{"id":2404,"date":"2012-04-09T07:39:27","date_gmt":"2012-04-09T06:39:27","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=2404"},"modified":"2012-04-09T07:39:27","modified_gmt":"2012-04-09T06:39:27","slug":"ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, vend ku zyrtar\u00ebt e ministrive marrin nga 2-3 paga"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Komisioni i Ekonomis\u00eb\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/komisioni_ekonomise.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Komisioni i Ekonomis\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>Emirjon Senja<\/strong><\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja n\u00eb K\u00ebshillat e Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb nd\u00ebrmarrjeve me kapital shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb mod\u00ebn e re t\u00eb dy apo tre pun\u00ebsimit t\u00eb zv.ministrave, drejtor\u00ebve t\u00eb drejtorive, apo edhe drejtuesve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb institucioneve t\u00eb qeverisjes qendrore n\u00eb vend. Pavar\u00ebsisht kriz\u00ebs dhe shkurtimeve drastike, t\u00eb cilat ka proklamuar qeveria gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit n\u00eb buxhet, k\u00ebto shkurtime nuk kan\u00eb prekur k\u00ebshillat mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb sh.a-v\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb mbartin privilegjet e m\u00ebparshme me dieta p\u00ebr udh\u00ebtime brenda dhe jasht\u00eb vendit, telefon, karburant si edhe abuzime t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, t\u00eb cilat jan\u00eb kapur gjat\u00eb auditimeve t\u00eb ndryshme q\u00eb ka kryer Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrmarrje.<\/p>\n<p>\u201cShekulli\u201d ka siguruar nj\u00eb raport konfidencial t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit mbi kontrollet e ushtruara p\u00ebr aktivitetin gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010-2011 n\u00eb disa nd\u00ebrmarrje shtet\u00ebrore, n\u00eb t\u00eb cilat ka kapur edhe shkelje t\u00eb r\u00ebnda financiare, n\u00eb legjislacion por n\u00eb struktur\u00ebn e tyre. Madje, jo n\u00eb pak raste, K\u00ebshillat Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve ku shteti ka m\u00eb shum\u00eb se 51 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve, jan\u00eb kthyer n\u00eb zyra pun\u00ebsimi duke u mbushur me m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb se sa ligji e lejon. \u201cN\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit financiar v\u00ebrehen abuzime n\u00eb shpenzimet p\u00ebr personelin, dh\u00ebnie sponsorizimesh t\u00eb pabazuara n\u00eb ligj, shpenzime p\u00ebr telefoni celular\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, munges\u00eb e dokumentacionit justifikues n\u00eb kryerjen e pagesave, dh\u00ebnie pa kriter t\u00eb paradh\u00ebnieve, mos shlyerjen n\u00eb afat t\u00eb detyrimeve t\u00eb ndryshme, dh\u00ebnie shp\u00ebrblim n\u00eb fund t\u00eb vitit p\u00ebr punonj\u00ebsit edhe kur shoq\u00ebria ka rezultuar me humbje, mang\u00ebsi n\u00eb dokumentet justifikuese p\u00ebr shpenzimet e karburantit dhe pagesat p\u00ebr udh\u00ebtim e dieta, etj.\u201d, \u2013 p\u00ebrcaktohet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb raportin e KLSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, n\u00eb vend ekzistojn\u00eb 50 shoq\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat drejtohen nga k\u00ebshillat drejtues. Pjesa m\u00eb e madhe e tyre, jan\u00eb n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, 9 jan\u00eb n\u00eb administrimin e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve Publike, 8 jan\u00eb n\u00ebn administrimin e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, etj. Nd\u00ebr nd\u00ebrmarrjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shtet\u00ebrore q\u00eb administrohen nga bordet drejtuese jan\u00eb, Posta Shqiptare, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit, Albpetrol, Hekurudha, INSIG, etj. Krahas, k\u00ebtyre gjenden edhe qindra nd\u00ebrmarrje t\u00eb tjera t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme, t\u00eb cilat gjithashtu drejtohen nga K\u00ebshillat