{"id":24,"date":"2009-10-20T07:37:58","date_gmt":"2009-10-20T06:37:58","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=24"},"modified":"2009-10-20T07:37:58","modified_gmt":"2009-10-20T06:37:58","slug":"pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjigja ime: Ku gabon shteti n\u00eb Paktin me Greqin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Myslmym Pasha<\/strong>, <em>20.10.2009<\/em><\/p>\n<p><strong>SFOND SA P\u00cbR FILLIM<\/strong>.<br \/>\nM\u00eb s\u00eb fundi, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shtetit fol\u00ebn! Kjo duhet marr\u00eb si nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb. Se tanim\u00eb argumentet, duhet t\u00eb ballafaqohen. Se tanim\u00eb nuk mund te ecet me hermetiz\u00ebm. Se tanim\u00eb pal\u00eb t\u00eb tjera ekspert\u00ebsh duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb debat. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, marr\u00ebveshja tashm\u00eb po diskutohet dhe duhet t\u00eb diskutohet m\u00eb tej me publikun n\u00eb holl\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ratifikimi mesa duket \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb&#8230;.<br \/>\nP\u00ebrpara se t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb trajtojm\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti nj\u00ebri pas tjetrit argumentet e parashtruara nga shteti n\u00eb mbrojtje t\u00eb marr\u00ebveshjes aktuale mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb mbahen parasysh p\u00ebr \u00e7do argument k\u00ebto pyetje:<\/p>\n<p>1. Cili \u00ebsht\u00eb interesi i pal\u00ebs shqiptare n\u00eb trajtimin e argumentit specifik?<\/p>\n<p>2. \u00c7far\u00eb lejon dhe ndalon Ligji Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Konventa) n\u00eb gjetjen e konsesusit p\u00ebr marr\u00ebveshje?<\/p>\n<p>3. Dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmja &#8211; Cilat kan\u00eb q\u00ebn\u00eb pretendimet (CLAIMS) e pal\u00ebs shqiptare n\u00eb negociata? A ka patur pretendime pala shqiptare apo jo?<\/p>\n<p>4. Cilin parim ka ndjekur pala shqiptare: parimin a baraslarg\u00ebsis\u00eb apo parimin e barazis\u00eb? Sepse ka pasur nj\u00eb debat t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve detar\u00eb midis shteteve, por UNCLOS me Konvent\u00ebn e vitit 1982, qartazi ka kaluar prej termit: thjesht &#8220;equidistance&#8221; (barazlarg\u00ebsia) n\u00eb &#8220;Equitable principles &#8211; Relevant circumstances&#8221; pra n\u00eb: &#8220;parimin e barazis\u00eb &#8211; kushteve specifike&#8221;.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh kjo, n\u00eb negociata?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb ne do t\u00eb trajtojm\u00eb argumente t\u00eb p\u00ebrdorur nga shteti, duke dh\u00ebn\u00eb versionin q\u00eb sipas mendimit ton\u00eb duhet t\u00eb kishte mbrojtur shteti shqiptar me q\u00ebllim mbrojtjen e interesave komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb merremi, ashtu si\u00e7 merren p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shtetit, me skica dhe grafika, spekulative, duke mos iu drejtuar parimeve baz\u00eb, t\u00eb UNCLOS, prej s\u00eb cilave Shqip\u00ebria m\u00eb shum\u00eb se sa sip\u00ebrfaqe ka humbur dinjitetin e saj.<br \/>\nM\u00eb posht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e argumenteve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me disa parime baz\u00eb t\u00eb send\u00ebrtimit t\u00eb UNCLOS.<\/p>\n<p><strong>A DUHET T\u00cb DEBATOJME MBI NJE SKIC\u00cb?<\/strong><\/p>\n<p>Dua t\u00eb them shum\u00eb miq\u00ebsisht, se t\u00eb gjith\u00eb argumentet grafik\u00eb q\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb, tregojn\u00eb shkoqur, se kemi nj\u00eb kuptim t\u00eb skajsh\u00ebm, midis t\u00eb dy an\u00ebve (n\u00eb fakt ne jemi nj\u00eb an\u00eb&#8230; se jemi tan\u00ebt&#8230; e nuk jemi p\u00ebrball\u00eb pal\u00ebs fqinj\u00eb&#8230;) dhe ato n\u00eb vend t\u00eb sqarojn\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se e shtojn\u00eb hermetizmin.