{"id":2371,"date":"2013-05-09T21:50:28","date_gmt":"2013-05-09T20:50:28","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=2371"},"modified":"2013-05-09T21:50:28","modified_gmt":"2013-05-09T20:50:28","slug":"amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/","title":{"rendered":"Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e par\u00eb shqipe"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Kisha e madhe\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kisha_madhe.jpg\" width=\"300\" \/> Kur n\u00eb Mesjet\u00ebn e von\u00eb Europa rizbuloi klasik\u00ebt e Greqis\u00eb dhe t\u00eb Rom\u00ebs, Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb vend i pushtuar, ku vihej n\u00eb rrezik jo vet\u00ebm vijimi dhe i kultur\u00ebs autoktone, por vet\u00eb jeta e kombit. Rrezikoheshin vlerat historike t\u00eb nj\u00eb populli, i cili, deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kishte qen\u00eb pjes\u00eb organike e qytet\u00ebrimit europian. Pushtimi turk, jo vet\u00ebm q\u00eb e mbajti k\u00ebt\u00eb popull larg zhvillimit t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, por k\u00ebmb\u00ebnguli me keqdashje n\u00eb q\u00ebllimin e vet p\u00ebr ta detyruar t\u00eb humbiste origjinalitet dhe origjin\u00eb, mbi t\u00eb gjitha duke favorizuar kthimin e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullit n\u00eb fen\u00eb islamike.<\/p>\n<p>Periudha e gjat\u00eb e pushtimit turk (rreth 450 vjet), n\u00eb mos tjet\u00ebr, b\u00ebri q\u00eb t\u00eb humbitnin gjurm\u00ebt e vazhdim\u00ebsis\u00eb historike t\u00eb nj\u00eb populli dhe t\u00eb nj\u00eb qytet\u00ebrimi t\u00eb lasht\u00eb, po t\u00eb p\u00ebrjashtohet ajo pjes\u00eb e kultur\u00ebs vendase q\u00eb gjeti streh\u00eb n\u00eb pasurin\u00eb gojore t\u00eb nj\u00eb folklori origjinal dhe tejet t\u00eb pasur. Prandaj, p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar t\u00eb kaluar\u00ebn historike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, duhet t\u2019u drejtohemi burimeve arkivore t\u00eb vendeve t\u00eb tjera (t\u00eb Stambollit, t\u00eb Vatikanit, t\u00eb Venedikut, t\u00eb Vjen\u00ebs etj.).<\/p>\n<p>Nga Arkivi i Shtetit i Tiran\u00ebs mund t\u00eb nxirren gj\u00ebra t\u00eb pakta, meq\u00eb mbi t\u00eb r\u00ebndon dyshimi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00eb n\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vitet e fundit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste.Vitet e fundit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019ia nisur nj\u00eb rind\u00ebrtimi historik, edhe pse ka munguar nj\u00eb k\u00ebrkim sistematik dhe rr\u00ebnj\u00ebsor nd\u00ebr arkivat e ndrysh\u00ebm (dihet se, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, duhen shum\u00eb t\u00eb holla, koh\u00eb t\u00eb gjata dhe shum\u00eb vullnet i mir\u00eb \u2026). Nj\u00eb gj\u00eb del krejt e qart\u00eb: p\u00ebr zhvillimin e kultur\u00ebs, t\u00eb arsimit dhe t\u00eb shkoll\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, ka pasur r\u00ebnd\u00ebsi themelore kontributi i dh\u00ebn\u00eb nga kleri i besimeve t\u00eb ndryshme fetare, por mbi t\u00eb gjitha ai i Kish\u00ebs Katolike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb vihet re haptazi qysh n\u00eb fillimet e historis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare. Pohimi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb folurit shqip (dhe me gjas\u00eb edhe gjuh\u00ebs s\u00eb shkruar) i p\u00ebrket nj\u00eb sh\u00ebnimi (1332) t\u00eb nj\u00eb domenikani, Gulielmo Adae, nga i cili ve\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb hipotizohet, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa, p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb let\u00ebrsie t\u00eb shkruar n\u00eb shqip qysh n\u00eb shekullin XIV. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i pari dokument i shqipes s\u00eb shkruar (i zbuluar deri sot) i p\u00ebrket vitit 1462 dhe \u00ebsht\u00eb Formula e Pag\u00ebzimit n\u00eb shqip, e shkruar nga Arqipeshkvi i Durr\u00ebsit, Pal Engj\u00eblli. P\u00ebr botimin e librit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shqip, Mesharin e Gjon Buzukut, i cili u shtyp jasht\u00eb vendit, duhet pritur viti 1555: q\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto fakte v\u00ebrtetojn\u00eb se, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr tekstet liturgjike, gjuha e vendit p\u00ebrpiqej t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte latinishten.