebm. Kush fiton m\u00eb pak duhet t\u00eb paguaj\u00eb m\u00eb pak dhe kush fiton m\u00eb shum\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ne taksapagimi sipas t\u00eb ardhurave \u00ebsht\u00eb shprehja m\u00eb kuptimplote e patriotizmit dhe forma m\u00eb e drejt\u00eb e ndarjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr zhvillimin e vendit e p\u00ebr sigurimin e t\u00eb ardhmes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb gjithkujt. Ne jemi t\u00eb bindur se n\u00eb kushtet e sotme, kur 95% a m\u00eb shum\u00eb e vete biznesit t\u00eb madh rropatet mes referencash, gjobash, ryshfetesh, burokracirash e pengesash nga m\u00eb skandalozet, nd\u00ebrsa m\u00eb pak se 5% e tij p\u00ebrfiton pa gar\u00eb pasurira e t\u00eb drejta q\u00eb u mohohen harbut\u00ebrisht t\u00eb tjer\u00ebve, ka interes t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrtej sistemit t\u00eb sot\u00ebm fiskal. E besoj megjith\u00eb zem\u00ebr se Rruga e Programit ku jemi ndalur e vazhdojm\u00eb t\u00eb ndalemi p\u00ebr t\u00eb komunikuar me k\u00ebt\u00eb komunitet t\u00eb marr\u00eb peng do t\u00eb sqaroj\u00eb reciprokisht shum\u00eb gj\u00ebra.<\/p>\n<p>Progresiviteti \u00ebsht\u00eb parimi yn\u00eb, por jet\u00ebsimi i k\u00ebtij parimi n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb taksimi t\u00eb ndersh\u00ebm edhe p\u00ebr biznesin e madh nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb goje, po k\u00ebrkon nj\u00eb konceptim t\u00eb kujdessh\u00ebm duke zgjedhur rrug\u00ebn e duhur p\u00ebr ta nxitur e mb\u00ebshtetur dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta frenuar apo d\u00ebmtuar biznesin. Kush merr sadopak vesh nga kjo pun\u00eb e di q\u00eb ka shum\u00eb zgjedhje e artikulimi t\u00eb mundshme teknike pa braktisur parimin ton\u00eb themelor t\u00eb progresivitetit, por po ashtu pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin e nj\u00eb v\u00ebnieje mekanike n\u00eb jet\u00eb t\u00eb tij. Kjo e fundit s\u2019do sillte m\u00eb shum\u00eb zhvillim, po vet\u00ebm m\u00eb shum\u00eb dhimbje shtr\u00ebnguese p\u00ebr biznesin q\u00eb sot l\u00ebngon edhe pse paguan nj\u00eb taks\u00eb t\u00eb shesht\u00eb vet\u00ebm 10%.<\/p>\n<p><strong>Si do t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi kur t\u00eb qeveris\u00eb e majta?<\/strong><\/p>\n<p>Mbi 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb papun\u00eb, jo sepse s\u2019duan t\u00eb punojn\u00eb po sepse s\u2019gjejn\u00eb dot pun\u00eb, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jan\u00eb t\u00eb pasiguruar, detyrohen sot t\u00eb paguajn\u00eb fatura t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor. Ne besojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb dhe e padenj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb vitin 2012. Alternativa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor universal, q\u00eb s\u2019do e l\u00ebr\u00eb asnj\u00eb shqiptar pas der\u00ebs s\u00eb spitalit p\u00ebr shkak se s\u2019ka mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb paguar. N\u00ebse qeveria e sotme u thot\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb sh\u00ebrbimet publike merren sipas mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar, ne u themi jo, sh\u00ebrbimet publike duhet dhe do t\u00eb merren sipas nevoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj edhe do t\u00eb ngrem\u00eb Sh\u00ebrbimin Komb\u00ebtar Sh\u00ebndet\u00ebsor duke detyruar shtetin ta blej\u00eb p\u00ebr ta sh\u00ebrbimin q\u00eb s\u2019e blejn\u00eb dot t\u00eb varfrit e t\u00eb papun\u00ebt. Arsimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr plag\u00eb q\u00eb zgjerohet p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb politike qorre q\u00eb po sjell si pasoj\u00eb rritjen e analfabetizmit dhe shnd\u00ebrrimin e universiteteve