Mbik\u00ebqyr\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto, i kushtojn\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit miliona euro, nd\u00ebrsa n\u00eb mjaft raste t\u00eb kapur nga KLSH, vendimet e marra nga bordet jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjeve duke i shkaktuar buxhetit t\u00eb shtetit d\u00ebme. Vendimet e parregullta sipas KLSH-s\u00eb, vijn\u00eb p\u00ebr faktin se nj\u00eb pjes\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve nuk i p\u00ebrkasin fush\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ushtron aktivitet nd\u00ebrmarrja. Referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit por edhe p\u00ebrllogaritjeve bazuar mbi numrin e p\u00ebraf\u00ebrt t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve, rrogat si edhe p\u00ebrfitimet e tjera shtes\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillave t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes, p\u00ebrllogaritet q\u00eb kosto n\u00eb buxhet t\u00eb jet\u00eb rreth 10 milion\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Si drejtojn\u00eb \u201cinjorant\u00ebt\u201d nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore<\/p>\n<p>P\u00ebr vet\u00ebm kat\u00ebr mbledhje n\u00eb muaj, an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillave mbik\u00ebqyr\u00ebs paguhen mesatarisht nga 20 deri n\u00eb 30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj. M\u00eb shum\u00eb nga se nga rroga, t\u00eb ardhurat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillave mbik\u00ebqyr\u00ebs vijn\u00eb nga dietat apo trajtimet e tjera financiare. Nuk jan\u00eb t\u00eb pakta rastet kur persona t\u00eb caktuar, si zv.ministra, drejtor drejtorish, etj., t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb bordi duke realizuar k\u00ebshtu p\u00ebrfitime t\u00eb majme mujore, t\u00eb cilat bashk\u00eb m\u00eb pag\u00ebn n\u00eb institucionin ku punojn\u00eb, do t\u2019i kishte zili edhe vet\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs apo Kryeministri.<\/p>\n<p>Referuar raportit t\u00eb KLSH-s\u00eb, duket se k\u00ebshillat mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb mjaft nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore jan\u00eb kthyer n\u00eb zyra pun\u00ebsimi, ku marrin pjes\u00eb dyfishi i an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb lejon ligji. Sipas rregullave, n\u00ebse nd\u00ebrmarrja \u00ebsht\u00eb e madhe, k\u00ebshilli mbik\u00ebqyr\u00ebs i saj duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga gjasht\u00eb an\u00ebtar\u00eb, kurse p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e mesme dhe t\u00eb vogla \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nga tre an\u00ebtar\u00eb. D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar sa m\u00eb shum\u00eb nga fondet publike b\u00ebn q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrmarrje t\u00eb futen gjasht\u00eb an\u00ebtare duke dyfishuar shpenzimet e saj.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb gjysma e s\u00eb keqes, pasi edhe ata q\u00eb marrin detyr\u00ebn si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb caktuar n\u00eb mjaft raste nuk i p\u00ebrkasin asaj fushe duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb merren vendime n\u00eb d\u00ebm interesave t\u00eb shtetit m\u00eb pas. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb fenomen ka hasur edhe Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit gjat\u00eb kontrolleve t\u00eb tij. \u201cN\u00eb disa raste jan\u00eb em\u00ebruar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebshillave mbik\u00ebqyr\u00ebs persona n\u00eb kund\u00ebrshtim me VKM nr. 642, dat\u00eb 11.10.2005, si\u00e7 jan\u00eb rastet e em\u00ebrimit t\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb institucione q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb dikaster, kur n\u00eb dispozitat ligjore jan\u00eb p\u00ebrcaktuar sakt\u00eb, kush mund t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillave Mbik\u00ebqyr\u00ebs, jan\u00eb em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebshilla mbik\u00ebqyr\u00ebs drejtor\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrive tregtare n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb em\u00ebruar si an\u00ebtare ne k\u00ebshillat mbik\u00ebqyr\u00ebse te sh.a. \u201cAlbbaker\u201d dhe \u201cTregtimi i Librit artistik dhe shkencor\u201d. P\u00ebr k\u00ebto raste t\u00eb konstatuara, por edhe raste te tjera te k\u00ebtij lloji, METE te marre masa urgjente p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e t\u00eb gjith\u00eb personave t\u00eb em\u00ebruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d, \u2013 k\u00ebrkon KLSH nga Ministria e Ekonomis\u00eb p\u00ebrshembull.