<\/p>\n<p>Ndonj\u00eb studiues \u00ebsht\u00eb i mendimit se edhe m\u00eb p\u00ebrpara, qysh n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, kronikat shkruheshin \u201cn\u00eb gjuh\u00ebn e popullit\u201d, por mjerisht kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar nga dokumentet. Sidoqoft\u00eb, del n\u00eb shesh nj\u00eb fakt: t\u00eb par\u00ebt q\u00eb e shkruan shqipen kan\u00eb qen\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb katolik\u00eb. Dhe nuk mund t\u00eb ishte ndryshe, meq\u00eb k\u00ebta klerik\u00eb kishin nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb cil\u00ebn donin ta vinin n\u00eb dispozicion t\u00eb vendit. T\u00ebr\u00ebsia e veprave t\u00eb Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit, Palit nga Hasi, Gjon Nikoll\u00eb Kazazit, Lek\u00eb Matrang\u00ebs, Nikoll\u00eb Ketas dhe t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb i ndoq\u00ebn, tregon duksh\u00ebm lidhjen me vlerat e kombit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb m\u00ebdhenjve t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare. Vlen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pohimi i Buzukut q\u00eb, n\u00eb parath\u00ebnien e \u201cMesharit\u201d t\u00eb tij thot\u00eb se e ka shkruar k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr n\u00eb shqip \u201cnga dashuria p\u00ebr gjuh\u00ebn ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb gjas\u00eb (duke gjykuar nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb disponohen deri m\u00eb sot) shkolla e par\u00eb shqiptare ka qen\u00eb ajo e Stubll\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, themeluar m\u00eb 1584; ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur gjuha shqipe, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebsimeve. N\u00eb studimin e shkurt\u00ebr t\u00eb Sar\u00eb Gjergjit lexojm\u00eb: \u201cQysh n\u00eb shekullin XVI misionar\u00ebt katolik\u00eb provuan t\u00eb themelojn\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb territorin e famullis\u00eb katolike t\u00eb Karadakut t\u00eb Shkupit, meq\u00eb aty nuk banojn\u00eb dhe nuk vijn\u00eb turqit \u2026 Sidomos Stublla (af\u00ebr Gjilanit), fshat q\u00eb flet gjuh\u00ebn shqipe, ka qen\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr hapjen e nj\u00eb kolegji t\u00eb till\u00eb katolik\u201d. Zgjedhja e nj\u00eb fshati albanofon vler\u00ebson tez\u00ebn se n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb m\u00ebsimet duhej t\u00eb zhvilloheshin edhe n\u00eb shqip. Natyrisht, si kusht i nevojsh\u00ebm p\u00ebr hapjen e shkoll\u00ebs ishte njohja dhe p\u00ebrdorimi i mir\u00ebfillt\u00eb i shqipes.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb von\u00eb s\u00eb tridhjet\u00eb vjet mbasi botimit t\u00eb librit t\u00eb par\u00eb shqip hasemi, pra, n\u00eb t\u00eb par\u00ebn shkoll\u00eb shqiptare; nj\u00eb fakt simbolik ky, q\u00eb tregon lidhjen e ngusht\u00eb mes gjuh\u00ebs, fes\u00eb, kultur\u00ebs dhe shkoll\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtosh n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e nj\u00eb epoke q\u00eb s\u2019ka l\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi. Kostantin Jire\u00e7ek ka pas\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cas nd\u00ebrmjet Galipolit dhe Adrianopolit nuk ishin rr\u00ebnuar aq shum\u00eb qytete mesjetare sa \u00e7\u2019u shkat\u00ebrruan vet\u00ebm n\u00eb rrethet e Durr\u00ebsit dhe t\u00eb Shkodr\u00ebs\u201d.Duhet mbushur nj\u00eb zbraz\u00ebti prej gati pes\u00ebdhjet\u00ebvjet\u00ebsh para s\u00eb t\u00eb hasemi n\u00eb themelimin, nga ana e prift\u00ebrinjve katolik\u00eb, t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb Kurbinit n\u00eb vitin 1632, nj\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb, sipas studiuesit Shefik Osmani, n\u00eb programin e vet m\u00ebsimor p\u00ebrfshinte edhe studimin e shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb Bardhi, Budi e Bogdani.