publike n\u00eb streh\u00eb p\u00ebr t\u00eb grumbulluar p\u00ebr disa vite n\u00eb mes t\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebs e t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb \u00e7do konkurrence e merite t\u00eb rinjt\u00eb e papun\u00eb n\u00eb kushtet kur qeveria \u00ebsht\u00eb duartlart p\u00ebrball\u00eb papun\u00ebsis\u00eb rinore q\u00eb shtohet vit pas viti. P\u00ebr ne arsimi \u00ebsht\u00eb politika m\u00eb e mir\u00eb ekonomike dhe ne do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem arsimor q\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mos u thith\u00eb si piramid\u00eb kursimet e tyre dhe t\u00eb rinjve t\u00eb mos u jap\u00eb diploma pa pik\u00eb vlere, po t\u2019i p\u00ebrgatis\u00eb p\u00ebr pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pik\u00eb mjaft pretenduese duket kapitulli \u201cRivendosje e demokracis\u00eb\u201d. Po brenda n\u00eb PS si \u00ebsht\u00eb gjendja e demokracis\u00eb? Nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt tuaj t\u00eb af\u00ebrt, Blushi, (ish an\u00ebtar i L\u00ebvizjes p\u00ebr Mendimin Ndryshe), e quan t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebrjashtimin e Kastriot Islamit\u2026<\/p>\n<p>Shprehje e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme n\u00eb PS \u00ebsht\u00eb edhe ky opinion krejt personal.<\/p>\n<p><strong>Perceptimi i krijuar nga disa deklarata t\u00eb Ambasadorit t\u00eb SHBA, Arvizu ka qen\u00eb se qeveria \u00ebsht\u00eb e konsumuar nga pushteti, por opozita nuk i ka p\u00ebrmbushur pritshm\u00ebrit\u00eb. Nd\u00ebrkaq, disa raporte nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mes tyre dhe \u201cThe Economist\u201d flasin p\u00ebr r\u00ebnie t\u00eb treguesit t\u00eb demokracis\u00eb, sidomos pas ngjarjeve t\u00eb 21 janarit. \u00c7far\u00eb k\u00ebshillash mor\u00ebt n\u00eb Uashington p\u00ebr daljen e vendit nga kjo situat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshillat e Uashingtonit p\u00ebr politiken shqiptare jan\u00eb publike, ambasadori Arvizu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mik i mire i shqiptar\u00ebve dhe opinionet e tij jan\u00eb gjithnj\u00eb opinionet e nj\u00eb miku t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Bruksel u dor\u00ebzua plan-veprimi i qeveris\u00eb p\u00ebr statusin, i mb\u00ebshtetur edhe nga opozita. N\u00eb \u00e7\u2019mas\u00eb varet nga PS arritja e objektivit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr marrjen e e statusit t\u00eb Kandidatit p\u00ebr n\u00eb BE?<\/strong><\/p>\n<p>Partia Socialiste ka b\u00ebr\u00eb me perpikm\u00ebri t\u00eb gjitha detyrat e sht\u00ebpis\u00eb dhe n\u00ebse ka progres ka progres vet\u00ebm n\u00eb ato pika t\u00eb rekomandimeve t\u00eb BE p\u00ebr statusin q\u00eb lidhen me domosdoshm\u00ebrin\u00eb e angazhimit t\u00eb opozit\u00ebs. Nd\u00ebrsa funksionimi i drejt\u00ebsis\u00eb, lufta kund\u00ebr krimit e korrupsionit e me radh\u00eb pikat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me qeverisjen e vendit, mbeten pjesa e err\u00ebt e procesit p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e rekomandimeve.<\/p>\n<p><strong>Kemi pare se mazhoranca po plot\u00ebson thuajse t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend lidhur me plot\u00ebsimin e ligjeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb edhe votat e PS-s\u00eb. Po n\u00eb hartimin e Kodit Zgjedhor, cilat jan\u00eb k\u00ebrkesat tuaja q\u00eb po hasin rezistenc\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr sa u takon ligjeve me 3\/5-at qeveria s\u2019ka rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb ekipi socialist n\u00eb Komisionin e Ligjeve t\u00eb p\u00ebrgatitur shum\u00eb seriozisht, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha detyrat e sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb lidhen me ligjv\u00ebnien n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr marrjen e statusit te kandidatit. Nd\u00ebrsa n\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr Kodin ne kemi nj\u00eb divergjenc\u00eb themelore me qeverin\u00eb, sepse p\u00ebr ne sistemi duhet p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb funksion t\u00eb rritjes s\u00eb proporcionalitetit e t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb vot\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr pal\u00ebn tjet\u00ebr sistemi as nuk duhet t\u00eb diskutohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00ebndrimi i LSI q\u00eb marr\u00ebveshjen e saj t\u00eb koalicionit me PD e ka kusht\u00ebzuar publikisht pik\u00ebrisht me korrektimin komb\u00ebtar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces b\u00ebn si zakonisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb thot\u00eb. N\u00eb aspektet e tjera reforma po ec\u00ebn me seriozisht se sa para shtyrjes s\u00eb pajustifikueshme t\u00eb afatit t\u00eb saj dhe shpresoj shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mos k\u00ebrkohet nj\u00eb shtyrje tjet\u00ebr afati q\u00eb do t\u00eb komprometonte r\u00ebnd\u00eb, jo thjesht reform\u00ebn, po vet\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p><strong>Nga partit\u00eb e tjera t\u00eb koalicionit opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar korrektimi i sistemit aktual zgjedhor. S\u00eb fundmi, ka pasur edhe nj\u00eb reagim t\u00eb zhurmsh\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb tufe deklaratash ankimore ndaj PS nga aleat\u00ebt tuaj pas nj\u00eb prononcimi t\u00eb Blushit q\u00eb tha se PS ka prioritet koalicionin me qytetar\u00ebt. Gjykimi juaj?<\/strong><\/p>\n<p>Reagimi m\u00eb i fundit i aleat\u00ebve tan\u00eb t\u00eb respektuar nuk m\u2019u duk as i drejte dhe as i dobish\u00ebm. Nuk m\u2019u duk i drejt\u00eb sepse ata e din\u00eb fort mir\u00eb pozicionin ton\u00eb, ashtu si\u00e7 din\u00eb po aq mir\u00eb se ne nuk mund t\u00eb imponojm\u00eb konsensus n\u00ebn kushtet kur pala tjet\u00ebr nuk pranon t\u00eb negocioj\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr sistemin aktual. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb objektivi yn\u00eb p\u00ebr t\u2019i vler\u00ebsuar qytetar\u00ebt si potencial p\u00ebr zgjerimin e koalicionit \u00ebsht\u00eb jo i nevojsh\u00ebm, por i domosdosh\u00ebm. Nuk m\u2019u duk as i dobish\u00ebm sepse krijon pa qen\u00eb hi\u00e7 nevoja nj\u00eb imazh jo fort pozitiv p\u00ebr koalicionin e p\u00ebr ata vet\u00eb, ashtu si\u00e7 potencon q\u00ebllimin e kund\u00ebrshtarit p\u00ebr t\u2019a ekspozuar diskutimin mes nesh si nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb koalicionit, e cila n\u00eb fakt nuk ekziston. Aleat\u00ebve ne do t\u2019u japim t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebmendjen e konsiderat\u00ebn q\u00eb meritojn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb qart\u00eb, efikase dhe transparente me gjith\u00eb votuesit e Aleanc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb Ardhmen p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit e p\u00ebr rritjen e pesh\u00ebs s\u00eb koalicionit ton\u00eb fitues.<\/p>\n<p><strong>Ngjarja m\u00eb e af\u00ebrt q\u00eb do t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb prov\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e klas\u00ebs politike p\u00ebr kap\u00ebrcyer krizat, \u00ebsht\u00eb zgjedhja e presidentit t\u00eb ri. Ky q\u00ebndrim i juaj, n\u00eb unison me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, duket se nuk ka gjetur jehon\u00eb te pala tjet\u00ebr\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Pala tjet\u00ebr s\u2019ka ende vullnet p\u00ebr t\u00eb kuptuar se m\u00ebnyra se si do te zgjidhet Presidenti i