<\/p>\n<p>Ju keni marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb nj\u00eb &#8220;skem\u00eb&#8221; me t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb media, p\u00ebr efekte t\u00eb p\u00ebrceptimit pamor dhe kuptim\u00ebsi prej t\u00eb gjith\u00ebve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfytyruar, nj\u00eb &#8220;futje&#8221; n\u00eb Otranto, ku ve\u00e7 vijave jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb disa shigjeta si pun\u00eb &#8221; synimi&#8221; apo &#8220;prirjeje&#8221; gjithnj\u00eb n\u00eb favor t\u00eb ides\u00eb illustrative. Kaq.<\/p>\n<p>K\u00ebtij i thon\u00eb spekulim i duksh\u00ebm. Studimi ka shum\u00eb skema t\u00eb tjera q\u00eb ju nuk i keni marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb. N\u00eb to, v\u00ebrehen, pozicionimi sado skematik i pik\u00ebs &#8220;150&#8221; ku mund t\u00eb krijohet ideja q\u00eb shqyrtohet. Nd\u00ebrkaq, prej jush pritet q\u00eb t\u00eb sillni hart\u00ebn e fundit, mbasi koordinanat jan\u00eb tamam &#8220;si nj\u00eb kriptogram\u00eb&#8221;<\/p>\n<p><strong>Pse nuk e sillni?<\/strong><\/p>\n<p>A mund t\u00eb veprohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke mos sjell\u00eb hart\u00ebn e shtetit q\u00eb ju thoni &#8220;se e kemi, por nuk ia japim gjithkujt&#8221; (sipas nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje n\u00eb intervist\u00eb)?<\/p>\n<p>Skic\u00ebn e keni &#8220;konsideruar sikur ajo t\u00eb jet\u00eb, nj\u00eb hart\u00eb&#8221; dhe aty k\u00ebrkoni sakt\u00ebsi n\u00eb paraqitjen grafike q\u00eb, mir\u00ebfilli nuk e ka k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Pse vall\u00eb do t\u00eb duhet ajo hart\u00eb, n\u00eb t\u00eb ardhmen, kur pik\u00ebrisht tani, do t\u00eb ishte kaq e nevojshme p\u00ebr ta par\u00eb jo vet\u00ebm, ligjv\u00ebn\u00ebsit dhe studiuesit, por edhe \u00e7do shqiptar?<br \/>\nDhe Ju merreni me nj\u00eb skic\u00eb, e cila si\u00e7 mund ta shihni n\u00eb shpjegime \u00ebsht\u00eb &#8220;for ilustration, only&#8221;, p\u00ebr t\u00eb bindur shikuesit apo d\u00ebgjuesit se si e kemi sajuar ne, &#8220;nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh imagjinar&#8230;&#8221; etj, etj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, apo jo? Ashtu dhe p\u00ebr Sarand\u00ebn q\u00eb &#8220;ju nuk e gjeni dot&#8230;&#8221; keni marr\u00eb, fotografin\u00eb ton\u00eb nga nga gazeta &#8220;Standard&#8221; p\u00ebr t\u00eb na e p\u00ebrplasur r\u00ebndsh\u00ebm, &#8220;se gjiri i Sarand\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb kemi paraqitur&#8230;&#8221;. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mjerueshme, sigurisht.<\/p>\n<p>Shteti i b\u00ebn sqarimet duke p\u00ebrdorur materialet hartografike dhe gjeodezike, t\u00eb marr\u00ebveshjes. Nd\u00ebrkaq, sot e t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn mbi ca skema, vendosen vija e llogari, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb normale. Ky duhet t\u00eb jet\u00eb serioziteti i shtetit? Apo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e atij hermetizmi q\u00eb e tham\u00eb atypari? T\u00eb gjitha i kam shum\u00eb miq\u00ebsisht.<\/p>\n<p><strong>2. GJIRI I SARAND\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Sipas shtetar\u00ebve gjiri i Sarand\u00ebs, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb paraqitur, nuk plot\u00ebson kushtet p\u00ebr t&#8217;u trajtuar si GJI n\u00eb marr\u00ebveshje, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar vij\u00ebdrejtat bazore.<br \/>\nArgumentet e paraqitur jan\u00eb:<\/p>\n<p>1. Nuk plot\u00ebson kushtet nga pik\u00ebpamja gjeografike<\/p>\n<p>1. Nuk \u00ebsht\u00eb i pranuesh\u00ebm p\u00ebrcaktimi i gjirit t\u00eb Sarand\u00ebs nga kepi i Qefalit deri te Kepi i Dem\u00ebs (Ksamil). Kjo pjes\u00eb e bregdetit p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi gjiresh m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl (gjiri i Sarand\u00ebs, gjiri i Limionit, gjiri i Kasolles, dhe gjiri i Baxhos).<\/p>\n<p>2. Nuk plot\u00ebson kushtet nga pik\u00ebpamja gjeometrike<br \/>\n1. Gjiri i Sarand\u00ebs \u00ebsht\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb paraqitur nga oponenca, nuk plot\u00ebson kushtin e nj\u00eb gjiri sipas nenit 10 t\u00eb Konvent\u00ebs.