<\/p>\n<p>\u201cTopi \u00ebsht\u00eb i imi, penalltin\u00eb e gjuaj vet\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Ligjet dhe udh\u00ebzimet q\u00eb rregullojn\u00eb funksionimin e k\u00ebshillave mbik\u00ebqyr\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb ser\u00eb kriteresh p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen. N\u00eb to mund t\u00eb marrin pjes\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs apo edhe staf akademik. Megjithat\u00eb, fakt \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebshilla marrin pjes\u00eb kryesisht funksionar\u00eb t\u00eb ministrive, si zv.ministra, drejtor\u00eb, k\u00ebshilltar\u00eb, etj. Personat p\u00ebrfitojn\u00eb nga fakti se em\u00ebrimet p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebshillat mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore b\u00ebhen nga Ministria e Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjetik\u00ebs, Ministria e Financave si edhe nga ministria e linj\u00ebs apo pushteti lokal n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarrja. Duke qen\u00eb n\u00eb vendin ku merren vendime t\u00eb tilla, funksionar\u00ebt shfryt\u00ebzojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur sa m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrfitimet personale.<\/p>\n<p>Abuzimi me fondet, ministria iu hoqi shp\u00ebrblimet<\/p>\n<p>Abuzimet e m\u00ebdha t\u00eb hasura n\u00eb funksionimin e nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore detyroi qeverin\u00eb q\u00eb me an\u00eb t\u00eb disa ndryshimeve ligjore t\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb situat\u00ebn. Nj\u00eb nd\u00ebr pikat kryesore t\u00eb ligjit ishte ndalimi i shp\u00ebrblimeve p\u00ebr punonj\u00ebsit e nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb bilanc negativ. Nga inspektimet n\u00ebp\u00ebr nd\u00ebrmarrje t\u00eb ndryshme, Ministria e Financave hasi n\u00eb shp\u00ebrblime t\u00eb majme ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre kompanive, t\u00eb cilat arrinin deri n\u00eb dy apo tre paga n\u00eb muaj. Shp\u00ebrblimet ishin n\u00eb shp\u00ebrpjes\u00ebtim t\u00eb plot\u00eb me koleg\u00ebt e tyre q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike. Krahas k\u00ebsaj, ligji vendosi edhe p\u00ebrcaktime edhe p\u00ebr funksionimin e k\u00ebshillave.<\/p>\n<p>Edhe pse duhet t\u00eb raportojn\u00eb vet\u00ebm kat\u00ebr her\u00eb n\u00eb vit mbi ecurin\u00eb e nd\u00ebrmarrjes para ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb, duket se k\u00ebshillat funksionojn\u00eb kuturu. \u201cVazhdon t\u00eb mos b\u00ebhet informim i rregullt p\u00ebr veprimtarin\u00eb e K\u00ebshillave Mbik\u00ebqyr\u00ebs nga shoq\u00ebrit\u00eb anonime n\u00eb drejtorin\u00eb e Administrimit t\u00eb Pron\u00ebs Publike n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat ligjore\u201d, \u2013 vijon KLSH. N\u00eb k\u00ebto kushte, duket se k\u00ebshillat mbik\u00ebqyr\u00ebs funksionojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb ardhura p\u00ebr funksionar\u00ebt shtet\u00ebror duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb interesat publike t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb pas n\u00eb renditjen e p\u00ebrpar\u00ebsive.