Republik\u00ebs dhe pranueshm\u00ebria e figur\u00ebs s\u00eb Presidentit te ri nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt \u00ebsht\u00eb testi m\u00eb kuptimplot\u00eb p\u00ebr fatin e aplikimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr statusin e kandidatit n\u00eb BE. N\u00ebse kryeministri do t\u2019i shkoj\u00eb deri ne fund rrug\u00ebs q\u00eb ka paralajm\u00ebruar, do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrgjegj\u00ebsi i vet\u00ebm p\u00ebr d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi me statusin e kandidatit. E k\u00ebt\u00eb her\u00eb s\u2019do thot\u00eb dot asgj\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd, por do t\u00eb duhet t\u00eb largohet nga qeveria p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e gjithkujt pa i r\u00ebnduar m\u00eb n\u00eb qaf\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me pasojat q\u00eb mbiprodhon politika e tij, po pse jo edhe pa i r\u00ebnduar me si nj\u00eb hije k\u00ebrc\u00ebnuese liris\u00eb s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi juaj p\u00ebr kandidatur\u00ebn e Fatos Nanos nuk ka qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs, por i zbutur. A do ta votoj\u00eb PS Fatos Nanon, n\u00ebse procesi nuk arrin t\u00eb nxjerr\u00eb nga radh\u00ebt e s\u00eb majt\u00ebs nj\u00eb figur\u00eb m\u00eb konsensuale se ai?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje radh\u00ebsh brenda s\u00eb majt\u00ebs, po bashkimi t\u00eb t\u00eb gjitha radh\u00ebve politike p\u00ebr nj\u00eb President q\u00eb t\u00eb jet\u00eb garant i unitetit t\u00eb popullit si\u00e7 e k\u00ebrkon Kushtetuta e Republik\u00ebs. Barrikadimi i detyruar i pal\u00ebve me kandidat\u00eb respektiv\u00eb, do t\u00eb ishte humbje e qart\u00eb e testit q\u00eb ky proces p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebr Bashkimin Europian dhe p\u00ebr Shtetet e Bashkuara si mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb fuqishme t\u00eb integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ka lidhje me zgjedhjen e presidentit bllokimi i mandatit te Seserit nga mazhoranca?<\/strong><\/p>\n<p>Ne mendojm\u00eb se absolutisht po. Kryeministri ka nj\u00eb shumic\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb s\u00eb brendshmi q\u00eb ende e mban bashk\u00eb vet\u00ebm uria q\u00eb shuhet me p\u00ebrfitimet e p\u00ebrditshme nga pushteti. Saliun e tmerron vota e fsheht\u00eb, sepse tanim\u00eb n\u00eb at\u00eb shumic\u00eb ka humbur kohezioni dhe ka triumfuar logjika e pazarit q\u00eb, dihet, n\u00eb fsheht\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb votimi si ai i Presidentit ka shum\u00eb gjasa ta rr\u00ebnoj\u00eb \u00e7do kandidat t\u00eb imponuar nga orekset e barkut t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr akoma, pengmarrja e nj\u00eb mandati t\u00eb opozit\u00ebs me synim edhe nj\u00eb vjedhje t\u00eb pad\u00ebgjuar mu n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shprehje e shp\u00ebrdorimit konstant t\u00eb detyr\u00ebs nga Jozefina Topalli, e cila ka ardhur koha t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebrpara parlamentit e publikut jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat, po p\u00ebr nj\u00eb vandak mandatesh kushtetuese p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese e Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, q\u00eb i mban ky\u00e7ur jasht\u00eb \u00e7do kushtetutshm\u00ebrie e ligjshm\u00ebrie n\u00eb sirtarin e saj bashk\u00eb me goglat magjike t\u00eb lotaris\u00eb s\u00eb kthimit t\u00eb pronave q\u00eb e nxjerrin fitimtare kur hidhet shorti mes mij\u00ebra e mij\u00ebra pronar\u00ebve t\u00eb mbetur pas nj\u00ebzet e dy vjet\u00ebsh me gisht n\u00eb goj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cM\u00eb mir\u00eb nj\u00eb parti e madhe apo nj\u00eb koalicion i madh\u201d, k\u00ebt\u00eb pyetje e ngre nj\u00eb prej miqve dhe aleat\u00ebve tuaj. A ju shqet\u00ebson aritmetika e koalicioneve? Cila \u00ebsht\u00eb strategjia e PS-s\u00eb para zgjedhjeve t\u00eb 2013-s p\u00ebr zgjerimin e l\u00ebvizjes opozitare?