<\/p>\n<p>3. Nuk plot\u00ebson kushtet nga pik\u00ebmpamja historike<br \/>\n1. Nuk ka asnj\u00eb ligj, asnj\u00eb vendim te Kuvendit, asnj\u00eb ak ligjor (VKM) apo qoft\u00eb edhe nj\u00eb vendim t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb qytetit t\u00eb Sarand\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb nj\u00eb status t\u00eb gjirit si &#8220;Historik&#8221;<\/p>\n<p>2. Nuk ka argumente historike apo arkeologjike<\/p>\n<p>Oponenca &#8211; \u00c7do shqiptar q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb apo lexoj\u00eb argumente t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb habitet se si\u00e7 e thoni &#8220;ju nuk e gjeni se ku \u00ebsht\u00eb gjiri dhe emri i tij!!&#8221;<\/p>\n<p>Ju nuk e gjeni dot se ku \u00ebsht\u00eb emri i gjirit t\u00eb Sarand\u00ebs, as n\u00eb hart\u00eb, as n\u00eb Regjistrin Lundrimor, as n\u00eb gjeografin\u00eb fizike. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb ngelen t\u00eb befasuar, ndaj k\u00ebtij argumenti q\u00eb sillni gjersa thoni &#8220;gjirin e Sarand\u00ebs nuk e gjeni k\u00ebrkundi.&#8221;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i futur atje, n\u00eb fund por edhe &#8220;ai aq i vog\u00ebl nuk i plot\u00ebson kushtet e Ligjit t\u00eb Detit.&#8221;<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju jepni argumente nuk \u00ebsht\u00eb as gji i mbyllur dhe as gji historik.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrdorni Udh\u00ebzuesin e Lundrimit (!!!) dhe nuk na citoni gjeografin\u00eb fizike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Si vall\u00eb, nuk mund ta shihni shkoqur, se si merr drejtimin juglindor n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd prej 450, prirja e detit, duke na treguar duksh\u00ebm gjirin, q\u00eb ka drejtimin p\u00ebr te qyteti dhe porti. Aty \u00ebsht\u00eb edhe emri q\u00eb ju mungon: Saranda.<\/p>\n<p>Prej aty, ka nj\u00eb prerje aq t\u00eb theksuar n\u00eb drejtim t\u00eb jugut, saq\u00eb n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb krijon edhe baz\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb trapezit. Pastaj fillon p\u00ebrs\u00ebri hapja n\u00eb drejtin t\u00eb jugper\u00ebndimit deri n\u00eb kepin e M\u00ebrtes\u00ebs (Vrojtimit). Ve\u00e7 k\u00ebsaj, mos vall\u00eb iu duken 5.3 km thell\u00ebsi, nj\u00eb larg\u00ebsi e vog\u00ebl!?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, fakti se jan\u00eb disa gjire t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb gjirit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Sarand\u00ebs nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb. Edhe gjiri i K\u00ebrkyr\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhet nga shum\u00eb gjire t\u00eb vegj\u00ebl, por trajtimi \u00ebsht\u00eb si gji i madh. Natyrisht, gjiri i K\u00ebrkyr\u00ebs plot\u00ebson kushtin gjeometrik, por GJIRI YN\u00cb I SARAND\u00cbS plot\u00ebson kushtin HISTORIK.<\/p>\n<p>Dhe prej andej duhet t\u00eb hiqen vijdrejtat bazore. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtojm\u00eb pik\u00ebrisht ato argumenta q\u00eb na japin t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr pretendime. Por, le t\u00eb kalojm\u00eb tek argumantet tuaj pse Saranda nuk duhet t\u00eb quhet &#8220;Gji historik&#8221;<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, kemi th\u00ebn\u00eb se shteti shqiptar ka vajtur n\u00eb bisedime i pap\u00ebrgatitur. V\u00ebrtet gjiri i Sarand\u00ebs nuk plot\u00ebson kushtin GJEOMETRIK t\u00eb Konvent\u00ebs, por shteti yn\u00eb duhet t\u00eb kishte ngritur pretendimin p\u00ebr GJI HISTORIK. Shteti yn\u00eb nuk mund t\u00eb justifikohet me faktin se &#8220;&#8230;<\/p>\n<p><strong>NUK KA ASNJ\u00cb LIGJ QE TE PERCAKTOJ\u00cb K\u00cbTE STATUS<\/strong>.<\/p>\n<p>Shteti e b\u00ebn ligjin. Nuk ja b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Duhej p\u00ebrgatitur baza ligjore dhe t\u00eb shkonte e p\u00ebrgatitur me PRETENDIMIN (CLAIM) se gjiri i Sarand\u00ebs \u00ebsht\u00eb gji historik.