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Ekonomis\u00eb Emirjon Senja Pjes\u00ebmarrja n\u00eb K\u00ebshillat e Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb nd\u00ebrmarrjeve me kapital shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb mod\u00ebn e re t\u00eb dy apo tre pun\u00ebsimit t\u00eb zv.ministrave, drejtor\u00ebve t\u00eb drejtorive, apo edhe drejtuesve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb institucioneve t\u00eb qeverisjes qendrore n\u00eb vend. Pavar\u00ebsisht kriz\u00ebs dhe shkurtimeve drastike, t\u00eb cilat ka proklamuar qeveria gjat\u00eb dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-2404","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, vend ku zyrtar\u00ebt e ministrive marrin nga 2-3 paga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, vend ku zyrtar\u00ebt e ministrive marrin nga 2-3 paga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Komisioni i Ekonomis\u00eb Emirjon Senja Pjes\u00ebmarrja n\u00eb K\u00ebshillat e Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb nd\u00ebrmarrjeve me kapital shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb mod\u00ebn e re t\u00eb dy apo tre pun\u00ebsimit t\u00eb zv.ministrave, drejtor\u00ebve t\u00eb drejtorive, apo edhe drejtuesve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb institucioneve t\u00eb qeverisjes qendrore n\u00eb vend. Pavar\u00ebsisht kriz\u00ebs dhe shkurtimeve drastike, t\u00eb cilat ka proklamuar qeveria gjat\u00eb dy [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-04-09T06:39:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/komisioni_ekonomise.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, vend ku zyrtar\u00ebt e ministrive marrin nga 2-3 paga\",\"datePublished\":\"2012-04-09T06:39:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/\"},\"wordCount\":1426,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/komisioni_ekonomise.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/\",\"name\":\"Nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, vend ku zyrtar\u00ebt e ministrive marrin nga 2-3 paga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/komisioni_ekonomise.jpg\",\"datePublished\":\"2012-04-09T06:39:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/komisioni_ekonomise.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/2012\\\/komisioni_ekonomise.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, vend ku zyrtar\u00ebt e ministrive marrin nga 2-3 paga\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, vend ku zyrtar\u00ebt e ministrive marrin nga 2-3 paga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, vend ku zyrtar\u00ebt e ministrive marrin nga 2-3 paga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Komisioni i Ekonomis\u00eb Emirjon Senja Pjes\u00ebmarrja n\u00eb K\u00ebshillat e Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb nd\u00ebrmarrjeve me kapital shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb mod\u00ebn e re t\u00eb dy apo tre pun\u00ebsimit t\u00eb zv.ministrave, drejtor\u00ebve t\u00eb drejtorive, apo edhe drejtuesve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb institucioneve t\u00eb qeverisjes qendrore n\u00eb vend. Pavar\u00ebsisht kriz\u00ebs dhe shkurtimeve drastike, t\u00eb cilat ka proklamuar qeveria gjat\u00eb dy [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-04-09T06:39:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/komisioni_ekonomise.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, vend ku zyrtar\u00ebt e ministrive marrin nga 2-3 paga","datePublished":"2012-04-09T06:39:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/"},"wordCount":1426,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/komisioni_ekonomise.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/","name":"Nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, vend ku zyrtar\u00ebt e ministrive marrin nga 2-3 paga - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/komisioni_ekonomise.jpg","datePublished":"2012-04-09T06:39:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/komisioni_ekonomise.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/2012\/komisioni_ekonomise.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndermarrjet-shteterore-vend-ku-zyrtaret-e-ministrive-marrin-nga-2-3-paga\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, vend ku zyrtar\u00ebt e ministrive marrin nga 2-3 paga"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2404","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2404"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2404\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}