<\/strong><\/p>\n<p>Ne jemi nj\u00eb parti e madhe, partia me e madhe e shqiptareve, dhe kemi nj\u00eb koalicion te madh q\u00eb duam ta zgjerojm\u00eb mbi baz\u00ebn e vlerave e t\u00eb programit ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Rilindje Shqiptare. P\u00ebr ne problemi themelor s\u2019\u00ebsht\u00eb aritmetika e koalicioneve po liria dhe ndershm\u00ebria e zgjedhjeve. Sot do ishim n\u00eb qeveri me koalicionin q\u00eb kishim e kemi n\u00ebse s\u2019do ishim grabitur ne vitin 2009. S\u2019kam as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim se edhe n\u00eb zgjedhjet e ardhshme na mjafton liria e vot\u00ebs dhe num\u00ebrimi i ndersh\u00ebm i saj p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb gjitha mandatet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqeverisur Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Le ta konkretizojm\u00eb pyetjen. A do t\u00eb ishit t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebnit koalicion me LSI-n\u00eb n\u00ebse programet tuaja do t\u00eb p\u00ebrputhen dhe n\u00ebse keni nevoje p\u00ebr ato vota?<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 sapo ju thash\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm programi po edhe vlerat, e madje ne radh\u00eb t\u00eb par\u00eb vlerat sepse pa to programi \u00ebsht\u00eb let\u00ebr pa shpirt, baza e koalicionit t\u00eb PS. Ku padyshim ka vend pa asnj\u00eb paragjykim p\u00ebr \u00e7do forc\u00eb opozitare e \u00e7do individ n\u00eb opozit\u00eb me k\u00ebt\u00eb qeveri, po pa asnj\u00eb fije dyshimi s\u2019mund t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr asnj\u00eb qeveritar apo individ t\u00eb qepur pas qeveris\u00eb. Sot p\u00ebr sot as q\u00eb mund t\u00eb flasim qoft\u00eb edhe teorikisht p\u00ebr koalicion me nj\u00eb parti si LSI q\u00eb aktualisht ndan vlerat, programin e karriget e pushtetit me nj\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb degraduar e t\u00eb katandisur n\u00eb nj\u00eb kast\u00eb t\u00eb korruptuar q\u00eb mban peng Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, p\u00ebrpara se t\u00eb flitet p\u00ebr p\u00ebrputhjen e mundshme t\u00eb programeve me k\u00ebdoqoft\u00eb tjet\u00ebr jasht\u00eb koalicionit ton\u00eb, duhet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrputhur q\u00ebndrimi i qart\u00eb n\u00eb llogoren e frontit opozitar me k\u00ebt\u00eb qeveri skandaloze. \u00c7do vot\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb i shtohet votave t\u00eb fitores p\u00ebr ndryshimin e madh \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur, por \u00e7do bised\u00eb e k\u00ebsaj natyre p\u00ebr LSI-n\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb LSI-ja \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pushtetit q\u00eb do t\u00eb largojm\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme \u00ebsht\u00eb humbje kohe dhe fokusi nga q\u00ebllimi i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb PS me forcat e djathta q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb me qeverin\u00eb, si psh Partia n\u00eb krijim e Presidentit Topi, apo partia e Kreshnik Spahiut?