<\/p>\n<p>Kemi bindje t\u00eb plot\u00eb se argumentet historik\u00eb dhe arkeologjik\u00eb ka me shumic\u00eb p\u00ebr ta trajtuar at\u00eb si t\u00eb till\u00eb. Natyrisht, q\u00eb pala greke do t\u00eb kishte pasur kund\u00ebrshtit\u00eb e saj p\u00ebr ket\u00eb gj\u00eb, por pala shqiptare duhet t\u00eb kishte shkuar e p\u00ebrgatitur.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha argumentet e dh\u00ebna nga shteti n\u00eb fakt, jan\u00eb argumente q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin nga pala greke. Por, shteti shqiptar do t\u00eb thoshte &#8211; &#8220;Ja ku \u00ebsht\u00eb baza ligjore, ja ku \u00ebsht\u00eb ligji q\u00eb e p\u00ebrcakton gjirin e Sarand\u00ebs me status gji historik, ja ku jane edhe argumentet&#8221;. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb shteti mundohet t\u00eb justifikohet me argumente q\u00eb duhet t\u00eb ishin argumentet e pal\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Faktor\u00ebt q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb dhe japin pesh\u00ebn e duhur t\u00eb titullit historik n\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb kufijve detar\u00eb jan\u00eb:<\/p>\n<p>\u2022 Ushtrim i autoriteit shtet\u00ebror p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb p\u00ebrkim me titullin detar.<br \/>\n\u2022 Emri dhe njohja n\u00eb vijim\u00ebsi e k\u00ebtij autoriteti.<br \/>\n\u2022 Reagimi, ndikimi, si mosnjohje nga ana e shtetit tjet\u00ebr.<br \/>\n\u2022 Ato mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb drejta historike, n\u00eb pasurin\u00eb dhe trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, n\u00eb peshkim, n\u00eb kalim, ekonomike, gjeostraegjike.<\/p>\n<p>\u2022 Nj\u00eb titullim historik do t\u00eb thot\u00eb, se asnj\u00eb shtet tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb ket\u00eb forc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejta ndaj k\u00ebsaj gjeohap\u00ebsire detare q\u00eb i referohet k\u00ebtij titullimi.<br \/>\n\u2022 Titujt historik\u00eb, shmangin q\u00ebn\u00ebsin\u00eb e ndonj\u00eb titulli tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u2022 Duke pasur konceptin e gjireve historik\u00eb dhe rr\u00ebnj\u00ebn e tyre, koncepti i titulllit historik mund t\u00eb aplikohet n\u00eb ujrat, jo vet\u00ebm t\u00eb gjireve, por edhe t\u00eb ngushticave detare, t\u00eb arkipelag\u00ebve dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht, te t\u00eb gjith\u00eb ato ujra q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00ebn zot\u00ebrimin detar t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur t&#8217;u dal\u00ebsh e t&#8217;u jap\u00ebsh shqiptar\u00ebve nj\u00eb argument t\u00eb till\u00eb?<br \/>\nCili \u00ebsht\u00eb interesi i pal\u00ebs shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>Po a jeni t\u00eb gatsh\u00ebm t&#8217;u thoni shqiptar\u00ebve se edhe gjiret si ai i Tetranisit dhe Butrinit t\u00eb cil\u00ebt i plot\u00ebsojn\u00eb kushtin gjeometrik, nuk i kan\u00eb me ligj koordinanat gjeografike, kur n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs nuk ndodh nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Pa dashje, si\u00e7 mendoj un\u00eb, ju n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre k\u00ebrkoni q\u00eb t\u00eb zhvishni jo vet\u00ebm n\u00eb sy t\u00eb shqiptar\u00ebve, por dhe t\u00eb fqinjit ton\u00eb, Greqis\u00eb gjeohistorin\u00eb e gjirit t\u00eb Sarand\u00ebs, q\u00eb si\u00e7 dihet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e njohur prej pal\u00ebs tjet\u00ebr, n\u00eb kultur\u00ebn dhe historin\u00eb ton\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb mbushur me plot mbijetes\u00eb dhe drama.<br \/>\nKumtesa juaj nuk i bind shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm trajtesa p\u00ebr gjirin e Sarand\u00ebs, dhe &#8220;braktisja&#8221; q\u00eb sipas m\u00ebnyr\u00ebs suaj i b\u00ebni n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje do t\u00eb ishte e mjaftueshme q\u00eb shqet\u00ebsimi yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt, t&#8217;ua sillte n\u00eb vend shqiptar\u00ebve dinjitetin e tyre komb\u00ebtar.