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1638 Et\u00ebrit Fran\u00e7eskan\u00eb hap\u00ebn nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Pllan\u00eb. N\u00eb vitin 1639 Fret\u00ebrit e Troshanit hap\u00ebn shkolla n\u00eb Blinisht dhe n\u00eb Zadrim\u00eb. Krijimi i k\u00ebtyre shkollave n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb 600-\u00ebs rrjedh nga nj\u00eb interes i ndjesh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e arsimit. Arqipeshkvi Pjet\u00ebr Mazreku nga Prizreni n\u00eb raportet e tij (t\u00eb shkruar n\u00eb vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkoll\u00ebs dhe nevoj\u00ebn e shkollimit t\u00eb shqiptar\u00ebve.N\u00eb shekullin XVI Ndre Bogdani kishte shkruar nj\u00eb gramatik\u00eb latinisht- shqip q\u00eb, me sa dihet, qe p\u00ebrdorur n\u00eb shkoll\u00ebn e jav\u00ebs. Por p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb themelimin e t\u00eb par\u00ebs shkoll\u00eb shqip n\u00eb plot kuptimin e fjal\u00ebs, duhet pritur gjysma e shekullit XIX.<\/p>\n<p>N\u00eb studimin e saj mbi historin\u00eb e shkoll\u00ebs shqiptare, Fehime Pipa niset pik\u00ebrisht nga viti 1861, vit n\u00eb t\u00eb cilin u themelua shkolla fran\u00e7eskane e Shkodr\u00ebs (e thirrur zakonisht shkolla e Fret\u00ebnve), duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb periudh\u00ebn para atij viti, sepse studimi i saj p\u00ebrfshin vet\u00ebm nj\u00ebqind vjet\u00ebt e fundit. N\u00eb shkoll\u00ebn e Shkodr\u00ebs, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, gjuha baz\u00eb \u00ebsht\u00eb shqipja, sepse ajo ishte nj\u00eb shkoll\u00eb e hapur dhe jo ngusht\u00ebsisht fetare: ajo hodhi themelet e shkoll\u00ebs publike n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky primat, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi, \u00ebsht\u00eb pika e mb\u00ebrritjes ku \u00e7uan p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra nga klerik\u00ebt katolik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pa i hequr asgj\u00eb kontributit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga laik\u00ebt apo nga eksponent\u00ebt e besimeve t\u00eb tjera fetare (dhe duhen marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe p\u00ebrpjekjet e diaspor\u00ebs shqiptare, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb).<\/p>\n<p>Dy vjet para hapjes s\u00eb \u201cshkoll\u00ebs s\u00eb Fret\u00ebnve\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr, po n\u00eb at\u00eb qytet, jezuit\u00ebt kishin themeluar Kolegjin Pontifikal (1859) dhe, m\u00eb 17 tetor 1877, me k\u00ebrkes\u00ebn k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs, hap\u00ebn Kolegj\u00ebn Saveriane. M\u00eb 14 n\u00ebntor 1882, n\u00eb Tirana e lart (ku kishte nj\u00eb p\u00ebrqendrim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb katolik\u00ebve) shkollat e para (dhe nuk b\u00ebhet gabim t\u00eb thuhet m\u00eb t\u00eb kualifikuarat) qen\u00eb themeluar nga meshtar\u00ebt, nga rregulltar\u00ebt dhe nga rregulltar\u00ebt e Kish\u00ebs Katolike.Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme dhe t\u00eb Jugut qekleri ortodoks dhe ai mysliman, bashk\u00eb me shum\u00eb laik\u00eb q\u00eb iu p\u00ebrvesh\u00ebn pun\u00ebs p\u00ebr shkollimin e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb Voskopoj\u00eb (n\u00eb rrethin e Kor\u00e7\u00ebs) m\u00eb 1720 pat qen\u00eb themeluar Akademia e Re; dhe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, m\u00eb von\u00eb, (m\u00eb 7 mars 1887) u hap e para shkoll\u00eb shqipe e Jugut dhe (m\u00eb 1891) e para shkoll\u00eb shqiptare p\u00ebr vajza; pastaj i erdhi radha themelimit t\u00eb Normales s\u00eb Elbasanit (1909) dhe gjimnazeve, laike dhe shtet\u00ebrore t\u00eb Tiran\u00ebs, Kor\u00e7\u00ebs dhe Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr shkollat katolike mbizot\u00ebroi parap\u00eblqimi p\u00ebr disiplinat klasike, nd\u00ebr shkollat e tjera p\u00ebr ato shkencore. Gjithsesi k\u00ebto shkolla ishin realizimi i \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb burrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kombit shqiptar dhe trup\u00ebzimi i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb ndritur t\u00eb vendit. Ato shkolla ishin shkallaret n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb ngjitej drejt p\u00ebrparimit shoq\u00ebria shqiptare. N\u00eb shkollat e Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb hapura nga prift\u00ebrinj katolik\u00eb, dhan\u00eb m\u00ebsim personalitete nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb njohurat e bot\u00ebs intelektuale shqiptare t\u00eb asaj kohe dhe, i pari nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ishte Fishta, gj\u00eb q\u00eb provon qart\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elokuente: \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi i jepnin k\u00ebto personalitete arsimit dhe shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Ja nj\u00eb list\u00eb e emrave gjith\u00eb prestigj q\u00eb nuk mund t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb p\u00ebrshtypje:At Leonardo De Martino (arb\u00ebresh) (1830-1923), poet;At Ndue Byty\u00e7i (1847-1917) poet, studiues i pedagogjis\u00eb: At Anton Xanoni (1863-1915) shkrimtar, autor tekstesh shkollore dhe p\u00ebrpilues antologjish letrare; Dom Ndre Mjeda (1866-1937), poet dhe filolog;At Pashk Bardhi (1870-1948), shkrimtar;At Shtjefen Gje\u00e7ovi (1874-1948), etnolog, studiues i t\u00eb drejt\u00ebs zakonore:At Gjergj Fishta, (1871-1940), poet;At Anton Harapi (1888-1946), orator, publicist;At Justin Rrota (1889-1964), linguist;At Marin Sirdani (1885-1962), shkrimtar dhe historian;At Bernardin Palaj (1894-1949), etnolog dhe poet;At Pal Dodaj (1880-1951) publicist;At Donat Kurti (1903-1983), etnolog dhe pedagogjist;At Benedikt Dema (1904-1960), shkrimtar dhepublicist;At Gjon Shllaku (1907-1946), filozof dhe pedagogjist;At Daniel Dajani (1916-1947), publicist.<\/p>\n<p>K\u00ebto dhe personalitete t\u00eb tjera fetare, q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e bot\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs shqiptare dhe q\u00eb ngjallin respekt p\u00ebr vepr\u00ebn e tyre fetare dhe p\u00ebr impenjimin e tyre t\u00eb ndritur n\u00eb l\u00ebmin e artit dhe t\u00eb kultur\u00ebs, nga ana tjet\u00ebr kan\u00eb kontribuar, dhe jo pak, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvijuar dimensionin patriotik dhe shoq\u00ebror t\u00eb institucioneve shkollore; ata e kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn th\u00ebnien e Kantit \u201carsimi \u00ebsht\u00eb pesha m\u00eb e madhe q\u00eb mund t\u00eb vendohet mbi supet e nj\u00eb njeriu\u201d. Dhe k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb por fisnike ata e kryen deri n\u00eb fund me dinjitet e seriozitet.Dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb angazhimi i tyre konsekuent dhe fort i kualifikuar q\u00eb dha dor\u00eb t\u00eb formohej ajo gjenerat\u00eb intelektual\u00ebsh e asaj Shqip\u00ebrie q\u00eb, m\u00eb 1912, nisi t\u00eb ecte me k\u00ebmb\u00ebt e veta. Por kjo p\u00ebrpjekje nuk u vu n\u00eb jet\u00eb pa pengesa.<\/p>\n<p>Mbas pengesave t\u00eb nxjerra nga pushtimi turk, kjo vep\u00ebr, me kalimin e koh\u00ebs, u desh t\u00eb p\u00ebrballonte edhe sulmet e nj\u00eb materializmi t\u00eb ansh\u00ebm dhe t\u00eb nj\u00eb laicizmi kontingjent. K\u00ebsisoj, duke filluar nga viti 1932, kishte nisur fushata p\u00ebr shtet\u00ebzimin e shkollave private dhe fetare. N\u00eb prill 1933 u modifikua Kushtetuta dhe, si rrjedhoj\u00eb, m\u00eb 1934 u shtet\u00ebzuan dhe deri u mbyll\u00ebn 23 shkolla private dhe fetare (nga t\u00eb cilat 17, apo 74%, ishin shkolla t\u00eb katolik\u00ebve), 57 shkolla t\u00eb pakicave greke n\u00eb jug t\u00eb vendit, seminari i Kish\u00ebs Ortodokse n\u00eb Tiran\u00eb, Medreseja (shkolla e mesme fetare myslimane) e edhe t\u00eb tjera.Qysh nga ajo koh\u00eb deri n\u00eb mbylljen p\u00ebrfundimtare t\u00eb t\u00eb gjitha shkollave jo shtet\u00ebrore kaluan fare pak vjet.<\/p>\n<p>M\u00eb 1945, n\u00eb kuadrin e reform\u00ebs shkollore q\u00eb u b\u00eb me dashjen e diktatur\u00ebs komuniste, u pre p\u00ebrfundimisht mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb rihapeshin shkollat fetare dhe private. Kjo periudh\u00eb e dyt\u00eb dhune zgjati gati gjysm\u00eb shekulli, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u b\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u00eb heshtur faktet, t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e vet\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare shqiptare. Nj\u00eb fakt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: si dat\u00eb e themelimit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb shqiptare u shpall 7 Marsi 1887, dita kur u hap shkolla e Kor\u00e7\u00ebs. Viti 1861 u la me dashje n\u00eb nj\u00eb harres\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. Por kjo, fal\u00eb Zotit, b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluar tashm\u00eb t\u00eb varrosur.