<\/strong><\/p>\n<p>Qoft\u00eb nj\u00ebra, qoft\u00eb tjetra jan\u00eb dy parti t\u00eb djathta t\u00eb dala nga \u00e7arja e PD-s\u00eb n\u00eb tresh. Esht\u00eb padyshim di\u00e7ka pozitive q\u00eb edhe brenda s\u00eb djatht\u00ebs ka tanim\u00eb forca q\u00eb ngren\u00eb m\u00eb n\u00eb fund z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb ne kemi shprehur me forc\u00eb prej vitesh. Kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ogur i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen e t\u00eb djatht\u00ebs, po jo nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb ngat\u00ebrruar as vlerat, as programet. Esht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se partia e Kreshnik Spahiut p\u00ebrpiqet, n\u00eb fakt, jo vet\u00ebm djathtas, po edhe majtas t\u00eb hap\u00eb krah\u00ebt e nj\u00eb shqiponje imagjinare, t\u00eb ngritur n\u00eb hava me nj\u00eb muzik\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr nacionaliste.<\/p>\n<p>Por asnj\u00eb shqiptar me zemr\u00ebn majtas s\u2019duhet ta harroj\u00eb eksperienc\u00ebn e hidhur t\u00eb shum\u00eb t\u00eb majt\u00ebve t\u00eb revoltuar t\u00eb vitit 2009 dhe askush nd\u00ebr ta q\u00eb do largimin e k\u00ebtij pushteti t\u00eb kthyer n\u00eb barr\u00eb mbi kurrizin e familjes dhe t\u00eb vendit ku jetojm\u00eb, nuk duhet ta harroj\u00eb kurr\u00eb se 80 mij\u00eb vota t\u00eb hedhura jasht\u00eb kutis\u00eb s\u00eb PS p\u00ebr t\u00eb shkulur \u201cSali G\u00ebrdecin\u201d, u b\u00ebn\u00eb gjak q\u00eb mban e vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb pun\u00eb zemr\u00ebn e pushtetit t\u00eb Saliut. Ashtu sikund\u00ebr asnj\u00eb patriot shqiptar s\u2019duhet ta harroje se Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb forca qe e ka mbrojtur gjithnj\u00eb me vepra interesin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Dhe e vetmja force n\u00eb fakt, q\u00eb jo vet\u00ebm jep garanci se do te jet\u00eb gjithnj\u00eb pa ekuivok n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtij interesi madhor e t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve k\u00ebtu e kudo ku jetojn\u00eb. Shembulli m\u00eb i fundit p\u00ebr t\u00eb mos i renditur t\u00eb t\u00ebr\u00eb shembujt e k\u00ebtyre nj\u00ebzet vjet\u00ebve, \u00ebsht\u00eb reagimi yn\u00eb ndaj marr\u00ebveshjes s\u00eb turpshme t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr kufijt\u00eb e Jonit q\u00eb u zhb\u00eb nga Partia Socialiste, duke mos lejuar humbjen e 300 km2 territor shqiptar.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb programin e PS-s\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb hyjn\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurit dhe ish pronar\u00ebt. \u00c7far\u00eb mund t\u2019u ofroj\u00eb e majta k\u00ebtyre shtresave t\u00eb djathta?<\/strong><\/p>\n<p>Jo ish-pronaret, po pronaret q\u00eb ende s\u2019kan\u00eb pronat e tyre, sepse kan\u00eb nj\u00ebzet vjet q\u00eb t\u00ebrhiqen zvarr\u00eb nga nj\u00eb e djatht\u00eb e degjeneruar q\u00eb prej shtat\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb vend t\u2019ua ktheje ua rr\u00ebmben pronat si\u00e7 u rr\u00ebmben shqiptar\u00ebve pronat publike duke i kthyer n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme t\u00eb kast\u00ebs makute n\u00eb qeveri. Po, do ta zgjidhim problemin e pronave. Sepse pa zgjidhur problemin e pronave nuk ka as shanse p\u00ebr sjelljen n\u00eb mas\u00eb nga jasht\u00eb t\u00eb kapitaleve shqiptare apo t\u00eb huaja p\u00ebr investime n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 do t\u2019i japim fund edhe kalvarit t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve, prandaj edhe qoft\u00eb me t\u00eb par\u00ebt e qofte me t\u00eb dyt\u00ebt, kemi hapur nj\u00eb proces p\u00ebr shkrimin e programit p\u00ebr nj\u00eb Rilindje Shqiptare. S\u2019mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb Rilindje Shqiptare me prona t\u00eb zhvendosura e t\u00eb mbivendosura n\u00eb kurriz t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm e me investitor\u00eb q\u00eb marrin vrapin mbrapsht kur shohin se n\u00eb \u00e7\u2019kurth mund t\u00eb bien p\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, dhe as me t\u00eb p\u00ebrndjekur t\u00eb Enverit q\u00eb rip\u00ebrndiqen me forma \u201cdemokratike\u201d nga sekretari i tij servil e arrogant, Saliu.