<br \/>\nS\u00eb fundi, i q\u00ebndroj plot\u00ebsisht argumenteve t\u00eb mi, duke th\u00ebn\u00eb se &#8220;\u00ebsht\u00eb cenuar m\u00ebvet\u00ebsia jon\u00eb shtet\u00ebrore, n\u00eb p\u00ebrcaktiminn e kufijve detar\u00eb n\u00eb gjirin e Sarand\u00ebs.&#8221;<\/p>\n<p><strong>3. GREQIA NUK \u00cbSHT\u00cb SHTET ARKIPELAG<\/strong><\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shtetit, n\u00eb form\u00eb shum\u00eb t\u00eb that\u00eb deklarohet se: &#8220;Greqia nuk \u00ebsht\u00eb shtet arkipelag&#8221;. Dhe me k\u00ebt\u00eb deklarim mbyllet i gjith\u00eb debati p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ishujve skajor\u00eb t\u00eb arkipelagut t\u00eb Ishujve Jonian\u00eb.<br \/>\nOponenca &#8211; S\u00eb pari, n\u00eb asnj\u00eb moment nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb Greqia \u00ebsht\u00eb nje shtet arkipelag.<\/p>\n<p>Por konventa, n\u00eb nenin 47 trajton n\u00eb paragrafin (b) edhe nocionin &#8220;Arkipelag&#8221;. Ky nen duhej t\u00eb merrej parasysh n\u00eb negociata, pasi mosp\u00ebrfillja e tij shkakton humbje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Dhe duhej t\u00eb silleshin n\u00eb vemendje t\u00eb negociator\u00ebve precendent\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm, ku efekti i ishujve, n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e tyre si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Arkipelagut t\u00eb ujdhesave Joniane, p\u00ebr shkak t\u00eb specifik\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga &#8220;frakturat&#8221; q\u00eb gjejm\u00eb tek UNCLOS, lidhet me at\u00eb, se p\u00ebrve\u00e7 shpjegimeve q\u00eb jep, p\u00ebr shtete t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht arkipelagor\u00eb ka munges\u00eb shpjegimi, kur shteti \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht i till\u00eb. Greqia, n\u00eb pjes\u00ebn kontinentale kryesore t\u00eb saj (main land) \u00ebsht\u00eb, gadishull = siujdhes\u00eb. P\u00ebrqark saj, lindje, jug, per\u00ebndim, ajo ka nj\u00eb shum\u00ebsi uj\u00ebdhesash, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb grupuara n\u00eb dy arkipelag\u00eb:<\/p>\n<p>a. Arkipelagu i Uj\u00ebdhesav\u00eb Joniane<br \/>\nb. Arkipelagu i Uj\u00ebdhesave Egjenane.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p><strong>Myslmym Pasha<\/strong>, <em>20.10.2009<\/em> <\/p>\n<p><strong>SFOND SA P\u00cbR FILLIM<\/strong>.<br \/>\nM\u00eb s\u00eb fundi, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shtetit fol\u00ebn! Kjo duhet marr\u00eb si nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb. Se tanim\u00eb argumentet, duhet t\u00eb ballafaqohen. Se tanim\u00eb nuk mund te ecet me hermetiz\u00ebm. Se tanim\u00eb pal\u00eb t\u00eb tjera ekspert\u00ebsh duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb debat. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, marr\u00ebveshja tashm\u00eb po diskutohet dhe duhet t\u00eb diskutohet m\u00eb tej me publikun n\u00eb holl\u00ebsi. <\/p>\n<p>Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ratifikimi mesa duket \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb&#8230;.<br \/>\nP\u00ebrpara se t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb trajtojm\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti nj\u00ebri pas tjetrit argumentet e parashtruara nga shteti n\u00eb mbrojtje t\u00eb marr\u00ebveshjes aktuale mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb mbahen parasysh p\u00ebr \u00e7do argument k\u00ebto pyetje: <\/p>\n<p>1. Cili \u00ebsht\u00eb interesi i pal\u00ebs shqiptare n\u00eb trajtimin e argumentit specifik? <\/p>\n<p>2. \u00c7far\u00eb lejon dhe ndalon<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>P\u00ebrgjigja ime: Ku gabon shteti n\u00eb Paktin me Greqin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebrgjigja ime: Ku gabon shteti n\u00eb Paktin me Greqin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Myslmym Pasha, 20.10.2009  SFOND SA P\u00cbR FILLIM. M\u00eb s\u00eb fundi, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shtetit fol\u00ebn! Kjo duhet marr\u00eb si nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb. Se tanim\u00eb argumentet, duhet t\u00eb ballafaqohen. Se tanim\u00eb nuk mund te ecet me hermetiz\u00ebm. Se tanim\u00eb pal\u00eb t\u00eb tjera ekspert\u00ebsh duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb debat. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, marr\u00ebveshja tashm\u00eb po diskutohet dhe duhet t\u00eb diskutohet m\u00eb tej me publikun n\u00eb holl\u00ebsi.  Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ratifikimi mesa duket \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb.... P\u00ebrpara se t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb trajtojm\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti nj\u00ebri pas tjetrit argumentet e parashtruara nga shteti n\u00eb mbrojtje t\u00eb marr\u00ebveshjes aktuale mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb mbahen parasysh p\u00ebr \u00e7do argument k\u00ebto pyetje:  1. Cili \u00ebsht\u00eb interesi i pal\u00ebs shqiptare n\u00eb trajtimin e argumentit specifik?  2. \u00c7far\u00eb lejon dhe ndalon\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-10-20T06:37:58+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"P\u00ebrgjigja ime: Ku gabon shteti n\u00eb Paktin me Greqin\u00eb\",\"datePublished\":\"2009-10-20T06:37:58+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-20T06:37:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/\"},\"wordCount\":2196,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/\",\"name\":\"P\u00ebrgjigja ime: Ku gabon shteti n\u00eb Paktin me Greqin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2009-10-20T06:37:58+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-20T06:37:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrgjigja ime: Ku gabon shteti n\u00eb Paktin me Greqin\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrgjigja ime: Ku gabon shteti n\u00eb Paktin me Greqin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"P\u00ebrgjigja ime: Ku gabon shteti n\u00eb Paktin me Greqin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Myslmym Pasha, 20.10.2009  SFOND SA P\u00cbR FILLIM. M\u00eb s\u00eb fundi, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shtetit fol\u00ebn! Kjo duhet marr\u00eb si nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb. Se tanim\u00eb argumentet, duhet t\u00eb ballafaqohen. Se tanim\u00eb nuk mund te ecet me hermetiz\u00ebm. Se tanim\u00eb pal\u00eb t\u00eb tjera ekspert\u00ebsh duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb debat. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, marr\u00ebveshja tashm\u00eb po diskutohet dhe duhet t\u00eb diskutohet m\u00eb tej me publikun n\u00eb holl\u00ebsi.  Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ratifikimi mesa duket \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb.... P\u00ebrpara se t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb trajtojm\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti nj\u00ebri pas tjetrit argumentet e parashtruara nga shteti n\u00eb mbrojtje t\u00eb marr\u00ebveshjes aktuale mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb mbahen parasysh p\u00ebr \u00e7do argument k\u00ebto pyetje:  1. Cili \u00ebsht\u00eb interesi i pal\u00ebs shqiptare n\u00eb trajtimin e argumentit specifik?  2. \u00c7far\u00eb lejon dhe ndalon","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-10-20T06:37:58+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"P\u00ebrgjigja ime: Ku gabon shteti n\u00eb Paktin me Greqin\u00eb","datePublished":"2009-10-20T06:37:58+00:00","dateModified":"2009-10-20T06:37:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/"},"wordCount":2196,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/","name":"P\u00ebrgjigja ime: Ku gabon shteti n\u00eb Paktin me Greqin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2009-10-20T06:37:58+00:00","dateModified":"2009-10-20T06:37:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pergjigja-ime-ku-gabon-shteti-ne-paktin-me-greqine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrgjigja ime: Ku gabon shteti n\u00eb Paktin me Greqin\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}