<br \/>\nMarre nga revista \u201cRRENJET\u201d fae 11 Viti 11 n.2 Maj 2013<\/p>\n<p>Ripublikimi me 09-05-2013 http:\/\/kosova.albemigrant.com\/?p=22061<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur n\u00eb Mesjet\u00ebn e von\u00eb Europa rizbuloi klasik\u00ebt e Greqis\u00eb dhe t\u00eb Rom\u00ebs, Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb vend i pushtuar, ku vihej n\u00eb rrezik jo vet\u00ebm vijimi dhe i kultur\u00ebs autoktone, por vet\u00eb jeta e kombit. Rrezikoheshin vlerat historike t\u00eb nj\u00eb populli, i cili, deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kishte qen\u00eb pjes\u00eb organike e qytet\u00ebrimit europian. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e par\u00eb shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e par\u00eb shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kur n\u00eb Mesjet\u00ebn e von\u00eb Europa rizbuloi klasik\u00ebt e Greqis\u00eb dhe t\u00eb Rom\u00ebs, Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb vend i pushtuar, ku vihej n\u00eb rrezik jo vet\u00ebm vijimi dhe i kultur\u00ebs autoktone, por vet\u00eb jeta e kombit. Rrezikoheshin vlerat historike t\u00eb nj\u00eb populli, i cili, deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kishte qen\u00eb pjes\u00eb organike e qytet\u00ebrimit europian. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-05-09T20:50:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kisha_madhe.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e par\u00eb shqipe\",\"datePublished\":\"2013-05-09T20:50:28+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-09T20:50:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/\"},\"wordCount\":2170,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kisha_madhe.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/\",\"name\":\"Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e par\u00eb shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kisha_madhe.jpg\",\"datePublished\":\"2013-05-09T20:50:28+00:00\",\"dateModified\":\"2013-05-09T20:50:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kisha_madhe.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kisha_madhe.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e par\u00eb shqipe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e par\u00eb shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e par\u00eb shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Kur n\u00eb Mesjet\u00ebn e von\u00eb Europa rizbuloi klasik\u00ebt e Greqis\u00eb dhe t\u00eb Rom\u00ebs, Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb vend i pushtuar, ku vihej n\u00eb rrezik jo vet\u00ebm vijimi dhe i kultur\u00ebs autoktone, por vet\u00eb jeta e kombit. Rrezikoheshin vlerat historike t\u00eb nj\u00eb populli, i cili, deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kishte qen\u00eb pjes\u00eb organike e qytet\u00ebrimit europian. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-05-09T20:50:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kisha_madhe.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e par\u00eb shqipe","datePublished":"2013-05-09T20:50:28+00:00","dateModified":"2013-05-09T20:50:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/"},"wordCount":2170,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kisha_madhe.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/","name":"Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e par\u00eb shqipe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kisha_madhe.jpg","datePublished":"2013-05-09T20:50:28+00:00","dateModified":"2013-05-09T20:50:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kisha_madhe.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/kisha_madhe.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/amik-kasoruho-kisha-katolike-dhe-shkolla-e-pare-shqipe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Amik Kasoruho: Kisha katolike dhe shkolla e par\u00eb shqipe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2371"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2371"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2371\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}