<\/p>\n<p><strong>Duket se komunikimi n\u00eb Twitter nuk i ka shp\u00ebtuar as rivalit politik q\u00eb ju ka qes\u00ebndisur. Kjo, edhe p\u00ebr faktin se n\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebto mesazhe replikoni me kryeministrin. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, cili ka qen\u00eb mesazhi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cilin Twitter ju ka ndihmuar ta shp\u00ebrndani?<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri flet n\u00ebp\u00ebr ret\u00eb e fantazis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb digjitale, madje s\u00eb fundmi edhe p\u00ebr E-Qytetarin(!), por ai i p\u00ebrket n\u00eb fakt qytet\u00ebrimit t\u00eb per\u00ebnduar t\u00eb partis\u00eb-shtet e t\u00eb komunikimit banal mes t\u00eb parit q\u00eb flet dhe t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb si guak\u00eb. Twitter-i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet m\u00eb shum\u00eb q\u00eb qytet\u00ebrimi dixhital na ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb komunikuar, duke shtuar kanalet e funksionimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs e t\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb d\u00ebgjimit.<\/p>\n<p>Ne Twitter un\u00eb, jo vet\u00ebm komunikoj n\u00eb \u00e7ast, drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, pa asnj\u00eb kosto kohore a financiare, me mbi 25 mij\u00eb njer\u00ebz e me qindramij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrmes mediave q\u00eb publikojn\u00eb mesazhe t\u00eb miat, po edhe marr shum\u00eb reagime t\u00eb vlefshme \u00e7do dit\u00eb nga ata mbi 25 mij\u00eb ndjek\u00ebs q\u00eb shtohen \u00e7do muaj brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ja, sot takova disa gjimnazist\u00eb tetovar\u00eb q\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderuan p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e komunikimit n\u00eb Twitter. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Londer m\u00eb pyesnin me habi pse ka njer\u00ebz q\u00eb ankohen pse kryetari i opozit\u00ebs p\u00ebrdor Teitter-in, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb atje t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt kryesor\u00eb e p\u00ebrdorin rregullisht.<\/p>\n<p>Kadafi nuk kishte Twitter dhe rrinte me or\u00eb n\u00eb ekranin e Televizionit Shtet\u00ebror nj\u00ebsoj si Saliu, nd\u00ebrsa Barack Obama ishte i pari njeri i njohur politik q\u00eb e ktheu Twitter-n n\u00eb mjet komunikimi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kur nisi rrug\u00ebtimin drejt Shtepis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb. Pas tij hyn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Twitter-it drejtuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bot\u00ebs demokratike me radh\u00eb plot me t\u00eb vegj\u00ebl pas tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sundimtar\u00ebt vazhdojn\u00eb fjalimin n\u00eb ekranet e televizioneve shtet\u00ebrore apo familjare. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb me sundimtarin e Shqip\u00ebris\u00eb na ndajn\u00eb dy bot\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA Online, 8 Prill 2012 As LSI, as partia n\u00eb krijim e Topit nuk jan\u00eb n\u00eb planin e PS-s\u00eb p\u00ebr zgjerimin e koalicionit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme. N\u00eb mes t\u00eb kriz\u00ebs me aleat\u00ebt e koalicionit, kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama, \u00ebsht\u00eb munduar t\u2019i qet\u00ebsoj\u00eb ata, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk l\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta zgjeruar k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2410","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Rama: Jo aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb, as me t\u00eb djatht\u00ebt e Topit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Rama: Jo aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb, as me t\u00eb djatht\u00ebt e Topit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA Online, 8 Prill 2012 As LSI, as partia n\u00eb krijim e Topit nuk jan\u00eb n\u00eb planin e PS-s\u00eb p\u00ebr zgjerimin e koalicionit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme. N\u00eb mes t\u00eb kriz\u00ebs me aleat\u00ebt e koalicionit, kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama, \u00ebsht\u00eb munduar t\u2019i qet\u00ebsoj\u00eb ata, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk l\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta zgjeruar k\u00ebt\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-04-09T07:36:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"24 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\\\/ Rama: Jo aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb, as me t\u00eb djatht\u00ebt e Topit\",\"datePublished\":\"2012-04-09T07:36:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/\"},\"wordCount\":4716,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama4.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/\",\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Rama: Jo aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb, as me t\u00eb djatht\u00ebt e Topit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama4.jpg\",\"datePublished\":\"2012-04-09T07:36:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama4.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/edi_rama4.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Rama: Jo aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb, as me t\u00eb djatht\u00ebt e Topit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Rama: Jo aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb, as me t\u00eb djatht\u00ebt e Topit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Rama: Jo aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb, as me t\u00eb djatht\u00ebt e Topit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"TemA Online, 8 Prill 2012 As LSI, as partia n\u00eb krijim e Topit nuk jan\u00eb n\u00eb planin e PS-s\u00eb p\u00ebr zgjerimin e koalicionit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme. N\u00eb mes t\u00eb kriz\u00ebs me aleat\u00ebt e koalicionit, kreu i PS-s\u00eb, Edi Rama, \u00ebsht\u00eb munduar t\u2019i qet\u00ebsoj\u00eb ata, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk l\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta zgjeruar k\u00ebt\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-04-09T07:36:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"24 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Rama: Jo aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb, as me t\u00eb djatht\u00ebt e Topit","datePublished":"2012-04-09T07:36:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/"},"wordCount":4716,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/","name":"INTERVISTA\/ Rama: Jo aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb, as me t\u00eb djatht\u00ebt e Topit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg","datePublished":"2012-04-09T07:36:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/edi_rama4.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-rama-jo-aleance-me-lsi-ne-as-me-te-djathtet-e-topit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Rama: Jo aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb, as me t\u00eb djatht\u00ebt e Topit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2410"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2410\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}